Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Albanian Mail Forum | Gazeta Shqiptare ne UK

Kunder vendimit te qeverise per financimin e monografis per krimet e kryera ne Kosove

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 17-03-2007, 15:56
Minifotoja e anetarit saldusi
I/e Sapoardhur
 
Reg: 20-02-07
Postime: 20
Kunder vendimit te qeverise per financimin e monografis per krimet e kryera ne Kosove

Kundėr vendimit te qeveris pėr financimin e monografis pėr krimet e kryera nė Kosovė.

Krahas zhvillimit tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare gjatė shek. XIX-XX, njė ndėr vatrat mė tė rėndėsishme e sė cilės ishte bėrė edhe treva shqiptare e Kosovės, u vėrejt nė shtetet fqinjė njė politikė ekspansioniste qė kishte pėr objektivė krijimin e shteteve tė mėdha nė kurriz tė popujve tė tjerė tė shtypur, sidomos tė popullit shqiptar. Nga kėtė aspekt, pas viteve 40 tė shek.XIX u intensifikua veprimtaria diplomatike e tyre, sidomos e Serbisė, pėr tė shkėputur pjesė nga trojet shqiptare. Nė kėtė kuadėr, shteti serb i shek.XIX-XX e angazhoi edhe shtypin, publikimet dhe shkencėn qė synonte t'i vinte njė mbėshtetje gjoja historike shkencore politikės grabitqare pushtuese serbe ndaj trevės iliro-shqiptare tė Kosovės. Kėto "studime" pėrpiqeshin tė provonin se treva nė fjalė kishte qenė nė mesjetė qendėr e shtetit serb dhe trevė e banuar nga serbėt deri nga fundi i shekullit XVII kur pas luftėrave Austro-Turke (1683-1699), njė pjesė e popullsisė serbe qė mori anėn e Austrisė qenka tėrhequr pėr nė Veri dhe vendin e saj e paskan zėnė shqiptarėt e ardhur nga viset e brendshme malore tė Shqipėrisė sė Veriut. Me kėtė shteti serbomadh, pėrpiqej qė brenda vendit dhe nė qarqe politike ndėrkombėtare tė arsyetonte politikėn e vetė grabitqare ndaj tokave dhe popullsisė shqiptare duke sforcuar gjoja tė "drejtėn" historike pėr Kosovėn dhe trojet tė tjera shqiptare.
A.Joviēeviq, V.Gjorgjeviq, J.Tomiq, J.Cvijiq, A.Urosheviq, V.Ēubriloviq, etj. Ndryshe nga autorė tė lartėpėrmendur, historianėt e mirėnjohur tė huaj si, M.Shufiaj, K Jireēek, M.Diniq, A.Hanxhiq, A.Dyselie, etj. , si dhe historianėt e mirėnjohur shqiptarė provojnė kontinuitetin iliro-shqiptar dhe praninė iliro-shqiptare nė shekuj nė Kosovė. Gjithashtu, studiuesit e lartpėrmendur vejnė nė dukje praninė e shqiptarėve nė qytete dhe fshatra tė Kosovės edhe gjatė periudhės sė sundimit serb gjatė shekujve XIII-XIV por edhe menjiher mbas rėnjės sė kėtyre trojeve nėn sundimin Osmanė ku nė regjistrimet e tyre tė popullatės dhe pasuris nė Mufassal Defteri shifet qartė pranija e jon si autokton nė kėto treva, sipar kėsaj del se:
E para, territori i sotėm i Kosovės dhe mė gjerė, nė antikitet ishte i banuar ekskluzivisht nga dardanėt. Dardanėt i takonin trevės jugore ilire tė karakterizuar nga njė nivel ekonomik, shoqėror e kulturor relativisht tė lartė, ku u zhvilluan formacione politike si shteti ilir. Kjo trevė, e banuar sot nga shqiptarėt, u zhvillua brenda diversitetit ilir me tipare etnogjuhėsore e kulturore tė njejta me trevat tjera Ilire. Nuk qėndrojnė as nga pikėpamja arkeologjike as historike e gjuhėsore tezat se gjoja dardanėt nuk bėjnė pjesė nė bashkėsinė e madhe ilire. Nė anėn tjetėr popullsia iliro-shqiptare gjatė antikitetit dhe mesjetės sė hershme arriti t'i bėnte ballė asimilimit shumėshekullorė romak dhe bizantin.

E dyta. pushtimi dhe vendosja e serbėve nė trevėn e Kosovės ėshtė e vonshme (shek.XII, XIII-XIV). Andaj, kolonizimi i Kosovės me anė tė mekanizmit shtetėror Nemanjiē si dhe ngritja, ndajėndėrtimi apo meremetimi i ndonjė monumenti sakral tė ritit Ortodoks, (fe e cila nė atė kohė sipas shenimeve kshtare katolike tani ma ishte shum masive edhe te populli jonė), mbi atė iliro-shqiptar gjatė periudhės sė sundimit dyshekullorė Nemanjiē, nuk mund t'i japin tė drejtė shkencės sė mirėfilltė qė kėtė periudhė mesjetare tė shtetit Nemanjiē nė Kosovė ta quaj si ekskluzive Serbe. Sipas kėsaj logjike, hise historike do tė kėrkonin nga viset qė i sundonin me shekuj Romakėt, Bizantinėt, Osmanėt, etj.
E treta, me gjithė trumbetimin qė po i bėhet pėrparėsisė ekskluzive tė etnisė serbe nė Kosovė, burimet historike flasin ndryshe. Nė kėtė trevė edhe gjatė sundimit dy shekullorė Nemanjiē popullsia serbe paraqiste njė pakicė tė parėndėsishme pėrballė popullatės autoktone iliro-shqiptare. Nė kėtė kuadėr, shtrohet njė pyetje tjetėr: pse vallė mbretėrit e fundit serbė, pra edhe perandori Dushan e quajti vetėn edhe perandor tė shqiptarėve? Dhe sė fundi, si shqiptarėt nė dy beteja tė Kosovės (1389,1448) u gjetėn krah pėr krahu me popuj tjerė tė Ballkanit nė luftė kundėr njė rreziku tė pėrbashkėt-invadimit osman?.

E katėrta, nė vazhdėn e "argumentit" tė fuqishėm shkencor, shtrohet zhurmshėm ēėshtja e shpėrnguljes sė madhe serbe nė krye me patrikun Arsenie III Ēėrnojeviq. Nė tė vėrtetė dokurnentet e burimit osman, venedikas, austriak, madje dhe serb tė kohės, provojnė se barrėn e luftės gjatė luftėrave austro-turke (1683-1699) nė trevėn e Kosovės bartnin shqiptarėt. Qė kėtej, shpėrngulja e serbėve nga Kosova, qė u krye pas luftėrave nė fjalė, ėshtė fryrė qėllimisht duke e paraqitur si shpėrngulje me pėrmasa tė mėdha sa mund t'i ndėrronin menjėherė pėrbėrjen etnike njė territori aq tė gjerė, me qėllim qė tė shpjegonin nė kėtė mėnyrė "deserbizimin" e Kosovės. Nė tė vėrtetė ajo ishte njė shpėrngulje me pėrmasa shumė tė vogla tė kryengritėsve nga pakica serbe tė udhėhequr nga patriku i Pejės.

Sė fundi ėshtė e papranuar shkruarja e historisė nga jo ekspertėt profesionist dhe nuk mund tė mbėshteten institucionalizimi i historisė dhe vėnia e saj nė shėrbim tė politikės sė ditės kur edhe disa nga njohėsit e historisė sė Kosovės si A. Dyselie, N.Malkolm,

Forcat pėrparimtare tė popullit tė Kosovės, duke u ballafaquar me dukuritė unitariste, hegjemoniste dhe imperialiste tė qarqeve kolonialiste serbomėdha, nė njėrėn anė, e duke qenė tė pakėnaqura me mosrevokimin e akteve diskriminuese tė nxjerra pas vendosjes sė
Administratės Ushtarake nė Kosovė (8.02.1945) dhe me restitucion parcial tė pozitės sė Kosovės tė bėrė me Kushtetutėn e RSFJ-sė (1974), nė anėn tjetėr, shtruan kėrkesėn (mė 1981)qė restitucioni i sovranitetit tė qytetarėve - popullit tė Kosovės - tė bėhet i plotė; Kosova tė ketė statusin e Republikės nė RSFJ, mu ashtu siē e kishte pasė gjatė LNĒL-e, nė Luftėn e Dytė Botėrore. Por, nė vend qė kėrkesat legjitime tė popullit, pėr eliminimin e padrejtėsisė e pabarazisė sė bėrė mė 1945, pėr restituimin e tė drejtės pėr vetėvendosje tė merren nė konsideratė, e tė realizohen nė mėnyrė demokratike e nė pėrputhje me parimet e Kartės sė KB dhe tė konventave tė nxjerra nė bazė tė saj, ato u quajtėn me pa tė drejtė “tentim kundėrrevolucioni”, dhe u pritėn me tanke e terror policor – ushtarak tė forcave speciale tė regjimit tė RSFJ/RS tė Serbisė, mu ashtu siē ishte vepruar mė 1945. Zatėn, pas vendosjes sė masave tė jashtėzakonshme (policore ushtarake) nga Kryesia e RSFJ-sė, e dominuar nga hegjemonistėt serbomėdhenjė, dhe nga Kryesia e RS tė Serbisė, e cila zbatonte “Memorandumin” e ASHA tė Serbisė, ndodhėn: 1) mbi 50 vrasje dhe qindra plagosje tė personave tė kombėsisė shqiptare; 2) trajtimi i rreth 700.000 shqiptarėve tė tė dy gjinive dhe tė tė gjitha moshave nga policia dhe gjyqet; 3) kolonizimi i ri me serbė e malazez, sipas “Programit Jugosllav pėr Kosovėn”; 4) “diferencimi ideopolitik” dhe pėrjashtimi masovik i puntorėve shqiptar nga puna, si tė papėrshtatshėm; 5) pėrjashtimi i nxėnėsve dhe studentėve nga shkollat, fakultetet, konviktet, etj.

Nė rrethana tė pėrndjekjes, tė terrorit, tė represalieve, tė torturave dhe tė sjelljeve poshtruese e degraduese ndaj popullit shqiptar janė bėrė iniciativat e Kryesisė sė RSFJ-sė dhe tė Kryesisė sė RS tė Serbisė pėr ndryshimet nė Kushtetutėn e RSFJ-sė dhe tė Kushtetutės sė RS tė Serbisė, tė cilat diktuan qė edhe Kryesia e KSA tė Kosovės tė inicojė ndryshimin e Kushtetutės sė KSA tė Kosovės.


Ē’ėshtė e vėrteta, regjimi kolonialist i RFJ (Serbia e Mali i Zi) nė pėrgjjithėsi , e ai i Republikės sė Serbisė nė veēanti, zbatuan shtypje dhe tirani tė tipit fashist ndaj popullit shqiptar tė Kosovės. Andaj, nuk ka qenė e rastit qė Asambleja e Pėrgjithshme e KB tė nxjerrė disa rezoluta, me tė cilat denonte “Masat e ndryshme diskriminuese tė ndėrmarra nga aktivitetet e RF tė Jugosllavisė (Serbia e Mali i Zi), nė fushėn administrative e juridike, aktet e dhunės dhe arrestimet arbitrare tė shqiptarėve etnik tė Kosovės, si dhe keqsimin e vazhdueshėm tė gjendjes sė tė drejtave tė njeriut nė Kosovė., Nė realitet patriotėt e shquar shqiptarė, tė rreshtuar nė brigadat popullore tė UĒK-sė, duke vazhduar traditat e tė parėve nė luftė pėr liri e pavarėsi kombėtare, pėr demokraci dhe barazi tė kombeve, zhvilluan luftė tė drejtė pėr tė mbrojtur dinjitetin e njeriut e qytetarit, nderin e familjes – tė vatrave tė veta mijavjeēare. Ata i dhanė grushta tė rėndė okupatorit tė tėrbuar serb dhe bashkėpuntorėve tė tij nė tėrė territorin e Kosovės.

Duke e ditur se propaganda sėrbe ka punue aq shum anti Shqipėtarve, por edhe opinionit demokratkė, qė nė Serbi ėshtė aq i vogėl, sa edhe mund tė thuhet se nuk guxon tė paraqitet nga nacionalistėt bashkėvendas, e sidomos propaganda instuticionale diplomatike e ish pėrfaqsive Konzulare tė RSFJsė. Ishte koha qė nė kėtė kohė kur u jan zgjidhur durtė intelektualve tanė tu kthejn me gjith forcėn insinuatatve dhe gėnjeshtrave tė tyre. mu kėshtu, duke u bazuar nė fakte e dokumente tė kohės qė i kanė lėnė vetė, dhe nuk ju kemi imponu ne Shqipėtarėt. Kishte me qen e rrugės qė Qevėria e jonė tu mundsoj Financimin e projekteve tė hulumtusve tan nėpėr Qendrat e vendosjes, ku ruhen dokumentet e kohės si nė Romė, Turqi,Angli,Gjermani,Austri, po mundsisht tė blehen edhe dokumentet me vler qė posedon Kreu i Kishės Ortodokse Greke dhe Sllave, ku mund tė gjendent historiku i uzurpimit tė Teritoreve Shqipėtare duke u shfrytėzu shumė besimin e Shqipėtarve sidomos asaj Ortodokse Shqipėtare, nė mėnyrėn mė perfide kisha ortodokse Greke dhe Sllave nėpėr mjet fesė ndikonte nė falcifikimin e fakteve dhe pėrkatsive Kombtare tė popullit Shqipėtar nė trojet e veta. Me apel Qeveris qė mos tė hargjoj parat e popullit nė luksoze, por nė tė mirėn e zbardhjes sė fakteve, edhe njėher i lus ti tuboj ekspertėt pranė veti, tė tė gjitha lėmive dhe leta investon projektin qė propozova. Nė tė mirėn e vendit tone i cili edhe sotė kushtėzohet nga historit falco, dhe gėnjeshtrat e Historianve dhe Kishės Ortodokse Sllave, e Bota demokratike e cila nuk ėshtė e informuar si duhet, nga analet Faktike. Sepse nuk kan qenė nė interesin e tyre deri tani, ta kuptoj se neve nuke jemi ēmendur, por vetum dėshirojm tė jemi real, dhe dėshirojm qė drejtsia ndėrkombėtare tė mos gėnjehet dhe shahet pėr padrejtsit tė bėra nga mosdia kundrejt popullit tone Shqipėtar, e nėse gabon tani leta bart mėkatin e vetė mbi supet e veta e jo nė emėr tė drejtsis.
ne studimet e tyre tė shkruara pėr shkencėn e historisė, pėr Kosovėn ndėr tė tjera, arrin nė pėrfundim se: "Nga pėrvoja e historisė dhe historiografisė mund tė nxjerrim njė sėrė pasojash tė dobishme dhe tė dėmshme, tė cilat paraqiten nė raport me politikėn dhe historiografinė. Kėto pasoja ecin prej nėnshtrimit tė historisė politikės kur historia bėhet shėrbėtore e politikės". Pra, nė lidhje me gjithė atė qė u tha nuk do t'i duhej koment tjetėr.
Andaj mu pėr kėtė ne familjarėt e Dėshmorve tė Kombit, Martirve dhe tė tė zhdukurve nukė duam tu bashkangjitemi vendimit te qeveris pėr botimin e Momografis pėr krime lufte ku dotė barazohen kriminelėt me tė dėmtuarit, dhe ku gjuha qe na ofendoj ti shkruaj emrat e atyre qe me gjakun e tyre ju hapėn rrug tė talleni sot ju ma ta. Ne dėshirojm qė ose tė nai ktheni ne vorreza normale njerzit qė si meritoni si prijės e politikė, dhe tė pranoni antikombtarizmin tuaj me gjestin mete cilin e treguat vete kur pranuat dhe nenshkruat ligjin me te cilin prnuat vullnetarisht se nė Kosov ska pas luftė po Konflikt e tani doni nga kjo ende te pėrfitoni. po dine se Kosova si ka as shum kilometra katror as miliona banor kėtu gjdo gjė paguhet dhe ndihet shpejt. Mos na provokoni se nuk do kaloni mirė. Ne duam ti shofim edhe njiher Fėtyrat dhe trupat e pėrgjakur tė Dėshmorve tanė tė Kombit tė buzėqeshura, e ato do tė buzėqeshen dhe do t’na falin vetum atėher kur tė plotsojm amanetin e tyre dhe mos ti lėm nė ankth e tė barabart me vrasėsit e tyre, qė pretendohet me MOMOGRAFIN TUAJ DHE IDIOTIZMIN E PAPĖRSHKRUAR TUAJIN, TURP TE KENI .pėrskaj lapiderve tė tyre tė ngriten lapidar tė kriminelve dhe masakrusve tė Kombit, ata kurr pran kso idiotėsh siq jeni ju nukė do tė prehen tė lir dhe pa brenga nė token NANĖ tė tyre. Zoti Xhavit Jashari nukė ėshtė vetė i mendimit dhe asaj qė ju ka thėnė para dy ditėsh. Ai do e ket pėrkrahien tonė gjithmonė. Merrnu me punė mė tė menqura mos gjuani paret toha nė mbeturina si kjo ide qė e keni plasu kohėve tė fundit qeveri e mjerimit.
Kemail H. Hyseni prishtinė [email address]
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
DASH kunder zhvillimit te zgjedhjeve serbe ne Kosove informuesi Politika shqiptare 0 12-04-2008 00:48
Jo – Misionit Tė Be Nė Kosovė! Sabahi Arena Nderkombetare 0 26-12-2007 11:09
Beogradi kunder ardhjes se misionit te BE ne Kosove informuesi Politika shqiptare 0 12-12-2007 14:30
Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. The Postman Politika shqiptare 0 30-11-2007 02:31
Enigma e 14 shtatorit kur Nano u arratis ne Maqedoni Administratori Shtypi i dites 0 30-01-2007 11:46


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 04:21.




Parajsa Shqiptare