| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Kosova drejt pavarėsisė Mirlinda Lufo Njė shtet me Flamur, Kushtetutė dhe Himn, por fjala "pavarėsi" ende nuk ėshtė shqiptuar. Sipas propozimeve tė dėrguarit tė OKB-sė pėr t'i dhėnė fund statusit tė papėrcaktuar, Kosova do tė lejohet tė ndahet nga Serbia dhe tė pėrdorė simbolet e veta kombėtare, do tė ketė Flamurin dhe Kushtetutėn e vet. Plani i Martti Ahtisaarit nuk e pėrmend fjalėn "pavarėsi", por kjo ėshtė praktikisht ajo ēfarė ofrohet. Sipas burimeve diplomatike Ahtissari ia ka paraqitur planet Beogradit, duke ia dorėzuar planin presidentit Boris Tadiq. Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica nuk pranoi ta takonte Ahtissarin, duke sinjalizuar kundėrshtimin ndaj planit, i cili shihet si hap i parė drejt pavarėsisė sė Kosovės. "Qėllimi i planit ėshtė tė vendosė themelet pėr tė ardhmen e njė Kosove tė qėndrueshme, njė Kosove tė sė ardhmes ku pjesėtarėt e tė gjitha komuniteteve, shqiptarėt, serbėt dhe komuniteteve tė tjera, tė mund tė jetojnė njė jetė tė sigurt, dinjitoze dhe ekonomikisht tė qėndrueshme. Dhe njė Kosove tė sė ardhmes qė tė kontribuojė pėr paqen dhe stabilitetin nė rajon", u shpreh Ahtisaari nė konferencėn e tij pėr shtyp, pas propozimit tė planit. Ai shtoi se qėllimi i paketės sė tij, ishte krijimi i njė Kosove, ku pjesėtarėt e tė gjitha komuniteteve tė jetonin tė sigurt. "Zgjidhja parashtron masa specifike pėr mbrojtjen e komuniteteve jo-shqiptare, duke pėrfshirė garanci pėr pėrfaqėsimin e tyre nė Kuvend, nė qeveri dhe nė sistemin e drejtėsisė", tha ai. Pėr herė tė parė nė historinė e saj, Kosova do tė ketė sė shpejti njė ushtri tė ligjshme, Ministrinė e Jashtme dhe tė gjitha simbolet kombėtare, elementė tė padiskutueshėm tė njė shteti sovran. Tė gjitha janė tė parashikuara nė planin e kryenegociatorit ndėrkombėtar Martti Ahtisaari, qė e shkėput Kosovėn nga Serbia dhe hedh bazat e shtetit mė tė ri nė Ballkan. Paketa e propozimeve ėshtė paraqitur nė Prishtinė dhe Beograd, ku pavarėsisht nga qėndrimet e kundėrta, palėt kanė arritur nė njė pėrfundim; plani i hap rrugėn pavarėsisė sė Kosovės, nė njė kohė tė caktuar. Ky plan do tė ndihmojė nė krijimin e shtetit sovran dhe tė pavarur tė Kosovės, - deklaroi Presidenti kosovar, Fatmir Sejdiu, duke konfirmuar se negociatorėt kosovarė e pranojnė planin e do tė paraqesin shumė shpejt komentet dhe sugjerimet pėr tė. Propozimi Plani ndėrkombėtar i mundėson Kosovės shpalljen e simboleve kombėtare, himnit, flamurit dhe miratimin e njė Kushtetute qė do tė pėrcaktojė bazat e shtetit tė ri. Kryenegociatori Ahtisaari ėshtė treguar shumė i kujdesshėm pėr tė mos e pėrmendur fjalėn pavarėsi, gjė qė do ta ndryshonte rrjedhėn e ngjarjeve pas publikimit tė planit. Por, ai ka propozuar krijimin e njė force ushtarake kosovare, me 2500 ushtarė dhe 800 rezervistė, gjė qė i lejon asaj tė mbrohet vetė, ndėrsa pėrgatitet pėr pavarėsi. Kosova do tė krijoje Ministrinė e Jashtme, qė i mungonte deri tani qeverisė, ndėrsa do tė marrė edhe borxhin e trashėguar nga ish-federata jugosllave, pjesė e sė cilės ka qenė. Prishtinės do ti duhet tė pranojė njė autonomi shumė tė gjerė pėr 100 000 serbėt e saj dhe tė garantojė mbrojtjen e tyre. Serbėt do tė kenė mundėsi tė marrin financime nga Beogradi, kėto duhet tė kalojnė nėpėrmjet Prishtinės. Kosova do tė mbetet pėr njė kohė tė pacaktuar nėn mbikėqyrjen e BE-sė, ndėrsa ndėrkombėtarėt do tė vendosin sėrish mė pas nėse marrėveshja e propozuar nga Ahtisaari ėshtė zbatuar mirė nga vendorėt. Simbolet Tani Kosovės i duhet tė vendosė tashmė pėr emrin e saj, flamurin dhe himnin kombėtar. A do tė quhet ky vend Kosovo, emri nė anglisht dhe serbisht apo Kosova, ashtu siē shqiptarėt e quajnė atė? Vendi duhet tė quhet Republika e Kosovės dhe shtetasit e saj do tė jenė krenarė tė quhen kosovarė, sepse ky emėr ėshtė nė zemrėn e shpirtin e tyre, tha profesori i sė drejtės, Hajredin Kuēi pėr agjencinė e lajmeve Reuters. Por zgjedhja e flamurit, ama, mund tė jetė mė problematike. Provinca ka mbajtur me krenari flamurin shqiptar qė prej vitit 1999, kur bombat e NATO-s dėbuan forcat serbe. Por, plani i OKB-sė kėrkon qė flamuri tė reflektojė karakterin shumė etnik tė Kosovės. Njerėzit duhet ta kuptojnė se pse nevojitet njė flamur i ri dhe simbole tė reja, qė njė identitet kombėtar tė mos shkatėrrojė identitetin etnik, tha ai. Ndėrkohė, Muhamet Hamiti, kėshilltar i presidentit Fatmir Sejdiu, thotė se simbolet nuk janė zgjedhur ende. Por, flamuri i Ibrahim Rugovės, presidentit tė ndjerė tė Kosovės, ėshtė varianti i parė. Flamuri i Dardanisė ėshtė njė flamur blu dhe ka nė qendėr njė shqiponjė tė zezė me njė yll me gjashtė cepa dhe njė kreshtė qė mban sipėr emrin Dardania. Rugova, i cili vdiq njė vit mė parė, kishte pėr zemėr edhe himnin Kur ka ra kushtrimi nKosovė, pėr tė zėvendėsuar himnin Tė bashkuar rreth flamurit, tė pėrdorur deri tani. Por, sugjerimi i tij, qė reflekton qėndresėn e heshtur nė njė tokė plot me martirė, ka pak shanse tė miratohet. E ardhmja Edhe pse paraqiti njė propozim gati tė qartė pėr tė ardhmen e Kosovės, kryenegociatori i OKB-sė refuzoi tė fliste pėr statusin final tė saj. Do tė jem shumė i qartė kur ta propozoj atė nė Kėshillin e Sigurimit. Aty do tė ketė njė propozim tė qartė pėr kėtė, - tha Ahtisaari, duke deklaruar se duhej tė ishte i rezervuar deri nė atė moment. Konsultimet e reja pėr statusin e Kosovės mes Prishtinės e Beogradit duhet tė zhvillohen nga 12 deri mė 23 shkurt nė Vjenė, ndėrsa gjatė muajit mars Ahtisaari pritet tė paraqesė propozimin edhe nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, qė duhet tė votojė njė rezolutė tė re pėr Kosovėn. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Kosova njė hap drejt pavarėsisė, Serbia kundėr | informuesi | Arena Nderkombetare | 0 | 11-12-2007 19:40 |
| Bamir Topi: Kosova drejt procesit te pakthyeshem te pavaresise | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 28-11-2007 22:00 |
| Serbian projects on explusions of Albanians in nineteenth century | Administratori | Illyrians - The Albanians ancestors | 0 | 05-08-2007 16:49 |
| Chronology of Kosova | Administratori | Illyrians - The Albanians ancestors | 0 | 05-08-2007 16:16 |
| Colonisation and Serbianisation of Kosova by Kosta Novakovic | Administratori | Illyrians - The Albanians ancestors | 0 | 05-08-2007 11:07 |