Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Albanian Mail Forum | Gazeta Shqiptare ne UK

Kater opsionet per Statusin e Kosoves

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 11-03-2007, 21:48
Minifotoja e anetarit AlbanianMail
Albanian Mail Editor
 
Reg: 28-06-06
Lokalizimi: London
Postime: 18
Kater opsionet per Statusin e Kosoves

Katėr opsionet pėr Statusin e Kosovės
Edona Hajrullahu
Nue Nikolla

Kosova ėshtė pjesa e fundit e enigmės, qė kur ish-Jugosllavia filloi tė shkatėrrohej. Prandaj, kjo ėshtė njė ēėshtje e rėndėsishme pėr shtetet e Ballkanit dhe gjithashtu pėr tė gjitha shtetet e Bashkimi Evropian dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Kėshtu qė, zgjidhja e statusit tė Kosovės nė pėrgjithėsi shihet si ēelėsi pėr njė stabilitet afatgjatė dhe tė qėndrueshėm nė Ballkan, pėrkatėsisht nė Evropė.
Nė fakt, nuk ekzistojnė shumė opsione sa i pėrket zgjidhjes sė statusit tė ardhshėm tė Kosovės, pėrveē katėr kryesoreve tė cilat merren nė konsiderim nga grupe e shtresa tė ndryshme qytetarėsh. Le t`i analizojmė kėto opsione sipas logjikės sonė dhe rėndėsisė:

Bashkimi me Shqipėrinė
Pėr njė numėr tė konsiderueshėm njerėzish kjo zgjidhje do ishte qasja mė e mirė pėr lehtėsimin e shumė ēėshtjeve tė ndryshme politike dhe ekonomike, tė cilat i preokupojnė shqiptarėt nė pėrgjithėsi. Sidoqoftė, kjo nuk ėshtė ēėshtja kryesore; ajo ēfarė ėshtė mė e rėndėsishme ėshtė fakti qė njerėzit janė nė dijeni qė Kosova gjithmonė ka qenė njė territor shqiptar.
Prandaj, ky opsion do tė ishte zgjidhja mė e mirė dhe mė e drejtė, duke pasur parasysh copėtimin e Shqipėrisė nė Konferencėn e Ambasadorėve tė Londrės nė vitin 1913, ku gjysma e territorit u la jashtė kufijve tė sotėm politikė tė Shqipėrisė. Pėrveē kėsaj, njė komb pėrcaktohet nga disa faktorė tė tillė si: popullsia, kultura dhe gjuha. Kur konsiderohet ky fakt, atėherė shumė lehtė mund tė kuptohet qė Kosova ėshtė njė territor shqiptar, pasi qė i pėrmbush tė gjitha kushtet e lartpėrmendura. Popullsia e Kosovės pėrbėhet nga 92% shqiptarė, gjė qė ėshtė qartazi shumica. Kultura ėshtė thelbėsisht e njėjtė, ku nė tė njėjtėn kohė ka kontinuitet gjeografik dhe gjuha e folur dhe e shkruar ėshtė ajo shqipe. Tė gjitha kėto fakte tė pėrmendura mė lart krijojnė/shkaktojnė ndjenja tė forta nė shumicėn e shqiptarėve, pėr formimin e njė shteti shqiptar, i cili do tė pėrfshinte tė gjitha trojet qė i pėrkasin Shqipėrisė. Bashkimi me Shqipėrinė pėr popullin shqiptar do tė ishte njė mundėsi qė t`i drejtohen ēėshtjeve tė tyre si njė komb dhe nė tė njėjtėn kohė, kjo gjė do tė gjeneronte njė paqe afatgjate nė tė gjithė Ballkanin dhe Evropėn.

Shtet i pavarur dhe sovran
Mė arritjen e kėtij opsioni, Kosova do tė ballafaqohej mė kushte dhe standarde tė caktuara, drejt sė cilave do tė punonte qeveria e re e zgjedhur. Objektivat dhe pėrgjegjėsitė kryesore qė qeveria e re dhe institucionet e tjera do tė pėrqendroheshin do pėrfshinin:
a) Siguria dhe liria e tė lėvizurit, dhėnia e sigurisė tė gjithė qytetarėve, pa marrė parasysh kombėsinė, fenė, apo besimet personale. Tė gjithė qytetarėt duhet tė jenė tė lirė tė udhėtojnė, punojnė dhe jetojnė kudo brenda kufijve tė Kosovės. Me pėrkrahjen dhe mbėshtetjen e KFOR-it, nė njė tė ardhme tė afėrt, Forca Mbrojtėse e re Kosovės (siē rekomandohet nga pjesė e komunitetit ndėrkombėtar) duhet tė jetė nė gjendje t’i garantoj Kosovės njė integritet territorial.
b) Sistemi ligjor, pėrmirėsimi dhe autorizimi i sistemit ligjor. Kosova me monitorimin e afėrt nga komuniteti ndėrkombėtar, duhet tė krijojė njė sistem ligjor. Kjo do tė ndihmonte nė luftėn kundėr disa dukurive negative, siē janė korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar, etj. Bashkėpunimi mė i ngushtė mes gjykatave, SHPK-s (Shėrbimi Policor i Kosovės) dhe qytetarėve ėshtė njė element shumė i rėndėsishėm qė do kontribuonte nė pėrmirėsimin e sistemit ligjor. Thėnia “Askush nuk ėshtė mbi ligjin” nuk duhet tė mbetet njė iluzion.
c) Integrimi nė Bashkimin Evropian duke qenė e pavarur, Kosova, do tė adaptonte ligjet mė shpejt nė mėnyrė pėr t`u bėrė pjesėtare e BE-sė dhe strukturave tė tjera Euro-Atlantike.
d) Zhvillimi ekonomik, nė njėrėn anė, qeveria e Kosovės duhet tė stimulojė edhe investitorėt vendorė dhe tė huaj, dhe tė krijojė njė ambient tė pėrshtatshėm pėr biznes me adoptimin e politikave fiskale dhe mė fleksibile, dhe nė kėtė mėnyrė duke pėrmirėsuar infrastrukturėn e pėrgjithshme. Gjatė shtatė viteve tė fundit, njėri ndėr faktorėt kryesor qė ka penguar investimet e huaja nė Kosovė, pa dyshim, ka qenė mungesa e energjisė elektrike. Sidoqoftė, kjo nuk ėshtė e vetmja gjė qė i pengon investimet nė pėrgjithėsi. Pengesa tė tjera shumė tė rėndėsishme janė gjithashtu mungesa e sigurisė pėr bizneset, dhe ēfarė ėshtė akoma mė e rėndėsishme, moszgjidhja e statusit.

Pavarėsia e “mbikėqyrur”
Nė fakt ky opsion ėshtė ende i paqartė jo vetėm pėr qytetarėt, por gjithashtu pėr ata qė e kanė propozuar kėtė zgjidhje- pra nė kėtė rast, komuniteti ndėrkombėtar. Kjo zgjidhje shkakton shumė paqartėsi mes popullatės, e cila po i ndjek ngjarjet syhapur. Njerėzit janė mėsuar tė dėgjojnė politikanėt tė justifikojnė veten e tyre duke thėnė qė nuk kanė mandate apo mjaft kompetenca pėr tė parandaluar probleme tė ndryshme apo pėr tė marrė vendime tė caktuara. Mė njė pavarėsi tė “mbikėqyrur”, popullata nuk e kupton dot nivelin dhe autoritetin e kėsaj mbikėqyrjeje.
Ajo ēfarė ėshtė ironike, ėshtė fakti qė pėr shqiptarėt, historia po pėrsėritet! Kjo pavarėsi e mbikėqyrur ėshtė shumė e ngjashme me njohjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė nė vitin 1913 nga Konferenca e Londrės. Njė princ ( princ Vidi) u caktua nga Fuqitė e Mėdha pėr tė qeverisur Shqipėrinė. Pėrveē kėsaj, njė komision kontrolli ndėrkombėtar u caktua tė mbikėqyrte qeverinė, financat dhe administratėn e Shqipėrisė pėr njė periudhė dhjetėvjeēare. Kėshtu qė, ky fakt e bėn shumė tė ngjashme me gjendjen momentale nė Kosovė, ku ndryshimi i vetėm ėshtė ai semantik.

Rikthimi nėn Serbi
Kjo gjė do tė thoshte rikthimin nė situatėn e mėparshme ku shqiptarėt e Kosovės ishin pa shtet. Sipas filozofit tė njohur Tomas Hobs, “njerėzit pa shtet gjithmonė jetojnė nė gjendje lufte”. Kjo do tė ishte njė destabilizim pėr Kosovėn, Ballkanin, si dhe Evropėn nė pėrgjithėsi.

Momentalisht, shteti serb ėshtė duke nxitur minoritetin serb nė Kosovė tė mos integrohet nė shoqėrinė kosovare dhe nė tė njėjtėn kohė vazhdon t’ua pėrkujtojė qė Kosova gjithmonė ka qenė pjesė e Serbisė. Pėr mė tepėr, historiografia serbe ende po vazhdon me deklarimet e tyre false qė trashėgimia fetare ortodokse ėshtė serbe. Sidoqoftė nė fakt kjo nuk ėshtė e drejtė, ngaqė feja kristiane nė Dardani (Kosova e sotme) filloi tė pėrhapej nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė qė prej shekullit tė parė te erės tonė. Ilirėt kanė pranuar fenė krishtere drejtpėrdrejtė nga apostujt dhe kjo ėshtė dėshmuar vetė nga Shėn Pali “…kėshtu qė nga Jerusalemi dhe rreth e pėrqark deri nė Iliri, kam mbaruar sė pėrhapuri ungjillin e Krishtit.” Njė tjetėr fakt i rėndėsishėm ėshtė fakti se sllavėt kanė ardhur nė Ballkan gjatė shekullit tė 7, ndėrkohė qė shqiptarėt janė pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė Pellazgo-Ilirėve, tė cilėt mendohet tė kenė jetuar nė Ballkan qė prej fundit tė mijėvjeēarit tė dytė dhe fillimi tė mijėvjeēarit tė parė para erės sonė. (Stipceviq,2002).

Nė tė njėjtėn kohė, duke udhėhequr kėtė lloj politike, shteti serb gjithashtu po mundohet tė realizojė “ėndrrėn kombėtare serbe”; Serbinė e Madhe, e cila ka prejardhjen nga “Naēertanje”, njė ide qė ka gjeneruar dhe do tė gjenerojė luftėra tė vazhdueshme nė Ballkan, nėse nuk merr fund. Njė artikull i botuar nė revistėn “Ekonomist” shkruan: “ Luftėrat nė Ballkan filluan si rezultat i humbjes sė autonomisė sė Kosovės…”. Kur mendohen tė gjitha kėto fakte dhe opsione, qartazi mund tė shihet se vetėm duke pasur njė shtet shqiptar tė bashkuar dhe tė fortė, drejtėsia dhe paqja mund tė vendosen jo vetėm nė Ballkan por gjithashtu edhe nė Evropė. A nuk ėshtė kjo ajo ēfarė ё gjithė bota do dhe po mundohet tė arrijė?! Sidoqoftė, duke kuptuar gjendjen momentale dhe rrethanat politike, duket qė opsioni mė i mundshėm dhe zgjidhja me e mirė ėshtė Kosova si njė shtet i pavarur dhe sovran. Rruga e mėtejme do tė varet nga populli i Kosovės. Ėshtė mė se e kuptueshme qė edhe fuqitė perėndimore do tė kenė fjalėn dhe qėndrimin e tyre sa i pėrket tė ardhmes sė Kosovės.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Veprimet qė flisnin dhe qė flasin vetė Sabahi Politika shqiptare 0 20-12-2007 01:03
Kosova midis pavarėsisė dhe autonomisė serbe(!) Sabahi Politika shqiptare 1 25-08-2007 13:54
Kush e ka keqperdorur dhe kush po e keqperdor Luften Clirimtare te Popullit tone? trimja Politika shqiptare 2 07-06-2007 23:30
Bisedimet me Serbinė,vetėm... Sabahi Politika shqiptare 0 06-06-2007 20:39
Shqiperia dhe Kosova, cfare strategjie? Administratori Shtypi i dites 1 21-03-2006 14:18


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 11:38.




Parajsa Shqiptare