Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Bota e Sportit | Futbolli

SuperLiga shqiptare

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 14-09-2003, 03:23
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore SuperLiga shqiptare

Te nderuar forumista :
Ketu mund te bashkebisedojme per kampionatin Shqiptar .
Rezultatet , renditjet si dhe informacione tjera c'do jave do i sjelli per kenaqesine tuaj.
Faleminderit....
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 14-09-2003, 03:27
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

JAVA E PARE E KAMPIONATIT KOMBETAR TE FUTBOLLIT (A1)

Rezultatet.

Partizani - Vllaznia 4 - 1
Teuta - Shkumbini 2 - 0
Dinamo - Besa 2 - 0
Elbasani - Flamurtari 2 - 1
Lushnja - Tirana 0 - 6

Renditja.

1.Tirana 3 pike
2.Partizani 3
3.Teuta 3
4.Dinamo 3
5.Elbasani 3
6.Flamurtari 0
7.Shkumbini 0
8.Besa 0
9.Vllaznia 0
10.Lushnja 0
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 14-09-2003, 03:28
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

KOMENTI I PERGJITHSHEM I JAVES SE PARE TE KATEGORISE SE PARE. ''A1''

Kampionati, Tirana luan tenis me Lushnjėn

Asnjė surprizė nė javėn e parė tė Kampionatit tė 65-tė Kombėtar tė Futbollit. Katėr nga skuadrat vendase arrijnė tė fitojnė, ndėrsa Tirana “shemb” ekipin e Lushnjės nė fushėn asnjanėse tė Beratit. Kėshtu Tirana, Partizani, Dinamo, Elbasani dhe Teuta siguruan trepikėshin e parė, duke zėnė pozicionet sipas renditjes sė mėsipėrme nė klasifikim. Tirana mundi thellėsisht 6-0 ekipin e Lushnjės, ndeshje e cila u luajt nė Berat pėr arsye rikonstruksioni tė stadiumit “Roza Haxhiu”. Fitore tė thellė mori dhe Partizani, duke mundur 4-1 Vllazninė. Dinamo fitoi 2-0 ndaj Besės. Dy golat e Stojkut i dhanė fitoren 2-1 Elbasanit ndaj Flamurtarit. Dhe goli i vetėm i Begesė, i dha fitoren Teutės kundra Shkumbinit. Javėn e dytė pritet me interes ndeshja Vllaznia-Teuta nė Shkodėr.


Lushnja–Tirana 0:6
Nė ndeshjen e luajtur nė Berat, ekipi kampion i Shqipėrisė, Tirana, ka fituar 6-0 ndaj Lushnjės. Takimi filloi me njė lojė tė mirė tė ekipit tė Tiranės. Sapo kishin kaluar tre minutat e para organizatori i saj ka vėnė nė shėnjestėr portėn e mbrojtur nga portjeri Rumun, Enea. Deri nė minutėn e 38, mbrojtja e ekipit tė Lushnjės ka rezistuar, por ka qenė minuta e 39-tė kur Mahir Halili hapi serinė e golave pėr Tiranėn. Njė minutė para pėrfundimit tė pjesės sė parė, Devi Muka e ka ēuar rezultatin 2-0. Nė pjesėn e dytė ekipi lushnjar filloi tė kėrkonte golin, por ka qėnė minuta e 64 kur golshėnuesi i Tiranės Indrit Fortuzi thellon rezultatin nė 3-0. Pesė minuta mė vonė, Halili ka shėnuar golin e dytė tė tij dhe tė katėrtin pėr Tiranėn. Futbollistėt krye-qytetas nuk janė kėnaqur me kėtė rezultat. Dy minuta para pėrfundimit tė ndeshjes, Sokol Bulku dhe Indrit Fortuzi kanė shėnuar dy gola tė tjerė pėr Tiranėn. Trajneri i Tiranės, Mema, tha se “skuadra e meritoi fitoren, pas njė loje tė bukur qė zhvilloi”.

Partizani–Vllaznia 4:1

Vllaznia ėshtė mposhtuar nga Partizani nė “Qemal Stafa”. Ndeshja ėshtė mbyllur 4-1, nė favor tė ekip kryeqytetas. Loja ka filluar e qetė nga tė dyja skuadrat dhe me disa raste pėr shėnim. Nė minutėn e 25 ekipi i Partizanit sulmoi tre herė radhazi portėn e Vllaznisė me anė tė Abilos, por pa rezultat. Njė minutė mė vonė braziliani ka arritur tė tundė rrjetėn e shkodranėve, duke u bėrė goli i parė i kampionatit. Pas 9 minutash ėshtė realizuar goli i dytė nga Muzaka pėr Partizanin. Pjesa e parė u mbyll me rezultatin 2-0 pėr vendasit. Nė pjesėn e dytė, ekipi i Vllaznisė filloi tė luante mė mirė dhe ariti qė nė minutėn 56 tė shėnonte golin e parė dhe tė vetėm tė takimit. Kur tė gjithė mendonin pėr njė barazim nga ana e shkodranėve, *censored*ioka ka shuar shpresat e Vllaznisė nė minutėn e 67. Nė tė 78-ėn sulmuesi brazilian Abilio ka vulosur rezultatin nė shifrat 4-1.

Dinamo–Besa 2:0

Dinamo ka fituar trepikėshin e parė tė kampionatit brenda fushės sė saj. Kryeqytetasit mundėn dje Besėn me rezultatin 2-0. Ekipi i Besės shkonte nė kryeqytet tė paktėn pėr tė marrė njė pikė, por kjo gjė nuk ndodhi. Ekipi i Dinamos ėshtė vėnė nė kėrkim tė golit qė nė minutat e para tė takimit. Pjesa e parė u mbyll me rrjeta tė paprekura. Ndėrkohė nė pjesėn e dytė dinamovitėt hynė nė fushė me synime pėr tė fituar ndeshjen. Kėshtu, nė minutėn e 50, sulmuesi Ilir Qorri entuziazmoi tifozėt tiranas, duke realizuar njė gol spektakolar, duke u krahasuar nga goditja me brazilianin Roberto *censored*los. Pas pėsimit tė golit, ekipi kavajas ėshtė tėrhequr nė gjysmėfushėn e tij. Dinamovitėt kanė pėrfituar nga kjo tėrheqje dhe nė tė 76-ėn, Bakalli ka shėnuar golin e dytė pėr ekipin e tij, duke vulosur rezultatin pėrfundimtar 2-0.

Teuta-Shkumbini 1:0
Edhe lojtarėt e qytetit bregdetar tė Durrėsit kanė arritur ta fillojnė mirė kampionatin. Teuta fitoi ndeshjen e parė pėrballė ekipit tė Shkumbinit me rezultatin 1-0. Ka qenė njė lojė e barabartė nga tė dyja skuadrat, por ka mbizotėruar efekti fushė nė rezultat. Pjesa e parė ėshtė mbyllur nė barazim 0-0. Nė pjesėn e dytė ekipi i Teutės bėri gjithēka pėr tė fituar. Nė minutėn e 67, Bespalla ka dhėnė njė pas tė saktė pėr Begenė dhe ky i fundit e ka ēuar topin nė rrjetėn e portės kundėrshtare, duke i dhėnė fitoren ekipit tė tij.

Elbasani–Flamurtari 2:1
Flamurtari nuk mundi tė pėrballonte dot sulmin e ekipit tė Elbasanas, duke humbur 2-1. Loja ka qenė e bukur nga tė dyja skuadrat, por vendasit arritėn tė bėnin njė presion nė portėn e vlonjatėve, duke shėnuar dy herė. Miqtė kanė kaluar tė parėt nė avantazh nė minutėn e 31, me anė tė Serianit. Por kjo nuk ka mjaftuar. Ka qenė kapiteni i Elbasanit, Gentian Stojku, qė ka pėrmbysur gjithēka nė favor tė skuadrės sė tij. Nė minutėn e 70, ai shėnon golin e barazimit pėr skuadrėn e Elbasanit dhe, 2 minuta para pėrfundimit, atė tė fitores dhe tė dytin nė emrin e tij.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #4  
Te vjeter 14-09-2003, 03:32
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Java 2.

Flamurtari-Tirana 0-3
Partizani-Lushnja 1-0
Besa-Elbasani 1-1
Shkumbini-Dinamo 1-4
Vllaznia-Teuta 0-2

Renditja N F B H Gol P

1.Tirana 2 2 0 0 9-0 6
2.Dinamo 2 2 0 0 6-1 6
3.Partizani 2 2 0 0 5-1 6
4.Teuta 2 2 0 0 3-0 6
5.Elbasani 2 1 1 0 3-2 4
6.Besa 2 0 1 1 1-3 1
7.Flamurtari 2 0 0 2 1-5 0
8.Shkumbini 2 0 0 2 1-5 0
9.Vllaznia 2 0 0 2 1-6 0
10.Lushnja 2 0 0 2 0-7 0
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #5  
Te vjeter 14-09-2003, 03:36
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Komenti i javes se dyte.

Tirana, ritėm kampionėsh edhe nė Vlorė

Bardheblutė fitojnė lehtėsisht 3-0 ndaj Flamurtarit, duke qenė shumė superiorė
Flamurtari e ka filluar kampionatin mjaft keq. Nė dy ndeshjet e para ka pėsuar vetėm humbje dhe ka njė golaverazh negativ 1-5. Pra, sikurse shihet, nuk ka ku tė shkojė mė keq ky Flamurtari i kėtij fillimkampionati. Nė ndeshjen me Tiranėn skuadra e kuqezinjve ėshtė paraqitur mjaft anemike, pa shpirt gare dhe me gjendje fizike pėr tė dėshiruar. Flamurtari nuk arriti gjatė 90 minutave t'i kundėrvihej Tiranės dhe, nė momente tė veēanta, kur loja ishte e ekuilibruar, tiranasit e kanė qarkulluar lirshėm topin me njė takim. Bardheblutė kanė shėnuar 3 gola, pėr faj tė gabimeve nė vendosje tė mbrojtėsve vlonjatė, tė cilėt, me lėvizjet e tyre krijonin hapėsira tė lira pėr kundėrshtarin.

Besa-Elbasani, miqėsisht nė "Niko Dovana"

Kavajasit dhe elbasanasit e mbyllin nė barazim 1-1
Takimi midis Besės dhe Elbasanit ėshtė karakterizuar nga episode interesante loje dhe raste tė shumta pėr shėnim, tė cilat nuk u realizuan, mė tepėr pėr mospėrqendrim para porte tė sulmuesve dhe lodhje fizike, veēanėrisht nė pjesėn e dytė tė takimit. Elbasanasit e nisėn lojėn mė mirė dhe u duk se do ta kishim mė tė lehtė me Besėn, pas atij rasti tė pastėr tė Stojkut nė minutėn e 3-tė dhe tė golit tė Memellit nė minutėn e 7-tė. Nė tė vėrtetė, nuk ndodhi kėshtu, pasi Besa e rriti lojėn e saj, duke vėshtruar mė tepėr portėn e Gogunjės. Nga ana tjetėr, Elbasani reagoi me kundėrsulmin e rrezikshėm, me Stojkun dhe Memellin. Kėta dy tė fundit, nėse do tė ishin treguar mė tė saktė nė finalizim, do ta kishin ndėshkuar pėrfundimisht Besėn e Kavajės. Gjithsesi, insistimi i Besės pėr tė barazuar u konkretizua me penalltinė e fituar nė minutėn e 37-tė. Kavajasit kanė arritur tė shėnojnė edhe golin e dytė, mirėpo, pėr fatin e tyre tė keq, ėshtė anuluar nga gjyqtari anėsor i ndeshjes. Nė pjesėn e dytė tė takimit tė dyja ekipet treguan shenja lodhjeje, gjė qė u shoqėrua me njė ulje tė ritmit tė lojės. Duhet thėnė se takimi midis Besės dhe Elbasanit nuk u ngrit mbi nivelin mesatar.

Partizani vazhdon me pike te plota.

Partizani fiton minimalisht 1-0 me Lushnjėn pėr javėn e dytė tė kampionatit. Tė kuqtė e teknikut Spahiu i janė falur golit mjeshtėror me goditje dėnimi nga jashtė zone tė elbasanasit Dorian Bylykbashi. Ky ka qenė dhe momenti mė i bukur i tė gjithė 90-minutėshit tė luajtur. Ndeshja ka filluar e shpejtė pėr tė dy skuadrat, por me njė epėrsi tė lehtė tė tė kuqve. Megjithatė fundi i 45 minutave tė parė ka qenė barazimi pa gola. Asnjėra nga skuadrat nuk ka mundur tė rrezikojė seriozisht portėn kundėrshtare. Ndėrkohė qė vetėm dy minuta pas fillimit tė pjesės sė dytė, Bylykbashi shėnon njė gol tė mrekullueshėm, duke i dhuruar avatazhin Partizanit. Qė nga ai moment lushnjarėt kanė dominuar pothuasje takimin, por pa mundur tė gjejnė golin e barazimit, i cili do t’iu dhuronte dhe pikėn e parė nė kėtė sezon.

Rragami: "Vllaznia, duhen ndryshime ne loje"
Mjeshtri i Merituar i Sportit, nje nder ish-futbollistet me te mire te Vllaznise ne vitet '60-'70, Ramazan Rragami, tha pas humbjes se pesuar te marten ne Stadiumin "Loro Borici" nga Teuta 2-0, se Vllaznia ka nevoje per ndryshime te medha ne loje. "Futbollistet shkodrane kane nevoje per ndryshime ne konceptimin dhe menyren e lojes. Eshte e pafalshme qe gjate 90 minutave lojtaret tane te mos jene ne gjendje te krijojne raste per shenim, theksoi ai. E gjithe kronika e lojes flet per nje varferi te lojes. Ndaj eshte detyre paresore qe te punohet me mire ne te gjitha repartet, por theksi duhet te vihet tek sulmi dhe mesfusha, ku dhe jane dobesite me te medha. Sot futbolli luhet sipas koncepteve te reja dhe me skema qe mund te ndryshojne disa here nga trajneret sipas momenteve qe krijohen". Krahas punes per eleminimin e dobesive nga drejtuesit e ekipit, ai vuri ne dukje se Vllaznia ka nevoje per disa lojtare me pervoje.

DINAMO :
Mesfushori i bluve mendon se pas dy fitoreve tė para, skuadra ka fituar pėrqendrimin e duhur
Qosa: Ekipi po pėrmirėsohet dukshėm
Futbollistėt e Dinamos, tė kėnaqur nga dy fitoret e dy javėve tė para tė kampionatit, mendojnė se skuadra do tė pėrmirėsohet mė shumė nė javėt e ardhshme. Njėri prej tyre ėshtė edhe mesfushori korēar, Rigels Qosa, i cili luan sezonin e tij tė tretė me blutė e kryeqytetit. Ai ėshtė shprehur se Dinamoja po kalon njė moment shumė tė mirė pas fitores me Shkumbinin, ndėrsa pritet qė brenda pak javėsh tė arrijė nė formėn e saj mė tė mirė. Lojtari qė i ka provuar tė gjitha pozicionet nė mesfushė, pohon se fitorja e fundit me Shkumbinin i ka dhėnė shumė dorė skuadrės, duke e rregulluar shumė anėn psikologjikė tė lojtarėve. Mė konkretisht nė lidhje me dy ndeshjet e zhvilluara, Qosa ėshtė shprehur:
"Morėm atė ēka kėrkuam, pavarėsisht se loja nuk ka qenė nė lartėsinė e duhur. Gjashtė pikėt e fituara ndaj Besės e Shkumbinit sollėn njė atmosferė tjetėr brenda skuadrės, pas paraqitjes jo tė mirė qė bėmė me Lokerenin e Tiranėn
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #6  
Te vjeter 14-09-2003, 03:39
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Java e trete



Tirana-Besa 7-1

0-1 Kuli 18, 1-1 Sina 32, 2-1 Lici 50, 3-1 Dabulla 52, 4-1 S.Bulku 60, 5-1 Fortuzi 76, 6-1 Xhafa 80, 7-1 A.Tafaj 93



Teuta-Partizani 1-1

0-1 Muzaka 52, 1-1 Mancaku (p) 86

Dinamo-Vllaznia 3-0

1-0 Qosa 17, 2-0 Ziambo 47, 3-0 Ziambo 85

Elbasani-Shkumbini 5-0

1-0 Memelli 5, 2-0 Muca 20, 3-0 Ablade 34, 4-0 Memelli 57, 5-0 Stojku 59

Lushnja-Flamurtari 1-0

1-0 Kornea (p) 40
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

Modifikuar per here te fundit nga AlbShkodra : 25-09-2003 ne 20:28.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #7  
Te vjeter 14-09-2003, 03:40
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Renditja N F B H Gol P

1.Tirana 3 3 0 0 16-1 9
2.Dinamo 3 3 0 0 9-1 9
3.Elbasani 3 2 1 0 8-2 7
4.Partizani 3 2 1 0 6-2 7
5.Teuta 3 2 1 0 4-1 7
6.Lushnja 3 1 0 2 1-7 3
7.Besa 3 0 1 2 2-10 1
8.Flamurtari 3 0 0 3 1-6 0
9.Vllaznia 3 0 0 3 1-9 0
10.Shkumbini 3 0 0 3 1-10 0
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #8  
Te vjeter 14-09-2003, 03:42
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Shenuesit

5 gola: Qorri
(Dinamo); 4 gola:
Fortuzi (Tirana);
3 gola: Stojku, Memelli (Elbasani;
2 gola: Halili, Mukaj, S.Bulku (Tirana), Abilio (Partizani), Ziambo (Dinamo), Mancaku (Teuta)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #9  
Te vjeter 14-09-2003, 03:46
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Komenti i javes 3.

Kampionati: Dinamo ndjek Tiranen, Partizani ndalet
Pas javes se trete, blute e Andrea Markos mbeten me pike te plota, pas 3-0 me Vllaznine, ashtu si dhe kampionet. Te kuqte u barazuan 4 minuta para fundit te takimit ne Durres, nga Teuta vendase pas nje penalltie shenuar nga Mancaku. Shkumbinit i del kallaji edhe ne Elbasan: 0-5. Flamurtari, Vllaznia e Shkumbini ne krize te thelle, mbyllin tabelen me nga 3 humbje .
TIRANE  Dinamo mbetet ndjekesja e vetme e Tiranes me pike te plota, pas javes se trete te kampionatit kombetar te futbollit, Grupi A1. Blute e Markos fituan thellesisht dhe me lehtesi ndaj Vllaznise, 3-0 ne Qemal Stafa, me gola te Qoses e Ziambos (2), duke pasur 3 fitore, po aq sa kampionet, por me golaverazh me te keq (9-1 ndaj 16-1). Partizani u duk se do te plotesonte sundimin e kryeqytetit ne kampionat, sepse kryesonte ne Durres 1-0 deri ne 86 (gol i Muzakes), por pikerisht atehere Mancaku ktheu ne gol nje penallti. Elbasani eshte ngjitur ne vend te trete, fale golaverazhit dhe fitores 5-0 ndaj Shkumbinit ne Ruzhdi Bizhuta, ndersa Lushnja arriti te marre piket e para ne kete edicion, me fitoren 1-0 ne Berat ndaj Flamurtarit e gol te rumunit Kornea me penallti. Nje dite me pare, pra te premten, Tirana kishte mundur keqazi, Besen ne Selman Stermasi, 7-1.

Ne Qemal Stafa, premtimet shkodrane per te dale me pike nga Tirana nuk kane pasur asnje baze. Dinamo luajti me mire, shenoi shpejt ne te 17-en minute me ane te korcarit Qosa, pas nje aksioni te bukur si skuader. Ashtu si gjithnje, blute luajten me qetesi dhe ne fillim te pjeses se dyte Ziambo realizoi edhe golin e dyte. Me pas afrikani shenoi edhe nje here, por goli nuk u quajt i rregullt per shkak pozicioni jashte loje. Shkodranet mbeten me 10 vete, pasi mbrojtesi i ri, Luka doli me karton te kuq per nje nderhyrje te rende dhe Ziambo plotesoi fitoren e vendasve ne 85.

Niko Dovana ishte stadiumi qe, i mbushur nga 5.000 tifoze, qe priti takimin me te rendesishem te javes. Teuta zhvilloi me shume vellim loje, por Partizani i Ilir Spahiut ishte me konkret. Ne pjesen e pare ishte braziliani Abilio qe humbi nje rast te mire per shenim goli, i shqetesuar edhe nga nje nderhyrje e sakte e Zeres. Ndersa ne fillim te se dytes, Gjergji Muzaka shenoi nga fare afer, fale topit te marre pikerisht nga Abilio. Sulmi durrsak ishte mjaft mire i mbuluar nga miqte, dhe u duk se te kuqte do te fitonin, por nuk ndodhi keshtu. Pasi trajneri Bici nderroi Begene e Khumalon, Mancaku fitoi dhe ktheu ne gol nje 11-metersh, duke u treguar i sakte para portierit Nallbani. Partizani u duk qarte se kishte shkuar per fitore ne Durres, sepse krijoi raste edhe ne minutat e mbetura (7, bashke me shtesen), me Bejzaden e Ardit Beqirin.

Elbasani, tani i treti, nuk vuajti thuajse aspak ndaj peqinasve te shnderruar. Korcari Memelli shenoi qe ne 5, Bujar Muca dyfishoi shifrat brenda zones, pas nje topi te marre serish nga Memelli, ndersa ganezi Ablade e mbajti fjalen e dhene duke shenuar golin e tij te pare ne kampionatin shqiptar. Kaq per 45 e para. Ne cerekoreshin e pare te se dytes, edhe nje here shenoi Memelli (me koke) dhe vulosi fitoren e thelle, kapiteni Gentian Stojku, ne 59.



VLLAZNIA :
Skuadra e Veriperendimit, themeluesja e futbollit shqiptar (me 1919) prej shume e shume vitesh nuk e shikon veten ne kete pozicion, pra e parafundit, pa asnje pike dhe me golaverazhin negativ, -8. Per me teper, sic tregojne komentatoret radiofonike dhe gazetaret nga Shkodra, skuadra ka shume dobesi ne loje, tregon nje pergatitje fizike te dobet dhe deshire te paket per loje.
Tronditja e krijuar nga vdekja e ish-presidentit Cela ende nuk eshte larguar, ndonese ne krye eshte nje tjeter president Cela. Nga skuadra e sezonit te kaluar jane larguar Devolli, Ishka, Romanishin, Bejzade, Elvin Beqiri, ndersa nga ajo qe doli kampion me 2001 kane mbetur vetem Osja, Zmijani, Belisha, Sinani, Martini, Kaci e Teli. Ne ekip ka shume emra te rinj si Salihi, Kraja, Bishja, Mashi, Hoti apo Luka. Mungesa e pergatitjes se duhur gjate veres po nxjerr krye tani, duke e detyruar pasardhesin e trajnerit Zhega, Haxhiosmanovicin qe te shpike nje faze pergatitore gjate zhvillimit te kampionatit. Ne te vertete, Vllaznia ka vuajtur edhe nga nje kalendar i hekurt i fillimit, por edhe ne dy javet e ardhshme nuk premtojne ndonje gje me te mire. Ne javen e peste 9 here kampionet e Shqiperise presin ne Loro Borici Elbasanin, ndersa nje jave me pas, me 27 shtator, zbresin per here te trete ne Qemal Stafa per te luajtur me Tiranen.

SHKUMBINI :

Shkumbini perben nje tjeter viktime te kampionatit te 65-te kombetar te futbollit. Pas 9 vjet paraqitje te mire (shpesh njollosur nga akuzat per dhune ne fushen e vet), skuadra peqinase po njeh periudhen me te veshtire qe nga 1994. Specialisti i futbollit, Gezim Kasmi, leshoi nje batute ne emisionin e Radio Tiranes, Nga njera ndeshje, ne tjetren. Peqini ka zhavorr nuk ka nafte, - tha ai, - prandaj ai eshte dobet ndersa Bylis e Naftetari jane mire. Largimi i presidentit Pirro Angjeli ka bere qe shume lojtare te largohen nga Peqini (Zaccanti, Cilufia, Machado, Bubeqi, portieri Osmani, Stavri, Klodian Dervishi, Oltion Osmani), ndersa faza pergatitore te ishte e manget. Rezultatet po duken, jo thjesht ne 3 humbje, por edhe ne 10 golat e pesuar.

FLAMURTARI :

Se fundi Flamurtari, por jo i fundit. Per nga rendesia ne futbollin shqiptar, ne kete treshe, vjen drejt e pas Vllaznise. Prej vitesh ishte keq (qe nga 1997), por tani eshte shpartalluar fare. Edhe nga kuqezinjte jane larguar lojtare: Billa, Nenaj, Driza etj. Per me keq, thuajse nuk ka bere dot faze pergatitore, per shkak te problemeve financiare me presidentin Selami. Ka disa vjet qe i shpeton renies per me poshte, por ky vit duket fatal.

LUSHNJA :

Canaj: Lushnja, tashme e cliruar psikologjikisht

Ana psikologjike kishte te bente shume ne kete ndeshje. E rendesishme ishte qe fituam, pavaresisht nga loja, sepse na duhej ky sukses. Ne kemi nje ekip mesatar, ne te cilin secili lojtar duhet te jape maksimumin qe te arrijme rezultatet e duhura. Pas dy goditjeve qe morem, sidomos pas asaj me Tiranen, kjo fitore do sherbeje psikologjikisht, sepse aspektet e tjera te lojes se futbollit ne i kemi pasur ne rregull. Kjo sidomos ne takimin me Partizanin. Por le te qendrojme, me mire me kembe ne toke. Ndeshjet e ardhshme do te jene te veshtira (Radio Tirana) 'KORRIERI'

Zhupa: Dinamo, fitore e merituar ndaj Vllaznise

Nuk mund te thuhet se ishte nje ndeshje krejtesisht e lehte, ndonese rezultati ashtu tregon. Ne jemi te kenaqur, ne pergjithesi nga loja, por jemi ne vazhden e pergatitjes sa me mire te skuadres. Mund te themi se lojtaret jane duke arritur formen e tyre me te mire, gje qe na sherben per te synuar objektivin: titullin. Shpresojme te vazhdojme te mbetemi me pike te plota edhe pas derbit me Partizanin.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #10  
Te vjeter 18-09-2003, 15:32
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kupa e Shqiperise!

FOTBOLL - KUPA E SHQIPERISE :

Rezultatet e turit te pare :
Ne (kllapa) rezultati i ndeshjes se pare.

Bylis-Permeti 2-0 (4-1)
Beslidhja-Suci 0-0 (5-0)
Tomorri -Skarapri 2-0 (4-0)
Egnatia-Domosdova 11-0 (4-1)
Luftetari-Butrinti 5-1 (1-0)
Dajti-Burreli 1-0 (1-0)
Pogradeci-Maliqi 2-1 (2-1)
Iliria-Nacional 0-1 (1-2)
Skenderbeu-Gramozi 5-1 (0-0)
Delvina-Tepelena 5-1 (2-3)
Kastrioti-Rresheni 6-0 (4-1)
Sopoti-Fushembreti 0-1 (0-2)
Memaliaj -Kelcyra 2-0 (0-2)
Ada -Albania 3-2 (3-4)
Cerriku-Gramshi 5-1 (2-2)
Devolli-Melesini 3-1
Albpetrol-Policani 4-0 (2-2)
Laci-Kukesi 5-0 (3-1)
Aplonia-Cakrani 4-1
Erzeni-Clirimi 0-2




Janė luajtur 16 ndeshjet e para tė turit tė dytė tė Kupės sė Shqipėrisė :

Turi i dytė i kupės, jo pa surpriza

Dje, nė 16 fusha futbolli tė qyteteve tė ndryshme tė Shqipėrisė, ėshtė folur vetėm me gjuhėn e kėtij sporti. Kėtė herė, kundėrshtarėt kanė ardhur nga kahe krejtėsisht tė kundėrta, sepse skuadrave inferiore, tė dala fitimtare nga turi i parė i kėsaj veprimtarie kombėtare, u janė bashkuar edhe ato tė Grupit A1. Nuk ka pasur shumė surpriza, kryesisht nė rezultatet e fiksuara pas 90-minutėshave tė parė tė turit tė dytė tė Kupės sė Shqipėrisė, por ka pasur bollėk golash e kartonėsh. Rekordin e golave tė shėnuar nė kėtė "akt" tė kėsaj veprimtarie, pėr turin e dytė, e mban ndeshja Fushė-Mbreti-Partizani, ku janė shėnuar plot 10 gola. Nga kėta, tė kuqtė kryeqytetas kanė realizuar 8 gola, duke ua lėnė vetėm 2 herė kėnaqėsinė e prekjes sė rrjetės sė tyre vendėsve. Gjithsesi, pėr Fushė-Mbretin, dje ka qenė njė festė e vėrtetė, sepse mysafire kanė pasur njė skuadėr me emėr nė futbollin shqiptar, Partizanin. Kėsisoj, humbja ka dalė pothuajse nė plan tė dytė. Interesant duket barazimi i arritur nė ndeshjen e luajtur nė Pogradec, mes vendėsve dhe Dinamos. Trajneri i bluve, Andrea Marko, ka pasur disa mungesa titullarėsh nė formacion, por edhe tė tjerėt qė kanė luajtur nuk janė mė pak tė njohur. Ish-skuadra e tij, Pogradeci, ka arritur ta frenojė Dinamon nė fushėn e saj, duke i marrė njė barazim 1-1 nė ndeshjen e parė tė kėtij turi. I befasishėm ka qenė edhe rezultati i arritur nga skuadra e sapokrijuar kėtė sezon, FC Nacionali. Kryeqytetasit kanė mposhtur skuadrėn laēiane me pretendime nė grupin A2, 2-0, nė ndeshjen e parė tė turit tė dytė tė kupės. Nė kėtė rrugė ka ecur edhe Luftėtari i Gjirokastrės, skuadėr e cila ka triumfuar ndaj "superskuadrės" sė Grupit A2, Bylisit. Gjirokastritėt kanė shėnuar dy herė nė portėn e miqve, duke e mbajtur tė paprekur rrjetėn e tyre. Nė derbin e veriut, Ada-Vllaznia, kuqeblutė kanė fituar pa shumė sforcim ndaj fqinjve tė Velipojės, 2-0, duke shėnuar kėshtu suksesin e parė nė kėtė sezon tė ri futbollistik. Po kėshtu, edhe kampionėt nė fuqi, bardheblutė, nuk e kanė pasur tė vėshtirė tė fitojnė ndaj modestėve tė Cėrrikut, 3-0. Sidoqoftė, duke i lėnė paksa mėnjanė rezultatet teknike tė ndeshjeve tė para tė turit tė dytė tė kupės, vėren se konkurrenca nuk ka qenė edhe aq e vogėl. Gjithashtu, ėshtė marrė njė numėr i konsiderueshėm kartonėsh tė kuq, pa llogaritur kėtu tė verdhėt, ēka tregon se kjo garė nuk ėshtė parė nga askush me syrin sa pėr tė kaluar radhėn. Madje, disa skuadra tė kategorisė sė dytė, duke pasur privilegjin e tė luajturit nė shtėpinė e tyre, kanė arritur t'i frenojė "tė mėdhatė".
Gjithsesi, nuk mund tė thuash se ndeshjet e kthimit do tė jenė vetėm njė formalitet, sepse asgjė nuk ėshtė pėrcaktuar nė 90-minutėshat e djeshėm. Ka ēifte qė mbajnė brenda tyre mjaft enigma, pėr sa i takon skuadrės qė do tė kualifikohet pėr mė tej. Tė presim datėn 30 shtator, kur do tė zhvillohen ndeshjet e kthimit tė turit tė dytė tė kupės, pėr tė parė se kush do ta hedhė "lumin" pėr mė tej.

Modifikuar per here te fundit nga AlbShkodra : 27-09-2003 ne 00:48.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #11  
Te vjeter 18-09-2003, 16:10
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Takimet e para te turit te dyte te Kupes se Shqiperise

Ada-Vllaznia 0-2
Kastrioti-Beselidhja 2-1
Dajti-Veleciku 2-0
Skenderbeu-Shkumbini 1-1
Luftetari-Bylis 2-0
Cerriku-Tirana 0-3
Pogradeci-Dinamo 1-1
Egnatia-Teuta 0-1
Fushembreti-Partizani 2-8
Devolli-Elbasani 1-1
Naftetari-Besa 2-2
Tomori-Clirimi 1-0
DelvinaApolonia 5-0
Albpetrol-Flamurtari 0-2
Memaliaj-Lushnja 0-3
FC NacionalLaci 2-0

Takimet e kthimit do te luhen me 30 shtator.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #12  
Te vjeter 20-09-2003, 15:26
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Tirana udhėton pėr nė Peqin. Vllaznia e “rrudhur” pret Elbasanin

Kampionati servir derbin kryeqytetas
Partizani kundra Dinamos. Sezoni nis kėtu

Java e tretė e Kampionatit Kombėtar, servir derbin e kryeqytetit, nė njė sfidė, ku do tė pėrqėndrohet dhe vėmendja sportive nė kėtė tė shtunė.Rrokadė nė kreun e renditjes vėshtirė se mund tė pritet, por skuadrat qė akoma nuk kanė siguruar pikėt e para kanė mundėsinė pėr tė shfrytėzuar kalendarin, pėrjashto kėtu Shkumbinin, qė do tė ketė njė provė tė vėshtirė kundra Tiranės sė Memės. Mesjava ka thyer disi qetėsinė e javės sė tretė, ku ka patur lėvizje tė shumta, si nė pankinė ashtu dhe me transferimet e lojtarėve. Teuta ka rimarrė edhe njėherė Hasan Likėn, pas dorėheqjes qė ka bėrė trajneri i mėparshėm Bici, ndėrsa Brashini dhe Rizvanolli janė rikthyer edhe njė herė nė arenėn e futbollit shqiptar. I pari ėshtė rikthyer pėrsėri nga Partizani, ndėrsa i dyti te Dinamo, pas njė aventure jashtė shtetit. Nuk mund tė thuhet se kėto lėvizje kanė ecur tė qeta, pėrkundrazi, presidentėt janė kujtuar disi vonė pėr tė tilla gjėra, sepse afati i federimeve ka mbaruar dhe FSHF-ja, me tė drejtė, bėhet pengesė pėr aktivizimin e tyre. Duke iu rikthyer ndeshjeve tė sotme, derbi Partizani-Dinamo do tė tregojė se cila nga kėto dy skuadra ėshtė mė e afta pėr tė rivalizuar kampionen nė fuqi, Tiranėn. Dhe kėtė gjė e konfirmon vetė tekniku i Dinamos, Andrea Marko: “Do vazhdojmė serinė e fitoreve dhe do tė rivalizojmė Tiranėn nė rrugėn drejt titullit”, shprehet kreu i bluve. Nga kampi tjetėr, tė njėjtėn dėshirė ka dhe tekniku Ilir Spahiu, qė Partizanin e tij nuk e mėnjanon aspak nga lufta e gjatė pėr titull. “Duhet tė mbajmė hapin e Tiranės, deklaron Spahiu, e pėr tė bėrė kėtė, duhet tė mundim njė nga kryesueset”. E thėnė shkurt, gjithēka ėshtė e hapur, ajo qė do tė gabojė mė pak do tė ketė mė tepėr shanse pėr tė marrė njė trepikėsh. Nėse do tė jetė Dinamo, atėherė bardheblutė duhet tė bėjnė kujdes, e nėse do tė jetė Partizanim ai qė do tė dalė kokėlart nga “Qemal Stafa”, e kotė tė flasėsh mė pas pėr Tiranėn. Dhe duke u ndalur te Tirana, ajo thjesht do tė luajė nė Peqin, kundra njė Shkumbini qė deri tani ka njohur humbjen. E vėshtirė pėr vendasit qė tė marrin njė pikė, ndonėse ato janė tepėr tė domosdoshme, por skuadra e Memės deri tani ka treguar se ėshtė nė njė tjetėr planet. Shifrat flasin qartė: 16 gola nė 3 ndeshje tė trembin. Por Mema nuk e jep veten. “Dua tre pikė dhe jo shumė gola, ka thėnė dje tekniku nė stėrvitjen e fundit tė bardhebluve nė “Selman Stėrmasi”, pėrpara nisjes pėr nė Peqin.Me interes do tė pritet sot dhe ndeshja e Vllaznisė kundra Elbasanit. Shkodranėve, pasi u “rrėshqiti” nga duart Klodian Duro, u mbetet qė tė mendojnė pėr tė marrė pikėt e para dhe tė kthehen nė nivelin qė kanė patur kėto vitet e fundit. Trajneri serb, Haxhiosmanoviē, do tė mbėshtetet tek i njėjti grup lojtarėsh, qė ka patur nė dispozicion qė nga fillimi i kampionatit, ku sulmi, i formuar nga dyshja Sinani-Martini, duhet tė kthejė tifozėt nė shkallėt e tempullit shkodran, “Loro Boriēi”.

Java e katėrt

Teuta-Lushnja
Partizani-Dinamo
Vllaznia-Elbasani
Shkumbini-Tirana
Besa-Flamurtari

Renditja

1.Tirana 9
2.Dinamo 9
3.Elbasani 7
4.Partizani 7
5.Teuta 7
6.Lushnja 3
7.Besa 1
8.Flamurtari 0
9.Vllaznia 0
10.Shkumbini 0
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!