| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| fjalori i harruar Vajza e Gjon Shllakut rrėfen pengjet e fundit tė tė atit Fjalori i latinishtes, pengu qė babai mori me vete Kishte nevojė pėr njė sekretare tė thjeshtė. Ajo mund t“i radhiste njė nga njė fjalėt e veprės sė tij monumentale, Fjalorin Latinisht-Shqip. Por sa ishte gjallė, Gjon Shllaku nuk mundi ta gjente. E provuan do vajza tė reja, por nuk ia dolėn tė merren me fjalorin gjigand. Njė vit mė parė, profesori e la pas kėtė botė, bashkė me fjalorin e tij tė dashur, qė nuk e pa dot tė botuar. Vajza e tij, Fini, tashmė shumė herė trishtohet sa kujton punėn qė e pret dhe pamundėsitė qė e rrethojnė. Ndėrsa ėshtė kthyer nga Velipoja, atje ku Gjon Shllaku shkonte ēdo verė pėr tė punuar (thoshte se atje qe shumė i qetė dhe puna e tij kishte rendiment tė lartė) dhe ajo nis e tė rrėfen shumė prej momenteve tė tij tė fundit. Tė shoqėron nėpėr arkivat e shtėpisė sė pėrkthyesit dhe nuk i harron kurrė detajet; as historitė qė i tregonte ai dikur, momentet e fundit tė jetės dhe ēfarė thoshte ai pėr fjalorin qė ka mbetur nė harresė. Fjalorin diakronik Latinisht-Shqip, me 65 mijė fjalė, profesori e mbaroi nė ditėt e fundit tė jetės sė tij... Po, nė ditėt e fundit. Kishte punuar njė kohė tė gjatė me tė; ishin plot 16 vjet punė. Ka njė moshė me djalin tim ky fjalor. Im atė e nisi punėn me tė tri javė para se tė lindte djali im i tretė. Ne gjithmonė e kemi matur kohėn me moshėn e djalit. Ishte njė mund i papėrshkrueshsėm pėr tė. I kanė munguar shpesh shėtitjet, koha e lirė, tė cilėn ia mohoi vetes gjthmonė, duke ia kushtuar fjalorit, duke cėnuar edhe kohėn e gjumit. Mbaj mend qė ēohej shpesh netėve vonė. Kur i kujtohej ndonjė fjalė, ngrihej vrik dhe rendte te letrat e shėnonte. I tillė ishte ai. Pasi kaluan disa vite, dhe ai kishte punuar njė pjesė tė mirė tė fjalorit, i sollėn disa fjalorė tė tjerė nga jashtė. I mori tė gjithė me radhė dhe bėnte krahasime; merrte fjalė tė tjera pėr ta pasuruar sa mė shumė kėtė fjalor. A ndihej ndonjėherė i lodhur prej tij? Mė shumė e kishte kėnaqėsi. Thoshte gjithmonė se Do t“ia lė kombit tim, popullit shqiptar. Sepse ėshtė, nė fakt, njė kulturė e madhe tė kesh njė fjalor tė tillė. Kishte raste kur edhe lodhej sė tepėrmi, mėrzitej, sepse ishte njė punė e vėshtirė. Na tregonte ndonjėherė historinė e njė prifti, qė kishte hartuar para shumė vitesh njė fjalor. Ai prift thoshte gjithmonė: N“daē me nam kan, thuj t“pasha tuj ba fjalor. Ėshtė njė pėrgjegjėsi dhe punė vėrtet e madhe. A ishte i lumtur nė ditėt kur sapo e kishte pėrfunduar fjalorin? Mė shumė se i lumtur. Madje, ndonjėherė e krahasonte fjalorin me njė fėmijė. Thoshte: Sikur ta shoh kėtė fjalor tė botuar, do tė isha shumė i lumtur, sepse tė shohėsh qė ka dalė nė dritė njė fjalor i kėtillė, ėshtė sikurse prindi qė lind, rrit njė fėmijė, dhe don ta shohė tė martuar, tė rehatuar. Megjithatė, ai nuk e pa tė botuar kėtė fjalor. Mendoni se iku nė atė botė me njė peng? Po, ėshtė peng, sepse ėshtė njė punė jashtėzakonisht e madhe. Kishte shumė dėshirė ta shihte tė botuar. Edhe para tetė viteve, kur u operua nė vitin 1996, i thoshte doktorit: T“lutem doktor, a mundesh me ma zgjat jetėn sa ta mbaroj e ta shoh t“botuem Fjalorin Latinisht-Shqip. Atėkohė doktori na dha pesė vjet garanci, megjithatė babai jetoi edhe shtatė vjet mė pas. Ishte njė operacion shumė i vėshtirė nė stomak, por qė shpėtoi pėr mrekulli dhe jetoi edhe pėr shumė vite sa e mbaroi fjalorin. A ishte i trishtuar nė momentet e fundit tė jetės? Jo, ai nuk e ka pasur kurrė frikė vdekjen. Vdekja pėr tė ishte krejt normale, pjesė e jetės, ashtu si lindja; rruga ku duhej tė kalonte. Gjatė kėtij viti, a ka trokitur dikush nė portėn tuaj pėr t“u interesuar pėr kėtė fjalor? Jo, ende nuk ka ardhur kush tė impenjohet pėr kėtė gjė. Unė jam munduar; kam pyetur shumė, por unė vetė nuk kam njė bazė tė fortė pėr ta marrė pėrsipėr. Puna e parė ėshtė tė hidhet nė kompjuter, sepse tė gjitha materialet janė tė daktilografuara me makinė shkrimi. Nuk diskutoj kėtu vlerėn e parave, sepse janė 4900 faqe. Po tė bėhen llogari, duhen 1 mijė lekė tė vjetra pėr faqe, pra, 4 milionė e 900 mijė lekė pėr kompjuterizimin e gjithė fjalorit. E kemi provuar me dy-tre veta, por janė tėrhequr. Kanė bėrė rreth 70 faqe, por vetėm kaq. Ėshtė punė e vėshtirė. Megjithatė, ai e ka lėnė krejt gati... Ai thoshte gjithmonė: E kam gati, nuk ka nevojė as pėr redaktim. Besoj nuk ka mbetur ndonjė detaj qė mė ka shpėtuar. Megjithatė, procedurat dihen mė mirė nga botuesit. Tė gjitha materialet janė nė makinė shkrimi. Arriti t“i daktilografonte vetė nga kopjet origjinale qė kishte me shkrim dore. Unė i kam ruajtur edhe dosjet ku janė materialet me shkrim dore. Si do ta kujtoni Gjon Shllakun nė 1-vjetorin e vdekjes sė tij? Do tė bėjmė njė meshė pėr shpirtin e tij nė Katedrale. Do tė presim edhe vizita pėr 1-vjetorin dhe do ta kujtojmė; nuk mund ta harrojmė asnjėherė, sepse njė njeri si ai nuk mund tė zbehet tek askush, sado vite tė kalojnė. Tė pabotuara
Tė humbura nė kohėn e burgut Liqeni i La Martin, Pjesė lirike franceze, nga origjinali, Robėresha e re, e Andre Chenier, nga origjinali, Punėt e Apostujve, Tekste biblike nga origjinali, greqishte e vjetėr, Apokalipsi nga greqishtja e vjetėr, Letrat e Shėn Pjetrit, nga greqishtja e vjetėr, Letrat e Shėn Gjonit, nga greqishtja e vjetėr, Lufta kundėr vdekjes e Mukovit, nga italishtja, Shtatė drama tė Shekspirit etj. Veprat qė i mbetėn nė ambasadėn greke Tani Fini trembet vetėm pėr katėr vepra tė babit tė saj. Ka frikė se mos humbasin ose mos kanė humbur tashmė. Ajo tregon se janė katėr tragjedi tė Euripidit qė Gjon Shllaku i pėrktheu nga greqishtja e vjetėr. Gjenden pėr mė shumė se tetė vjet nė ambasadėn greke. Kur botuan Sofokliun, ata premtuan edhe botimin e Euripidit. Por, si duket, me ndėrrimin e funksionarėve nė ambasadėn greke u harruan. Babai ka shkuar edhe vetė pėr t“u interesuar, por nuk i ka gjetur. Edhe unė, po ashtu, jam pėrpjekur disa herė, thotė ajo, ndėrsa shton se kėto katėr tragjedi i ka problem dhe e bėjnė tė merakoset shpesh. Le t“i botojnė si tė duan dhe kur tė duan; nuk po kėrkoj asgjė, vetėm tė mos humbasė autorėsia, se ėshtė pėr tė ardhur keq pėr gjithė atė punė,- thotė ajo. Nė fakt, nė shtėpinė e Gjon Shllakut gjenden kopje tė dorėshkrimve nga pėrkthimi i kėtyre katėr tragjedive. Por nuk ėshtė varianti pėrfundimtar. I kam nė arkivat e tij, por jo kopjet pėrfundimtare qė ai i kishte ēuar pėr botim, tė cilat i kishte punuar vetė deri nė hollėsitė mė tė vogla, tė shpjegon ajo.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| babai, fjalori, latinishtes, mori, pengu, vete |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Gjergj Kastrioti - Skenderbeu | AlbShkodra | Historia | 14 | 17-08-2008 12:56 |
| Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! | Muslimani | Teologjia | 12 | 25-05-2008 20:39 |
| Jeta e Muhamedit alejhi selam | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 63 | 23-12-2007 22:57 |
| Fjalori i Toskerishtes nga Pano Tase | informuesi | Gjuha shqipe | 0 | 03-03-2006 22:16 |
| Bibla ne Shqip | Administratori | Bibla dhe Jeta | 11 | 27-02-2005 02:51 |