| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Studiuesit e huaj komentojnė Nėnė Terezėn e Alpionit Avni Aliaj Libri i fundit i Prof Gėzim Alpion mbi figurėn e Nėnė Terezės Nėnė Tereza, shenjtore apo VIP i shkruar ne anglisht, ka ngjallur shume polemika dhe ka ngritur mė shumė pyetje sesa ka dhėnė pėrgjigje nė lidhje me mbajtjen fshehur prej saj dhe rrjedhimisht prej medias, identitetin e saj kombėtar dhe prejardhjen e saj shqiptare. Ēuditėrisht, megjithėse Gėzim Alpioni ka publikuar pėr herė tė parė kėndvėshtrimin e tij pėr nėnė Terezėn ai ėshtė pėrqendruar mė shumė nė detajet mbi rininė te saj tė hershme dhe tė moshės sė pjekurisė, se sa nė frymėzimin e saj fetar dhe famės sė mėvonshme. Prof. Gezim Alpion ėshtė njė sociolog shqiptar dhe profesor nė Universitetin e Birmingham-it nė Angli dhe kritik mbi fenomenin e njerėzve tė famshėm VIP, njė fenomen modern nė shoqėrinė e sotme moderne. Pėr thellėsinė, frymėmarrjen dhe seriozitetin qė ka ky libėr, ai mund tė konsiderohet pas disa kohėsh si biografia mė e rėndėsishme e shkruar ndonjėherė pėr Nėnė Terezėn nė gjuhėn angleze. Sikurse tregon Prof. Alpioni, Agnes Bojaxhiu ishte nga natyra besimtare mistike. Nė fėmijėrinė e saj dhe nė moshėn e pjekurisė ajo pati eksperienca tė shpeshta me natyrė mbinjerėzore dhe shenjtėrore, njėra prej tyre ishte me personalitete te tilla si Shėn Pjetri (rasti i fundit ishte gjatė njė gjendje ethesh e shoqėruar me gjendje deliri). Thirrja e parė qė ju drejtua asaj nga Zoti, pėr tu shėrbyer tė varfėrve, ishte kur ajo gjendej nė Shkup, para se tė mbushte 12 vjeē.Nė moshėn 18 vjeē ajo lė Ballkanin pėr tė shkuar nė Irlandė, ku ajo filloi tė punonte me Motrat Loreto. Tre vjet mė vonė ajo ishte nė Kalkuta, ku u betua si murgeshė dhe filloi, tė punonte si mėsuese nė njė shkollė katolike vajzash pėr rreth 17 vjet. Nė vitin 1946, ajo iu pėrgjigj fjalės hyjnore qė i tha tė braktisė shkollėn fetare, gjė qė ajo e bėri dy vjet me vonė, dhe tė kujdeset pėr masat e varfra qė vuanin nga njė skamje e tejskajshme, nga epidemitė, nga uria dhe qė jetonin fare tė braktisur nė getot e kėtij super-qyteti indian. Pasi mori lejen pėr krijimin e Misionit te saj nė vitin 1950 ajo filloi te kryejė detyrat qė i kishte vene vetes me mundim dhe pėrkushtim, deri sa tėrhoqi vėmendjen e BBC-sė nė vitin 1969. Pas kėsaj, puna e Nėnė Terezės ka qenė gjithmonė e trajtuar nga media jo vetėm nė Indi, por nė mbarė botėn. Ky publicitet bėri qė Nėnė Tereza tė shėtisė botėn duke themeluar qendra bamirėsie dhe duke ndėrtuar jetimore nė shumė vende tė botės. Prestigji i saj prej njė njeriu tė famshėm shpesh ka sjelle nė diskutim edhe prejardhjen e shenjtores dhe pretendime tė shumta nga kombe tė ndryshme. Kjo ka ardhur pėr dy arsye: sė pari sepse vetė shenjtorja kurrė nuk ėshtė prononcuar publikisht rreth origjinės sė saj dhe sė dyti ngaqė biografėt e saj tė hershėm nuk kanė ditur ta nxjerrin qartė nė pah origjinėn e saj tė vėrtete pėr shkak se ata nuk e kanė njohur siē duhet gjeo-popullatėn e kėsaj pjese tė Ballkanit. Deri vonė Nėnė Tereza mbahej si njė Sllavo-Maqedonase, ndėrkohė qė dihet fakti se Shenjtorja ka pasur njė njohuri tė mirė tė gjuhės sė saj amtare (shqip) edhe pasi kishte jetuar shumė vite nė Indi. Sipas sqarimeve tė Dr Alpionit, vizioni i saj pėr tė ndihmuar tė varfrit doli si nevojė e ngutshme e rrethanave dhe e vuajtjeve tė pafund tė njerėzve. Nėse Nėnė Tereza do tė kishte reklamuar hapur origjinėn e saj shqiptare qė nė fillimet aktiviteteve tė saj, konfliktet ballkanike tė fillimit tė shekullit tė 20-tė me protagonist ndėrmjet tė tjerėsh edhe shqiptarėt myslimanė, nuk do ta kishin ndihmuar kauzėn e saj pėr bamirėsi dhe paqe jashtė kufijve tė njė kombi apo edhe tė njė kontinenti. Pėr mė tepėr, ky ndoshta ka qenė njė fakt pėr tu mospėrfillur, sidomos pas Masakrės sė Madhe tė 16 gushtit 1946 ndėrmjet myslimanėve dhe hinduve nė Indi. Si njė studiues modern i mirėfilltė, Profesor Alpioni na sjell njė pamje tė gjendjes psikologjike tė Nėnė Terezės duke iu referuar problemeve me shėndetin qė ajo ka patur gjatė fėmijėrisė dhe mė vonė si shkaqe tė karakterit tė saj jo tė hapur nė lidhje me kėto faza tė jetės sė saj. Dr Alpion duket sikur ka studiuar literaturėn e ekstazės sė shenjtė sipas tė cilės nė tė gjitha fetė ankthi mendor i kombinuar me shėndetin e keq apo sėmundjet shpesh prodhojnė zbulime universale Sidoqoftė, jeta e Gonxhe Bojaxhiut ka qenė pa dyshim e vėshtirė si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht. Ajo ka qenė shpesh e sėmurė, madje edhe nga malaria, qė ka qenė njė dukuri e pėrditshme nė vendet ballkanike tė asaj periudhe. Pėr fatin e mirė tė Dr Alpionit, pėrpjekjet e tij pėr tė krijuar njė portret tė Nėnė Terezės e ēuan tek njė ndėr personat mė tė afėrt tė saj, Dom Lush Gjergji, i cili e kishte takuar shenjtoren mbi 50 herė. Dom Lush Gjergji, i cili ėshtė njė prift i spikatur, mėsues dhe autor nga Kosova, ka dhėnė njė ndihmesė tė jashtėzakonshme pėr tė krijuar njė portet sa mė tė saktė tė shenjtores. Dr Gėzim Alpion thotė: Gjergji ishte i pari qė hodhi dritė mbi problemet shėndetėsore, ėndrrat, ambiciet, zhgėnjimet dhe talentet e saj tė kohės sė fėmijėrisė dhe rinisė sė hershme tė shenjtores. Lush Gjergji e pėrshkruan mjedisin ku Nėnė Tereza kaloi fėmijėrinė e saj si I mbushur me patriotizėm shqiptar. Por duhet thėnė se Shkupi i asaj periudhe ishte njė qytet kozmopolitan dhe njė vend ku kishte qendra tė disa lloj fesh apo sektesh fetare nga mė tė ndryshmet, myslimane (Suni, Shia Sufis dhe bektashinj), kristianė (sllavė ortodoksė e katolikė) si dhe tė fesė hebraike. Nė kėtė qytet banonin sė bashku shqiptarė, sllavė, turq, vllahė, grekė, romė, ēifutė etj. Gonxhe Bojaxhiu ka pasur shume miq jo-shqiptarė, gjė qė shpjegon edhe faktin qė ajo fliste edhe gjuhėn serbo-kroate. Ashtu si shumė persona tė tjerė tė famshėm, Nėnė Tereza ka treguar njė zell tė jashtėzakonshėm pėr ta mbajtur jetėn e saj private tė fshehur dhe pėr mė tepėr ato pak dėshmi qė kanė pasur tė bėjnė mė fėmijėrinė apo moshėn e saj tė hershme. Gazetari britanik Malcolm Muggeridge ishte ai qe e solli Nėnė Terezėn nė qendėr tė vėmendjes nga fundi i viteve 60. Si rezultat I intervistave tė tij me shenjtoren ai shkroi librin i tij Diēka e bukur rreth Zotit: Nėnė Tereza e Kalkutės i cili ėshtė botuar nė vitin 1971. Nė librin e tij, Muggeridge e mbajti premtimin qė I kishte dhėnė Nėnė Terezės pėr tė mos bėrė publike asnjė informacion qė ky kishte nė lidhje me fėmijėrinė e saj apo gjithēka qė i pėrkiste biografisė sė shenjtores. Kjo ėshtė njė marrėveshje shumė e ēuditshme e bėrė nga njė gazetar qė e profil tė vetin pikėrisht zbulimin dhe publikimin e tė dhėnave tė tilla. Ai e justifikoi mungesėn e tė dhėnave rreth biografisė sė saj duke sugjeruar se Nėnė Tereza nuk kishte biografi tė sajėn personale ngaqė ajo vetėm jetonte dhe punonte pėr hesap tė tė tjerėve. Ashtu si edhe shumė hulumtues tė tjerė, Muggeridge-it nuk i janė dhėnė informacione rreth jetės sė hershme tė Nėnė Terezės dhe pėr familjen e saj. Pėrpjekjet e saj pėr tė mbajtur sekret jetėn e saj tė hershme nga syri i publikut kanė qenė tė jashtėzakonshme. Dr Alpion ėshtė i mendimit se njė biografi mė e plotė e Nėnė Terezės pritet qė tė shkruhet. Deri tani thotė ai pavarėsisht nga pėrpjekjet e shumta pėr tė sjellė njė portret tė pa-anshėm tė kėsaj figure, ėshtė e pamundur tė pohohet se ēdonjėri nga librat e shkruar ka arritur tė na e paraqesė Nėnė Terezėn nė mėnyrė te vėrtetė dhe tė plotė. Ndoshta njė libėr i tillė do tė mund tė shkruhet net e ardhmen, ndoshta mund tė mos shkruhet asnjėherė, dhe me sa duket ka plot tė tjerė qė besojnė se njė libėr i tillė ėshtė mė mire tė mos shkruhet. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Blater: Klubet tė kenė vetėm 5 futbollistė tė huaj | informuesi | Sporti Shqiptar | 0 | 06-10-2007 20:41 |
| PDR, Shehi: Emblema e Nene Terezes, simbol kombetar | informuesi | Shtypi i dites | 0 | 15-09-2007 00:40 |
| Leje pune pėr studentet e huaj | informuesi | Emigracioni | 0 | 01-05-2007 13:58 |
| Nene Tereza, pasuri kombetare | Administratori | Shtypi i dites | 0 | 01-04-2006 12:54 |
| Nene Tereza, ne qender te Shkodres | Administratori | Shtypi i dites | 0 | 01-04-2006 12:24 |