| Cfare ju duhet te dini? |
|
#316
| ||||
| ||||
| Beratasit fitojnė thellė 4-1 ndaj shijakasve Tomori, "leksion" golash Erzenit Tomori ka shėnuar plot katėr gola dhe ka marrė 3 pikė tė vlefshme duke mposhtur skuadrėn e Erzenit, e cila mbetet nė kuotėn e 1 pike. Ishte njė fitore e merituar, pasi Tomori e kėrkoi golin qė nė minutat e para me anė tė lojtarit "gol", Klodian Arbrit, dhe 18- vjeēarit Mile. Mesfusha punoi shumė pėr sulmin ku regjisor ishte Gjata, i mbėshtetur mirė nga i palodhuri Iljazi. Deri nė minutėn e 20-tė loja e tė dy skuadrave u pėrqendrua nė mbrojtje, derisa do tė vinte minuta e 32-tė e pjesės sė parė, kur sulmuesi beratas Arbri, pasi pėrfiton nga njė rreshtim i gabuar i mbrojtjes shijakase, nuk fal, duke shėnuar nė krahun e majtė tė portierit Paja. Me rezultatin 1-0 pėr Tomorin skuadra shkojnė nė dhomat e zhveshjes. Pjesėn e dytė Erzeni e nisi me dy ndėrrime tė detyruara. Karapici dhe Kamberi ia lenė vendin Deliallisit dhe Sherės, gjė qė solli ndryshime edhe nė rreshtimin e lojtarėve. Gjithsesi, nė kėtė pjesė Tomori dominoi plotėsisht duke lėvizur sa nė mesfushė, aq edhe nė sulm, ku Arbri dhe Mile u shfaqėn rrezikshėm para portės mike. Erzeni punoi pak nė sulm dhe rrallė u shfaq para portės sė Duros. Nė minutėn e 53-tė, Keēi rrezikon seriozisht, por Duro shpėton portėn. Topi i grushtuar prej tij shkon nė drejtim tė Arbrit, i cili shpėrthen nė krahun e djathtė, shmang portierin duke e kaluar topin pėr tė dytėn herė nė rrjetė. Vetėm pas njė minute dhe Deliallisi kundėrpėrgjigjet me njė eurogol nga njė distancė rreth 20 metra. Ndėrkohė qė shijakasit kėrkonin golin e barazimit, Gjata ndėrmerr njė aksion personal, futet para zonės, Paja ndėrhyn nė mėnyrė tė gabuar dhe detyrohet tė lerė fushėn e lojės me kartonin e kuq. Gjyla bėn ndėrrim tjetėr tė detyruar, largon sulmuesin Keēi dhe fut portierin Varoshi. Pėr 39 minuta Erzeni detyrohet tė luajė me dhjetė lojtarė. Nga kjo epėrsi pėrfituan djemtė e Arbrit, tė cilėt shėnuan edhe dy gola tė tjerė nė minutėn e 70-tė, Arbri dhe nė minutėn e 83-tė Mile realizon nga njė eurogol cecili me goditje fluturimthi me tė majtėn. Pėrfundimisht Tomori rikthehet te goli dhe fitorja, ndėrkohė qė Erzeni mbetet nė kuotėn e 1 pike nė fund tė tabelės sė renditjes. Opinione Theodhori Arbri, trajner i Tomorit: "Luajtėm mė mirė se kundėrshtari. E rėndėsishme ėshtė qė u rikthyem te goli dhe fitorja. Tani mund tė them se kthesa ka filluar. Kemi marrė njė 3-pikėsh tė vlefshėm dhe kemi zhvilluar njė ndeshje tė mirė." Ilir Gjyla, trajner i Erzenit: "Ekipi ka mungesa tė shumta si nė pėrbėrje, ashtu edhe nė pėrgatitje. Na dėmtuan shumė daljet e detyruara tė Karapicit dhe Kamberit. Kemi shumė pėr tė bėrė. Tomori e meritoi fitoren. Unė i uroj sukses."
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#317
| ||||
| ||||
| MINUTE PAS MINUTI NDESHJET E 14 GUSHTIT Pse u dyshua pėr ndeshjet e shitura Pėrballė Dinamos njė ekip modest belg Tė gjithė jemi dėshmitarė tė atyre humbjeve skandaloze tė skuadrave shqiptare nė turin e parė paraeliminator tė Kupės UEFA. Dinamo, fituese e Kupės sė Shqipėrisė dhe njė nga skuadrat mė dinjitoze tė kampionatit kombėtar, humbet me katėr gola disavantazh nė stadiumin "Qemal Stafa" pėrballė ekipit belg tė Lokerenit, i cili merrte pjesė pėr herė tė parė nė njė aktivitet europian kaq tė rėndėsishėm. Fitorja 4-0 nė Shqipėri e belgėve habiti tė gjithė, por mė shumė u habitėn specialistėt e futbollit, sepse tė gjithė pas asaj ndeshjeje deklaruan: Dinamo sikur e la vetė ndeshjen. Dhe nė fakt ashtu dukej, pasi futbollistėve shqiptarė u mungonte dėshira pėr tė shėnuar.DinamoKa qenė data 14 gusht kur ėshtė zhvilluar takimi i parė nė Tiranė. Ndoshta ekipi belg mund tė ishte kualifikuar njėsoj pėr nė turin pasardhės, por mėnyra e marrjes sė fitores nė Tiranė linte shumė pėr tė dėshiruar. Ndeshja e kthimit nė Belgjikė (mė 28 gusht)ishte thjesht njė shėtitje pėr belgėt, ku ata fitojnė 2-1. Nė ndeshjen e zhvilluar nė "Qemal Stafa" Dinamo pėson tre gola qė nė pjesėn e parė. Qė nė minutėn 18 shėnon De Beule, ndėrsa mė pas, nė tė '40 shėnon Baldvinson dhe nė tė '45 sėrish shėnon Van Hoeyland. Ky ka qenė dhe goli i turpit, pasi topi ėshtė mbajtur gjatė nė zonė nga blutė (sikur donin tė shėnonin nė portėn vet). Pjesa e dytė nuk ka ndryshuar asgjė pėr tanėt. Kur pritej njė reagim i Dinamos ėshtė sėrish Lokereni qė shėnon (minuta e 55-tė, sėrish De Beule). Blutė e kryeqytetit nuk kanė bėrė asnjė pėrpjekje, qoftė pėr tė shėnuar njė gol nderi. Lojė kishte plot dhe mund tė shėnoheshin edhe 2-3 gola, pasi ishte edhe njė takim i kthimit pėr tė vendosur kualifikimin pėr mė tej. Por nga pamja e jashtme dukej se Dinamo donte qė takimi tė pėrfundonte kėshtu, madje kanė qenė sėrish belgėt qė kėrkonin fitoren.VllazniaDisi mė ndryshe kanė rrjedhė ngjarjet nė stadiumin "Loro Boriēi" tė Shkodrės po atė ditė mė 14 gusht. Vllaznia pėrballej me ekipin skocez tė Dandit dhe kundėrshtari i kuqebluve ishte vėrtet mė serioz. Ekipi i Vllaznisė vinte nga njė krizė e gjatė, por gjithsesi humbja 2-0 pėrballė publikut tė zjartė ishte e pafalshme. Miqtė shėnojnė golin e parė qė nė minutėn e 20-tė tė pjesės sė parė (shėnon Nemsadze), ndėrsa golin e dytė e shėnojnė qė nė fillim tė pjesės sė dytė. Reagimi i shkodranėve ka qenė mė i madh krahasuar me ndeshjen e Dinamos, pasi vetėm fati i ka shpėtuar skocezėt nga dy rastet e pastra tė shėnimit (Mancaku godet shtyllėn). Vllaznia e humb edhe ndeshjen e dytė nė Skoci me rezultatin 4-0.Nė Shqipėri ushtrojnė aktivitetin 6 kompani basteshSi fitohen milionat me kompanitė e basteveTė luash bast ėshtė parashikimi i njė ndeshjeje apo i shumė i ndeshjeve, por mund tė luhet bast edhe me numrin e golave qė shėnohet nė njė ndeshje, apo nė diferencėn e golave qė mund tė shėnojė njėra skuadėr mė shumė se tjetra. Pėr ēdo ndeshje apo kuotė golash vendoset njė koeficient, i cili shpeshherė vendoset duke parė nivelet e skuadrave dhe pozicionin qė zėnė ato nė renditjen e kampionatit. Mund tė vendoset bast edhe me pėrfundimin e pjesėve tė para dhe tė gjithė ndeshjes. Ka edhe bast tek, pėr tė cilin vendoset njė shumė mė e madhe lekėsh dhe ndeshja zgjidhet nga kompania e basteve me skuadra tė njė niveli tė barabartė. Nė Shqipėri ka disa kompani bastesh, tė cilat i marrin koeficientėt e ndeshjeve (me pak ndryshime) apo tė golave nga kompanitė europiane tė basteve. Eurolloto, Eurobast, Eurobet, Probast, ASG, Llotomania apo edhe ndonjė tjetėr janė kompanitė mė tė pėrhapura nė Shqipėri, tė cilat ēdo ditė presin baste nga shqiptarėt. Ndeshjet qė mund tė parashikohen kanė njė koeficient shumė tė vogėl (nga 1,1 deri nė 1,4). Koeficientėt shumėzohen ndėrmjet tyre dhe nė fund shumėzohen me shumėn e lekėve qė vendoset bast. Eduard Ilnica ''Gazeta Shqiptare''
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#318
| ||||
| ||||
| Sekretari Lluca dhe dy trajnerėt Deliu dhe Gjata japin dorėheqjen Shkumbini, skuadra pa drejtues Humbja e fundit e Shkumbinit me Besėn, e pėsuar nė fushėn e vet me rezultatin 1-2, ishte e 6-tė nė gjashtė javė kampionat pėr ekipin bardhekaltėr. Nė kėtė situatė, drejtuesit e klubit dhe tė ekipit e shohin mė e arsyeshme qė tė japin dorėheqjen. Kjo gjė bėhet e ditur pėr "Sportin shqiptar" nga sekretari i klubit, Naim LLuca. Ky i fundit mendon se me kėtė veprim i jepet mundėsi dhe shanse ekipit qė tė ecė mė pėrpara. "Pas humbjes me Besėn nė fushėn tonė, qė ishte e 6-ta radhazi nė kėtė kampionat, bashkė me trajnerin Deliu dhe zėvendėsin e tij Gjata vendosėm tė japim dorėheqjen. Kjo bėhet pėr t'i dhėnė mundėsi ekipit tė dalė nga kjo gjendje e keqe e tė ndryshojė nė tė ardhmen. Ndoshta largimi ynė do tė ndikojė pėr mirė. Bashkė me trajnerin Deliu, nė kėtė situtatė tė vėshtirė, kur ekipi ka qenė pa mbėshtetje dhe pa president, jemi pėrpjekur dhe kemi bėrė gjithēka pėr t'i mbajtur futbollistėt nė pozitat qė duhet. Por janė rezultatet jo tė mira ato qė na detyrojnė tė hedhim kėtė hap nė tė mirė tė ekipit e tė futbollit peqinas," - deklaron sekretari Lluca. Sipas Llucės, ky vendim u mor bashkė me Deliun, por drejtuesit peqinas mendojnė tė qėndrojnė nė krye tė klubit dhe tė ekipit pėrderisa pushteti vendor tė marrė masat pėr zėvendėsimin tyre. Kjo me argumentin qė tė mos lejohet shpėrbėrja e ekipit nė kėto momente tė vėshtira.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#319
| ||||
| ||||
| Trajneri i Partizanit thekson se e shtuna duhet harruar, sepse pėrpara ėshtė sfida me Flamurtarin Spahiu: E "ēarmatosėm" Tiranėn Tifozėt e zjarrtė tė Partizanit kanė tė drejtė tė gėzohen mė fund, pasi tė shtunėn tė kuqtė jo vetėm e fituan ndeshjen me rezultatin 3-1 ndaj rivales kryesore pėr titull, Tiranės, por e mposhtėn nga tė gjitha drejtimet. Pėr tifozėt e Partizanit, fitoret ndaj Tiranės nuk kanė tė njėjtėn vlerė me tė tjerat, pasi mbahen mend gjatė nė memorien e tyre pėr vetė pozitat qė kanė kėto dy skuadra nė kampionatin tonė. Sidoqoftė, Partizani, me kėtė fitore, ėshtė ngjitur nė kuotėn e 14 pikėve, vetėm 1 pikė larg Tiranės. Ndonėse nė derbin e parė tė kėtij sezoni ekipi i Spahiut u ka dhėnė njė leksion tė mirė bardhebluve, trajneri i Partizanit, modest nė natyrėn e tij, shprehet se ekipi nuk ėshtė ende nė vend tė parė, aq mė tepėr qė kampionati ka edhe 30 javė deri nė fund. "Partizani synon titullin kampion, ndaj edhe fitorja erdhi si pasojė e punės sė deritanishme. Megjithatė, ekipi nuk duhet tė mbytet nga euforia, por t'i pėrkushtohet ndeshjes tjetėr me Flamurtarin. Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", Spahiu thekson: - Partizani e ka fituar derbin, por besoj se mė shumė jeni i kėnaqur qė ka bindur edhe me lojė, apo jo? - Patjetėr. E rėndėsishme pėr mua ėshtė qė ekipi tregoi deri nė fund tė ndeshjes dėshirė dhe vullnet pėr tė luajtur futboll. Synimi ynė, siē e kishim shprehur edhe para derbit, ishte fitorja, pasi vetėm kėshtu mund ta ndalnim Tiranėn kryesuese. Partizani, ndonėse e nisi lojėn nė disavantazh tė njė goli, qė e pėsuam nė sekondat e para, ishte nė gjendje qė ta ndryshonte rrjedhėn e lojės dhe tė fitonte bindshėm derbin. Kjo fitore mua personalisht mė ka dhėnė mė shumė kurajo dhe siguri pėr vazhdimin e kampionatit. - Cili ėshtė komenti juaj pėr lojėn e Klodian Duros? - Duro ėshtė njė ndėr lojtarėt mė ta mirė qė ka futbolli ynė dhe, natyrisht, pika kyēe e skuadrės sė Partizanit, ndaj dhe te goli i parė e gjithė merita ishte e tij. Por tė shtunėn mendoj se ka fituar e tėrė skuadra jonė, e cila luajti mirė. Lojtarėt i zbatuan pėrgjithėsisht detyrat qė kisha caktuar nė fillim tė ndeshjes. Kėshtu, duhet pėrmendur loja e mirė e Beharit nga krahu, qė jo vetėm ishte i saktė nė mbrojtje, por edhe protagonist nė dy golat e tjerė. Gjithashtu, Beqiri ka qenė i palodhur gjatė gjithė ndeshjes, duke punuar shumė nė krahun e tij. Madje edhe sulmuesit, Abilio dhe Muzaka, luajtėn sa nė sulm, aq edhe nė mbrojtje. Pra, ishte njė skuadėr e ****kuar mė sė miri pėr tė fituar ndeshjen ndaj Tiranės. - Gjatė javėve tė para, Partizani ka pasur defekte nė lojė. Po pas derbit me Tiranėn a ju mbetet gjė pėr tė korrigjuar? - Sigurisht. Njė trajner gjithmonė e sheh kur loja e ekipit ka tė meta nė fushė dhe asnjėherė nuk ėshtė perfekte. Kėshtu, edhe ndaj Tiranės, ndonėse jo nė atė masė sa nė pesė ndeshjet e tjera, ekipi nxori nė pah disa tė meta, qė duhen korrigjuar sa mė shpejt. - Partizani ka ndalur Tiranėn. Si e shikoni tė ardhmen e kampionatit, tė paktėn pėr fazėn e parė? - Unė mund tė flas pėr Partizanin. Ne vėrtet e fituam ndeshjen kryesore tė fazės sė parė, por nuk duhet tė mbytemi nga euforia, sepse mund ta pėsojmė nė ndeshjet e tjera. Kampionati ėshtė shumė i gjatė dhe tani nuk mund tė diskutohet fare titulli kampion. Pėrveē Teutės, qė ndodhet pranė nesh, kam mendimin se edhe Dinamoja do tė ngrihet nė ndeshjet e tjera. - Pėrpara keni Flamurtarin... - E di. Duke filluar qė sot, do tė mendojmė vetėm pėr Flamurtarin, pasi Tirana ka kaluar tashmė. Nuk kemi fituar asnjė ndeshje deri tani nė trasfertė, kėshtu qė duhet tė rregullojmė shumė gjėra pėr javėn e shtatė. Aranit MURAĒI 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#320
| ||||
| ||||
| Tė kuqtė, sot rikthehen nė fushė Pas fitores sė arritur tė shtunėn ndaj Tiranės, ekipi i Partizanit pritet tė fillojė sot stėrvitjen me intensitet tė plotė, pasi tė mėrkurėn tė kuqtė do tė luajnė ndaj Flamurtarit tė Vlorės. Sot, pasi tė bėjnė pjesėn e teorisė, ekipi i Spahiut do tė zhvillojė seancėn e parė stėrvitore pėr kėtė javė. Sipas trajnerit tė Partizanit, koha nuk mjafton, ndaj ekipi duhet tė punojė me qėllim qė tė vazhdojė ecurinė pozitive tė ndeshjeve edhe nė javėt nė vijim. Pėr takimet nė trasfertė, si kjo e ndeshjes sė radhės, trajneri i tė kuqve u shpreh me rezerva pėr terrenin, duke theksuar se ėshtė faktori kryesor qė e pengon ekipin e tij pėr tė dalė nė lojėn e parashikuar. Edhe nė takimin e radhės, Partizani nuk do tė jetė i kuzhtėzuar me mungesat e lojtarėve.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#321
| ||||
| ||||
| Tekniku bardheblu komenton humbjen shkatėrruese 3-1 tė skuadrės sė tij ndaj rivalėve tė kuq Mema: Tė paktėn jo me Partizanin Mė shumė se ēdokush tjetėr nė skuadrėn e Tiranės, peshėn e humbjes nė derbi e ndien trajneri i kampionėve, Sulejman Mema. E ndien veten tė tradhtuar nga ajo ēfarė tė besuarit e tij dhuruan nė fushė gjatė 90 minutave me Partizanin, megjithatė nuk dorėzohet. Edhe pse ėshtė e vėshtirė tė komentosh disfata tė tilla nė derbi, Mema, si njė profesionist i vėrtetė, ka pasur kurajon tė flasė dhe tė vėrė nė dukje dobėsitė e djemve tė tij. Sipas Memės, humbja erdhi si rrjedhojė e njė loje pa karakter dhe ide e tė gjithė futbollistėve qė u aktivizuan. "Ndeshja me Partizanin ka qenė mė e dobėta qė ekipi im ka zhvilluar deri tani. Tė gjithė futbollistėt zhvilluan njė lojė pa karakter, njė cilėsi qė Tirana e ka pjesė tė strategjisė sė saj. Normalisht, kur je i pamotivuar dhe luan njė futboll demode, rezultati ėshtė i pritshėm,"- shprehet njėshi i stolit bardheblu. Duke bėrė njė radiografi tė minutave tė luajtura, Sulejman Mema thotė: "Takimin e nisėm mirė, kur qė nė sekondat e para tė lojės e gjetėm rrugėn e golit. Kjo solli njėfarė euforie nė lojėn tonė dhe, si pasojė, lėshuam shumė nė mesfushė dhe nė mbrojtje. Lojtarėt e Partizanit nuk u dorėzuan dhe filluan gradualisht tė merrnin frenat e lojės, duke fituar pjesėn mė tė madhe tė dyluftimeve. Qe e pabesueshme t'i shikoje ato gabime qė bėnin futbollistėt e mi. Kėtu nuk e kam fjalėn vetėm pėr portierin, por tė gjithė skuadrėn nė tėrėsi. Dolėm tėrėsisht nga detyrat qė u dhashė djemve para fillimit dhe nė mes tė ndeshjes. Kjo solli njė shkėputje tė reparteve nga njėri-tjetri dhe sulmuesit ishin larg portės,"- vazhdon nė idenė e tij trajneri bardheblu. Nė lidhje me zėvendėsimet e kryera, Mema pranon qė edhe ato nuk rezultuan tė suksesshme. "Me zėvendėsimet e kryera, u mundova t'i jepja njė impuls tė ri lojės, por sėrish qe e pamundur." Po Prenga? "E aktivizova Sokolin pėr vetė mėnyrėn e lojės dhe pasimet e sakta qė ai di tė japė. Ndėrkohė, rrezikova gjithēka kur lashė nė fushė katėr sulmues, pasi nuk kishim ēfarė tė humbisnim,"- bėn tė ditur trajneri i 20 herė kampionėve. Ndėrkohė, pėr kundėrshtarin, Sulejman Mema shpreh fjalėt mė tė mira, kur deklaron: "Partizani e meritoi fitoren, pasi nė lojėn e tij ishte mė i fortė, mė i motivuar dhe i saktė njėkohėsisht." Nė fund tė komentit tė tij, ai thotė se i vjen shumė keq pėr humbjen e pėsuar nga rivalėt historikė tė Partizanit dhe falėnderon tifozėt bardheblu pėr mbėshtetjen qė i dhanė skuadrės nė shkallėt e stadiumit. "Ajo qė mė vjen keq, ėshtė fakti se tė paktėn nuk duhet tė kishim humbur me Partizanin. Dihet qė tė kuqtė janė rivalėt tanė historikė dhe humbje tė tilla lėnė pas njė shije mė tė hidhur. Gjithsesi, sė bashku me tifozėt, nuk duhet tė dorėzohemi nė asnjė mėnyrė kėtu, duke menduar pėr ndeshjen e radhės ndaj Teutės, qė e kemi nė prag. Nuk ka kohė dhe duhet medoemos tė korrigjojmė gabimet e bėra, qė tė mėrkurėn ta lėmė pas imazhin e keq qė krijuam me Partizanin,"- i ka dhėnė fund deklarimit tė tij trajneri i suksesshėm, Sulejman Mema. Aurel CELIBASHI 'SPORTI SHQIPTAR'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#322
| ||||
| ||||
| Kampionėt, flamuri bardheblu nė "gjysmėshtizė" Hidhėrimi nė kampin bardheblu pas humbjes tė sė shtunės me Partizanin ėshtė i madh. Jo vetėm pėr faktin se u humbėn tri pikė tė radhės, por sepse ėshtė e vėshtirė tė pranohet realiteti qė tė humbasėsh njė derbi me njė rival historik. Rezultati 3-1 nė disfavor ėshtė shumė pėr njė Tiranė, e cila nė kėtė kampionat lufton me petkun e kampiones. Lojtarėt bardheblu kanė zhgėnjyer jo vetėm veten e tyre, por edhe atė tifozeri tė zjarrtė qė kishte mbushur shkallėt e stadiumit. Javė pėr javė, trajneri Mema e kishte vėnė theksin e tij nė nėnvleftėsimin dhe lojėn me shumė gabime qė bėnin djemtė e tij. Megjithatė, Tirana vazhdonte tė fitonte, edhe pse nė disa momente (me Shkumbinin dhe Vllazninė) sharra nė njė moment i ngeli nė gozhdė. Dy ndeshjet e fundit ishin paralajmėruese pėr kampionėt, se diēka nuk po shkon si duhet nė skuadėr, sidomos nė mbrojtje. Kambanat e alarmit kishin rėnė disa herė, por bardheblutė vazhdonin tė qėndronin stoikė nė idenė e tyre se janė tė pamposhtur kėtė sezon. Ata harruan qė Partizani (me ardhjen e Duros) nuk ėshtė mė njė rival si tė gjithė tė tjerėt dhe ēdo gjė e morėn lehtė nė kėtė derbi tė dytė tė sezonit, pas atij me Dinamon nė Superkupė. Dhe goditja erdhi, madje e fuqishme. Normalisht, flamuri bardheblu pėr kampionėt nė kėto momente ėshtė nė "gjysmėshtizė". Ėshtė e vėshtirė qė prej lojtarėve tė nxjerrėsh tė paktėn njė fjalė. Gjithsesi, kjo nuk do tė thotė se ēdo gjė ka pėrfunduar me kaq. Ėshtė luajtur vetėm java e gjashtė dhe janė akoma edhe 30 tė tjera. Bardheblutė humbėn njė betejė, por jo luftėn. Mė mirė se kushdo tjetėr, ata do tė dinė ta rimarrin veten edhe pas kėsaj humbjeje. Dhe Teuta, tė mėrkurėn pasdite, mendohet qė do tė jetė pika e kthesės pėr 20 herė kampionėt.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#323
| ||||
| ||||
| Trajneri i durrsakėve ka mbetur i kėnaqur nga loja e tė tijve ndaj portokallinjve Lika: Elbasani, fitore e merituar Fitorja e Teutės ndaj ekipit tė Elbasanit tė shtunėn qė kaloi, i ka forcuar pozitat kryesuese tė durrsakėve. Tashmė ata e shikojnė veten vetėm 1 pikė pas kryesueses sė kampionatit, Tiranės, dhe me pikė tė barabarta me Partizanin. Nė lidhje me fitoren mė tė fundit, trajneri i bregdetarėve, Hasan Lika, ka folur pak, sepse mendja e tij tashmė ka "fluturuar" te ndeshja e sė mėrkurės, nė kryeqytet, ndaj Tiranės. Gjithsesi, pėr tė dyja kėto ballafaqime tė afėrta me njėra-tjetrėn nė kampionat, numri 1 i stolit tė Teutės do tė komentonte: - Lika, a mbetėt i kėnaqur nga loja e skuadrės nė ndeshjen e fituar pastėr me Elbasanin? - Sigurisht qė po. Ne fituam edhe ndaj Lushnjės, por nuk luajtėm aq mirė sa me Elbasanin. Ndaj Elbasanit mendoj se kemi arritur njė fitore tė merituar. E filluam gjithēka mirė, krijuam raste pėr shėnim, epėrsi nė lojė dhe, pėr pasojė, edhe shėnuam golin e parė. Mirėpo, mė pas, skuadra u tėrhoq disi nė gjysmėfushėn e saj, ēka i dha kurajo kundėrshtarit, qė mori frenat e lojės nė dorė. Kjo solli edhe barazimin e pėrkohshėm tė rezultatit tė ndeshjes. Kemi vuajtur shumė nė minutat e fundit tė pjesės sė parė, sepse na u dėmtua Tetova dhe Zėre. Me fillimin e pjesės sė dytė, u detyruam tė bėjmė ndryshime. Fatmirėsisht, kėto ndryshime na siguruan edhe suksesin. Nė njėfarė mase, fitorja erdhi edhe si rezultat i gabimeve tė kundėrshtarit, por, mbi tė gjitha, ėshtė meritė e skuadrės. - Nė momente tė caktuara tė ndeshjes me Elbasanin keni reaguar ashpėr ndaj gjyqtarit. Kjo do tė thotė se keni rezerva pėr gjykimin e Likjes? - Jo, nuk mund ta them kėtė. Megjithatė, mendoj se gjykimi nuk u ngrit nė nivelin e ndeshjes. Unė jam dakord qė gjyqtarė tė tillė qė kėrkojnė tė afirmohen, duhen pėrkrahur nga tė gjithė, por ama mendoj se mund tė bėhej njė zgjedhje mė e mirė pėr gjykimin e njė ndeshjeje tė tillė. Si ndaj nesh, ashtu edhe ndaj kundėrshtarit, gjyqtari bėri disa gabime qė rėnduan psikollogjikisht mbi futbollistėt. - Nė horizont duket ndeshja me Tiranėn... - Qė tani (pas ndeshjes me Elbasanin) kam filluar tė mendoj pėr Tiranėn. Fatkeqėsisht, dėmtimet e Zėres dhe Tetovės na e vėshtirėsojnė punėn pėr ndeshjen e ardhshme. Kam frikė se, si Zėre, ashtu edhe Tetova, nuk do tė riaftėsohen dot deri tė mėrkurėn, ditėn e ndeshjes me Tiranėn. - Me ē'pretendime shkoni nė kėtė ndeshje kyēe pėr vijueshmėrinė pozitive tė kampionatit? - Tirana, pavarėsisht se ka humbur ndaj Partizanit, ka vlera tė padiskutueshme. Madje, dėshtimi nė ndeshjen me tė kuqtė do t'i detyrojė kampionėt nė fuqi tė bėjnė autokritikė para sportdashėsve tė tyre. Prandaj, kjo ndeshje do tė jetė tepėr e vėshtirė pėr ne. - A mendoni se Teuta ka avantazhe psikologjike, sepse vjen pas njė fitoreje tė pastėr me Elbasanin, ndėrkohė qė kundėrshtari pas humbjes shokuese me Partizanin? - Jo, nuk mendoj kėshtu. Nuk duhet tė nisemi nga fakte tė tilla pėr ta gjykuar kėtė ndeshje. Tė tilla avantazhe psikologjike nė dukje, kur ekzagjerohen, japin mė tepėr efekte negative. Tirana ėshtė njė nga skuadrat mė tė mira tė kampionatit shqiptar dhe kjo do tė thotė shumė. Humbja e radhės nė kampionat nuk do tė thotė qė Tirana ėshtė nė vėshtirėsi. Llambi Kallēo 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#324
| ||||
| ||||
| Talenti 19-vjeēar ėshtė kthyer nė lojtarin kyē tė momentit pėr kuqeblutė Salihi: Po bėj vetėm detyrėn Vllaznia po rritet dita-ditės dhe, bashkė me rezultatet pozitive qė po merr, po evidenton edhe disa futbollistė tė rinj tė talentuar e me perspektivė. Njėri prej tyre ėshtė edhe Hamdi Salihi, autori i dy golave nė ndeshjen me Flamurtarin. Tashmė nuk bėhet mė fjalė pėr ndonjė debutues dosido, por pėr njė futbollist qė po mban peshėn kryesore tė skuadrės sė Vllaznisė. Nga Salihi, 19-vjeēari i talentuar i kuqebluve, janė kthyer sytė e tė gjithė sportdashėsve shkodranė, tė cilėt kėrkojnė qė Vllaznia e tyre tė ngjitet atje ku i takon. Pavarėsisht nga momenti i mirė qė po kalon, Salihi, nė fjalėt e tij, tregohet tepėr modest. Meritėn pėr golat e shėnuar ia dedikon tėrė skuadrės. "Vėrtet kam qenė unė ai qė kam shėnuar, por kjo nuk ėshtė vetėm meritė personale. Natyrisht, merita e golave tė mi u takon edhe dy sulmuesve kryesorė tė ekipit tonė, Sinanit dhe Martinit. Kėta dy lojtarė me emėr kanė qenė nė qendėr tė vėmendjes sė mbrojtjeve kundėrshtare dhe, nga kjo, kam pėrfituar mė shumė unė," ? ka thėnė pėr "Sportin shqiptar" futbollisti i Vllaznisė, Hamdi Salihi. Forma sportive qė po tregon ky lojtar i pėrfaqėsueses Shpresa nė javėt e fundit ėshtė vėrtet e admirueshme, po tė merren parasysh problemet qė ka kaluar Vllaznia muajt e verės. Sipas vetė futbollistit, kjo formė e mirė e tij vjen si rrjedhojė e punės qė ka bėrė nė stėrvitje dhe e ndihmės qė i kanė dhėnė shokėt e skuadrės: "Forma e mirė sportive qė gėzoj aktualisht ka ardhur si pasojė e punės sė mirė qė kam bėrė gjatė fazės pėrgatitore, ndonėse skuadra kaloi mes shumė problemesh. Sidoqoftė, jam pėrpjekur tė bėj mė tė mirėn dhe besoj se tani po korr frytet e kėsaj pune," - shton Salihi. Hamdi Salihi ėshtė vetėm 19 vjeē. Ai ėshtė lojtari mė i ri i formacionit kuqeblu, gjė e cila nuk e ka penguar aspak pėr tė qenė lojtari kyē i momentit pėr Vllazninė. Ai ėshtė golashėnuesi mė i mirė i kuqebluve, me 3 gola tė shėnuar. Vetė Salihi deklaron se, pėr tė, objektiv kryesor nuk ėshtė shtimi i numrit tė golave, por arritja e rezultateve pozitive tė skuadrės sė tij. "Dėshira ime, natyrisht, ėshtė qė ta ruaj kėtė formė sportive. Pėr sa i takon shėnimit tė golave, nuk e vras shumė mendjen pėr numrin e tyre. Rėndėsi ka fakti qė Vllaznia tė ecė pėrpara dhe tė arrijė suksese," ? e ka mbyllur deklarimin e tij Salihi, futbollisti 19-vjeēar i kuqebluve. Gjergj KOLA 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#325
| ||||
| ||||
| Drejtuesit dhe futbollistė vlonjatė i kėrkojnė Federatės drejtėsi nė gjykime Flamurtari: Na ndėshkoi gjyqtari Flamurtari i Vlorės, skuadra me tradita nė futbollin shqiptar, vazhdon tė "pėrpėlitet" nė fundin e tabelės sė renditjes sė Grupit A1. Humbja skualifikuese e mesjavės nė kupė, duket se ka ndikuar nė humbjen e qetėsisė sė duhur nė kampin kuqezi. Me goditjen tjetėr qė mori nga Vllaznia nė stadiumin "Loro Boriēi", Flamurtari vazhdon tė notojė nė ujėra tė turbullta. Menjėherė pas pėrfundimit tė ndeshjes, trajneri Ardi Bozhani ėshtė shprehur: "E kemi kontrolluar tėrėsisht pjesėn e parė tė ndeshjes, si nė lojė, ashtu edhe nė rezultat. Po ē'e do, gjatė gjithė lojės, gjyqtari, me veprimet e tij, na ka dėmtuar padrejtėsisht. Si tė mos mjaftonte kjo, nė rastet e tė dy golave, ne kemi goditur vetveten. Mbrojtėsit tanė i kanė dhuruar Salihit dhe Sinanit asiste, tė cilat nuk i kishin aspak tė vėshtirė t'i kthenin nė gol." Sulmuesi kryesor i skuadrės, Anesti Vito, njėherėsh edhe autor i golit tė vetėm tė kuqezinjve nė "Loro Boriēi", duke folur pėr kėtė humbje, edhe nga pozicioni i zėvendėstrajnerit, shprehet: "Skuadra jonė e kontrolloi mė mirė lojėn sesa kundėrshtari. Madje mund dhe duhet tė kishim shėnuar gola tė tjerė. Kur menduam se e kishim futur nė "dorė" fitoren, u ndėshkuam nė dy raste nga gabimet nė pasime tė mbrojtėsit Diamanti. Pėr sa i pėrket golit tė tretė, sulmuesi shkodran e ka prekur topin me dorė, pastaj e ka goditur pėr nė rrjetėn e portės sonė. Mirėpo gjyqtari nuk deshi ta shikonte kėtė faull. Aq e dukshme ishte "gafa" e gjyqtarit Guzja, sa sportdashėsit objektivė shkodranė kanė thėrritur nė kor: "Arbitri! Arbitri!" Sipas mendimit tė lojtarėve dhe trajnerit vlonjat, skuadra e Flamurtarit ka zhvilluar njė ndeshje me nivel tė mirė jashtė fushės sė saj, por, ēuditėrisht, ėshtė ndėshkuar nga gjyqtarėt. Sa herė qė skuadra luan jashtė fushės sė saj, hyjmė me frikė nė lojė, pėr arsye tė njėanshmėrisė sė gjykimeve nga gjyqtarėt. Nė ēdo dyluftim qė kishim me shkodranėt, ai jepte goditje dėnimi kundėr nesh, ndėrkohė qė pėr ne ka dhėnė vetėm 4 faulle, pa marrė parasysh rastin e golit tė tretė, kur sulmuesi shkodran e preku topin me dorė dhe shėnoi," - shprehet mė tej Vito. Nė pėrfundim tė fjalės sė tij, "njeriu i dyfishtė" i Flamurtarit i bėn apel FSHF-sė qė tė bėjė kujdes nė kėtė drejtim: "Me tė tillė gjyqtarė po na bezdiset kampionati dhe futbolli. Raste tė tilla nuk duhet tė anashkalohen nga komisionet pėrkatėse juridike tė FSHF-sė, por duhet tė ndėshkohen rreptėsisht, sipas rregulloreve teknike. Kam vėnė re se gjyqtarėt tanė i bėjnė padrejtėsitė vetėm ndaj ekipeve qė nuk kanė financa tė shėndosha, ēka tregon se edhe korruptohen." Kastriot Brahimi 'Sporti Shqiptar'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#326
| ||||
| ||||
| Ish-futbollisti i famshėm i bluve merr tani drejtimin e skuadrės Demollari, "timonieri" i Dinamos Sulejman Demollari ėshtė trajneri i ri i skuadrės sė Dinamos. Ai e ka bėrė prezantimin e tij me ekipin dje pasdite, nė njė takim tė zhvilluar nė mjediset e klubit "Dinamo", ku merrnin pjesė drejtuesit mė tė lartė tė skuadrės, tė gjithė futbollistėt dhe pėrfaqėsues tė mediave tė ndryshme sportive. Ka qenė presidenti i bluve, Mihal Delijorgji, ai qė e ka konfirmuar ardhjen e Demollarit nė krye tė ekipit vetėm pak ditė pas largimit tė Andrea Markos. Kjo zgjedhje e presidentit dinamovit ėshtė mbėshtetur unanimisht dhe ėshtė vlerėsuar shumė edhe nga shefi i klubit, Gjergj Ruli, drejtori teknik Mujo Targaj etj. Demollari ka njė karrierė tė pasur si futbollist, ndėrsa si trajner mė parė ka drejtuar vetėm ekipin tonė pėrfaqėsues. Ai ka qenė njė nga futbollistėt mė cilėsorė tė Dinamos dhe tė kombėtares sonė. Demollari ėshtė njė ndėr tė parėt futbollistė shqiptarė qė ka luajtur edhe nė kampionate tė huaja, ku mund tė pėrmendim atė rumun, grek, hungarez, dhe italian. Kohėt e fundit, Demollari ishte emėruar nga presidenti i Dinamos, Delijorgji, nė postin e menaxherit tė skuadrės. Nė takimin e zhvilluar dje, Demollari ka falėnderuar drejtuesit e Dinamos pėr besimin qė kanė treguar ndaj tij. Ai e ka quajtur kėnaqėsi tė qenit trajner i njė skuadre, mė tė cilėn ka kaluar momentet mė tė bukura tė karrierės sė tij futbollistike. Nė fjalimin e tij tė shkurtėr, trajneri i ri ėshtė shprehur se Dinamoja do ta kalojė shumė shpejt momentin e vėshtirė nė tė cilin ndodhet aktualisht. Pėr kėtė, ai ka kėrkuar bashkėpunimin e tė gjithė futbollistėve me stafin teknik dhe vlerėsim maksimal nga ana e tyre nė ndeshjet e ardhshme tė kampionatit. Trajneri Demollari do tė zhvillojė sot seancėn e parė stėrvitore, duke filluar pėrgatitjet pėr takimin e sė mėrkurės, me Elbasanin. Ndėrkohė pritet qė gjatė kėsaj jave tė zgjidhet edhe ndihmėstrajneri i Dinamos, vend qė pėr momentin ėshtė ende bosh.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |