Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Bota e Sportit | Futbolli

Marko Van Basten, nje histori pa interviste

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 12-02-2006, 09:15
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,966
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Marko Van Basten, nje histori pa interviste

Marko Van Basten, njė histori pa intervistė
Ahmet Shqarri

Sigurisht qė ėshtė fjala pėr Marko Van Basten. Gjatė qėndrimit kėto ditė nė Holandė, ashtu siē "ritakova" Ajaksin, mendova se kėtė gjė mund ta bėja edhe me Marko Van Basten. "Shėn Markon" apo "Mjelmėn e Utrehtit", siē e quajnė Van Bastenin pėr nder tė qytetit ku ka lindur, e pata parė dhe "takuar" vite mė parė, pikėrisht nė atė stadium tė Vjenės, kur Ajaksi fitonte Kupėn e Kampionėve tė Europės pas 25 vitesh, duke mundur Milanin 1-O, me atė gol tė Klaivertit, qė atė kohė ishte vetėm 19 vjeē. Atė mbrėmje, kur nė stadium ishte edhe Maradona, edhe Berluskoni, Marko Van Bastenin e kisha fare pranė, aty nė tribunėn e VIP ve, bashkė me Dejan Saviēeviē.

Qė tė dy, pėr arsye objektive, nuk mund tė luanin nė atė ndeshje pėr Milanin dhe ky rast mė dha shansin pėr tė bėrė njė foto me ta. Pasi kish luajtur me sukses tek Ajaksi, futbollisti tri herė fitues i "Topit tė artė", Marko Van Basten, shkėlqeu mė vonė te Milani, ku bashkė me dy ish-"ajaksasit" e tjerė, Frenk Rajkard dhe Rud Gulit, morėn edhe cilėsimin "Tre muskėtierėt". Mund tė kish vazhduar tė shkėlqente edhe vite tė tjerė, por dėmtimet e shumta e penguan Marko Van Bastenin qė tė ishte pėr shumė kohė argėtimi i tifozėve nė gjithė botėn.

Tashmė ai ėshtė trajneri i kombėtares sė Holandės dhe, ashtu si dikur, kur shkėlqente si futbollist, ėshtė nė qendėr tė vėmendjes nė vendin e tij, por edhe nė botė, pėr shkak tė pretendimeve qė skuadra e "tulipanėve" ka pėr Botėrorin 2006, qė do tė jetė edhe prova e sė vėrtetės pėr drejtuesin e ri, ndėrkohė qė para tij e kishin provuar kėtė fron, por pa sukses, edhe tė tjerė nga shkolla e Ajaksit.

Pra, doja ta ritakoja Van Bastenin, por e pata tė vėshtirė ta bėja, edhe pse isha nė folenė e tij, pikėrisht nė Holandė. Ideja ishte jo thjesht vetėm qė tė mund t'i jepja dorėn e tė bėja njė foto me tė, sepse kėtė nė fakt e kisha bėrė njė herė, por diēka mė shumė. Do tė dėshiroja qė tė komunikoja drejtpėrsėdrejti me tė, duke shfrytėzuar rastin e tė qenit nė tė njėjtin grup tė kombėtares sonė me pėrfaqėsuesen e tij pėr eliminatoret e Europianit 2008. Por nuk jemi nė Shqipėri, ku p.sh. "mbretin" e futbollit, Panajot Panon, mund ta takojė nėpėr rrugėt e Tiranės e ta prekė me dorė kushdo, e sa herė tė dojė(!?); ose kur ēdo gazetar mund ta takojė e ta pyesė trajnerin gjerman Hans Piter Brigel (natyrisht kur ai ndodhet nė Shqipėri), pėr ēfarė t'i dojė qejfi dhe nė ēfarėdo kohe qoftė. Pra, jemi nė Holandė, ku si nė shumė vende tė Perėndimit, rregullat, etika dhe qytetėrimi janė me vite drite larg nesh...

Nėpėrmjet shqiptares holandishtfolėse Alketa Bisha (Geuijen) arritėm ta "pushtojmė" rezidencėn e Federatės Holandeze tė Futbollit, e vendosur mes pyllit, aty diku midis Utrehtit dhe Amersfortit, larg zhurmės sė Amsterdamit. Gjithēka hijerėndė, si vetė fusha e futbollit holandez, qė ka provuar dy herė finalen e kampionateve botėrore, ndėrkohė qė ėshtė kurorėzuar si kampione e Europės, mjedisi ku gjendet FHF ta rrit edhe mė tepėr respektin pėr kėtė vend, qė e di se ku ėshtė dhe se ku po shkon.

Dhe ndėrsa mund tė dėgjosh zyrtarė tė shumtė dhe tė ndryshėm tė kėtij institucioni qė tė flasin dhe tė dėgjojnė me shumė mirėsjellje, megjithatė, kur vjen fjala pėr tė takuar "mbretin" Marko Van Basten, punėt vėshtirėsohen sė tepėrmi. Edhe vetė holandezėt, gazetarėt e kėtij vendi, nuk mund ta shohin dhe ta takojnė atė kur duan. "Kemi rreth 50 kėrkesa nė ditė pėr ta takuar Marko Van Bastenin,- na thanė pėrfaqėsuesit e shtypit, tė cilėt shtuan, se po t'i realizonim tė gjitha kėto, Marko nuk do tė kish kohė tė merrte frymė dhe jo mė tė punonte.

Aq mė tepėr tani, kur nė prag janė finalet e Botėrorit 2006, ndeshjet eliminatore pėr Evropianin 2008, duken tepėr larg dhe njė takim kokė mė kokė i Van Bastenit me njė gazetar, sado me emėr tė jetė ai, duket i parealizueshėm." Konferencat e shtypit me tė do tė ishin rasti mė i mundshėm pėr ta takuar, por edhe ato ndjekin ciklin e rregullsisė, duke u zhvilluar nė kohėn dhe vendin e duhur...

Megjithatė, Marko Van Bastenin e "takova" nė mėnyra tė tjera, duke nisur qė nga e diela e 5 shkurtit, kur isha nė Roterdam pėr ndeshjen Fejėnord Ajaks pėr javėn e 22-tė tė kampionatit holandez. Dyzet e dy vjet mė parė, pikėrisht nė stadiumin e Roterdamit, kombėtarja jonė luante ndeshjen e kthimit ndaj Holandės pėr eliminatoret e Botėrorit tė atėhershėm. Kishim humbur 2-0 nė Tiranė dhe po ky rezultat u regjistrua edhe nė Roterdam. Ishte 25 tetor 1964 dhe pas gjashtė ditėsh, pikėrisht mė 31 tetor, do tė lindte Marko Van Basten. Kohėra shumė tė largėta. Dhe ai qė mė vonė do tė quhej "Saint Marko" dhe "The Swan of Utrecht" ishte vetėm gjashtė vjeē kur futbolli shqiptar, nėpėrmjet ekipit tė 17 Nėntorit do tė ndeshej pėr Kupėn e Kampionėve me Ajaksin, ekipin qė mė vonė do ta bėnte atė tė famshėm.

Atėhere 17 Nėntori, me barazimin 2-2 nė stadiumin "Qemal Stafa" nė Tiranė (me golat e Kazanxhiut dhe Zhegės) sfidonte Ajaksin, qė pas njė viti do tė niste tė shkruante njė nga historitė mė tė bukura tė futbollit botėror. Do tė niste epoka e artė e Johan Krujfit, "holandezit fluturues". Dhe kur Ajaksit tė tij iu desh tė ballafaqohej pėrsėri me futbollin shqiptar, kėtė herė ndaj Dinamos, kur nė ndeshjen e kthimit nė Amsterdam, sipas kujtimeve tė trajnerit tonė Saimir Dauti, dinamovitėt u duartrokitėn pėr lojėn e mirė qė zhvilluan nė praninė e mė shumė se tridhjetė mijė spektatorėve dhe ku Ajaksi fitoi vetėm me njė gol tė minutave tė fundit, shėnuar nga danezi Soren Lerbi me penallti, thuhet se aty paska qenė i pranishėm si spektator edhe 16-vjeēari Marko Van Basten.

Thuhet gjithashtu se njeriu qė mė vonė do tė bėhej nga mė tė famshmit e botės nė eliminatoret e njė europiani tė rinjsh, shprehu tė njėjtat vlera me talentin tonė Sulejman Demollari, skuadrat e tė cilėve ishin nė tė njėjtin grup... Ishte njė kohė kur shkruhej kapitulli i parė i ballafaqimeve tė futbollit shqiptar me atė holandez, por pa praninė e Marko Van Bastenit, i cili nuk e di se ēfarė duhet tė mendojė tani pėr gjithė kėtė histori tė mbyllur pėr mė se njė ēerek shekulli dhe qė befas do tė rihapet pėr eliminatoret e Europianit 2008, kur ai, si trajner i Holandės sė tij, do tė luajė nė grup edhe me Shqipėrinė... e largėt.

Gjithsesi, "mėrzinė" e mosrealizimit tė kėsaj interviste u pėrpoqa ta hedh tutje pėrmes vizitave nėpėr qytete dhe muze tė ndryshme, ku ato tek Van Gogh dhe Rembrandt ishin mė mbresėlėnėse. Aq mė tepėr kur ky vit ėshtė edhe pėrvjetori i 400-tė i piktorit gjenial dhe Holanda ka nisur plot bujė ta pėrkujtojė atė nėpėrmjet aktiviteteve tė shumėllojshme. Ekspozimi nė qershor i veprave tė Caravagio s krahas Rembrandt it, po shihet qė tani si ngjarja mė e rėndėsishme kulturore e vitit.

Rrjedhja e ujėrave tė pafund qė pėrshkojnė kanalet e panumurta plot varka dhe anije tė shumta, po aq praktike nė transport sa edhe trenat, autobusėt, tramvajet, pėrfshi edhe biēikletat, tė kthyera gati nė simbol tė kėtij vendi, i japin Holandės atė atmosferė tė pakrahasueshme me vendet e tjera dhe qė bota sot e njeh edhe prej veprave tė mrekullueshme tė mjeshtėrve tė saj tė mėdhenj tė pikturės, si Van Gogh, Rembrandt e shumė e shumė tė tjerė.

Kjo ėshtė Holanda, qė ndodhet nėn ujėra e qė megjithatė nuk pėrmbytet asnjėherė. Kjo ėshtė Holanda e bukur dhe e pasur si nėpėr pėrralla; Holanda qė pėr kėnaqėsinė tonė gjendemi sė bashku nė njė grup pėr eliminatoret e Evropianit 2008, duke na dhėnė shansin qė me futbollin spektakolar, si ēdo gjė tjetėr kėtu, tė na tregojė njė nga mrekullitė e saj tė shumta...
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg vanbasten.jpg (164.2 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg jun88-vanbasten-gullit.jpg (32.8 KB, 1 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg marko_van_basten.jpg (45.5 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Basten8.jpg (25.9 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg basten_88ger_kohler.jpg (41.8 KB, 1 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg basten2.jpg (22.9 KB, 1 vezhgime)
Lloji i Skedarit: gif basten.gif (74.4 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg basten3.jpg (19.0 KB, 0 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Krishterimi ne kendveshtrimin tim skampinianus Bibla dhe Jeta 2 25-05-2008 21:06
Fakte dhe arritje ne mjeksi Administratori Njeriu dhe shendeti 53 03-05-2008 08:01
E Verteta - Tradhetia Nga Aban Skenderaj Dhe Gjergj Gjuvani basi Muzika 0 28-12-2007 10:26
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu AlbShkodra Historia 13 21-04-2007 17:33
Fjalori i Internetit Administratori Programe dhe programime 0 19-09-2004 16:34


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 23:11.




Parajsa Shqiptare