| Cfare ju duhet te dini? |
|
#386
| ||||
| ||||
| TEUTA Sulmuesi durrsak e konsideron fitoren me Tiranėn test pėr arritjen e objektivave nė kėtė kampionat Bespalla: Tani, a nuk jemi pretendentė? Njė prej sulmuesve tė dalluar tė Teutės, Bespalla, e konsideron ndeshjen e sė mėrkurės, me kryesuesen Tirana, fitore decizive, e cila, sipas tij, vėrtetoi katėrcipėrisht se skuadra e tij mund ta fitojė titullin. Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", Bespalla do tė shprehej rreth ndeshjes sė luajtur nė "Qemal Stafa": - Bespalla, keni qenė pjesėtar i njė triumfi tė merituar ndaj kryesueses sė kampionatit, Tiranės. Si e keni pėrjetuar kėtė fitore tė rėndėsishme? - Nuk e teproj po tė them se kam qenė nė delir. Ishte njė fitore e rėndėsishme, jo vetėm pėr faktin se fituam ndaj kryesueses sė kampionatit, Tiranės, por i bindėm tė gjithė, edhe ata mė skeptikėt, se Teuta ėshtė pretendente kryesore pėr titull. Fituam jo vetėm me gola, por edhe me lojė. E dominuam plotėsisht takimin, nė tė gjitha drejtimet. Edhe pse nė njė terren tė rėnduar nga shiu, Teuta u ngjit nė lartėsinė e lojės sė saj, i zbatoi me rreptėsi detyrat taktike dhe tregoi mentalitetin e njė ekipi fitues. - A besonit te njė fitore e mundshme nė "Qemal Stafa", ndaj Tiranės kampione? - Sigurisht qė po. Ne udhėtuam drejt kryeqytetit me njė synim kryesor: tė fitonim ndaj Tiranės. E dinim se kundėrshtari do tė shfaqte probleme psikologjike, sepse i duhej patjetėr fitorja, pėr tė bėrė autokritikėn pas humbjes me Partizanin. Fatmirėsisht, kėshtu rezultoi. Ne shfrytėzuam ēdo gabim tė Tiranės dhe shėnuam plot 3 herė. - A mendoni se sulmi dhe mesfusha e Teutės ishin repartet qė funksionuan mė mirė nė kėtė ndeshje? - Fituesi, thonė qė nuk gjykohet. Prandaj, mendoj se tė tri repartet e skuadrės funksionuan mirė. U treguam mjaft tė qartė pėrpara portės kundėrshtare, gjė qė nuk kishte ndodhur mė parė, dhe nuk e lamė kundėrshtarin t'i afrohej portės sonė. Kjo tregon se loja e grupit ka qenė ēelėsi i suksesit ndaj Tiranės. - A mund tė konsiderohet kjo ndeshja mė e mirė e Teutės nė kėtė kampionat? - Realisht, ishte ndėr ndeshjet e mira tė Teutės, por nuk mund tė them se ishte mė e mira. - Si e shikoni ecurinė e Teutės deri tani? - Kampionati ėshtė i gjatė dhe i fortė. Personalisht, jam i mendimit se ndeshjet direkte me ekipet rivale pėr titull do tė pėrcaktojnė shumė gjėra. Ne e fituam njė betejė tė tillė, me Tiranėn, kemi barazuar dy tė tjera, me Partizanin dhe Dinamon, ēka tregon se jemi nė udhė tė mbarė. Sidoqoftė, duhet tė jemi tė kujdesshėm, sepse, edhe ndeshjet me skuadrat e ashtuquajtura tė dobėta, mund tė tė sjellin probleme. Duhet impenjim maksimal nė ēdo ndeshje tė kampionatit, sepse, nė tė kundėrt, ēdo lloj nėnvleftėsimi apo euforie do tė na largonte nga objektivi. - A mendoni se me kėtė fitore Teuta ka fituar edhe spektatorėt e saj? - Patjetėr. Ata qė na mbėshtetėn nė ndeshjen me Tiranėn, ndonėse nė njė ditė me shi, do ta bėjnė kėtė gjė, mė tė shumtė nė numėr, edhe nė stadiumin tonė. U them atyre se kėtė sezon Teuta ėshtė mė e fortė se kurrė dhe ka hyrė nė garė pėr tė fituar titullin kampion. Llambi Kallēo 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. Modifikuar per here te fundit nga AlbShkodra : 10-10-2003 ne 16:33 |
|
#387
| ||||
| ||||
| VLLAZNIA : Mbrojtėsi kuqeblu ia atribuon trajnerit malazez meritėn e kthesės sė madhe tė skuadrės Zmijani: Haxhiosmanoviēi, "arkitekti" i Vllaznisė Fitorja e sė mėrkurės ndaj Besės e ka shtuar edhe mė tepėr entuziazmin nė kampin shkodran. Gjithsecili prej kuqebluve tashmė beson mė tepėr te kjo Vllaznia, e cila, ashtu pa u ndier shumė, po i ngjit njė e nga njė shkallėt e renditjes. Edhe mbrojtėsi i njohur i skuadrės shkodrane, Luan Zmijani, duket mjaft entuziast pas tripikėshit tė marrė tė mėrkurėn ndaj kavajasve: "Fitorja me Besėn ishte shumė e rėndėsishme pėr ne. Kjo jo vetėm se na dha tri pikėt e ngjitjes mė lart nė klasifikim, por sepse tregoi rritjen cilėsore tė Vllaznisė. Tashmė ėshtė realitet qė skuadra jonė po hyn nė "vallen" e pretendenteve pėr trofe. Kjo u duk qartė edhe nė Durrės, kur luajtėm ndaj Besės dhe ku u shfaq njė Vllazni mė e fortė se njė javė mė parė nė fushėn e lojės. Pėr ndeshjen ndaj kavajasve nuk mund tė evidentosh njė apo dy lojtarė, qė luajtėn mirė, pasi kėshtu kanė luajtur tė gjithė, qė nga Cungu, Salihi, Xhahysa etj," - thotė titullari i formacionit kuqeblu, Zmijani. Mbrojtėsi 27-vjeēar, me shumė pėrvojė, evidenton edhe lojėn e dy kolegėve tė tij tė mbrojtjes. Por, mbi tė gjitha, sipas tij, merita kryesore pėr kėtė kthesė tė Vllaznisė i takon "arkitektit" tė saj, trajnerit Haxhiosmanoviē, njeriut qė besoi shumė te vlerat e futbollistėve kuqeblu. Me njė fjalė, sipas Zmijanit, ėshtė ai, "Deda", qė i ka bėrė sėrish tė rėndėsishėm futbollistėt e Vllaznisė. Ndėr "tė privilegjuarit" e malazezit ai shikon edhe veten. Kujtojmė kėtu qė, ai, bashkė me ndonjė tjetėr kuqeblu tė rikthyer sė fundi te Vllaznia, ishin shndėrruar nė "endacakė", qė gjenin strehė te skuadra tė kategorisė sė dytė, si Besėlidhja apo Laēi. Mirėpo pas ardhjes se Haxhiosmanoviēit nė krye tė skuadrės shkodrane, ėshtė vėrtetuar se Vllaznia ka shumė nevojė pėr kontributin e "pinjollėve" tė saj. Dora e malazezit konsiderohet "ilaē" nga mbrojtėsi Zmijani. Edhe fitoren e fundit nė kampionat, 27-vjeēari ia atribuon kryesisht trajnerit tė tij: "Nėse ndaj Besės fituam, kjo erdhi si pasojė e pėrgatitjes nė tė gjitha drejtimet, veēanėrisht nė planin fizik. Pėr kėtė, njė meritė jashtėzakonisht tė madhe ka trajneri Haxhiosmanoviē. Kur ke forcė nė kėmbė, edhe loja nė fushė tė bėhet mė e lehtė. Prandaj jo mė kot thashė qė nga java nė javė jemi bėrė mė tė fortė." Me sa duket, problemet pėr Vllazninė po vijnė duke u mbyllur dhe skuadra po konsolidon njė ansambėl tė mirė. Reparti i mbrojtjes, me aq shumė probleme nė javėt e para tė kampionatit, tani duket se i ka lėnė prapa. Vetė Zmijani premton se, bashkė me rezultatet pozitive, do tė pėrmirėsohet vazhdimisht edhe loja e repartit ku luan. Gjergj Kola 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#388
| ||||
| ||||
| VLLAZNIA : Fitorja me Besėn, 4 milionė lekė Pėrveē marrjes sė tri pikėve, fitorja e sė mėrkurės me Besėn ka "kushtuar" 4 milionė lekė tė vjetra, shumė kjo qė ka shkuar nė xhepat e futbollistėve dhe drejtuesve teknikė tė Vllaznisė. Kaq ka qenė vlera e premios qė drejtuesit e lartė tė klubit kanė akorduar menjėherė pas kėtij takimi. Arritja e objektivit nė kėtė ndeshje nuk ka sesi tė mos i gėzojė dyfish kuqeblutė. Pėr ta ėshtė hera e parė qė pėrfitojnė shpėrblim nė kėtė kampionat.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#389
| ||||
| ||||
| ELBASANI Rezultatet e fundit negative tė portokallinjve vėnė nė dyshim ekzistencėn e stafit teknik Elbasani, kur "peshku qelbet nga koka" Rezultatet pozitive tė Elbasanit nė kėtė fillimkampionati krijuan idenė se ky ekip do tė ishte njė nga pretendentėt kryesorė pėr titull. Por shumė shpejt, aty nga java e katėrt, u pa se gjithēka pėr ata qė e kishin ēuar nėpėr mend njė gjė tė tillė, kishte qenė veēse iluzion. Nė katėr javėt e fundit, elbasanasit kanė marrė vetėm njė pikė, nga 12 tė mundshmet, ēka tregon se problemet janė serioze nė kėtė ekip. Nė fillimjavė, gjatė analizės qė bėri stafi drejtues i portokallinjve pėr mungesėn e rezultateteve pozitive, palėt ia hodhėn pėrgjegjėsinė njėri-tjetrit. Nė fund, tė gjithė sė bashku, trajnerė e futbollistė, u zotuan para financuesve se, qė nė ndeshjen me Dinamon, do tė bėnin autokritikė. Pra, nė kėtė ndeshje do tė niste kthesa e shumėpritur. Mirėpo kjo ndeshje, nė tė cilėn Elbasani humbi, tregoi se situata nė kampin portokalli po pėrkeqėsohet mė tej. Trajneri Sejdini, pas pėrfundimit tė ndeshjes Elbasani-Dinanmo, si zakonisht, kur humbet, nuk pranoi tė japė asnjė shpjegim pėr dėshtimin. Tė njėjtėn gjė bėnė edhe futbollistėt portokallinj, ndėrkohė qė presidenti Kumuria, tepėr i mėrzitur, u largua nga stadiumi "Ruzhdi Bizhuta" pa mbaruar ende takimi. Edhe dje, tė kontaktuar nga ana jonė, futbollistėt elbasanas dhe drejtuesit e tyre nuk kanė pranuar ta komentojnė humbjen e radhės. Ndėrkohė, nė qarqet sportive tė Elbasanit kanė filluar pėshpėritjet e para pėr ndryshimin e stafit drejtues tė ekipit. Burime tė besueshme nga radhėt e grupit tė financuesve tė Elbasanit deklaruan pėr "Sportin shqiptar" se pozitat e stafit drejtues tė portokallinjve janė tronditur seriozisht. Nga ana e saj, presidenca portokalli po gjykon situatėn dhe pritet tė marrė ndonjė vendim. Megjithėse ka zėra, ende nuk mund tė thuhet nėse do tė mbeten apo do tė largohen trajnerėt aktualė tė Elbasanit nė drejtim tė kėtij ekipi. Thuhet se, brenda kėsaj fundjave, do tė bėhet i ditur edhe qėndrimi zyrtar i financuesve tė ekipit. Gjithsesi, pėr portokallinjtė, njė gjė ėshtė e vėrtetė: nė ekip nuk ka harmoni dhe kjo ka sjellė mungesėn e rezultateve. Fatmir Popja 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#390
| ||||
| ||||
| Elbasani "ha kokėn" e trajnerit Sejdini Mbrėmė vonė, stafi i financuesve tė Elbasanit ėshtė mbledhur pėr tė analizuar situatėn kritike tė skuadrės sė tyre nė javėt e fundit. Tė gjitha "shigjetat", sikurse pritej, janė drejtuar nga trajneri aktual i portokallinjve, Astrit Sejdini. Madje, po nė analizėn e mbrėmjes qė shkoi, financuesit e skuadrės elbasanase e kanė shkarkuar Sejdinin nga detyra e trajnerit, me motivacionin pėr rezultate tė dobėta. Njėkohėsisht, ata kanė qenė tė njė mendjeje nė propozimin e trajnerit tė ri, i cili, sipas tė gjitha gjasave, do tė jetė specialisti i futbollit elbasanas, Edmond Mustafaraj.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#391
| ||||
| ||||
| DINAMO : Kapiteni i bluve mendon se skuadra e meritoi plotėsisht fitoren nė takimin me portokallinjtė Pisha: Dinamoja rigjeti veten nė Elbasan Dinamoja ėshtė rikthyer te fitorja nė javėn e shtatė tė kampionatit, ndėrsa trajneri i saj i ri, Sulejman Demollari, ka marrė atė qė kishte premtuar, tripikėshin. Fitorja e sė mėrkurės nė fushėn e vėshtirė tė Elbasanit, falė njė goli tė Ziambos, e ka ndryshuar krejtėsisht atmosferėn nė kampim blu, duke i shėrbyer mė shumė moralit tė skuadrės. Blutė kanė ngelur sėrish nė vendin e katėrt, por vetėm me njė pikė diferencė nga Tirana e vendit tė tretė dhe tri pikė nga Partizani dhe Teuta, qė kryesojnė tabelėn e renditjes. Sipas Arjan Pishės, Dinamoja ndaj Elbasanit tregoi njė pėrmirėsim tė dukshėm, nė krahasim me ndeshjet e mėparshme, duke luajtur me mė shumė agresivitet e vendosmėri. Kapiteni dinamovit thekson se ishte njė fitore plotėsisht e merituar, e cila ka ardhur nė momentin e duhur. Nė intervistėn e tij dhėnė pėr "Sportin shqiptar", Pisha do tė shprehej: - Dinamoja fitoi nė njė fushė tepėr tė vėshtirė, siē ėshtė ajo e Elbasanit. Ku e shikon kapiteni Pisha "ēelsin" e suksesit? - Dinamoja e meritoi plotėsisht fitoren, sepse luajti mė mirė se kundėrshtari. Mendoj se, para sa gjithash, nė kėtė ndeshje Dinamoja tregoi shpirt tė lartė gare, gjė qė nė takimet e fundit ndoshta ka munguar. Gjithashtu, ekipi luajti me mė shumė agresivitet pėrballė kundėrshtarit dhe kjo bėri qė ne tė fitonim me Elbasanin. Nė njėfarė mėnyre, nė kėtė ndeshje Dinamoja gjeti veten. Ishte njė fitore shumė e rėndėsishme, sepse erdhi nė njė moment disi delikat pėr ne. Besoj se tani e kemi kaluar atė moment tė vėshtirė, pas humbjes me Partizanin dhe dy barazimeve nė fushėn tonė. - Sa ka ndikuar ardhja e trajnerit Demollari nė kėtė fitore? - Do tė thosha fitorja jonė ndaj Elbasanit nuk ka tė bėjė shumė me ardhjen e trajnerit Demollari. Natyrisht, ai ka meritė tė padiskutuar, ashtu si edhe trajneri i mėparshėm, Marko, pėr fitoret qė Dinamoja arriti nė fillim tė kampionatit. Por mendoj se kryesorja qėndron te fakti qė ekipi diti tė reagojė pas atyre ndeshjeve jo tė mira qė zhvilloi nė javėt e fundit. - Cili ėshtė mendimi juaj nė lidhje me gjykimin e Velēanit nė kėtė takim? - Ishte njė gjykim jokorrekt nga ana e gjyqtarit Sazan Velēani. Kjo u pa fare qartė nga tė gjithė ata qė ishin tė pranishėm nė stadium. Janė disa episode qė duhen pėrmendur, ku gjyqtari e ndėshkoi Dinamon. Na janė mohuar tė paktėn dy 11-metėrsha flagrantė, por edhe nė disa raste tė tjera gjyqtari Velēani nuk veproi si duhet. Mendoj se, jo vetėm Velēani, por tė gjithė gjyqtarėt e tjerė duhet jenė mė korrektė me Dinamon, sepse nuk kanė qenė tė tillė nė javėt e mėparshme. - Tirana ka gabuar sėrish. Fitojnė Partizani dhe Teuta, ndėrsa Dinamoja vetėm shkurton diferencėn e pikėve me ekipet kryesuese... - Unė do tė thosha se kampionati i sivjetėm do tė jetė tepėr i fortė. Kjo gjė u vėrtetua kėtė javė, kur pretendentet kryesore pėr titull, si Partizani, Dinamo dhe Teuta, fituan jashtė fushave tė tyre. Pėr momentin, Tirana nuk po kalon njė moment tė mirė, ashtu si Dinamoja para pak javėsh. Javėt e ardhshme do tė jenė mė interesante dhe, me njė ngritje tė mundshme tė Vllaznisė, kampionati do tė bėhet mė i bukur dhe lufta pėr titull do tė bėhet shumė e fortė. - Ndėrkohė, takimi i ardhshėm do tė jetė derbi me Tiranėn. Si e parashikoni? - Kemi dhjetė ditė kohė, tė cilat mė shumė do t'i shėrbejnė trajnerit Demollari pėr tė njohur mė mirė skuadrėn. Parashikoj njė takim tė vėshtirė pėr vetė faktin se Tirana vjen pas dy humbjesh radhazi nė kampionat. Tė dyja skuadrat do tė kėrkojnė fitoren dhe shpresoj tė luhet njė ndeshje e bukur. Blutė, sot analiza e Elbasanit Pas ndeshjes me Elbasanin, blutė i janė drejtuar menjėherė fushės stėrvitore. Dinamoja ka zhvilluar dje njė seancė stėrvitore, e cila ka filluar nė orėn 9.30, ndėrsa pasdite futbollistėt janė lėnė tė lirė nga trajneri Demollari. Seanca e djeshme ka qenė mė e gjatė pėr lojtarėt qė nuk u aktivizuan nė ndeshjen me Elbasanin dhe pėr ata qė u aktivizuan si zėvendėsues. Ekipi do tė grumbullohet sot, nė orėn 10.00, nė njė nga sallat e kompleksit, ku do tė bėhet analiza e takimit tė sė mėrkurės me Elbasanin. Trajneri Demollari ka kėrkuar qė tė jetė gati njė televizor me videoregjistrator, nė mėnyrė qė analiza tė bėhet edhe me ndihmėn e pamjeve filmike nga kjo ndeshje. Ishka, i diferencuar nė stėrvitje Futbollisti Sokol Ishka ka punuar nė mėnyrė tė diferencuar nė seancėn e djeshme stėrvitore. Ai ka pėsuar njė dėmtim nė kofshė pas njė goditjeje qė ka marrė nė takimin me Elbasanin. Ishka ėshtė detyruar tė largohet nga fusha e lojės nė minutėn e 34-t, duke ia lėnė vendin Artion Poēit. Parashikohet qė lojtari tė jetė riaftėsuar pėr derbin e javės sė ardhshme me Tiranėn. Ndėrkohė, mungesa e vetme nė stėrvitjen e djeshme tė Dinamos ka qenė ajo e portierit Ilion Lika, i cili ėshtė grumbulluar me ekipit tonė kombėtar pėr miqėsoren me Portugalinė. Fatjon RUPI 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#392
| ||||
| ||||
| LUSHNJA Me gjithė ultimatumet e stafit presidencial pėr pikė tė plota, "lagunarėt" kanė marrė dy barazime Lushnja, vetėm 2 pikė nė "javėt e sulmit" Dy javėt e kampionatit kombėtar tė futbollit nė Grupin A1, qė u mbyllėn pardje, kanė qenė "javėt e sulmit" pėr skuadrėn lushnjare. Kjo, pasi drejtuesit e lartė tė klubit dhe stafi presidencial, pas humbjes me Besėn, dhanė ultimatum pėr verdhejeshilėt: nė ballafaqimet me Dinamon dhe Shkumbinin tė merrnin me ēdo kusht dy fitore, pra 6 pikė. Mirėpo nuk ka ndodhur aspak kėshtu. Brenda harkut kohor tė katėr ditėve, "lagunarėt" kanė regjistruar 2 barazime pa gola. Nėse barazimi i sė shtunės sė kaluar, nė "Selman Stėrmasi", ndaj Dinamos sė fortė, ėshtė vlerėsuar sukses pėr Lushnjėn, ai i arritur nė Berat, ndaj Shkumbinit, tė mėrkurėn, ėshtė konsideruar njė dėshtim i plotė. Skuadra peqinase, qė nuk e kishte provuar shijen e pikės nė 6 javėt e para tė kėtij kampionati, arriti t'ia shkėpuste atė Lushnjės, duke vėrtetuar nė njėfarė mėnyre se, nė gjendjen ku ndodhet, nuk ėshtė pa "shokė". Ē'ėshtė mė e keqja, pėr kėtė situatė jo tė mirė te Lushnja, nuk po ndahen pėrgjegjėsitė dhe nuk gjenden rrugėt pėr daljen nga kjo rrugė pa krye. Nė fakt, lushnjarėt e kanė dominuar totalisht ndeshjen me Shkumbinin, por kjo nuk ka mjaftuar. Tifozerinė lushnjare po e habit ēdo ditė e mė shumė fakti qė trajneri Cikleanu gjen kurajo t'i bėjė elozhe ekipit qė drejton, nė njė kohė qė rezultatet janė mjaft negative, pa folur kėtu pėr shterpėsinė e golave. Po ē'thonė vetė futbollistėt lushnjarė pėr kėtė situatė? Blerim Hasalla, njėri prej titullarėve tė ekipit, shprehet: "Pėrpara ndeshjes me Shkumbinin, askush prej nesh nuk e ka ēuar ndėr mend njė rezultat tė tillė. E kishim vlerėsuar nė maksimum kėtė ndeshje, sepse kėrkonim tė merrnim maksimumin e pikėve dhe tė shėnonim sa mė shumė gola. Gjithashtu, nisur edhe nga morali i lartė i skuadrės, pas barazimit me Dinamon, mendonim se 3-pikėshi me Shkumbinin do tė ishte i padiskutueshėm dhe do tė na i forconte disi pozitat nė renditje. Mirėpo nuk arritėm asnjė prej kėtyre synimeve, por pėsuam njė zhgėnjim tė plotė." Mė tej, mėngjarashi i Lushnjės, duke komentuar ndeshjen me Shkumbinin, shton: "Luajtėm nė presing ndaj kundėrshtarit dhe duhet ta kishim fituar patjetėr kėtė sfidė. Mirėpo ēaluam shumė nė organizimin e aksioneve tė rrjedhshme. Nuk po e gjejmė dot "ilaēin" e shėnimit tė golit, edhe pse nė kėtė drejtim po punohet shumė, si me sulmuesit, ashtu edhe me mesfushorėt." Njėkohėsisht, Hasalla mendon se mungesa e sulmuesit Kornea ndikoi jo pak nė funksionimin e sulmit lushnjar nė kėtė ndeshje. Njė pengesė tejtėr, sipas Hasallės, pėr mosarritjen e fitores, ishte edhe moti i keq, qė krijoi njė terren mjaft tė rėnduar me baltė e shi. Pėllumb Peci 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#393
| ||||
| ||||
| TIRANA : Presidenti bardheblu analizon situatėn nė skuadrėn e tij dhe tregohet i ashpėr me krerėt e FSHF-sė El Sajed: Tirana vuan mendjemadhėsinė "Nuk ka asnjė dyshim qė pjesėn mė tė madhe tė fajit nė dy humbjet e Tiranės e kanė vetė futbollistėt." Ky ėshtė mendimi i presidentit egjiptian Metuali El Sajed, i cili ndihet tejet i shqetėsuar pėr ecurinė e fundit tė skuadrės sė tij. Sipas tij, lojtarėt po vuajnė mendjemadhėsinė e sukseseve tė arritura nė sezonin e kaluar dhe po bėjnė shumė gabime nė mbrojtje. Pėr humbjen me Teutėn, egjiptiani njė pjesė tė fajit ia adreson gjyqtarit Guzja, i cili, sipas tij, bėri shumė gabime. Ndėrkohė, nė fund tė deklarimit tė tij, El Sajedi ėshtė i bindur se Tirana do tė dalė nga kjo gjendje e vėshtirė momentale, duke filluar nga derbi i ardhshėm me Dinamon. - Zoti president, mė shumė se ēdokush tjetėr nė skuadėr, tifozėt e Tiranės, pas dy humbjeve tė fundit, kėrkojnė tė dėgjojnė fjalėn tuaj... - Edhe unė e ndaj shqetėsimin tim me tifozėt bardheblu pėr dy humbjet e fundit me Partizanin dhe Teutėn brenda nė "Qemal Stafa". Ėshtė pėr tė ardhur keq dhe akoma nuk po u besoj syve sesi i kemi lėnė kėto gjashtė pikė tė na ikin nga duart. Skuadra po kalon njė moment tė vėshtirė dhe kjo duket shumė mirė dhe nga loja qė ajo po zhvillon sidomos nė tri javėt e fundit. - Konkretisht, ēfarė mendoni se nuk shkon ashtu si duhet brenda ekipit? - Pėr mendimin tim, janė disa probleme, tė cilat e kanė sjellė Tiranėn nė kėtė gjendje. Kryesore ėshtė se Tirana vuan mendjemadhėsinė e sukseseve. Sezonin qė kaloi, ne u shpallėm kampionė tė vendit me diferencė pikėsh nga kundėrshtarėt. Kaluam njė tur paraeliminator nė Ligėn e Kampioneve, si dhe e nisėm edicionin e ri me 5 fitore tė thella. Kjo solli edhe njėfarė euforie te lojtarėt, tė cilėt edhe me ndihmėn e medias, por edhe ndoshta me njė stėrvitje pa pėrkushtim, pretenduan se janė vėrtet tė pathyeshėm. Koha tregoi qė nuk ėshtė ashtu. Nėse nuk e vlerėson si duhet kundėrshtarin, ndėshkohesh si nė rastin konkret. Problem tjetėr, i cili mendoj se ėshtė pjesė e zhgėnjimit tė tanishėm, ėshtė edhe fakti qė skuadra mund tė ndiejė njėfarė lodhjeje. Sapo u shpallėm kampionė, lojtarėt bėnė vetėm disa ditė pushim dhe nė muajin qershor nisėm fazėn pėrgatitore nė Hungari, pėr takimet evropiane. Pėr katėr muaj rresht kemi qenė nė formė tė shkėlqyer, ndėrkohė qė tani po pėrjetojmė njė rėnie. Sė fundmi, dua tė them se probleme kemi shfaqur nė prapavijė, ku po pėsojmė gol nga ēdo pozicion. Ndoshta po vuajmė mungesėn e kapitenit Nevil Dede tė dėmtuar, i cili ėshtė zemra e Tiranės, pėr vetė shpirtin e lartė tė garės qė vė nė fushė. - Duke analizuar humbjen me durrsakėt, kujt ia vini pjesėn mė tė madhe tė fajit? - Pėr mua, pjesa mė e madhe e fajit bie mbi lojtarėt. Janė ata shkaktarėt kryesorė tė kėsaj gjendjeje anormale qė po kalojmė. - Kjo do tė thotė se rrugėzgjidhja mė e drejtė pėr t'i ndėshkuar ata ėshtė vėnia e gjobave, si kėto dy tė fundit, prej mė shumė se 1 mijė dollarė? - Pėr mua, kjo praktikė ėshtė mė se normale. Unė kam 25 vjet qė jetoj me futbollin dhe e di shumė mirė qė, nėse lojtarit i cėnohet ana financiare, atij nuk i vjen mirė dhe nė njė farė mėnyre zgjohet nga gjumi. Asnjėrit prej tyre tė mos i vijė keq pėr kėto gjoba, pasi unė kam shpenzuar shifra marramendėse pėr t'i afruar ata nė skuadėr dhe pėr ēdo fitore e kanė marrė premion e parashikuar nė kontratė. - Nė lidhje me gjykimin, a do tė kishit ndonjė koment? - Sigurisht. Ndaj Teutės vura re njė gjykim tendencioz tė gjyqtarit Lulėzim Guzja. Ai nuk ishte nė gjendje tė mbante ritmin e takimit, duke na ndėshkuar me njė penallti tė paqenė qė nė minutat e para dhe nxori nga loja me karton tė kuq njė prej lojtarėve tanė. Guzja e ka drejtuar disa herė Tiranėn dhe asnjėherė nuk ka qenė nė nivelin e duhur. Pėr mua, ai ėshtė njė gjyqtar i dėshtuar dhe, mė kėtė rast, u bėj thirrje drejtuesve tė FSHF-sė tė mos lejojnė tė drejtojė skuadrėn time asnjė gjyqtar pa stemė ndėrkombėtare. Nuk pranoj kurrsesi qė tė tilla gabime tė drejtuesve tė futbollit shqiptar tė ndodhin me ekipin tim. - Mendoni se Tirana do tė ketė forca tė dalė nga ky moment i errėt qė po kalon dhe cili duhet tė jetė "ilaēi" i duhur? - As qė diskutohet. Nuk ėshtė hera e parė qė na ndodh njė gjė e tillė dhe ne gjithmonė kemi gjetur forca pėr ta rimarrė veten. Ēdo skuadėr mund tė pėrjetojė njė moment tė vėshtirė dhe Tirana ka treguar forcė dhe karakter pėr t'u kthyer nė normalitet. Falė Zotit, kėto probleme qė na lindėn tashmė janė vetėm nė fillim tė sezonit dhe ne do tė kemi rastin tonė, qė nė 29 javėt e mbetura tė tregojmė se jemi kampionė nė fuqi dhe nuk dorėzohemi kollaj. Ditėt e pushimit qė kemi nė dispozicion, si rrjedhojė e ndeshjeve tė kombėtares, do tė na shėrbejnė pėr t'u ngritur fizikisht, por edhe psikologjikisht. Unė jam i bindur se kthesa e madhe do tė vijė nė derbin e radhės, me Dinamon. Kini vetėm durim. Aurel CELIBASHI 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#394
| ||||
| ||||
| Mema, i besuari i presidentit Njė shprehje tė tillė e ka thėnė nė momentin kur e ka emėruar trajner tė skuadrės dhe vazhdon ta pėrsėrisė, edhe pse skuadra ka humbur me dy rivalė tė drejtpėrdrejtė nė luftėn pėr titull. Presidenti bardheblu El Sajed nuk ia adreson fajin e humbjeve tė fundit tė Tiranės trajnerit Sulejman Mema, por lojtarėve tė tij. Sipas egjiptiani, Mema ėshtė njė nga trajnerėt mė tė mirė nė Shqipėri dhe do tė qendrojė nė krye tė skuadrės derisa ai tė jetė president. "Sulejman Mema ėshtė i besuari im. Pėr mua, ai ėshtė njė nga trajnerėt mė tė zot qė ka futbolli shqiptar dhe, pėr aq kohė sa unė do jem nė krye tė skuadrės, ai do tė jetė teknik i Tiranės. Dy humbjet e fundit nė kampionat nuk janė pėr faj tė tij, por tė lojtarėve, tė cilėt nuk zbatuan me korrektėsi udhėzimet e duhura,"- thotė njėshi i klubit bardheblu, Metuali El Sajed.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#395
| ||||
| ||||
| Presidenti: Klodian Duro s'ėshtė mė i mirė se Ervin Bulku "Klodian Duro nuk ėshtė mė i mirė se Ervin Bulku." Ky ka qenė deklarimi i presidentit El Sajed nė lidhje me eurogolin e shėnuar nga elbasanasi nė derbin Partizani-Tirana. I pyetur nga "Sporti shqiptar" nėse i ka mbetur merak qė nuk mundi dot ta afronte nė skuadėr njė prej lojtarėve tė kombėtares, siē ėshtė Duro, El Sajedi pėrgjigjet: "S'ka pse tė mė mbetet merak njė gjė e tillė. Duro nuk ėshtė kurrsesi mė i mirė se kapiteni i Shpresės, Ervin Bulku, qė ne kemi nė skuadėr. Nė derbin me Partizanin, pėrveē njė goli tė bukur, ai nuk bėri asgjė. Nėse Duro do tė ishte njė lojtar kaq i mirė, siē mendoni ju, nuk do vinte tė luante nė kampionatin shqiptar, por do tė qėndronte nė Turqi,"- deklaron presidenti.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#396
| ||||
| ||||
| BESA : Mbrojtėsi kavajas analizon lojėn e dobėt tė ekipit ndaj kuqebluve Doka: Tė gjithė gabuam ndaj Vllaznisė Askush nuk e kishte menduar, tė paktėn para takimit, njė humbje tė Besės nė fushėn e saj, ndaj Vllaznisė. Edhe mė skeptikėt, nė parashikimet e tyre, shkonin deri te barazimi, nisur nga dy fitoret e kavajasve nė trasfertė. Mirėpo loja qė zhvilloi Besa ndaj Vllaznisė nuk la shteg pėr asnjėlloj rezultati tjetėr, veē humbjes. Mbrojtja, reparti i cilėsuar mė i miri nė javėt e fundit, nė kėtė takim iu bashkua lojės sė dobėt tė tė gjithė ekipit. Indrit Doka, njėri ndėr mbrojtėsit mė me eksperiencė nė radhėt e Besės, shprehet kėshtu pėr humbjen e sė mėrkurės: "Ishte njė takim qė duhet harruar sa mė shpejt. Pėr mua, takimi me Vllazninė ėshtė mė i dobėti nė kėtė fillimkampionati, pėrjashto atė ndaj Tiranės. Defekti ynė kryesor nė kėtė takim ishte mesfusha e, pėr pasojė, e gjithė barra e lojės i binte mbrojtjes. Ndryshe nga takimet e tjera, edhe forcat e krahut nuk sulmuan, por i lejuan kundėrshtarėt shkodranė tė vinin lehtėsisht deri te hundėt e portierit. Gjithashtu, loja e Besės ēaloi kėtė radhė edhe nė drejtim tė sulmit. Vllaznia ishte takimi i 7-tė radhazi qė Kapllani nuk shėnon, por mund tė quhet pa frikė njeriu i rasteve tė humbura. Ashtu si me Lushnjėn dhe Flamurtarin, edhe ndaj Vllaznisė, atij iu paraqitėn dy raste tė pastra shėnimi. Nėse do tė shėnonte, punėt do tė rridhnin krejt ndryshe pėr skuadrėn tonė." Nė fakt, "thembra e Akilit", pėr tė gjithė tė pranishmit nė stadium, ishte pa dyshim loja thuajse amatoreske e mesfushės kavajase. Dihet se Besės i mungon njė organizator i mirėfilltė, por ndaj Vllaznisė tė gjithė mesfushorėt jo vetėm nuk organizonin, por silleshin nė mesfushė sikur tė mos u interesonte fare loja. Pėrkundėr tyre, Cungu e Sinani u bėnė zotėr tė lojės dhe nuk e patėn tė vėshtirė, sidomos Sinani, tė shfaqej edhe si sulmues krahu, apo pėrballė zonės sė rreptėsisė sė Besės. I vetmi lojtar qė luajti me gjithė shpirt ishte Kuli. Mirėpo edhe ky, sapo merrte topin, gjendej nėn mbulimin e dy apo tre lojtarėve tė Vllaznisė. Me mbulimin e Kulit, Vllaznia arriti tė shmangte burimin kryesor tė rrezikut kavajas portėn e Grimės. Pėrfundimisht, Besa humbi njė takim tė radhės, por, nga mėnyra sesi humbi, la njė shije tepėr tė hidhur. Nė radhė janė dy takime tepėr tė vėshtira ndaj kryesuesve, Partizanit dhe Teutės. Humbja ndaj Vllaznisė ka "djegur" mė shumė se ē'mendohej. Feriz Ferizaj 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#397
| |
| |