| Cfare ju duhet te dini? |
|
#281
| ||||
| ||||
| Erzeni: Vjen Gjyla, dėmtohet Kuēi Trajneri i ri i Erzenit, Ilir Gjyla, po vazhdon intensivisht stėrvitjen me ekipin, me objektivin pėr ta ēuar atė drejt A1-shit. Trajneri lushnjar, i cili do tė ketė ndihmės kolegun Gjika, po punon jo vetėm nė drejtim tė pėrgatitjes fizike dhe tekniko-taktike, por edhe pėr futjen e njė mentaliteti tė ri nė ekip. Ndėrkohė, ndėrsa stafi i Erzenit ka futur gjithēka nė rrugė tė mbarė ende nė ekip nuk janė afruar futbollistė cilėsorė. Mėsohet se kjo gjė do tė realizohet shumė shpejt. Nė kėtė moment tė rėndėsishėm pėr ekipin, kur kėrkohen rezultate pozitive, gjatė seancės stėrvitore tė ditės sė mėrkurė ėshtė dėmtuar kapiteni i ekipit, Fatos Kuēi. Ai ka pėsuar njė ndrydhje nė kyē, e cila mund ta mbajė jashtė fushave pėr mė shumė se njė muaj. Kėtė gjė e pohon me keqardhje edhe vetė futbollisti Kuēi. Mungesa e "shtyllės" sė mbrojtjes do tė jetė njė minus pėr Erzenin, i cili pritet qė me ardhjen e Gjylės tė fitojė njė tjetėr forcė dhe karakter pėr tė arritur objektivat. Erzenin kėtė tė shtunė e pret njė ndeshje tjetėr e vėshtirė, me ekipin e Tomorit, ku shijakasit do tė luftojnė nė maksimum pėr marrjen e pikės. Nė kėtė ndeshje, Erzenin pritet ta shoqėrojnė njė numėr i madh sportdashėsish shijaks, tė cilėt do ta mbėshtesin ekipin nė njė moment tė vėshtirė.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#282
| ||||
| ||||
| Veleēiku, "endacaku" qė kėrkon fushė Koplikasit do tė vazhdojnė kampionatin e Grupit A2, ku ata marrin pjesė, ndoshta jo duke i zhvilluar ndeshjet nė stadiumin "Loro Boriēi" tė Shkodrės. Njė vendim i tillė ėshtė marrė nisur nga dėshira e mirė pėr tė mos braktisur kaq shpejt atė ėndėrr tė kahershme tė tyre, pjesėmarrjen nė kategorinė e parė. Gjatė ditės sė djeshme kanė filluar kontaktet me drejtues tė stadiumeve tė tjera, pėr tė parė mundėsinė se ku mund tė luajė Veleēiku kėtė javė ndaj Naftėtarit. Bėhet e ditur se kryetari i Bashkisė sė Koplikut, Bahri Shabani, dje ka pasur nė mend tė bėjė sė bashku me drejtues tė tjerė tė sportit edhe njė kontakt me homologun e tij tė qytetit tė Shkodrės, Ormir Rusin. Por, nga ana tjetėr, duket i sigurt qė tė paktėn Lezha do ta mirėpresė Veleēikun pėr tė luajtur aty tė dielėn, ngaqė tė shtunėn do tė luajė Laēi. Pavarėsisht nga kjo, gjendja te skuadra koplikase ėshtė mjaft e nderė. Asnjė mbėshtetje financiare pėr tė dhe, pėr rrjedhojė, tė mėrkurėn, nė vend qė tė kėrkonin kualifikimin pėr kupė me Dajtin, Veleēiku ėshtė "vetėdorėzuar". Ka aktivizuar kryesisht elementin e ri, sepse po tė kualifikoheshin pėr turin tjetėr me Tiranėn, vetėm pėr gjyqtarėt duheshin paguar 400 mijė lekė!!! Dėshira pėr tė rregulluar punėt, mėsohet se i mban ende me shpresa koplikasit. Ata, madje, i kanė mbushur mendjen trajnerit Besnik Duli pėr tė hequr dorė nga largimi i tij nga stoli i kėsaj skuadre. Pėr rrjedhojė, tė mėrkurėn, ai e ka drejtuar sėrish Veleēikun, por ky rikthim i tij e ka njė kusht. Nėse gjėrat nuk zgjidhen deri mė 12 tetor, ai do tė ikė pėrfundimisht. Data e mėsipėrme ka tė bėjė me zgjedhjet lokale dhe, ēfarė ėshtė mė e bukura, kandidatėt kryesorė pėr postin e kryetarit tė bashkisė kanė premtuar tė gjithė se, pas zgjedhjeve, Veleēikun do ta mbajė bashkia. Kjo mbetet tashmė shpresa e vetme, ndėrkohė qė tė tjerat janė shuar pėrfundimisht. Veleēiku ėshtė kthyer kėsisoj nė njė "endacak", qė troket sa nė derėn e Shkodrės, sa tė Lezhės pėr ta lėnė tė luajė, ose pėr t'i dhėnė pak "lėmoshė" qė tė vazhdojė tė luajė.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#283
| ||||
| ||||
| Futbollisti beratas tregon se Tomori kėrkon tė ndryshojė imazhin nė takimin me Erzenin Lako: Fitore, ose tė dorėzojmė fanellat Pasi kanė kaluar "ngėrēin" qė i kishte mbėrthyer para takimit tė dytė tė kupės me ekipin e Ēlirimit, futbollistėt beratas po mendojnė seriozisht pėr takimin e radhės me Erzenin. Trajneri Arbri ėshtė i bindur nė fitoren, kur thotė: "Nuk ka asnjė arsye qė tė mos e fitojmė kėtė takim, qė pėr ne pėrbėn momentin e kthesės dhe na siguron njė tripikėsh tė rėndėsishėm. Fitorja nuk ėshtė vetėm dėshirė e futbollistėve, por edhe njė detyrim pėr sportdashėsit tanė." Nė tė njėjtėn linjė me trajnerin ėshtė edhe futbollisti Lako, i cili shprehet: "Me Erzenin nuk ka asnjė rrugė, pėrveē asaj tė fitores. Nėse nuk fitojmė, do tė jetė mė e udhės tė dorėzojmė fanellat." Tomori i ka tė gjitha mundėsitė qė kėtė takim jo vetėm ta fitojė, por tė tregojė edhe vlerat e vėrteta tė futbollit beratas. Impenjimi maksimal i lojtarėve dhe dėshira e madhe e tifozerisė pėrcaktohen si dy faktorėt qė do tė mundėsojnė fitoren. Nė treguesit e parė, Tomori ka 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, bilanc ky jo fort i kėnaqshėm pėr kėtė skuadėr, sė cilės nuk i mungojnė resurset. "Kemi njė mbrojtje tė fortė dhe njė dyshe sulmuese shumė tė mirė,- thotė Arbri.- Nėse nuk po shėnojmė, kjo ndodh jo pėr mungesė aftėsie sesa pėr mungesė pėrqendrimi para portės. Pikėrisht kėtė kėrkojmė tė korrigjojmė nė takimin me Erzenin." Arbri dhe Mile e dinė shumė mirė se ē'duhet tė bėjnė. Me idenė e fitores, trajneri Arbri ka ndėrtuar edhe formacionin qė do tė hedhė nė fushė ndaj Erzenit, ku nuk do tė ketė asnjė mungesė titullarėsh. "E rėndėsishme ėshtė tė shėnojmė tė parėt dhe fitorja do tė jetė jona,"- pėrfundon trajneri Theodhori Arbri.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#284
| ||||
| ||||
| Tė dielėn, starti i kategorisė sė dytė Ja kalendari i ndeshjeve dhe gjyqtarė Grupi B1 Kukėsi-Iliria P.Ujka (Shkodėr) Sopoti-Pogradeci S.Ēekaj (Laē) Cėrriku-Cakrani P.Lapi (Shkodėr) Kastrioti-Ēlirimi T.Taullai (Tiranė) Burreli-Ada A.Nase (Tiranė) Grupi B2 Memaliaj-Skėnderbeu B.Pashaj (Tiranė) Delvina-Pėrmeti R.Shoshaj (Gjirokastėr) Gramozi-Albpetrol T.Latifi (Gjirokastėr) Devolli-Tepelena Y.Cufe (Korēė) Nacional-Dajti K.Meta (Tiranė)
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#285
| ||||
| ||||
| Mbrojtėsi i Partizanit, para derbit, thekson se bardheblutė do tė shijojnė humbjen e parė Behari: Tirana vlen mė shumė se 3 pikė Nė kampin e kuq pothuajse tė gjithė lojtarėt janė pėrfshirė nga emocionet e derbit tė madh. Kur ka mbetur njė ditė nga sfida mė interesante e kampionatit, Partizani-Tirana, tė kuqtė, pėr t'iu shmangur zhurmės sė kryeqytetit, janė nisur pėr nė qytetin bregdetar tė Durrėsit. Njė ndėr mbrojtėsit kryesorė tė Partizanit, Ardi Behari, shpjegon se ndeshja ndaj Tiranės nuk ka thjesht rėndėsinė e njė derbi, por mė shumė se kaq. "Unė mendoj se ėshtė kryefjala e kampionatit nė tėrėsi. Si Partizani, ashtu dhe Tirana, kėtė sezon janė thuajse nė pozita tė barabarta, prandaj dhe lufta do tė jetė mė e fortė se kurrė," - thekson nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar" Ardi Behari. Sipas tij, Partizani do ta fitojė medoemos ndeshjen, sepse kėtė kusht e kėrkon pozicioni nė tabelėn e klasifikimit: - Jemi njė ditė para sfidės me Tiranėn. Cili ėshtė mendimi juaj pėr derbin mė tė madh tė kampionatit tonė? - Nė fakt, ndeshjet derbi, nė tė gjithė botėn, flasin vetėm nė fushė, sepse nuk bėhet luftė e fortė vetė midis lojtarėve, por edhe nė stadium, midis tifozėve. Besoj se do tė jetė njė ndeshje interesante midis dy skuadrave mė tė forta tė sezoneve tė fundit. Partizani ėshtė forcuar shumė kėtė kampionat, ndaj besoj se lufta do tė jetė mė e fortė se ajo e dy sezoneve tė mėparshme. Tirana vėrtet nuk njeh humbje, por kjo nuk na shqetėson shumė, sepse shumė shpejt do ta shijojė edhe ajo. - Tirana, pėrveē fitoreve, ka shėnuar shumė gola nė pesė javėt e para. A mendoni se nesėr do tė jetė e vėshtirė tė ndalet sulmi i tyre? - Ne do tė dalim nė fushė pėr ta mposhtur dhe fituar ndeshjen kundėr Tiranės. Kjo do tė thotė se do tė luajmė qė tė mbrohemi mirė dhe sulmi tė funksionojė si duhet pėr tė arritur qėllimin final. Momentalisht, grupi i lojtarėve gėzon harmoni tė plotė dhe, pėr kėtė arsye, besoj se do tė luajmė shkėlqyeshėm. - Partizani kėrkon tė fitojė. Po nėse ndodh e kundėrta? - Kampionati ėshtė i gjatė dhe titulli nuk mund tė vendoset nė derbin e sė shtunės. Vetėm ndaj Tiranės do tė luajmė edhe tri ndeshje tė tjera, qė do tė thonė 12 pikė. Kur kanė mbetur edhe 30 javė deri nė fund, nuk besoj se kjo do tė jetė ndeshja qė do tė pėrcaktojė titullin. - Suksesi, pėrveē pikėve, ēfarė vlerash tė tjera ka pėr Partizanin? - Nėse fitojmė ndaj Tiranės, nė ndeshjet e tjera do tė na mbėshtesin mė shumė tifozėt qė kėrkojnė nga ekipi rikthimin e titullit. Jo vetėm kaq, por tripikėshi, pėrveēse do tė na afrojė mė shumė me kreun, do tė ndikojė edhe moralisht pėr javėt nė vijim.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#286
| ||||
| ||||
| Tė kuqtė, stėrvitje nė palestėr Dje paradite, ekipi i Partizanit nuk ka dalė nė kompleksin sortiv, por ėshtė stėrvitur nė palestrėn e klubit shumėsportėsh. Trajneri Spahiu i ka ndarė veēmas lojtarėt e formacionit tė parė, qė pritet tė luajnė ndaj Tiranės, ndėrkohė qė me pjesėn tjetėr tė futbollistėve ėshtė marrė ndihmėsi i tij, Gjebrea. Pėr mė shumė se njė orė, lojtarėt kryesorė janė ndarė nė dy grupe dhe kanė zhvilluar njė ndeshje midis tyre. Trajneri Spahiu thekson se ēdo gjė bėhet nė funksion tė derbit me Tiranėn, ndaj edhe seancat stėrvitore ndryshojnė disi me tė tjerat. Ndėrkohė, pasdite, ekipi ka zhvilluar seancėn e pasdites nė kompleksin sportiv. Nė minutat e fundit tė stėrvitjes, formacioni qė pritet tė dalė nesėr nė "Qemal Stafa" ėshtė pėrballur me pjesėn tjetėr nė njė ndeshje kontrolli. Sipas skemės sė lojės qė trajneri Spahiu ka hartuar nė ditėt e stėrvitjes, Partizani pritet ta fillojė lojėn me skemėn 4-4-2. Para Nalbanit, nė mbrojtje pritet tė luajnė Behari, Imeraj, Grizha dhe Ndreka. Ndėrkohė, nė mesfushė, do tė jetė Klodian Duro sė bashku me Beqirin, kurse brazilianėt Abilio dhe Rosha ose Muzaka do tė luajnė pėr njė vėnd. Nė sulm, ashtu si nė takimet e fundit, Bejzade do tė jetė pėrkrah Kariokės. Sot, ekipi i Partizanit do tė udhėtojė nė drejtim tė Durrėsit, ku do tė sistemohet nė hotelin "Horizont", pėr t'u kthyer nesėr nė prag tė derbit.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#287
| ||||
| ||||
| "Gardiani" i kampionėve ėshtė i bindur se nesėr, nė derbi, asnjė prej tė kuqve nuk do tė shėnojė Egbo: Me Partizanin, porta me "ēelės" Ka afėrsisht tre vjet qė luan nė radhėt e Tiranės dhe ka treguar se ėshtė i vetmi lojtar cilėsor i huaj qė u ka rezistuar ndryshimeve tė klubit bardheblu vitet e fundit. Ndoshta fakti qė presidenti El Sajed e ka njė ndėr lojtarėt e tij tė preferuar (e ka sjellė nga klubi i tij nė Egjipt, El Masri) dhe ambientimi i shpejtė me klimėn shqiptare, e ka bėrė nigerianin Emanuel Egbo njė ndėr pikat mė tė forta tė kampionėve. Ndihet i lumtur nė kryeqytet dhe duket se do tė jetė shumė e vėshtirė tė ndahet nga Tirana. Duke u futur nė emocionet e ndeshjes derbi me Partizanin, 30-vjeēari shpreh bindjen e tij se porta nuk do tė preket gjatė gjithė 90-minutėshit. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", "gardiani" i katėrkėndorit bardheblu thotė: "Pėr derbin e sė shtunės me Partizanin kam njė besim nė vetvete se nuk do tė pėsojmė gol. Edhe nėse do tė jem unė titullar apo dhe Hidi, tė dy i kemi tė gjitha mundėsitė pėr ta ruajtur tė paprekur kuadratin. Kėtu duke pėrfshirė edhe ndihmėn e madhe tė tre mbrojtėsve qė kemi pėrpara, sepse i kemi tė gjitha mundėsitė qė tė mendojmė vetėm pėr sulmin,"- citon Egbo. Nė pesė javėt e para tė kampionatit, Tirana ka pėsuar 4 gola (2 me Vllazninė, 1 me Besėn dhe 1 me Shkumbinin) dhe ka shėnuar 22 tė tillė. Me kėtė golaverazh, kampionėt po tregojnė mė sė miri forcėn e tyre nė futbollin shqiptar. I kėtij mendimi ėshtė edhe Emanueli, kur shprehet se Tiranės i duhen gjetur kundėrshtarė. "Me kėtė ecuri tė deritanishme, po i tregojmė mė sė miri vlerat e skuadrės mė tė mirė tė kampionatit shqiptar, si dhe kampiones nė fuqi. Tė arrish tė marrėsh pikėt e plota nė pesė javė dhe tė shkėputesh 4 pikė nga rivalėt direktė, do tė thotė qė deri tani Tiranės po i mungojnė kundėrshtarėt. Gjithsesi, kampionati ėshtė mė i gjatė se herėt e tjera nė kėtė sezon tė ri dhe ne duhet tė mbajmė kėtė ritėm edhe nė vazhdim." A ėshtė kjo Tirana mė e mirė qė ju njihni? "Pa dyshim qė po. Unė kam tre vjet nė Shqipėri dhe kam vėnė re se kjo skuadėr e sivjetme ėshtė mė e fortė nga ajo qė u shpall kampione. Jemi pothuajse i njėjti grup lojtarėsh, me pėrjashtime tė vogla, ēka do tė thotė se ia njohim mirė lojėn njėri-tjetrit. Ndėrmjet nesh ekziston njė klimė e ngrohtė dhe miqėsore, sepse edhe trajneri Mema ka ditur t'i gjejė ekuilibrat e duhura,"- vazhdonė nė idenė e tij nigeriani Emanuel Egbo. I pyetur nė lidhje me rotacionin qė trajneri po aplikon kėtė edicion, njėshi i portės kampione thotė: "Tė pėrdorėsh metodėn e rotacionit edhe nė portė, do tė thotė qė tė kesh nė dispozicion dy portierė tė zot. Tirana e ka kėtė mundėsi, sepse sė bashku me Hidin pėrbėjmė njė garanci mė shumė pėr objektivat e skuadrės. Pėr mua nuk ėshtė problem nėse luaj apo jo nė ēdo ndeshje. Rėndėsi ka qė kur tė jem titullar tė jap mė tė mirėn time,"- bėn tė ditur 30-vjeēari. Nė fund tė deklarimit, duke u rikthyer tė derbi me Partizanin, pėr Emanuelin nuk ėshtė hera e para qė do tė provojė shijen e njė 90-minutėshi tė zjarrtė. Ai ėshtė i bindur se Tirana do tė dijė tė dhurojė spektakėl nė kėtė takim dhe nė fund do tė marrė frytet. "Loja spektakolare me rivalėt e kuq do tė jetė e garantuar. Besoj se do tė jetė njė ndeshje emocionuese, ku tifozėve tanė do t'u dhurojmė kėnaqėsi dhe nė fund do t'i gėzojmė me tri pikėt,"- pėrfundon me shqipen e tij tė pėrmirėsuar portieri nigerian, Emanuel Egbo.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#288
| ||||
| ||||
| Nigeriani: Edhe unė, gol tė kuqve Duket e ēuditshme, por ėshtė e vėrtetė qė njė portier nė kampionatin tonė dėshiron tė shėnojė gol. Emanuel Egbo, nigeriani i portės sė Tiranės, edhe pse nė ethet e ndeshjes derbi me Partizanin, gjen kohė tė bėjė shaka. Sipas tij, nėse trajneri do t'i besojė rolin e sulmuesit nė skuadėr pėr derbin e sė shtunės, do tė pėrpiqej nė maksimum pėr tė shėnuar tė paktėn njė gol. "Pse tė mos shėnoj edhe unė njė gol ndaj Partizanit? Pėr disa vjet unė kam luajtur sulmues dhe mė pas jam natyralizuar portier, kėshtu qė e kam nė gjak lojėn e bukur dhe golin, ashtu si bashkėkombasit e mi,"- thotė nigeriani Egbo. Takimin e kupės pėrpara dy javėve nė Cėrrik, trajneri Mema e ka aktivizuar Emanuelin nė rolin e njė mesfushori. Ai jo vetėm qė ka qenė promotori i skuadrės nė atė fitore 3-0, por ka dhuruar emocion dhe spektakėl me driblimet e tij dehėse. Njė fakt tė tillė e konfirmojnė vetė shokėt e ekipit, tė cilėt dje, me shaka, i thanė Egbos: "Vėrtet kėrkon tė luash nė sulm ndaj Partizanit? Harroje dhe mos tė tė shkoj ndėr mend, se nė tė kundėrt do t'u zėsh vendin nė formacion Fortuzit ose Halilit." Njė shaka e tillė ndėrmjet shokėsh tė lė tė nėnkuptosh se fryma nė kampin bardheblu ėshtė entuziaste nė pragderbi dhe se ēdo futbollist bardheblu ėshtė "i injektuar" me erėn e golit. Sidomos nė sfida rivalėsh historikė.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#289
| ||||
| ||||
| Tirana: Ja si do t'i mposhtim "demat e kuq" I gjithė stafi i Tiranės, duke pėrfshirė kėtu edhe lojtarėt, ėshtė i bindur plotėsisht nė idenė e vet, se derbi me Partizanin do tė ketė njė "gjuhė", atė bardheblu. Nga stėrvitjet e fundit tė kampionėve sheh njė frymė optimizmi tė madhe, qė edhe kjo ndeshje e radhės do tė kalohet me sukses, ashtu si pesė tė parat. Edhe pse bardheblutė nė kėtė takim derbi konsiderohen udhėtues, kjo nuk ndryshon asgjė nė objektivat e ekipit. Synimi ėshtė i njėjtė: fitore, duke dhuruar spektakėl. Trajneri Sulejman Mema e ka nė dispozicion tė gjithė "bandėn" e tij tė lojtarėve (me pėrjashtim tė Dedes sė dėmtuar), pasi do tė rikthehen Dabulla dhe Pinari nga skualifikimet. Deri tani, asnjė prej lojtarėve nuk ka shfaqur probleme fizike, apo dėmtimesh, ndaj dhe tekniku po mundohet t'u marrė maksimumin. Formacioni qė Mema pritet tė hedhė nė "Qemal Stafa" tė shtunėn nuk do tė ketė ndryshime nga i ndeshjeve tė fundit. "Balotazhi" i vetėm ėshtė ndėrmjet tre mesfushorėve tė qendrės pėr njė vend titullari. Kėshtu, Agolli, Sokol dhe Ervin Bulku pritet tė jenė mėdyshjet e trajnerit deri pėrpara ndeshjes. Ndėrkohė, pjesa tjetėr e skuadrės do tė jetė: Egbo, Dabulla, Pinari, Hajdari, Lici, Patushi, Sina, Muka, Fortuzi dhe Halili. Mėnyrė e lojės qė do tė aplikohet pritet tė ketė variacione tė reja, ku shumė po aplikohet loja nė zonė dhe me njė pasim. Goditjet standarde dhe gjuajtjet jashtė zone janė njė armė mė shumė pėr Tiranėn qė tė godasė "demat e kuq". Sot, skuadra ka stėrvitjen e saj tė fundit nė fushėn "Skėnder Halili", ndėrkohė qė pas saj do tė grumbullohet nė hotelin "Chateau Linza".
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#290
| ||||
| ||||
| Trajneri pranon pėrgjegjėsinė pėr skualifikimin nė kupė, por nuk harron tė nxitė ekipin pėr kampionat Bozhani: Tė mendojmė pėr Vllazninė Surpriza e javės nė futbollin shqiptar ishte skualifikimi i Flamurtarit nga Kupa e Shqipėrisė. Edhe sikur patosarakėt ta kishin porositur, nuk kishin pėr tė gjetur ndonjėherė njė Flamurtar kaq tė shpartalluar si nė mesjavė. Dėshtimi ndaj Albpetrolit nė kupė, dashje pa dashje, u "gatua" nga vetė drejtuesit e skuadrės vlonjate, tė cilėt luajtėn me futbollistė tė rinj. Megjithatė, 24 orė pas ndeshjes me Albpetrolin, trajneri Ardi Bozhani, i zhytur nė vetminė e tij, pa komunikuar me askėnd, pranon tė komentojė gjithēka pėr "Sportin shqiptar". Ai flet pėr shkaqet e dėshtimit ndaj Albpetrolit dhe pėr sfidėn e vėshtirė ndaj Vllaznisė, tė shtunėn, nė "Loro Boriēi". - A mendoni se skualifikimi nga kupa do tė ketė ndikim negativ te skuadra edhe pėr ndeshjen e radhės nė kampionat? - Edhe mund tė ketė, por askush nuk duhet tė jetojė me keqardhjen e eliminimit nga kupa. Kampionatin e kemi pėrpara dhe duhet tė mendojmė pėr ēdo ndeshje tė tij. Konkretisht, skuadra duhet tė jetė e pėrqendruar vetėm te ndeshja e nesėrme me Vllazninė. Jam pėrpjekur ta harroj atė "shėmbėlltyrė" 90-minutėshe me ata lojtarė tė rinj, te tė cilėt besova shumė. Megjithatė, rėndėsi ka fakti se sot (dje) pasdite, para seancės stėrvitore, konstatova qetėsinė e duhur te lojtarėt e formacionit bazė. Prandaj jam optimist pėr sfidėn e fundjavės, me Vllazninė. - A mendoni se lėvizjet e shpeshta nė formacion do t'ju sjellin paqėndrueshmėri nė lojė dhe nė rezultate? - Nė pamjen e jashtme tė krijohet pėrshtypja se skuadra nuk ka mė probleme qė e shqetėsojnė, por nuk ėshtė kėshtu. Te Flamurtari ka raste tė thyerjes sė disiplinės, sikurse ka 2-3 futbollistė mendjemėdhenj. Nėse unė kam mbajtur qėndrim tė rreptė kritik ndaj tyre, kėtė gjė nuk e kanė bėrė drejtuesit e mi. Problem tjetėr te Flamurtari ėshtė ana financiare. Futbollistėt s'kanė pėrse tė shkarkohen tek unė pėr kontratat, sepse ajo ėshtė njė ēėshtje qė i takon presidentit ta zgjidhė. Ai duhet tė veprojė sa mė shpejt, nė mėnyrė qė tė gjithė ta ulin kokėn nė stėrvitje dhe ta "qepin" gojėn. Ē'tė bėj unė, kur Sakaj ka disa ditė qė ėshtė larguar, ndoshta pėr t'u provuar nė ndonjė skuadėr jashtė vendit, pasi ndihet i pakėnaqur te Flamurtari? Pra, tė gjitha kėto probleme mė nxjerrin pengesa tė mėdha pėr kristalizimin e njė formacioni tė qėndrueshėm. Sidoqoftė, jam i detyruar tė ndėrtoj njė formacion brenda njė grupi prej 16 lojtarėsh, tė cilėt nuk kanė diferenca tė mėdha mes njėri-tjetrit. - Vllaznia do tė jetė kundėrshtari juaj i radhės. Si e konsideroni kėtė ndeshje, qė do tė luhet nė "Loro Boriēi"? - Vllaznia ėshtė Vllazni dhe nuk ka nevojė pėr shumė komente rreth saj. Ndeshjet jashtė fushe nė kampionatin shqiptar janė tė gjitha tė vėshtira. Avantazhi ynė nė kėtė ndeshje ėshtė tapeti i mrekullueshėm i "Loro Boriēit", tė cilin do tė kėrkojmė ta shfrytėzojmė. Nė kėtė moment tė kampionatit, pozicionet nė renditje dhe pėrbėrja e tė dyja skuadrave, pak a shumė janė tė njėjta. Nisur nga kėta faktorė, them se barazimi do tė ishte rezultati mė i drejtė i ndeshjes.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#291
| ||||
| ||||
| Futbollisti me ngjyrė i Teutės, i vendosur pėr tė pėrsėritur suksesin e ndeshjes me Dinamon Khumalo: Do t'i shėnoj edhe Elbasanit Khumalo, njė nga pikat kyēe tė mesfushės sė Teutės, e konsideron ndeshjen e nesėrme me Elbasanin njė sfidė tė vėrtetė dhe tė hapur. Sipas tij, Teuta ėshtė "e dėnuar" tė fitojė dhe tė marrė me ēdo kusht 3-pikėshin maksimal, pėr tė ruajtur pozitat kryesuese nė tabelėn e klasifikimit. Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", mesfushori afrikan i Teutės komentoi: - Si e pret Khumalo sfidėn e radhės nė kampionat, me Elbasanin? - Tepėr i mobilizuar dhe me besim se do tė jap mė tė mirėn pėr Teutėn. Parashikoj njė ndeshje tė vėshtirė dhe me luftė tė fortė, sepse tė dyja skuadrat janė tė denja pėr njėra-tjetrėn. Megjithatė, kam besim se Teuta do ta kalojė me sukses kėtė ndeshje, pasi i ka forcat dhe mundėsitė pėr tė fituar. Nuk kemi humbur asnjė ndeshje nė kėtė fillimkampionati, prandaj shpresojmė ta ruajmė kėtė ritėm. Elbasani, kėtė sezon, ka skuadėr tė fortė, ēka na bėn tė mendohemi mirė pėr kėtė ndeshje. - Keni shėnuar njė gol vendimtar me Dinamon, javėn e kaluar. A mendoni tė bėni tė njėjtėn gjė edhe ndaj Elbasanit? - Shpresoj. Natyrisht, kam shumė dėshirė tė shėnoj ndaj Elbasanit, siē bėra edhe nė ndeshjen me Dinamon. Gjithsesi, kjo ėshtė vetėm njė dėshirė personale, sepse do tė jetė fusha e lojės ajo qė do tė tregojė gjithēka. - Sipas jush, ēfarė forme po kalon mesfusha e skuadrės suaj? - Mendoj se mesfusha ėshtė reparti mė i konsoliduar i Teutės. Sidoqoftė, kjo nuk do tė thotė qė repartet e tjera, veēanėrisht mbrojtja, nuk janė nė lartėsinė e duhur. - Ndaj Egnatias keni zhvilluar njė ndeshje tė dobėt. A mund tė ndikojė kjo nė sfidėn me Elbasanin? - Jo, aspak. Me Egnatian zhvilluam njė ndeshje pa sforcimin e duhur, sepse e kishim tė siguruar kualifikimin. Pėr rrjedhojė, skuadra nuk dha maksimumin, duke i rezervuar forcat pėr Elbasanin. - Si e ndien veten Khumalo te Teuta? - Jashtėzakonisht mirė. Teuta ėshtė njė skuadėr me pretendime nė kampionat dhe kjo ka shumė rėndėsi pėr mua. Shpresoj qė me kėtė skuadėr tė fitoj ndonjė trofe. - Cili ėshtė miku mė i mirė juaji te Teuta? - Sigurisht, Renatoja. Mirėpo edhe tė tjerėt janė shokė tė mirė dhe tė gjithė i kam miq.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#292
| ||||
| ||||
| Futbollisti afrikan i portokallinjve ndihet i rehatuar te skuadra e Astrit Sejdinit Ablade: Do tė jap gjithēka pėr Elbasanin Gjatė kėtij kampionati, nė radhėt e skuadrės sė Elbasanit po luajnė edhe dy futbollistėt afrikanė, Seth Ablade dhe Michael Lasisi. Deri tani, vetėm njėri prej tyre e ka fituar njė vend titullari nė radhėt e portokallinjve. Fjala ėshtė pėr 20-vjeēarin Ablade. Ky futbollist luan sulmues, por trajneri Sejdini, duke vlerėsuar aftėsitė e shkėlqyera teknike tė tij, e ka rreshtuar nė mesfushė, me qėllim qė ta fuqizojė kėtė repart. Ablade, me nivelin e shkėlqyer teknik qė ka shfaqur nė ndeshjet qė ka luajtur me Elbasanin, ka treguar se ėshtė futbollist profesionist. - Ablade, nė pak javė jeni bėrė mjaft i njohur nė Elbasan. A e keni gjetur veten plotėsisht te portokallinjtė? - Pėr mua, ėshtė kėnaqėsi e madhe qė luaj tek Elbasani. Kam vetėm disa javė qė po luaj kėtu dhe dalėngadalė po e gjej veten midis mė tė mirėve. Kjo skuadėr, me gjendjen e mirė qė ka, mė ka ndihmuar shumė qė tė bėhem i njohur nė qarqet futbollistike shqiptare. Tė qėnit titullar nė radhėt e kėsaj skuadre mė ka dhėnė mundėsinė tė jap gjithēka nga vlerat e mia mė tė mira si futbollist. - A e keni gjetur mbėshtetjen e duhur te kolegėt e skuadrės? - Natyrisht. Nuk mund tė bėhet fjalė tek Elbasani pėr mungesė mbėshtetjeje nga shokėt e skuadrės. Tė gjithė zhvillojnė njė lojė kolektive, ēka mė ka dhėnė mundėsinė edhe mua qė tė ingranohem shpejt te kjo skuadėr. Madje, besoj se kolektiviteti ėshtė "arma" mė e fortė e Elbasanit. - Ēfarė vlerėsoni mė shumė tek Elbasani? - Vlerėsoj pretendimet qė ka, veēanėrisht nė kampionat. E kemi nisur mbarė dhe besoj se, edhe nė tė ardhmen, loja e Elbasanit do tė rritet mė tej. Nė kėtė skuadėr ka emra tė shquar tė futbollit shqiptar, si Stojku, Memelli, Mustafa, Bakiu etj. Duke luajtur me ta, do tė pėrfitoj shumė nga eksperienca e tyre. - Pėrpara ju pret njė ndeshje tė vėshtirė me Teutėn. Cili ėshtė objektivi i ekipit tuaj nė kėtė sfidė? - Ne do tė udhėtojmė drejt Durrėsit me synimin e vetėm pėr tė marrė njė rezultat pozitiv. Kundėrshtari i radhės ėshtė mjaft i fortė, por arritja e njė rezultati pozitiv pėr ne nuk duket i pamundur.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |