| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Noel Malcolm feston 50-vjetorin mes shqiptarėve Uroj qė nė pėrvjetorin tim tė ardhshėm, tė festojmė edhe 1-vjetorin e Pavarėsisė sė Kosovės. Nė mjediset e ngushta tė ambasadės sė Shqipėrisė, Malcolm ėshtė nė qendėr tė vėmendjes sė tė gjithėve. Me ftesė tė ambasadorit Kastriot Robo, dhjetėra intelektualė nga komuniteti shqiptar dhe vendas kanė ardhur t`i urojnė studiuesit anglez 50-vjetorin e lindjes. Ambasadori i dorėzoi zotit Malcolm njė dhuratė simbolike nė emėr tė komunitetit shqiptar; njė pjatė e pikturuar me urimin pėr 50-vjetorin e lindjes. Ėshtė njė koincidencė shumė e mirė qė ditėlindja juaj korrespondon me finalizimin e ēėshtjes sė Kosovės, tha ambasadori Robo tek i dorėzonte zotit Malcolm dhuratėn. Me njė veshje modeste, modest edhe nė komunikim me tė tjerėt, Noel Malcolm preferon gjithnjė tė flas pėr tė tjerėt dhe veēanėrisht pėr Kosovėn sesa pėr veten e tij. Kjo ishte njė surprizė shumė e bukur dhe nuk isha pėrgatitur pėr njė gjė tė tillė. Nuk besoj se kam bėrė ndonjė mrekulli nė punėn time intelektuale, por jam shumė i lumtur qė puna ime shkencore mbi ēėshtjen e Kosovės mė lidhi me njerėz kaq tė mrekullueshėm siē janė shqiptarėt, tha Malcolm nė fjalėn e rastit. Mė pas, ai uroi qė pėrvjetori i tij i radhės tė pėrkojė me 1-vjetorin e Pavarėsisė sė Kosovės. Kush ėshtė Noel Malcolm? Pėr shqiptarėt, ai njihet si autori i librit Njė histori e shkurtėr e Kosovės, botuar nė vitin 1998. Pėrmbajtja dhe momenti i daljes sė atij libri e bėnė Malcolm tė famshėm nė mbarė botėn perėndimore. Ai libėr ishte dritarja e vėrtetė e njė vendi dhe njė populli tė pėrvuajtur pėr tė cilin shumė pak veta dinin pėr tė. Malcolm ėshtė shkrimtar, historian dhe gazetar britanik. Ai ka studiuar nė Kembrixh dhe ėshtė njė nga analistėt mė tė mirė britanikė nė ēėshtjet e Ballkanit. Ka qenė drejtor i revistės politike The Spectator dhe komentues i gazetės Daily Telegraph. Ai ka punuar pėr njė periudhė tė gjatė pėr British Helsinki Human Rights Group. Ėshtė autor i disa botimeve me karakter historik ose pėrshkrues si: "Njė histori e shkurtėr e Bosnjės" (1994), Origjinat e Idiotizmit Anglez (1997), Bota mendore e njė matematikani tė hershėm modern (2005), George Enescu, jeta e tij dhe muzika" (1990), etj. Tė dy librat e tij pėr Bosnjėn dhe Kosovėn patėn shumė sukses nė Perėndim, pasi ishin ndėr botimet e rralla bindėse dhe qė binin nė kundėrshtim me ēfarė gatuhej nė akademitė e Beogradit. Tė dy librat shumė shpejt u bėnė tė referueshėm pėr tė gjithė studiuesit e ēėshtjeve ballkanike. Noel Malcolm ėshtė dekoruar edhe nga ish - Presidenti Ibrahim Rugova, me medaljen e artė tė Lidhjes sė Prizrenit". Malcolm flet mirė gjuhėn shqipe, serbo-kroatishten, bullgarishten, greqishten dhe hungarishten. Pavarėsia e Kosovės - Realitet Ēėshtja e Pavarėsisė sė Kosovės nuk ėshtė mė thjeshtė njė gjė pėr tė cilėn duhet tė shpresojmė, por njė realitet. Pėr mua, Pavarėsia ėshtė vetėm ēėshtje kohe. Ndonėse termi Pavarėsi ende nuk ėshtė pėrmendur nė planin e Ahtisarit, jam i sigurt se Beogradi nuk do tė ketė mė asnjė kontroll mbi Kosovėn. E nėse Beogradi humb kontrollin mbi Kosovėn edhe zyrtarisht, atėherė kjo ėshtė Pavarėsia. Besoj se mė pas, shtetet e ndryshme do ta njohin Kosovėn si tė pavarur. Le tė mos merremi me termin dhe fjalėn qė preferojnė tė pėrdorin politikanėt e OKB-sė, sepse realiteti ėshtė se shtetet njohin njėri-tjetrin. Kjo formė ka funksionuar gjithnjė. Ēfarė e lidh Noel Malcolm me shqiptarėt? Nė do tė dish nėse gjyshja ime ka origjinė shqiptare, pėrgjigja ėshtė jo. Nuk kam ndonjė arsye specifike pse jam interesuar nė ēėshtjen shqiptare. Nė fakt, unė jam interesuar mbi historinė e vendeve tė Ballkanit nė pėrgjithėsi. Kam udhėtuar shumė nėpėr atė rajon sa isha student. Mė pas, unė mėsova edhe gjuhėt ballkanase dhe u tėrhoqa shumė nga historia e Ballkanit. Kur shpėrtheu lufta nė Bosnje, atėherė unė u pėrqendrova pėr tė studiuar dhe shpjeguar arsyet e asaj lufte. E kuptova se vetėm informacioni qė vinte nga Beogradi ushqente diplomacinė perėndimore. Pėr mua filloi tė bėhej e qartė se dikush duhej tė pėrpiqej pėr tė thėnė tė vėrtetėn. E njėjta situatė ishte edhe nė rastin e Kosovės, disa vite mė pas. Me tė mbaruar librin tim mbi Bosnjėn, u pėrqendrova nė ēėshtjen e Kosovės. Jam i lumtur qė munda ta botojė Histori e shkurtėr e Kosovės pėrpara se tė shpėrthente Lufta. Kur unė i thash botuesit tim se kisha ndėrmend tė botoja njė libėr mbi historinė e Kosovės, ai nuk ishte fare optimist. Ai nuk e dinte se ku ishte Kosova dhe mė kėshilloi tė bėja njė histori tė pėrgjithshme tė Ballkanit sepse mund tė ishte diēka mė e rėndėsishme. Jam i lumtur qė mbeta kokėfortė dhe provova se botuesi im e kishte gabim. |
|
#2
| ||||
| ||||
| "Shtetet e ndryshme do ta njohin Kosovėn si tė pavarur. Le tė mos merremi me termin dhe fjalėn qė preferojnė tė pėrdorin politikanėt e OKB-sė, sepse realiteti ėshtė se shtetet njohin njėri-tjetrin. Kjo formė ka funksionuar gjithnjė". Shpresoj qė kėto fjal tė zotit Noel Malcolm ti ken dėgjuar dhe kuptuar Parlamentarėt tanė Kosovar dhe kėshtu edhe tė veprojn se po pritėn tė nai servojnė tė tjerėt do presim me vite tė tėra t'na vij kjo "dhurat" qė askujt nuk i dhurohet, por pėr te vendoset, votohet dhe arrihet ashtu edhe dėrgohet nė pranim. |
|
#3
| ||||
| ||||
| shyqyr Zotit qe ka njerez te tille si Noel Malcolm e flasin realitetin |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės | Sabahi | Arena Nderkombetare | 0 | 07-01-2008 11:24 |
| PDK feston 16 vjetorin e krijimit | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 18-12-2007 16:02 |
| Grupi i Kontaktit bėn thirrje pėr bisedime konstruktive mes shqiptarėve dhe serbėve | informuesi | Arena Nderkombetare | 0 | 28-09-2007 15:30 |
| Pergatitje per takimin mes shqiptareve dhe serbeve ne Nju Jork | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 17-09-2007 13:20 |
| Gjergj Kastrioti - Skenderbeu | AlbShkodra | Historia | 13 | 21-04-2007 17:33 |