| Cfare ju duhet te dini? |
|
#281
| ||||
| ||||
| Morati jep doreheqjen ! MASSIMO MORATTI dhe 4 keshilltaret e tij ''Marco Tronchetti Provera, Paolo Giulini, Angelo Mario Moratti dhe Angelo Moratti'' dhane doreheqjen nga presidenca e klubit ''Black&Blu''. Ne vendin e Moratit per momentin eshte vene zevendes presidenti ''Giacinto Facchetti'' ''Inter.it'' |
|
#282
| ||||
| ||||
| Momenti i artė pėr Francesco Totin Shpreson qė tė jetė protagonist dhe nė pjesėn e dytė tė sezonit, pastaj me tė kaltėrit nė finalet e "Euro 2004". Paralelja krahasuese me Maradonėn ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe. Nė projektin e tij ėshtė dhe martesa me Ilari Blasin dhe "kjo nė verėn e ardhshme". Eshtė Francesko Toti qė i bėn tė ditura kėto pėrpara kamerave tė TG1. "Sezoni i kaluar shfaqi Romėn mė tė keqe, pohoi Toti. Nuk mund tė shkonte mė keq. Por nė kėtė sezon starti ishte me kėmbėn e duhur. Arritėn tre-katėr futbollistė, qė ndryshuan mjedisin". "Ndėrkohė grupi i veteranėve u kthye nė nivelin mė tė mirė. Kjo shpjegon dhe vendin e parė qė mban Roma. Pėr tė arritur te titulli kampion duhet tė vazhdojmė rrugėn e fitoreve",- thekson mė tej Toti. Kapiteni i Romės shpjegon dhe rolin e rėndėsishėm tė trajnerit Fabio Kapelo. "Eshtė e rėndėsishme tė kesh njė trajner si ai. Tė pėrcjell besimin dhe qetėsinė, tė rrit. Kapelo ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr rritjen e tė rinjve". Ēfarė provoi Toti nė golin e tij tė dytė me Sampdorian, qė u krahasua me Maradonėn dhe Pelen? "Maradona dhe Pele kanė bėrė historinė nė futboll dhe pėr mua kjo ėshtė pėrgjegjėsi e madhe". Toti trajton dhe raportin me tė fejuarėn e tij. "Ilari me pėrcjell qetėsinė, mė ka bėrė tė rritem si njeri dhe si futbollist. Martesa? Kėtė verė ėshtė evropiani, ndaj duhet tė mendohem. Mund tė mos jetė kjo verė". |
|
#283
| ||||
| ||||
| Zgjidhja Faketi pėr njė kohė tė gjatė Ishte njė ditė e gjatė pune ajo e djeshmja pėr Xhakinto Faketin, ishte njė ditė "si tė tjerat" pėr Masimo Moratin. Presidenti i ri dhe i vjetėr kėrkojnė qė tė venė nė lėvizje makinėn, pas dorėheqjes sė paraqitur nga Masimo Morati dhe pesė anėtarė tė bordit drejtues tė Interit. Njė keqardhje e madhe nė shtėpinė e "zi-kaltėrve". Por kurimi mė i mirė ėshtė tė harrohet humbja dhe zhgėnjimi, pėr t'iu drejtuar merkatos sė transferimeve. Adriano dhe Stankoviē arrijnė sė shpejti nė Milano dhe pse fjala e fundit nuk u tha dhe dje. Dorėheqja e Masimo Moratit "nuk ėshtė njė dramė" sikundėr e vlerėson vetė ai. Por megjithatė mbetet njė shėnjė ndryshuese nė shoqėri. Xhakinto Faketi sikundėr shpjegon Morati ėshtė "njė zgjedhje pėr njė kohė tė gjatė", pasi "ai ėshtė njeriu i duhur, me pėrvojėn e nevojshme, me ndershmėrinė e kristaltė dhe dedikimin e madh pėr Interin. Pa folur se ai ėshtė njė mik i madh pėr mua". Morati kėshtu nuk kėrkon tė rimendohet pėr aktin e ndėrmarrė edhe pse shoqėria mbetet nė duart e familjes sė tij. Emri Morati do tė mbetet pėr gjithnjė emblema spikatėse e klubit tė Interit. Ishte gruaja e Masimos, Milly qė e kėshilloi tė bėnte hapin prapa, pas ndeshjes sė tė Dielės, qė befasoi jo pak, duke filluar nga trajneri Zakeroni. "Puna ime sigurisht do tė jetė mė e vėshtirė, pohoi Zakeroni. Do tė jetė njė handikap pėr shoqėrinė mungesa e Moratit, pasi ai ishte njė pikė referimi. Ndihem dhe unė fajtor", theksoi Zakeroni. I befasuar ishte dhe Faketi: "Ishte njė lėvizje qė nuk e prisja, qė u kristalizua vetėm pak minuta pėrpara mbledhjes sė bordit drejtues. Ndoshta ndeshjet e fundit kushtėzuan kėtė lėvizje". |
|
#284
| ||||
| ||||
| Massimo Moratti ka thene mjaft, pas 8 vjetesh e 11 muajsh si president i Interit. Njeriu i vleresuar shume ne futbollin italian dhe ate europian, u largua si pasoje e protestave te tifozeve dhe mungeses se gjate te trofeve per klubin qe nuk e ka fituar titullin kampion qe nga viti 1989. Bashke me te iken edhe drejtuesit e tjere, Marco Tronchetti Provera, Paolo Giulini, Angelo Mario Moratti dhe Angelo Moratti. "Po bej nje hap prapa, por nuk eshte nje drame, - foli shkurt miliarderi qe merret me nafte dhe futboll, - po ia le vendin Facchettit, me dukej e drejte t'i jepja nje post me rendesi. Kjo levizje do me ndihmoje t'i shoh gjerat me mire. Asgje me teper". Me pas ai shton nje fakt te rendesishem: "Nuk ndryshon pronesia e klubit dhe kjo eshte dicka qe ndodh edhe ne klube te tjere". Moratti tha per gazetaret qe e prisnin para shtepise se "kjo gje do i jape pergjegjesi edhe njerezve qe do te marrin ate detyre, pra Facchettit". Gazetaret e pyeten nese kishin ndikuar protestat e tifozeve ne vendimin e tij, por ish-presidenti tha se "jo, kete here pashe vetem nje parulle, madje jo edhe aq te tmerrshme". Ndoshta ka dashur te paralajmeroje lojtaret? "Nese ka kete efekt, akoma me mire", - thote Moratti per "Corriere della Sera"-n. Precedenti Edhe nje here me pare me 1999, Moratti beri nje levizje te tille. Ai dha doreheqjen per arsye te ngjashme, por me pas u kthye i kerkuar nga te gjithe. Ndryshimi i vetem me kete here eshte se tashme ka treguar nje emer si pasardhes, Facchettin. 12 trajnere ne 9 vjet Kaq eshte numri i trajnereve te nderruar tek Interi ne periudhen e drejtimit te tij. Fillimi ishte me Ottavio Bianchi-n, kampion i Italise me Napolin me 1990. Pasuan Luis Suarez, Roy Hodgson, Luciano Castellini, Luigi Simoni, Mircea Lucescu, Luciano Castellini per here te dyte, Roy Hodgson i kthyer per se treti, Marcello Lippi, Marco Tardelli, Hector Cuper dhe ne fund Alberto Zaccheroni. E gjithe kjo vlejti vetem per te fituar nje Kupe UEFA me 1998, ne finalen e Parisit ndaj Lazios, fituar 3-0, kur shenonte edhe Ronaldo. Bilanci ne 8 kampionate Ne tete sezone, pa llogaritur kete te fundit, Interi i presidentit Moratti ka zene dy vende te dyta, dy vende te treta, nje vend te katert, nje vend te peste, nje te shtate dhe nje te tete. Historia Massimo Moratti u be president i Interit me 18 shkurt 1995, i biri i te madhit Angelo Moratti, presidentit qe e ngjiti skuadren zikalter ne krye te Italise dhe te botes ne vitet 60-te. Dashurine per ngjyrat e klubit ai e kishte te trasheguar gjenetikisht, jo vetem nga babai, por edhe nga nena e tij, Erminia. Babai, Angelo, presidenti me i madh interist I ati i tij, Angelo, industrialist nafte, ishte bere president me 1955. Ai mbeti ne historine e klubit si "il Presidente", pra presidenti qe shoqeroi Interin ne nivele te paharrueshme, ndonese edhe atij iu deshen jo pak kohe per te arritur deri aty. Rezultatet e para nuk ishin te mira, por ne 1957, erdhi argjentinasi Antonio Valentin Angelillo, i rritur te Boca Juniors ne Buenos Aires qe nje sezon me pas shenoi 33 gola per Interin ne kampionat, rekord ende i pathyer. Ndonese Interi doli vetem i treti, pas Milanit dhe Fiorentines. Bashke me Angelon, per Interin mendonin edhe e shoqja, Erminia, qe e beri skuadren thuajse si nje familje te madhe, dhe femijet et ij, mes te cileve, Massimo, presidenti deri dje. Ne 1958 ne ekip erdhi Mario Corso, me 1960 Italo Allodi dhe Helenio Herrera, qe ishte trajner ne Spanje. Herrera, nje tip i kujdesshem, gjithnje i mbante syte te skuadra dhe e njihte mire futbollin. Me 1961, Juve e fiton kampionatin ne finish ndaj Interit, por aty ndodhi nje ngjarje qe la shenje. Ndeshja mes dy ekipeve, u braktis per hyrje te tifozeve ne fushe, iu dha Interit ne tavoline, por me pas u perserit. Zikalterit paraqiten ne fushe ekipin Shpresa, per proteste dhe Juventus fitoi 9-1. Goli i vetem per Interin u shenua nga i riu Alessandro "Sandro" Mazzola, ndersa debutoi Giacinto Facchetti dhe ne pjesen e dyte u hodhen ne fushe Picchi, Burgnich, Zaglio. Vetem me 1963, Angelo Moratti do ta fitonte kampionatin e tij te pare, pas 8 vjetesh. Massimo, i biri, pas 9 vjetesh ende nuk e ka fituar titullin e tij te pare. Pastaj Angelo fitoi me 1965 dhe 1966, duke bere qe Inter te mbushte kuoten e 10 titujve dhe te vendoste yllin ne fanelle. Dy vjet me pas, Moratti largohet, duke ia lene Interin, Ivanoe Fraizzolit. Bashke me 3 titujt ai fitoi edhe dy kupa te kampioneve dhe dy kupa nderkontinentale. Hector Raul Cuper, shpresa qe u shua Me 20 qershor 2001, Moratti dhe Cuper u takuan dhe firmosen kontraten ne te njejtin vend ku babai i tij, Angelo, firmosi kontraten me Helenio Herreren. Cuper kishte shkelqyer ne Spanje, me Mallorcan dhe Valencian, duke dale ne tri finale europiane. Me Mallorcan doli ne finalen e Kupes se Kupave me 1999, u mund 1-2 nga Lazio, ndersa me Valencian doli ne finalen e Kupes se Kampioneve me 2000 (0-3 me Real Madrid) dhe 2001 (humbje me penallti ndaj Bayern te Mynihut). Sezonin e pare tek Inter, ai doli ne vend te trete, ne sezonin pasardhes, doli i dyti, duke e lene titullin ne ndeshjen e 5 majit 2002 ne "Olimpico" te Romes, ne nje humbje 2-4 ndaj Lazios, kur i duhej fitorja. Ne Kupen UEFA arriti ne gjysmefinale me 2002, eliminua nga Feyenoord, ndersa ne Ligen e Kampioneve mberriti ne gjysmefinale me 2003, i eliminuar, per fat te keq, nga armiku me i madh, Milani (1-1, 0-0). Me 19 tetor 2003, pas 2-2 te 18 tetorit ne fushen e Brescia-s (nga 0-2 per Brescia-n), Moratti vendosi shkarkimin e trajnerit qe aq shume e deshi. "Vleresoj njeriun dhe profesionistin, - tha presidenti, - por ishte nje vendim qe duhej ta merrja ne te mire te Interit". Nuk u desh te kalonin shume kohe qe te ikte edhe vete. ''Korrieri'' |
|
#285
| ||||
| ||||
| Inter merr Adrianon per 25 milione euro U be kur duhej me pak se nje ore nga ndeshja per Kupen e Italise me Udinezen zyrtarizimi i rikthimit te Adrianos te Interi. Sulmuesi brazilian, 22 vjec ne shkurt qe ka 14 prezenca dhe nje gol me fanelen zikalter ne sezonin 2001-02, nenshkroi nje kontrate deri ne 30 qershor 2008. Inetri pervecse derdhi ne arkat e Parmes pak me shume se 25 milion euro, dha ne formen e huase nigerianin e te rinjve Isah Eliakeu, dhe Ianis Zicu, nje mesfushor sulmues romun i marre nga Dinamo e Bukureshtit. |
|
#286
| ||||
| ||||
| Serie A ; Java 18-te Rezultatet EMPOLI - JUVENTUS 3-3 21' (1T ) Rocchi T. (Emp) 30' (1T ) Trezeguet D. (Juv) 5' (2T ) Trezeguet D. (Juv) 10' (2T ) Rocchi T. (Emp) 17' (2T ) Rocchi T. (Emp) 31' (2T ) Trezeguet D. (Juv) MILAN - ANCONA 5-0 19' (2T ) Shevchenko A. (Mil) (Rig.) 26' (2T ) Rui Costa M. (Mil) 33' (2T ) Tomasson J. (Mil) (Rig.) 39' (2T ) Kaka' R. (Mil) 45' (2T ) Kaka' R. (Mil) ROMA - UNDINESE 1-1 16' (1T ) Panucci C. (Rom) 44' (2T ) Jankulovski M. (Udi) MODENA - INTER 1-1 11' (1T ) Recoba A. (Int) 41' (1T ) Makinwa S. (Mod) LECCE - LAZIO 0-1 11' (2T ) Cesar R. (Laz) CHIEVO - BRESCIA 3-1 10' (1T ) Caracciolo A. (Bre) 7' (2T ) Barzagli A. (Chi) 28' (2T ) Santana M. (Chi) 39' (2T ) Sculli G. (Chi) PARMA - BOLOGNA 0-0 SAMPDORIA - REGGINA 2-0 45' (1T ) Bazzani F. (Sam) 2' (2T ) Bazzani F. (Sam) SIENA - PERUGIA 2 - 1 6' (1T ) Ravanelli F. (Per) 42' (2T ) Flo T. (Sie) 47' (2T ) Menegazzo F. (Sie)
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#287
| ||||
| ||||
| Renditja pas javes se 18-te. 1.Roma 43 2.Milan 42 3.Juventus 40 4.Inter 32 5.Parma 32 6.Lazio 32 7.Sampdoria 27 8.Udinese 27 9.Chievo 25 10.Siena 21 11.Bologna 21 12.Brescia 19 13.Modena 18 14.Reggina 17 15.Empoli 13 16.Lecce 12 17.Perugia 10 18.Ancona 5 Goleshenuesit 15 A. Shevchenko Milan 12 D. Trezeguet Juventus 11 F. Totti Roma 10 F. Bazzani Sampdoria 9 C. Vieri Inter 8 L. Adriano Parma (Inter) 8 E. Chevanton Lecce 8 D. Fava Passaro Udinese 7 A. Caracciolo Brescia 7 M. Di Vaio Juventus 7 F. Flachi Sampdoria
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#288
| ||||
| ||||
| Novelino: Faleminderit, djema! Sampdoria renditet nė vendin e shtatė tė Serisė A, vetėm pesė pikė larg arritjes sė objektivit sezonal, vendin e gjashtė qė do tė thotė Kupė UEFA. Njė objektiv, i cili pohohej me gjysmė zėri nė fillim tė sezonit, por qė tani besohet nga i gjithė ambianti dorian. Blukaltrit kanė arritur njė fitore tė rėndėsishme, 2-0, ndaj Rexhinės, tė shtunėn nė mbrėmje. Trajneri i Sampdorias, Novelino, duket i kėnaqur nė fund tė ndeshjes, pavarėsisht nga lojtarėt e dėmtuar: "Duket si njė buletin lufte. Gjithsesi, jam i lumtur pėr kėtė fitore, qė nuk ishte aspak e lehtė. Lėvizėm mirė nė fushė dhe nuk u nxituam nė kėrkimin e golit, por pritėm momentin tonė. Mė duhet tė falėnderoj tė gjithė futbollistėt e mi, sidomos Donin. Kristianoja e qarkulloi shumė mirė topin dhe na dha mundėsinė tė ishim zotėr tė mesfushės. Dua tė pėrgėzoj edhe lojėn e Betarinit, i cili dominoi nė krahun e majtė. Pa harruar dyshen sulmuese Ēipriani-Bazani, qė u mor vesh shumė mirė me pjesėn tjetėr tė skuadrės." Mė pas, trajneri blukaltėr flet pėr dėmtimet e tė tijve: "Nė vjen shumė keq pėr dėmtimet e Volpit dhe Falkit. Shpresojmė tė mos kenė ndonjė dėmtim tė rėndė, sepse po kalonin njė moment tė jashtėzakonshėm." Nė fund, Novelino pėrcakton objektivat sezonalė: "Kupa UEFA do tė ishte njė ėndėrr pėr ne, por mė parė duhet tė sigurojmė matametikisht qėndrimin nė Serinė A."
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#289
| ||||
| ||||
| Kamoleze: Duhet tė mėsojmė nga gabimet Njė humbje e shėmtuar pėr Rexhinėn nė Gjenovė, ndaj Sampdorias. I zhgėnjyer, trajneri Kamoleze deklaron: "Njė humbje plotėsisht e merituar. Duhet tė nxjerrim mėsime nga gabimet tona. Sampi shėnoi dy herė, duke pėrfituar nga gabimet tona. Nuk mund t'u lejojmė hapėsira tė tilla futbollistėve cilėsorė si Bazani dhe Ēipriani. Tani duhet ta fillojmė gjithēka nga e para, edhe pse renditja na jep siguri pėr momentin."
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#290
| ||||
| ||||
| Papadopulo: Luajtėm njė futboll cilėsor Xhuzepe Papadopulo duket i qetėsuar pas emocioneve nė fund tė ndeshjes Siena-Peruxhia. Skuadra toskane e pėrmbysi rezultatin nė tri minutat e fundit. Papadopulo tha: "U treguam shumė tė zotė tė besonim nė forcat tona dhe e merituam fitoren, pasi luajtėm njė futboll cilėsor pėr 90 minuta. Golat u shėnuan nė fund tė ndeshjes, por kishim mundėsi tė shėnim edhe mė parė, pasi nuk numėrohen rastet e humbura."
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#291
| ||||
| ||||
| Kozmi: Njė sezon ters "Njė sezon ters." Kozmi nuk arrin t'i japė shpjegim tjetėr humbjes sė skuadrės sė tij ndaj Sienės. Skuadra umbre po kryesonte deri nė minutėn e 89-tė, por mė pas doli pa pikė nga fusha. Kozmi vazhdon: "Siena shėnoi dy gola nė katėr minutat e fundit tė ndeshjes. Kėtė e konsideroj edhe mungesė fati. Gjithsesi, fatet e ndeshjes u vendosėn kur Groso u largua me karton tė kuq."
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#292
| ||||
| ||||
| Ravaneli: Meritonim mė shumė Pas katėr vjetėsh ka shėnuar sėrish Fabricio Ravaneli nė Serinė A. Sulmuesi veteran shėnoi vetėm pas pesė minutash lojė. Nė fund tė ndeshje, ai u shpreh: "Jam i lumtur pėr golin tim, por mjaft i hidhėruar pėr humbjen e skuadrės vetėm nė minutat e fundit. Do tė luaj edhe njė vit nė Peruxhia, sepse nuk dua qė tė jetė nė Serinė B. Sot, nė Sienė, meritonim mė shumė. Megjithatė, kemi ende shpresa pėr qėndrimin mes mė tė mirėve."
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#293
| ||||
| ||||
| Sampdoria kėrkon Benarrivon Kanė filluar bisedimet ndėrmjet Parmės dhe Sampdorias pėr tė kaluar te skuadra e Novelinos mbrojtėsin 36-vjeēar Antonio Benarrivo. Pėrveē kėsaj, drejtuesit e skuadrės gjenoveze po bisedojnė me Baterinin pėr rinovimin e kontratės sė kėtij tė fundit.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |