Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Bota e Sportit | Futbolli

SERIE A - Kampionati Italian

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #421  
Te vjeter 30-03-2006, 14:33
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Juve, Del Piero mungon ndaj Arsenalit

Juve, Del Piero mungon ndaj Arsenalit
Sokol Kondi

Aleks Del Piero nuk ndodhej nė listėn e tė grumbulluarve pėr takimin e parė ēerekfinal tė Ligės sė Kampioneve, nė program nesėr. Fantazisti i Juventusit, tė cilit pas 13 minutash lojė iu desh ta braktiste fushėn tė shtunėn nė mbrėmje ndaj Romės, ėshtė ndalur pėr shkak tė njė problemi muskular nė kofshėn e majtė, i njėjti shqetėsim qė ndjeu edhe nė ndeshjen ndaj Livornos.

Vetėm 13 minuta nė fushė dhe vetėdija e hidhur qė u bė realitet dje pasdite, do tė mungojė nė sfidėn e nesėrme ndaj Arsenalit. Alesandro Del Piero duket se po persekutohet nga tersi, sepse ndaj Romės nuk pati kohė as tė ambientohej me ndeshjen. Ai u detyrua tė largohej menjėherė nga fusha, pėr shkak tė njė shqetėsimi nė kofshėn e majtė, tė cilėn e kishte lėnduar qysh tė shtunėn e kaluar nė Livorno.

Roma me siguri nuk i sjell edhe aq fat Del Pieros. Mjafton tė kujtojmė sezonin 2003 04, nė javėn e 3-tė, kur kapiteni nė minutėn e 14-tė tė pjesės sė parė, pra vetėm njė minutė mė vonė se dėmtimi i kėsaj tė shtune, u detyrua t'ia linte vendin Di Vaios, pas njė shqetėsimi muskular nė pulpė. Kėsaj here bėhej fjalė pėr Ligėn e Kampioneve dhe pėr Arsenalin mė konkretisht, por duke parė formėn e shkėlqyer qė po kalon sulmuesi bardhezi, pėr Juven ėshtė vėrtet njė "mace e zezė". Pra nuk ka "Hajburi" pėr Del Pieron, kėshtu qė do t'i lihet hapėsirė dyshes Ibra Trezege. Juves do t'i duhet tė bėjė edhe pa tė pezulluarin Pavel Nedved: nė vend tė ēekut do tė luajė Adrian Mutu. Qėndron fakti se nė sfidėn e Champions-it, Juvja nuk do tė paraqitet me kartėvizitėn mė tė mirė tė mundshme.

Fabio Kapelo kėsaj here nuk kėrkon justifikime: sipas trajnerit, barazimi ndaj Romės ėshtė i drejtė, edhe pse me pak brengė qė skuadra e tij pėsoi gol nė minutat e fundit nga njė goditje standarde. "Nė pjesėn e parė Roma luajti mė mirė se ne, - pohoi trajneri. - Ishim tė paqartė dhe tė pasaktė, edhe pse arritėm tė ndėrtonim njė rast pėr tė shėnuar golin e parė me Trezegenė. Ndėrsa nė pjesėn e dytė, edhe pse ishim me dhjetė lojtarė, luajtėm shumė mirė. Mė vjen keq qė pėsuam gol nė atė mėnyrė." Kapelo megjithatė ka qenė i kėnaqur nga loja e shprehur nga skuadra nė pjesėn e dytė.

"Roma ėshtė njė skuadėr e shkėlqyer dhe vitin e ardhshėm duhet tė kemi kujdes prej saj, - nėnvizoi trajneri i Juventusit, - sepse do tė luftojė me siguri pėr diēka tė rėndėsishme. Ndihem i kėnaqur nga paraqitja jonė nė planin fizik dhe nė atė tė vullnetit, por mė vjen keq qė shpenzuam kaq shumė energji nė kuadėr tė sfidės sė Champions-it, duke pasur parasysh edhe faktin qė Arsenali nuk luajti." Inferioriteti numerik u kushtoi shumė energji bardhezinjve; mjafton tė kihet parasysh se Ibrahimoviēit, nė pjesėn e dytė, iu desh tė mbante tė gjithė peshėn e sulmit. "Ibrahimoviēi luajti njė ndeshje tė shkėlqyer, - deklaroi Kapelo, - vrapoi, e mbajti topin dhe kreu veprime tė rėndėsishme. Megjithatė, tė gjithė mė pėlqyen shumė, edhe pse nuk mė pėlqen tė flas pėr lojtarė tė veēantė." Diēka edhe pėr Del Pieron, i cili i detyrua tė largohej nga fusha pas pak minutave tė luajtura: "Ndjeu shqetėsime nė kėmbė, ku kishte marrė edhe njė goditje mė parė. Kam dyshime tė forta lidhur me praninė e tij nė ndeshjen ndaj Arsenalit." Megjithatė mendohet tė bėhet fjalė thjesht pėr njė kontraktim tė kofshės sė majtė. Dhe vetė Del Piero s'ėshtė dukur i shqetėsuar: "U dėmtova nė njė tjetėr pikė tė kėmbės, por s'besoj se ėshtė diēka e rėndė."

Faketi humbet durimin me Interin
Humbja nė Parmė largon gjithnjė e mė shumė vendin e dytė, por tani nė shtėpinė zikaltėr ajo qė ka rėndėsi, ėshtė qė skuadra ta rimarrė veten ndaj Vilarealit nė Champions. Xhiaēinto Faketi ėshtė i zemėruar: "Kjo nuk ėshtė mėnyra mė e mirė pėr t'iu afruar nė ēerekfinale tė Ligės sė Kampioneve, duhej njė tjetėr rezultat, - tha presidenti i Interit. - Skuadra mė pėlqeu nė pjesėn e parė, pastaj pas gabimit tė Uomesė pėsuam rėnie. Mė vjen keq pėr tė, nuk po luante keq, pėr nė raste tė tilla nuk duhet rrezikuar." Tjetėr problem pėr presidentin zikaltėr pėrfaqėsohet nga zhgėnjimi i disatė i Adrianos. Nėse Manēini e zėvendėson dhe pas ndeshjes bėn tė ditur se braziliani s'ėshtė mė i paprekshėm, Faketi mbėshtet: "Adriano? Shpresuam qė tė zhbllokohej dhe Manēini i ka dhėnė besim gjithnjė. Ai nė stol ndaj Vilarealit? Vendos trajneri, unė s'kam gjė pėr tė thėnė."

Esteban Kambiaso e "dėbon" krizėn
Nuk ka asnjė krizė pėr Interin dhe pėr Adrianon, kėshtu e mendon Esteban Kambiaso njė ditė pas humbjes sė zikaltėrve nė Parmė: "Mendoj se dritė-hijet u ndodhin tė gjithėve, por tė mos kapemi vetėm te golat, sepse ka futbollistė qė luajnė nė shėrbim tė skuadrės, edhe kur nuk arrijnė tė shėnojnė gola. Adriano dhe Martinsi, nėse zhbllokohen, mund tė shėnojnė dy apo tre gola nė tė njėjtėn ndeshje dhe kjo mund tė ndodhė qė tė mėrkurėn nė mbrėmje ndaj Vilarealit, nė ndeshjen qė do tė luajmė nė "San Siro" ēerekfinalen e parė tė Championsit." Argjentinasi i mbron shokėt e skuadrės, tė cilėt janė kritikuar shumė kohėt e fundit: "Atyre nuk u mungon talenti, vėrtet nuk kanė shėnuar shumė gola kohėt e fundit, por do tė ishim mė tė shqetėsuar po tė mos kishim krijuar raste pėr shėnim."
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #422  
Te vjeter 30-03-2006, 14:35
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
"Kėrcėnon" Manēini: Mund ta lė nė stol Adrianon

"Kėrcėnon" Manēini: Mund ta lė nė stol Adrianon
Sokol Kondi

Nuk ka tė sosur kriza e Adrianos. Pas njė tjetėr paraqitjeje tė dobėt, si ajo e sė shtunės ndaj Parmės, braziliani rrezikon ta humbasė vendin nė skuadėr. "Mund edhe tė ndodhė qė Adriano tė qėndrojė jashtė, ka theksuar Manēini pas ndeshjes. Ai ėshtė njė lojtar si tė tjerėt. Zėvendėsimi? Kam nė dispozicion katėr sulmues dhe ėshtė e qartė se do tė pėrpiqesh tė ndryshosh diēka kur kjo ėshtė e nevojshme."

Kėsaj here kupa ėshtė mbushur plot. Humbja ndaj Parmės, qė vuri nė dukje edhe njė tjetėr herė dobėsinė e sulmuesve zikaltėr, ka qenė pika klasike qė e ka derdhur kupėn e mbushur plot. Pasi dha disa shenja rizgjimi nė ndeshjet e mėparshme, Adriano zhgėnjeu sėrish dhe Manēini e thirri nė stol kur duheshin edhe 20 minuta qė takimi tė pėrfundonte. Njė zgjedhje pėr tė cilėn duket se brazilianit s'i ka ardhur mirė, por qė mund tė jetė vetėm fillimi i "strategjisė" sė re tė Manēinit. Trajneri zikaltėr pas ndeshjes nuk i ka kursyer qortimet ndaj brazilianit, vendi i tė cilit nė skuadėr s'ėshtė aspak i sigurt: "Mund tė ndodhė qė edhe ai tė qėndrojė jashtė, i ka rėnė shkurt tekniku interist. Ai ėshtė njė lojtar si tė tjerėt dhe mund tė luante mė mirė, sikurse edhe Rekoba, Martinsi dhe gjithė tė tjerėt." Shansi i fundit pėr "Perandorin" mund tė jetė takimi i parė ēerekfinal i Ligės sė Kampioneve, nė program tė mėrkurėn nė mbrėmje nė "San Siro" ndaj Vilarealit. "Shpresoj qė sulmuesit t'i kthehen golit qė tė mėrkurėn, - tha Manēini, - sepse ndodh qė nė disa periudha tė shėnojnė mė shpesh sesa nė disa tė tjera." Por qėndron fakti se kriza e Adrianos po zgjat pak si shumė: golin e fundit e ka shėnuar nė "San Siro" ndaj Sampdorias dhe mė pas ra sėrish nė plogėshti. Dhe tani mbėrrin ky ultimatum nga ana e trajnerit. Adrit s'i mbetet gjė tjetėr, veēse tė pėrgjigjet nga fusha.

Kharja: Njė pikė sa njė fitore
Spaleti: Roma ime luajti shkėlqyeshėm

Ka qenė njė barazim me vlerat e njė fitoreje ai i arritur nga Roma nė fushėn e Juventusit. Verdhekuqtė u paraqitėn shumė mirė dhe nė minutat e fundit arritėn edhe tė shėnonin. Luēiano Spaleti ka qenė entuziast. "Luajtėm njė ndeshje tė madhe, tha trajneri i verdhekuqve. Kjo ėshtė gjėja qė mė kėnaq mė shumė, kur luajmė mirė. Nėse skuadra do tė vazhdojė kėshtu, nė fund do ta marrė shpėrblimin e saj, pavarėsisht nga pozitat nė renditje. Pėr mua rėndėsi ka qėndrimi i djemve nė fushė, sepse pa kėto qėndrime nuk mbėrrijnė fitoret." Roma tani ndodhet vetėm njė pikė larg Fiorentinės: tė dielėn do tė luhet ndeshja direkte mes dy ekipeve dhe verdhekuqtė mund t'i kthehen sėrish vendit tė 4-t. "Njė pikė mė shumė s'ndryshon ndonjė gjė tė madhe nė kuadėr tė Firences, - tha Spaleti, - duhet tė shkojmė atje ta luajmė ndeshjen me forcė fizike, cilėsi dhe dinakėri." Tė shėnosh golin e barazimit pesė minuta nga fundi kundėr njė rivali historik si Juventusi, ėshtė njė gjė e rėndėsishme. Housine Kharja ėshtė nė "qiellin e shtatė". "Ėshtė goli mė i rėndėsishėm i karrierės sime, nuk mund tė shpresoja mė shumė, dua t'ia kushtoj familjes sime dhe tifozėve. Jam njė lojtar pėr Romėn dhe nuk e di nėse mjafton ky gol pėr ta treguar. Jam i lumtur, sepse nuk meritonim tė humbisnim. Pėr mėnyrėn sesi shkoi loja, edhe njė pikė ka shihej e fitores."
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #423  
Te vjeter 30-03-2006, 14:37
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Lacio dhe Palermo shohin UEFA-n

Lacio dhe Palermo shohin UEFA-n
Erion Abule

Pas sė shtunės me "big" ėt nė fushė, ku Milani mundi Fiorentinėn, Interi humbi nė Parmė dhe Roma barazoi me Juventusin nė Torino, pjesa tjetėr e skuadra tė Serisė A ka "folur" e gjitha pėr Lacion. Nė "Olimpiko", Lacio me dy gola tė Odos mund Sampdorian dhe tani e sheh mė afėr UEFA n. Edhe Palermo falė fitores ndaj Trevizos i afrohet veprimtarisė europiane. Askoli dhe Kievo ndajnė nga njė pikė pas barazimit tė djeshėm, ku venetėt barazojnė nė minutat shtesė me Amaurin. Nė barazim ka pėrfunduar edhe sfida direkte pėr shpėtimin mes Mesinės dhe Udinezes. Tension dhe gola nė Kaljari, qė ka humbur pėrballė Rexhinės nė njė tjetėr sfidė direkte shpėtimi tė kampionatit. Jashtė fushe ka fituar edhe Leēe, e cila ka gjunjėzuar Sienėn nė shtėpinė e vet.

Sukses i rėndėsishėm pėr Empolin, qė i shkakton Livornos sė Macones humbjen e tretė radhazi. Nė ditėn e rikthimit nė stadium tė ish-lacialit tė famshėm Xhorxhio Kinalja, i ulur nė tribunė disa radhė mė tutje nga rivali Klaudio Lotito, skuadra e Delio Rosit gjunjėzon Sampdorian, falė njė dygolėshi tė kapitenit Masimo Odo dhe merr fluturimin drejt Europės. Gjatė ndeshjes ka pasur edhe minuta ankthi, pasi mbrojtėsi blukaltėr, Falkone, ka pėsuar njė dėmtim tė rėndė nė qafė, duke dalė me barrelė nga fusha. Pėr skuadrėn e Novelinos, gjendja ėshtė shqetėsuese, pasi ajo e djeshmja ėshtė humbja e gjashtė radhazi, ndėrsa bardhekaltrit renditen nė vendin e gjashtė nė tabelė, me pikė tė barabarta me Kievon, duke parakaluar Livornon. Pikėrisht dy surprizat e kampionatit kanė pėrjetuar njė tė diel jo pozitive. Kievoja e Pilonit duhet tė falėnderojė sulmuesin Amauri, qė nė mega-shtesėn e minutave tė dhėna nga gjyqtari i katėrt Datilo (7 minuta nė fund), ia ka arritur tė dalė e pathyeshme nga stadiumi "Del Duka". Dygolėshi i "bomberit" brazilian ka bėrė "xing" me atė tė mbrojtėsit askolan Paēi.

Livornos sė Karleto Macones i ka shkuar edhe mė keq, sepse Empoli mė i mirė i kėtij sezoni fiton derbin toskan dhe i largohet zonės sė ftohtė tė renditjes. Tė shkėlqyer golat e Tavanos dhe Bushesė, ndėrsa pėr skuadrėn e kuqėrremtė shėnoi Kristiano Lukareli me 11-metėrsh. Kjo pėr Maconen ėshtė humbja e tretė radhazi, pas atyre tė pėsuara me Juven nė shtėpi dhe Parmėn nė "Tardini".

I afrohet zonės sė Kupės UEFA edhe Palermoja, qė humb shumė raste dhe vuan kundėr Trevizos sė vendit tė fundit, por nė pjesėn e dytė fiton falė njė gol me kokė tė sulmuesit nigerian Makinua. Fitore tė rėndėsishme jashtė shtėpisė pėr Rexhinėn dhe Leēen, respektivisht ndaj Kaljarit dhe Sienės. Nė Sardenjė vendosin golat e Alesandro Lukarelit dhe Tedeskos, por nė fund tė ndeshjes, mes kėtij tė fundit dhe kaljaritanėve Lopez, Abeijion dhe Lanxhela ka pasur njė grindje me grushte nė tunelin qė tė ēon drejt dhomave tė zhveshjes. Sipas tė pranishmėve, kalabrezi paska provokuar Abeijionin. Nė Sienė, goli i Erion Bogdanit nuk mjaftoi qė skuadra e De Kanios tė merrte njė pikė kundėr Leēes, qė shėnoi e para me Xhakomacin dhe Vuēiniēin. Sulmuesi shqiptar (pėr tė ėshtė goli i 9-tė nė kėtė sezon), pėrveē rastit tė golit, goditi edhe njė herė shtyllėn me kokė, kur ndeshja ishte 1-0 pėr puljezėt.

Emocione dhe vetėm njė barazim nė Mesinė mes vendėsve dhe Udinezes. Siēilianėt kanė shėnuar tė parėt me anė tė Di Napolit, por friulianėt u pėrgjigjėn mė pas me nigerianin Obodo. Ka qenė njė ndeshje ku dy portierėt respektivė, Storari dhe De Sanktis, kanė qenė mė tė mirėt nė fushė.

Palermo - Trevizo 1 0
Shėnues: Makinua 57'
Palermo: Aliardi, Biava,Terlici, Barzali, Konteh, Xh.Tedesko (Makinua 23'), Korini, Mutareli, Brienxa (Gonzales 62'), Di Mikele, Karaēiolo (Rinaudo 46'). Tr: Papadopulo.
Trevizo: Zankope, Maxhio, Valdes, Gustavo, Dosena, E.Filipini, Basexhio, A.Filipini,Gigu (Rexhinaldo 78'), Vashak (Fava 80'), Begeto (Borielo 46'). Tr: Bortoluci.
Gjyqtar: De Santis.
Karton i verdhė: Korini.

Kaljari - Rexhina 0-2
Shėnues: A.Lukareli 8', Tedesko 20'
Kaljari: Kimenti, Kanini Lopez, Agostini (Kosu 55'), Ferri (Pizano 55'), Abeijon, Budel (Kapone 70'), Gobi, Lanxhela, Suazo, Espozito. Tr: Soneti.
Rexhina: Pelicoli, I.Franēeskini, De Roza, A.Lukareli, Lanzaro, Biondini (Xhiosa 83'), Paredes, Tedesko, Vixhiani, Koca (Modesto 68'), Amoruzo (Bianki 86'). Tr: Maxarri.
Gjyqtar: Mesina.
Kartonė tė verdhė: Abeijon, Koca, Biondini, I.Franēeskini, Vixhiani, Lanxhela, Kapone, Bianki, Kimenti.

Mesina - Udineze 1-1
Shėnues: Di Napoli 30'/ Obodo 37'
Mesina: Storari, Zanki, Razaei, Aronika, Parisi, Skuli, Donati, D'Agostino (Sulo 65'), Bondi (Noverino 46'), Di Napoli, Muslimoviē (Flokari 65'). Tr: Muti.
Udineze: De Sanktis, Bertoto, Natali, Zapata, Felipe (Pieri 72'), D.Zenoni, Obodo, Kandela, Muntari, Di Natale (Bareto 75'), IaKuinta. Tr: Galeone.
Gjyqtar: Bertini.
Kartonė tė verdhė: Bertoto, Iakuinta, Felipe, Zanki.

Lacio Sampdoria 2 0
Shėnues: Odo 70', 88'(pen)
Lacio: Peruci, Odo, Sivilja, Zauri, Beleri, Behrami, Mudingaji, Liverani, Mauri (Manfredini 78'), Di Kanio (Pandev 52'), Roki.
Tr: D.Rosi.
Sampdoria: Antonioli, K.Zenoni, Falkone (Gasbarroni 45'), Sala, Kastelini, Diana, Volpi, Palombo, Toneto, Flaki, Foti (Kutuzov 46'). Tr: Novelino.
Gjyqtar: Rozeti.
Kartonė tė verdhė: Behrami, Falkone.

Siena - Leēe 1-2
Shėnues: Bogdani 85'/ Xhakomaci 4', Vuēiniē 71'
Siena: Fortin, Negro, Koloneze, Portanova, Gastaldelo (Falsini 46'), Folio (Volpato 62'), D'Aversa, Vergasola, Lokateli, Bogdani, Kieza (Alberto 78'). Tr; De Kanio.
Leēe: Siēinjano, Kaseti, Diamouten, Stovini, Rulo, Xhakomaci, Ledezma, Xh.Del Vekio, Babu (Pekorari 66'), Pinardi, Vuēiniē. Tr: Rico-Paleari.
Gjyqtar: Pantana.
Kartonė tė verdhė: Stovini, Daimouten, Kaseti, Portanova, Xh.Del Vekio, Falsini, Vuēiniē.
Karton i kuq: Koloneze.

Askoli - Kievo 2 2
Shėnues: Paēi 45', 61'/ Amauri 25', 92'
Askoli: Kopola, Karbone, Paēi, Domizi, Del Groso (Karielo 83'), Foxhia (Lauro 70'), Guana, Parola, Fini, Kualjarela, Budan (Ferrante 83'). Tr: Silva (Xhiampaolo i pezulluar).
Kievo: Fontana, Malago, D'Ana, Moro, Lana (Xhemiti 85'), Luēiano, Xhiunti, Brigi, D.Franēeskini (Tiriboki 67'), Amauri, Obina, (Pelizier 81'). Tr; Pilon.
Gjyqtar: Datilo
Kartonė tė verdhė: Amauri, Brigi, Lauro, Luēiano.

Empoli - Livorno 2-1
Shėnues: Tavano 39', Bushe 51'/ K.Lukareli 87'(pen)
Empoli: Bali, Raxhi (Askoli 72'), Koda, Pratali, Lukini, Moro, Almiron (Fiēini 60'), Bushe, Vanuki, Tavano, Rigano (Poci 46'). Tr: Kanji.
Livorno: Amelia, Grandoni, Arxhili (Baleri 56'), Galante, Pfertzel (Sezar Prates 46'), Morrone, Pasoni, Ruotolo (Koluēi 56'), Koko, Paladino, K.Lukareli. Tr: Macone.
Gjyqtar: Morganti.
Kartonė tė verdhė: Rigano, Ruotolo, Pasoni.

Renditja
1.Juventus 78 24 6 1 61 20
2.Milan 70 22 4 5 70 25
3.Inter 65 20 5 6 56 24
4.Fiorentina 60 18 6 7 52 34
5.Roma 59 17 8 6 57 31
6.Kievo 45 11 12 8 44 37
7.Lacio 45 11 12 8 41 39
8.Livorno 44 11 11 9 32 34
9.Palermo 43 11 10 10 41 42
10.Parma 38 10 8 13 36 49
11.Sampdoria 37 10 7 14 42 42
12.Askoli 37 8 13 10 34 39
13.Siena 35 9 8 14 36 49
14.Rexhina 34 9 7 15 31 49
15.Empoli 32 9 5 17 34 52
16.Kaljari 31 7 10 14 32 45
17.Udineze 29 7 8 16 29 49
18.Mesina 28 5 13 13 29 43
19.Leēe 21 5 6 20 23 49
20.Trevizo 15 2 9 20 17 45

Seria A, java e 32 tė
Tė shtunėn, 1 prill
Leēe - Milan 18.00
Trevizo - Juventus 18.00
Inter - Mesina 20.30

Tė dielėn, 2 prill
Kievo - Livorno 15.00
Fiorentina - Roma
Lacio - Empoli
Palermo - Askoli
Rexhina - Siena
Sampdoria - Kaljari
Udineze - Parma

Golashėnuesit
25 gola: Toni (Fiorentina).
20 gola Trezege (Juventus).
19 gola: Shevēenko (Milan).
16 gola: Xhilardino (Milan), Tavano (Empoli).
15 gola: Toti (Roma), Suazo (Kaljari), K.Lukareli (Livorno).
13 gola: Adriano (Inter).
12 gola: Roki (Lacio), Di Napoli (Mesina).
10 gola: Del Piero (Juventus), Kruz (Inter), Pelizier (Kievo), Inzagi (Milan), Kieza (Siena).
9 gola: Bogdani (Siena), Bonacoli (Sampdoria), Kaka (Milan), Simplisio (Parma).
8 gola: Karaēiolo (Palermo), Koca (Rexhina), Mansini (Roma), Amauri (Kievo).
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #424  
Te vjeter 30-03-2006, 14:39
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Milani nė kor: Rėndėsi ka vetėm Championsi

Milani nė kor: Rėndėsi ka vetėm Championsi
Sokol Kondi

Fitorja ndaj Fiorentinės ishte e rėndėsishme pėr Milanin nė prag tė ndeshjes sė parė ēerekfinale nė Champions ndaj Lionit. Por duke parė barazimin e Juventusit me Romėn dhe suksesin ndaj vjollcėve, tifozėt kuqezinj i kanė kthyer sytė edhe te kampionati. Njė kampionat i "pushtuar" tėrėsisht nga bardhezinjtė, tė cilėt, pas ndalesės nė "Dele Alpi" me verdhekuqtė e Spaletit, e shohin veten 8 pikė larg vendit tė dytė. Dhe Milani, si gjithnjė i kujdesshėm, nuk tregohet euforik. Nė kor, tre autorėt e golave kundėr Fiorentinės, Shevēenko, Kaka dhe Gatuzo, pėrveē se tė kėnaqur pėr fitoren, ulin entuziazmin dhe janė tė pėrqendruar vetėm te Lioni.

SHEVĒENKO - Juventusi ėshtė ende larg dhe mendja tani ėshtė e gjitha pėr Lionin. Koncepti i shprehur nga Karlo Anēeloti, mbėshtetet edhe nga lojtarėt e tij, siē konfirmon Andrei Shevēenko, i cili shėnoi golin e barazimit ndaj Fiorentinės: "Ėshtė njė periudhė e bukur pėr mua, - shpjegon ukrainasi, - pėr sulmuesit e tjerė dhe para sė gjithash pėr Milanin. Ēdo gjė po e bėjmė me lehtėsi, i lejojmė pak hapėsirė kundėrshtarit dhe krijojmė shumė raste. Tani Juventusi ėshtė disi mė pranė, por tetė pikė janė shumė pėr tė shkurtuar largėsinė nė renditje, ose tė flasėsh pėr njė pėrmbysje. Tė shohim atė qė do tė ndodhė nė javėt e ardhshme, por pa harruar qė nuk varet nga ne dhe Milani duhet tė mendojė para sė gjithash tė fitojė ndeshjet e tij, duke luajtur mirė. Dhe nėse pėr kampionatin rrezikojmė tė jemi me vonesė, pėr Ligėn e Kampioneve jemi nė luftė tė plotė. Nė Lion, duhet tė tregojmė tė njėjtėn vendosmėri qė shfaqėm nė fushė ndaj Fiorentinės."

KAKA - Nė fund tė stėrvitjes sė mėgjesit tė djeshėm, Riki Kaka, nuk e ka fshehur gėzimin e tij pėr suksesin ndaj Fiorentinės dhe pėr ecurinė e Milanit nė ndeshjet e fundit tė kampionatit, nė tė cilat ka rikuperuar shumė terren ndaj rivalėve. "Ishte synimi ynė dhe po ia arrijmė qėllimit, pra tė marrim sa mė shumė pikė, - tha fantazisti. - Po gjejmė vazhdimėsinė e duhur dhe po luajmė mirė. Edhe tė shtunėn, kur pėsuam gol, ishim tė vendosur mirė nė fushė, madje ishim ne ata qė po krijonin raste pėr tė shėnuar: ata shėnuan nga njė goditje dėnimi. Mė pas, nė pjesėn e dytė, lėvizėm mė mirė, u pėrmirėsuam dhe gjetėm hapėsirat pėr ta ēuar rezultatin nė 3-1." Mė pas njė koment pėr mikun dhe shokun e skuadrės Kostakurta, i cili shfaqi njė formė tė shkėlqyer ndaj vjollcėve: "Billi ėshtė gjithnjė befasues, ai ėshtė njė lojtar dhe njė shembull i madh pėr ne." Tė mėrkurėn, ndėrkohė, e ka radhėn Liga e Kampioneve: kuqezinjtė i pret Lioni nė stadiumin "Gerland". Kakaja garanton: "Skuadra ėshtė e karikuar dhe e motivuar, kemi shumė besim nė vetvete, ēka buron nga fakti qė po luajmė ndeshje tė bukura. Ndaj Lionit kemi mundėsinė ta ruajmė kėtė ritėm."

GATUZO - Tashmė ėshtė "marka" e tij e fabrikės. Sikundėr ndodhi kundėr Palermos nė ndeshjen e fazės sė parė, Rino Gatuzo shėnon dhe pastaj qarkullon gjatė gjithė fushės pėr tė festuar drejt tifozėve kuqezi qė ndodhen nė tribunėn e jugut. "Jam i kėnaqur pėr golin, pėr paraqitjen, pėr fitoren e skuadrės, - thotė mesfushori luftarak. - Juventusi barazoi, por unė parapėlqej tė mos e shikoj renditjen dhe tė pėrqendrohemi tek ajo qė bėjmė nė fushė. Pastaj tė shohim, por tani objektivi i parė ėshtė Liga e Kampioneve dhe tė mėrkurėn kemi njė takim shumė tė rėndėsishėm."

Anēeloti: Njė fitore qė na jep besim
Karlo Anēeloti ishte aq i pėrqendruar pėr kampionatin, saqė fjalėt e para pas fitores ndaj Fiorentinės ia ka kushtuar angazhimit tė sė mėrkurės: "Ishte njė sukses i rėndėsishėm nė kuadėr tė Champions-it." Nė kampin kuqezi mendojnė se tanimė titulli kampion i takon tjetėrkujt dhe kėshtu qė ndeshja ndaj Lionit kthehet nė objektivin sezonal: "Ndeshja e luajtur ndaj Fiorentinės na jep shumė besim pėr ndeshjen ndaj Lionit, - shpjegoi trajneri. - Skuadra mė pėlqeu shumė dhe Kostakurta luajti shkėlqyeshėm. Ishte mbitėgjitha pėr t'u lavdėruar reagimi ynė pas golit tė tyre tė avantazhit. E merituam fitoren. Ndalimi i Juventusit? Energjitė sa vijnė e pakėsohen dhe kėshtu qė mund tė ndodhė ndonjė incident gjatė rrugės, edhe pse njė barazim ndaj Romės s'ėshtė fundi i botės. Por ne mė mirė se tetė pikėt e disavantazhit do tė mendojmė pėr 5 pikėt e avantazhit qė kemi ndaj tė tretėve. Reali? Interesimi i Real Madridit mė gėzon. Por unė zgjodha Milanin, qė pėr momentin mė duket mė tepėr si diēka e imja."

"As": Karloja e do Ronin te Reali
Nuk rresht sė habituri e pėrditshmja spanjolle "As". Pasi shkroi se rinovimi i Anēelotit ishte i rremė, gjetja e fundit ka tė bėjė me kushtet qė trajneri kuqezi do t'i kishte kėrkuar Realit pėr "zbarkimin" e tij mes "galaktikėve": e para do tė kishte tė bėnte me qėndrimin e Ronaldos nė Madrid. Nė fakt, "Fenomeni" do tė ishte njė element thelbėsor pėr projektin e tij: "Nėse shkoj nė Madrid, dua ta kem nė skuadėr," - mėsohet tė ketė thėnė ai. Pikėrisht ky qėllim e ka shtyrė Martinin tė dojė Anēelotin dhe tė heqė dorė nga Kapelo, i cili, kur u kontaktua nė dhjetor, kėrkoi shitjen e Salgados, Helgerės, Roberto Karlosit dhe tė vetė "Fenomenit".
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #425  
Te vjeter 30-03-2006, 14:40
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Billi-Paolo, tė "pavdekshmit" kuqezinj

Billi-Paolo, tė "pavdekshmit" kuqezinj
Sokol Kondi

Te Milani qė "shkatėrroi" Fiorentinėn, nė piedestal janė ngjitur "plakushėt" e zakonshėm. Nė fakt, mė i miri nė fushė ka qenė tanimė thuajse 40-vjeēari Kostakurta, i cili dha asistin pėr golin e Kakasė dhe qė ia la vendin nė minutėn e 30-tė tė pjesės sė dytė 38-vjeēarit Maldini, i rikthyer nė fushė 109 ditė pas dėmtimit. Tani Anēeloti mund ta ketė parasysh "gardėn e vjetėr" edhe nė ndeshjen e Champions-it ndaj Lionit.
Milani, pas suksesit ndaj Fiorentinės, mund tė shijojė shkėputjen e reduktuar nga Juventusi ( 8 pikė), por mbi tė gjitha mund tė ripėrqafojė "gardėn e vjetėr", e cila u kthye fuqishėm nė nderimet e kronikave. Nė fakt, nė sfidėn e "San Siros" ndaj vjollcėve spikati padyshim paraqitja e Alesandro "Billy" Kostakurtės, i cili nė moshė thuajse 40-vjeēare (i mbush nė prill) u tregua i vėmendshėm dhe i saktė nė mbrojtje, duke u hedhur edhe nė sulm kur e kėrkonte nevoja. Aq sa nė pjesėn e dytė dha edhe njė asist pėr golin e Kakasė. Njė paraqitje e madhe ajo e Billit, tė cilin Anēeloti mund ta aktivizojė edhe nė ndeshjen e Ligės sė Kampioneve ndaj Olimpikut tė Lionit. Kostakurta, kur filloi tė shfaqte shenja lodhjeje, u zėvendėsua pėr t'ia lėnė vendin njė tjetėr ylli tė paperėndueshėm kuqezi: thuajse 38-vjeēarit Paolo Maldini. Nė ēastin e kthimit tė tij nė fushė, 109 ditė pas dėmtimit, kapiteni u prit me brohoritje nga tifozėt milanistė. Por ndėrrimi mes dy tė "pavdekshėmve" ishte njė moment emocionues pėr shumė njerėz. "E pėrqafova Billin kur doli, - pohoi Anēeloti nė fund tė ndeshjes, - sepse paraqitja e tij mė befasoi: pashė njė anėsor tė njė niveli tepėr tė lartė, tė pakursyer dhe dinamik. 'Plakushėt' pėrbėjnė tabanin e kėsaj skuadre dhe janė njė shembull pėr tė gjithė." "Billi ėshtė i jashtėzakonshėm, - ka thėnė Adriano Galiani, stratosferik dhe e meritonte rinovimin e kontratės."

Prandeli: Fiorentina mė pėlqeu
Tė humbasėsh nė "San Siro", mund edhe tė qėndrojė, sidomos ndaj njė Milani si ai i sė shtunės. Dhe kėshtu qė Ēezare Prandeli e merr humbjen me filozofi: "Na mungoi shkėlqimi i nevojshėm, ka shpjeguar trajneri vjollcė. Ishte njė ndeshje e fortė dhe pėr shumė minuta skuadra mė pėlqeu, ishim shumė tė rregullt. Me kalimin e minutave hasėm disa vėshtirėsi, pėr shkak tė ndeshjes qė kishim luajtur nė mesjavė ndaj Kaljarit. Milani e pėrdori mirė freskinė e tij, ndėrsa ne e humbėm shkėlqimin." Pas humbjes, nė kampin e Fiorentinės mendojnė pėr sfidėn pėr Champions-in ndaj Romės: "Do tė jetė njė ndeshje e rėndėsishme, pėrfundoi Prandeli, por nuk do tė jetė pėrcaktuese nė luftėn pėr tė shkuar nė Champions."
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #426  
Te vjeter 30-03-2006, 14:41
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Adriano Inter, vjen momenti i llogarive

Adriano Inter, vjen momenti i llogarive
Sokol Kondi

Trembėdhjetė gola. Pak, fare pak pėr vitin 2006 nga ana e sulmuesve zikaltėr. Kjo ėshtė shenja e njė krizė globale qė rrezikon ta kompromentojė sezonin. Nesėr mbėrrin nė "San Siro" Vilareali (Figo do tė mungojė) dhe vetėm Martinsi arrinte tė qeshte me tė madhe nė stol nė Parmė, ndėrkohė qė skuadra luftonte pėr tė mbijetuar. Nga ana tjetėr, tė gjithė lojtarėt, kur nuk luajnė, janė gjithnjė tė gatshėm tė garantojnė dashuri tė vėrtetė pėr Interin, por rrallėherė e tregojnė nė fushė nė momentet vendimtare, kur duhen fituar ndeshjet qė kanė rėndėsi. Tekefundit, duke "peshkuar" mes Moratit, Faketit dhe Manēinit, do tė gjendet gjithnjė njė fajtor. Megjithatė, ajo qė ka rėndėsi, janė vetėm shifrat. Kruzi (5 gola nė 84 ditė) udhėheq katėrshen; Adriano ėshtė ndalur nė kuotėn e tre golave, ndėrsa Rekoba dhe Martinsi mbyllin kėtė renditje speciale me nga dy gola. Sulmuesi i pestė, pas shitjes sė Vierit (12 gola nė kampionatin 2004 2005), nuk ka ardhur ende nė Milano. Shifra tė tilla do t'i shkonin pėr shtat njė ekipi qė lufton pėr tė mos rėnė nga kategoria.

Ēdokush prej tė "pandehurve" e ka nga njė justifikim, por morali i pėrrallės ėshtė se kriza kolektive e sulmuesve deri tani e ndali gjėmimin e vėshtirė tė Interit ndaj Juves dhe e ka larguar skuadrėn edhe nga Milani i vendit tė dytė. Adriano, qė u duk sikur rilindi me golin qė i shėnoi Sampdorias (11 shkurt), ra sėrish nė depresion, pasi gaboi 11-metėrshin ndaj Ajaksit dhe kėtė e rrėfeu edhe tė hėnėn e kaluar pėrballė tifozėve, edhe pse duken ende tė paqarta arsyet e vėrteta tė mėrzisė sė tij. Gjurmėt e Martinsit janė humbur qė kur shkoi nė Kupėn e Afrikės, pėrvojė qė vazhdon ende ta kushtėzojė rendimentin e tij; Rekoba, qė e rimori veten pas dėmtimit nė Sienė (8 janar), u duk shumė nė formė ndaj Lacios (dygolėsh, 19 shkurt), por i zbehtė ndaj Parmės, edhe sepse nuk kishte hapėsira dhe e majta e tij nuk arriti tė sillte rezultate tė kėnaqshme. Kruzi, i vetmi qė ka shėnuar nė kampionat dhe nė Champions (ndaj Ajaksit nė Amsterdam), luan pak dhe hyn vetėm nėpėr situata gjysmė tė dėshpėruara.

Sikurse u pa edhe nė Parmė, i vetmi qė di tė luajė mirė nė ajėr ėshtė Kruzi: Adrianos s'i pėlqejnė topat e lartė; Martinsi dhe Rekoba kanė karakteristika tė tjera. Deri tani, ata qė e kanė mbajtur nė kėmbė Interin, kanė qenė golat e mbrojtėsve dhe tė mesfushorėve (Figo, Stankoviē, Kambiaso), por edhe ata qė luajnė nė sektorin nevralgjik, nuk janė dukur krejt pa faj, sepse nė disa ndeshje loja zhvillohet me ngadalėsi: mbajtje e tejzgjatur e topit, shumė pasime anėsore, me rezultatin qė kur topi mnbėrrin te sulmuesit, skuadra kundėrshtare i ka mbyllur tė gjitha hapėsirat. Gjithsesi, maja e ajsbergut tė kėsaj krize mbetet ēėshtja "Adriano".
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #427  
Te vjeter 30-03-2006, 14:42
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Morati lutet... pėr "Perandrorin"

Morati lutet... pėr "Perandrorin"
Sokol Kondi

Masimo Morati ka ndėrhyrė nė kuadėr tė polemikės qė ka tė bėjė me praninė qė nga minuta e parė e Adrianos, nė sfidėn e Ligės sė Kampioneve ndaj Vilarealit, duke ia lėnė Roberto Manēinit vendimin pėrfundimtar: "Unė nuk kam tė bėj me kėtė gjė, besoj se ėshtė trajneri ai qė duhet tė vendosė, - deklaroi ai. - Janė trajnerėt ata qė duhet t'i marrin pėrsipėr kėto pėrgjegjėsi, mė pas ėshtė e qartė se mund tė diskutohet, por nė kėto ndeshje delikate ėshtė e rėndėsishme tė kesh autonomi tė plotė."

Adriano po, Adriano jo, ėshtė kjo dilema qė ka mbėrthyer mendjet e drejtuesve, tifozėve dhe trajnerit tė Interit njė ditė pėrpara ballafaqimit shumė tė rėndėsishėm tė Ligės sė Kampioneve ndaj Vilarealit. Nėse nga njėra anė hipoteza pėr ta lėnė Adrianon pushim dhe pėr t'i lėnė hapėsirė Martinsit, Kruzit dhe Rekobės, po bėhet ideja kryesore nė mendjen e trajnerit, nga ana tjetėr Masimo Morati ka pohuar se nuk do tė ishte njė dramė nėse braziliani do tė lihej nė stol, duke theksuar besimin e plotė qė ka te zgjedhjet e Manēinit. "Nuk merrem me kėto gjėra, besoj se duhet t'i vendosė trajneri, ka deklaruar pronari zikaltėr teksa dilte nga zyrat e firmės sė tij Saras. - Janė trajnerėt ata qė i marrin pėrsipėr kėto pėrgjegjėsi. Ėshtė e qartė se mė pas edhe mund tė diskutohet, por unė besoj se nė ndeshje kaq delikate, ėshtė e domosdoshme tė kesh autonomi tė plotė." Por ėshtė e pamohueshme nga ana tjetėr se Interi po has vėshtirėsi nė shėnimin e golave: "Kėtė defekt e mbartim qė nga fillimi i vitit, besoj se nganjėherė nuk shėrben tė sulmosh shumė, ndoshta edhe mund tė mbyllesh pak dhe tė arrish tė marrėsh rezultatin qė synon. Adriano? Mund tė zhbllokohet vetėm duke shėnuar dhe tė gjithė shpresojmė dhe lutemi pėr tė."

Manēini, Champions-i mundėsia e fundit
Pas fundjavės sė punės nė Londėr, Morati do ta kishte kaluar me kėnaqėsi tė dielėn e tij nė Forte dei Marmi. Por humbja nė Parmė, sė bashku me zėvendėsimin e Adrianos, ia ndryshuan programin. Kėshtu qė pronari zikaltėr u mbyll nė shtėpinė e tij, ku shqyrtoi kasetėn e ndeshjes sė "Tardinit". Morati mė pas ka folur me Faketin, me tė cilin ka rėnė dakord pėr ta mbėshtetur Manēinin nė rast se trajneri do ta lėrė nė stol brazilianin nė Champions. Por nė rast se disfata e javės sė fundit nė kampionat do tė reflektohet edhe nė Champions, Manēini vetė s'duhet tė jetė edhe aq i sigurt se do ta drejtojė Interin edhe nė sezonin e ardhshėm. Mourinjo ėshtė me siguri njė emėr qė pėlqehet. Dhe nė kėtė kuadėr ēerekfinalet dhe gjysmėfinalet e mundshme tė Champions-it janė njėfarė mundėsie e fundit pėr Manēinin: Kupa e Italisė mund tė mos mjaftojė mė, sidomos nėse do tė pėrsėritej vendi i tretė i sezonit tė kaluar.

Simplisio dhe Barone, e ardhmja nė mesfushė?
Fabio Simplisio do tė jetė zėvendėsuesi i Kristiano Zanetit tek Interi nė sezonin e ardhshėm. Mesfushori brazilian ka kohė qė ndiqet nga klubi milanez, qė kohėt e fundit ka biseduar edhe me Parmėn dhe me pėrfaqėsuesin e lojtarit. Kartoni i tij kushton 8 milionė euro, por ka mundėsi qė Interi tė pėrdorė strategjinė e kėmbimeve. Morati ka ndėr mend edhe tė arrijė njė marrėveshje me Palermon pėr Simone Baronen: mesfushori ēmohet shumė nga Manēini dhe Zamparini tashmė po mendon sa para t'i kėrkojė klubit tė pasur zikaltėr.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #428  
Te vjeter 30-03-2006, 14:43
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Anēeloti: Titulli? Ka gjithnjė njė shpresė

Anēeloti: Titulli? Ka gjithnjė njė shpresė
Sokol Kondi

"Nė futboll mund tė ndodhė gjithēka. Por tani mendojmė vetėm pėr ndeshjen e Ligės sė Kampioneve ndaj Lionit." Milani po kalon njė moment tė shkėlqyer. Skuadra e Anēelotit fitoi bindshėm tė shtunėn nė mbrėmje ndaj Fiorentinės dhe tani ndodhet tetė pikė larg Juventusit kryesues. Titulli ndoshta ėshtė njė objektiv qė nuk mund tė arrihet mė, por me siguri ka pak brengė dhe keqardhje nė kampin kuqezi, qė nuk arritėn tė shprehnin tė njėjtėn forcė dhe tė njėjtėn konkretėsi edhe nė fazėn e parė tė Serisė A. "Brenga? Nėse ka ndonjė, nuk ėshtė ky momenti i duhur pėr ta nxjerrė nė pah, sepse sezoni ka hyrė nė gjallėrinė e tij, - ka deklaruar Karlo Anēeloti pėr mikrofonėt e "Tg5". Tani duhet tė mendojmė t'i bėjmė gjėrat sa mė mirė. Ndoshta mė pas mund tė flasim nė fund tė sezonit pėr kėto gjėra. Por objektivisht mendoj se kemi pasur mjaft vazhdimėsi, edhe pse kemi kaluar disa momente delikate, sikurse ėshtė normale."

"Nėse mund ta kapim Juven? Njėfarė shprese na e jep fakti se nė futboll mund tė ndodhė gjithēka, - ka theksuar trajneri kuqezi, - gjė tė cilėn unė e kam mėsuar kur drejtoja Juven dhe tetė javė pėrpara pėrfundimit kishim nėntė pikė avantazh ndaj kuqezinjve. Por hėpėrhė nuk ėshtė ky mendimi qė na stimulon, por ndeshja e ardhshme e Ligės sė Kampioneve ndaj Lionit."

Milani qė ėshtė parė nė takimet e fundit, duket thuajse pranė pėrsosmėrisė. "Trajneri e kėrkon gjithnjė pėrsosmėrinė dhe e ėndėrron atė, - ka shpjeguar Anēeloti, - por ėshtė i ndėrgjegjshėm se nuk do ta arrijė kurrė, sepse nė futboll edhe variacionet e vogla mund tė japin rezultate tė mėdha. Nė kėtė moment, Milani ėshtė njė skuadėr e stimuluar dhe e motivuar nė tė gjithė elementėt pėrbėrės tė tij." Kapitulli i sė ardhmes. Nuk rreshtin zėrat kėmbėngulės, qė nga Spanja vazhdojnė tė thonė se do tė shkojė te stoli i Real Madridit. "Mjafton tė shkoni nė 'Lega Calcio' dhe tė shikoni kontratėn qė ėshtė depozituar, - ka nėnvizuar Karleto, - njė sinjal besimi, qė tregon se puna e kryer ėshtė konsideruar pozitive dhe kjo gjė i jep shumė qetėsi njė trajneri."

Sheva: Mungesa e Zhuninjos, plus pėr ne
Shevēenko ndihet i lehtėsuar. Kur mungon njė ditė nga ndeshja e Ligės sė Kampioneve ndaj Lionit, sulmuesi ukrainas i Milanit e shikon formacionin e francezėve dhe buzėqesh: "Do tė mungojė Zhuninjo, vuri nė dukje ai, dhe ky ėshtė njė plus pėr ne. Ai ėshtė njė "As" pėr goditjet e dėnimit, shumė mė i zoti se Ronaldinjo." Qendėrsulmuesi i "Djallit" ka shumė besim te mundėsitė qė ka skuadra e tij pėr tė shkuar nė gjysmėfinalet e veprimtarisė kryesore europiane: "Mendoj se Lioni nė fushėn e tij do tė marrė mė shumė goditje tė lira se nė "San Siro", pėr tė cilat Zhuninjo ėshtė thjesht i jashtėzakonshėm. Kėshtu qė kjo mungesė ėshtė njė mundėsi e madhe pėr ne. Pėr mė tepėr, pėrfundoi ish-"Topi i artė", - ėshtė mė mirė qė edhe ata tė mos e harrojnė Andrea Pirlon, qė ėshtė njė specialist i madh goditjesh".

Mesina: Ikėn Bortolo Muti, vjen Ventura
Pas zėrave tė shumtė mbėrriti edhe zyrtarizimi. Bortolo Muti s'ėshtė mė trajneri i Mesinės. Shkarkimi, qė u vendos pas njė mbledhjeje tė krerėve tė klubit qė kryesohej nga presidenti verdhekuq Pietro Franxa, ėshtė bėrė i ditur nga klubi pėrmes faqes sė tij nė internet. Nė vend tė trajnerit bergamask do tė mbėrrijė Xhiampiero Ventura, i cili ka ende njė kontratė me Napolin, klub nga i cili ishte shkarkuar pėr t'ia besuar stolin Rejės.

Ajaks, Shneijder: Jam gati pėr Milanin
Milani i ka drejtuar sytė nga Uesli Shneijder, 21-vjeēari qė ėshtė njė pikė fikse e mesfushės sė Ajaksit. Ka kohė qė nė klubin kuqezi flitet pėr tė dhe bisedimet duhet tė jenė shtrirė pėrderisa zėrat kanė mbėrritur deri te vetė lojtari. "Ndihem i nderuar nga ky interesim, Milani ėshtė njė klub fantastik, tha Shneijderi. Pėr sa kohė nuk do tė ketė diēka pėrfundimtare, nuk mund tė them asgjė mė shumė. Besoj se jam gati, por vendimi u takon tė tjerėve."

Inzagi: Pėr botėrorin nuk jam dorėzuar
Pipo Inzagi rihedh kandidaturėn e tij pėr njė vend nė botėrorin e Gjermanisė: "Nuk jam dorėzuar, shpresoj ende, - tha sulmuesi i Milanit. - Kush ėshtė ai qė nuk dėshiron tė luajė nė kombėtare? Kam fituar thuajse gjithēka nė karrierėn time dhe me kombėtaren mė mungon diēka pėr ta fituar. Dua tė ndaloj kėtu pėr tė shmangur atė, qė fjalėt e mia mund tė keqinterpretohen. Me Lipin kam njė marrėdhėnie shumė tė bukur. Jam i kėnaqur qė jam kthyer kėshtu pas asaj tė kaluare."
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #429  
Te vjeter 30-03-2006, 15:22
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Roma tani vlen 70 milionė mė shumė

Roma tani vlen 70 milionė mė shumė
Erion Abule

Njė skuadėr e pasuruar. Nga fillimi i sezonit deri mė sot janė tė paktėn 5 lojtarėt e Romės, tė cilėve vlera e merkatos u ėshtė rritur falė rendimentit tė tyre. Vitin e shkuar, organika ishte vlerėsuar 130 milionė, ndėrsa sot i ka kaluar 200 miliorė eurot.
Alberto Akuilani - Ėshtė 23 vjeē, mesfushor, pikė referimi nė U-21. Kėtė vit ka luajtur 20 ndeshje dhe ka shėnuar 2 gola.
Ēezare Bovo - Ėshtė 23 vjeē, mbrojtės. Ka luajtur 18 ndeshje nė kampionat.
Filip Mekses - 23 vjeē, mbrojtės francez. Ėshtė nė sezonin e tij tė dytė te Roma. Objekt misterioz vitin e shkuar, por nė kėtė kampionat ėshtė kthyer nė pikė e palėvizshme e mbrojtjes.
Simone Perrota - 28 vjeē, mesfushor. 28 ndeshje dhe 4 gola nė kampionat.
Rodrigo Tadei - 26 vjeē, mesfushor brazilian: 5 gola nė 30 ndeshje.
Pak, por tė mirė. Nė kuptimin qė romanistėt janė pak, por flasin tė dhėnat dhe faktet. Edhe tė shtunėn ndaj Juventusit, Spaleti ka bėrė zgjedhje tė detyruara nė tė gjithė sulmin (Toti, Montela, Nonda) jashtė "loje" si dhe me De Rosin dhe Ēivunė po tė dėmtuar pėr 2-3 javė. Mbi pėrshtatjen e vlerave tekniko-ekonomike flet renditja: vendi i pestė, njė pikė larg zonės sė Championsit dhe Fiorentinės, 11 fitoret radhazi nė kampionat (rekord i ndaluar nga Interi) dhe njė organikė qė ėshtė rivlerėsuar pas njė sezoni "tė frikshėm" njė vit mė parė.

"BUMI" I MEKSESIT - Akuilani, Bovo, Mekses, Perrota dhe Tadei. Mjafton t'i pėrmendėsh sipas rendit alfabetik pėr tė treguar pesė lojtarėt, qė nė bursėn e vlerave tė merkatos sė futbollit kanė shtuar kuotat e tyre. Shifra mė e lartė i pėrket francezit Filip Mekses, i cili 110 ditė mė parė, kur ishte seanca pėrfundimtare nė duelin Roma-Okser, lidhur me kalimin e tij nė kryeqytet, u shpreh pak a shumė hapur, qė ndoshta ishte mė mirė ta humbiste (Roma) sesa tė paguante 7 milionė euro. I ēliruar nga sikleti i njė historie shumė mė tė madhe se ai, francesi spikati me "fluturimin" e tij dhe pėrbėn sot me Ēivunė dyshen qendrore tė mbrojtėsve mė nė formė tė kampionati