| Cfare ju duhet te dini? |
|
#176
| ||||
| ||||
| TIRANA : Qendėrmbrojtėsi i kampionėve ka shėnuar njė eurogol tė shtunėn ndaj Vllaznisė nė fitoren e vėshtirė 3-2 Hajdari: Kjo, "bingoja" ime bardheblu Gentian Hajdari, mbrojtėsi luftarak i Tiranės, duhet tė priste shumė gjatė pėr tė shėnuar tė parin gol me fanellėn bardheblu. Dhe jo njė gol dosido, por njė eurogol tė shėnuar nga 25 metra. Ky ėshtė sezoni i tij i katėrt nė radhėt e kampionėve, por ai asnjėherė nuk kishte mundur ta gjente rrugėn e rrjetės. Kjo edhe pėr shkak tė pozicionit tė tij si qendėrmbrojtės, siē e pohon vetė Gentiani. Gjithsesi, ndoshta ia vlen tė presėsh kaq gjatė. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", Hajdari shprehet mjaft i kėnaqur pas suksesit tė arritur me shkodranėt pėr javėn e pestė tė kampionatit. "Jam shumė i lumtur pėr atė gol tė bukur qė shėnova ndaj shkodranėve. Kjo ishte, si tė thuash, "bingoja" ime e parė bardheblu qė kur ndodhem nė skuadrėn e Tiranės. Nė atė moment, kur pashė qė topi po mė afrohej, nuk u mendova dy herė dhe godita menjėherė nė drejtim tė portės. Sfera mori njė trajektore vėrtet tė ēuditshme dhe nuk i dha mundėsi portierit kundėrshtar ta shmangte,"- thotė numri 16 i kampionėve. Pėrpara shėnimit tė atij eurogoli, rezultati i ndeshjes ishte i fiksuar nė shifrat e barabarta 1-1. Tirana u hodh e gjitha nė sulm nė fundin e pjesės sė parė dhe nė kėto momente erdhi dhe goditja "vdekjeprurėse" e Hajdarit, ēka solli njė gėzim nė kampin bardheblu. Ish-dinamoviti ka marrė plotėsisht karakteristikat e lojės plot grintė tė Tiranės dhe ėshtė njė ndėr "kartat" e vlefshme tė Memės nė tė gjitha sektorėt mbrojtės tė fushės. Njė gjė tė tillė ai e shpreh edhe vetė: "Ndihem i motivuar nė kėtė skuadėr, pasi kam afro katėr vjet qė jap kontributin kėtu. Gjithmonė mundohem tė jap maksimumin nė lojė, pavarėsisht nėse luaj nė mbrojtje apo nė mesfushė. Pėr mua ka rėndėsi qė Tirana tė fitojė nė ēdo ndeshje." Duke lėnė mėnjanė aspektin personal, Gentiani flet edhe pėr atė 90-minutėsh me vuajtje ndaj kuqebluve. "Takimin e kemi nisur mirė, kur shėnuam qė nė minutat e para tė lojės. Kjo solli njėfarė euforie nė lojėn tonė dhe shkodranėt na barazuan. Gjithsesi, ne nuk e ulėm ritmin dhe gjithmonė ishim nė nivel mė tė lartė se shkodranėt. Edhe pse ata na barazuan dy herė, tė gjithė nė grup ishim tė bindur se do ta fitonim ndeshjen. Fati e deshi qė golin e fitores ta shėnonte Merkoēi, njė nga sulmuesit e talentuar qė kemi nė skuadėr. Jemi tė kėnaqur me kėtė fitore tė merituar dhe tashmė shohim pėrpara,"- bėn tė ditur mbrojtėsi energjik. Po penalltia? "Gjatė lojės ishin dy raste tė dyshimta, njė pėr ne dhe njė pėr shkodranėt. Nė rastin kur sulmuesi i Vllaznisė u pengua nė zonė, gjyqtari akordoi menjėherė penallti kundėr nesh, ndėrkohė qė kur topi u prek nė zonė me dorė, Sazan Velēani hezitoi ta jepte. Gjithsesi, unė nuk dua tė polemizoj, pasi tani ēdo gjė ka pėrfunduar dhe ne e shohim veten tė shkėputur 4 pikė nga rivali i drejtpėrdrejtė, Partizani,"- pėrfundon mbrojtėsi-gol i kampionėve, Gentian Hajdari. Aurel CELIBASHI 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#177
| ||||
| ||||
| TIRANA : Kampionėt, sot pėrgatitjet pėr Cėrrikun Pas suksesit 3-2 tė shtunėn nė kampionat ndaj Vllaznisė, bardheblutė sot do t'i rikthehen stėrvitjes sė tyre tė zakonshme. Ajo do tė jetė e ndarė nė dy seanca, si zakonisht, paradite dhe pasdite. Ndėrkohė, pėrpara derbit me Partizanin tė shtunėn, kampionėt do tė luajnė ndeshjen e kthimit pėr turin e dytė tė kupės me Cėrrikun. Ndeshja e parė, siē dihet, ka pėrfunduar me fitoren e pastėr 3-0 tė Tiranės, ndėrkohė qė nė takimin e kthimit pritet qė tekniku Mema tė aktivizojė njė pjesė lojtarėsh tė rinj dhe atyre "veteranė", qė nuk u ėshtė dhėnė mundėsia pėr tė luajtur. Nė kėtė ballafaqim me cėrrikasit do tė jetė i gatshėm edhe Pinari, i skualifikuar me karton tė kuq nė ndeshjen me Shkumbinin.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#178
| ||||
| ||||
| BESA : Sulmuesi i dalluar kavajas shprehet se skuadra e tij e ka merituar fitoren me Lushnjėn Kuli: Fitorja, kurorėzim i lojės nė rritje Krahas Shetės, Romanishinit e Abdullait, 21-vjeēari Bekim Kuli po jep njė kontribut tė madh nė pėrmirėsimin e lojės sė Besės. Kavajasi Kuli, me lojėn e tij, ėshtė kthyer nė kėto javė tė para tė kampionatit nė promotor tė mesfushės. Njėkohėsisht, ai mbetet ngacmuesi kryesor i portave kundėrshtare, duke qenė shqetėsimi kryesor pėr ēdo mbrojtje. Egoja, shpirti i garės, teknika e lartė individuale dhe sedra, qė e pėrēon edhe te tė tjerėt, janė disa tipare tė lojės sė tij, qė vjen gjithmonė nė rritje. Duke qenė ndėr ideatorėt kryesorė tė fitores ndaj Lushnjės nė trasfertė, Kuli, nė intervistėn pėr "Sportin shqiptar" shpreh gėzimin pėr fitoren. Gjithashtu, ai nuk ngurron tė analizojė edhe rrugėn sesi erdhi ekipi i tij deri te fitorja e fundit. - Kuli, keni marrė njė fitore nė trasfertė ndaj Lushnjės. A e prisnit atė? - Qė tė jem i sinqertė, mbi tė gjitha dėshironim tė mos dilnim pa pikė nga kjo ndeshje. Gjatė gjithė javės, trajneri Sejdini na kishte kritikuar. Kishte tė drejtė, sepse nuk po tregonim realisht ato vlera qė i zotėron secili prej nesh. Bindja e tij, qė ekipi ka shumė rezerva brenda vetes dhe ato duhet t'i demonstrojė nė fushė, dalėngadalė po pėrcillet edhe te ne, futbollistėt. Kėtė e treguam edhe ndaj Lushnjės. Fundi i kėsaj ndeshjeje i dha tė drejtė trajnerit Sejdini. Natyrisht, kjo fitore ishte e merituar. Ajo ėshtė meritė e shokėve tė mi, veēanėrisht e profesor Sejdinit. - Nė ē'drejtim mendoni se u shpreh mė mirė Besa nė kėtė ndeshje? - Sė pari, do tė veēoja faktorin psikologjik. Ju e patė vetė qė e nisėm lojėn nė sulm dhe arritėm tė shėnojmė tė parėt. Pėrveē kėsaj, krijuam edhe shumė raste tė tjera shėnimi, duke dėshmuar se besimi nė vetvete ėshtė rritur. Duke filluar nga portieri, qė ishte siguria jonė, e deri te sulmi, tė gjithė u angazhuan me gjithė shpirt. Dua tė veēoj sidomos lojėn e nigerianit Abdulla, i kudondodhur, dhe debutimin, nėse mund ta quaj kėshtu, tė Qerollit. Pėrmenda kėta, por besoj se tė gjithė kanė meritė nė kėtė fitore qė erdhi nė kohėn e duhur pėr ne. - Thatė qė kjo fitore do t'ju shėrbejė pėr ngritjen morale nė javėt nė vazhdim. Po vetė Kuli a ka ende pėr tė dhėnė? - Patjetėr. Fitorja me Lushnjėn na jep tė drejtė tė guxojmė e tė fitojmė edhe nė ndeshjet e tjera. Pas kėtij suksesi, morali ynė ėshtė mė i lartė, ēka na jep mundėsi tė shprehemi mė lirisht nė fushėn e lojės nė takimet e ardhshme. Sa pėr veten, dua ta justifikoj mė shumė besimin dhe pėrkrahjen qė mė japin ēdo ditė bashkėqytetarėt e mi. Do tė punoj mė shumė, jo vetėm si lojtar, por mbi tė gjitha si kavajas, pėr t'u treguar tė gjithėve se Besa i ka mundėsitė tė kthehet atje ku e ka vendin, midis skuadrave mė tė mira. Mezi po pres tė kthehemi nė stadiumin tonė, pėr tė zhvilluar lojėra tė bukura dhe rezultative, duke i kėnaqur e argėtuar tifozėt tanė tė zjarrtė. Feriz Ferizaj 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#179
| ||||
| ||||
| DINAMO : Portieri dinamovit pohon se barazimi me Teutėn erdhi si rezultat i gjendjes jo tė mirė psikologjike Lika: Na mungon mentaliteti i fituesit Pas barazimit 1-1 qė Dinamoja arriti nė ndeshjen e sė premtes me Teutėn, duket se nė skuadėr ka diēka qė nuk shkon. Blutė, pėrveē rezultatit, nuk kanė bindur as nė lojėn qė kanė zhvilluar nė "Selman Stėrmasi", ku mbi tė gjitha ekipit i mungoi grinta dhe pėrqendrimi nė fushė. Kanė kaluar pesė javė dhe Dinamoja e sheh veten nė vendin e katėrt, nė kuotėn e 10 pikėve. Blutė e filluan mjaft mirė kampionatin e ri, me tre fitore radhazi, ndėrsa nė dy ndeshjet e fundit me kundėrshtarė direktė si Partizani e Teuta, humbėn pesė pikė mjaft tė vlefshme. Portieri i Dinamos, Ilion Lika, mendon se aktualisht skuadra vuan nga "ngėrēi" psikologjik, i cili nuk e lejoi tė tregonte asgjė nė ndeshjen me Teutėn. Nė lidhje me kėtė ndeshje Lika shprehet se Dinamoja mund tė kishte fituar, sepse pas pjesės sė parė udhėhiqte 1-0, por goli aksidental i barazimit vėshtirėsoi gjithēka. Portieri dinamovit pohon se ndoshta ekipit i mungon edhe mentaliteti i fituesit, gjė qė duhet eliminuar sa mė parė. Sipas tij, ende futbollistėt nuk kanė arritur tė dalin nė lojėn e tyre. Megjithatė, portieri i bluve parashikon ndryshimin e madh nė javėt e ardhshme tė kampionatit. Nė intervistėn e tij pėr "Sportin shqiptar", portieri Ilion Lika ėshtė shprehur: - Njė barazim 1-1 me Teutėn nė fushėn tuaj. Si do ta komentonit ju kėtė ndeshje? - E dinim qė do tė ishte njė ndeshje shumė e vėshtirė. Edhe nė kampionatet e kaluara Dinamoja ka fituar me Teutėn vetėm me njė gol diferencė. Teuta po kalon njė moment tė mirė dhe kėtė gjė e tregoi mjaft mirė edhe ndaj nesh. Shėnuam njė gol nė fundin e pjesės sė parė, dhe mendoj se do tė kishte qenė mė e thjeshtė nėse do tė ruanim rezultatin. Pas golit tė barazimit nga Khumalo gjithēka u ndėrlikua pėr ne, sepse Teuta u kthye nė mbrojtje dhe nuk mundėm ta ēanim dot. Mund tė them se barazimi ishte plotėsisht i merituar pėr atė ēka tė dyja skuadrat dhanė nė fushė. - Ndėrkohė ėshtė vėnė re edhe njė lojė e dobėt nga ana e Dinamos nė takimin e sė premtes... - Po, ėshtė e vėrtetė. Mendoj se Dinamoja nuk e kishte kapėrcyer ende goditjen psikologjike qė mori pas humbjes nė derbin me Partizanin. Skuadra nuk arriti tė dilte asnjėherė nė lojėn e saj, ndėrsa sulmet tona thyheshin lehtė nga mbrojtja kundėrshtare. Munguan rastet pėr shėnim, por mė shumė skuadrės i mungoi shpirti i garės. - Nė dy ndeshjet e fundit Dinamoja ka arritur tė fitojė vetėm njė pikė. Sipas jush, ēfarė ka qė nuk shkon? - Nuk di ēfarė tė them. Bėmė njė nisje mjaft tė mirė tė kampionatit me tre fitore, por nė dy takimet e fundit kemi humbur pikė tepėr tė vlefshme, tė cilat mund tė na kushtojnė shtrenjtė nė fund. Ndaj Partizanit luajtėm mirė dhe nuk patėm fat, por tė premten me Teutėn bėmė njė paraqitje me tė vėrtetė tė dobėt. E thashė edhe mė lart se ndaj Teutės ekipi vuajti "ngėrēin" psikologjik qė e kapi pas humbjes nė derbi. Megjithatė, duke pasur parasysh tė gjitha ndeshjet e luajtura, unė do tė thosha se ende ende nuk e kemi gjetur fizionominė e duhur tė lojės. Ndoshta edhe futbollistėt nuk kanė dalė plotėsisht nė lojėn e tyre. Kam pėrshtypjen se Dinamos i mungon mentaliteti i fituesit, qė ėshtė i domosdoshėm pėr njė ekip pretendent pėr titull. - A mendoni se nė javėt e ardhshme Dinamoja do tė arrijė tė ndryshojė gjithēka? - Sigurisht qė po. Nė fillim duhet tė mendojmė pėr ndeshjen e radhės nė kampionat, e cila duhet fituar me ēdo kusht. Gjithashtu, duhet tė sigurojmė kualifikimin pėr nė turin tjetėr tė Kupės sė Shqipėrisė nė ndeshjen e kthimit me Pogradecin. Mendoj se nė nė takimet e ardhshme do tė gjejmė lojėn e bukur dhe rezultatin. Dinamoja mbetet nė synimet e saj qė janė titulli kampion dhe Kupa e Shqipėrisė. - Tirana fiton sėrish dhe shkėputet me pikė. Si e parashikoni luftėn pėr titull? - Momentalisht jemi pesė pikė prapa nga vendi i parė, qė mbahet nga Tirana. Dihet qė Tirana ėshtė njė nga skuadrat mė tė forta pėr momentin, e cila synon mbrojtjen e titullit kampion. Kanė kaluar vetėm pesė javė dhe mendoj se ėshtė ende herėt pėr tė bėrė parashikime, por di qė neve na duhet njė punė shumė e madhe pėr rekuperimin e pikėve tė humbura. Edhe ndeshjet direkte, qė nuk janė pak, por katėr, do tė kenė ndikim tė drejpėrdrejtė pėr sa i pėrket fitimit tė titullit. Fatjon RUPI 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#180
| ||||
| ||||
| DINAMO : Blutė nė stėrvitje qė tė dielėn Dinamoja i ėshtė rikthyer stėrvitjes pas njė dite pushimi. Seanca e djeshme ka filluar nė orėn 17.00, ndėrsa gjatė saj futbollistėt kanė kryer kryesisht ushtrime tė karakterit aerobik. Si zakonisht, trajneri Marko ka folur pėr disa minuta me tė tijtė duke bėrė njė analizė tė ndeshjes sė kaluar. Kjo javė do tė ketė njė program tė ngjeshur pėr dinamovitėt, tė cilėt do tė luajnė tė martėn ndaj Pogradecit dhe tė premten ndaj Lushnjės. Nesėr blutė do tė luajnė ndeshjen e kthimit tė turit tė dytė tė Kupės sė Shqipėrisė. Takimi i parė i luajtur nė Pogradec ka pėrfunduar nė barazim 1-1.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#181
| ||||
| ||||
| FLAMURTARI : Kuqezinjtė vlonjatė triumfojnė ndaj Shkumbinit tė Peqinit me njė fitore 3-golėshe Flamurtari, fitorja qė doli mbi problemet Flamurtari ėshtė e vetmja skuadėr qė nė javėn e 5-tė tė kėtij kampionati ka fituar pastėr, me njė rezultat tė thellė. Fitorja 3-0 ndaj Shkumbinit ka shėrbyer njėherėsh edhe pėr ta ngritur nė kėmbė skuadrėn bregdetare, pas atij fillimi tė vėshtirė e tė mundimshėm tė sezonit tė ri. Tani vlonjatėt kanė "kėrcyer" tri shkallė mė lart, duke u pozicionuar tė vendin e 7-tė nė klasifikim. Trajneri 32-vjeēar Bozhani, i pamėsuar me "sfida" dhe ngarkesa tė tilla nė jetėn e tij sportive, shprehet pėr fitoren qė arriti skuadra e tij tė shtunėn: "E ndiej veten tė ēliruar. Tani po marr frymė lirisht, pasi prej disa javėsh diēka mė mundonte, pavarėsisht se grupi i lojtarėve, ashtu kokulur, ishte i tendosur nė stėrvitje." Nė fakt, gjatė gjithė javės qė shkoi, skuadra e kishte "stakuar" mendjen nga mungesa e financimit dhe po i kushtohej pėrgatitjes psikologjike pėr ta fituar kėtė ndeshje. Deklarimet e kapitenit Resuli dhe tė mesfushorit Sejfullai, 24 orė para takimit me Shkumbinin, se nuk do ta braktisin skuadrėn, por do tė luanin pėr ta fituar ndeshjen, si borxhlinj ndaj sportdashėsve vlonjatė, janė materializuar tashmė. Angazhimi i lojtarėve tė Flamurtarit ėshtė shfaqur dukshėm gjatė 90 minutave tė lojės, aq sa trajneri Bozhani ka mbetur plotėsisht i kėnaqur: "Jam befasuar nga loja e "veteranit" Anesti Vito. Ai ka luajtur si tė ishte 20 vjeē. E gjithė skuadra ka shfaqur angazhim e shpirt tė lartė gare. Kėtu nuk mund tė lė pa pėrmendur Sejfullain, nė njė formė mjaft tė mirė sportive, qė me 2 golat e tij shtroi rrugėn e fitores ndaj Shkumbinit. Pastaj vijnė me radhė tė tjerėt, si Dine, Resuli, Daiu, Xhafa, Ēerēizi, Idrizi etj. Tė gjithė u shfaqėn tė mrekullueshėm." Ndryshe nga ndeshjet e tjera, skuadra e kuqezinjve ka qenė mė e organizuar nė mesfushė, ēka solli ingranimin dhe harmonizimin e veprimeve tė sulmuesve Xhafa, Vito, Serjani. "Ashtu siē kisha premtuar, u mundova tė bėj disa ndryshime nė mėnyrėn e organizimit tė lojės, brenda grupit ekzistues. U veprua mirė nė lojėn nga krahėt, ku spikatėn Idrizi dhe Ēerēizi. Me kroset qė dhanė nė drejtim tė portės, por edhe me pasin e shkurtėr, ata u bėnė promotorė tė suksesit," - ka shtuar trajneri Bozhani. Ndėrkohė, nė pėrfundim tė ndeshjes, presidenti Selami, tė gjithė lojtarėt qė u aktivizuan nė ndeshjen ndaj Shkumbinit, i ka shpėrblyer me nga 300 dollarė secilin. Kėshtu, "tė urtėt" e Flamurtarit kanė pėrfituar nga filozofia "qengji i urtė pi dy nėna". Kastriot Brahimi 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#182
| ||||
| ||||
| PARTIZANI : Trajneri i tė kuqve shprehet i mėrzitur pėr disa nga titullarėt qė bėjnė lojė individuale Spahiu: Na ndėshkoi egoizmi Partizani, pas javės sė pestė tė kampionatit, nuk ka bėrė asgjė mė shumė nga ē'pritej, apo flitej nga kampi i kuq, pasi ėshtė shkėputur edhe dy pikė tė tjera nga kreu i renditjes. Tė kuqtė kanė barazuar nė "Ruzhdi Bizhuta" tė Elbasanit me vendėsit, duke humbur kėshtu njė mundėsi pėr t'i qėndruar sa mė pranė Tiranės, qė, nga ana e saj, nuk ka gabuar kėtė javė as ndaj Vllaznisė sė Shkodrės. Nė Elbasan, Partizani, edhe pse nė formacionin e parė kishte njė ndėr lojtarėt mė tė mirė tė pėrfaqėsueses, Klodian Duron, "u dėnua" qė nė minutat e para tė pjesės sė parė, ku Ndreka, pas dy ndėrhyrjeve tė ashpra, e la ekipin e tij me 10 lojtarė. "Ishim tė detyruar ta ndryshonim lojėn, pasi edhe mund tė ndėshkoheshim," - sqaron nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar," - trajneri i tė kuqve, Spahiu. Sipas trajnerit tė Partizanit, ekipi, ndonėse mbeti me 10 lojtarė qė nė minutat e para, mund ta kishte fituar ndeshjen nė pjesėn e dytė, nėse disa nga titullarėt nuk do tė tregoheshin shumė egoistė para portės: - Barazimi i dytė nė Elbasan, ēka do tė thotė katėr pikė larg Tiranės kryesuese... - Po, kėtė javė barazimi na ka kushtuar shumė, sepse kryesuesja, nga ana e saj, nuk ka gabuar. Kėsisoj, na mbetet ta tregojmė veten nė javėn tjetėr, kundėr Tiranės kryesuese, nė takimin direkt me tė. - Partizani ka luajtur me 10 lojtarė, pasi Ndreka doli me karton tė kuq. A ishte i drejtė gjykimi nė kėtė rast? - E kam theksuar edhe mė parė se gjyqtari ėshtė kompetent nė gjykimin e tij, aq mė tepėr kundėrshtimi nuk vlen asgjė, ndaj nuk mė pėlqen tė ndėrhyj nė kėtė ēėshtje. Pasi Ndreka doli shpejt nga fusha me tė kuqe, m'u desh detyrė tė ndryshoja modulin e lojės sė ekipit. Ne duhet tė ndryshonim nė pjesėn tjetėr tė lojės, sepse jo vetėm qė fitorja u bė mė e vėshtirė, por nuk ishte ēudi qė edhe mund tė pėsonim gol. Kėshtu, largova njė sulmues, Kariokėn, duke futur Hallaēin nė mesfushė. Nė pjesėn e dytė, efektet ishin pozitive, ku nė dy raste tė pastra mund tė kishin shėnuar, por lojtarėt tanė gabuan. - Cilėt ishin gabimet qė u bėnė gjatė pjesės sė dytė? - Ishin mė tepėr pėr shkak tė egoizmit tė futbollistėve, qė shpėrdoruan raste tė pastra para portės. Nuk mund tė tolerohen veprimet e pahijshme tė disa prej lojtarėve, qė luajnė nė formacionin e parė. Lojtarėt duhet ta kenė tė qartė qė loja individuale nuk ka vlerė para synimeve tė ekipit. Ekipi kėrkonte tripikėshin dhe mund ta kishte arritur, nėse Muzaka, nė pjesėn e dytė, do tė kishte pasuar te shokėt e tjerė tė skuadrės. Ishte njė aksion i qartė, ku katėr nga lojtarėt tanė dolėn pėrballė dy mbrojtėsve tė Elbasanit. Po kėshtu, edhe Abilio nuk pasoi te Duro nė njė rast tė ngjashėm, duke u treguar egoist, dhe si pasojė shpėrdoroi njė tjetėr aksion goli. E kam nė pėrgjithėsi edhe pėr disa lojtarė tė tjerė, qė shpesh nuk luajnė pėr skuadrėn, duke e dėnuar pa dashje. - Cilat mbeten detyrat pėr javėn nė vijim? - Sė pari, duhet tė korrigjojmė shumė nga gabimet e Elbasanit. Do tė luftojmė egoizmin e disa lojtarėve, qė tė mos na dėmtojė nė takimet e tjera. Kampionati ėshtė shumė i gjatė, ndaj pėr tė pėrballuar dhe arritur objektivat me sukses duhet tė punojmė dhe tė bėjmė ndryshime tė tjera. Aranit MURAĒI 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#183
| ||||
| ||||
| VLLAZNIA : Pjesėtarėt e kampit kuqeblu janė tė mendimit se barazimi me Tiranėn do tė ishte rezultati mė i drejtė Haxhiosmanoviē: Vllaznia po rilind Ajo ēfarė ka paraqitur tė shtunėn nė "Qemal Stafa" ka qenė mė e mira e mundshme e Vllaznisė, sė drejtuar nga malazezi Dervish Haxhiosmanoviē. Njeriut qė prej javėsh ka kėrkuar t'u japė moral sportistėve tė tij, duke i vėnė paksa edhe nė sedėr, ka tentuar tė "dirigjojė" njė ansambėl ndryshe nė sfidėn me Tiranėn. Nga ajo qė ėshtė parė nė "Qemal Stafa" tė shtunėn qė shkoi, mund tė thuhet pa frikė se "Deda" duket se po ia arrin mė sė miri ta harmonizojė lojėn e "veteranėve" kuqeblu me atė tė tė rinjve. Kėta tė fundit, tė preferuarit e malazezit, ndaj bardhebluve nuk kanė qenė pak nė fushė. Salihi, Ahu, Luka, Doēi, Belisha e Hoti kanė pėrbėrė gati gjysmėn e skuadrės kuqeblu, e cila ia ka vėshtirėsuar sė tepėrmi fitoren Tiranės sė pandalshme nė kėtė kampionat. Ata kanė dhėnė mė tė mirėn e tyre nė kėtė ndeshje, natyrisht tė shoqėruar edhe nga emrat e njohur tė ekipit, mes tė cilėve duhet veēuar njėri, Safet Osja. Lojtari i kritikuar herė pas here pėr formėn e tij, me ardhjen e malazezit duket se e ka rigjetur veten. Madje jo vetėm me lojė, por edhe nė konkludim, sepse ėshtė bėrė autor golash. Osja i kishte "harruar" portat kundėrshtare, ndėrkohė qė nė tri ndeshjet e fundit ka shėnuar dy herė, ndaj Adės dhe sė fundi ndaj Tiranės. Nė ndeshjen e sė shtunės, ndaj bardhebluve, tė gjithė shkodranėt janė kėnaqur duke parė nė fushė atė 11-sh kuqeblu, plot grintė e entuziazėm. Vllaznia, pėr herė tė parė nė kėtė sezon futbollistik, ka treguar karakterin e saj tė vėrtetė. Madje kėtė e ka bėrė ndaj njė Tirane qė shumėkush e konsideronte tė pandalshme. Ato 90 minutat e pėrballjes me bardheblutė kanė qenė vėrtet sinjali i rikthimit tė asaj Vllaznie qė e presin tė gjithė. Meritė pėr kėtė ka pa diskutim edhe trajneri Haxhiosmanoviē, qė gjatė gjithė javės besonte te rezultati pozitiv. Pėr kėtė qėllim, kishte hartuar edhe mėnyrėn e lojės, e cila ka habitur shumėkėnd. Ndeshja e sė shtunės nė Tiranė ka pasur kėsisoj shumė vlera pėr ekipin kuqeblu, qė gradualisht po ngjit vende nė renditje. Pozicioni aktual nuk i shkon pėr shtat Vllaznisė sė sotme. Tė gjithė janė tė bindur se shumė shpejt shkallėt do tė ngjiten njė e nga njė. Kjo duket qartė nė optimizmin qė ka shfaqur trajneri Haxhiosmanoviē pas ndeshjes me Tiranėn: "Jam i bindur se pas kėsaj ndeshjeje keni pėr tė parė njė Vllazni shumė mė tė fortė, e cila do t'i ngjitė gradualisht shkallėt e renditjes. Kjo ėshtė e sigurt. Lojtarėt kanė fituar besim tė madh nė vetvete dhe ky ėshtė suksesi i parė pėr kėtė skuadėr qė po rilind." Gjergj Kola 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#184
| ||||
| ||||
| Fakaj, shumė zhurmė pėr asgjė Ndonėse nė kampin e kuq po bėhet shumė zhurmė nė lidhje me ish-futbollistin e kombėtares sonė, Ervin Fakaj, deri tani nuk ka asgjė konkrete pėr tė ardhmen e mbrojtėsit vlonjtat. Dje, drejtori Thaka u shpreh pėr mbrojtėsin Fakaj se po vazhdojnė ende bisedimet me presidentin, por nuk dihet me saktėsi se kur do tė kthehet nė Shqipėri. Ndėrkohė, pėr lojtarin nė fjalė, i cili ka mbetur pa ekip, ėshtė dėrguar nė zyrat e FSHF-sė njė kėrkesė pėr federimin e tij me Partizanin. Pas blerjes sė Duros, presidenti Xhani u shpreh se ėshtė gati ta sjellė edhe mbrojtėsin Fakaj te Partizani, madje para derbit me Tiranėn, por deri tani duket se mė shumė po bėhet zhurmė sesa gjė konkrete.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#185
| ||||
| ||||
| Fushė-Mbreti lan "gjynahet" e Ndrekės Edhe pse ka dalė me karton tė kuq tė shtunėn nė "Ruzhdi Bizhuta" tė Elbasanit, mbrojtėsi i tė kuqve Ndreka do tė jetė nė dispozicion tė trajnerit Spahiu nė takimin e radhės kundėr Tiranės. Duke qenė se tė mėrkurėn Partizani do tė luajė ndaj Fushė-Mbretit ndeshjen e kthimit pėr Kupėn e Shqipėrisė, mbrojtėsi shtatlartė do tė pėrfitojė pėr tė qenė i gatshėm nė derbin e madh ndaj Tiranės. Pėrveē Ndrekės, kėtė tė shtunė pritet edhe kthimi i Brashinit nė fushėn e lojės, qė edhe ky, pėr koincidencė, do tė luajė ndeshjen e parė kundėr Tiranės, ekipi qė ka luajtur takimin e fundit sezonin e kaluar, ku u dėnua edhe 10 javė. Ndėrkohė, Ndreka ėshtė lojtari i parė qė ndėshkohet me karton tė kuq nga tė kuqtė nė pesė javėt e para tė kampionatit.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#186
| ||||
| ||||
| TEUTA : Kapiteni i Teutės, i kėnaqur nga pika e marrė nė trasfertė ndaj bluve kryeqytetas Begeja: Morėm maksimumin ndaj Dinamos Teuta ka barazuar nė javėn e pestė tė kėtij kampionati, nė ballafaqimin e zhvilluar tė premten qė shkoi nė "Selman Stėrmasi", ndaj Dinamos. Kėsisoj, skuadra durrsake ka treguar edhe njė herė tjetėr se ėshtė njė nga pretendentet kryesore pėr titullin kampion. E veēanta e kėsaj ndeshjeje ishte fakti se Teuta jo vetėm arriti tė barazonte nė fushė kundėrshtare, por zhvilloi njė nga ndeshjet mė tė mira tė saj nė kėtė fillimkampionati. Nė njė deklarim rreth kėsaj ndeshjeje dhe emocionet qė fali ajo, do tė komentonte pėr "Sportin shqiptar" kapiteni i "djemve tė detit", Gentian Begeja. - Begeja, si e vlerėsoni barazimin e arritur nė Tiranė me Dinamon? - Natyrisht, e vlerėsoj me nota pozitive. Tė premten zhvilluam njė ndeshje tė mirė, nė tė cilėn treguam se jemi rivalė tė denjė pėr titull. Morėm njė barazim, qė do tė thotė 1 pikė, por mund tė kishim marrė edhe mė shumė. Sidoqoftė, morėm njė pikė tė vlefshme ndaj njė rivaleje si Dinamo, qė ka njė skuadėr tė konsoliduar. - Sipas jush, cili qe reparti mė i konsoliduar i Teutės nė kėtė ndeshje? - Nuk mund tė veēoj asnjėrin, sepse tė tri repartet funksionuan mirė. Gjithsesi, mendoj se mesfusha ishte mė e lėvizshme. - A ju vjen keq qė pėrsėri shėnuan mesfushorėt dhe jo ju, sulmuesit? - Aspak. Pėrkundrazi, mė vjen mirė qė shėnuan sėrish mesfushorėt. E rėndėsishme ėshtė qė barazuam rezultatin dhe arritėm tė mos dalim pa pikė nga kjo ndeshje mjaft e vėshtirė. - Keni marrė dy barazime ndaj dy rivalėve pėr titull, Dinamos dhe Partizanit. Ē'do tė thotė kjo pėr ju? - Ky fakt flet pėr forcėn e skuadrės sonė. Madje, barazimi me dy skuadrat kryeqytetase qė pėrmendėt, do tė thotė qė ky kampionat ėshtė mė i fortė se kurrė. Mė konkretisht, ka disa ekipe qė janė tė denja pėr tė luftuar pėr titullin. - Pra, Teuta e ka vėnė kandidaturėn pėr titullin? - Sigurisht. Skuadra jonė i ka tė gjitha mundėsitė qė, me njė punė serioze nė stėrvitje dhe me pėrkushtim maksimal nė ēdo ndeshje, pa nėnvlerėsuar askėnd, tė rivalizojė denjėsisht pėr titullin kampion. - Gjithsesi, nė opinionin sportiv shqiptar po qarkullon ideja se nė kėtė kampionat do tė luftohet vetėm pėr vendin e dytė, sepse i pari ėshtė "gllabėruar" nga Tirana... - Tė tjerėt le tė thonė ē'tė duan. Mua mė duket ide e gabuar. Askush nuk duhet tė nxitohet pėr tė dalė nė pėrfundime tė tilla. Kampionati ėshtė i gjatė dhe mund tė shoqėrohet me mjaft surpriza, krejtėsisht tė pranishme kėto nė futboll. - A keni filluar tė mendoni pėr sfidėn me Tiranėn? - Jo, sepse nė skuadrėn tonė punohet nė mėnyrė tė programuar. Ne pėrqendrohemi vetėm nė ndeshjen e radhės, pėr tė dhėnė maksimumin e mundshėm. Megjithatė, do t'i vijė radha edhe Tiranės. Ne kemi treguar tradicionalisht qė me ekipe tė forta dimė tė luajmė mirė dhe tė korrim sukses. - A ju vjen keq qė nuk shėnuat nė ndeshjen me Dinamon? - Jo dhe aq. Kohėn e duhur dhe ndeshjet pėr ta bėrė njė gjė tė tillė i kam pėrpara. Shpresoj tė shėnoj nė ndeshjet e tjera. - Trajneri Lika, ndryshe nga ndeshja me Lushnjėn, e ka vlerėsuar lojėn e ekipit tuaj. Ju ē'mendim keni pėr kėtė ndeshje? - Personalisht, them se kemi zhvilluar njė nga ndeshjet mė tė mira nė kėtė kampionat, por jo mė tė mirėn. Nė ndeshjen me Lushnjėn fituam, por nuk bindėm me lojė, ndėrsa nė ndeshjen me blutė kryeqytetas barazuam dhe bindėm me lojė. Ndaj Dinamos kemi marrė maksimumin e mundshėm. LLambi Kallēo 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#187
| ||||
| ||||
| ELBASANI : Mesfushori veteran i portokallinjve thotė se skuadra e tij e ka dominuar ndeshjen me Partizanin Shahini: Elbasanit i mungoi vetėm fati |