Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Bota e Sportit | Futbolli

SuperLiga shqiptare

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #701  
Te vjeter 03-11-2003, 14:16
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Portieri durrsak e konsideron me vlera pikėn e marrė nė Peqin, ngaqė rivalėt nuk pėrfituan dot

Shehi: Barazimi, fatmirėsisht i vlefshėm

Orges Shehi, njė nga pikat kyēe tė formacionit tė Teutės, njėkohėsisht njė nga mė tė mirėt nė ndeshjen me Shkumbinin, do ta komentonte kėshtu barazimin nė fushėn sportive tė Peqinit:
- Orges, a ju kėnaqi barazimi i arritur nė Peqin?
- Them se po, sepse rivalėt tanė hodhėn hapa tė tjera false. Nėse ngjarjet do tė rridhnin ndryshe, barazimi nuk do tė kishte vlera. Objektivi ynė nė kėtė ndeshje ishte fitorja, por edhe barazimi nuk mund tė quhet rezultat negativ, po tė kemi parasysh faktin se luajtėm nė njė fushė tė vėshtirė, si ajo e Peqinit, pėrballė njė ekipi qė tregoi se ka vlera. Mjerisht, humbėm disa raste tė mira pėr shėnim, veēanėrisht penalltinė, e cila mund t'i jepte rrjedhė tjetėr ndeshjes.
- Megjithatė, Teuta kryeson e shkėputur tri pikė nga ndjekėsit e saj. Si e komentoni kėtė fakt?
- Kjo ėshtė meritė totale e ekipit, qė ka ditur tė luajė me tė njėjtin ritėm, si nė fushėn tonė, ashtu edhe jashtė saj. Pra, kemi treguar se kemi njė grup tė aftė futbollistėsh pėr tė marrė titullin nė kėtė sezon futbollistik.
- A mendoni se mbrojtja mbetet pika mė e fortė e Teutės, duke pasur parasysh se nuk e keni shijuar ende humbjen?
- Sigurisht, mbrojtja mbetet njė pikė e fortė e skuadrės sonė, por meritėn kryesore e ka i gjithė ekipi. Grupi ynė ka funksionuar si duhet dhe ka ditur ta mbajė larg portės kundėrshtarin.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #702  
Te vjeter 03-11-2003, 14:18
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Trajneri bardheblu shprehet se ka provuar emocione tė veēanta nė ndeshjen e parė nė krye tė Tiranės

Josa, njė 90-minutėsh mbi "gjemba"

Tri ditė nė krye tė skuadrės si trajner dhe ēdo gjė e nis me kėmbėn e mbarė, falė njė fitoreje tė vėshtirė 2-1 ndaj Lushnjės. Mirel Josa, i emėruar pak ditė mė parė nė krye tė Tiranės, ka mundur qė tė rikthejė buzėqeshjen e munguar prej katėr javėsh nė kampin bardheblu. Ai ka ditur qė tė hedhė nė fushė njė formacion tė gjithin tė orientuar nė drejtim tė sulmit, duke rrezikuar nė njėfarė mėnyre. Gjithsesi, njė shprehje nė fjalorin gazetaresk thotė se i fituari nuk gjykohet dhe tashmė Josa i meriton komplimentet. Nė njė deklarim tė tij, i sapoemėruari nė stolin bardheblu shprehet se ka ndier emocione nė kėtė rikthim nė skuadėr, kėtė herė si trajner i saj. "Gjatė gjithė takimit kam qenė i emocionuar dhe vetėm nė vėrshėllimėn e fundit tė gjyqtarit jam lehtėsuar shpirtėrisht. Pėr mua ishte hera e parė qė e drejtoja Tiranėn si trajner i saj, ēka pėrbėnte njė arsye mė shumė pėr t'u ndier i emocionuar, duke e krahasuar me kohėn kur kam qenė lojtar. Gjithsesi, nė fund, kjo premierė imja u mbyll me njė fitore tė rėndėsishme pėr ecurinė nė vazhdimėsi,"- thotė 40-vjeēari. Gjatė gjithė ndeshjes, 20 herė kampionėt kanė qenė zotėr tė fushės dhe kanė dominuar ndaj lushnjarėve, pavarėsisht rezultatit minimal tė arritur nė fund. Njė pikė kthese pėr Tiranėn kanė qenė edhe zėvendėsimet e bėra, ku si Bulku dhe Merkoēi i kanė kryer mė sė miri detyrat, ndonėse e filluan ndeshjen nga stoli.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #703  
Te vjeter 03-11-2003, 14:19
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Portieri i bluve mendon se mosfunksionimi i sulmit bėri qė Dinamoja tė mos e fitonte takimin me Besėn

Lika: Humbėm shansin pėr t'iu afruar kreut

Barazimi i kėsaj jave me Besėn e Kavajės duket se nuk i ka lėnė tė kėnaqur blutė e kryeqytetit. Ndonėse e ka dominuar lojėn gjatė gjithė ndeshjes, Dinamoja nuk ka arritur ta shėnojė golin e shumėkėrkuar. Kėshtu, blutė kanė humbur dy pikė tepėr tė vlefshme nė ndeshjen e parė tė fazės sė dytė. Fitorja jo vetėm qė do ta mbante skuadrėn nė vendin e tretė, por do ta afronte mė shumė me kreun e renditjes, duke pasur parasysh edhe hapat e gabuara tė Teutės e Partizanit. Sipas drejtuesve tė skuadrės, ka qenė reparti i sulmit ai qė ka ēaluar nė takimin me Besėn. Sulmuesit dinamovitė nuk kanė qenė nė njė ditė tė mirė dhe kėtė gjė e tregon fare qartė fakti se ata u zėvendėsuan nga trajneri Sulejman Demollari. Njė fakt tė tillė e mbėshtet edhe portieri i bluve, Ilion Lika. Ai pohon se barazimi i arritur nė Kuēovė i kushtoi disi shtrenjtė Dinamos, e cila tani ka humbur edhe vendin e tretė pas fitores sė Tiranės. Portieri i Dinamos thekson se sulmi i skuadrės u paraqit mjaft dobėt nė kėtė ndeshje dhe, pėr rrjedhojė, nuk arriti tė shėnonte dot nė portėn kundėrshtare.
"Unė do ta quaja njė hap tė gabuar barazimin pa gola me Besėn, pavarėsisht se ėshtė rezultat pozitiv. Kėtė javė humbėm shansin mė tė mirė pėr t'iu afruar kreut tė renditjes. Ishte njė takim qė u luajt i gjithi nė gjysmėfushėn e Besės, ku pėrpjekjet tona pėr tė shėnuar golin ishin tė vazhdueshme. Besa luajti me njė mbrojtje tė ngjeshur dhe ne provuam me tė gjitha mėnyrat pėr tė shėnuar, me krose nga krahėt dhe gjuajtje nga distanca, por gjithēka mbeti nė tentativė.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #704  
Te vjeter 03-11-2003, 14:35
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Trajneri dhe drejtuesit e klubit tė kuq theksojnė se gjyqtarėt e ndeshjeve blihen me para

Partizani: Gjyqtarėt tė hetohen

Dje paradite ėshtė mbledhur stafi drejtues i klubit "Partizani" pėr tė analizuar jo vetėm humbjen e fundit me Vllazninė, por edhe probleme tė ndryshme tė skuadrės sė tyre, tė shfaqura nė ndeshjet e fundit. Trajneri Spahiu, pas mbledhjes, e cila zgjati disa orė, u shpreh se problemet e ekipit do tė diskutohen sot sė bashku me lojtarėt, ndėrkohė qė nė mbledhje ėshtė diskutuar mė shumė pėr gjykimin e dobėt jo vetėm nė Shkodėr, por edhe gjatė ecurisė sė deritanishme tė kampionatit. "Ne kėrkojmė nga FSHF-ja qė tė caktohen specialistė tė ndryshėm pėr tė hetuar sesi janė gjykuar deri tani ndeshjet e kampionatit. Sot, nė mbledhje, me anė tė sekuencave filmike, kemi vėrtetuar plotėsisht qė gjykimet krejtėsisht tė njėanshme ndaj Partizanit nuk janė thjesht rastėsi, apo kapriēio tė ndonjė gjyqtari, por vijnė ngaqė shumica e atyre qė gjykojnė nė kategorinė e parė janė tė korruptuar. Unė, si trajner, jam shprehuar qė nė fillim tė sezonit se nuk dua tė merrem me gjykimet, sepse gjyqtari ndodh qė edhe gabon, por kur shoh se gjėrat bėhen problem, them se duhet vėnė dorė pėr tė mirėn e futbollit," - thekson me tepėr ashpėrsi trajneri i tė kuqve. Mė pas, pėr tė argumentuar mė me hollėsi pakėnaqėsinė qė tė kuqtė kanė nga gjykimet, trajneri Spahiu shpjegon: "Nė Durrės, gjyqtari jep njė 11-metėrsh tė paqenė pėr Teutėn nė fund tė ndeshjes, duke na mohuar nė fund dy pikė. Qė gjyqtari gaboi, kjo u vėrtetua edhe nga pamjet televizive. Ndaj Tiranės, sėrish gjyqtari nuk jep njė 11-metėrsh pėr Partizanin. Kujtojmė qė ekipi ynė ishte nė disavantazh, edhe pse mė vonė e fitoi bindshėm derbin. Mė pas, me Besėn, pėrsėri Muzaka pengohet nė zonė dhe gjyqtari nuk akordon 11-metėrsh. Nė Vlorė jep 11-metėrsh pėr Flamurtarin, qė provat televizive treguan se nuk ishte, edhe pse nė pjesėn e dytė Partizani e fitoi ndeshjen. Nė Peqin, Partizanit i mohohet njė tjetėr 11-metėrsh, pas rrėzimit tė ****okės brenda zonės. Provat televizive treguan se ishte 11-metėrsh i pastėr dhe Partizani humbi pėrsėri dy pikė. Por historia e gjykimeve vazhdoi edhe kėtė javė nė Shkodėr. Dje, pas provave televizive, vura re se gjyqtari ka gabuar kur nuk i ka dhėnė Abilios njė 11-metėrsh. Nuk them se ndeshja duhej fituar patjetėr, por tė paktėn duhet tė merrnim barazimin," - vazhdon mė tej trajneri Spahiu.

''Sporti Shqiptar''
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #705  
Te vjeter 03-11-2003, 14:38
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Disa nga titullarėt e skuadrės vlonjate paralajmėrojnė "divorcin" me skuadrėn e tyre

Flamurtari: Pas Daiut, edhe tė tjerė

Largimi i mbrojtėsit Pėrparim Daiu, i ardhur me shumė bujė nga radhėt e Partizanit, i ka vėnė nė alarm drejtuesit e Flamurtarit. Sikurse dihet, kavajasi ka shpallur divorcin me kuqezinjtė e Vlorės njė ditė para ndeshjes me Elbasanin. Largimi i tij, sipas zėrave brenda skuadrės, pritet tė pasohet nga njė sėrė largimesh tė tjera. Tė njėjtėn qė rrugė ndoqi Daiu, pėr shkak tė problemeve financiare, ka vendosur tė ndjekė edhe mbrojtėsi Resuli, njėkohėsisht kapiten i skuadrės. Me sa merret vesh, kėtij tė fundit i kanė bėrė oferta joshėse financiare, menjėherė pas ndeshjes me Elbasanin, dy skuadra tė Grupit A1. Pak a shumė, nė tė njėjtat ujėra po noton edhe portieri Dine, i cili kėrkon tė largohet sa mė shpejti nga Flamurtari, drejt njė skuadre tjetėr tė A1-shit. Mė afėr lidhjes sė njė kontrate me ndonjė ekip ballkanik ėshtė mesfushori Sakaj, i cili ėshtė testuar para njė muaji dhe ėshtė nė pritje tė nėnshkrimit tė kontratės. Nė kėtė drejtim, edhe mesfushori Ēerēizi nuk ka probleme dokumentacioni qė ta pengojnė tė shkojė te njė nga skuadrat e kryeqytetit me kėrkesėn e kėtyre tė fundit. Nė tė tilla kushte, pėr "Sportin shqiptar", kryebashkiaku Gjika, ende i pakurorėzuar me shiritin e kuqezi tė detyrės sė re, shprehet: "Eshtė mirė qė asnjė lojtar, gjithashtu edhe trajneri, tė mos largohen nga skuadra, pasi premtimet qė kam bėrė do t'i realizoj deri nė fund. Lojtarėt e Flamurtarit, sė shpejti, do t'i gėzojnė tė gjitha tė drejtat ekonomike financiare qė i takojnė njė skuadre tė A1-shit. Kėto detyrime mė takojnė t'i realizoj unė dhe presidenti Selami, prandaj lojtarėt tė kenė besim.

Sporti Shqiptar
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #706  
Te vjeter 03-11-2003, 14:39
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Trajneri i Shkumbinit vlerėson me nota pozitive paraqitjen e ekipit tė tij me Teutėn

Bici: Meritonim mė shumė se njė pikė

Shkumbini, pas Partizanit, arriti tė frenojė edhe kryesuesen tjetėr tė kampionatit, Teutėn e Durrėsit, duke i marrė barazimin. Ekipi peqinas, pas ardhjes sė Bicit, ka filluar tė ndryshojė pėr mirė. Njė gjė tė tillė e dėshmojnė mė sė miri kėtė gjė dy pėrballjet me ekipet mė tė mira tė kėtij kampionati. Merita pėr kėto rezultate, pa dyshim ėshtė e tė gjithėve, por rol kryesor nė kėtė rizgjim tė Shkumbinit ka veēanėrisht trajneri Bici. Lezhjani, duke vlerėsuar lojėn e ekipit tė tij nė takimin me Teutėn, shprehet: "Futbollistėt luajtėn mė mirė se njė javė mė parė, ndaj Partizanit. Nė ballafaqimin e radhės me Teutėn ata dhanė maksimumin. Ndoshta meritonim mė tepėr, por mungesa e njė sulmuesi tė mirėfilltė dhe mungesa e besimit nė disa raste te futbollistėt para portės kundėrshtare, u ndie shumė nė kėtė takim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #707  
Te vjeter 03-11-2003, 14:48
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

JAVA E X E KAMPIONATIT

Rezultatet

Vllaznia - Partizani 2-1
Shkumbini - Teuta 0-0
Tirana - Lushnja 2-1
Besa - Dinamo 0-0
Flamurtari - Elbasani 1-1

Renditja

1. Teuta 24 pikė
2. Partizani 21 "
3. Tirana 20 "
4. Dinamo 19 "
5. Vllaznia 15 "
6. Elbasani 13 "
7. Besa 9 "
8. Lushnja 8 "
9. Flamurtari 5 "
10. Shkumbini 3 "
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #708  
Te vjeter 04-11-2003, 15:03
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Shifrat e javės sė 10-tė

- Faza e dytė e kampionatit nisi me shterpėsi golash, vetėm 8, nga tė cilėt tre tė shėnuar nė 45 minutat e para tė ndeshjeve. Ky ėshtė numri mė i pakėt i golave tė shėnuar nė 10 javėt e para tė kampionatit tė sivjetėm kombėtar.
- Me 8 golat e kėsaj jave, numri i tyre kapi shifrėn 128.
- Vetėm shkodrani E. Martini arriti tė shėnojė njė dopietė ndaj Partizanit, atė qė e kishte bėrė ndaj kėsaj skuadre edhe pas kthimit nga Austria, nė vitin 1997.
- Tri barazimet "paqėsore" tė kėsaj jave janė numri mė i madh i barazimeve tė arritura nė kėtė sezon.
- Duhej tė mbaronin 10 javė kampionat, qė Partizani tė nėnshkruante kapitullimin e parė.
- Pas kėsaj jave, 3 janė skuadrat qė ruajnė "virgjėrinė" e shifrės zero. Teuta kolonėn e humbjeve, Vllaznia atė tė barazimeve dhe Shkumbini kolonėn e fitoreve.
- Nga 8 golat e sė shtunės, vetėm dy mbajnė firmėn e lojtarėve tė huaj, tė bullgarit Mindev (Lushnja) dhe tė ganezit Ablade (Elbasani).
- Duhej tė kalonin plot 9 vjet qė Partizani t'i rikthehej golit nė stadiumin "Loro Boriēi". Mė 9 tetor 1994, Sillo kishte realizuar golin e fundit tė tė kuqve nė kėtė stadium.
- Me fitoren ndaj Lushnjės 2-1, Tirana i dha fund "agjėrimit" katėrjavor. Rikthimi te fitorja e bardhebluve pėrkon me rikthimin te skuadra e zemrės, kėtė radhė nė rolin e trajnerit, tė Mirel Josės.
- Tirana ėshtė e vetmja skuadėr qė arriti ta mundė Lushnjėn dy herė nė tė dyja fazat.
- Tetė kartonė tė kuq tė dhėnė tė shtunėn, nga tė cilėt 6 nė takimin Flamurtari-Elbasani, pėrbėjnė njė rast tė rrallė nė kampionatet tona. Deri tani janė dhėnė 22 kartona tė kuq dhe 215 tė verdhė. Shumė!

Ymer Striniqi ''Sporti Shqiptar''
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #709  
Te vjeter 04-11-2003, 15:05
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Tetova: Vllaznia, tjetėr provė e vėshtirė

Mbrojtėsi energjik i Teutės, Tetova, nuk ka shumė dėshirė tė flasė pėr barazimin e fundit me Shkumbinin, por sytė i hedh nga sfida qė e pret kėtė fundjavė, me Vllazninė e Shkodrės. Ballafaqimin me kuqeblutė ai e ka konsideruar njė tjetėr provė tė vėshtirė, njė tjetėr ndeshje decizive, ku Teuta do tė kėrkojė ruajtjen e kreut tė renditjes. Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", Tetova komenton pėrgatitjet dhe objektivat e skuadrės sė tij pėr kėtė sfidė:
- Tetova, si e pret Teuta ndeshjen e radhės me Vllazninė, pas barazimit tė fundit me Shkumbinin?
- Si tė gjitha ndeshjet e tjera, ku na kėrkohet fitorja, sepse vetėm kėshtu mund ta ruajmė kryesimin. Sigurisht, bėhet fjalė pėr njė ndeshje jo pak tė vėshtirė, pasi pėrballė do tė kemi jo vetėm njė ekip me tradita dhe emėr nė futbollin shqiptar, por edhe njė ekip qė ka pasur rritje tė konsiderueshme nė lojėrat e tij, sidomos nė ndeshjet e fundit. Ndeshja me Vllazninė, pa dyshim pėrbėn njė nga sfidat mė tė forta tė kėsaj faze nė fushėn tonė.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #710  
Te vjeter 04-11-2003, 15:07
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Nė analizėn pėr Besėn, trajneri i bluve ka kritikuar ashpėr, veēanėrisht, sulmuesit

Demollari "shigjeton" tė tijtė

Para fillimit tė stėrvitjes sė djeshme, blutė janė grumbulluar nė sallėn e mbledhjeve, ku kanė zhvilluar analizėn e ndeshjes me Besėn. Trajneri i skuadrės, Sulejman Demollari, ka qenė tepėr i pakėnaqur nga paraqitja e tė tijve nė takimin e sė shtunės, ku njė fitore e mundshme do ta ngjiste Dinamon nė vendin e dytė. Ai ėshtė shprehur i pakėnaqur jo vetėm nga rezultati, por edhe nga loja e skuadrės nė atė ndeshje, ku lojtarėt nuk i zbatuan me pėrpikėri detyrat taktike. Pėr kėtė arsye, mėsohet se trajneri dinamovit i ka kritikuar ashpėr futbollistėt nė analizėn e ndeshjes, e cila ka zgjatur disa minuta mė shumė se herėt e tjera. Nė mėnyrė tė veēantė, trajneri Demollari ka "shigjetuar" repartin sulmues, qė ndaj Besės nuk mundi tė bėnte asgjė. Gjithashtu, numri 1 i stolit blu, nė analizėn e djeshme ka kritikuar ashpėr edhe mosimpenjimin e lojtarėve nė disa momente tė caktuara tė ndeshjes.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #711  
Te vjeter 04-11-2003, 15:08
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Spahiu u shtrėngon "rripat" futbollistėve

Dje, pas analizės sė humbjes me Vllazninė, nuk ėshtė vendosur asgjė konkrete. Lojtarėt titullarė janė kritikuar nga trajneri Spahiu pėr moszbatim tė detyrave nė Shkodėr. Madje trajneri i tė kuqve ka dhėnė paralajmėrime pėr tė gjithė ata qė nuk do tė zbatojnė rregullat disiplinore, pasi do tė ndėshkohen menjėherė sipas rregullores sė klubit. Pra, efektet e analizės kanė qenė tė menjėhershme, sepse askush nuk ka kėrkuar leje. Aq mė tepėr pasdite, nė seancėn e parė tė Partizanit, pėr kėtė javė nuk ka pasur asnjė mungesė nė stėrvitje, me pėrjashtim tė Ndrekės, qė u dėmtua. Lojtarėt e formacionit bazė kanė punuar me trajnerin Spahiu, ndėrkohė qė tė tjerėt me ndihmėsin e tij, Gjebrea. Nga lojtarėt e formacionit tė parė ėshtė parė Fakaj tė stėrvitet me grupin kryesor dhe braziliani Brashini, pas ndeshjes me Vllazninė, nuk ka qenė sėrish i preferuari i Spahiut.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #712  
Te vjeter 04-11-2003, 15:09
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Canaj: Ndėshkimi i Mindevit, fatale pėr ne

Nuk kanė mbetur tė zhgėnjyer drejtuesit e klubit dhe tifozėt lushnjarė nga paraqitja e ekipit tė tyre, e cila u pėrball si e barabartė me Tiranėn, edhe pse me njė formacion tė cunguar. Madje trajneri i Lushnjės, Agim Canaj, ka deklaruar pas ndeshjes se rezultati mė i drejtė do tė ishte barazimi, nisur nga mėnyra sesi u zhvillua ajo. Sipas Canajt, skuadra luajti mirė nė mesfushė dhe deri diku nė mbrojtje, ndėrsa u ndie forca goditėse e repartit tė sulmit. Kjo, sipas teknikut verdhejeshil, ka ndodhur pėr arsye tė mungesės sė sulmuesve Nora dhe Boriēi si dhe tė dėmtimit tė sulmuesit energjik Byzhyti. Gjithashtu, pėr Canajn, largimi me karton tė kuq i tė vetmit sulmues tė mbetur nė fushė pėr lushnjarėt, bullgarit Mindev (pa tė drejtė, sipas tij), largoi pėrfundimisht ēdo shpresė tė "lagunarėve" pėr tė marrė ndonjė barazim nė kėtė ndeshje.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #713  
Te vjeter 04-11-2003, 15:11
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Flamurtari, "eksodi" s'ka tė ndalur

Akumulimi i pakėnaqėsive te lojtarėt e Flamurtarit ka arritur kulmin pikėrisht kėtė fillimjavė. Tė hėnėn paradite, edhe ata lojtarė qė kanė mbetur te skuadra kanė kėrkuar lejet e kalimit. Duke shfrytėzuar edhe vajtjen me shėrbim pėr nė FSHF tė sekretarit tė klubit, Hajri Hasani, presidenti Selami, tė hėnėn paradite i ka pajisur me leje kalimi dy nga futbollistėt kryesorė tė mbrojtjes sė Flamurtarit, Lila dhe Resuli, tė cilėt, sė bashku me Daiun e larguar mė parė, pėrbėnin treshen e prapavijės kuqezi. Sipas trajnerit Bozhani dhe deklarimeve tė vetė futbollistėve, tė lartpėrmendurit janė larguar dje drejt skuadrave qė u kanė bėrė oferta. Konkretisht, qendėrmbrojtėsi Daiu ka filluar stėrvitjen te Besa, ndėrsa mbrojtėsi Resuli, njėherėsh edhe kapiten i skuadrės vlonjate, pas kėrkesės sė drejtuesve portokallinj nė fund tė ndeshjes me Elbasanin, do t'i bashkohet sot nė stėrvitje Elbasanit.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #714  
Te vjeter 04-11-2003, 15:12
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Tirana ka "rigjetur" Eldoradon

I mjaftojnė disa minuta nė fushė pėr tė treguar se ėshtė njė nga sulmuesit mė decizivė tė kampionatit shqiptar. Bėhet fjalė pėr golashėnuesin Eldorado Merkoēi, protagonistin kryesor nė fitoren 2-1 tė Tiranės ndaj Lushnjes. Edhe pse e nis ndeshjen nga stoli, numri 23 bardheblu nė kėtė kampionat po tregon njė formė tė shkėlqyer, duke shėnuar tre gola tė rėndėsishėm. Goli i parė regjistrohet nė fitoren 3-2 ndaj Vllazninė nė "Qemal Stafa", ndėrkohė qė i d