Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Bota e Sportit | Futbolli

SuperLiga shqiptare

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1471  
Te vjeter 29-05-2006, 16:03
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Leandro: Enderroj te luaj ne Kupen UEFA

Leandro: Endėrroj tė luaj nė Kupėn UEFA
Gjergj Kola

E mendon prej kohėsh suksesin me Vllazninė dhe duket se ka ardhur momenti qė t'i gėzohet atij. Braziliani 27-vjeēar Leandro da Silva e ka ėndėrruar ngritjen e njė trofeu nė karrierėn e tij dhe tashmė shanset pėr kėtė janė mė tė mėdha se kurrė. Skuadra me tė cilėn ai luan ka dalė nė finale tė Kupės sė Shqipėrisė dhe vetėm 90 minuta lojė e ēojnė atė te trofeu, ēka do tė thoshte edhe njė pjesėmarrje e Vllaznisė nė Kupėn UEFA, duke realizuar kėshtu njė nga ėndrrat mė tė mėdha tė karrierės sportive tė mesfushorit qė vjen nga Brazili i largėt. Leandron nuk e tremb fakti qė pėrballė tyre nė stadiumin e Lushnjės sot do tė jetė Tirana, prandaj deklaron: "Tirana ka njė skuadėr shumė tė mirė, qė na ka mundur nė kampionat disa herė, por nė finale tė kupės gjėrat do tė jenė shumė mė ndryshe. Janė vetėm 90 minuta lojė dhe shanset janė tė barabarta pėr secilėn skuadėr. Shpresoj shumė qė Vllaznia tė jetė skuadra qė do ta ngrejė lart kėtė trofe." Lojtari shumė virtuoz nė pėrdorimin e topit ndėrkohė e ka gati edhe dedikimin e kėtij trofeu, teksa do t'ia kushtojė atė njė nga njerėzve mė tė dashur tė tij, pikėrisht babait, qė nė kėtė fundjavė ka ditėlindjen. Leandro, pėr kėtė arsye, ka marrė leje nga drejtuesit e klubit shkodran pėr tė mos qenė prezent nė ndeshjen e fundit tė kampionatit qė do luhet nė Korēė dhe qė nuk ka shumė rėndėsi pėr shkodranėt dhe do tė udhėtojė drejt vendit tė tij. "Kam biseduar me drejtuesit e Vllaznisė dhe ata mė kanė dhėnė leje tė udhėtoj tė premten, ose tė shtunėn, drejt Brazilit. Kam 8 muaj qė jam larg familjes sime dhe kuptohet qė mė ka marrė malli shumė pėr tė. Por arsyeja kryesore pėrse unė po nxitohem pėr tė shkuar nė vendin tim ėshtė se tė dielėn babai ka ditėlindjen dhe dua tė jem prezent nė festėn e tij. Por pėrveē dėshirės pėr tė qenė prezent nė kėtė pėrvjetor, kam shumė dėshirė t'i bėja dhuratė edhe kupėn qė mendoj tė fitoj me Vllazninė," ka thėnė ai. Nė Brazil lojtari do tė qėndrojė pėr njė muaj, pėr t'u rikthyer sėrish nė Shkodėr, duke e pasur mendjen gjithnjė te Kupa UEFA. Kjo ngaqė ai ka shumė besim se skuadra, pjesė e sė cilės ai ėshtė, do tė jetė nė gjendje ta mundė Tiranėn.

Besimi pėr kėtė ekziston dhe madje Leandro jep edhe shembujt se si duhet tė luajė skuadra e tij pėr tė shkuar te suksesi, ku nė fund do tė shtonte: "Nėse luajmė edhe sot siē kemi luajtur nė pjesėn e parė tė ndeshjes sė fazės sė tretė me kėtė skuadėr, apo tė luajmė siē luajtėm tė shtunėn me Partizanin, jam shumė i sigurt se kemi pėr ta mundur kėtė skuadėr. Vetėm nė njė ndeshje finale nuk ka pretendentė. Duke qenė kėshtu, ne do tė bėjmė mė tė mirėn pėr ta mbyllur me sukses kėtė sezon. Njėkohėsisht me fitimin e kupės do t'u bėnim njė dhuratė tė bukur edhe tifozėve tanė tė shumtė, qė besoj se do t'i kemi me vete edhe nė kėtė ndeshje."

Kuqeblutė pėrgatiten edhe pėr 11 metėrshat
Ajo qė ka rėnė nė sy nė dy ditėt e fundit tė stėrvitjes sė kuqebluve ka qenė edhe aplikimi i gjuajtjes sė 11 metėrshave. Kjo ngaqė stafi drejtues i Vllaznisė ka shumė besim se nė rast tė mosfitores sė ndeshjes brenda kohės sė rregullt, apo shtesave, tė mendojė pėr suksesin edhe nga pika e bardhė. Trajneri Dedja i ka provuar tė gjithė futbollistėt, por nga sa ėshtė parė, pesėshja qė mund tė pėrzgjidhet pėr gjuajtjen e tyre, gjithnjė nėse do tė jetė nevoja, do tė jetė e pėrbėrė nga Sinani, Leandro, Hasani, Belisha dhe Lika. Fakti qė shkodranėt po mendojnė edhe pėr gjuajtjen e tyre, tregon se ata kanė besim te suksesi, pavarėsisht se do arrihet nga fusha e lojės, apo nga pika e bardhė e penalltive.

Presidenca, 30 milionė lekė shpėrblimi pėr kupėn
Ndonėse ishte menduar dhe mbase edhe deklaruar pėr njė shumė tepėr tė majme pėr ekipin e Vllaznisė nė rast tė fitores sė Kupės tė Shqipėrisė, realiteti duket krejt ndryshe. Zėvendėspresidenti Valter Fushaj ka deklaruar se nuk do tė ketė superpremio, por nė rast suksesi ai u ka premtuar ftubollistėve njė shumė prej 30 milionė lekėsh tė vjetra pėr tė gjithė ekipin. Kėsisoj duket qartė se presidenca shkodrane kėrkon tė mos jetė shumė dorėlėshuar nė kėtė drejtim, edhe sepse nė rast tė njė triumfi nė kėtė kompeticion, atyre u duhet tė mendojnė menjėherė pėr kupat e Europės dhe sezonin e ri, shpenzimet pėr tė cilin do tė jenė edhe mė tė mėdha.

Bokatola, i vetmi shqetėsim pėr Dedjen
Kur kanė mbetur edhe pak orė deri nė nisjen e ndeshjes finale tė Kupės sė 54 t tė Shqipėrisė, formacioni i Vllaznisė pėr kėtė takim thuajse ėshtė qartėsuar. I vetmi dyshim duket se ėshtė aktivizimi apo jo i kongolezit Bokatola. Ai nė dy seancat e fundit ka ndier shqetėsime nė kaviljen e tij tė djathtė dhe si rrjedhojė nuk ėshtė shumė e qartė nėse do tė luajė apo jo nga minuta e parė. Kjo ėshtė e vetmja dilemė pėr trajnerin Hysen Dedja, i cili ka bėrė tė ditur dje edhe faktin se tė tjerėt i ka tė gatshėm. Pa pėrmendur kėtu portierin Ndoja, qė pėr arsye dėmtimi i ka dhėnė fund sezonit. Megjithatė, nė portė do tė jetė Grima, ndėrkohė qė Lici nuk do ta nisė ndeshjen si titullar. Tė tjerėt do tė jenė po ato qė kanė luajtur nė ndeshjet e fundit.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #1472  
Te vjeter 29-05-2006, 16:04
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Tirana Vllaznia, bilancet e dy finalisteve

Tirana Vllaznia, bilancet e dy finalistėve
Ymer STRINIQI

Sot luhet finalja e edicionit tė 54 t tė Kupės sė Shqipėrisė. Do tė vihen pėrballė Tirana dhe Vllaznia. Do tė jetė ky ballafaqimi i katėrt nė finale mes tyre.
- Finalja e parė: Shkodėr, mė 22.1.1939, Tirana Vllaznia 2 1
Tirana: Hobdari, Maluēi, Janku, Llambi, Karapici, Plluska, Balla, Lisi, Lushta, Jakova, Kashariqi.
Vllaznia: Jubani, Hila, Kazazi, Smajli, Koxhja, Barbullushi, Hoxha, gjinali, Vasija, Halepjani, H.Osmani.
Shėnues: Lushta 24', 26', Jakova 75' (aut.)
Gjyqtar: Enver Kulla (Tiranė)
- Finalja e dytė: Tiranė, mė 1.6.1986, Tirana Vllaznia 3 1
Tirana: Mersini, Baēi, Hodja, Bimo, Omuri, Liti, Muēa, Josa (Mema 75'), Harasani (Lekbello 75'), Minga, Kola. Trajner: E.Shehu.
Vllaznia: A.Maliqati, H.Zmijani, Semaj (Kepa 46'), Pashaj, Jera, Dedja, Vukatana (Thana 76'), Briza, F.Rragami, Luēi, Fakja. Trajner: A.Hafizi.
Shėnues: Kola 21' e 54', Muēa 77'/ Jera 65'
Gjyqtar: Dhori Prifti (Korēė)
- Finalja e tretė: Tiranė, mė 22.5.1999 Tirana Vllaznia 0 0 (120') me 11 metėrsha 3 0.
Tirana: Nallbani, Dede, Alimehmeti, Dabulla, Sina, Tafaj, Malko (K.Duro 74'), Prenga (Zeqo 74'), Mema, Merkoēi (Bulku 98'), Muka. Trajner: S.Mema.
Vllaznia: Gjeloshi, L.Zmijani, Premēi, Lici, Noga, Kotrri, Ymeri (Jahja 82'), Xhahysa, Sinani, Cungu (Osmani 105'), Miloti. Trajner: A.Bushati.
Gjyqtar: S.Velēani (Patos)
Shėnues me 11 metėrsha: Alimehmeti, Muka, Tafaj
- Bardheblutė luajnė pėr tė 19 tėn herė nė finale dhe kanė dalė 12 herė fitues.
- Kuqeblutė luajnė pėr tė 11 tėn herė nė finale dhe kanė dalė 5 herė fitues.
- Midis kėtyre skuadrave deri tani janė zhvilluar 27 ndeshje. Tiranasit kanė fituar 15 prej tyre, shkodranėt 9, ndėrsa nė barazim kanė pėrfunduar 3 takime. Golaverazhi ėshtė 33 26 pėr bardheblutė.
- Duke pėrjashtuar sezonin 1993 1994 (bėnin pjesė nė njė grup), Tirana dhe Vllaznia janė ndeshur nė 17 edicione. Raporti i kualifikimeve ėshtė 10 7 pėr Tiranėn.
- Krahas 3 ndeshjeve finale (nė tė tre rastet kanė fituar bardheblutė), kėto dy ekipe janė ndeshur nė 4 raste nė gjysmėfinale; mė 1952 do tė fitonin tiranasit 4 1; mė 1968 sėrish ata 1 0; mė 1971 bardheblutė fituan 3 2, ndėrsa mė 2005 u zhvilluan 2 ndeshje qė nxorėn fitues sėrish bardheblutė, qė fituan 1 0 nė Tiranė dhe 3 1 nė Shkodėr. Nė ēerekfinale kemi pasur 6 ballafaqime Tirana Vllaznia. Kėshtu, nė vitin 1951 shkodranėt patėn fituar 2 0; mė 1963 tiranasit fituan tė dyja ndeshjet me tė njėjtin rezultat, 1 0; mė 1964, pas 120 minutash, Vllaznia fitoi 2 1. Pas 20 vjetėsh, mė 1984 u luajtėn dy takime dhe nė tė dy fituan bardheblutė, 1 0 nė Shkodėr dhe 2 1 nė Tiranė. Nė vitin 1987 (kur kuqeblutė kanė fituar kupėn e tyre tė fundit) u zhvilluan 2 ndeshje: 2 0 fituan kuqeblutė nė Shkodėr dhe 1 0 bardheblutė nė Tiranė. Pas 3 vjetėsh, Vllaznia u kualifikua pėrsėri: bardheblutė fituan 1 0 nė Tiranė, ndėrsa shkodranėt 2 0 nė qytetin e tyre.
Rruga e ekipeve deri nė finalen e sotme:
Tirana:
Tirana-Iliria 3 0 4 2 (turi i dytė)
Tirana-Apolonia 1 0 5 2 (turi i tretė)
Tirana-Partizani 3 2 1 1 (turi i katėrt)
Tirana-Dinamo 4 2 0 1 (turi i pestė)
Bilanci: 8 ndeshje (+6 =1 1. Gol: 21 10)
Vllaznia:
Vllaznia-Veleēiku 4 1 7 0 (turi i dytė)
Vllaznia-Besa 1 1 2 1 (turi i tretė)
Vllaznia-Shkumbini 2 0 1 0 (turi i katėrt)
Vllaznia-Elbasani 2 0 1 2 (turi i pestė)
Bilanci: 8 ndeshje (+6 =1 1. Gol: 20 5)
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #1473  
Te vjeter 29-05-2006, 16:06
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Tirana s'mbetet pa trofe, fiton kupen

Tirana s'mbetet pa trofe, fiton kupėn
Pellumb Peci

Tirana Vllaznia 1 0

Shėnues: K. Duro 65'
Tirana: Nallbani, Sina, Dabulla, Pisha, Bulku, Muka (Xhafa 71'), Salihi (Merkoēi 86'), Bakalli, Duro, Penja, Patushi (Sefa 90'). Trajner: M.Josa
Vllaznia: Grima, Ndreka, Radusinoviē, Teli, Leandro, Belisha, Sinani, Hoti (Beka 69'), Ahi, Doēi (Lici 67'), Lika (Cani 86'). Trajner H.Dedja
Gjyqtarė: S.Farina, M. Ambrozino, Xh. Kujoto (Itali)
Kartonė tė verdhė: Hoti, Dabulla, Penja


"Minutat e lojės...
9' Muka pason saktė nė zonė pėr Bakallin, i cili godet, por jashtė.
11' Shumė afėr portės sė Vllaznisė, godet me kokė Salihi, topi pėrfundon ngjitur me traun e portės.
14' Salihi tenton me njė rafishatė, por nuk ka shėnjestruar mirė portėn e Grimės.
17' Salihi godet bukur me kokė, por topi i gditur prej tij pėrsėri nuk gjen kuadratin e portės.
26' Leandro nė distancė tė afėrt ballore rreth 10-m humbet njė rast tė pastėr shėnimi, teksa godet jashtė.
30' Doēi nė pozicion tė favorshėm shėimi 3- m me portėn e Nallbanit nuk i gjen kohėn topit.
33' Salihi me topin nė zotėrim vallėzon brenda zonės dhe godet duke e detyruar Grimėn tė shfaqė reflekset e tij me njė pritje mjeshtėrore.
37' Bakalli harkon bukur pėr Salihin, ndėrsaky i fundit godet nė zhytje e sipėr, por sėrish i pafat.
45' Doēi i ka tė gjitha mundėsitė tė shėnojė pėrballė Nallbanit, por godet pasaktėsisht rreth 5-m larg portės.
51' Duro zbulohet bukur brenda zonės, por godet jashtė.
52' Doēi pėrpiqet tė kopjojė Duron, por sigurisht me njė goditje nė portėn tjetėr, qė pėrfundon jashtė.
54' Muka shpėrthen si rrufeja nga e majta dhe nė fundore shėrben pėr Salihin i cili nuk arrin t'i ndryshojė drejtimin topit vetėm 2-m larg portės.
58' Penja shėrben pėr Patushin, i cili ka njė rast ideal, por gjuan keq.
60' Salihi tregon edhe njėherė ditėn e tij tė errėt, teksa topi kalon portierin Grima, por nuk gjen kuadratin.
62' Belisha lėshon njė predhė nga 10- m, por largon me mjaft mjeshtėri Nallbani.
65' Inkursion i jashtėzakonshėm i Mukės, qė mund tė ndalej vetėm nga njė ndėrhyrje e parregullt nė hyrje tė zonės dhe goditje dėnimi qė ekzekutohet nė mėnyrė perfekte nga K. Duro. Pėrballė klasit tė lartė tė K. Duros duhet vlerėsuar edhe pėrpjeka e Grimės. 1-0 pėr Tiranėn.
78' Sina shėrben pėr Xhafėn i cili del bukur pėrballė Grimės por gjuajtja e tij ėshtė larg pretendimit pėr gol.
87' Xhafa pretendon pėr 11-m por Merkoēi vazhdon lojėn duke rėshkitur topin ngjitur me shyllėn pingule jashtė.
88' Sinani godet bukur nga 25-m por gjen nė gadishmėri absolute "Tatėn" i cili grushton.
90+ 1' Xhafa i ka tė gjitha mundėsitė pėr tė dyfishuar rezultatin, por toleron me njė gjuajtje tė pasaktė me portėn e boshatisur.

Komenti...
Bardheblutė janė ata qė kanė ngritur pėr 3 vite me radhė trofeun e titullit, ndėrsa kėtė vit kanė mundur tė kompensojnė nė mėnyrė tė shkėlqyer vendin e dytė nė rėnditje. Tirana ka shijuar sėrish njė trofe. Tė besuarit e Josės kanė "hipotekuar" njė trofe tjetėr, Kupėn e Shqipėrisė, falė fitores minimale qė arritėn nė "Roza Hazhiu". Klodian Duro nė mesin e pjesės sė dytė i dha pėrshėndetjet mė tė mira Vlaznisė me njė goditje drithėruese pėrsa i pėrket nivelit tė futbollit shqiptar, duke vulosur fatet e kėtij takimi final. Nė njė ambjent tė shkėlqyer sportiv, shoqėruar me njė dekor pranveror ėshtė luajtur nė stadiumin finalja e kupės sė Shqipėrisė ndėrmjet Tiranės dhe Vllaznisė. Afro 6000 shikues kishin udhėtuar nga Tirana e nga Shkodra drej Lushnjės nė pėrkrahje tė ekipeve tė tyre pėr kėtė takim final. Por nė stadium binin nė sy edhe tifozė nga Elbasani qė nuk pushuan sė bėri tifo pėr Vllazninė nė kėmbim tė "urrejtjes" sė freskėt tė importuar nga rivaliteti i kėtyre dy viteve e sidoemos nga problemet qė u hasėn gjatė ndeshjes sė fundit nėrmjet tyre nė kampionat. Ndėrkohė, Tirana ishte mė e freskėt dhe mė e rrezikshme nė lojė. Gjatė pjesės sė parė djemtė nga kryeqyteti kanė kanė treguar "dhėmbėt", se janė nė finale pėr tė fituar dhe jo thjesht sa pėr tė qenė finalistė. Salihi gjatė gjithė pjesės sė parė ka shpėrdoruaer njė mori rastesh pėr shėnim nė portėn e Vllaznisė. Bomberi shkodran e kishte tė lehtė tė rezikonte Vllazninė, sepse mbėshtetej vazhdimisht nė sulm nga njė mesfushė potente me Duron e Patushin dhe nga fantazisti Muka e punėtori Bakalli. Duhet thėnė se shkodranėt nė 45 minutat e para tė kėsaj finaleje nuk i janė kundėrpėrgjigjur furisė kryeqytetase, teksa kanė menduar shumė pak pėr sulmin. Kjo ngaqė mesfusha e Tiranės u bė zot nė mesfushė, falė kualiteve, qė s'kishin tė krahasuar me elementė tė rinj e pa pėrvojė tė kampit tjetėr. Edhe nė ato pak kundėrsulme tė projektuara prej tyre shkodranėt e patėn tė vėshtirė pėrballė mbrojtjes sė mirė organizuar tė Tiranės si dhe pėrballė njė portieri me pėrvojė si Nallbani, qė dukej njėlloj si nė vitet e tij tė arta kur grumbullohej me pėrfaqėsimin tonė kuqezi. Pjesa e dytė ka nisur nė barazpeshė tė plotė. Nė gjysmėn e kėtij 45 minutėshi shkodranėt krijuan njė epėrsi tė lehtė pėrsa i pėrket qarkullimit tė topit. Tirana nga ana e saj vazhdon tė shfaqet e rrezikshme nė aksionet sulmuese por duke mos arritur tė konkludojė saktė. Por gjithēa merr fund nė minutėn e 65-tė, me njė goditje dėnimi nga 25 metra, ku ishte Klodian Duro qė me njė perlė, pra njė goditje e paparė nė "Roza Haxhiu", arkivoi njė gol tė mrekullueshėm. Ishte ky goli i artė i ndeshjes finale, qė i dha Kupėn e Shqipėrisė Tiranės. Goli i Duros nuk u jem mė shanse kuqebluve, qė mbetėn krejtėsisht nė hije gjatė minutave tė fundit.uar rezultatin. Kėshtu Tirana arrin tė bėj tė sajin kėtė trofe tė kupės sė Shqipėrisė duke mposhtur me meritė Vllazninė me njė lojė mė bindėse e superiore. Trofeun ekipit fitues ia dorėzoi presidenti i FSHF A.Duka sė bashku me zv/presidentin Lufti Nuri.

Mirel Josa, trajner i Tiranės:
"Ne arritėm dhe e zotėruam lojėn. Pati momente mė tė mira ku e kontrolluam plotėsisht mesfushėn. Mendoj se e merituam kėtė trofe dhe tani duhet tė bėjmė planet pėr tė ardhmen. Tirana ėshtė ekip qė nuk mund ta imagjinojė sezonin pa fituar njė trofe, prandaj jemi tė kėnaqur qė ia dolėm mbanė nė kupė. Gjatė vazhdimit tė sezonit dhe sidomos nė periudhėn e marsit e tė prillit, Tirana dha disa shenja se nuk mund t'i pėrballojė tė dy kompeticionet. Gjatė rrugės kemi kaluar ekipe tė forta si Partizani, Dinamo tė cilat i kemi eleminuar dhe kjo tregon se e kemi merituar plotėsisht kėtė trofe. Finalelt fitohet nė tė shu8mtėn me rezultat miniam, ndaj mbetėm nė fund tė kėnaqur."

Hysen Dedja, trajner i Vllaznisė:
"Luajtėm gjatė ndeshjes me njė formacioni ku mbizotėronin elementė tė rinj pa eksperiencėn e duhur pėr tė pėrballuar finale tė tilla. Ndoshta lojtarėt me eksperiencė si Sinani, Lici e Grima nuk ishin nė formėn e tyre mė tė mirė gjatė ditės sė sotme. Ndeshjen e vendosėn kualitetet dhe goli klas i Duros i dha kupėn Tiranės. Ne kishim pretendimet tona dhe mendoj se bėmė sa mundėm gjatė ndeshjes."

"Libri i Artė"
Fituesit e 54 "Kupave tė Shqipėrisė"
1938 Tirana
1948 Partizani
1949 Partizani
1950 Dinamo
1951 Dinamo
1952 Dinamo
1953 Dinamo
1954 Dinamo
1957 Partizani
1958 Partizani
1960 Dinamo
1961 Partizani
1963 17 Nėntori
1964 Partizani
1965 Vllaznia
1966 Partizani
1968 Partizani
1970 Partizani
1971 Dinamo
1972 Vllaznia
1973 Partizani
1974 Dinamo
1975 Labinoti
1976 17 Nėntori
1977 17 Nėntori
1978 Dinamo
1979 Vllaznia
1980 Partizani
1981 Vllaznia
1982 Dinamo
1983 17 Nėntori
1984 17 Nėntori
1985 Flamurtari
1986 17 Nėntori
1987 Vllaznia
1988 Flamurtari
1989 Dinamo
1990 Dinamo
1991 Partizani
1992 Elbasani
1993 Partizani
1994 Tirana
1995 Teuta
1996 Tirana
1997 Partizani
1998 Apolonia
1999 Tirana
2000 Teuta
2001 Tirana
2002 Tirana
2003 Dinamo
2004 Partizani
2005 Teuta
2006 Tirana
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #1474  
Te vjeter 29-05-2006, 16:08
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
K. Duro: E kisha ruajtur golin per ne finale

K. Duro: E kisha ruajtur golin pėr nė finale
Aranit MURAĒI

Klodian Duro, njė mjeshtėr i goditjeve standarde, atėherė kur duhet shpalos klasin e tij, duke shėnuar golin e vetėm tė ndeshjes, qė i dha Tiranės fitoren mė tė rėndėsishme gjatė kėtij edicioni. Mesfushori i Tiranės e kishte rezervuar prej shumė kohė kėtė gol. Dhe nė mesin e pjesės sė dytė tė ndeshjes finale, Grima, me gjithė pėrpjekjet e tij, nuk bėn dot asgjė nga goditja e saktė e mesfushorit tė Tiranės. Kėshtu, me golin e Duros, Tirana fitoi finalen pėrballė Vllaznisė, duke e mbyllur deri diku mirė edicionin e sivjetshėm. Pra, nė fund ėshtė fituar Kupa e Shqipėrisė, njė nga dy objektivat e fillimit tė kampionatit. "Po, po, mė pėlqen tė shėnoj vėrtet kur bėhet fjalė pėr ndeshje tė rėndėsishme, sidomos nė ndeshje finale si kjo e sotmja. Ishte takimi i fundit dhe, duke parė pozitat nė kampionat, duhej fituar patjetėr nga ana e Tiranės. Duke qenė se ishte shansi i vetėm pėr tė siguruar trofe, pati shumė rėndėsi nė fund ky sukses i arritur nga skuadra jonė. Kėtė gol tė rėndėsishėm ia dedikoj sė pari familjes sime, qė ma ka qėndruar pranė gjatė gjithė kohės.

Gjithashtu, ky gol i dedikohet edhe klubit e tifozėve tė Tiranės, qė janė mėsuar dhe presin gjithnjė tė shohin trofe," - thekson Duro. Klodian Duro, pėrveē fitores sė arritur me Vllazninė nė finale tė kupės dhe trofeut "tė hipotekuar" tashmė nga ana e Tiranės, veēon ndeshjen dhe lojėn fair-play, qė i dha dyfish bukuri suksesit tė djeshėm. "Ishte njė ndeshje e bukur dhe kjo na gėzoi dyfish mė shumė. Edhe tifozėt besoj se e panė bukurinė e kėtij takimi. Pra, kur nė fushė mbizotėron rregulli dhe disiplina, Tirana di tė tregojė vlerat e saj mė tė mira, edhe nė ndeshje finale. Ishte gjykimi korrekt i italianėve qė ndikoi gjatė ndeshjes, duke sjellė rregull, ēka u reflektua nė lojė. Pas njė edicioni tė gjatė e tė lodhshėm, ekipi ynė, megjithėse nuk mundi dot tė dilte kampion, gjeti forca dhe shpalosi anėt mė tė mira tė lojės sė futbollit. Meritė ka sigurisht edhe kundėrshtari i finales, Vllaznia, qė duhet pėrgėzuar pėr korrektėsinė qė tregoi nė fushė."

Nė fund, mesfushori Kodian Duro nuk lė pa pėrmendur ndeshjen e fundit tė kampionatit. Pėrballė Partizanit lojtari nė fjalė nuk do tė jetė nė fushė, por thotė se tė tjerėt do tė dinė ta mbyllin sa mė mirė edicionin. "Na duhet tė fitojmė me Partizanin dhe tė dalim tė dytėt nė kampionat. Mendoj se me kėtė trofe tė siguruar nė kupė, skuadra do tė dijė tė shpalosė tė njėjtat vlera edhe tė shtunėn, nė ndeshjen derbi, pėr ta mbyllur sa mė mirė," - pėrfundon autori i golit nė finale tė kupės, Duro.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #1475  
Te vjeter 29-05-2006, 16:09
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Muka: Fanella e Tiranes, nder dhe krenari

Muka: Fanella e Tiranės, nder dhe krenari
Aranit MURAĒI

Devi Muka, kapiteni i Tiranės, ka qenė i papėrmbajtshėm nė ndeshjen finale tė Kupės sė Shqipėrisė. Ai ka shkėlqyer pėr aq kohė sa ishte nė fushė, pėrballė Vllaznisė, duke fituar madje goditjen e dėnimit nė afėrsi tė zonės, kur mė pas u shėnua goli i vetėm i finales.

Fakti qė Tirana arriti dhe ia doli mbanė suksesshėn edhe kėtė vit, duke gėzuar tifozerinė siē ndodhi herėn e fundit nė Lushnjė, ėshtė shumė domethėnės pėr kapitenin bardheblu, Devi Muka. Ai thotė se meritė nė kėtė mes ka fanella e Tiranės: "Tifozėt e Tiranės duhet tė jenė krenarė pėr kėtė ekip qė numėron shumė e shumė trofe dhe Tirana vazhdon tė fitojė vazhdimisht pa u ndalur asnjėherė. Gjithashtu, lojtarėt duhet tė jenė po aq krenarė pėr kėtė fanellė qė mbanin sot veshur mbi supe dhe fituan njė trofe. Megjithėse ishte njė vit i vėshtirė, ne shėnuam njė sukses, do tė thoja, duke u dhėnė njė leksion tė mirė tė gjithėve, se ėshtė Tirana ėshtė ajo qė e ka bėrė dhe do ta bėjė gjithnjė ligjin nė futbollin shqiptar," - thekson pas finales sė fituar kapiteni Muka.

Duke pasur peshėn kryesore nė skuadėr, vlonjati Muka, pas fitimit tė kupės thotė se i vjen mirė qė lojtarėt dhe tifozėt e Tiranės gėzuan edhe kėtė vit njėrin nga dy trofetė. Muka, pak kohė pas finales, tha se e kishte pėrmendur mė parė ēfarė kuptimi kishte fundi, nėse nuk do tė fitohej asnjė trofe. Me fitimin e kupės, ėshtė shpaguar deri diku njėri objektiv, titulli, qė u la tė ikte nė Elbasan pasi qėndroi 3 vite radhazi te kjo skuadėr. "Mos harroni se kjo Tiranė ishte kampione e Shqipėrisė pėr 3 vite me radhė. Ndoshta pėr njė ecuri jo aq tė mirė gjatė fazave tė para lėshoi kėtė vit titullin, duke mos dalė kampione vendi, por prapė them se nuk kemi humbur aq shumė. E pata thėnė pak kohė mė parė se do tė ishte katastrofė e madhe po tė mos fitonim njėrin trofe. Por ja qė ne jemi sėrish fitues, kemi fituar Kupėn e Shqipėrisė dhe tė tjerėt duhet tė dinė se futbolli nuk pėrfundon me kaq. Tirana do tė jetė prapė fituese titujsh e kupash, nė edicionet qė vijnė dhe kjo do ta vėrtetohet, ashtu siē ka ndodhur," - thotė Muka.

Ndeshja e fundit ėshtė dominuar nga ana e lojtarėve bardheblu dhe njė javė para fundit tė edicionit Tirana ėshtė e qetė, sepse ka siguruar njė trofe dhe gjithashtu pjesėmarrjen nė Europė. "Ne luajtėm mirė dhe e fituam kėtė trofe. Meritė kanė tė gjithė, veēanėrisht Duro, qė shėnoi njė gol tė mrekullueshėm. Tani para ndeshjes sė fundit tė kampionatit jemi mė tė qetė dhe besoj se do ta administrojmė ndeshjen, pėr ta mbyllur mirė edicionin," - pėrfundon kapiteni i Tiranės, Muka.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #1476  
Te vjeter 29-05-2006, 16:10
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Cela: FSHF ndikoi te fitonte Tirana

Ēela: FSHF ndikoi tė fitonte Tirana
Gjergj Kola

Pėrfundimi i finales sė djeshme tė kupės ka rezervuar njė debat tė ashpėr dhe mjaft tė ngarkuar emocionalisht mes presidentit tė Vllaznisė, Agron Ēela dhe presidentit tė FSHF-sė, Armand Duka. Madje, mes tyre nuk kanė munguar edhe tė sharat, ndėrkohė qė kanė ndėrhyrė persona tė tjerė pėr t'i qetėsuar gjakrat. Sipas numrit njė tė klubit shkodran, Agron Ēela, Federata Shqiptare e Futbollit e ka paragjykuar tėrėsisht kėtė finale tė kupės, duke bėrė ēmos qė ta fitonte Tirana. "Ne kemi konstatuar qė nė caktimin e fushės sė Lushnjės, si vendin e zhvillimit tė ndeshjes, se po favorizohej Tirana. Madje, u kemi kėrkuar drejtuesve tė federatės qė tė na merrnin edhe ne mendimin pėr fushėn ku do tė luhej finalja e kupės, gjė qė nuk e bėnė. Pėr kėtė ngarkoj me pėrgjegjėsi presidentin Duka, i cili ka marrė urdhėr nga zėvendėsi i tij, njėherazi donator i Tiranės, Lutfi Nuri, qė ndeshja tė luhej nė Lushnjė. Gjithēka u maskua me njė vendim tė komitetit ekzekutiv. Qė kėtu e kuptuam se federata ishte e prirur qė kupėn ta fitonte Tirana. Kjo u pa qartė edhe nė caktimin e gjyqtarėve italianė, tė cilėt u instruktuan mirė e mirė natėn para ndeshjes nė hotel "Tirana International", ku janė aksionerė drejtues tė lartė tė federatės dhe donatorė tė Tiranės, madje u janė afruar edhe shuma tė konsiderueshme financiare pėr t'i pėrkrahuar nė gjykim bardheblutė.

Gjithēka ka ndodhur nė mbrėmjen e sė martės nė hotelin ku ishte sistemuar treshja e gjyqtarėve italianė e kemi parė me sytė tona dhe pėr kėtė kemi vėnė nė dijeni edhe Dukėn. Dua tė sqaroj se ndėrmjetėsimin e gjyqtarėve italianė me donatorėt e Tiranės e ka bėrė Uvil Zajmi. Pra, sikurse shihet, ne i kemi denoncuar tė gjitha prapaskenat qė po bėheshin nė favor tė Tiranės, qė nė caktimin e fushės ku do luhej ndeshja, pa na pyetur neve, por presidenti Duka nuk e vuri ujin nė zjarr.

Mesa duket ēdo gjė ishte vendosur, qė kupėn ta fitonte Tirana, sikurse edhe ndodhi. Gjyqtari italian i ndeshjes e tregoi anėsinė e tij nga Tirana, teksa akordoi njė faull tė paqenė nė dėm tė Vllaznisė, tė cilin e ktheu nė gol Klodian Duro. Pėr mua i gjithė ky skenar i FSHF-sė ndaj Vllaznisė ka marrė jetė mbrėmjen e sė martės nė "Tirana International", ku donatorėt e Tiranės, me ndėrmjetėsimin e Uvil Zajmit, kanė arritur ta bėjnė pėr vete gjyqtarin Farina, ndėrkohė qė Lutfi Nuri mė parė kishte vendosur sipas dėshirės sė tij, duke u maskuar pas komitetit ekzekutiv, vendin e zhvillimit tė ndeshjes, pa na pyetur ne fare. Kjo tregon qartė paragjykimin e FSHF-sė ndaj Vllaznisė dhe ndikimin e saj pėr tė fituar Tirana,"- nėnvizon Agron Ēela, presidenti i skuadrės shkodrane.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #1477  
Te vjeter 17-12-2006, 20:38
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2

Dalipi ndėshkon Elbasanin,pėrfundon epoka e lavdishme

Elbasanasit pėsojnė humbjen e parė nė shtėpi pas njė viti.
Vllaznia ngjitet nė vendin e tretė.

Nga shiu nė breshėr: ndėrkohė pritej tė largohej makthi qė u shkaktoi njė javė mė parė Kastrioti, dhe kampionėt kanė gabuar rėndė nė shtėpinė e tyre. Elbasani ėshtė nėnshtruar nė tempullin e tij plot pas njė viti. Dhe si pėr ironi tė fatit, ndėshkuesi (ashtu si edhe njė vit mė parė, Bylykbashi) ėshtė njė elbasanas. Klevis Dalipi ka shėnuar golin e vetėm tė takimit, ndėrkohė Elvis Kotorri ka humbur shansin mė tė mirė pėr tė barazuar takimin me njė penallti nė minutėn 92.

Ka qenė njė ndeshje pa shumė emocione ajo e zhvilluar nė "Ruzhdi Bizhuta", me njė Elbasan tė reduktuar nė emra pėr shkak tė kualifikimeve dhe Vllaznia qė zbriste nė kėtė transfertė mė e karikuar se kurrė. Batutat e para tė takimit janė dashamirėse dhe pa nxitur frikė nė kuadratet respektive. Ėshtė Albert Kaēi qė ofron njė aksion tė bukur nė minutėn e 8, por Asinet nuk arrin tė shtyjė topin me kokė. Pak minuta mė vonė ėshtė Stojku nė njė veprim akrobati, por gardiani shkodran paralajmėron se ėshtė nė njė ditė tė shkėlqyer. Pėr tė regjistruar tė parin rast tė miqve duhet tė pritet minuta e 15, kur Suad Lici ekzekuton njė goditje dėnimi, gardiani verdheblu Kotorri neutralizon nė dy kohė. Pėr shumė minuta takimi bie nė monotoni dhe skuadrat e kanė shumė tė vėshtirė tė kapėrcejnė topin nė zonat respektive. Gjithsesi janė vendasit qė kanė mė shumė iniciativė dhe mundėsinė pėr tė regjistruar raste nė kronologjinė e takimit. Kaēi nė minutėn e 41-tė kroson nė zonė, Kacollja kėrcen mbi tė gjithė, por Grima e ndal topin nė ekstrem. Portieri shkodran ėshtė vigjilent edhe dy minuta mė vonė, pas njė gjuajtje tė Kaēit brenda zonės. Pjesa e parė mbyllet nė barazimin 0-0.

Fillimi i sė dytės ėshtė mė i mirė pėr vendasit, kur nė minutėn e 55-tė goli mund tė ishte finalizuar, nėse Aniset nuk do tė kishte penguar gjuajtjen e Stojkut vetėm pak metra nga vija fatale. Pėr shumė minuta miqtė janė mė kėrkues dhe tentojnė tė gjejnė avantazhin. Nė minutėn e 60-tė ėshtė Akamba qė nuk ka saktėsinė e duhur, edhe pse ka qenė i vetėm pėrballė gardianit shkodran. Vllaznia ndryshon modulin taktik dhe ia beson lojėn Bejzades, i cili do tė bėhet protagonist thuajse nė tė gjitha aksionet e kuqebluve. Nė minutėn e 64-t fantazisti provon me njė goditje potente nga 30 metra, por Kotorri nė lartėsinė e duhur arrin tė mbrojė kuadratin e tij. 10 minuta mė vonė Bejzade i vidhet mbrojtjes, por nuk ka saktėsi nė gjuajtje.

Loja ėshtė e miqve dhe Elbasanit duket sikur i kanė shterur forcat. Teli ndez sirenėn e alarmit nė tė 75-ėn me njė gjuajtje me kokė, por topi kalon mbi shtyllė. 1 minutė mė vonė njė gjuajtje e Sukajt ėshtė e vėshtirė pėr t‘u neutralizuar nga Kotorri dhe Dalipi afėr portės nuk e ka tė vėshtirė tė ndėshkojė. 1-0 dhe pėr sulmuesin e Vllaznisė ėshtė "e ndaluar" tė gėzojė nė shtėpinė e tij. Elbasani reagon shpejt, por Aniset nuk arrin tė mposhtė Grimėn. Dhe gardiani veteran meriton njė "Oscar" pas kėsaj ndeshjeje, teksa nė minutėn e 92-tė bėn mrekullinė e fundit. Stojku fiton njė 11-metėrsh, ekzekutimi i takon portierit Kotorri: gjuajtja e kapiteni nuk ėshtė ndėr mė tė mirat dhe topi mbetet nė duart e Grimės, qė pėrqafon edhe trepikėshin mė tė vėshtirė tė kėtij sezoni. Pas kėsaj humbjeje pėr Elbasanin ėshtė mbyllur epoka e lavdishme dhe gjithēka duhet tė nisė nga merkato, ndėrkohė Vllaznia duket se kish pasur nevojė pėr njė strateg si Mirel Josa.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #1478  
Te vjeter 15-02-2007, 17:26
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Sinani - Titulli prane, kupa pak me tutje

Sinani: Titulli pranė, kupa pak mė tutje
Aurel Celibashi

14 gola nė 19 javė kampionat. Vioresin Sinani tashmė ėshtė lideri i golashėnuesve tė kampionatit shqiptar, pasi ėshtė shkėputur edhe nga ish-shoku i skuadrės, Hamdi Salihi. Ashtu si dhe nė fazėn e parė, kur me golin e tij ndaj Luftėtarit i dha fitoren Tiranės, edhe kėtė tė shtunė Sinani i ndėshkoi rėndė gjirokastritėt, tė cilėt po bėnin tė gjitha pėrpjekjet pėr tė barazuar. Pas kėtij suksesi tė radhės, bardheblutė e shohin veten nė krye tė renditjes tė shkėputur me 10 pikė nga ndjekėsi mė i afėrt, Partizani. Duke folur pėr "Sportin shqiptar", sulmuesi 29-vjeēar pranon se tani Tirana ėshtė pranė titullit kampion. "Nuk ka dyshim se kur kanė mbetur edhe 14 javė kampionat, jemi pranė titullit kampion. Diferenca prej 10 pikėsh nga Partizani ėshtė mė se e mjaftueshme pėr ne qė tė luajmė tė qetė, madje, tė na falet edhe nėse mund tė bėjmė ndonjė gabim gjatė rrugės. Me kėtė gjendje fizike qė kemi treguar nė dy pėrballjet e para pėr vitin 2007, me Teutėn dhe Luftėtarin, duke shtuar kėtu edhe pėrforcimet nga merkatoja e dimrit, skuadra ėshtė kompletuar nė tė gjitha aspektet. Pėr mua do tė ishte njė sadisfaksion fitimi i titullit kampion me Tiranėn, pasi dy herė tė tjera e kam provuar shijen e tij me fanellėn e Vllaznisė,"- bėn tė ditur "gjuetari" i golave nė kampionatin shqiptar, Vioresin Sinani.

Nė lidhje me vėshtirėsinė e hasur nė pėrballjen me gjirokastritėt, shkodrani i vetėm i kryeqytetasve deklaron se terreni e pengoi Tiranėn pėr tė shfaqur vlerat e saj mė tė mira. "Edhe nga pamjet filmike u pa qartė se luajtėm nė njė fushė mjaft tė rėnduar, e cila nuk tė lejonte qė gjithsecili prej nesh tė shprehte aftėsitė e veta. Goli i shėnuar nė minutat e para na i thjeshtėsoi disi gjėrat, edhe pse nė disa momente Luftėtari na rrezikoi ndjeshėm. Nė minutat e fundit, falė pasimit tė saktė tė Bakallit, e gjeta edhe unė golin, ēka mė gėzoi pa masė. Nė pėrgjithėsi, sa herė qė jam pėrballur me kėtė kundėrshtar, kam shėnuar, ashtu siē bėra edhe nė fazėn e parė. Pėr sa i takon mungesės sė Salihit, ajo sigurisht ėshtė e ndjeshme pėr ne, megjithatė, si Pema ashtu edhe Abazaj po luftojnė me shpirt pėr tė ndihmuar Tiranėn nė objektivat e saj,"- vazhdon mė tej numri 9 i bardhebluve.

Nesėr kampionėt e dimrit do tė zbresin sėrish nė fushė, kėtė herė pėr sfidėn e parė ēerekfinale ndaj Teutės. Ndeshja e parė do tė luhet nė stadiumin "Niko Dovana" tė qytetit tė Durrėsit, ēka u jep shansin e madh kryeqytetasve qė tė pretendojnė kalimin e turit. Si fitues nė fuqi tė kupės, Vioresin Sinani pranon se nuk do tė jetė e lehtė pėrballė durrsakėve, edhe pse disa ditė mė parė fituan 5-0 pėr kampionat. "Duhet tė derdhim shumė djersė pėr tė kaluar turin e kupės, sepse Teuta ėshtė njė skuadėr qė do t'i ketė marrė masat pėr tė mos pėsuar tė njėjtėn humbje si nė kampionat. Pavarėsisht se ne fituam me atė rezultat aq tė thellė, nuk do tė thotė kurrsesi se e njėjta gjė do tė ndodhė edhe nesėr. Do ta vlerėsojmė nė maksimum kėtė 90-minutėsh, ku sigurisht synim do tė kemi qė tė realizojmė gol, nė mėnyrė qė tė jemi mė tė qetė pėr takimin e kthimit. E rėndėsishme ėshtė tė kalojmė njė herė Teutėn, mė pas tė shohim nėse do tė jetė Vllaznia ekipi qė do tė pėrballemi nė gjysmėfinale. Normalisht, do tė mė pėlqente tė luaja ndaj ish-ekipit tim, por deri atėhere ka ende kohė dhe ēdo gjė mund tė ndodhė,"- pėrfundon Vioresin Sinani.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #1479  
Te vjeter 18-05-2007, 12:17
Minifotoja e anetarit Christian
Moderator/e
 
Reg: 09-04-04
Lokalizimi: Tiranė
Postime: 307
Images: 1
Kryesore

Ja verdiktet e sezonit 2006/2007 te SuperLiges shqiptare:
1.Tirana - Kampione e Shqiperise 2006/2007 per here te 23-te ne historine e saj - Kualifikohet per ne Turin e Pare Paraeliminator te Champions League 2007/2008
2.Teuta - Nen/Kampione -> Kualifikohet per ne Turin e Pare Eliminator te Kupes UEFA 2007/2008
3.Vllaznia - Ne Kupen Intertoto 2007

Besa -> Fituese e Kupes se Shqiperise 2006/2007 -> Kualifikohet per ne Turin e Pare Eliminator te Kupes UEFA 2007/2008

11.Luftetari - Bie ne Kategorine inferiore per sezonin 2007/2008
12.Apolonia - Bie ne Kategorine inferiore per sezonin 2007/2008
__________________
I LOVE INTER

Modifikuar per here te fundit nga Christian : 20-05-2007 ne 17:20
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim