Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Bota e Sportit | Futbolli

SERIE A - Kampionati Italian

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #211  
Te vjeter 23-12-2003, 20:38
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Galiani: Nuk toleroj mė ndeshje tė tillė

Zv.presidenti i Milanit, Adriano Galiani, ishte mjaft nervoz nė fund tė ndeshjes Milan-Udineze, nė tė cilėn kuqezinjtė pėsuan humbjen e parė nė kampionatin e sivjetėm. Me ton kėrcėnues, drejtuesi i "Djallit" iu drejtua kėshtu futbollistėve tė tij: "Nuk toleroj mė ndeshje tė tilla. Pėr sa kohė tė jem drejtues i Milanit, tė dielėn nė mbrėmje nuk do tė lejoj mė pushime. Si dėnim, futbollistėt do tė dalin nė stėrvitje ēdo tė hėnė. Kėshtu do tė vazhdojė deri sa unė tė mendoj se kanė marrė dėnimin e duhur pėr atė paraqitje zhgėnjyese ndaj Udinezes." Gjithsesi, trajneri i Milanit, Karlo Anēeloti, e ka zbutur disi situatėn, duke justifikuar futbollistėt e tij: "Jemi tė lodhur. Nė 27 ditėt e fundit kemi luajtur dhjetė ndeshje. E vėrteta ėshtė se u gjendėm pėrballė njė skuadre mjaft tė mirė, qė kaloi menjėherė nė epėrsi, duke na e bėrė gjithēka mė tė vėshtirė. Mė pas humbėm edhe njė 11-metėrsh. Me pak fjalė, nuk na shkoi mirė asgjė. Nė pjesėn e dytė u pėrpoqėm tė pėrdornim forcėn, e cila s'ėshtė njė prej karakteristikave tona kryesore. Sidoqoftė, e pėrsėris, se nė kėtė periudhė jemi disi tė lodhur."
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #212  
Te vjeter 23-12-2003, 20:38
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Milani nuk heq dorė nga Prso

Humbja nė kampionat ndaj Udinezes duket se nuk do ta ndalė merkaton e Milanit. Pėrveē Fabio Bazanit, i cili kėrkohet prej kohėsh nga Anēeloti, emri i ri qė ka filluar tė qarkullojė nė "Milanelo" ėshtė ai i sulmuesit francez tė Monakos, Dado Prso. Ky i fundit ėshtė 29 vjeē dhe i gjatė 190 centimetra. Deri tani, kroati ka shėnuar pesė gola nė Ligėn e Kampioneve dhe katėr nė kampionatin francez. Te objektivat e Galianit, sė bashku me Prson, bėjnė pjesė edhe Simone Inzagi, Luis Fabiano dhe braziliani 18-vjeēar Eduardo Alkides.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #213  
Te vjeter 23-12-2003, 20:39
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Kalaxe: Gabova. Ju kėrkoj falje

Pas kartonit tė kuq qė mori nė ndeshjen e fundit tė Milanit pėr vitin 2003 ndaj Udinezes, Kahkaber Kalaxe ka deklaruar: "Gabova, por nuk do tė pėrsėritet mė diēka e tillė, sepse kjo nuk bėn pjesė nė karakterin tim. U kėrkoj falje shokėve qė i lashė mė njė futbollist mė pak, drejtuesve tė klubit dhe tifozėve. Gjithsesi, tani shoh pėrpara dhe besoj se Milani do tė fitojė nė ndeshjen e 6 janarit ndaj Romės."
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #214  
Te vjeter 23-12-2003, 20:39
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Njė kanadez pėr Udinezen

"Shumėkombėshes" Udineze mund t'i shtohet njė futbollist tjetėr i huaj. Bėhet fjalė pėr njė talent tė lindur nė Kanada. Ky quhet Atiba Hatēinson dhe ka shkėlqyer nė botėrorin e 20-vjeēarėve. Mesfushori i talentuar aktualisht luan nė kampionatin suedez me Osterin dhe e ka bėrė pėr vete trajnerin friulian Spaleti, i cili ka kėrkuar me ngulm blerjen e tij.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #215  
Te vjeter 23-12-2003, 20:40
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Fava: Tre muaj tė paharrueshėm

27-vjeēari i Udinezes, Dino Fava, ka shėnuar ndaj Milanit golin e shtatė nė Serinė A, duke u barazuar me Vierin. Pėr tre muajt e tij tė parė nė Serinė A, sulmuesi bardhezi thotė: "Kam kaluar tre muaj tė paharrueshėm. Ndihem mirė tek Udineze dhe jam krenar qė e shoh emrin tim pėrkrah Vierit nė renditjen e golashėnuesve."
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #216  
Te vjeter 23-12-2003, 20:41
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Zaku: Nuk mund tė lihet skuadra kėshtu

"Qan" edhe ekipi i dytė i Milanos, pas njė ndeshjeje ku njė ēast marrėzie (ai i Almeidės) i ka kushtuar shtrenjtė Interit. Dhe tani vlen fare pak fakti qė mesfushori ėshtė penduar pėr atė gabim. "I kėrkoj ndjesė klubit, shokėve dhe tifozėve." "Djemve, nė dhomat e zhveshjes, u thashė se nuk ėshtė kiameti qė Interi humbi njė ndeshje, - tha Alberto Zakeroni, qė ėshtė mundur pėr herė tė parė nė kampionat, qė kur ndodhet nė stolin zikaltėr, - por s'kishim pėrse ta mbyllnim ndeshjen me dhjetė veta. S'ėshtė e mundur tė mbetesh me njė forcė mė pak nė kėtė mėnyrė. Por vėshtirėsitė tona i tejkalojnė episodet e veēanta dhe unė duhet ta analizoj ndeshjen nė tėrėsinė e saj, nė mėnyrė qė tė shoh se ē'mund tė bėj qė ekipi tė pėrmirėsohet. Mund tė them vetėm se paraqitja ndaj Lacios s'ka qenė nė lartėsinė e dy ndeshjeve tė fundit nė kampionat. Kryesisht nė pjesėn e parė ia dhuruam ndeshjen Lacios. Luajtėm me topa tepėr tė gjatė dhe nuk arritėm ta sulmonim kundėrshtarin. Kėshtu e vėshtirėson nė mėnyrė tė pashmangshme punėn." Goli pėrcaktues i Zaurit ka lindur pas zhvillimit tė njė aksioni sulmues tė Interit: "Nuk i mbyllėm boshllėqet nė shtyllėn e dytė, - shpjegoi Zakeroni, - dhe ata u treguan tė zotėt, duke besuar deri nė fund. Edhe pse, e pėrsėris: skuadra nuk mė pėlqeu aspak vetėm nė pjesėn e parė. Nė pjesėn e dytė, edhe kur mbetėm me dhjetė veta, luajtėm gjithnjė mė mirė. Duke luajtur me dy "pyka", kemi pasur edhe raste tė mira dhe kemi qenė nė brendėsi tė ndeshjes, edhe pse, natyrisht, duke hasur disa probleme."
Zikaltrit, sidoqoftė, s'kanė arritur tė bėjnė njė hov cilėsor pėrpara pas shtatė rezultatesh pozitive radhazi (njė barazim me Romėn dhe gjashtė fitore), qė e kishin ringjitur Interin mes vendeve tė para. "Ėshtė herėt pėr tė thėnė nėse kjo humbje mund tė ketė ndonjė ndikim negativ psikologjik te skuadra. Por, sigurisht, njė ndeshje "e shtrembėr" nė tetė edhe mund tė pranohet. Unė po pėrpiqem tė ndėrtoj diēka dhe e rėndėsishme ėshtė tė arsyetosh mbi kėto baza, pėrndryshe do tė jetojmė gjithnjė me momentin dhe do tė jemi tė kushtėzuar nga dritė-hije. Megjithatė, kjo humbje nuk e paragjykon ecurinė tonė." Vlerėsimi i paraqitjes sė individėve tė veēantė pėrqendrohet te mbrojtėsi "i maskuar" Adani. "Nė Ligėn e Kampioneve, ndaj Lokomotivės, luajti anėsor, mė pas ka mbajtur rolin e qendėrmbrojtėsit me njė rezultat po aq tė lartė. Ai po luan me njė personalitet dhe siguri tė madhe." Trajneri e ka mbyllur fjalėn e tij, duke u shprehur lidhur me ardhjet e mundshme tė reja tek ekipi zikaltėr. Emrat e parė janė ata tė Adrianos dhe pikėrisht i lacialit Stankoviē, qė tanimė ėshtė fare pranė largimit nga skuadra e Roberto Manēinit. "Nuk besoj shumė te merkatoja e janarit, por sot do tė flas pėr kėtė gjė me presidentin Morati. Do tė vlerėsojmė se ku duhet tė ndėrhyjmė, gjithnjė nėse do ta shohim tė arsyeshme tė ndėrhyjmė diku. Unė nuk e lė veten tė kushtėzohem nga njė ndeshje e vetme, qė ka qenė mė pak e bukur se tė tjerat. Skuadra mė pėlqen."
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #217  
Te vjeter 23-12-2003, 20:41
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Vieri: Duhet tė bėjmė mė shumė

Kristian Vieri ka deklaruar pas takimit Lacio-Inter, tė fituar 2-1 nga bardhekaltrit kryeqytetas: "Flakėm njė rast tė mirė pėr tė bėrė njė hap tė rėndėsishėm pėrpara. Gabimi ynė ka qenė qė nuk arritėm ta mbyllnim ndeshjen pas golit tė epėrsisė. Na mungoi fati edhe nė rastin kur topi mė kėrceu mbi thembėr. Personalisht jam mirė dhe po punoj mirė, por kjo nuk mjafton. Kjo rėnie na detyron tė bėjmė mė shumė dhe ta bėjmė mė mirė. Pauza do tė na shėrbejė tė reflektojmė dhe pėr tė rinisur kampionatin me ide mė tė qarta. Tetė pikė larg Romės janė shumė, por ėshtė herėt. Dy javė mė parė edhe Juvja dukej e pamposhtshme, por nuk ka qenė kėshtu."
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #218  
Te vjeter 23-12-2003, 20:42
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Korradi: Na nderuan sakrificat

Korradi dhe Delgado, e tashmja dhe e ardhmja. Lacio mund Interin dhe rikthehet nė vendin e katėrt, sidomos falė sulmuesve tė saj. Nga njėra anė, qendėrsulmuesi shtatlartė qė ka shėnuar golin e gjashtė nė kampionat dhe nga tjetra "prodhimi" i fundit i sektorit tė tė rinjve bardhekaltėr, qė ka dhėnė pasimin e golit, i cili i ka mundėsuar Zaurit t'i dhurojė Lacios tri pikėt, qė e rikthejnė skuadrėn romane nė vendin e katėrt nė renditje. Bernardo Korradi ka dalė tepėr i lodhur nga njė ndeshje, ku ka qenė gjithnjė protagonist. Nė disa ēaste tė caktuara, ai ka qenė pika e vetme e referimit nė sulm, finalizuesi i harkimit tė Stankoviēit nė rastin e golit tė barazimit, nė zėnkėn me Almeidėn dhe nė minutat e fundit aq tė vuajtura, ku u rreshtua nė vijė me mbrojtjen pėr tė ruajtur rezultatin. "Zotėsia jonė kryesore ėshtė qė kemi ditur tė izolohemi gjatė kėsaj jave ndaj tė gjitha problemeve tė jashtme. Ishim nė kėrkim tė vazhdueshmėrisė dhe e gjetėm atė duke fituar njė ndeshje, nė tė cilėn rigjetėm tėrėsisht vetveten. Nuk ishte takim spektakolar, por kjo pasi nė "valle" ishin tri pikė me vlera jetike." Sulmuesi, mė pas, i ka dėrguar njė mesazh tė hapur Almeidės: "Mė vjen keq, sepse nuk doja tė grindesha dhe nuk e di pėrse ai u zemėrua aq shumė. Gjithsesi, njė kampion si Matiasi duhet t'i shmangė gjėra tė tilla." Tri pikė me "peshė", qė e ēojnė Lacion nė kuotėn 28. "E donim patjetėr kėtė fitore, ndaj u sakrifikuam edhe nė nivelin taktik." Vetėm njė keqardhje: "Shėnova njė gol tė bukur, por humba njė tjetėr mė fatal. Mė vjen keq, sepse nuk e godita mirė njė top qė mė erdhi shumė shpejt. Pėr fat tė mirė, mė pas i ndreqi Zauri tė gjitha."
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #219  
Te vjeter 23-12-2003, 20:43
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Almeida: Pres tė pezullohem 1 javė

Matias Almeida ėshtė penduar pėr sjelljen e tij gjatė sfidės Lacio?Inter. Mesfushori argjentinas, pas njė dyluftimi me Korradin, u ndėshkua me karton tė verdhė dhe, pasi u xhindos, kėrkoi tė zihej me sulmuesin bardhekaltėr. Trefoloni atėherė nxori jashtė kartonin e kuq, tė cilin Almeida ia mori nga dora dhe vazhdoi tė kėrkonte sherrin, ndėrsa shokėt pėrpiqeshin ta ndalonin. I shoqėruar nga vėrshėllimat e ish-tifozerisė sė tij, Almeida u largua nga fusha dhe lėshoi njė objekt drejt tribunės "Monte Mario". Ndėshkimi i tij veēse i shkaktoi Interit humbjen dhe do tė dėnohet rreptėsisht edhe nga gjykatėsi sportiv. Argjentinasi, nė njė deklaratė tė tij gjatė ditės sė djeshme, ka bėrė tė ditur se ėshtė penduar pėr gjestin e marrė qė bėri tė dielėn nė mbrėmje. "Gjesti im, - tha ai, - ka qenė pa dyshim i gabuar. Nuk e di se ē'mė hipi, s'mbaj mend asgjė. Kur Trefoloni nxori kartonin e kuq, nuk mė panė sytė gjė. Ne nuk luajtėm njė ndeshje tė mirė dhe, sigurisht, ndėshkimi im ndikoi nė ecurinė e saj. Pres qė tė pezullohem vetėm njė javė. Me Korradin s'kam ē'tė sqaroj, pasi kėto janė gjėra qė ndodhin dhe qė duhen lėnė nė fushė. Por, sigurisht, nga njė person korrekt si ai nuk i prisja disa fjalė tė caktuara... Sidoqoftė, u tregua mė dinak se unė."
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #220  
Te vjeter 23-12-2003, 20:43
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Morati: Stankoviēi? Ėshtė herėt

Tė nesėrmen e humbjes ndaj Lacios nė "Olimpiko", presidenti i Interit, Masimo Morati, i rikthehet episodit tė kontaktit nė zonė mes Kruzit e Stamit: "Ishte njė penallti e pastėr, edhe pse askush nuk protestoi." Mė pas, kreu zikaltėr hodhi njė vėshtrim mbi argumentin e ditės nė kuadėr tė merkatos, qė ka tė bėjė me ardhjen e mundshme tė Stankoviēit: "Ėshtė ende herėt, ? tha ai. ? Mė pas mbetet pėr tė parė edhe se ē'do tė bėjė Juventusi nė merkato."
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #221  
Te vjeter 23-12-2003, 20:44
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Kanavaro: Nuk luajtėm mirė

Fabio Kanavaro e ka kritikuar skuadrėn pas humbjes nė "Olimpiko" ndaj Lacios: "Nuk luajtėm mirė, pėsuam dy gola nė dy raste, kur e humbėm ne topin. Mė vjen keq, sepse kishim mundėsi t'i afroheshim kreut tė renditjes. Vitin e ri duhet ta nisim nga vargu i rezultateve pozitive tė muajit tė fundit."
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #222  
Te vjeter 23-12-2003, 20:45
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Manēini, heshtje pėr shtyp

Fitorja ndaj Interit nuk ka mundur t'ia rikthejė buzėqeshjen Roberto Manēinit. Nė fund tė ndeshjes, trajneri i Lacios nuk u paraqit pėrpara mediave dhe nuk bėri asnjė deklaratė lidhur me ndeshjen. Duket se Manēini nuk i ka kapėrdirė ende disa polemika qė kanė nisur gjatė javės nė adresė tė tij dhe tė Stankoviēit.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #223  
Te vjeter 23-12-2003, 20:45
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

S. Inzagi nė janar tek Udineze

Simone Inzagi do tė largohet nga Lacio nė janar. Ekipi bardhekaltėr po pėrpiqet t'ia japė hua Udinezes, ndėrsa pritet qė nė fund tė sezonit golashėnuesi tė shkojė te Milani, ku luan edhe vėllai i tij, Filipo.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #224  
Te vjeter 26-12-2003, 16:42
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Juventus: 2004-a, viti i "revolucionit"

Pėr Juventusin, ky sezon mund tė pėrbėjė mbylljen e njė cikli. Nė fakt, nė qershor, klubi bardhezi jo vetėm do t'i lėrė tė largohen disa protagonistė tė tij, qė i kanė pasur vitet e fundit plot me triumfe, duke nisur nga Davidsi e deri te Trezegeja, por do tė kryejė edhe njė ndėrrim nė stol. Nė fakt, Marēelo Lipi, nė rast se Trapatoni do tė heqė dorė, duket se me siguri do tė drejtojė kombėtaren "axure". Bėhet fjalė pėr mbylljen e njė cikli plot fitore dhe gėzime. Qė tė gjithė, duke nisur nga Marēelo Lipi, ėndėrrojnė ta mbyllin me njė tjetėr triumf. Fitorja mė e lakmueshme ėshtė ajo nė Ligėn e Kampioneve, kupa qė nė kampin juventin vazhdon tė "rrėshqasė" dhe qė, edhe pėr trajnerin viarexhin, ėshtė kthyer nė njėfarė mallkimi. Nėse Roma vazhdon tė vrapojė me kėtė ritėm nė kampionat, bardhezinjtė do tė bėnin mirė t'i pėrqendronin forcat e tyre nė arenėn ndėrkombėtare. Por, pavarėsisht sesi do tė pėrfundojė ky sezon, revolucioni tanimė ka nisur. Pėr Edgar Davidsin dihet prej kohėsh. Prishja me klubin ėshtė e pashėrueshme dhe e vetmja gjė pėr tė parė ėshtė nėse ia vlen tė vazhdojnė si tė ndarė nė shtėpi deri nė qershor, apo nėse ndokush (lexo Masimo Morati) do tė arrijė ta marrė holandezin qė nė janar. Mė pas ėshtė David Trezegeja.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!