Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Bota e Sportit | Futbolli

SuperLiga shqiptare

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #106  
Te vjeter 25-09-2003, 20:24
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Lojtarėt marrin kėstet e radhės

Futbollistėt e Tiranės, gjatė gjithė kėsaj jave, janė parė qė tė qarkullojnė nė zyrat e presidentit El Sajed. Arsyeja ka qenė se nė muajin shtator tė gjithėve u takojnė tė marrin kėstet e radhės tė kontratave qė kanė nėnshkruar nė fillim tė sezonit. Egjiptiani i ka shlyer tė gjitha detyrimet e radhės me tė besuarit e tij. Ai ėshtė i kėnaqur me ecurinė e deritanishme tė skuadrės dhe nuk resht sė paguari mijėra dollarė.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #107  
Te vjeter 25-09-2003, 20:24
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Tirana pėrvijon anti-Vllazninė

Prej tri ditėsh, 20 herė kampionėt janė duke u stėrvitur maksimalisht pėr sfidėn e sė shtunės nė "Qemal Stafa" me Vllazninė. I gjithė stafi drejtues dhe lojtarėt nė pėrgjithėsi po i kushtojnė vėmendje tė madhe lojės kolektive dhe asaj me topin. Trajneri Mema ėshtė gjithashtu duke provuar skema tė reja nė mbrojtje pėr tė zėvendėsuar Deden dhe Pinarin. Pjesa tjetėr e futbollistėve ėshtė e plotė dhe nuk ka probleme. Dje, bardheblutė kanė zhvilluar seancėn e radhės nė orėn 16:00, nė fushėn "Skėnder Halili". Ja dhe formacioni i mundshėm anti-Vllaznia: Hidi, Dabulla, Hajdari, Lici, Agolli, Patushi, S.Bulku, Sina, Muka, Fortuzi dhe Halili.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #108  
Te vjeter 25-09-2003, 20:25
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

SHKUMBINI :


Mesfushori peqinas shpreson te forca dhe vlerat e ekipit tė tij

Nexha: Shkumbinit s'i takon fundi i tabelės

Humbja e fundit pėrballė Tiranės, nė fushėn e vet, tė shtunėn e kaluar, e rėndoi edhe mė shumė gjendjen e Shkumbinit. Tashmė ai ėshtė "betonuar" nė fund tė tabelės sė renditjes, pa asnjė pikė nė kėto 4 javė kampionat, si asnjėherė tjetėr. Madje, skuadra peqinase ka pėsuar njė numėr tė madh golash nė kėtė fillimkampionati, plot 11 tė tillė. Gjithsesi, nė kampin peqinas, tė gjithė janė optimistė se kjo gjendje do tė kalojė shumė shpejt. Pėr mesfushorin Astrit Nexha, rezultatet jo tė mira tė Shkumbinit nė kėto 4 javė kampionat nuk pasqyrojnė vlerat reale tė ekipit. "Mė ėshtė krijuar njė bindje e tillė, sidomos pas ndeshjes me Tiranėn, tė shtunėn e kaluar, ku ne luajtėm si tė barabartė me kampionėt nė fuqi. Shkumbinit nuk i takon fundi i tabelės sė klasifikimit, prandaj, shumė shpejt, skuadra jonė do t'i largohet atij. Vetė loja qė zhvilloi ekipi tė shtunėn, pėrballė Tiranės, e vėrteton mė sė miri kėtė, pavarėsisht se humbėm falė golave qė ua dhuruam vetė kryeqytetasve,"- pohon pėr "Sportin shqiptar" Nexha. Numri 10 i Shkumbinit, Astrit Nexha, nė takimin me Tiranėn, ka bėrė prezantimin e parė nė kėtė kampionat pėrpara sportdashėsve peqinas. Trajneri Deliu e aktivizoi nė mesfushė, nė rolin e organizatorit tė lojės sė Shkumbinit. Ai diti ta administronte shumė mirė lojėn e ekipit tė vet, prandaj vendėsit u shfaqėn si tė barabartė me bardheblutė.
Ndėrkohė, pozicionimin e ekipit tė tij nė fund tė tabelės sė klasifikimit, pas 4 javėsh kampionat, Nexha ia atribuon mungesės sė besimit tė disa futbollistėve te rezultati pozitiv. Sipas tij, kjo ka ndikuar shumė tek ta, pėr tė mos dhėnė maksimumin nė ndeshjet zyrtare. "Nė qoftė se Shkumbini do tė kishte luajtur siē luajti pėrballė Tiranės edhe nė 3 javėt e para tė kampionatit, rezultatet do tė kishin qenė ndryshe. Madje, nuk do tė ishim tė fundosur nė fund tė tabelės, por nė mesin e saj, atje ku na takon," - argumenton mesfushori peqinas. Futbollisti nė fjalė ėshtė pikė referuese pėr bardhekaltrit. Gjithsesi, nė pjesėn e dytė tė takimit me Tiranėn, trajneri Deliu e zėvendėsoi atė me tė riun Saja, zėvendėsim qė nuk u prit mirė nga tifozėt peqinas. I pyetur pėr kėtė fakt, Nexha e anashkaloi pėrgjigjen, teksa u shpreh: "Ai ishte njė vendim i trajnerit dhe unė duhet t'i bindem atij. Neve, si futbollistė, na takon t'i zbatojmė me pėrpikėri udhėzimet qė na jep trajneri, sepse pėr kėtė mbajmė pėrgjegjėsi," - e pėrfundon deklarimin e tij mesfushori Nexha, organizatori i ekipit tė Shkumbinit.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #109  
Te vjeter 25-09-2003, 20:31
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

GRUPI 'A2'

TOMORI :

Kapiteni i Tomorit kėrkon tė harrojė barazimin me Besėlidhjen dhe ėshtė optimist pėr mė tej

Gjata: Dua tė shėnoj ndaj Egnatias

Edmond Gjata, njė nga pikat mė tė forta nė skuadrėn beratase, kapiten dhe golashėnues, shpirti dhe truri i ekipit, ka bėrė "autokritikė" dhe e ka konsideruar tė pafalshėm barazimin me Besėlidhjen. Duke dashur ta harrojė sa mė parė atė takim, autori i dy golave nė dy takimet e para, tashmė mendon pėr takimin e sė shtunės, ku Tomori nė javėn e tretė do tė ndeshet me Egnatian e Rrogozhinės. Nė intervistėn pėr "Sportin shqiptar", midis tė tjerash, Gjata deklaron se tė shtunėn do tė shėnojė dhe Tomori do tė fitojė.
- Nė javėn e dytė, Tomori humbi dy pikė nė Berat, pėrballė Besėlidhjes. Si u ndietė pas takimit?
- Si mos mė keq, njėsoj si tė kishim humbur. U pėrpoqėm shumė pėr tė kaluar nė epėrsi, por rastet e paraqitura u shpėrdoruan. Unė tashmė e kam harruar atė takim, edhe pse shėnova golin e parė. Nė Grupin A2 nuk ėshtė e lehtė tė shėnosh, pasi skuadra si Bylisi, Besėlidhja, Luftėtari, Naftėtari apo Egnatia shquhen pėr mbrojtje tė fortė.
- Tė shtunėn do tė takoheni me Egnatian. I trembeni kėsaj skuadre, qė ka hyrė me plot ambicie nė A2?
- Me Egnatian u ndeshėm vitin e kaluar nė "Selman Stėrmasi" pėr play-off-in, ndeshje tė cilėn e humbėm. Eshtė njė skuadėr qė e njohim mirė, nė gjirin e saj ka lojtarė mjaft cilėsorė. Megjithatė, nuk e ndiejmė veten inferiorė, ndaj do tė shkojmė nė Peqin pėr fitore. Ekipi ėshtė nė formė tė mirė dhe me Egnatian do tė japim maksimumin.
- Ju jeni kapiten i ekipit dhe njėkohėsisht golashėnues i shquar. Si janė marrėdhėniet me shokėt e tjerė tė skuadrės?
- Fatmirėsisht, jemi tė gjithė djem beratas, qė kemi luajtur me njėri-tjetrin qysh fėmijė dhe mė vonė nė skuadrėn e tė rinjve. Mirėkuptohemi me njėri-tjetrin, kemi harmoni dhe sinqeritet dhe kjo ėshtė arma qė na bėn mė tė fortė nė momente tė vėshtira. Edhe me trajnerėt mirėkuptohemi, sidomos kur ata kėrkojnė mė shumė prej nesh. Kemi marrė 4 pikė nė dy ndeshje, por jo maksimumin. Kjo na shqetėson tė gjithėve. Kemi toleruar nė njė ndeshje, por kjo nuk do tė pėrsėritet. Si kapiten, them se ky ėshtė edhe mendimi i shokėve.
- Nė dy takime keni shėnuar 2 gola. Mendoni se nga Rrogozhina do tė ktheheni me golin e tretė?
- Unė edhe mė parė kam qenė golashėnues. Goli ėshtė detyra dhe kėnaqėsia ime. Ndaj Egnatias dua tė shėnoj. Edhe gjatė kampionatit do tė shėnoj, sepse synimi im ėshtė qė tė jem golashėnuesi mė i mirė i Grupit A2. Do tė mė shihni nė takimet e tjera, do tė jem ai Gjata qė ka ėndėrruar Kovaēin. Kam shumė besim te vetja dhe shokėt e mi, Fani, Dino, Aliaj, Duro, Mile etj.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #110  
Te vjeter 25-09-2003, 20:31
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

GRUPI 'A2'

LACI :

Goleadori i njohur Rexha do tė mungojė, pasi ka operuar apendisitin Laēi ndien mungesėn e sulmuesit
I ėshtė kthyer sėrish stėrvitjes ekipi laēian, pas atij barazimi qė vetė futbollistėt e kanė quajtur humbje me ekipin e Egnatias. Me pėrjashtim tė Rexhės, tė gjithė futbollistėt kanė qenė nė dispozicion tė teknikut Astrit Maēi, i cili e ka vazhduar normalisht stėrvitjen gjatė pasdites. Edhe nė analizėn e tij, ai ėshtė shprehur: "Ekipi kreu volum loje, por nė njėfarė mase edhe fati nuk na ndihmoi, me gjithė rastet e krijuara." Ndėrkohė, trajneri ka kėrkuar nga ekipi impenjim maksimal pėr ndeshjen e radhės. Objektivi i vetėm nė Shijak, sipas Maēit, do tė jetė fitorja pėr ekipin laēian, qė mendohet tė ketė ndryshim edhe nė formacionin bazė. Aktualisht, stėrvitja po zhvillohet nė fushėn sportive tė qytetit tė Laēit. Sipas mjekut tė ekipit, Sandėr Pėllumi, gjendja shėndetėsore e futbollistėve aktualisht ėshtė e kėnaqshme, ēka do tė thotė se pritet maksimumi prej tyre. Ndėrkohė, Rexha tashmė ėshtė operuar nga apendiciti dhe do t'i duhet kohė pėr rikthimin nė fushė. Pėrveē ndihmės sė dhėnė nga presidentėt, pritet qė edhe bashkia tė kontribuojė pėr ekipin nė tė ardhmen, pasi aktualisht, me sa duket, prioritet i saj mbetet fushata aktuale. Mendohet qė pėr herė tė parė tė futet nė lojė edhe Tanushi nė sulm, i cili do tė pėrfaqėsojė ekipin laēian. Vėmendja ėshtė pėrqendruar edhe nė kėrkim tė njė sulmuesi tjetėr, i cili mund t'i duhet Laēit nė tė ardhmen pas skualifikimit tė papritur tė Rexhės.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #111  
Te vjeter 25-09-2003, 20:32
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

GRUPI 'A2'

BYLIS :

Trajneri i Bylisit do tė ketė nė formacion edhe Devollin me Novin

Mile: Nuk do tė gabojmė nė Lezhė

Skuadra e Bylisit, me dy fitoret e arritura nė kampionatin e Grupit A2, ndodhet nė kuotėn e 6 pikėve dhe e udhėheq e vetme tabelėn e klasifikimit. Bylisi ėshtė skuadra qė nga tifozėt e vet mendohet si njė "superfuqi" nė Grupin A2. Futbollistėt ballshiotė, shumė shpejt e filluan shkėputjen nga rivalėt e tyre. "Dėshirojmė tė jemi tė kujdesshėm,- shprehet trajneri i Bylisit, Kristaq Mile.- Nė skuadrėn tonė nuk do tė ketė vend pėr eufori, aq mė shumė qė pėrbėrja e Bylisit ėshtė me futbollistė cilėsorė dhe me eksperiencė tė gjatė nė futboll. Pėr skuadrėn tonė, ēdo ndeshje do tė vlerėsohet maksimalisht. Konkretisht, kėtė javė, ne do tė kemi njė ndeshje sa tė rėndėsishme, aq edhe tė vėshtirė me skuadrėn e Besėlidhjes. Jemi duke punuar pėr tė korrigjuar disa mangėsi nė lojėn tonė. Jam optimist qė kėtė ndeshje do ta kalojmė me sukses,"- thekson Mile. Ndėrsa sulmuesi Bubeqi, i cili kryeson tabelėn e golashėnuesve, me 4 gola, shprehet pėr ndeshjen me Besėlidhjen: "E vlerėsoj skuadrėn lezhjane, sepse luan futboll tė bukur, por duke parė formėn e mirė qė ka skuadra jonė, kam mendimin qė kjo ndeshje do tė fitohet nga ana jonė." Ndėrsa kur e pyet Bubeqin nėse do ta vazhdojė serinė e golave, ai pėrgjigjet: "Tani unė jam "i dashuruar" pas golit dhe nuk e vė nė dyshim se edhe nė kėtė ndeshje do tė shėnoj gol." Kėtė javė, Bylisi do tė ketė gati edhe dy futbollistėt kryesorė tė formacionit, Devollin dhe Novin, tė cilėt nuk u aktivizuan javėn e parė, i pari pėr arsye kartoni tė kuq, ndėrsa i dyti pėr dėmtim.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #112  
Te vjeter 25-09-2003, 20:59
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Nesėr ndeshja Dinamo-Teuta

Dje nė ambientet e FSHF-sė ėshtė hedhur shorti i gjyqtarėve pėr ndeshjet e javės sė pestė tė kampionatit kombėtar. Pėrveē gjyqtarėve janė pėrcaktuar edhe fushat, ku do tė luajnė skuadrat qė nuk kanė stadiume. Ndeshja Dinamo-Teuta do tė luhet nesėr (ora 16:00) nė stadiumin "Selman Stermasi", pasi Tirana do tė luajė tė shtunėn nė "Qemal Stafa" kundėr Vllaznisė. Takimi Lushnja-Besa do tė luhet nė stadiumin e Beratit.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #113  
Te vjeter 26-09-2003, 16:02
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Sektori i garave "fal" brazilianin e kuq. Mbėrrijnė kėrkesat e para pėr federime futbollistėsh

Garat: Brashini, i gatshėm pėr kupė

Sektori i garave ka ndryshuar mendje, duke e lejuar futbollistin Brashini tė luajė qė nė ndeshjen e kupės, Partizani-Fushė Mbreti. Ka qenė vetė shefi i sektorit tė garave nė Federatė, Hito Hitaj, qė e ka pohuar njė fakt tė tillė. Hitaj ėshtė shprehur se ekipi i Partizanit i ka kėrkuar FSHF-sė me anė tė njė shkrese qė tė saktėsojė sesa ndeshje futbollisti brazilian ka pėr tė shlyer pas dėnimit nga komisioni i disiplinės. "Pasi ėshtė parė me kujdes i gjithė dokumentacioni, sektori i garave ka vendosur qė futbollisti nė fjalė tė luajė me ekipin e Partizanit nė ndeshjen e Kupės sė Shqipėrisė, qė do tė zhvillohet pas kėsaj jave. Nė kėtė vendim janė marrė pėr bazė tė gjitha ndeshjet e kalendarit tė Federatės," - ėshtė shprehur Hitaj. Sipas tij, Brashini pothuajse i ka shlyer detyrimet qė ka nė FSHF nga dėnimi dhe, nėse nuk luan edhe kėtė javė, do tė ketė mundėsi tė aktivizohet rregullisht nė tė ardhmen. Kėshtu, Partizani ka arritur "tė fitojė" njė futbollist, i cili nė fillim tė javės, po sipas sektorit tė garave, kishte shlyer vetėm 4 javė nga dėnimi. Nė fakt, tė hėnėn e kaluar, vetė drejtuesit e sektorit tė garave ishin shprehur se Brashini nuk do tė luante derisa tė shlyente dėnimin e dhėnė qė nga fundi i sezonit tė kaluar. Po sipas sektorit tė garave, futbollisti nė fjalė duhet ta fillonte shlyerjen e dėnimit qė nė momentin kur ėshtė federuar nė FSHF. Kėshtu, nga vetė shefi i sektorit tė garave Hito Hitaj, Brashini ėshtė federuar mė 19 shtator, njė ditė para javės sė 4-t tė kampionatit tė 65-tė tė futbollit, dhe me disa llogari, ai kishte edhe disa javė pezullim. Por me kalimin e ditėve, gjėrat u rrokullisėn ndryshe. Numėrimi dhe pėrllogaritja e dėnimit prej 10 javėsh tė Brakinit, pėr shkaqe qė i dinė vetėm nė sektorin e garave, filloi mbrapsht. Mesa duket futbollistit iu "llogaritėn" edhe ditėt e qėndrimit nė Brazil, ku ndoshta ka qenė nė ndonjė qendėr riedukimi dhe tani ka ardhur me "look" tė ri pėrsėri te Partizani dhe nė futbollin shqiptar. Njė gjė ėshtė e vėrtetė: pas kėsaj tė shtune, Brakini ėshtė i gatshėm pėr tė luajtur.
Pėr sa u pėrket federimeve shtesė, tė cilat sot, me tė gjitha gjasat, do tė zyrtarizohen nga komiteti ekzekutiv, shefi i garave Hitaj ka konfirmuar se, deri tani, disa ekipe kanė sjellė kėrkesat pėr federime. "Nė kėtė moment qė flasim, kėrkesa pėr federime kanė sjellė Partizani pėr Duron dhe Fakajn, Dinamo pėr Rizvanollin, Vllaznia pėr tre futbollistė vendas dhe Tomori pėr Marinin. Nėse komiteti do tė lejojė federime, ne do t'i pėrmbushim kėrkesat e ekipeve. Pėr futbollistėt qė vijnė nga jashtė, u kemi kėrkuar federatave kartonėt e tyre, tė cilėt mė parė kanė luajtur jashtė Shqipėrisė," - ka pėrfunduar shefi i sektorit tė garave, Hito Hitaj.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #114  
Te vjeter 26-09-2003, 16:03
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Komiteti, sot vendimi pėr rihapjen e merkatos

Sot, nė orėn 11.00, mblidhet komiteti ekzekutiv. Shkak pėr kėtė mbledhje ėshtė bėrė kėrkesa e disa klubeve tė Grupit A1, qė kėrkojnė tė federojnė futbollistė jashtė afatit tė tyre. Nga ajo qė ėshtė marrė vesh dje nė FSHF, merkatoja ėshtė pika e vetme qė do tė diskutohet nga komiteti, por nuk pėrjashtohen diskutime edhe pėr pika tė tjera, si projekti "Hart Trick", e ndonjė tjetėr. Pėr sa i pėrket rihapjes sė merkatos, mėsohet se, me tė gjitha gjasat, komitetasit do tė votojnė "pro" dhe futbollistė si Duro dhe disa tė tjerė mund tė luajnė pa problem nė ndeshjet e javės sė 5-tė tė kampionatit.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #115  
Te vjeter 26-09-2003, 16:04
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

PARTIZANI :

Trajneri i tė kuqve shprehet se Partizani synon maksimumin, ndonėse kundėrshtari ėshtė ekip i fortė

Spahiu: Fitoren nė Elbasan e kėrkon derbi

Partizani, sot pasdite, u jep fund pėrgatitjeve pėr sfidėn e radhės kundėr Elbasanit, qė do tė luhet nesėr nė stadiumin "Ruzhdi Bizhuta". Stėrvitja e tė kuqve ka vijuar rregullisht dhe gjendja e skuadrės, sipas trajnerit Spahiu, ėshtė e kėnaqshme, me pėrjashtim tė dy lojtarėve tė dėmtuar, Bylykbashi dhe Rosha, qė nuk do tė jenė nesėr nė formacionin bazė. Ndėrkohė, vėmendja e tė kuqve ėshtė pėrqendruar te federimi i futbollistit tė kombėtares, Klodian Duro, qė, sipas tė gjitha gjasave, sot do tė bėhet zyrtarisht i kuq. Sidoqoftė, po sipas trajnerit tė tė kuqve, nėse sot vendoset pėrfundimisht qė Klodian Duro tė federohet me Partizanin, ekipi mund ta pėrballojė mė me lehtėsi ndeshjen e dytė tė tij nė transfertė, kėsaj here pėrballė portokallinjve.
I pyetur pėr formacionin bazė nė Elbasan, apo ndonjė ndryshim tjetėr nė lojėn e ekipit, trajneri i tė kuqve shprehet optimist se atje Partizani do tė bėjė gjithēka pėr tė arritur synimet e vėna nė fillim tė kampionatit. "Shpresojmė qė nė Elbasan do tė luajė edhe futbollisti, Klodian Duro, pasi nuk besoj se federata ėshtė e interesuar qė lojtarėt e kombėtares tė qėndrojnė jashtė fushave tė lojės. Nėse luan, Duro do tė jetė lojtar i lirė nė mesfushė. Sidoqoftė, ne i kemi pėrfunduar thuajse tė gjitha planet pėr sfidėn qė do tė luhet nesėr nė Elbasan. Do tė dal nė fushė me formacionin mė tė mirė tė mundshėm, por edhe qė t'i pėrshtatet plotėsisht kundėrshtarit," - thekson Spahiu.
Tė kuqtė kanė fituar deri tani tri ndeshje brenda nė Tiranė, ndėrkohė qė takimin e vetėm jashtė, ndaj Teutės sė Durrėsit, e kanė mbyllur nė barazim. Elbasani ėshtė ndeshja e dytė jashtė Tiranės, por pėr trajnerin e tė kuqve nuk ka shumė rėndėsi fusha pėr njė skuadėr qė pretendon titullin. "Pėr tė qenė realist, nuk mund tė mendoj pėr derbin e radhės kundėr Tiranės, pa kaluar me sukses Elbasanin. Elbasani ėshtė njė skuadėr e mirė dhe me ambicie nė kampionat, ndėrkohė qė Partizani, nga ana tjetėr, pas pėrgatitjeve dhe synimeve qė ka nė kėtė kampionat, do tė luajė pėr tė kontrolluar lojėn qė nė fillim dhe pėr ta fituar ndeshjen. Fitorja, natyrisht, ėshtė synimi i vetėm nė Elbasan edhe pėr njė fakt tjetėr tė rėndėsishėm. Nėse Partizani nuk fiton ndaj elbasanasve, kjo nuk mund ta pengojė pėr ta fituar titullin, por mund tė ndikojė negativisht nė derbin e sė shtunės tjetėr. Jam mė se i sigurt qė njė fitore e Partizanit nė Elbasan do ta ngrinte moralin nė radhėt e skuadrės sonė, si dhe do tė rritej interesi i tifozėve jo vetėm nė kampin e Partizanit, por edhe atė tė Tiranės. Shkurt, parashikoj njė pėrplasje tė madhe midis dy ekipeve mė tė forta tė momentit nė kampionatit tonė. Spektaklit do t'i shtohet edhe interesi i tifozėve, qė u kanė munguar stadiumeve tona. Sidoqoftė, pėrpara kemi Elbasanin dhe ekipi do tė mendojė pėr derbin me Tiranėn pasi tė ketė mbaruar ndeshja nė "Ruzhdi Bizhuta" ndaj Elbasanit, " - e pėrfundon fjalėn e tij trajneri Spahiu, i ardhur nė krye tė Partizanit nė fillim tė fazės pėrgatitore.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #116  
Te vjeter 26-09-2003, 16:04
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Drejtori i klubit tė kuq pėrgatitet pėr federimet e reja

Thaka: Duro dhe Fakaj, gati dokumentat

Sot pritet qė tė federohet me ekipin e Partizanit mesfushori i kombėtares sonė, Klodian Duro, i cili do tė luajė kėtė sezon me tė kuqtė e kryeqytetit. Ndėrkohė, dje, nga drejtori i tė kuqve, Gjergji Thaka, mėsohet se, pėrveē Duros, ekipi i Partizanit ka planifikuar qė tė federojė edhe vlonjatin Ervin Fakaj, qė momentalisht ndodhet jashtė, por ėshtė gati t'i dėrgojė me faks dokumentet pėr federimin e tij. Kėsisoj, nėse sot bėhet federimi i tė dy lojtarėve tė njohur tė futbollit tonė, nesėr pritet qė njėri prej tyre, pikėrisht mesfushori Klodian Duro, tė zbresė nė fushėn e vendlindjes pėr tė bėrė debutimin me tė kuqtė. Ndėrkohė, ish-lojtari tjetėr i kombėtares sonė, Fakaj, ka luajtur sezonin e fundit me Duisburgun nė kategorinė e dytė gjermane, por momentalisht ndodhet pa ekip. Njė sinjal pėr vlonjatin, presidenti Xhani e lėshoi pak ditė mė parė nė kontratėn qė bėri me Duron, por pėr tė mėsuar pėrfundimisht tė ardhmen e mbrojtėsit shtatlartė, duhet tė presim kthimin e tij nė njė nga ditėt e ardhshme, qė deri tani asnjė prej drejtuesve tė kuq nuk e saktėson dot.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #117  
Te vjeter 26-09-2003, 16:05
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Elbasani

Presidenti portokalli kėrkon tė tendosė futbollistėt nė prag tė kėsaj sfide tė vėshtirė

Kumuria: Elbasani, vetėm fitore me Partizanin

Nė kampin elbasanas duket njė mobilizim i jashtėzakonshėm pėr ta kaluar me sukses provėn e vėshtirė me Partizanin. Presidenti Kumuria u shpreh dje pėr "Sportin shqiptar" se ekipit qė financohet prej tij dhe nga grupi i ortakėve i janė krijuar tė gjitha kushtet pėr ta realizuar kėtė objektiv nė kėtė ndeshje. "Ne e kemi vlerėsuar situatėn mjaft tė favorshme pėr Elbasanin, - u shpreh presidenti Kumuria. - Futbollistėve u kemi shpėrndarė shpėrblimet e prapambetura dhe rrogat, madje u kemi premtuar njė shpėrblim special nė rast tė ndonjė fitoreje tė mundshme me Partizanin. Elbasanit i duhet patjetėr fitorja me tė kuqtė kėtė javė, pėr tė ruajtur vendin kryesues nė renditjen e pėrgjithshme."
Edhe trajnerėt Sejdini e Poloska, duke e vlerėsuar seriozisht gjendjen e ekipit, janė shprehur se fitorja do tė jetė e padiskutueshme. Ndėrkohė, presidenti Kumuria shton se faktor shumė i rėndėsishėm pėr tė arritur objektivin do tė jetė mosnėnvlerėsimi i kundėrshtarit. Sipas tij, vetė futbollistėt premtojnė se do tė japin maksimumin kėtė tė shtunė nė "Ruzhdi Bizhuta". Ēdo futbollist ka marrė pėrsipėr pėrgjegjėsi tė plota, pėr tė luajtur pa rezerva nė kėtė ndeshje mjaft tė rėndėsishme pėr ta. "Ne,- tha pėr gazetėn presidenti Kumuria,- po i marrim tė gjitha masat qė ky takim tė zhvillohet korrekt dhe me rivalitet tė plotė. Kam besim se futbollistėt e Elbasanit do tė tregojnė se e meritojnė tė pretendojnė nė kėtė kampionat."
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #118  
Te vjeter 26-09-2003, 16:06
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Sejdini, bast me Kumurinė pėr fitore

Trajneri i Elbasanit, Astrit