| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Ku, pse dhe pėr sa kohė ne shqiptarėt do tė emigrojmė?! Albert Zholi Ekzistenca e dėshirės pėr tė shkuar drejt hapėsirave globale, pra drejt njė vendi tė huaj tė zhvilluar, duket sikur nuk po gjen as kushtet, as atmosferėn e viteve 1990-2002. Emigrimi tashmė nuk po shfaqet si njė fenomen masiv. Aktualisht, mėrgimi shqiptar qoftė ai legal apo ai ilegal duket sikur ka njėfarė ruajtje tė njė gjendjeje te pandryshueshme. Madje, tė rinjtė janė ata qė nuk kanė dėshirėn e mėparshme pėr tė marrė rrugėt e mėdha gjeografike, pėr njė jetė mė tė mirė nga ana ekonomike. Lufta kundėr klandestinitetit, marrėveshjet pėr punėsimin sezonal, si dhe stabilizimi i tregut tė punės nė vendet pritėse ka bėrė qė emigracioni shqiptar tė njohė vetėm kurbė rėnieje. Emigracioni ėshtė njė dukuri qė bashkėrendon gjithė historinė e shqiptarėve. Mjafton tė kujtohet emigrimi masiv i popullsisė sė qyteteve drejt Italisė nė shekujt 15 deri 17, si pasojė e pushtimit tė vendit prej otomanėve. Duke nisur nga fundi i shekullit 19, vihet re njė zgjerim i dukshėm i rrezes sė emigrimit tė shqiptarėve, duke u shtrirė edhe jashtė rrugėve tė zakonshme emigruese, nė Evropė apo Afrikėn e Veriut, drejt SHBA-sė, Amerikės sė Jugut apo deri nė Australi. Sipas gazetave shqiptare, vetėm nė Bideford tė Amerikės, nė vitin 1907 jetonin mbi 500 shqiptarė dhe priteshin tė vinin dhe 100 tė tjerė. Mė 1907, nė Bukuresht kishte rreth 10 mijė shqiptarė prej tė cilėve gjysma jetonte nė restorantet qė kishin hapur, ndėrsa nė Stamboll kishte 20.000 shqiptarė. Nė vitet 1923-1944 kanė emigruar rreth 13 % e popullsisė sė vendit. Faktori kryesor i emigrimit nė kėto kohė ėshtė prapambetja e madhe ekonomike dhe sociale e vendit. Nė verėn e vitit 1990, kur nė Shqipėri priteshin ndryshime tė rėndėsishme politike, vėmendja e shtypit botėror u pėrqendrua papritmas nė ngjarjet nė Tiranė, ku drejt ambasadave vėrshuan mijėra vetė. Pas njė periudhe tė shkurtėr qėndrimi nė territoret e ambasadave tė huaja, u lejuan tė shkojnė nė vendet perėndimore si Italia, Gjermania, Franca rreth 5.000 shqiptarė. Kjo ishte vala e parė e emigrantėve. Pengesat e burokracisė sė vendeve pritėse pėr tė sistemuar dėrgatėn e parė tė emigrantėve ishin njė ndėr faktorėt qė ndikuan nė fillimin e krijimit tė pėrfytyrimit tė parė negativ pėr emigrantėt shqiptarė, i cili u pėrforcua gjatė valės sė dytė tė eksodit masiv drejt Greqisė dhe tė Italisė, nė mars tė vitit 1991. Kjo valė i gjeti tė papėrgatitura autoritetet dhe institucionet italiane. Ligjet dhe strukturat e saj nuk kishin parashikuar mbėrritjen dhe thithjen e njė kontingjenti kaq tė madh emigrantėsh nė njė kohė kaq tė shkurtėr. Tė ndodhur para njė situate tė tillė emergjente, autoritetet italiane u kėrkuan autoriteteve shqiptare bashkėpunim pėr tė bllokuar fluksin nė rritje tė emigrantėve, kurse shtypi dhe mas-media italiane, qė prej marsit 1991 kontribuan nė krijimin e idesė sė pėrhapur nė opinionin publik pėr njė pushtim tė Italisė prej shqiptarėve. Befas, nė njė kohė tė shkurtėr, emigrantė shqiptarė, ata qė nė fillim ishin paraqitur si heronj tė luftės dhe pėrmbysės tė komunizmit nė vendin e tyre, nisėn tė shiheshin si njė komunitet problematik qė ushqente pasigurinė, trazirat dhe krimin. Kalimi i paligjshėm i kufirit shtetėror tokėsor kryesisht me Greqinė mbetet njė rrugė e rėndėsishme pėr emigrimin klandestin. Nė kėtė mėnyrė lėvizin kryesisht qytetarėt me tė ardhura tė pakta dhe me origjinė nga zonat e thella, periferike e mė tė prapambeturat e vendit, tė cilėt nuk kanė mundėsi tė sigurojnė vizė pėr nė Greqi. Duke u nisur nga llogaritjet e pėrafėrta, mund tė thuhet se gjatė periudhės 1991-1999 drejt Greqisė, kanė shkuar nė mėnyrė tė rregullt ose jo, rreth 600 000 shqiptarė nė muaj. Nė vend ka funksionuar njė rrjet trafiku klandestinėsh, qė transportonte deri para pak kohėsh rregullisht klandestinė, kryesisht drejt Greqisė. Prej kėtyre vendeve, klandestinėt synojnė vendet e tjera tė Evropės Perėndimore, si dhe SHBA-nė dhe Kanadanė. Rruga ajrore ka shėrbyer gjithashtu si njė kanal i trafikut tė klandestinėve, kryesisht drejt vendeve perėndimore dhe me tarifa shumė mė tė larta sesa kanalet e tjera. Kjo rrugė, pėr arsye tė shpenzimeve tė mėdha, pėrdorej vetėm nga e ashtuquajtura elitė e klandestinėve. Pėrdorimi i identitetit kosovar ka qenė njė rrugė e rėndėsishme e emigrimit klandestin tė shqiptarėve, sidomos gjatė vitit 1999. Kriza kosovare dhe prania pėr njė periudhė disamujore e refugjatėve kosovarė nė Shqipėri u shfrytėzua menjėherė prej mjaft qytetarėve shqiptarė. Ekonomia, faktori kryesor i emigrimit Emigrimi i shqiptarėve gjatė viteve tė fundit mbetet njė dukuri e dominuar kryesisht nga veprimi i faktorėve largues prej vendit dhe jo nga veprimi tėrheqės tė vendeve pritėse. Faktorėt ekonomikė mbeten faktorėt kryesorė tė emigrimit. Situata ekonomike e vendit dhe nevoja e rimėkėmbjes sė shpejtė tė tij, nė kushtet e burimeve tė brendshme tė kufizuara, duket se do gjenerojė emigracion edhe pėr njė kohė relativisht tė gjatė. Nė Shqipėri kanė ndodhur diferencime tė thella ekonomike e sociale tė shtresave tė ndryshme tė shoqėrisė. Deri nga mesi i vitit 1996, ėshtė vėnė re njė pėrmirėsim gradual i gjendjes ekonomike tė familjes shqiptare. Kjo ndodhi pėr disa arsye, ndėr tė cilat mė kryesoret kanė qenė tė ardhurat nga emigracioni si dhe veprimtaria e firmave tė cilat fashitėn disi, ndonėse pėrkohėsisht, problemet e mėdha ekonomike dhe sociale qė lindėn nga ritmet e larta tė papunėsisė. Nga njė anketim i bėrė nga Instituti Shqiptar i Emigracionit, motivet e emigracionit janė pėr njė pagė mė tė lartė, pėr kushte mė tė mira pune, pėr kushte mė tė mira materiale tė jetės sė pėrditshme, pėr kushte mė tė mira pėr shkollim personal dhe pėr motive politike. Por njėkohėsisht, vetė emigrantėt nuk harrojnė se problematika e marrėdhėnieve tė tyre sidomos me dy shoqėritė kryesore pritėse greke e shqiptare ėshtė pėrgjithėsisht e njėjtė. Emigrantėt shqiptarė kryesisht merren me punė ndėrtimi dhe bujqėsie pėr meshkujt dhe shėrbimet shtėpiake pėr femrat. Punėsimi nė kėto vende ėshtė mė shumė njė faktor mbijetese sesa njė faktor integrimi, emancipimi dhe qytetėrimi. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Shtypi shqiptar nė 1913-ėn, nė mbrojtje tė Kosovės | Sabahi | Historia | 1 | 16-06-2008 12:21 |
| Gjergj Kastrioti - Skenderbeu | AlbShkodra | Historia | 13 | 21-04-2007 17:33 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Bibla ne Shqip | Administratori | Bibla dhe Jeta | 11 | 27-02-2005 01:51 |
| Historia e Shqiperise - ILIRET | AlbShkodra | Historia | 29 | 25-10-2003 00:05 |