| Cfare ju duhet te dini? |
|
#421
| ||||
| ||||
| Trajneri i Partizanit thekson se dy javė para fundit tė fazės sė parė ekipi ka ende mangėsi Spahiu: Kreu nuk na bėn pėrshtypje Partizani, nė tetė javėt e para, ka arritur 5 fitore, 2 barazime dhe asnjė humbje, 17 pikė tė grumbulluara, 14 gola tė shėnuar dhe 4 tė pėsuar. Kėto janė statistikat e tė kuqve, tė ekipit qė kryeson deri tani renditjen e pėrgjithshme tė Kampionatit e 65-tė Kombėtar tė Futbollit. Kur kanė mbetur edhe dy javė deri nė fund, tė kuqtė duket se janė mė shumė tė favorizuar nga kalendari, pasi kėtė javė duhet tė luajnė ndaj Besės nė Tiranė dhe mė pas do tė ndeshen me Shkumbinin nė Peqin. Por ėshtė trajneri i Partizanit, Ilir Spahiu, ai qė nuk duket edhe aq entuziast, kur thekson se skuadra nė asnjė mėnyrė nuk mund tė cilėsohet e favorizuar, apo pretendente kryesore pėr titull: "Kanė mbetur edhe 29 javė deri nė fund, ndaj nuk mund ta quaj qė tani Partizanin kampion, sepse ėshtė shumė herėt pėr ta thėnė njė gjė tė tillė. Ndonėse jam debutues si trajner nė kampionatin e kategorisė sė parė, kam aq pėrvojė sa tė kuptoj qė titullin nuk e merr ekipi qė luan vetėm disa ndeshje mirė, por ai qė ka ecurinė mė tė mirė deri nė javėn e fundit," - sqaron trajneri Spahiu nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", i cili, ndėr tė tjera, iu pėrgjigjet disa pyetjeve. - Mendoni se mė e vėshtirė ishte qė arritėt kreun apo tani qė duhet ta mbani? - Mendoj se ėshtė e dyta. Kur nuk ishim nė krye, mendjen e kishim gjithmonė pėr ta arritur njė gjė tė tillė. Pra, tė gjithė lojtarėt e kishin tė qartė se ekipi nuk duhet tė gabonte qoftė edhe nė njė ndeshje, sepse kreu mund tė bėhej mė pas tabu pėr Partizanin. Por, tani qė e arritėm, i druhem mė shumė ekipit se mos lėshon nė lojėn e vet, pasi ka lojtarė qė i gėzohen para kohe titullit dhe mė pas mund tė gabojnė nė fushė. Aq mė tepėr qė skuadra, deri tani, nuk ka qenė perfekte, pasi ka shfaqur anė tė dobėta nė fushė. Vlen tė pėrmendet pjesa e parė nė Vlorė, ndaj Flamurtarit. Gjithashtu, nuk ėshtė ndonjė gjė e madhe tė jesh nė krye tė kampionatit nė njė moment tė caktuar. Ne jemi me pikė tė barabarta me Teutėn dhe vetėm njė ndeshje na ndan nga dy rivalet e tjera, Tirana dhe Dinamo. Kėshtu qė nė tė ardhmen besoj se do tė jetė shumė mė e vėshtirė, por jo e pamundur qė ta mbajmė kreun. - Nė dy javėt e fundit, Partizani ka fituar bindshėm. A ėshtė ky njė tregues pozitiv pėr tė ardhmen? - Njė gjė tė tillė do ta vėrtetojė koha. Pėr ne, pozitive ishte qė ndalėm Tiranėn para dy javėsh, e cila, nga ana e saj, nuk njihte asnjė humbje, dhe njė javė mė pas fituam ndeshjen e parė nė trasfertė. Ne po punojmė qė tė kemi ecuri pozitive, por duhen vlerėsuar nga ana tjetėr edhe kundėrshtarėt, qė janė tepėr tė fortė dhe, pėr mė tepėr, shumė pranė nesh. - Atėherė, cili ėshtė ēelėsi i suksesit tė deritanishėm? - Shumė punė, pak zhurmė. Nėse ecim deri nė fund tė kampionatit me kėtė filozofi, besoj se do t'i kemi mė tė lehta gjėrat nė tė ardhmen. - Nė Vlorė janė aktivizuar disa minuta Brashini dhe Bylykbashi. Cila ėshtė gjendja e tyre? - Po, nė Vlorė i kam provuar tė dy kėta lojtarė. Bylykbashi nuk mund ta pėrballonte deri nė fund ndeshjen, sepse ka ende probleme nga dėmtimi i pak javėve mė parė. Ndėrsa braziliani ka pasur probleme fizike dhe prova e shkurtėr nė Vlorė ishte njė sinjal pėr tė nė javėt e tjera. - Cili ėshtė ndryshimi i Partizanit tė fillimit tė kampionatit me ekipin e tanishėm? - Ne nuk kemi mė probleme me repartet e lojės apo me ndėrlidhjen e tyre. Nė fillim, shumė lojtarė tė formacionit bazė luanin pėr herė tė parė bashkė dhe nuk e njihnin mirė lojėn e njėri-tjetrit, gjė qė tani nuk ndodh. Nė kėtė kontekst, edhe loja ka pasur ngritje nė javėt e fundit. - Deri nė fund tė fazės sė parė kanė mbetur dy ndeshje, me Besėn dhe Shkumbinin. A premtoni gjashtė pikė pėr tė qenė Partizani nė krye tė fazės sė parė? - Tė gjitha ndeshjet duhen fituar, por pėr tė qenė tė sinqertė, nuk ka kundėrshtarė tė lehtė. Ne synojmė qė tė jemi nė krye deri nė fund tė fazės sė katėrt dhe, pėr kėtė arsye, do tė bėjmė tė gjitha pėrpjekjet qė t'ia arrijmė vetėm me punė. Aranit MURAĒI 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#422
| ||||
| ||||
| Njė faqe interneti pėr tifozėt e kuq Rezultatet e mira qė Partizani ka arritur nė kėtė fillim kampionati, e ka rritur shumė interesin e tifozėve tė kuq anembanė botės. Pėr kėtė arsye tifozėt, tė cilėt ndodhen jashtė Shqipėrisė, dhe qė, natyrisht, e kanė mė tė vėshtirė tė informohen pėr ekipin e tyre, pas suksesve qė Partizani ka arritur nė kampionatin e fundit kombėtar, kėrkojnė vazhdimisht informacion pėr ekipin e tyre tė zemrės. Kėshtu, ditėt e fundit, pėr t'u ardhur nė ndihmė tė interesuarve, ėshtė hapur sajti www.partizani.20m.com, ku jepen rezultatet e fundit tė Partizanit nė kampionatin kombėtar, si dhe nė Kupėn e Shqipėrisė. Gjithashtu, nė faqen sportive, tifozėve tė ekipit tė Partizanit, pėrveē kėtyre, u jepen edhe tė dhėna tė tjera pėr tė gjithė lojtarėt, si dhe lajme tė ndryshme nga kampionati ynė kombėtar i futbollit. Ndėr lajmet e para bie nė sy blerja e bujshme e Klodian Duros, si dhe loja e shkėlqyer e tij nė derbin ndaj Tiranės. Ndėrkohė nuk mungojnė edhe tė dhėna tė hollėsishme pėr historikun e Partizanit, si dhe futbollistėt qė luajnė nė kėtė sezon futbollistik. Kėsisoj, me anė tė kėtij sajti, tifozėt e tė kuqve anembanė botės do tė jenė mė tė informuar pėr skuadrėn e tyre, qė tė paktėn deri tani premton t'u kthejė titullin e munguar prej njė dekade tė tėrė.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#423
| ||||
| ||||
| Partizani, pas votimeve i kthehet stėrvitjes Ndonėse e kishin planifikuar qė tė vazhdonin edhe sot stėrvitjen tė kuqtė e kanė bėrė pushim, sepse lojtarėt janė lėnė tė lirė tė shkojnė pėr votime. Shumė nga lojtarėt e Partizanit janė nga rrethet, kėshtu qė trajneri Spahiu u ka komonikuar tė shtunėn tė gjithė futbollistėve qė e diela do tė jetė pushim, ndėrkohė qė stėrvitja do tė vijojė tė hėnėn sipas programit tė zakonshėm. Sot pasdite ekipi i Spahiut pas teorisė sė drekės pritet tė dalė nė stėrvitje pėr ndeshjen e radhės kundėr Besės. Sot, ekipi pritet tė dalė i plotė nė stėrvitje, pasi do tė kthehet edhe Klodian Duro, pas misionit me kombėtaren, si dhe Bejzade pas dėmtimit.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#424
| ||||
| ||||
| Mesfushori i ri durrsak ėshtė i lumtur qė pėrfaqėson ngjyrat e ekipit tė zemrės Hasho: Jam me fat qė luaj me Teutėn Hasho, njėri prej "zbulimeve" tė Teutės nė kėtė sezon futbollistik, me lojėn e tij i ka fituar zemrat e tifozerisė durrsake. Njėkohėsisht, ai ka pėrligjur edhe besimin e trajnerit Lika. Hasho, sidomos nė ndeshjet e fundit, ėshtė bėrė faktor kyē dhe mjaft i rėndėsishėm nė ekipin durrsak. I aktivizuar nė ndeshjet e para tė kampionatit, kryesisht nė pjesėt e dyta, si zėvendėsues, Hasho bėri njė pėrfaqėsim dinjtoz nė ndeshjen me Tiranėn. Kėsisoj, futbollisti nė fjalė mund tė konsiderohet njė nga talentet e futbollit durrsak. Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", mesfushori durrsak do tė komentonte: - Si e ndien veten Hasho te Teuta? - Teuta ėshtė ekipi im i zemrės. E quaj veten me fat dhe e kam pėr nder tė luaj dhe tė pėrfaqėsoj ngjyrat e saj, tė njė futbolli me tradita, siē ėshtė ai durrsak. Te Teuta ndihem mjaft mirė. Shpresoj shumė qė me lojėn time tė kontribuoj sadopak nė ecurinė pozitive tė ekipit. - Si e vlerėsoni fitoren e fundit nė kampionat, ndaj Tiranės nė "Qemal Stafa"? - Ishte vėrtet njė fitore e bukur. Kemi luajtur me shpirt dhe me disiplinė tė fortė taktike, gjė qė u konkretizua me njė fitore tė rėndėsishme. Me atė qė morėm nė kėtė ndeshje, fituam kryesimin nė renditje, njėkohėsisht kapėrcyem njė pengese tė vėshtirė, siē ėshtė Tirana. Them se e merituam fitoren. Madje, nė pjesėn e dytė, po tė ishim treguar mė tė kujdesshėm, mund ta thellonim avantazhin. - Pas kėsaj fitoreje tė rėndėsishme dhe me vlera, a mendoni se Teuta do tė jetė pretendente kryesore pėr titull? - Sigurisht, kėtė e vėrtetuam edhe nė ndeshjen e fundit. Do ta kėrkojmė titullin mė shumė se kurrė. Kemi njė grup futbollistėsh qė luajnė prej kohėsh me njeri-tjetrin dhe mbartin vlera tė mjaftueshme pėr tė fituar trofe. Njė avantazh tjetėr i kėtij sezoni pėr ne ėshtė fakti qė kemi njė stol rezervash, qė fare pak ndryshon nga formacioni i parė. - A ndiheni keq kur e nisni ndeshjen nga stoli? - Jo, aspak. Sigurisht, pėr mua, e rėndėsishme ėshtė tė luaj. Me punė po synoj tė arrij formėn mė tė mirė, qė ta meritoj njė vend nė formacionin e parė tė Teutės. Trajneri Lika gjithmonė u ka krijuar hapėsira futbollistėve qė e meritojnė tė luajnė, duke u nisur nga vlerat e tyre. - Po ndeshjen e radhės, me Flamurtarin, si e pret Hasho? - Me optimizėm. Duhet ta vlerėsojmė nė maksimum ekipin vlonjat, i cili, ndonėse ndodhet nė pozicion tė vėshtirė nė klasifikim, ka vlera. Duhet tė japim gjithēka nė fushėn e lojės dhe tė ruajmė ecurinė pozitive nė kampionat. Objektivi ynė, pa diskutim, do tė jetė vetėm fitorja. Llambi KALLĒO 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#425
| ||||
| ||||
| Ndihmėstrajneri i "lagunarėve" e sheh me optimizėm tė ardhmen e ekipit qė drejton bashkė me Cikleanun Canaj: Lushnja po pėrmirėsohet dita-ditės Barazimi i padėshirueshėm me Shkumbinin, arritur nė javėn e 7-tė tė kampionatit kombėtar tė futbollit, i mundon ende futbollistėt e Lushnjės. Kėta tė fundit, pavarėsisht se kanė luajtur me dėshirė e ambicie tė lartė pėr ta fituar kėtė takim, nuk ia kanė arritur dot qėllimit. Pėr zėvendėstrajnerin e Lushnjės, Agim Canaj, ekipi i tij ka ēaluar kryesisht nė fazėn pėrmbyllėse tė aksioneve, pikėrisht nė momentin e konkludimit nė portėn kundėrshtare. "Futbollistėt tanė, sidomos sulmuesit, nuk kanė arritur tė konkludojnė si duhet nė fazėn pėrmbyllėse tė aksioneve. Pėrgjegjėsinė pėr kėtė barazim, mė shumė se kushdo, e kemi ndier edhe ne, stafi teknik i "lagunarėve". Na erdhi shumė keq qė nuk e fituam kėtė takim, nė njė kohė qė mundėsitė i kishim." Sidoqoftė, edhe pse shprehet i dėshpėrruar pėr mosarritjen e fitores ndaj peqinasve, Canaj vlerėson lojėn e ekipit qė drejton, sė bashku me Cikleanun. "Duke i lėnė mėnjanė rezultatet teknike, duhet pranuar se loja e Lushnjės, nga java nė javė, ka ardhur duke u pėrmirėsuar ndjeshėm. Me thėnė tė drejtėn, as qė duam ta kujtojmė fare atė takim, - thotė ish-dinamoviti Canaj. - Nėse arsyetojmė nė kėtė linjė, nuk duhet tė jetojmė ende me keqardhjen e ndeshjes me Shkumbinin. Them kėshtu, sepse ne, si trajnerė, e kemi vlerėsuar faktin qė futbollistėt po korrigjohen dalėngadalė. Kryesorja ėshtė qė po mbrohemi mjaft mirė, duke mos u dhėnė mundėsi kundėrshtarėve ta rrezikojnė portėn tonė. Kėtė fakt e kemi vėrtetuar edhe nė dy takimet e fundit, ku mė testuesi pėr ne qe trasferta me tė fortėt e Dinamos. Duke u nisur nga kėto pėrmirėsime nė lojėn tonė, nuk i kemi rėnduar lojtarėt psikologjikisht. Madje i kemi falėnderuar pėr lojėn cilėsore qė zhvilluan ndaj Shkumbinit, edhe pse nuk i arritėm objektivat," - thotė Canaj. Mosarritja e objektivave tė caktuara nga presidenca nė dy ndeshjet e fundit, natyrisht qė ka pasur njė kosto financiare pėr verdhejeshilėt. Ėshtė zbatuar njė nga pikat e kontratės, sipas sė cilės tė gjithė futbollistėve dhe dy trajnerėve u ėshtė mbajtur gjysma e rrogės mujore. Sidoqoftė, njė gjė e tillė nuk e shqetėson aspak zėvendėstrajnerin Canaj. Sipas tij, Lushnja po e vazhdon normalisht stėrvitjen dhe, duke pėrfituar nga ndėrprerja e kampionatit, po tenton tė eliminojė defektet e saj. Kėto defekte konsistojnė nė mosmarrjen si duhet tė pėrgjegjėsive organizuese nga ana e mesfushorėve dhe ēalimi i lojės nė krahė. "Kėto probleme qė thashė mė sipėr, pėrfshi kėtu edhe finalizimin e dobėt, do t'i korrigjojmė shumė shpejt," - e pėrfundon komentin e tij pėr "Sportin shqiptar" zėvendėstrajneri i Lushnjės, Agim Canaj. Pėllumb Peci 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#426
| ||||
| ||||
| Cikleanu, testim fizik lushnjarėve Trajneri rumun i Lushnjės, Aurel Cikleanu, dhe djemtė qė drejton po i vijojnė me intensitet pėrgatitjet pėr ndeshjen e radhės nė kampionat. Barazimi me Shkumbinin, javėn e shkuar, i ka vėshtirėsuar ndjeshėm pozitat e Lushnjės nė tabelėn e klasifikimit. Sidoqoftė, pavarėsisht rezultateve tė dy javėve tė fundit, Lushnja, sipas stafit teknik tė kėtij ekipi, ka korrigjuar shumė, sidomos nė lojėn mbrojtėse dhe nė shpirtin e garės. Stėrvitja e djeshme e verdhejeshilėve ka konsistuar nė disa testime shpejtėsie, qė ka aplikuar kreu i "lagunarėve", Cikleanu, sė bashku me ndihmėstajnerin Agim Canaj. Kėto testime kanė pėrfshirė vrapimet e shkurtra, si 30, 50, 100, deri nė 200 metra. Nė 200-metėrsh, gjendja e lushnjarėve ka rezultuar mjaft e kėnaqshme.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#427
| ||||
| ||||
| Kapiteni portokalli flet pėr situatėn nė ekipin e tij dhe pėr ndryshimet nė stafin teknik Stojku: Elbasani do tė dalė mbi problemet "Ekipi i Elbasanit po punon sistematikisht pėr tė pasur rezultate pozitive nė javėt e ardhshme tė kampionatit dhe pėr tė mos rrezikuar qėndrimin nė Grupin A1, sikurse ndodhi sezonin e shkuar," - i tha "Sportit shqiptar" kapiteni i portokallinjve, Gentian Stojku. Mė tej, Stojku vazhdon: "Stafi i futbollistėve tė Elbasanit ka qenė gjithmonė i gatshėm pėr t'i realizuar detyrat sipas udhėzimeve tė trajnerėve. Prandaj, sipas mendimit tim, asnjėherė, pėr rezultatet jo tė mira tė ekipit, nuk kanė pasur pėrgjegjėsi futbollistėt. Ata janė tė interesuar tė japin maksimumin nė fushėn e stėrvitjes dhe nė ndeshjet zyrtare, por ndoshta vendosja e tyre jo nė pozicionet e duhura ka sjellė njė rėnie tė pėrgjithshme tė nivelit tė lojės sė Elbasanit. Kjo ėshtė shoqėruar edhe me mungesėn e rezultateve pozitive." Nė tė vėrtetė, situata nė kampin portokalli, pak a shumė, ėshtė kėshtu siē e pėrshkruan kapiteni Stojku. Nė katėr javėt e fundit, Elbasani ka marrė vetėm 1 pikė, nga 12 tė mundshme. Mungesa e rezultateve bėri qė ekipi portokalli tė zbresė disa shkallė mė poshtė nga vendi i tretė, ku ndodhej nė fillim tė kampionatit. Stojku thotė se ndien keqardhje pėr humbjen e tri ndeshjeve tė fundit, tė cilat, sipas tij, me mė pak kujdes nga ekipi i tij, mund tė ishin fituar. "Elbasani, pas ndryshimit tė trajnerit, pretendon t'i harrojė humbjet dhe t'u rikthehet fitoreve. Qė tė arrijmė rezultate pozitive, futbollistėt duhet tė punojnė me tendosje tė lartė nė ēdo seancė. Trajneri i ri, Edmond Mustafaraj, i ka kthyer normalitetin e munguar frymės sė grupit. Ai ka zgjedhur njė metodė pune, qė i shkon pėr shtat natyrės sė lojės sė ekipit tonė. Prandaj, nėn drejtimin e tij, shpresat pėr rritje cilėsore tė Elbasanit janė tė mėdha. Elbasanit nuk i mungojnė kualitetet, prandaj do tė dalė shumė shpejt mbi problemet e brendshme." Fatmir Popja 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#428
| ||||
| ||||
| Hajdari nėnshkruan pėr Shkumbinin Shkėlqim Hajdari ka filluar kėto ditė stėrvitjen me Shkumbinin. Qė nga e premtja e kaluar, ai ėshtė vėnė nėn urdhrat e trajnerit Deliu. Ardhja e tij te Shkumbini ėshtė mirėpritur, duke qenė se do tė jetė njė forcė mė shumė nė kėtė ekip. 25-vjeēari nga Librazhdi, qė kėtė sezon vesh pėr herė tė parė fanellėn bardhekaltėr, veē ekipit tė tij, Sopotit, ėshtė aktivizuar me sukses edhe me Flamurtarin e me Elbasanin. Madje, me portokallinjtė, Hajdari ka zhvilluar edhe fazėn pėrgatitore tė verės. Kanė qenė mosmarrėveshjet financiare me drejtuesit e kėtij klubi, ato qė e detyruan kėtė futbollist tė largohej nga portokallinjtė dhe tė zgjidhte pėrfundimisht Shkumbinin. Pėrpara 2 vjetėsh, Hajdari ėshtė stėrvitur disa javė te Shkumbini, por problemet familjare e detyruan tė largohet nė prag tė nėnshkrimit me bardhekaltrit. Hajdari dallohet si njė mesfushor me tipare sulmuese. Vetė ai pohon pėr "Sportin shqiptar" se e ndien veten mjaft mirė te Shkumbini dhe dėshiron tė japė mė tė mirėn e tij pėr ekipin e ri. Ali Hallulli 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#429
| ||||
| ||||
| Peqinasit shpėrblehen pėr pikėn e parė Futbollistėt peqinas kanė pėrfituar shpėrblimin e parė financiar pėr kėtė sezon futbollistik. Barazimi qė arriti Shkumbini nė Berat, pėrballė Lushnjės, pati shumė vlera pėr ekipin peqinas. Madje, pika e parė e marrė nė kėtė fillimkampionati u konsiderua nga drejtuesit e klubit peqinas si fitore. Barazimi me Lushnjėn, pėrveēse tregoi forcat reale tė ekipit, i gėzoi dyfish futbollistėt peqinas, tė cilėt morėn shpėrblim financiar. Ēdo futbollist, pėr pikėn e marrė nė Berat, u shpėrblye me 25 mijė lekė tė reja, shumė e cila, pėrpara dy ditėsh mbushi sadopak xhepat e bardhekaltėrve. Ky ėshtė shpėrblimi i parė nė kėtė kampionat, pa llogaritur atė tė kalimit tė turit tė dytė tė kupės, me Skėnderbeun, ku peqinasit morėn nga 10 mijė lekė tė reja. Me kėtė shpėrblim, drejtuesit e klubit bėnė realitet premtimin e dhėnė para ndeshjes. Shpėrblimi financiar u bė i mundur nga bujaria e bashkisė sė qytetit dhe e biznesit nė Peqin.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#430
| ||||
| ||||
| Mbrojtėsi i krahut tė djathtė ėshtė i bindur se barheblutė do tė dalin nga ky moment i vėshtirė Sina: Tirana nuk dorėzohet lehtė Nuk ėshtė hera e parė qė nė karrierėn e tij me fanellėn e Tiranės provon shijen e hidhur, qė i lanė dy humbjet me dy prej rivalėve tė drejtpėrdrejtė nė luftėn pėr titull. Megjithatė, ėshtė i bindur se skuadra e tij nuk dorėzohet aq lehtė, siē mund tė mendojė ndokush. Elvis Sina, mbrojtėsi i krahut tė djathtė tė kampionėve, merr pėrsipėr pėrgjegjėsitė e tij pėr 6 pikėt e lėna rrugės me Partizanin dhe Teutėn dhe ka besim te kthesa e madhe qė nė derbin e radhės me Dinamon. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", 25-vjeēari bėn tė ditur se ēdo skuadėr, nė njė kampionat tė gjatė si ky i sivjetmi, do tė ketė edhe ēaste tė errėta. "Na vjen shumė keq pėr dy humbjet e pėsuara brenda pak ditėve dhe pėr 6 pikėt e lėna me dy kundėrshtarėt tanė, Partizani dhe Teuta. Pėrpara kėtyre dy ndeshjeve nuk e kishim menduar se do tė pėrfundonim deri kėtu dhe do ta lėshonim kreun e klasifikimit. Pėr ne kanė qenė katėr ditė tė errėta, qė ēdo ekip nė njė kampionat tė gjatė si ky i sezonit qė po luajmė, mund t'i kalojė. Pėr fat tė mirė, nėse mund ta quajmė kėshtu, gjithēka ndodhi tani, kur akoma nuk kanė filluar llogaritė pėr shpalljen kampion dhe ne kemi mundėsi pėr tė rikuperuar,"- shprehet numri 2 i bardhebluve. Nė 7 ndeshjet e para tė kampionatit, Tirana ka koleksionuar 5 fitore, asnjė barazim dhe 2 humbje, me njė golevarazh 24 gola tė shėnuar dhe 10 tė pėsuar. Ajo qė bie mė shumė nė sy, ėshtė loja me shumė oshilacione e repartit tė mbrojtjes, ku edhe Sina bėn pjesė. Por pėr tė defekti nuk qėndron vetėm kėtu, pasi, sipas Elvisit, nė njė skuadėr profesioniste, siē ėshtė Tirana, duhet qė tė gjithė tė mbrojnė dhe njėkohėsisht tė sulmojnė. "Pėr mua, nuk ėshtė prapavija reparti qė ka vuajtur mė shumė, por e gjithė skuadra nė tėrėsi, pavarėsisht se pėrgjegjėsia bie mbi ne, mbrojtėsit, pėr golat e pėsuar. Nėse pretendojmė se jemi profesionistė, duhet ta ndihmojmė njėri-tjetrin si nė mbrojtje ashtu edhe nė sulm. Secili prej nesh duhet tė japė maksimumin nė ato momente qė luan, sikurse edhe unė, pėr ato gabime qė kemi shfaqur sė fundmi, mbaj pėrgjegjėsitė e mia. Ajo qė mė sjell keqardhje hėpėrhė ėshtė mėrzitja e tifozėve tanė, tė cilėt nuk i durojnė dot humbjet me kundėrshtarėt direktė. Por tė gjithė duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm se jo ēdo gjė ka pėrfunduar me kaq. Kanė mbetur edhe 29 javė deri nė pėrfundim tė kampionatit dhe i kemi tė gjitha mundėsitė pėr tė mbledhur pikėt e nevojshme qė do tė na shpallin sėrish kampionė,"- vazhdon idenė ish-mbrojtėsi i kombėtares nė periudhėn kur trajner ishte Xhuzepe Dosena. Ditėt e pushimit, si rrjedhojė e ndeshjes sė kombėtares kuqezi me atė portugeze, stafi i kampionėve po i shfrytėzon nė maksimum, pėr njė pėrgatitje nė tė gjitha parametrat fiziko-taktikė. Tė shtunėn, 20 herė kampionėt do tė luajnė derbin e dytė nė kampionat me rivalėt blu dinamovitė, ku do tė synohet edhe kthesa. Elvis Sina ėshtė i mendimit se pėr kėtė takim tė radhės po merren tė gjitha masat e nevojshme pėr t'u rikthyer te fitorja. "Kemi disa ditė qė po vazhdojmė pėrgatitjet tona pėr ndeshjen ndaj Dinamos. Duhet medoemos tė rikthehemi te fitorja nė kėtė pėrballje tjetėr derbi, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė mund ta kalojmė momentin e vėshtirė tė para pak ditėve. Mos harroni se Tirana nuk dorėzohet kollaj dhe shumė shpejt do ta gjejė buzėqeshjen e munguar. Rėndėsi ka qė tė jemi tė qetė dhe tė pėrqendruar,"- i jep fund idesė sė tij mbrojtėsi Elvis Sina. Aurel CELIBASHI 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#431
| ||||
| ||||
| Gjithmonė, nė situata tė vėshtira, ekipit shkodran i janė gjendur pranė "pinjollėt" e tij Vllaznisė, talentet shpėtimtarė Vllaznia ėshtė ekipi qė kėrkon tė sfidojė "milionerėt". Kjo, pasi shkodranėt duket se i kanė lėnė prapa njėherė e mirė problemet e fillimit tė sezonit. Rezultatet e fundit tė tyre, pėr mė tepėr loja e zhvilluar dhe dėshira pėr tė ndryshuar pozitivisht, janė faktorėt qė i kanė bėrė tifozėt kuqeblu tė besojnė sėrish te kuqeblutė, te ky ekip, qė tė gjithė e etiketojnė Vllaznia e "Dedės". Merita e malazezit, sigurisht, ėshtė e padiskutueshme nė kėtė kthesė tė ekipit shkodran. Haxhiosmanoviēi ka arritur tė rikthejė besimin e munguar nė radhėt e kuqebluve. Ky ekip ka brenda tij lojtarė tė rinj tė talentuar, tė cilėt janė prodhim "made in Shkodra". Shkolla e futbollit e kėtij qyteti, siē dihet, ka nxjerrė emra tė mėdhenj gjatė historisė sė kėtij sporti nė vendin tonė. Nga kjo shkollė ka dalė i madhi Sabah Bizi qė vetėm 18 vjeē pati spikatur me talentin e tij. Tanimė, te Vllaznia e sotme kemi njė Hamdi Salihi 19-vjeēar, qė po e merr "pėr dore" ekipin shkodran. Salihi ndoshta nuk e ka ende madhėshtinė e Bizit, por, gjithsesi, zotėron talent tė padiskutueshėm. Shkodra, kėsisoj, duket se nuk do tė qėndrojė asnjėherė pa nxjerrė ndonjė talent nė futboll, nė sportin qė ka "lindur" pėr herė tė parė nė kėtė qytet, nė Shqipėri. Jo shumė kohė mė parė, pakkush besonte te talenti i Elvin Beqirit. Madje ky i fundit, me mjaft vėshtirėsi shkoi nė ekipin Shpresa, ndėrkohė qė tani ėshtė titullar i padiskutueshėm i kombėtares sė Brigelit. Edhe tani, nė kampionat, nė pėrpjekje pėr tė zėnė vendin qė i takon, Vllaznia po u beson djemve tė saj. Kuqeblutė kanė ulur kokėn nė stėrvitje, duke djersitur shumė nėn drejtimin e malazezit Haxhiosmanoviē. Nė javėt nė vazhdim, atyre do t'u duhet tė pėrballen me 4 ekipe "milionere", pėr sa i pėrket merkatos qė kanė bėrė. Pėr Vllazninė, "merkatoja e vogėl", qė u mbyll tani, pas vendimit tė FSHF?sė, nuk solli asgjė. Pėr shumė dashamirės tė saj, mė mirė qė ndodhi kėshtu, pasi mė tepėr se njė afrikan, malazez apo dhe brazilian, qė vjen pėr tė luajtur 6 muaj apo njė vit nė Shkodėr, rritja e njė "filizi" tė ri shkodran vlen shumė mė tepėr. Kjo jo vetėm pėr Vllazninė, por edhe pėr futbollin shqiptar. Gjergj KOLA 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#432
| ||||
| ||||
| Dibra, ende i pamundur pėr kuqeblutė Shtatlarti i mbrojtjes shkodrane, Ilir Dibra, vazhdon tė jetė i dėmtuar e, pėr rrjedhojė, i pamundur pėr t'i shėrbyer Vllaznisė. Ai ka munguar nė seancat e fundit stėrvitore tė javės sė kaluar tė ekipit shkodran. Dėmtimi qė ka pėsuar nė ndeshjen e para tri javėve, me Tiranėn, vazhdon ta shqetėsojė mjaft 26-vjeēarin kuqeblu. Shqetėsimi i shfaqur nė ligamentet e gjurit tė kėmbės sė djathtė ka mbetur deri tani vetėm nė kuadrin e konstatimit, pa arritur nė njė konkluzion apo diagnozė tė saktė tė dėmtimit. Kjo do tė thotė se nuk dihet ende sesa do tė zgjasė riaftėsimi i tij. Njė mungesė e tillė, si kjo e Dibrės, natyrisht qė i prish shumė punė stafit drejtues tė Vllaznisė, kur dihet qė ai nuk kanė shumė alternativa pėr tė zgjedhur nė repartin e mbrojtjes.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |