| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Nė gjurmėt e shqiptarėve tė parė tė Anglisė Neil Rees, autori i interesuar pėr tė shkruar njė libėr tė ri mbi Mbretin Zog, thotė se pjesėtarė tė familjes mbretėrore dhe truprojat e tij mbetėn kėtu, por nuk u gjinden gjurmėt. Sipas dokumenteve angleze, Ahmet Zogu me eskortėn e tij mbretėrore hyri nė Angli mė 26 qershor tė vitit 1940. Ai udhėtoi nga Franca me anijen britanike “SS Ettrick”. Rrethi mbretėror pėrfshinte 35 veta dhe vetėm katėr prej tyre kishin shtetėsi jo-shqiptare. Pavarėsisht se qėndrimi i Mbretit tė Shqiptarėve nė territorin anglez ishte relativisht i shkurtėr, kjo periudhė ka ngjallur kureshtjen e disa studiuesve vendas. Interesi pėr kėtė periudhė tė lėnė nė harresė, ėshtė rritur kryesisht pėr shkak tė shtimit tė numrit tė shqiptarėve nė Britani tė Madhe. Njė ndėr studiuesit mė tė pasionuar pas jetės sė Ahmet Zogut nė Angli ėshtė Neil Rees, pėr tė cilin folėm edhe nė numrin e kaluar tė gazetės. Ai lindi dhe jeton nė zonėn e Buckinghmashire, ku Mbreti Zog kaloi njė pjesė tė jetės sė tij nė azil. “Nė Anglinė e periudhės sė Luftės sė Dytė Botėrore kanė jetuar shumica dėrrmuese e mbretėrve dhe udhėheqėsve tė shteteve evropiane. Me historinė e Zogut u njoha papritmas kur po shkruaja njė libėr mbi ish-kryeministrin e Ēekosllovakisė i cili jetoi po nė kėtė zonė. Mė pas, vendosa tė shkruaja njė histori tė pėrgjithshme pėr kėtė konton, nė perėndim tė Londrės, por Zogu po mė dilte gjithnjė e mė shpesh pėrpara nėpėr dokumentet e kohės. Njė ditė vendosa tė shkruaja njė libėr pėr tė. Kam pasur mbėshtetjen e madhe tė vendasve, por tashmė kam shumė besim se do tė kem edhe mbėshtetjen e vetė shqiptarėve qė tashmė formojnė njė komunitet mjaft tė rėndėsishėm nė Britani tė Madhe”, tha Rees. Ēfarė la prapa Zogu? Ahmet Zogu u largua nga territori anglez nė janarin e vitit 1946. Arkivat e kohės, mbajnė vetėm emrat e rrethit familjar tė mbretit tė cilėt janė regjistruar nė portin dalės. Ndėr ta mungonin nipi i tij, Sherafedin Dashishti, nipi i tij i cili u martua me ish-infermieren personale tė tij dhe vendosi tė qėndronte nė Angli pėrjetė. Rees ka zbuluar tashmė pasardhėsit e tij tė cilėt jetojnė sot e kėsaj dite nė zonėn e Buckinghamshire. Djali i tij, John Dashishti ėshtė tashmė njė anglez tipik i klasės sė mesme dhe pėlqen tė mbetet anonim. Sipas zotit Rees, njė pjesė e familjes mbretėrore mendohet tė kenė mbetur kėtu dhe ai ėshtė nė gjurmėt e tyre. “Familjarėt e Mbretit frekuentonin lokalet dhe klubet vendase. Unė kam gjetur disa dėshmitarė qė jetojnė ende sot dhe qė flasin pėr lidhjet me pjesėtarė tė oborrit mbretėror shqiptar. Ka pasur edhe lidhje intime ose dashuriēka tė rastit. Disa janė martuar dhe refuzuan tė largohen me Zogun. Kjo ėshtė e vėrtetė edhe pėr njė pjesė tė truprojave tė Mbretit”, tha Rees. Ai dėshiron qė tė pėrfshijė edhe vetė komunitetin shqiptar nė nismėn e tij pėr tė ndėrtuar historinė e familjes mbretėrore shqiptare sa mė tė plotė dhe pėr tė hedhur dritė edhe mbi shqiptarėt e parė qė mbetėn nė Angli, pas Luftės sė Dytė Botėrore. Rees dyshon se ish-personeli i ambasadės sė Shqipėrisė nė Angli nuk ėshtė larguar nga Londra pas shkrirjes sė kėsaj ambasade dhe pushtimit fashist. Ekspozitė pėr nder tė Zogut Nė prill tė vitit tė ardhshėm, Parmoor House, vendi ku jetoi familja mbretėrore shqiptare pėr rreth pesė vjet, ka vendosur tė hap njė ekspozitė pėr nder tė ish-mbretit tė shqiptarėve. Ekspozita do tė pėrfshijė fotografi unike tė kohės, mobilie qė pėrdori familja mbretėrore, madhe edhe mbulesat e tavolinave dhe perdet e brejtura nga dhia e mbretit, qė jetonte nė tė njėjtat ambiente me njerėzit. “Prilli i vitit 2008 koincidon me disa pėrvjetorė tė rėndėsishme jo vetėm nė historinė e mbretit Zog, por edhe nė historinė e Shqipėrisė. Prilli do tė shėnojė 80-vjetorin e kurorėzimit tė Zogut si mbret i shqiptarėve, 70-vjetori i martesės sė Zogut me Gjeraldinėn si dhe 69-vjetori i pushtimit fashist tė Shqipėrisė. Besojmė qė do tė na nderojnė me kėtė rast edhe shumė persona nga komuniteti shqiptar qė jeton kėtu. Deri atėherė edhe libri im do tė jetė gati”, deklaron Neil Rees. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! | Muslimani | Teologjia | 12 | 25-05-2008 20:39 |
| Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės | Sabahi | Arena Nderkombetare | 0 | 07-01-2008 11:24 |
| Pavaresia e Kosoves dhe Ekonomia e Shqiptareve | Administratori | Shtypi i dites | 0 | 27-04-2006 14:23 |
| Kontributi i shqiptareve te shquar ! | Qershija | Historia | 2 | 16-04-2006 22:10 |
| Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur! | informuesi | Politika shqiptare | 2 | 14-03-2006 14:41 |