Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Gjuha shqipe

Asdreni

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 23-11-2007, 22:17
Minifotoja e anetarit metien
I/e Sapoardhur
 
Reg: 23-11-07
Postime: 2
Kryesore Asdreni

e
ASDRENI
. Aleksandėr Stavre Drenova, i njohur nė letėrsinė tonė me pseudėnimin Asdreni qe nga ata poetė krijimtaria e tė cilėve u pėrket njėherėsh dy periudhave. Poezia e tij u shkri qė nga faza e fundit e Rilindjes deri nė periudhėn e Pavarėsisė. Poeti pati njė jetė tė gjatė krijuese, rreth dyzet vjet.
Asdreni lindi nė fshatin Drenovė tė Korēės mė 1872. Mėsimet e para i mori nė Korēė. Qė nė moshėn trembėdhjetėvjeēare shkoi nė kurbet, nė Rumani, ku vazhdoi shkollėn e mesme, dhe mė vonė fakultetin e shkencave politike, tė cilin nuk arrit ta mbaronte. Pėr tė fituar bukėn e gojės dhe pėr tė vazhduar studimet djali i ri detyrohet tė bėjė gjithfarė punėsh tė rėnda. Qė herėt lidhet me lėvizjen atdhetare tė shqiptarėve tė Bukureshtit dhe bėhet njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė saj. Nė vitin 1900 filloi tė botojė vjershat e tij tė para nė shtyp dhe tė bėhet i njohur si talent i ri qė premtonte. Poezia e tij e kėsaj kohe ka karakter kushtrues, po poeti i ri nuk ka gjetur ende individualitetin e vet, ėshtė nėn ndikimin e Naimit. Nė tė njėjtėn kohė Asdreni botoi nė shtyp artikuj me formė tė pėrparuar demokratike dhe antifeudale. Mė 1904 botoi vėllimin me poezi "Rreze dielli" qė do tė pritej mirė nga lexuesi dhe nga shtypi dhe do tė pėrshėndetet nga Ēajupi me fjalėt entuziaste; "Tani besoj se Naim beu nuk vdiq, se vendin qė la ai bosh e zure ti".
Asdreni u bė njė nga udhėheqėsit e lėvizjes atdhetare ndėr shqiptarėt e Rumanisė. Ai ēeli njė shkollė shqipe nė Kostancė pėr fėmijėt e mėrgimtarėve shqiptarė, pasqyroi nė shkrimet e veta ngjarjet e Shqipėrisė, mblodhi ndihma pėr kryengritėsit e Kosovės, bashkpunoi me Nolin pėr shkėputjen e kishės shqiptare nga kisha greke, ishte sekretar i mbledhjes sė Bukureshtit qė e kryesonte Ismail Qemali nė vjeshtė tė vitit 1912 dhe ku u vendos shpallja e menjėhershme e Pavarėsisė. Jo mė kot pikėrisht nė atė vit del nė dritė vėllimi i dytė me vjersha i Asdrenit "Ėndėrra dhe lotė" ku shfaqet plotėsisht talenti i tij dhe qė solli njė ndihmesė tė shquar nė letėrsinė shqiptare tė Rilindjes.
Mė 1914 Asdreni erdhi nė atdhe qė tė ndihmonte nė forcimin e pushtetit kombėtar, po, i zhgėnjyer nga turbullimet e kėsaj kohe, u kthye nė Rumani. Ai priti me gėzim Kongresin e Lushnjes, i bėri jehonė flakė pėr flakė luftės sė Vlorės. Pas vitit 1924 u tėrhoq nga jeta politike, duke shprehur kėshtu nė heshtje qėndrimin e tij kundėrshtues ndaj regjimit tė Zogut. Nė fakt nė vėllimin e tij tė tretė me vjersha "Psallme murgu" tė botuar mė 1930 gjejmė aludime pėr kėtė qėndrim tė tij. Revoltėn e tij Asdreni e derdhi edhe nėpėr disa vjersha tė mbetura nė dorėshkrime. Por zhgėnjimi i tij nga realiteti shoqėror politik i frymėzoi edhe vjersha pesimiste ose vjersha tė ftohta qė nuk janė qė nuk janė veēse ushtrime formaliste. Gjejmė kėshtu ēaste, rėnieje nė krijimtarinė e tij. Me rastin e 25-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė, Asdreni u kthye nė Shqipėri, po gjeti njė pritje tepėr tė ftohtė nga pėrfaqėsuesit e regjimit. Poeti shkoi sėrish nė Rumani pėr tė mos u kthyer mė kurrė nė atdhe. Vitet e fundit tė jetės pėrgatiti njė vėllim "Kėmbanat e Krujės".
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 06:37.




Parajsa Shqiptare