Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Bota e Sportit | Futbolli

SuperLiga shqiptare

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #351  
Te vjeter 07-10-2003, 17:38
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Gjebrea: Ne, stervitje edhe te dielen

Parid Gjebrea, ndihmesi i Spahiut te Partizani, eshte shprehur dje se te kuqte nuk e nderpresin per asnje dite stervitjen. Kuptohet, jo me te gjithe lojtaret, por ekipi ka dale ne fushe edhe te dielen paradite. "Kane qene rreth 8 lojtare, - tha ai, - qe jane stervitur te dielen. Kane marre pjese ata qe nuk ishin ne ndeshjen ndaj Tiranes, apo qe kane luajtur pak minuta, si portieri i dyte Agolli, Hallaci, Plaku, Brachini etj". Ai sqaron se braziliani Abilio eshte me grip dhe nuk eshte stervitur dje, por ai do te niset me skuadren per ne Vlore, sot ne ora 15.00. Gjithashtu, sulmuesi tjeter ****oka ka qene me grip qe pas ndeshjes me Tiranen dhe te dielen nuk ka bere stervitje, por dje ishte ne fushe. "E rendesishme eshte qe ekipi po ecen mire, - thote Gjebrea, - ana fizike eshte rritur, sepse ne po punojme me dy seanca ne jave nga Liqeni Artificial, nga 1 ore e gjysem. Gjithashtu, edhe problemet e vogla qe kishim lidhur me seancat teorike qe kryejme, jane fashitur, sepse lojtaret e kuptojne se cdo gje qe behet, eshte e nevojshme dhe per te miren e skuadres".
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #352  
Te vjeter 07-10-2003, 17:38
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Spahiu: "Partizani ende nuk me kenaq"

Trajneri i te kuqve, pasi vlereson fitoren ndaj Tiranes, shprehet se nuk eshte ky maksimumi i lojtareve te tij: "Shumica e futbollisteve, jo ne formen me te mire fizike. Te mos krahasohemi, thjesht, me nivelin e kampionatit shqiptar, por te mendojme per Kupat e Europes". Sot, udhetimi drejt Vlores per javen e 7-te

TIRANE - Trajneri i Partizanit, Ilir Spahiu, nuk duket fort komod nen peshen e fitores 3-1 ndaj Tiranes, ne kampionatin kombetar te futbollit. I ulur ne nje tavoline te nje lokali ne klubin Partizani, Spahiu, duket i mendueshem dhe pak i trembur. "Nuk jam shume mire, - thote ai, - kam frike se mund te na hyje vetja ne qejf pas kesaj fitoreje ndaj Tiranes". Spahiu eshte nje nga trajneret me te rinj te kampionatit shqiptar, por njekohesisht nje nga me te miret ne testimin e trajnereve qe organizoi Federata Shqiptare e Futbollit, ne vere. Ai shprehet keshtu, ne nje interviste per "Korrieri"-n:

-Z.Spahiu, a jeni i lumtur pas fitores me Tiranen?

"Une nuk ndjehem shume mire pas kesaj fitoreje. Pergjegjesia me e madhe fillon pikerisht pas kesaj. Nese gabojme ne nje ndeshje tjeter te kampionatit, do nisin kritikat si "ju mundet Tiranen, si po lini pike me ekipet e tjera". Kam frike se mund te na hyje vetja ne qejf. Do te doja une t'ju beja nje pyetje ...".

-Bejeni ...

"...C'mendoni ju per ndeshjen tone me Tiranen?"

-Mendoj se e merituat fitoren dhe se luajtet mjaft mire".

"Kurse une do thoja se ne kishim Bejzaden dhe ****oken vetem pergjysem, si dhe lojtare te tjere jo ne formen e tyre me te mire. Dje ne stervitje ju thashe lojtareve qe te mos mjaftoheshin se kishin mundur Tiranen".

-Cfare ende nuk ju pelqen?

"Forma fizike duket qe eshte e mire, por une kerkoj me shume. Kjo sepse e di se deri ku mund te arrijne lojtaret. Kete ia thashe futbollisteve. "Ju jeni larg limiteve tuaja, iu thashe, pavaresisht se luajtet mire me Tiranen".

-A jeni i kenaqur me mbeshtetjen qe iu jep presidenti Xhani?

"Po, jam shume i kenaqur. Duket qe ai e vlereson punen dhe une pikerisht kete gje po perpiqem te bej. Te punoj sa me shume, sepse nuk duam thjesht te shkelqejme ne kampionatin shqiptar, por te matemi me nivelin e kupave te Europes, konkretisht te Liges se Kampioneve".

-U duket mjaft mire ndaj Tiranes.

"Une e kisha studiuar lojen e Tiranes ne videokasete. Kisha arritur te dalloja disa pika te dobeta te saj dhe i udhezova sulmuesit qe t'i benin presing mbrojtesve te Tiranes, sepse ajo nuk ishte mesuar qe ekipet kundershtare t'i benin presion. Kjo ia vlejti".

-Si e mendoni kampionatin?

"Shume te veshtire, duke nisur nga ndeshja e neserme ne Vlore, me Flamurtarin. Tirana eshte ende ne krye dhe do te reagoje pas humbjes, kjo eshte e sigurt. Flamurtari do te kerkoje pike, sepse ka shume pak dhe sepse luan ne fushen e vet. Ndersa lojtaret e mi duhet ta kene te qarte se nuk duhet ta ulin ngarkesen per kete ndeshje. Ta harrojne se kane fituar ndaj Tiranes. Tani nis pjesa me e veshtire e kampionatit. Duhet te kalojme Vloren, se pastaj do te jete me e lehte".

B.Kuka 'Korrieri'
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #353  
Te vjeter 07-10-2003, 18:01
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Do thirren nė Prokurori lojtarė tė Vllaznisė e Dinamos

Provat e Dukės nuk mjaftojnė

Prokuroria e Tiranės deklaroi dje, se provat e paraqitura deri tani nga Armand Duka, president i Federatės Shqiptare tė Futbollit, nuk do tė konsiderohen prova materiale. Burime nga organi i akuzės thanė dje, se artikujt e gazetave evropiane dhe kasetat filmike mbi ndeshjet e dy klubeve tė denoncuara nga Duka, nuk pėrbėjnė prova materiale. Sipas Prokurorisė, pala denoncuese duhet tė paraqesė materiale tė tjera nė zyrat e akuzės, pėr tė vertetuar fajėsinė e palės sė denoncuar. "Nė kushtet kur provat materiale mungojnė, hetuesit janė tė detyruar tė marrin nė pyetje futbollistėt e dy klubeve tė denoncuara, Dinamo dhe Vllaznia", thanė burime tė akuzės. "Akuzat e paraqitura nė denoncim, pėr shitje tė ndeshjeve nga kėto dy klube, nuk mund tė vėrtetohen vetėm me shkrimet e gazetave tė huaja, apo me kasetat filmike tė ndeshjeve", thanė burime hetimore tė ēėshtjes. Sipas tė njėjtave burime, hetuesit do tė cilėsojnė si prova materiale vetėm deklarimet qė do tė japin futbollistėt e Dinamos dhe Vllaznisė, para hetuesve. Presidenti i Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armando Duka, denoncoi para pak ditėsh nė Prokurorinė e Tiranės drejtuesit e dy skuadrave, Dinamo dhe Vllaznia. Akuzat e nėnvizuara nė materialin denoncues, sipas Prokurorisė, janė shitja e ndeshjeve tė vlefshme pėr kompeticionin e UEFA-s, nga drejtuesit e dy ekipeve. Nė denoncim, presidenti i Federatės, Duka, ka saktėsuar se padit shitjen e ndeshjeve nė kompeticionin e UEFA-s, konkretisht ndeshjes sė Vllaznisė ndaj ekipit skocez Dandi United dhe Dinamo ndaj ekipit belg tė Lokeren. Kallėzimi penal, i bėrė nga Duka, pėrmban shkrime tė gazetave tė ndryshme evropiane dhe vendase, nė lidhje me ndeshjet, materiale tė ndryshme filmike. Por dje, Prokuroria ka kėrkuar materiale tė tjera hetimore nė mbėshtetje tė hetimit, pasi materialet e paraqitura deri tani, nė bazė tė legjislacionit shqiptar, nuk konsiderohen prova materiale.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #354  
Te vjeter 07-10-2003, 18:03
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Trajneri i sapoemėruar nė pankinėn dinamovite ėshtė i bindur se do tė kapė kreun

“Edhe unė do e thyej Tiranėn”
Demollari: S’do bėj reformė por do arrij objektivat

Jagert Dyrmishi 'Gazeta Shqiptare'
Njė prishje "mendjeje" nė ēastet e fundit, ka bėrė qė Delijorgji tė thėrrasė nė pankinėn e dinamovitėve njė legjendė tė sė kaluarės, siē ėshtė Sulejman Demollari.Serbo-malazezi Tomasetoviē dukej se ishte ulur nė pankinėn blu, por drejtuesit e klubit, kėtė radhė, kanė vėnė nė punė "zemrėn", ēka do tė thotė njė emėr me peshė pėr njė pankinė qė i takon njė skuadre me emėr. "E them me bindje se do ta thyejmė edhe ne Tiranėn", ka qenė fraza e lėshuar dje nga trajneri i sapoemėruar. "Sula" e ka marrė me njė optimizėm mjaft tė madh detyrėn e trajnerit tė bluve. Njė rrugė e gjatė qė duhet pėrshkruar deri nė arritjen e objektivave, tė cilat, sipas Demollarit, nuk kanė ndryshuar dhe Dinamo do pėrpiqet qė t'i realizojė.Ēfarė ju bindi qė tė zgjidhnit Dinamon, tė paktėn pankinėn?Kuptohet qė grupi i lojtarėve ėshtė njė grup qė premton pėr objetivat qė ka Dinamo dhe mbi tė gjitha mbėshtetja, si e presidentit, ashtu dhe ajo e shefit tė klubit. Kėto mė bindėn qė Dinamo tė vazhdojė nė ato objektivat e saj qė ka pėr tė dyja trofetė. Kėshtuqė, edhe unė me kėnaqėsi e pranova detyrėn e trajnerit tė Dinamos, sigurisht nisur dhe nga vlerėsimi qė kanė drejtuesit e klubit karshi meje.Kontrata i kėnaq tė dyja palėt apo kjo gjė u bė thjesht nė emėr tė sė kaluarės...?Tani, pėrderisa unė pranova, mund tė them se tė dyja palėt kanė mbetur tė kėnaqur dhe secili ka marrė pėrsipėr punėn e tij. Presidenti do tė mė mbėshtesė, ndėrsa unė duhet qė tė arrij ato qė kėrkon ai.A do ketė ndryshime thelbėsore nė grupin e lojtarėve?Jo, nuk besoj. Meqė Dinamo po kalon njė krizė nė kėto tre ndeshjet e fundit dhe puna e trajnerit tė mėparshėm Marko duhet respektuar. Megjithatė, kėto janė gjėra, pėr tė cilat mė shumė vendos presidenti. Ndonjė reformė tė madhe nuk do tė ketė, por do tė ketė ndryshim nė mentalitetin dhe mendimin e vetė lojtarėve, tė cilėt kur zbresin nė fushė janė protagonistėt kryesorė tė Dinamos.Merkato ėshtė rihapur dhe mbyllet deri nė datėn 10. A i keni bėrė ndonjė kėrkesė presidentit pėr afrimin e ndonjė lojtari, pėr tė cilin skuadra ka nevojė?Jo, nuk besoj. E thashė dhe mė lartė qė kam mbėshtetjen e presidentit. Nė mbledhjen e fundit, ata u shprehėn vetė se, nėse ekipi ka nevojė pėr pėrforcime, pra lojtarė tė nivelit qė i shkojnė pėr shtat Dinamos, janė tė gatshėm qė ta ndihmojnė ekipin.Diferenca mes Tiranės dhe Dinamos ėshtė katėr pikė. A mund tė kapen bardheblutė nga ekipi juaj, nisur dhe nga fakti qė do tė keni njė ndeshje direkte nė javėn e parafundit?Kuptohet, qė katėr pikė nuk janė ndonjė diferencė e madhe, megjithatė nė kampionat ēdo ndeshje ka rėndėsinė e saj dhe veēantinė e saj, qė duhet vlerėsuar nė maksimum. Pėr ēdo ekip trepikėshi ėshtė njėsoj si nė transfertė ashtu dhe nė ndeshjet brenda, e nė kėtė sens Dinamo nuk bėn pėrjashtim nga skuadrat e tjera.Duke lėnė mėnjanė ambiciet. Tirana a mund tė thyhet nga Dinamo?E them me bindje po. Meqenėse e pranova dhe kėtė detyrė tė re kam bindjen qė Dinamo ka grupin, ka kolektivin dhe mund tė thyejė ēdo ekip, jo vetėm Tiranėn.Ndeshjet e kampionatit nė mesjavėNdeshjet e javės sė shtatė tė Kampionatit Kombėtar tė Futbollit do tė rinisin nesėr me tė pesta takimet. Kėtė e ka vendosur sektori i garave nė FSHF, ku nė institucionin nė fjalė, po dje, ėshtė hedhur dhe shorti i gjyqtarėve pėr kėtė tė mėrkurė. Arsyet e "spostimit" tė ndeshjeve kanė qenė tė shumta, ku spikat takimi miqėsor ditėn e shtunė Portugali-Shqipėri, zgjedhjet lokale qė do tė zhvillohen tė dielėn si edhe kalendari tepėr i ngjeshur i kėtij sezoni me plot 36 javė. Ndėr takimet e nesėrme spikat sfida e kreut, Tirana-Teuta, njė ndeshje mes dy skuadrave qė i ndan vetėm njė pikė.Dėmtohet Skerdi BejzadeSulmuesi i Partizanit, Skerdi Bejzade, nė derbin e sė shtunės me Tiranėn ka pėsuar njė dėmtim nė kaviljen e majtė, qė do ta mbajė jashtė fushės sė lojės tė paktėn pėr ndeshjen e nesėrme me Flamurtarin. Bejzade ėshtė dėmtuar nė kavilje pas ndėrhyrjes nga prapa tė Saimir Patushit dhe ėshtė detyruar tė largohet nga fusha nė pėrfundim tė pjesės sė parė. Sulmuesi nuk ka marrė pjesė nė seancėn stėrvitore tė djeshme pėr shkak tė hematomės nė kavilje, ndėrsa sot paradite do tė bėjė njė ekzaminim tė hollėsishėm tė dėmtimit, pėr tė saktėsuar edhe kohėn e rekuperimit.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #355  
Te vjeter 07-10-2003, 18:21
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Variacione tė reja tė njė teme tė vjetėr …

Diktati televiziv (jo) sportiv nė Shqipėrinė postkomuniste

''Besnik DIZDARI''

Gjatė ndeshjes mė tė bukur tė Kampionatit tė 65-tė Kombėtar tė Shqipėrisė, asaj SK Tirana – Vllaznia 3-2, qė u zhvillua nė orėn 16.00 tė 27 shtatorit 2003, dy kanale televizive shqiptare transmetonin nde_shje tė vėndeve, shteteve, kombeve tė tjera, me njė fjalė, kampionate kombėtare joshqiptare. Natyrisht qenė njė cilėsi e lartė futbolli. Dhe vetėm kaq mjafton pėr t’i thėnė rinisė shqiptare: “Braktis njė orė e mė parė stadiumet dhe futbollin kombėtar!” Ēka do tė thotė ēkombėtarizim kulturor. Edhe mė interesant qe fakti tjetėr: 60 minuta para fillimit tė kėsaj ndeshjeje tė rėndėsishme kombėtare shqiptare, njė prej tre titujve tė kopertinės sė emisionit tė lajmeve tė njė televizioni kryesor nė Shqipėri, ishte njoftimi pėr njė ndeshje tė madhe tė njė kampionati tė njė shteti tjetėr qė do tė luhej nė mbrėmbje! Dhe pėr 30 minuta lajme qė pasuan, asnjė fjalė, asnjė njoftim, asnjė gėrmė me zė e pa zė, nuk u tha pėr Kampionatin e 65-tė Kombėtar tė Shqipėrisė shtet, vend, komb, popull tė cilėve i pėrket edhe ky televizion. E pra, ky kampionat shqiptar donte 20-30 minuta pėr tė filluar! Ēka ta quajmė kėte qėndrim e sjellje televizive? AntiShqipėri?

E vėrteta ėshtė , se sot askush nuk mund tė kėrkojė, qė ndeshja mė e vjetėr e kampionatit shqiptar, SK Tirana – Vllaznia, e datuar si premierė mė 6 prill 1930, tė ketė 20.000 spektatorė siē ndodhte shpesh gjatė regjimit komunist, kur shqiptarėt nuk kishin se ēka tė bėnin tjetėr, pėrveēse tė shkonin nė stadium.Veē jo deri kėtu. 1500-2000 shikues sa ē’qenė pėr kėte ndeshje tė shtunėn, dikur i kanė shkuar SK Tiranės nė stėrvitjet e Myslym Allės nė vitet ’60 apo Vllaznisė nė stėrvitjet e Xhevdet Shaqirit nė vitet ’70. Kjo shifėr pėrbėn ndėrkaq, vetėm gjysmėn e publikut i cili ndiqte kėte shfaqje kombėtare nė vitet ’30!

Kjo qė ngjet sot tregon shkatėrrimin e shijes futbollistike nė Kampionatin Kombėtar nė Shqipėri.



1. Dihet, qė niveli ende i ulėt i tij, nuk tėrheq shumė shkues. Po ndėrkohė qė Federata Shqiptare e Futbollit - e ajo po mbėshtetet fuqimisht nga FIFA dhe UEFA - goditet kėsisoj ashpėr prej ekranit tė vogėl shqiptar tė ndėrkombėtarizuar me futbollin e tė tjerėve pikėrisht nė oraret e ndeshjeve tė Kampionatit Kombėtar, tashmą ky nuk ėshtė mė thjesht problem komercial apo garė e bukur e ekonomisė sė tregut, por njė problem i madh i kulturės kombėtare, njė problem etik, moral, atdhetar i pėrhapjes dhe zhvillimit tė futbollit nė njė vend evropian, nė kėte rast tė Shqipėrisė. Ta do mėndja qė duhet ndalė urgjentisht. Pra duhet ndalė transmetimi i ndeshjeve tė huaja gjatė zhvillimit tė ndeshjeve tė Kampionatit Kombėtar, duke gjetur orare tė tjera transmetimi pėr to.

Pėrjetojmė kėsisoj, njė kohė tė rrallė tė njė diktati televiziv “sui generis” nė postkomunizėm. Dhe ėshtė e skajėshme, kontradiktore, aprioristike nė krejt kahet e dukurisė. Me njė fjalė, ndėrsa me ndeshjet e huaja nė oraret e futbollit kombėtar, i bėhet njė kundėrvėnie arrogante Kampionatit tė Shqipėrisė, nga ana tjetėr, nxitet po kaq vrullėshėm, pėr tė mos thėnė ashpėr, miratimi i njė ligji qė thuhet se do t’i japė mundėsi tė mėdha pikėrisht kulturės kombėtare dhe tregut shqiptar tė prodhimit e tjerė e tjerė. Nė njė kohė kur kahet e shpėrpjestimeve janė krejt kontradiktore.

Kėrkohet tė mbrohet nga pirateria pėr ndeshjet e huaja “tė blera”, e nga ana tjetėr bash pėrmes tyre, jodrejtpėrsėdrejti, i bėhet thirrje spektatorit shqiptar qė tė mos shkojė nė stadium pėr tė mbėshtetur, promovuar, siē thuhet deri nė monotoni, sportin e futbollin e vėndit tė tij.

Zėvėndėsambasadori i SHBA nė Tiranė, i intervistuar, me tė drejtė tha se e gjithė kjo lėvizje ligjore shėrben pėr tė disiplinuar pavarėsinė e krijimit kulturor kombėtar, pėr tė zhvilluar ekonominė, ēka do tė bėhet kur tė marrin pėrparėsi programet shqiptare, pra ato kombėtare. Po ndėrkaq, Serie A, Premiership, Division 1, Primera Division e Bundesliga, qė ndryshe do tė thonė kampionatet Italisė, Anglisė, Francės, Spanjės e Gjermanisė tė marrin frymėn duke ia arritur qė brenda 48 orėve tė transmetojnė deri 17 ndeshje pėr publikun e gjėrė shqiptar, kronologji tė cilėn e kemi botuar kohė mė parė. Nuk ngjet nė asnjė vend tė Evropės! Ndonėse ėshtė mė e drejtė ndėrkaq, qė tė thuash pėr “publikun e ngushtė”. Askush nuk mund tė besojė se kjo monokulturė televizive nė njė familje shqiptare qytetare e fshatare, intelektuale a atdhetare, qoftė dhe kozmopolite, e pėrbėrė me katėr-pesė njerėz, tė shtunėn dhe tė dielėn nė mbrėmbje tė jetė e interesuar kėsisoj “en bloc” pėr kampionate futbolli jashtėshqiptare.

Televizionet shqiptare, tė cilėt nuk testojnė as audiencėn e tyre, nuk investigojnė publikun gati kurr, ose vetėm formalisht e propagandistikisht ndoshta pėr interesat e tyre thjesht komerciale, ushtrojnė kėsisoj, njė diktat kulturor tė paparė. Pikėrisht nė mbrėmbjet e fundjavės, kur dihet se pėrparėsi pėr dėshirat kulturore tė njė familje me mėnd nė krye, e kanė koncertet, filmat, programet kulturore, show-et artistike qė thuajse nuk ekzistojnė mė nė Shqipėri, ato sociale, programet e historisė pėr tė cilėn asnjė TV nuk po bėhet trim e ta prekė sado pak me dorė, kur dihet se ēfarė kaosi e rrénash vazhdojnė ta mbulojnė historinė shqiptare (ēfarė ciklesh tė mrekullueshėm televizivė qė do tė mund tė bėheshin), kėta televizione “kombėtare” pra, t’i asgjėsojnė mbrėmbjet e sė tė shtunės e tė dielės me futboll, me vetėm futboll. Edhe ky pėr fatkeqėsinė tonė, ėshtė jo shqiptar, por i shteteve tė tjera! Verifikoni po tė doni: askund nė Evropė nuk e gjeni edhe kėte rast unik shqiptar! E pra quhen edhe TV “kombėtare”. Kur Fjalori i Shqipes e pėrcakton kėshtu “kombėtaren”:

“Qė lidhet me kombin, a me kombėsinė; i kombit a i kombėsisė; qė ka tė bėjė me pjestarėt e njė kombi; qė shpreh veēoritė e kombit. Ēėshtja kombėtare. Pavarėsia kombėtare. Flamuri kombėtar. Kultura kombėtare.”

Ndėrsa pėr rastin qė po trajtojmė, me “kombėtare” kuptojmė vetėm shpėrndarjen e valėve nė sa mė shumė kilometra tė territorit kombėtar. Mjerė ne, vėrtet! A nuk duhet rindėrtuar nga e para statusi i dhėnies tė sė drejtės si “kombėtar” i njė televizioni, ku pėrparėsi tė marrė pėrmbajtja kombėtare mė parė se kilometrat e tokės ku mbėrrin figura apo limonadat e fundjavės qė nuk e shuajnė kurrsesi etjen pėr kulturė e dije? Pa shkuar mandej te pėrcaktimi “televizion i madh” qė me dy fjalė tė menēme, e shkatėrroi gazetari i mirėnjohur Bashkim Hoxha.





2. Preē Zogaj ndėrkaq, u duk se lėshoi njė bombė pėr tregtarėt e televizioneve, duke thėnė se nė Parlamentin Shqiptar vijnė letra tė shumta qė kėrkojnė krijimin e mundėsive pėr tė parė televizionin publik italian, RAI-n e mirėnjohur, tė cilin ēuditėrisht Partia e dikurshme, e lejonte pėr emisionin e lajmeve si dhe dhe pėr “La Domenica Sportiva”. Kam qenė i pranishėm nė njė mbledhje nė Ministrinė e Arėsimit, kur zėvėndėskryeministri i periudhės, Manush Myftiu, njohės i mirė i sporteve, tha disi i nervozuar gjatė njė diskutimi disi teknik e kulturor pėr sportet: “A i shihni ju emisionet italiane pėr sportin? A mėsoni prej tyre, se pėr ju i lejojmė ne ata?”

Ndėrsa sot nė dry!? Gjelivizion kėto dit po merr dhe pėrcjell emisionin e shquar televiziv italian “Controcampo” tė sė dielės nė mbrėmbje. Ta do mendja se pėr kėte lloj “vjedhjeje” do tė gėzohej edhe pronari i tij Silvio Berlusconi, njė evropianist i shquar tashmą, po aq sa dhe italianist. Eshtė njė lloj pėrhapje kulture nė orė tė vona jo pėr bllokimin me monokulturė tė familjes shqiptare, por pėr diapazon universal pėr njerėzit e sportit. Kėtu mė duket se ėshtė masa nė vendin e duhur, pa cėnuar ēkombėtarizimin. Pėrkundrazi.

Ndėrkaq, duke iu kthyer informacionit tė Zogajt, ai ngjalli nė ēast revoltėn e tregtarėve tė televizivė. Deputeti heshti, pasi lėshoi tingujt e “il contrapunto”, alternativėn e temės: nga njėra anė mbyt futbollin kombėtar me atė ndėrkombėtar, duke transmetuar ndeshjet e tjetėrkuj me figurėn e ndėrkombėtarit, me pėrmbajtjen, madje me gjithė problematikėn, nė kėte rast sportive tė shtetit tjetėr, sado universal qė ėshtė futbolli. Dhe sapo tė thuhet qė duhet parė RAI prej shqiptarėve, se ėshtė edhe ēėshtje lidhjesh tė vjetra, bashkėkulturė mesdhetare e fqinjėsh, hidhesh pėrpjetė. Dhe disi forcėrisht, krejt papritmas shpalos tezėn e programit kombėtar pėr publikun kombėtar. Me njė fjalė, ndėrkombėtar aty ku mė intereson vetėm mua dhe kombėtar po aty ku mė intereson prap, po vetėm mua. Dhe qytetari? Skllav i diktatit televiziv (jo) sportiv nė Shqipėrinė postkomuniste.

Eshtė njė diktat i padėgjuar, nė tė dy kahet, qė shpesh mbėrrin nė njė kaos idesh, kulturash, mendimesh, tė cilat nuk i shėrbejnė qytetarit shqiptar, por interesit tė fitimit tė njė pakice.

Nė faqet e kėsaj gazete kam shkruar, madje duke pyetur, se si ka mundėsi qė kryeqyteti i Shqipėrisė qė gjoja kėrkon tė shkojė nė Evropė, ėshtė i vetmi vend po nė Evropė qė nuk jep pėr publikun e gjėrė dy emitentėt televizivė panevropianė Eurosport dhe Euronews? Kjo ėshtė tema e vjetėr, qė sėrish vjen, tash me variacione gjithnjė tė reja. Dhe heshtje. Kemi tė bėjmė me njė izolim kulturor. Kėta do tė ishin pėr ne padyshim tė vetmit stacione televizive, qė jo vetėm nuk do t’i frenonin a bllokonin idetė kombėtare tė pėrhapjes sė kulturės panevropiane pėr qytetarėt shqiptarė, por do tė ndikonin pėr njė mbarėshtrim edhe mė kombėtar tė vetė ecurisė dhe zhvillimit tė televizioneve shqiptare, duke iu kujtuar atyre qoftė edhe se si mund tė bėhet pėrsėmbari njė lajm televiziv pėr kombin tėnd, qė bie fjala, nė Shqipėri tė pėrsėritet dy herė brėnda 1 minute: njė herė pa figurė dhe nė ēast me figurė! Kėtu me sa kuptoj, synonin idetė e Zogajt. Dhe pyesim: a ėshtė rastėsi apo e parastudjuar me dinakėri qė kėto dy stacione panevropiane nuk shihen vetėm nė Tiranėn e kuqe? Mos duhet mbyllur edhe libraria e Librit Ndėrkombėtar? Mos duhen ndaluar edhe qindrat e stacioneve tė huaja radiofonike qė i dėgjojmė pėrditė pėrmes tranzistorit?

Dėgjuam tė thuhet se kush dėshėron tė shohė pėrtej, le tė blejė digitalin satelitor dhe gjithēka merr fund. Eshtė e vėrtetė. Dhe patjetėr qė do ta blejmė, sepse njė qytetar, njė njeri me shkollė e me dėshira intelektuale tė gjėra, nuk mund tė durojė kaq gjatė njė diktat televiziv nė demokraci, qė tė jep vetėm “kulturėn” e ngushtė qė pėrzgjedhin njė grup i vogėl njerėzish pėr pėrgatitjen, nivelin, shijet, dituritė kulturore tė tė cilėve ende nuk dimė se ēka tė themi. E tė nėnshtrohemi si nė kohėn e Partisė, qė si skllevėr kulturor tė presim se ēka do tė na blatojė sonte “kombėtari” i ekranit tė vogėl, pa pyetur asnjėherė qytetarėt e kėtij vėndi, se ēka kėrkojnė, ēka dėshėrojnė, ēka synojnė ata vetė, ēfarė kėrkesash kulturore, politike, historike, sportive synojnė tė marrin vetė ata pėrmes njė televizioni.Ndėrkaq, sa pėrqind e shqiptarėve tash pėr tash janė nė gjėndje tė blejnė digitalin? Por: “Nuk ia di i ngishmi tė unshmit”. Sidomos i ngishmi i ri, se ai i vjetėri nė tė vėrtetė, gjithmonė ia ka ditur.

Kohėt e fundit kam vizituar Portugalinė dhe Zvicrėn, madje qytete tė klasit tė parė tė tyre si Oporto e Lozanė. A thua nuk kanė mundėsi financiare ashtu si shqiptarėt, edhe banorėt e kėtyre vėndeve, tė cilėve bashkitė e qyteteve tė tyre iu japin nė shtėpi njė tufė kanalesh tė kulturave alternative tė evropianizuara nė harmoni me kulturėn e shijen e tyre kombėtare, me nė krye Euronews, Rai, Eurosport, BBC e CNN? Vetėm futboll tė shteteve tė tjera, me kėsisoj prepotence nė mbrėmbjet e tyre tė sė shtunės e tė sė dielės, nuk pashė tė transmetohej aty, e aq mė pak nė oraret kur zhvilloheshin ndeshjet e kampionatit tė tyre kombėtar. Ēfarė sondazhi serioz ndėr atdhetarė dhe intelektualė shqiptarė kanė bėrė “televizionet kombėtare” shqiptare, nė lidhje me transmetimin e ndeshjeve tė kampionateve tė shteteve tė tjera, kur shteti shqiptar nė ato orė zhvillon kampionatin e tij? Kė kanė pyetur, kė kanė anketuar, cilat janė pėrfundimet e gjithė kėtij hetimi popullor? Deri mė sot asgjė. Ti vazhdon tė mbetesh skllav i njė diktati televiziv tė jashtzakonshėm, pėr paradoks, shģ nė demokraci!





3. “Ndėrro kanal”, ėshtė njė thėnie e re nė Shqipėrinė postkomuniste. E ku? Vetėm te futbolli i shteteve tė tjera majtas e djathtas pėr 50 orė rresht nė mbrėmbjet e sė shtunės dhe tė sė dielės? Ku tė shkojė ai qė nuk e ka dėshirė futbollin, por don historinė, muzikėn, artin, politikėn, etnografinė, zakonet, foklorin, ekonominė, gazetarinė, republikėn, mbretėrinė, polemikėn, shkencėn, natyrėn, debatin, detin, malin, gjuhėn, urbanistikėn, kritikėn letrare, olimpizmin?

Preē Zogaj dhe Bashkim Shehu, dy gazetarė tashmą tė vjetėr, kam pėrshtypjen se kėrkonin tė argumentonin se ky diktat, ky personalizim i shijeve, kjo garniturė kulturore shpesh hermafrodite, as shqiptare as ndėrkombtare; dhe papritmas krejt ndėrkombėtare, ndonjėherė deri nė ksenomani; dhe nė ēast pėr njė fushė tė vetme madje, krejt shqiptare, ndonjėherė deri nė ksenofobi qė tė servir njė qerthull tejet i ngushtė kulturor, vetvetiu po krijon “skllavin” e ri televiziv nė Shqipėrinė postkomuniste. Nuk ia arritėn dy gazetarėt e shquar sepse hapėsira nuk ishte pėr ta.

Ndoshta mė parė se kėte ligj qė ndalon piraterinė, Parlamenti shqiptar si atdhetar qė ėshtė, do tė bėnte mirė tė miratonte njė ligj po atdhetar, qė pėrcakton qartė se sa pėrqind tė programeve duhet tė jenė kombėtare nė njė TV, radio a gazetė nė Shqipėri. Nė mos gaboj, Franca e ka njė ligj tė tillė, sidomos pėr aspekte qė kanė tė bėjnė me pėrparėsinė e kulturės kombėtare, artit, muzikės, e pse jo edhe tė sportit kombėtar. Dhe jo vetėm Franca.

Ky do tė ishte ligji qė do t’i jepte fund edhe diktatit (jo) sportiv nė Shqipėrinė postkomuniste, qė shpesh me kundėrshtinat e skajėshme qė paraqet, tashmą i lodhi shqiptarėt, duke ia dhėnė kulturėn sipas shijes sė pronarėve, pa mohuar kurrsesi disa emisione kritike, tė kėngės popullore, tė konkurseve artistike me tė rinjtė, qė kur kujton se sa mirė u pritėn dhe vazhdojnė tė priten nga publiku, nė fund tė fundit, janė njė provė e asaj ēka ne po trajtojmė pėrmes kėtij shkrimi. Dhe mandej tė parashikonin pėrcjelljen pėr publikun e gjėrė edhe tė atyre emitentėve televizivė ndėrkombėtarė qė sjellin idetė e mėdha dhe kulturėn e madhe tė evropianizimit pėr tė cilat ka aq nevojė Shqipėria e sotme, pėrveē tė tjerave, edhe pėr tė pėrsosur nga ana profesionale pikėrisht atė, kombėtaren e saj, ide tė cilat nuk po ia arrijnė t’ua blatojnė shqiptarėve televizionet vendase.

Ligji pėr piraterinė - njė sukses mė i fundit nė pėrsosjen ligjore nė Shqipėri, ndonėse dihet qė edhe pa te eskortat e policisė pushtuan njė televizion para dokohe - megjithate, nuk mjafton nėse ai do tė pėrdoret pėr tė mbrojtur vetėm telenovelat e lehta amerikanojugore e ndeshjet e futbollit tė shteteve tė tjera qė transmetohen kur luhen ato tė Kampionatit tė Shqipėrisė. Se deri mė sot nuk kemi parė asnjė TV shqiptar t’i shkojė ndėr mėnd e t’i vjedhė tjetrit lajmet apo emisionet e pakta kombėtare. E pra, vėshtirė qė ky ligj qė po reklamohet me kaq bujė, do tė mund mbrojė kulturėn kombėtare, marrėdhėniet e saj me kulturat e tjera (e bash pėr kėto marrėdhėnie duhen pėrcjellė pėr publikun shqiptar tė paktėn RAI, Eurosport apo Euronews qė krijuan njė traditė ndjekjeje nė Shqipėri), ēka do tė plotėsonin barazpeshėn e marrėdhėnieve kulturore, pa prekur aspak krijimin kombėtar, nėse vėrtet ti je i gatshėm t’i japėsh pėrparėsi atij, gjė qė pėr futbollin, tė paktėn deri tani, ke provuar tė kundėrtėn.

Pa harruar ndėrkaq, se me ēfarė cilėsie profesionale gazetarie na e jep kėte kulturė, kur kujton mangėsitė e jashtzakonėshme intelektuale, tė kompetencės profesionale, tė kulturės sė gjuhės apo dhe tė interpretimit televiziv tė gjinisė nga pjesa dėrmuese e tė ashtuquajturve komentatorė e kronistė. Njė diktat tjetėr ky, shpesh i padurueshėm prej njė grupi tė pėrfshirė nė TV pa konkurse e prova, pa rregulla e dituri, qė pėr fat tė keq, nuk i afrohet as konkursit tė viteve ’70 tė pranimit pėr radiokronistė nė Radio Tirana.

''Gazeta Tema''
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #356  
Te vjeter 08-10-2003, 17:19
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Elbasani-Dinamo nė orėn 14.00

Mitingjet elektorale spostojnė edhe ndeshjet e Grupit A1, qė do tė zhvillohen sot. Shefi i sektorit tė garave, Hito Hitaj, ėshtė shprehur dje se ndeshja Elbasani-Dinamo do tė luhet nė orėn 14.00 dhe jo nė orėn 15.00, siē ishte menduar njė moment tė parė. Shkak i kėsaj zhvendosjeje tė orarit tė ndeshjeve ėshtė bėrė policia e Elbasanit, e cila ka dėrguar njė letėr nė Federatė. "Nė zyrėn time ka mbėrritur dje njė shkresė nga drejtori i policisė sė qarkut tė Elbasanit, Neritan Nallbati. Drejtori i policisė i ka kėrkuar Federatės qė ndeshja e programuar tė luhet sot, nė orėn 15.00, nė stadiumin e Elbasanit, tė spostohet nė njė orar mė tė pėrshtatashėm," - ėshtė shprehur Hitaj. Kėshtu, sektori i garave, pasi ėshtė konsultuar me tė gjithė, me skuadrat dhe Drejtorinė e Policisė sė Elbasanit, ka vendosur qė njė nga ndeshjet kryesore tė javės sė 7-tė tė Grupit A1, Elbasani-Dinamo, tė zhvillohet nė orėn 14.00 nė stadiumin "Rruzhdi Bizhuta". Mėsohet se shkak pėr spostimin e orarit tė ndeshjes nė Elbasan janė bėrė tri mitingje elektorale qė do tė zhvillohen nė tė njėjtėn ditė nė kėtė qytet. Kėshtu, policia e ka parė tė arsyeshme t'i kėrkojė FSHF-sė qė ndeshjen ta zhvillojė mė parė, qė forcat e rendit tė kenė mundėsi ta ndjekin sa mė mirė kėtė aktivitet sportiv, por edhe mitingjet elektorale.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #357  
Te vjeter 08-10-2003, 17:20
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Zhuli dhe Perloshi dėnohen nga 4 javė

Endrit Zhuli dhe Leonard Perloshi janė dėnuar 4 javė nga komisioni i disiplinės. Ky i fundit, i mbledhur dje, pėr shkak tė ndeshjeve qė luhen nė fundjavė, ka vendosur qė dy futbollistėt e pėrmendur mė lart t'i pezullojė katėr javė nga aktiviteti. Komisioni i disiplinės, pasi ka shqyrtuar tė gjithė dokumentacionin e ndeshjeve, ėshtė treguar shumė i ashpėr me kėta dy futbollistė, tė cilėt, sipas disiplinorit, kanė thyer rregulloret e aktivitetit. Kėshtu, futbollisti i ekipit tė Lushnjes, Endrit Zhuli, dėnohet 4 javė nga komisioni i disiplinės, pasi nė ndeshjen me Dinamon ka fyer rėndė gjyqtarin e katėrt tė takimit. Pėr kėtė veprim, gjyqtari i asaj ndeshjeje e ka nxjerė Zhulin nga fusha, pa i dhėnė karton tė kuq. Po me 4 ndeshje, ėshtė dėnuar nga disiplinori edhe futbollisti i Besėlidhjes, Leonard Perloshi. Ky i fundit, nė ndeshjen me Apoloninė, ka fyer publikun. Kėshtu, pėr kėtė gjest, disiplinori ka vendosur qė ky futbollist tė pezullohet 4 ndeshje nga aktiviteti. Dėnime ka pasur edhe nė kampionatin e tė rinjve, ku Endrit Ēela i Elbasanit ėshtė dėnuar 4 javė, pasi ka i gjuajtur me bluzė gjyqtarit tė takimit. Paralajmėrim ka marrė futbollisti tjetėr i kėsaj skuadre, Aldo Dibra, pasi nuk ėshtė sjellė nė mėnyrė tė rregullt nė ndeshjen e 17-vjeēarėve.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #358  
Te vjeter 08-10-2003, 17:20
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Sektori i garave shpall tė pezulluarit

Katėr futbollistė tė skuadrave qė bėjnė pjesė nė Grupin A1 nuk do tė luajnė nė javėn e 7-tė tė kampioantit shqiptar tė futbollit. Kėshtu, pėr arsye kartonėsh nuk do tė luajnė nė ndeshjet e sotme 4 futbollistė tė skuadrave tė Grupit A1. Lojtarėt e pezulluar janė: Taulant Ēerēizi i Flamurtarit, Ergert Bakalli i Dinamos dhe Rosha i Partizanit. Tė tre kėta futbollistė kanė nga tre kartonė tė verdhė. Ndėrkohė qė nuk do tė luajė as Endrit Zhuli, qė ėshtė dėnuar dje nga komisioni i disiplinės me 4 javė pezullim.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #359  
Te vjeter 08-10-2003, 17:22
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Kampionėt do tė presin sot nė "Qemal Stafa" Teutėn e vendit tė dytė, me synimin e vetėm fitoren

Tirana: Nuk gabojmė dy herė radhazi

Saimir Patushi, mesfushori me tipare shkatėrruese i kampionėve, ėshtė i bindur se Tirana sot, ndaj "djemve tė detit", ka pėr tė fituar dhe nė tė njėjtėn kohė ka pėr tė larguar imazhin e keq tė lėnė nė ndeshjen derbi me Partizanin. Matjani ka luajtur 45 minuta ndaj tė kuqve dhe mė pas ėshtė zėvendėsuar nga trajneri Sulejman Mema. Duke qenė se loja nė ato momente ishte acaruar dhe Patushi e kishte njė karton tė verdhė, tekniku bardheblu u detyrua ta zėvendėsonte me Ervin Bulkun. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", numri 21 i kampionėve ndien keqardhje pėr disfatėn 3-1 tė shtunėn dhe ėshtė i bindur se Tirana nuk gabon dy herė radhazi. "Tė gjithė nė skuadėr jemi tė injinjuar pėr dėshtimin nė derbi me Partizanin, pasi vėrtet nuk e prisnim. Ajo humbje ishte njė dush i ftohtė pėr ne, duke parė qė nė takimet e fundit kishim treguar disa oshilacione. Keqardhje mė shumė ndiej pėr atė tifozeri tė zjarrtė, e cila kishte mbushur shkallėt e stadiumit me idenė pėr tė festuar dhe nė fund u largua kokulur. Megjithatė, nuk duhet tė dorėzohemi kėtu se qe vetėm njė betejė e humbur. Janė edhe tri ndeshje tė tjera dhe ndaj tė kuqve kemi pėr tė treguar se kjo fitore e marrė sė fundmi ishte vetėm njė rastėsi,"- thotė 26-vjeēari. Duke filluar qė nga e hėna, 20 herė kampionėt kanė rifilluar seancat stėrvitore, duke qenė se sot do tė luhet java e shtatė e kampionatit. Kjo shtyrje e kampionatit bėhet me qėllim se tė shtunėn kombėtarja kuqezi do tė luajė njė miqėsore me Portugalinė. Kėshtu qė bardheblutė i kanė pasur ditėt tė numėruara pėr njė pėrgatitje sa mė tė mirė ndaj Teutės, e drejtuar nga trajneri i mirėnjohur Hasan Lika. Nga ana e drejtuesve tė skuadrės po merren tė gjitha masat e nevojshme, qė futbollistėt tė ngrihen moralisht. Patushi ėshtė i mendimit se Tirana historikisht nuk gabon dy herė radhazi dhe fytyrėn e vėrtetė ka pėr tė treguar me durrsakėt. "Po bėj mė shumė se njė vit nė ekip dhe asnjėherė nuk kemi gabuar dy herė rresht, ēka tregon mė sė miri forcėn dhe karakterin e Tiranės. Ky ėshtė njė ndėr mentalitetet mė tė forta qė skuadra ka pasur dhe po e pėrēon edhe sot e kėsaj dite, ndaj jam i bindur qė me Teutėn kemi pėr tė bėrė kthesė 180-gradėshe,"- komenton mesfushori energjik. Aktualisht, "djemtė e detit" janė tė dytėt nė klasifikimin e pėrgjithshėm, sėbashku me Partizanin, dhe vetėm njė pikė larg kampioneve. Kjo ėshtė arsyeja qė takimi Tirana-Teuta do tė jetė epiqendra e vėmendjes pėr opinionin sportdashės. "Mendoj se do tė jetė njė ndeshje emocionuese kjo e sotmja me Teutėn. Durrsakėt janė vetėm njė pikė larg nesh dhe shkalla e vėshtirėsisė ėshtė e madhe. Ne nuk druhemi dhe do tė futemi nė lojė me idenė e qartė pėr t'i marrė tė tri pikėt,"- pėrfundon deklarimin e tij mesfushori luftarak Saimir Patushi.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #360  
Te vjeter 08-10-2003, 17:23
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Bardheblutė me ndryshime ndaj Teutės

Sot, nė orėn 15:00, nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa", Tirana do tė luajė pėr javėn e shtatė tė kampionatit tė 65-tė kombėtar. Kundėrshtarėt e radhės pėr kampionėt do tė janė durrsakėt e Teutės, tė cilėt aktualisht renditen nė vendin e dytė. Pritet qė formacioni i sotėm i bardhebluve tė ketė ndryshime, duke filluar qė nga porta, ku do tė rikthehet i riu Isli Hidi. Nė repartin e mbrojtjes rikonfirmohet treshja Dabulla-Hajdari-Pinari. Nė mesfushė, dyshimet janė nė lidhje me njė prej qėndrorėve, ku Sokol Bulku dhe Ansi Agolli luftojnė pėr njė vend. Nė sulm pritet qė titullar ta nisė takimin vlonjati Fjodor Xhafa, qė nė krah do tė ketė Mukėn me Halilin. Njė dėmtim i lehtė, i pėsuar nė stėrvitjen e fundit nga ana e Fortuzit, do ta detyrojė teknikun Mema qė tė mos rrezikojė me tė, duke e mbajtur nė stol. Njė tjetėr lojtar qė ka probleme dėmtimi ėshtė edhe mesfushori Ervin Bulku, i cili ndien ende dhimbje nė gjurin e dėmtuar disa kohė mė parė. Pjesa tjetėr e skuadrės ėshtė e plotė dhe dje pasdite, nė fushėn "Skėnder Halili", ajo ka zhvilluar seancėn e fundit stėrvitore.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!