E vėrrteta Shqipėtare dhe tė pavėrrtetat Serbe E vėrrteta rreth tė vėrrtetės Kur faktori demografik dhe fakti statistik bėhen ēelės edhe tė zgjidhjes sė problemeve dhe tė raporteve politike, atėherė bėhet i kuptueshėm angazhimi i qarqeve dhe regjimeve politike pėr tė manipuluar me tė dhėna statistikore dhe dimensionin etniko-demografik tė njė territori. Tashmė mė se njė shekull Serbia zyrtare dhe qarqet shkencore e kulturore tė saj kėshtu vepruan ndaj Kosovės dhe kompozicionit etnik tė saj.
Nė tė gjitha synimet e projekteve serbe plleshmėria e femrės shqiptare konsiderohej si njė nga pengesat mė tė mėdha nė mposhtjen e epėrsisė numerike dhe reproduktive tė shqiptarėve dhe nė realizimin e aspiratave shtetomėdha serbe dhe vėnies sė baraspeshės etnike pėrmes kolonizimit tė Kosovės me serbė dhe dėbimit tė shqiptarėve. Lufta institucionale kundėr faktorit demografik shqiptar nė mėnyrė shumė transparente u bė pjesė pėrbėrėse e strategjisė antishqiptare veēanėrisht nė vitet e 80-ta e tė 90-ta tė shekullit tė kaluar. Nė mitingjet populiste-nacionaliste, ku bėhej homogjenizimi dhe mobilizimi etnik i masave serbe dhe tėrė energjia e popullit "hyjnor" serb shfrytėzohej pėr konfrontim me tė gjithė popujt joserbė, nxirreshin parulla me pėrmbajtje thjesht raciste e gjenocidale, si p. sh. "Shqiptarėt shumohen shumė, por farėn e kanė tė prishur", "Shqiptarėt duhet dėbuar pėrtej Bjeshkėve tė Nemuna", "Shqiptarėt duhet vrarė" etj! Kėto 100 vjetėt e fundit u realizuan edhe disa valė tė kolonizimit tė serbėve nė Kosovė dhe tė ndjekjes sė shqiptarėve nga Kosova, por sipas vetė statistikave serbo-jugosllave popullsia shqiptare mbeti dominante nė strukturėn etnike nė gjithė shek. XX; nė bazė tė gjuhės amtare (arnautski, siē e quanin), nė pasqyrėn etnike tė Kosovės nė vitin 1921 shqiptarėt pėrbėnin 65,8%, ndėrsa grupacioni i gjuhės serbokroate pėrbėnte 25,9% dhe i asaj turke 6,3%.
Gjatė sundimit tė Millosheviqit, shqiptarofobia mori pėrmasa shqetėsuese dhe shqiptarėt nisėn tė numėrohen! Kur politizimi i shtimit natyror tė shqiptarėve, i migrimeve tė serbėve dhe mitologjia nacionale, e sublimuar nė mitin mbi Kosovėn, arritėn kulminacionin, njė demografe serbe nga Qendra pėr Hulumtime Demografike tė Beogradit nxori konstatimin se nė vitin 1987 pėrqindja e shqiptarėve nė Kosovė u rrit nė rreth 90% tė popullsisė sė pėrgjithshme (D. Avramov, Stanovnistvo, 3-4/1990 dhe 1-2/1991, f. 240) dhe Kosova nė pikėpamje etnodemografike definitivisht u shqiptarizua, ndėrsa grupacioni serb u tėhollua aq shumė sa qė mė nuk ekziston. Mirėpo, pėr qėllime manipulative politike, angazhimi i qarqeve politike e shkencore serbe pėrsėri kulminoi, por nė njė drejtim tjetėr: nė strukturėn etnike nuk dominojnė shqiptarėt, por bashkėsitė e tjera kombėtare! Nisi fushata fantastike e zvogėlimit tė numrit tė shqiptarėve dhe e rritjes sė numrit tė serbėve, e cila u bė mė transparente nė prag dhe gjatė Konferencės sė Rambujesė (fillimi i vitit 1999). Kryetari i atėhershėm i Serbisė M. Millutinoviq, pa fije turpi theksonte se nė Kosovė shqiptarėt nuk janė shumicė, por janė nėn 50%, madje nėn 40%, duke i abstrahuar vlerėsimet e vetė institucioneve statistiko-demografike serbe se shqiptarėt nė vitin 1991 pėrbėnin rreth 82% nė popullsinė e gjithmbarshme tė Kosovės. Absurdi mė i madh ishte shpifja e disa grupeve etnike, tė cilat kurrė, as nė pikėpamje etnike, as linguistike e as statistike nuk kishin ekzistuar (goranėt, egjiptianėt, ashkalinjtė etj.).
Shoqėria e sotme kosovare ka kėto kontura etnodemografike qė ka, ku shqiptarėt pėrbėjnė shumicėn dėrmuese, rreth 90%. Mund tė bisedohet pėr bashkėjetesė tė shumicės shqiptare me pakicat etnike, por multietnicitetit tė Kosovės nuk mund ti jepet dimensioni joreal. Sipas regjistrimit zyrtar tė popullsisė qė kishin bėrė Serbia dhe Jugosllavia nė vitin 1991, numri i pėrgjithshėm i serbėve nė Kosovė ishte 194.190 veta (Stanovnitvo i domaćinstva SR Jugoslavije prema popisu 1991, SZS, Centar za demografska istraivanja IDN, Beograd, 1995, f. 213), ndėrsa sot kėrkohet tė kthehen nė Kosovė deri 300.000 sosh! Serbia tash nuk i pranon as rezultatet e regjistrimeve zyrtare, tė cilat i kanė organizuar dhe realizuar vetė autoritetet statistikore e shtetėrore tė Beogradit. Sė bashku me tėrheqjen e forcave policore, militare dhe paramilitare serbe pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Kumanovės mė 3 qershor 1999, siē dihet, afėr gjysma e serbėve u tėrhoq nga Kosova, ndėrkaq pjesa tjetėr mbeti tė jetojė nė Kosovė. Organizatat ndėrkombėtare bėjnė me dije se sot jeton njė numėr i konsiderueshėm i serbėve nė Kosovė. Sipas organizatės Iniciativa Evropiane pėr Stabilitet (ESI) ende ka rreth 130.000 serbė qė jetojnė nė Kosovė, tė cilėt pėrfaqėsojnė 2/3 e serbėve qė kanė jetuar para luftės. Prej tyre 75 mijė janė duke jetuar nė pjesėn jugore tė lumit Ibėr, nė zonat kryesisht tė banuara nga shqiptarėt. Gati tė gjithė serbėt e qendrave urbane e kanė braktisur vendin, ndėrkaq pjesa mė e madhe e serbėve tė zonave rurale nuk i kanė braktisur asnjėherė shtėpitė e tyre. Situata reale e tyre sot mund tė pėrshkruhet si njė komunitet i fermerėve tė shpėrndarė nė tėrė Kosovėn (The Lausanne Principe: Multiethnicity, Territory and the Future of Kosovos Serbs, European Stability Initiative (ESI), Berlin/Pristina, June 7, 2004).
Numri i serbėve nė Kosovės, sipas regjistrimeve zyrtare, pas Luftės II Botėrore kishte kėtė evolucion: mė 1948 - 171.914 (23,6%), mė 1981 - 209.497 (13,2%) dhe mė 1991 - 194.190 veta (9,9%). Asnjė indikator demografik nuk flet nė favor tė rritjes sė numrit tė serbėve. Pėrkundrazi, duke iu referuar tė dhėnave tė statistikės vitalo-demografike tė institucioneve statistikore tė Serbisė kėta dhjetėvjetėshat e fundit vėrehet tendenca e zvogėlimit tė numrit tė lindjeve dhe e rritjes sė numrit tė vdekjeve tė popullatės serbe nė Kosovė. Rezultati ėshtė zvogėlimi i vazhdueshėm i shtimit natyror. Kėshtu nė vitin 1990 shtimi natyror i serbėve nė Kosovė ishte 2.021 (Demografska statistika 1990, SZS, Beograd, 1992, f. 146, f 178), nė vitin 1995 2.135 veta (Demografska statistika 1995, SZS, Beograd, 1998, f. 177, 203), ndėrsa nė vitin 2000 1.693 veta (Demografska statistika 2000, Beograd, 2002, f. 207, 233). Nė kėtė periudhė, mesatarja e shtimit natyror tė serbėve ėshtė 1.949 veta, qė do tė thotė se nė periudhėn 1990-2000 serbėt e Kosovės kanė pasur njė shtim natyror prej 19.490 vetave. Kur kjo shumė i shtohet masės demografike prej 194.190 vetave tė kombėsisė serbe, tė evidentuar me regjistrim zyrtar tė vitit 1991, atėherė del se numri i pėrgjithshėm i serbėve nė vitin 2001 ėshtė 213.680 veta, por me kusht qė tė mos ishte shpėrngulur asnjė serb nga Kosova, gjė qė nuk ishte e mundur, sepse serbėt, pėrkundėr pėrpjekjeve tė regjimit qė ta rrisnin numrin e tyre, gjithnjė kishin saldo negative migruese dhe rėnie tė shtimit natyror. Nė situatėn e tendosur politike dhe tė armiqėsisė sė futur midis shqiptarėve dhe serbėve me instrumentalizimin e serbėve tė Kosovės nga pushteti qendror i Serbisė, serbėt e Kosovės nė rastin e parė tė volitshėm emigronin nė Serbi dhe nguliteshin nė zonat urbane tė saj; nga shitja e pasurisė sė patundshme nė Kosovė realizonin fitime tė mėdha, nga tė cilat blinin pasuri me ēmime disa herė mė tė ulėta nė Serbi dhe u mbeteshin kursime. Por kėtė fakt regjimi i Millosheviqit nuk e pranonte pėr arsye se edhe pas okupimit tė Kosovės dhe veprimeve gjenocidale, para opinionit serb nuk kishte mė si ti akuzonte shqiptarėt pėr ndjekjen e serbėve nga Kosova.
Edhe projeksionet e bėra para mė se 10 vjetėve tregonin se numri i serbėve nė Kosovė shėnonte tendencė tė rėnies. Kėshtu, pėr vitin 2001 parashihej qė nė Kosovė numri i serbėve (sė bashku me malazezėt) tė ishte 194.000 veta (8,1%), nė vitin 2011 170.000 (5,9%), nė vitin 2021 155.000 (4,6%) dhe nė vitin 2051 130.000 veta ose 2,9% (B. Krstić, Kosovo izmedju istorijskog i etničkog prava, Kuća Vid, Beograd, 1994, f. 193). Kjo ėshtė e vėrteta etniko-demografike e serbėve tė Kosovės. |