| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Doreshkrimi Elbasanas i Ungjijve, 1761, ...dhe lufta pėr krijimin e njė alfabeti shqiptar 1. Letėrsia e moēme shqiptare dhe problemi i alfabetit Ndėr problemet e shumta pėr tu ballafaquar nė krijimin e njė letėrsie shqiptare ishte edhe mungesa e njė alfabeti tė pėrbashkėt nė gjuhėn shqipe1. Shqiptarėt katolikė, kryesisht nė veri tė vendit, pėrdorėn alfabetin latin, i cili u pėrputh mirė me nevojat e shtypshkronjave. Shqiptarėt orthodoksė nė jug pėrdorėn alfabetin grek, me tė cilin u krijua njė sasi e kufizuar veprash2. Shqiptarėt myslimanė preferuan pėr njė kohė tė gjatė alfabetin arab3, atė tė Kur'anit. Pėrdorimi i kėtyre alfabeteve tregonte njė identifikim tė qartė me njė fe dhe me njė kulturė tė huaj, njė identifikim i papranueshėm pėr shqiptarėt e besimeve tė tjera. Pa pajtim kulturor mbi ēėshtjen e alfabetit, njė letėrsi kombėtare nuk mund tė zhvillohej. Stagnacioni nė letėrsinė shqiptare nė shekullin tetėmbėdhjetė rrjedh, tė paktėn pjesėrisht, nga ky problem, i cili vazhdonte tė ngacmonte intelektualėt shqiptarė deri nė shekullin njėzet. Gjatė pėrpjekjeve tė para pėr tė shkruar gjuhėn shqipe, klerikėt dhe intelektualėt ishin nė dijeni qė tė gjitha alfabetet ekzistuese ishin tė huaj. Dinin gjithashtu qė popujt fqinjė kishin alfabete tė veta qė ndihmuan nė zhvillimin e shpejtė dhe nė afirmimin e kulturave dhe tė letėrsive pėrkatėse. Grekėt kishin njė alfabet tė vetė qė nga fillimi, dhe sllavėt ballkanas kishin zhvilluar dy sisteme origjinale: alfabeti glagolit dhe alfabeti kirilik tė cilėt lulėzuan nė Ohėr, mė pak se njėqind kilometra nga Elbasani. Edhe pushtuesit osmanė sollėn me vete njė alfabet tė ri, tė cilin e kishin marrė nga fqinjėt e tyre arabė dhe persianė. Me siguri ekzistonte njė dėshirė tek intelektualėt shqiptarė qė kombi shqiptar tė ketė njė alfabet tė vetė, dhe nuk ėshtė e rastit qė kjo dėshirė pėr njė alfabet origjinal shqiptar ishte mė e theksuar nė Shqipėrine e Mesme. Njė prift katolik nė veri e kishte tė qartė se duhej tė shkruante nė alfabetin latin. Kuptohet gjithashtu qė njė pop orthodoks nuk imagjinonte dot njė alfabet tjetėr pėrveē alfabetit grek. Banorėt e Shqipėrisė sė Mesme nė kufirin kulturor midis botės latine dhe botės bizantine, domosdo, ishin mė tė dezorientuar. Hyrja e Islamit nė Shqipėri i solli njė zgjedhje vetėm shqiptarėve tė fesė islame. Ishte atėherė nga krishterėt e Shqipėrisė sė Mesme qė duhej tė bėnin pėrpjekjen e parė pėr krijimin e njė alfabeti origjinal, dhe pikėrisht nga ana e tyre u krijuan alfabetet e para origjinale nė periudhėn 1750-1850. Mė i herėt nga alfabetet origjinale, dhe nė tė njėtjėn kohė, mė i pėrshtatur nga tė gjithė, ishte alfabeti i Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve. 2. Alfabeti origjinal mė i vjetėr dhe Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve (1761) Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve, i njohur deri tani thjesht si Anonimi i Elbasanit, ėshtė njė dorėshkrim i vogėl dhe i vetėm qė ruhet nė Arhivin e Shtetit nė Tiranė dhe qė ėshtė njė pėrpjekje e pashoqe pėr ta zgjidhur problemin e alfabetit. Ky dorėshkrim 10 x 7 cm. me njė rėndėsi historike pėrmban 30 fletė nė tė cilat gjėndet teksti mė i herėt shqip i shkruar me njė alfabet origjinal. Me pėrjashtimin e tekstit tė shkurtėr tė Ungjillit tė Pashkėve tė shekullit pesėmbėdhjetė4, Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve ėshtė vepra mė e vjetėr e letėrsisė orthodokse shqiptare dhe nė tė njėtjėn kohė pėrkthimi i parė orthodoks i Biblės. 59 faqet e pėrkthimeve biblike nė Dorėshkrimin Elbasanas pėrmbajnė 6.113 fjalė tė shkruara nė njė alfabet prej 40 gėrmash: tridhjetė e pesė gėrma tė zakonshme dhe pesė gėrma tė rralla. Me gjithė se disa gėrma tė kujtojnė alfabetin grek, shumica e gėrmave tė kėtij alfabetit duket tė jenė krijime tė reja pa ndikim tė gjuhėve dhe tė alfabeteve tė popujve fqinjė5. Alfabeti i Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve i pėrshtatet mirė gjuhės shqipe. Mund tė thuhet bile se ai i pėrshtatet mė mirė se alfabeti shqip i sotėm. Me pak pėrjashtime, alfabeti i Elbasanit pėrdor njė gėrmė pėr ēdo fonemė. Ka tre gėrma pėr g (nga tė cilat, dy gėrma u pėrdorėn vetėm pėr fjalė tė huaja greke), dhe ndryshimi midis r dhe rr dhe midis l dhe ll bėhėt me anė tė njė pikė mbi gėrmėn pėrkatėse. Njė pikė mbi d krijon nd. Nė pėrgjithėsi, sistemi grafik i Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve ėshtė i qartė dhe i mirė-konceptuar nga krijuesi i tij. 3. Alfabete tė tjera origjinale shqiptare (1761-1844) Alfabeti i Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve [1] nuk ėshtė i vetmi alfabet shqiptar origjinal i krijuar nė Shqiperinė e Mesme ose tė Jugut nė gjysmėn e dytė tė shekullit tetėmbėdhjetė. Bile kemi tė dhėna mbi njė total prej shtatė alfabetesh origjinale shqiptare nė kėtė periudhė. Nė kapakun e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve vetė gjėndet njė vizatim dhe afėr dymbėdhjetė fjalė, emra vetiakė siē duket, tė shkruar me njė alfabet [2] i cili ndryshon krejtėsisht nga alfabeti i dorėshkrimit. Nuk ėshtė i deshifruar akoma, me gjithė se njė pėrpjekje ėshtė bėrė nga shkencėtari elbasanas Dhimitėr Shuteriqi. Mė i njohur se kėta dy alfabete ėshtė i ashtuquajturi alfabeti i Todhrit [3], i krijuar nga njėfarė Todhri Haxhifilipi (1730-1805) nga Elbasani. Alfabeti i Todhrit u zbulua nga Johan Georg fon Hani (1811-1869), konsulli austriak nė Janinė dhe babai i Albanologjisė. Nė veprėn e tij, Studime Albanologjike, Hani e botoi alfabetin qė e cilėsoi si alfabetin e moēem shqiptar nga koha e lashtė6. Ky alfabet u studiua nga Leopold Geitler (1847-1885) si dhe nga studiuesi slloven Rajko Nahtigal7 (1877-1958). Alfabeti i Todhrit8 ėshtė njė sistem grafik i ndėrlikuar prej 52 gėrmash i cili u pėrdor nė mėnyrė sporadike nė Elbasan qė nga fundi i shekullit tetėmbėdhjetė. Nuk i pėrshtatet mirė gjuhės shqipe. Alfabeti i katėrt ėshtė ai i tė ashtuquajturit Kodeksit tė Beratit [4]. Ky dorėshkrim prej 154 faqesh i cili ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare tė Tiranės ėshtė vepra e tė paktėn dy shkrimtarėve dhe u hartua midis viteve 1764 dhe 1798. Dorėshkrimi lidhet me njėfarė Kostė Berati (ca. 1745-ca. 1825). Thuhet se Kostė Berati ishte pronari i dorėshkrimit nga viti 1764 deri nė vitin 1822, me gjithė se nuk ka tė dhėna qė tregojnė se ishte ai autori. Kodeksi i Beratit pėrmban tekste tė ndryshme greqisht dhe shqip9: tekste biblike dhe liturgjike orthodokse shqip nė alfabetin grek, njė poemė shqip prej 44 radhėsh me titullin Zonja Shėn Mėri pėrpara kryqėsė, disa shėnime fetare, dhe njė kronikė greqisht tė ngjarjeve tė viteve 1764-1789. Nė faqen 104 gjejmė dy radhė shqip tė shkruara me njė alfabet origjinal prej 37 gėrmash tė ndikuara, siē thuhet, nga glagolishtja. Nė faqen 106 autori jep njė pasqyrė tė alfabetit tė tij. Edhe ky alfabet i pėrshtatet keq gjuhės shqipe. Nga Gjirokastra nė jug, kemi disa tė dhėna mbi njė alfabet tjetėr nga fundi i shekullit tetėmbėdhjetė ose nga fillimi i shekullit nėntėmbėdhejtė. Edhe alfabeti i Gjirokastrės [5], njė sistem grafik prej 22 gėrmash, u zbulua dhe u botua nga Hani. Hani shkruan: "Mė nė fund, njė alfabet tjetėr nga Shqipėria e Jugut duhet shėnuar kėtu, tė cilin autori e zbuloi me ndihmėn e Veso Beut, njė kryetari gjirokastrit nga familja e Alisot Pashalides-ve. Si djalė, Veso Bej e mėsoi alfabetin prej njė hoxhe shqiptar si njė alfabet sekret i trashėguar nga familja e tij dhe e pėrdorte vetė pėr letėrkėmbim me farefisin e tij10." Njė alfabet tjetėr i shpikur nė jugun e Shqipėrisė ėshtė ai i Jan Vellarait11 (1771-1823), greqisht Ioannis Vilaras (Iōannźs Bźlaras). Vellarai, djali i njė mjeku, studioi mjekėsi nė Padovė nė 1789 dhe banoi mė vonė nė Venedik. Nė vitin 1801, u emėrua mjeku i Veliut, birit tė Ali Pasha Tepelenės (1741-1822). Jan Vellarai nuk ishte shqiptar. Ishte njė poet grek i njohur dhe autor i shėnimeve gramatikore greqisht-shqip tė vitit 1801 pėr t'i mėsuar shqip grekėve. Gjuhėn shqipe e shkroi me njė alfabet origjinal [6] prej 30 gėrmash nė bazė tė latinishtes dhe tė greqishtes. Dorėshkrimi ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare tė Parisit (supplément grec 251, f. 138-187). Nė fund tė shėnimeve gjėndet edhe njė letėr nė gjuhėn shqipe e shkruar me kėtė alfabet nga Vellarai vetė nė fshatin Vokopolė me 30 tetor 1801. Alfabeti i fundit shqip i kėsaj periudhe ėshtė ai i Naum Veqilharxhit (1797-1846) nga Korēa. Veqilharxhi shpiku njė alfabet prej 33 gėrmash [7] tė cilėn e botoi nė njė abetar shqip nė vitin 1844. Nė vitin tjetėr, 1845, shtypi botimin e dytė tė librezit me 48 faqe12 me titullin: Faré i ri abétor shqip pėr djélm nismetore. Jehona e kėtij alfabeti, i cili i ngjan njė lloj armenishtje kursive, ishte e pakėt, duke qenė se autori vdiq njė vit mė vonė. Njė problem tjetėr qė lindi nė kėtė kohė kur shtypshkronjat po pėrhapeshin edhe nė Ballkan, lidhet me faktin se njė alfabet i veēantė shkaktonte shpenzime tė larta pėr botuesin, kėshtu qė, me gjithė se alfabeti i Veqilharxhit ishte pak a shumė fonetik dhe asnjanės nga pikėpamja fetare, ai nuk pati sukses. Me Rilindjen Kombėtare Shqiptare, pėrpjekjet pėr krijimin e njė alfabeti origjinal filluan tė merrnin fund, duke i lėnė rrugėn njė lufte mė realiste pėr tė shkruar dhe pėr tė botuar shqip me alfabetet latin, grek dhe arab. Njė zgjidhje pėrfundimtare nuk u realizua para shekullit njėzet. Siē e pamė, kjo periudhė njėqindvjeēare nga 1750 deri nė 1850 ishte njė kohė shumėllojshmėrie orthografike tė habitshme nė Shqipėri. Me tė gjithė, gjuha shqipe u shkrua me dhjetė alfabete: shtatė alfabetet origjinale tė lartėpėrmendura si dhe adaptime tė njohura tė alfabeteve latin, grek dhe arab. Ėshtė pėr tu ēuditur qė kultura shqiptare arriti tė afirmohej, bile tė ketė mbijetuar me njė skizofreni tė tillė letrare. 4. Historia, autori dhe gjuha e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve na vjen nga manastiri orthodoks i Shėn Jon Vlladimirit, nė fshatin Shijon tė Elbasanit. Hyri nė pronėsinė e shkencėtarit elbasanas Lef Nosi para ose gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Lef Nosi luajti njė rol tė rėndėsishėm nė organizimin e Kongresit tė Elbasanit nė gusht tė vitit 1909, gjatė tė cilit u themelua Shkolla Normale. Mė vonė u bė drejtor i kėsaj shkolle dhe botoi njė organ shtypi me emrin Tomorri nga 25 marsi 1910. Nė vitet e qeverisė sė pėrkohshme tė Ismail Qemal bėj Vlorės (1844-1919), ai punoi si Ministėr i Postave. Nė vitin 1919 u zgjodh anėtar i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Paqės sė Parisit, i drejtuar nga Msgr. Luigj Bumēi (1872-1945). Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Nosi ishte kryetar i lėvizjes anti-komuniste Balli Kombėtar dhe nė vitin 1943 u bė kryetar i kuvendit shqiptar dhe anėtar i Kėshillit tė Shtetit gjatė kohės sė pushtimit gjerman. Pas pushtimit komunist, u dėnua me vdejkje dhe u vra. Thuhet se Lef Nosi kishte bibliotekėn e dytė tė Shqipėrisė, pas bibliotekės sė Mid'hat bėj Frashėrit (1880-1949), njė figure tjetėr tė qėndresės anti-komuniste. Tė dy bibliotekat u bėnė themelet e Bibliotekės Kombėtare tė Tiranės ku dorėshkrimi ynė pėrfundoi nė fillim. Me 9 janar 1949, gazeta Zėri i Popullit shpalli zbulimin e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve, tė quajtur Anonimi i Elbasanit. Dorėshkrimi u transkribua dhe u botua fillimisht nga historiani Injac Zamputi13 dhe u trajtua nė dy artikuj shkencorė nga Dhimitėr Shuteriqi14 dhe nga Mahir Domi15. Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve pėrmban 59 faqe tekstesh biblike, duke pėrfshirė pėrkthime (kryesisht nga Shėn Mateu dhe Shėn Gjoni) dhe prozė origjinale mbi mundimin e Krishtit. Nė pėrgjithėsi, dorėshkrimi len pėrshtypjen si tė ishte njė pėrpjekje fillestare e pėrkthimit tė teksteve biblike, se njė pėrkthim pėrfundimtar i Dhiatės sė Re. Ėshtė spekuluar shumė mbi autorin e Dorėshkrimit Elbasanas. Tė dhėnat historike dhe gjuhėsore qė kemi nė dispozicion na sjellin nė pėrfundim se autori quhej Gregori i Durrėsit (greqisht: Grźgorios ho Dyrrakhķu) , i njohur gjithashtu si Gregori i Voskopojės. Gregori ishte njė prift orthodoks i cili u emėrua Metropoliti i Durrėsit nė vitin 1768 dhe vdiq para majit tė vitit 1772. Dihet se Gregori kreu pėrkthime tė Dhiatės sė Vjetėr dhe tė Dhiatės sė Re me njė alfabet qė e shpiku vetė. Mendohet se Gregori erdhi nė Voskopojė para vitit 1730. Mahir Domi mendon se ishte nė Voskopojė qė nga themelimi i shtypshkronjes nė 1730 deri nė vitin 1744 kur u themelua Akademia e Re16. Nė vitin 1741 botoi veprėn e parė 'Jeta e Shėn Nikodemi' 17. Autori ynė duhet tė mos ngatėrrohet me njė Gregor tjetėr, Gregori Konstantinidhi ose Gregori Tipografos, i cili punonte edhe ai nė Voskopojė nė atė kohė. Nė vitin 1744, Gregori ynė u zgjodh zėvendėsrektori i Akademisė sė Re dhe i botoi dy libra. Mė vonė banoi nė manastirin e lartėpėrmendur tė Shėn Jon Vlladimirit (ca. 1746-1772), me gjithė se nuk ka gjurmė pėrkatėse mbi tė atje. Metropolia e Durrėsit e kishte selinė jo nė Durrės vetė por nė manastirtin e Shėn Jon Vlladimirit, kėshtu qė ka tė ngjarė se Gregori jetoi dhe vdiq atje. Pėr Gregorin thuhet se ishte ndėr personat mė tė kulturuar tė kohės nė Shqipėrinė e Jugut. Pėr fat tė keq ne dimė fare pak mbi tė. Burimi mė i mirė mbi Gregorin gjėndet nė veprėn Nea Hellas ź hellźnikon theatron (Athens 1872) e shkrimtarit bashkėkohor grek Geōrgios Zabiras (1744-1804) i cili banonte nė Budapesht. Nė njė shėnim tė vitit 1761, Zabiras thotė: "Gregori i Durrėsit, nxėnės i Ioannes Ch., shkroi akolluthinė e tė shtatė shenjtorėve, d.m.th. Kiril, Klemens, Metodi, dhe Naum... e cila u botua nė Voskopojė; [njė traktat] mbi ditėt, muajt, dhe vitet; njė kanon uratash pėr Shėn Naumin, shkrime tė ndryshme; dhe pėrktheu Dhiatėn e Vjetėr dhe Dhiatėn e Re dhe i shkroi nė shkronja shqipe qė i shpiku vetė18." Pėr vitin 1767, Zabiras shton kėshtu: "Gregori, Metropoliti i Durrėsit qė nė vitin 1767 ka vėnė nėnshkrimin si pjesėmarrės i njė Sinodhi nė Konstantinopol mbi martesat, shkroi disa shėnime mbi kohėn qė i botoi nė fund tė njė ekspozeje mbi epistolarėt e Koridhaleut nė vitin 1768 nė Hallė tė Saksonisė19." Njė informatė tjetėr qė pėrputhet me shėnimet e Zabiras-it ėshtė njė letėr qė shkencėtari grek Joaqim Martiniani (Iōakeim Martinianos) ja dėrgonte kolegut tė tij shqiptar Ilo Mitkė Qafėzezi (1889-1964). Nė kėtė letėr shkruan: "Sidozot Kavalioti, po ashtu edhe akademikėt e tjerė tė Voskopojės, tė cilėt janė marrė edhe me gjuhėn shqipe, kanė patur pėr mėsonjės ierodhaskalin Gregor, i cili pasi dha mėsim lart nga 30 vjet nė Voskopojė, u zgjodh Metropolit i Durrėsit mė 1748 [siē]. Ky pat lėnė shumė lėndė shqipe tė pabotuar nė manastirin e Shėn Jon Vlladimirit tė Elbasanit 20..." Kjo informatė mjafton, sipas mendimit tim, pėr ta pandehur Gregorin si autorin e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve. Megjithatė, Dhimitėr Shuteriqi ka propozuar njė autor tjetėr. Nė pėrpjekjen e tij pėr ta deshifruar tekstin nė kapakun e dorėshkrimit me alfabetin tjetėr tė lartėpėrmendur, Shuteriqi lexon emrat Theodoros Bogomilos dhe Papa Totasi. Duke qenė se puna shkencore e profesorit Shuteriqi kishte njė ndikim tė madh nė Shqipėri, kėta dy emra kanė hyrė nė historinė e letėrsisė shqiptare dhe u futėn nė tekstet mėsimore shqiptare si fakte dhe jo si hipotezė. Edhe pse nuk ka tė dhėna shkencore pėr ta kundėrshtuar teorinė e Shuteriqit, nuk ka tė dhėna nė favor tė kėsaj teorie. Leximi i alfabetit nė kapakun duhet shikuar si njė tentativė dhe jo si njė deshifrim pėrfundimtar. Po ta pranojmė autorsinė e Gregorit tė Durrėsit dhe saktėsinė e tė dhėnave tė Zabiras-it, atėherė mund ta datojmė Dorėshkrimin Elbasanas nė vitin 1761. Gregori do tė kishte jetuar nė manastirin e Shėn Jon Vlladimirit pesėmbėdhjetė vjet. Shtatė vjet pas pėrkthimit, do tė ishte emėruar Metropolit i Durrėsit (1768). Megjithatė, mundet se dorėshkrimi ynė ishte vetėm njė pėrpjekje fillestare pėr njė pėrkthim mė tė gjėrė tė Biblės tė cilėn nuk e kemi zbuluar akoma. Atėherė dorėshkrimi ynė do tė ishtė akoma mė i vjetėr. Pėrpjekje tė pavarura pėr ta datuar dorėshkrimin nga pikėpamja gjuhėsore kanė qenė tė vėshtira duke qenė se na mungojnė tekste krishtere nga kjo periudhė si krahasim. Por nuk ka tė dhėna gjuhėsore qė flasin kundėr mesit tė shekullit tetėmbėdhjetė si periudha e hartimit tė dorėshkrimit. Dialekti, ose mė mirė nėn-dialekti i dorėshkrimit, ėshtė njė ēėshtje tjetėr kontradiktore. Ėshtė e qartė se pėrkthimet janė bėrė nė njė dialekt geg jugor, si dialekti i Elbasanit, por pėrmbajnė edhe disa elemente tė toskėrishtes qė nuk ekzistojnė nė dialektin e sotėm tė Elbasanit. Tiparet gege tė dorėshkrimit shihen nė mungesėn e rotacizmit: urdhėn, sėmunė, tė lutuna, shkruam, pam, mbuluam, mbushun, ikun, nė infinitivin me thanė, nė kohėn e ardhme kini me gjetun. Njė tipar i dialektit tė Elbasanit ėshtė fjala njėme (tani). Nė anėn tjetėr shkruhet kudo nė dorėshkrim ėshtė tosk dhe jo ėshtė geg. Tiparet e tjera toske janė pėr shembull tė jeē, tė diē dhe nuku. Shuteriqi mori pėrzierjen e dialekteve si vėrtetim i dialektit kalimtar tė Shpatit. Pėr fat tė keq, dimė fare pak mbi dialektet e Shqipėrisė sė Mesme para shekullit nėntėmbėdhjetė pėr tė nxjerrė njė pėrfundim tė qartė. Megjithatė, mua mė duket e vėshtirė tė mund tė caktohet njė dialekt shqiptar qė tė pėrputhet me gjuhėn e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve. Ka mė shumė tė ngjarė se teksti ynė u hartua, me ose pa dijeni, nė njė pėrzjerje dialektesh. Edhe nga pikėpamja gjuhėsore, Gregori i Durrėsit do tė ishte i besueshėm si autor. I lindur dhe i rritur nė Shqipėrinė e Jugut (Berat dhe Voskopojė), ai duket tė ketė kaluar pesėmbėdhjetė vjet nė Elbasan para hartimit tė dorėshkrimit. Ndoshta pėrpiqtej tė shkruante nė njė gjuhė tė pėrbashkėt qė ta kuptojnė shqiptarėt nga krahinat e ndryshme. Njė gjė bie nė sy nė Dorėshkrimin Elbasanas. Ka shumė pak fjalė tė huaja. Mospėrdorimi i fjalėve tė huaja na sjell nė pėrfundim nė njė anė se autori nuk pranonte islamizimin e plotė tė vendit dhe nė anėn tjetėr se donte tė pėrdorte njė gjuhė tė pastėr nė alfabetin e tij origjinal. Nė tė gjithė dorėshkrimin ka vetėm tri fjalė latine dhe shtatė fjalė turke: Fjalėt latine 02.10 letėrorėtė = shkrimtarė, < lat. litterator 06.06 mort = mort, vdekja, < lat. mors, mortis 19.10 letėr = shkrim, < lat. littera Fjalėt turke 02.10 sarajet = pallatet, < turq. saray 04.08 kabil = e mundur, < turq. kabil 14.07 dushmanėvet = dushmanėve, armiqve, < turq. düşman 28.09 sheher = qytet, < turq. şehir 39.03 sahat = sahat, orė, < turq. saat 44.14 paha = ēmim, < turq. paha 53.02 qorrit = qorr, i verbėr, < turq. kör. Mė e habitshme ėshtė se ky tekst i pėrkthyer nga greqishtja e Dhiatės sė Re ka vetėm njėzet e njė fjalė greke: Fjalėt greke 02.04 apostojtė = apostujt, < greq. apostolos 02.09 upeshkėpintė = kryepeshkopėt, < greq. episkopos 02.17 mb
03.18 profitėvet = profetėve, < greq. profźtźs 04.01 nomi = ligji, < greq. nomos 05.06 dhidhaskale = mėsues, < greq. didaskalos 07.15 parigori = ngushėllim, < greq. parźgoria 13.11 dhaskali = mėsues, < greq. daskalos 16.18 kustodhit = rojet, < greq. kustōdia 26.01 stadhion = stad, < greq. stadion 29.02 iğemoni = igumeni, guvernatori, < greq. hźgemōn 33.01 adhit = ferrit, < greq. haidu 35.01 laust = popull, < greq. laos 41.07 kranio = kafkė, < greq. kranion 42.02 kalamt = kallam, shkop, < greq. kalamos 43.09 angjelli = ėngjelli, < greq. aggelos 44.13 korvanat = thesar, < greq. korban < hebreishtja 46.19 χlamidhė = rrobė, < greq. khlamys, khlamydos 48.01 kliron = short, < greq. klźros 51.14 marturi = dėshmori, < greq. martyria. Duket qartė se, sipas mundėsive, ėshtė shmangur terminologjia greke e Dhiatės sė Re pėr tė pėrdorur fjalė shqipe. Kjo pėrpjekje pėr tė mos pėrdorur fjalė tė huaja del akoma mė qartė nė faqen 28, radhėn 9, ku autori shkruan fjalėn e lartėpėrmendur sheher dhe pastaj e zėvendėson me fjalėn shqipe qutet. 5. Pėrfundim Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve, pesėdhjetė ė nėntė faqe tė teksteve biblike nė njė dialekt jugor tė gegėrishtes dhe nė njė alfabet origjinal, ka njė rėndėsi tė madhe pėr zhvillimin e kulturės shqiptare pėr disa arsye. Kjo vepėr ėshtė shembulli mė i herėt i njė alfabeti origjinal shqiptar, d.m.th. ėshtė pėrpjekja e parė pėr ta krijuar njė sistem grafik tė saktė pėr gjuhėn shqipe. Gjithashtu, me perjashtim tė tekstit tė shkurtėr tė Ungjillit tė Pashkėve, dorėshkrimi ynė ėshtė pėrkthimi i parė i rėndėsishėm biblik nga greqishtja si dhe proza mė e herėt shqipe nga komuniteti orthodoks i Shqipėrisė. Pėrpjekjet e shumta, pjesėrisht anonime, nė periudhėn 1750-1850 pėr krijimin e njė alfabeti origjinal pėr gjuhėn shqipe nė Shqipėrine e Mesme na tregojnė se patriotizmi shqiptar ekzistonte shumė vjet para Rilindjes Kombėtare. Ka shumė tė ngjarė se Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve, ky visar i kulturės shqiptare tė shekullit tetėmbėdhjetė, ėshtė vepra e Gregorit tė Durrėsit, njė figure tė madhe tė kėsaj periudhe e cila bėri shumė pėr afirmimin e kėsaj kulturė dhe e cila na jep njė provė tė qartė tė kėtij patriotizmi.
__________________ Nobody is perfect ... |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Sulejman Balza - Elbasani, vater e kompozitoreve te shquar | Administratori | Muzika | 0 | 22-04-2007 17:23 |
| Zbulimi! Nga arkivat e Vatikanit dokumenti mė i vjetėr nė shqip | Qershija | Gjuha shqipe | 1 | 15-01-2005 21:16 |