Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Bota e Sportit | Futbolli

Kampionati i Kosoves.

Pergjigju
 
LinkBack (1) Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #36  
Te vjeter 10-06-2004, 03:17
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Java26.

Bie perdja e Kampionatit tė Kosovės nė futboll: KF “Prishtina” u shpall edhe zyrtarisht kampione


Vėllaznimi, Besiana dhe Kosova (V) pėr Superligė do tė mendojnė nė edicionin e ardhshėm. Llapi e Liria morėn 'vizėn' pėr nė elitė. Pas 26 javėve lojėra cilėsore, emocione e shikueshmėri tė konsiderueshme nė stadiume tona, por herė herė edhe lojėra tė tensionuara, kacafytje tė futbollistėve, grushtime tė gjyqtarėve dhe pėrleshje tė tifozėve, ėshtė lėshuar perdja e Kampionatit tė katėrt tė pasluftės nė futbollin kosovar.

Nga njohėsit e futbollit ky edicion ėshtė vlerėsuar si njėri ndėr mė cilėsorėt dhe mė interesantėt, veēmas sa i pėrket luftės pėr qėndrim nė shoqėrinė e vjetėr, e cila ishte e paqartė deri nė vetė mbylljen e kaptinės. Derisa njė javė mė parė nga elita ishin pėrshėndetur Besiana dhe Kosova (V), nė javėn e fundit gjurmėve tė kėtyre dy skuadrave u detyrua tė shkojė edhe Vėllaznimi. Kėto skuadra edhe nė tė ardhmen do tė garojnė nė Ligėn e parė, por kėsaj radhe nė kėtė rang tė garave nuk do tė jenė skuadrat e elitės, ngase duke filluar nga edicioni i ri, FFK-ja do tė nisė me sistemin e ri tė garave, sipas tė cilit do tė formohet Superliga, prej 12 skuadrash, Liga e parė prej 14 skuadrash, Liga e dytė, e kėshtu me radhė. Titulli i kampionit me plot meritė nė kėtė edicion i buzėqeshi klubit mė me nam nė futbollin kosovar, Prishtinės. Ky klub nė edicionin e kaluar, kur festoi 80-vjetorin e krijimit nuk arriti ta ngre lart kėtė trofe, por sivjet me punė dhe angazhim tė madh, arriti qė tė mbizotėrojė nė skenėn e futbollit kosovar. Dhe ishte pasditja e djeshme, kur para ndeshjes kundėr Flamurtarit, futbollistėve tė Prishtinės edhe zyrtarisht iu dorėzua titulli i kampionit nga drejtori i Departamentit pėr Sport nė Ministrinė pėr Kulturė, Rini e Sport, Ismajl Kasumi. Pikėrisht nė duelin ndėrmjet rivalėve tė kryeqytetit dhe nė pėrballjen nė Prizren, ndėrmjet Getoarit dhe Vėllaznimit, vendosej edhe skuadra e tretė, e cila do t’i jepte lamtumirėn shoqėrisė sė vjetėr. Ashtu edhe siē pritej nė duelin nė kryeqytet, i cili u pėrcoll nga rreth 4.000 shikues, futbollistėve tė Prishtinės iu mungoi motivi pėr fitore, gjė tė cilėn e shfrytėzuan “kuqezinjtė”, duke arkėtuar tri pikė me golin e Fatos Ademit, nė minutėn e 74-tė, tė cilat pėrfundimisht ia siguruan mbetjen nė mesin e skuadrave mė cilėsore. Njė ballafaqim shumė mė i tensionuar dhe mė dramatik u zhvillua nė stadiumin “Pėrparim Thaēi” nė Prizren nė praninė e rreth 5.000 shikuesve. Duke pasur parasysh rėndėsinė e pikėve nė kėtė takim, tė dyja skuadrat hynė me ngarkesė tė madhe psikike, por prizrenasit kaluan shumė herėt nė epėrsi me golin e Agron Besenit, nė minutėn e 10-tė, i cili mė vonė u vėrtetua se ishte edhe goli i fitores. Deri nė minutėn e 58-tė atmosfera nė stadium ishte pėr lakmi. Nė kėtė periudhė tė lojės pėr shkak tė kacafytjes, gjyqtari Muhedin Ferati me karton tė kuq ndėshkoi Radoniqin e Vėllaznimit dhe Brandon e Getoarit. Por, kacafyetja e kėtyre dy lojtarėve vazhdoi edhe rrugės pėr nė zhveshtore, me ē’rast disa tifozė vendas sulmuan futbollistėt e Vėllaznimit, duke shkaktuar rrėmujė edhe mė tė madhe, por me kohė intervenuan pjesėtarėt e Shėrbimit Policor tė Kosovės dhe njėsiti i forave speciale argjentinase, tė cilėt vetėm pas 20 minutave ndėrprerjeje dhe qetėsimit tė situatės lejuan qė ndeshja tė vazhdojė. Pas kėsaj rrėmuje, pėrkundėr disa rasteve tė volitshme nė tė dyja anėt rezultati mbeti i pandryshuar dhe si rrjedhojė, futbollistėt dhe tifozėt e Getoarit festuan mbetjen nė elitė, derisa gjakovarėt nuk arritėn t’i pėrmbajnė lotėt e zhgėnjimit, ngase nė edicionin e ri nuk do tė jenė pjesė e shoqėrisė elite.

Ibrahim Vojvoda golashėnuesi mė i mirė

Ndonėse gjatė tėrė kampionatit listėn e golashėnuesve e priu futbollisti i Besės sė Pejės, Haxhi Zeka, nė fund epitetin e golashėnuesit mė tė mirė e rrėmbeu futbollisti i Drenicės, Ibrahim Vojvoda, i cili nė duelin ndaj Kosovės (V) shėnoi aq gola sa iu deshėn pėr tė kaluar nė pozitėn e parė, gjithsej 5 gola, derisa Haxhi Zeka nė javėn e fundit “agjeroi”, duke menduar se ka epėrsi tė mjaftueshme ndaj pėrcjellėsit tė tij mė tė afėrt.

Lista e golashėnuesve
Ibrahim Vojvoda 21
Haxhi Zeka 20
Kushtrim Munishi 16
Selmon Berisha 12


Liga e Parė
Kosova (V)-Drenica 5:6
(Ahmeti 18’, 44’, 90’, Zabėrxha 85’, 82’, Osmani 87’ - Vojvoda 33’, 42’, 53’, 80’ dhe 85’)
Ferizaji-Kosova 1:0
(Topalli 85’)
Getoari-Vėllaznimi 1:0
(Beseni 10’)
Drita-KEK-u 2:0
Gjinovci (11’, 78’)
Prishtina-Flamurtari 0:1
(Ademi 74’)
Besiana-Besa 0:2
(Domniku 17’, Muzlia 27’)
Trepēa’89 ishte e lirė

Tabela
1.Prishtina 24 16 4 4 41:16 52
2.Besa 24 13 5 6 51:29 44
3.Ferizaji 24 9 9 6 34:23 36
4.Drenica 24 11 2 11 39:29 35
5.Trepēa’89 24 11 1 12 35:41 34
6.Drita 24 9 6 9 37:33 33
7.Getoari 24 10 3 11 24:27 33
8.KEK-u 24 8 7 9 35:28 31
9.Flamurtari 24 9 4 11 27:31 31
10.Kosova 24 9 4 11 29:35 31
11.Vėllaznimi 24 8 4 12 26:42 28
12.Kosova (V) 24 8 3 13 29:48 27
13.Besiana 24 7 4 13 20:36 25
Prishtina kampione, nga liga largohen: Vėllaznimi, Besiana e Kosova (V).
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg 20040607131121716_1.jpg (24.2 KB, 8 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #37  
Te vjeter 10-06-2004, 03:31
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Kete komentin e meposhtem e mora te webi www.tifozat.com sepse mu duk interesant!
''Nota humori-realitet-keqardhje''!


''Ahhhhh u knaqem futboll

Perfundoj edhe ky i ashtuquajtur Kampionat i futbollit ne Kosove.
Prishtina - kampion !

Vllaznimi, Kosova (V), Besjana kalojn nje rang me posht.


Duartrokitje ''klap klap klap'', qfar Kampionati i sukseshem dhe shume dramatik !!!! Jemi t'impresionuar...
Javet e fundit ishin me shume komedi se futboll, disa njerz shume gjiro para perfundimit filluan te tregojn me plot seriozitet se qfar rezultate do te ket ne gjirot e ardhshme, dhe cilat ekipe do te largohen nga liga, dhe ashtu doli - qfar ironie !
Qe mos te behemi monoton, do ti komentojm vetem disa ndeshje te gjiros se fundit...


Prishtina - Flamurtari
O qfar mizerie... lojtaret e Prishtines largohen dhe lirojn rrugen kundershtarit qe te shenoj, ndersa ata me portier perball shutojn me nga 5-10 metra lart.
Nigeriani qe luan ne Prishtine (Edereho) si duket nuk e ka kuptuar para ndeshjes qe loja eshte e shitur, dhe gjuajti ne port, topi futet gjysem metre brenda vijes se portes kur ni lojtar i Flamurtarit me pas e debon. Publiku fillon te duartrokas, por aty del referi kryesor dhe ben me dije qe loja duhet te vazhdoj se nuk ishte gol ! dhe per qudi nuk pati reagime... por shiheshin fetyrat e buzqeshura te lojtarve te dyja palve, ndersa edhe rreth 5000 shikues prezent qeshnin me te madhe.

Kosova V - Drenica
Nje ndeshje me pak shikues por me plot dinamik,- 6:5 rezultati.
Para ktij takimi Haxhi Zeka i Beses kryesonte listen e realizuesve me 20 gola, i ndjekur nga Brahim Vojvoda i Drenices me 16. Qfar ndodhi... Vojvoda shenoj 5 gola per Drenicen, qe gola me te leht nuk ka shenuar as ne Play Station. Ai mirrte topin shkonte drejt portes kundershtare, mbrojtja 'ikte' prej tij, dhe ai shenonte. Po po shume qesharak. Dhe ne fund Vojvoda golshenuesi me i mire i Kampionatit me 21 gola !
Kjo osht ni e arritur shume e madhe! Duhet sa ma heret ti marrim kto gjirime dhe tju dergojm Uefa-s dhe ti tregojm se qfar ndeshje dramatike zhvillohen ketu, dhe doren ne zemer Vojvoda ka shenu 5 gola, dhe ky duhet te ket emer ne historin e futbollit !

Thuhet se vitin e ardhshem do te jen liga me e fort, me kualitatative pasi qe do te jen vetem 12 ekipe, nder te cilat Getoari - nje ekip me tradit shume te madhe (4 vjeqare), Kosova P - qe nuk posedon stadium, Drenica - qe ket sezon me ne fund e rrethoj stadiumin, Llapi - qe ket sezon stadiumin e kishte 60% balt ne qdo ndeshje.

Shume do te ngritet cilsia e liges !
Perpara FFKja, na e zbardhet fetyren ! mburremi me ju !
Falemnderit qe na jepni ket knaqsi me futboll, dhe arsye qe ne adhuruest te rrehemi mes veti, sepse perndryshe po kalon ne monotoni. ''



Nga: Fati (antar i forumit) www.tifozat.com
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg thumb_ffk1.jpg (4.8 KB, 8 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #38  
Te vjeter 21-08-2004, 21:43
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Prishtina fitoi Superkupėn e Kosovės

Skuadra kampione nė fuqi, Prishtina, e ka nisur me kėmbė tė mbarė edicionin e ri, ngase nė ndeshjen pėr Superkupėn e Kosovės, ka mundur me rezultat bindės fituesen e Kupės - Kosovėn e Prishtinės, me rezultat 4:0, duke dėshmuar se jo rastėsisht edicionin e kaluar u shpall kampione. Ashtu siē pritej ndeshja e Superkupės ėshtė ndjekur nga njė numėr i madh i shikuesve, tė cilėt nė fund kanė mbetur tė kėnaqur me lojėn e treguar, megjithėse nė disa periudha loja ka qenė paksa e zbehtė.

Tek tė dyja skuadrat ėshtė vėrejtur pėrgatitja jo e mirė fizike dhe njė ē’thurrje nė sistemin e lojės, kėshtu qė tė dy trajnerėve u mbetet ende punė e madhe pėr tė pėrmirėsuar lojėn e skuadrave tė tyre. Nė minutėn e 9-tė, ka qenė Isufi, ai i cili ka rrezikuar i pari portėn e Qosės, por gjuajtja e tij ka kaluar pak centimetra pėrtej shtyllės pingule. Mė pas edhe Baliqi ka tentuar ta dėrgojė topin nė rrjetė, por gjuajtja e tij me kokė ka pėrfunduar mbi portė. Nė minutėn 31-tė, “hotelierėt” kanė mundur tė kalojnė shumė lehtė nė epėrsi. Statovci harkoi nga krahu i majtė deri te B. Hashani, ky gjuajti nė drejtim tė portės, por rrjeta e Beselicės mbeti e patundur, nė saje tė shtyllės pingule. Kjo ishte e tėra ēka treguan tė dyja palėt nė 45 minutat e para. Nė vazhdim tė ndeshjes tė pėrzgjedhurit e Ajet Shoshollit ishin mė tė rrezikshėm nė drejtim tė portės kundėrshtare. Si rezultat i njė loje tė tillė, ata arritėn qė nė minutėn e 69-tė tė kalojnė nė epėrsi. Mjekiqi pasi dėpėrtoi nė kahun e majtė e shėrbeu nė zonėn e rrepėtsisė Emin Baliqin, i cili nuk e fali portierin Qosa, duke e dėrguar topin nė rrjetė, 1:0. Pas kėtij goli, kampionėt nė fuqi ishin edhe mė energjik, sidomos nė minutat e fundit tė ndeshjes, kur shėnuan edhe tre gola. Fillimisht nė minutėn e 87-tė, Baliqi kombinoi nė krahun e djathtė me Milaim Humollin kėmbėshpejtė, i cili arriti qė pa ndonjė vėshtirėsi ta plasojė topin nė rrjetė, pėr epėrsinė 2:0. Vetėm tre minuta mė vonė, V. Sermaxhaj harkoi nė afėrsi tė portės, kurse aty reagoi pėr mrekulli Alban Bekteshi, i cili me kokė e dėrgoi pėr herė tė tretė topin nė rrjetėn e Labinot Qosės. Ndėrkohė qė shikuesit tė ndahen edhe mė tė kėnaqur, u pėrkujdes Curri, i cili nė minutėn e tretė tė lojės shtesė, e realizoi penalltinė e fituar mė parė nga Driton Krasniqi, i cili u ndalua nė mėnyrė tė palejushme nga portieri Qosa. Nė fund, Superkupėn e Kosovės, kapitenit tė Prishtinės, Milaim Humolli, ia dorėzoi kryetari i FFK-sė, Sabri Hashani.

Thanė pas ndeshjes:
Ajet Shosholli, kryetrajner i Prishtinės: “Jam i kėnaqur me lojėn e treguar nga lojtarėt e mi, sidomos nga futbollistėt e rinj, si Labinot Haliti e Visar Sermaxhaj. Nė pjesėlojėn e parė ne luajtėm pak mė zbehtė, ngase e vėshtruam lojėn e kundėrshtarit, ndėrkohė qė nė 45 minutat e dytė u treguam bindshėm mė tė mirė, sidomos nė fund tė ndeshjes, kur realizuam edhe katėr gola”.

Bylbyl Sokoli, kryetrajner i Kosovės : “Lojtarėt e mi sot e kanė nėnēmuar skuadrėn rivale, duke menduar se me inkuadrimin nė lojė tė disa lojtarėve tė rinj nė radhėt e Prishtinės, ajo do tė jetė kafshatė e lehtė pėr t’u kapėrdirė. Por ndodhi e kundėrta, ata u treguan shumė energjik dhe realizuan madje katėr gola. Eshtė pėr ēdo kritikė loja e mesfushės dhe sulmit. Neve tash na mbetet njė punė e madhe pėr ta pėrmirėsuar lojėn tonė dhe pėr t’i ‘zbritur nė tokė yjet e futbollit kosovar’ qė luajnė nė skuadrėn tonė”.

Prishtina 4
Kosova 0
Stadiumi i Qytetit nė Prishtinė.
Shikues: rreth 8.000.
Gjyqtarė: M. Ferati, G. Havolli, P. Hasani.
Kartonė tė verdhė: M. Humolli, Curri, Zhjeēi, Sermaxhaj – Qosa, Haxholli, Gjonbalaj, Statovci.
Golashėnues: Baliqi (69’), M. Humolli (87’), Bekteshi (90’), Curri (90’+3 –pen.)
Prishtina: Beselica (Mushica), F. Humolli, M. Humolli, Curri, Zhjeēi, Isufi (Bekteshi), Mjekiqi, D. Krasniqi, V. Sermaxhaj, Baliqi dhe Haliti (A. Krasniqi).
Kosova : Qosa, Vokshi, Kukaj, Murseli (Fushtica), Komani, Haxholli, Shehu (Llumnica), Gjonbalaj (M. Dragusha), A. Dragusha, Statovci dhe Hashani.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg prishtina.jpg (10.3 KB, 0 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
kampionati, kosoves

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

LinkBacks (?)
LinkBack to this Thread: http://forumi.parajsa.com/futbolli/kampionati-i-kosoves-360/
Postuar nga For Type Data
Alice - Rechercher This thread Refback 14-10-2007 15:09

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Veprimet qė flisnin dhe qė flasin vetė Sabahi Politika shqiptare 0 20-12-2007 01:03
Kosova midis pavarėsisė dhe autonomisė serbe(!) Sabahi Politika shqiptare 1 25-08-2007 13:54
Kush e ka keqperdorur dhe kush po e keqperdor Luften Clirimtare te Popullit tone? trimja Politika shqiptare 2 07-06-2007 23:30
Bisedimet me Serbinė,vetėm... Sabahi Politika shqiptare 0 06-06-2007 20:39
Shqiperia dhe Kosova, cfare strategjie? Administratori Shtypi i dites 1 21-03-2006 14:18


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 23:07.




Parajsa Shqiptare