Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Albanian Mail Forum | Gazeta Shqiptare ne UK

Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, nje Hero i te gjitha koherave

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 28-02-2007, 16:54
Minifotoja e anetarit AlbanianMail
Albanian Mail Editor
 
Reg: 28-06-06
Lokalizimi: London
Postime: 18
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, nje Hero i te gjitha koherave

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, njė Hero i tė gjitha kohėrave
Arta MEZINI

Nė Aventino, njė zonė fare pranė qendrės sė Romės, ku ende flet qytetėrimi i vjetėr me gjuhėn e arkitekturės epokale tė ndėrtimit, gjendet njė shesh ku historitė takohen duke shėrbyer edhe si bazė e njė qytetėrimi tė sotėm modern. Pikėrisht aty gjendet edhe shtatorja e heroit tonė kombėtar Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu. I ndėrtuar dhe vendosur pranė kėtij sheshi nė vitin 1940, ky monument ka shėrbyer si pikė e pėrbashkėt takimi pėr njerėz tė shquar tė historisė e artit, kulturės e politikės, albanologė e studiues tė ndryshėm, bashkatdhetarė dhe miq tė popullit shqiptar.

Ky monument ka qenė gjithmonė edhe nje simbol krenarie dhe identiteti jo vetėm pėr Shqipėrinė por edhe pėr arbėreshet, te cilėt si pasardhės se kohės se Skėnderbeut, janė imazhi i njė epopeje te hershme dhe te lavdishme. Pikėrisht mė 20 janar, nė sheshin “Albania” pranė shtatores se Heroit, Ambasada Shqiptare nė Romė, organizoi njė ditė pėrkujtimore tė titulluar: “Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu (17 janar 1468 - 17 janar 2007), ishte dhe ngelet simboli i shqiptarizmit, dhe Hero i te gjitha kohėrave”. Ambasadori i Shqipėrisė ne Romė Shkėlqesia e tij zoti Llesh Kola, theksoi se Skėnderbeu nuk njihet vetėm si udhėheqės dhe luftėtar qė i bėri ballė vėrshimit Otoman pėr 25-vjetė, por edhe si diplomati dhe njeriu i paqes, qė krijoi aleanca dhe ndėrtoi njė politikė me merita jo vetėm pėr Arbėrinė por edhe pėr Evropėn e asaj kohe.

Njė pėrshkrim historik tė figurės sė Skėnderbeut qė nga origjina e tij si Princ nė Krujėn e viteve 1400 e deri tek vlerat e sotme historike, e bėri prof. Italo Fortino, Docent pranė Universitetit tė Napolit. Me origjinėn e vet arbėreshe prof. Fortino tha se ndjen krenarinė dhe detyrimin pėr tė vlerėsuar kėtė figurė tė qėndresės, trimėrisė e patriotizmit. Ai theksoi se Skėnderbeu pėr kėto merita ka qenė nė qendėr tė vėmendjes sė shumė artisteve duke filluar qe nga Rembrand etj. (Sipas trashėgimtarėve tė familjes Kastrioti, piktura dedikuar Skėnderbeut nga Rembrand ėshtė vjedhur nė vitin 1992). Po ashtu historiane e shkrimtarė tė asaj epoke e cilėsojnė Skėnderbeun si njeriun ku gėrshetohet qartė trimėrisė, besa, dashuria ndaj familjes dhe atdheut. Profesor Italo Fortino pėrfundoi me thėnien se shqiptarėt kudo ne botė duhet te ndihen krenarė, pasi prej gjirit tė tyre historia ka nxjerre dy emra tė shquar‚ Skėnderbeun dhe Nėnė Terezėn. Njė ligjėratė tė tillė paraqiti edhe juristi-shkrimtar, mik i afėrt i Shqipėrisė zoti Gennaro Francione.

Ne librin e tij te fundit “Skėnderbeu nje hero modern”, autori e vlerėsoi kėtė Princ si njė strateg qė mbrojti dhe konsolidoi pėr 25-vjet jo vetėm shtetin Arberor, por tėrthorazi edhe Romėn e popullin italian, pasi nuk i lejoi hordhitė Otomane qė tė kapėrcenin Adriatikun e tė derdheshin drejt Italisė e Evropės. Vetė Papa i asaj kohe e kishte pagėzuar Skėnderbeun si “Atlet tė Krishterimit”. Zoti Gennaro si studiues i apasionuar theksoi rolin qė ka kjo figure historike nė afrimin e dy popujve tanė fqinj.

Zoti Giorgio Castriota (Gjergj Kastrioti) pasardhės i familjes sė Skėnderbeut nga Napoli ishte edhe i nderuari i veēante i kėsaj dite. Nė fjalėn e tij, ai tha se ndihej krenar qė ishte gjak i gjakut Arbėror. Ai tha se sė shpejti do te vizitojė Shqipėrinė jo nė mėnyrė zyrtare apo si turist, por para sė gjithash si njė shqiptar i vėrtetė.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
E Verteta - Tradhetia Nga Aban Skenderaj Dhe Gjergj Gjuvani basi Muzika 0 28-12-2007 10:26
Prof. Dr. Sali Berisha rrėfen jetėn e tij AlbShkodra Politika shqiptare 7 26-12-2004 19:18
Serenatat Korēare! AlbShkodra Muzika 0 08-05-2004 06:31
Histori Shkodrane : Krimet komuniste. AlbShkodra Historia 21 16-12-2003 19:36
Historia e Shqiperise - ILIRET AlbShkodra Historia 29 25-10-2003 00:05


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 22:27.




Parajsa Shqiptare