| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| KAMPIONATI I KOSOVES : Java 1. Nismė e mbarė e kampionit dhe nėnkampionit Ka filluar me sukses edicioni i ri futbollistik nė Kosovė. 21 gola tė shėnuar, gjashtė fitore tė skuadrave vendase dhe njė fitore e mysafirėve, janė disa nga karakteristikat e kėsaj jave. Ndonėse pushimi ndėrmjet dy edicioneve ishte i gjatė, prap se prap mungoi vėrshimi i adhuruesve nėpėr stadiume, gjė e cila ėshtė brengosėse. Pėrveē nė ndeshjen Trepēa89-Flamurtari, ku atmosfera nė tribuna fillim e mbarė ishte emocionuese, nė tė gjitha stadiumet e tjera munguan brohoritjet e adhuruesve, madje nė disa sosh numri i tifozėve ishte shumė i vogėl, gjė tė cilėn nuk e meritojnė sė paku skuadrat e elitės sė futbollit kosovar, ndonėse dihet se cilėsia ende ėshtė larg shkallės sė dėshiruar. Pikėrisht ballafaqimi nė stadiumin buzė Ibrit, ishte edhe ndėr mė cilėsorėt dhe mė dramatikėt nė hapje tė edicionit tė ri. Pas njė loje interesante dhe emocionuese, fitore shėnuan futbollistėt e Trepēės 89, me rezultat 3:1, duke dėshmuar se nė kėtė 1.kampionat do tė synojnė kreun e renditjes. Me sukses kampionatin e ri e kanė filluar edhe kampioni dhe nėnkampioni i edicionit tė kaluar. Skuadra e Dritės ka shėnuar njė fitore tė lehtė pėrballė rivalit lokal, Gjilanit, me golat e shėnuar nga Berisha (52) dhe Hasani (57 e 79), ndėrkohė qė golin e nderit pėr skuadrėn e Gjilanit, e shėnoi Osmani (64). Ndonėse ishte parashikuar qė dueli nė kryeqytet ndėrmjet Prishtinės dhe Besės tė zgjojė kėrshėri tė madhe tek dashamirėt e lojės sė futbollit, kjo gjė nuk ndodhi, meqė nė pasditen e djeshme nė tribunat e stadiumit tė kryeqytetit ishin mbledhur vetėm disa qindra tifozė. Futbollistėt e Prishtinės shėnuan fitore nė kėtė duel me rezultat 3:2, por loja e treguar nuk arriti ti kėnaq adhuruesit e pranishėm, tė cilėt gjithsesi kanė pritur njė lojė mė angazhuese dhe me rivalitet mė tė madh. Sidoqoftė tri pikėt e arkėtuara nga ana e djelmoshave tė Ajet Shoshollit janė tė mirėseardhura, pėr faktin se sivjet ata do tė bėjnė ēmos qė tė kurorėzohen me titullin e kampionit. Prishtinasit kaluan nė epėrsi qė nė minutėn e 17-tė, nėpėrmjet golit tė shėnuar nga Besnik Kollari. Vetėm katėr minuta mė vonė epėrsinė e shtoi Patoku, i cili shfrytėzoi hutinė e mbrojtjes pejane dhe nga afėrsia e dėrgoi topin nė rrjetė. Kur pritej qė 45 minutat e para tė pėrfundojnė me kėtė epėrsi tė prishtinasve, ishte Zeka, ai i cili pas njė harkimi nga krahu i djathtė, u shkėput mė sė larti nė zone, duke e dėrguar topin me kokė nė rrjetėn e Beselicės. Megjithatė qetėsinė e humbur tek prishtinasit e riktheu Bashkim Patoku, nė minutėn e 58-tė pas njė kombinimi me Isufin. Ndėrkohė nėntė minuta mė vonė pejanėt arritėn ta ngushtojnė sėrish epėrsinė e vendasve, me golin e Nallbanit nga njė penallti e dyshimtė e dhėnė nga gjyqtari Isak Ejupi. Fitoren e vetme si mysafire nė hapje tė kampionatit tė ri e realizoi skuadra e Kosovės sė Vushtrrisė dhe atė ndaj Besianės, me golin e Bekim Musliut, nė minutėn e 55-tė. Nė anėn tjetėr debutuesi nė elitė, Getoari arriti tė bėjė befasinė e kėsaj jave, duke e mposhtur fituesin e Kupės dhe Superkupės sė Kosovės, KEK-un, me rezultat 2:0, duke e vėrtetuar faktin se ky kampionat do tė jetė vėrtet me rivalitet tė madh ndėrmjet tė gjitha skuadrave dhe thuajse asnjė skuadėr nuk do tė jetė para ndeshjes favorite pėr fitore. Rezultatet : Drenica-Kosova 1:0Besiana-Kosova(V) 0:1 Drita-Gjilani 3:1 Prishtina-Besa 3:2 Trepēa89-Flamurtari 3:1 Getoari-KEK-u 2:0 Ferizaji-Vėllaznimi 2:2 Renditja : 1.Trepēa89 3 Pike 2.Getoari 3 3.Drita 3 4.Prishtina 3 5.Drenica 3 6.Kosova(V) 3 7.Vėllaznimi 1 8.Ferizaji 1 9.Kosova 010.Besiana 0 11.Besa 0 12.Gjilani 0 13.Flamurtari 0 14.KEK-u 0 Modifikuar per here te fundit nga AlbShkodra : 27-09-2003 ne 01:17. |
|
#2
| ||||
| ||||
| Java 2 : Getoari kryeson i vetėm kampionatin e Kosovės Ėshtė pėrmbyllur edhe java e dytė e Kampionatit tė Kosovės nė futboll, pas sė cilės nė krye tė renditjes ėshtė shkėputur anėtari i ri i elitės, Getoari i Prizrenit, qė ėshtė skuadra e vetme, e cila ka realizuar dy fitore dhe qė tashmė sikur ngadalė po e shpall kandidaturėn e vet pėr kreun e renditjes. Javėn e dytė e *censored*akterizuan disa ndeshje joshėse dhe njė shikueshmėri paksa mė e madhe se sa nė javėn e parė. Nga shtatė ndeshjet e kėsaj jave, madje tri sosh pėrfunduan pa fitues, kurse sukses tė plotė skuadrat mysafire arritėn nė dy ndeshje. Se mė tė vėrtet kampionati i sivjetshėm do tė jetė me rivalitet tė madh dhe pa ndonjė favorit tė caktuar dėshmuan edhe ndeshjet e kėsaj jave. Skuadra e Getoarit arriti njė fitore tė vlefshme nė Vushtrri, ndaj Gjilanit, me rezultat bindės 3:0, me golat e Bekteshit, Zeqirit dhe Thaēit, duke dėshmuar se ėshtė njė skuadėr, e cila e lakmon kreun e renditjes. Nė anėn tjetėr gjilanasit pas kėsaj humbje, sikur vetėshpallin qė nė nismė kandidaturėn pėr ekzistencė. Krahas Getoarit, fitore si mysafire nė Vushtrri shėnoi edhe skuadra e Kosovės sė Prishtinės nė duel me emnaken e saj, Kosova (V), duke iu falenderuar golave tė Bekim Nurės dhe Kushtrim Munishit. Derbi i ish-kampionėve nė Besianė, ka pėrfunduar pa gola. Ndonėse tė dyja skuadrat kanė pasur rastet e tyre pėr shėnim, ka qenė terreni tejet i papėrshtatshėm, ai qė ka penguar si futbollistėt e Besianės edhe ata tė Prishtinės, qė tė tregojnė njė lojė mė efikase. Njėra ndėr ndeshjet mė interesante tė kėsaj jave ėshtė zhvilluar nė kryeqytet, ndėrmjet Flamurtarit dhe kampiones nė fuqi, Dritės. Kuqezinjtė e kryeqytetit kanė qenė shumė afėr ta shijojnė fitoren e parė tė kampionatit tė ri, me golin e Pėrparim Hasanit, tė shėnuar nė minutėn e 10-tė. Megjithatė qė skuadra kampione tė mos kthehet duarthatė nė Gjilan, u pėrkujdes golashėnuesi mė i mirė i edicionit tė kaluar, Selman Berisha, i cili pikėrisht nė minutėn e fundit me gjuajtje tė efektshme nga afėrsia e dėrgoi topin nė rrjetėn e Naser Prapashticės. Njė atmosferė madhėshtore ishte edhe nė stadiumin Shahin Haxhiislami nė Pejė, ku ishin tė pranishėm rreth 2.000 shikues. Nė kėtė takim futbollistėt e Besės pas njė loje tė fortė dhe tė barazpeshuar shėnuan fitore ndaj Trepēės 89, me rezultat 2:1, me golat e Ilir Nallbanit (35) dhe Haxhi Zekės (62), ndėrkohė qė golin e nderit pėr xehetarėt e realizoi Shpėtim Fetahu (44). Skuadra fituese e Kupės dhe Superkupės sė Kosovės, KEK-u, edhe nė javėn e dytė nuk arriti ta shijojė fitoren. Kėsaj radhe elektricistėt para adhuruesve tė vet luajtėn baraz 2:2 me Ferizajin, ndėrsa Vėllaznimi me golin e shėnuar nga Jasiqi nė minutėn e fundit arkėtoi tri pikė nė paraqitjen e parė para adhuruesve tė vet. Rezultatet : Besiana-Prishtina 0:0 Gjilani-Getoari 0:3 KEK-u Ferizaji 2:2 Besa-Trepēa89 2:1 Flamurtari-Drita 1:1 Vėllaznimi-Drenica 2:1 Kosova (V)-Kosova 1:2Renditja : 1.Getoari 2 2 0 0 5:0 6 2.Drita 2 1 1 0 4:2 4 3.Prishtina 2 1 1 0 3:2 4 4.Vėllaznimi 2 1 1 0 4:3 4 5.Trepēa89 2 1 0 1 4:3 3 6.Kosova (V) 2 1 0 1 2:2 3 7.Drenica 2 1 0 1 2:2 3 8.Kosova 2 1 0 1 2:2 39.Besa 2 1 0 1 4:4 3 10.Ferizaji 2 0 2 0 4:4 2 11.Besiana 2 0 1 1 0:1 1 12.Flamurtari 2 0 1 1 2:4 1 13.KEK-u 2 0 1 1 2:4 1 14.Gjilani 2 0 0 2 1:6 0
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#3
| ||||
| ||||
| Java 3 : Kampionati i Kosovės: Skuadrat mysafire rrėmbyen shtatė pikė Pėr dallim nga java e kaluar, kur u shėnuan 18 gola, java e tretė nė Ligėn e parė tė Kosovės ishte mė e varfėr pėr nga golat, por gjithesi se edhe nė kėtė javė njė ka rakteristikė e rėndėsishme ėshtė fakti se skuadrat udhėtuese arrritėn tė rrėmbejnė 7 pikė, gjė e cila megjithatė po dėshmon se tashmė futbolli kosovar ka filluar tė ecėn nė binarėt e duhur, tė cilėt e shpiejnė drejt Evropės. Fitoren e vetme si mysafire kėtė javė e realizoi ish-skuadra kampione, Besiana, ndėrkohė qė madje nė katėr ndeshje skuadrat u ndanė paqėsisht. Pėrkundėr barazimit me Flamurtarin, skuadra e Getoarit, edhe pas kėsaj jave arriti ta ruajė pozitėn e parė nė kreun e renditjes falė goldallimit mė tė mirė se sa Prishtina. Prizrenasit ishin shumė afėr realizimit tė fitores sė tretė mė radhė, pasi nė duelin ndaj kuqezinjve ishin nė epėrsi me golin e Arlind Krasniqit (33), deri nė minutėn e 71-tė, kur mysafirėt nga humbja i shpėtoi Lushaku. Futbollistėt e Prishtinės realizuan fitoren e dytė nė kėtė edicion para adhuruesve tė vet, duke e mposhtur Kosovėn e Vushtrrisė, me rezultat 2:1. Prishtinasit e kryen punėn nė gjashtė minutat e para tė ndeshjes. Qė nė minutėn e parė, Artan Krasniqi ia solli gėzimin tifozėve kryeqytetas, kurse vetėm pesė minuta mė vonė, Fitim Krusha e ngirit epėrsinė nė 2:0. Pas kėsaj epėrsie pėrkundėr rasteve tė volitshme nuk u shėnua asnjė gol deri nė minutėn e 85-tė, kur Hyseni e ngushtoi epėrsinė nė 1:2, qė ishte edhe epilog pėrfundimtar i kėsaj ndeshjeje. Derbi i javės i zhvilluar nė Mitrovicė, ndėrmjet Dritės dhe Besės, pėrfundoi pa fitues. Tė parėt nė epėrsi kaluan pejanėt, me golin e Nallbanit nga penalltia, por njė pikė kampionėve ia siguroi Shpetim Hasani, nė minutėn e 43-tė. Gjilani arkėtoi pikėn e parė nė kėtė kampionat dhe atė si mysafirė nė Ferizaj, pas njė loje interesante dhe e cila zgjoi vėmendjen e madhe tė adhuruesve ferizajas dhe atyre gjilanas. Ndėrkohė nė stadiumin e vjetėr buzė Ibrit nė Mitrovicė, edhe njė herė mbretėroi njė atmosferė madhėshtore, ku ishin tubuar mbi 2.000 shikues, pėr tė pėrcjellur ndeshjen Trepēa89-Besiana. Ndonėse nė pjesėn mė tė madhe mė tė rrezikshėm u treguan xehetarėt, llapjanėve iu mjaftoi njė rast qė tė kthehen me gjah tė plotė. Nė tė vėrtet nė minutėn e 82-tė, pas njė gabimi tė mbrojtjes vendase, Driton Islami, arriti ta mposhtė portierin Tahiri dhe tia sigurojė fitoren e parė skuadrės sė tij nė kėtė edicion. Kosova e Prishtinės realizoi fitoren e dytė me radhė, duke bėrė me dije se nė kėtė edicion synon kreun e renditjes. Kėtė herė para prishtinasve u dorėzuan futbollistėt e Vėllaznimit, tė cilėt nga kryeqyteti u kthyen me dy gola tė pėsuara, nga Enis Fetahu e Blerim Haxholli. Nė anėn tjetėr, KEK-u edhe pas javės sė tretė ende mbetet pa fitore, megjithėse kėtė javė elektricistėt mund tė jenė tė kėnaqur me arkėtimin e njė pike nė Skėnderaj. Rezultatet : Prishtina-Kosova(V) 2:1 Trepēa 89 Besiana 0:1 Drita Besa 1:1 Getoari Flamurtari 1:1 Ferizaji Gjilani 0:0 Drenica KEK-u 1:1 Kosova Vėllaznimi 2:0 Renditja : 1.Getoari 3 N 2 F 1 B 0 H 6:1G 7 Pike 2.Prishtina 3 2 1 0 5:3 7 3.Kosova 3 2 0 1 4:2 64.Drita 3 1 2 0 5:3 5 5.Besa 3 1 1 1 5:4 4 6.Drenica 3 1 1 1 3:3 4 7.Besiana 3 1 1 1 1:1 4 8.Vėllaznimi 3 1 1 1 4:5 4 9.Trepēa 89 3 1 0 2 4:4 3 10.Ferizaji 3 0 3 0 4:4 3 11.Kosova (V) 3 1 0 2 3:4 3 12.KEK-u 3 0 2 1 3:5 2 13.Flamurtari 3 0 2 1 3:5 2 14.Gjilani 3 0 1 2 1:6 1
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#4
| ||||
| ||||
| Java 4 : Prishtina shkėputet e vetme nė renditje Se mė tė vėrtetė kampionati i sivjetshėm nė futboll do tė jetė shumė interesant dhe pa skuadra favorite u dėshmua edhe nė javėn e katėrt, e cila u karakterizua me pesė fitore tė skuadrave vendase, dy tė skuadrave udhėtuese, si dhe me 20 gola tė shėnuar e 5 kartona tė kuq. Edhe kjo javė kryesisht u pėrshkua me rivalitet sportiv, duke pėrjashtuar ndonjė rast, kur disa futbollistė ishin paksa mė tė pasjellshėm ndaj vendimeve tė gjyqtarėve, apo edhe paksa tė ashpėr nė lojė. Pas kėsaj jave kreun e renditjes e rrėmbeu skuadra e Prishtinės, duke iu falėnderuar fitores bindėse ndaj Trepēės89. Ndonėse ėshtė pritur njė rivalitet mė i madh nė kėtė ndeshje, prishtinasit ishin bindshėm mė tė mirė se sa xehetarėt, duke realizuar kėtė fitore tė rėndėsishme, por njėherit duke kėnaqur me lojė edhe tifozėt e pranishėm nė stadium. Nga shumė raste tė krijuara para portės sė Artan Tahirit, futbollistėt e Prishtinės arritėn qė madje katėr herė ta tundin rrjetėn e portės mysafire, nga dy herė nė secilėn pjesė. Serinė e golave e hapi Bashkim Patoku, nė minutėn e 19-tė, pas njė kombinimi me Besnik Kollarin. Epėrsinė nė 2:0 e shtoi Xhevdet Llumnica, shumė i disponuar pėr lojė, nė minutėn e 36-tė, sėrish nė asistim tė Kollarit. Dy golat e tjerė pėr pėrishtinasit i shėnoi Shermet Isufi, nė minutėn 72-tė, duke iu falenderuar Florim Humollit dhe nė minutėn e 90-tė, nė asistim tė Muhamet Dragushės. Duhet theksuar se tė dyja skuadrat nė pjesėn mė tė madhe tė ndeshjes luajtėn me nga 10 futbollistė, pasi me kartona tė kuq u ndėshkuan Shpetim Idrizi (17) dhe Armend Dallku (24). Njėra ndėr ndeshjet mė interesante tė kėsaj jave ishte ajo nė Besianė, ndėrmjet ish-kampionit dhe kampionit nė fuqi. Reshjet e pandėrprera tė shiut dhe terreni shumė i vėshtirė pėr lojė nuk i penguan futbollistėt e Besianės qė tė realizojnė fitoren e dytė nė kėtė kampionat, me golat e Driton Rrahmanit (43-pen. e 86), por nuk duhet harruar faktin se skuadra e Dritės qė nga minuta e 8-tė luajti me dhjetė futbollistė, pasi nga loja u pėrjashtua Arsim Durmishi. Lideri i deri para kėsaj jave, Getoari u frenua nė Pejė, ku pėsoi humbje nga Besa, me rezultat 2:0. Golat pėr pejanėt i shėnuan Haxhi Zeka, nė minutėn e 13-tė dhe Krenar Vokshi, nė minutėn e 64-tė. Nė kėtė mėnyrė djelmoshat e drejtuar nga Genc Hoxha edhe njė herė dėshmuan se nė edicionin e sivjetshėm do tė synojnė renditje sa mė tė mirė. Skuadra e KEK-ut pėrfundimisht arriti ta shijojė fitoren e parė nė kėtė kampionat dhe atė ndaj njė skuadre mjaft tė papėrshtatshme, siē ėshtė Kosova . Pėr fitoren e parė tė elektricistėve u pėrkujdesėn Gjonbalaj dhe Aliu, me golat e shėnuar nė minutat 61-tė, pėrkatėsisht 71-tė. Fitore tė vlefshme si mysafire shėnuan Ferizaji dhe Drenica. Derisa ferizajasit arritėn qė nė kryeqytet ta mposhtin Flamurtarin, me golat e Topallit e Idrizit, drenicasit me plot meritė ngadhėnjyen ndaj Gjilanit, me golat e Dervishajt, Hasit dhe Vojvodės. Ndėrkohė skuadra e Vėllaznimit pas humbjes nė kryeqytet ndaj Kosovės, pėsoi edhe humbjen e radhės nga skuadra me tė njėjtin emėr, por kėtė herė nga ajo vushtrriase. Pėr fitoren e Kosovės (V) u pėrkujdesen Bekim Musliu (28) dhe Besim Ademi (48). Golin e nderit pėr gjakovarėt e shėnoi Arben Zhubi, nė minutėn e 72-tė, ndėrkohė qė nė minutėn e 42-tė, Jasiqi huqi penalltinė.Autor: Blerim HALIMI LIGA E PARĖ Prishtina Trepēa 89 4:0 Kosova(V) Vėllaznimi 2:1 Gjilani Drenica 1:3 Flamurtari Ferizaji 1:2 KEK-u Kosova 2:0 Besa Getoari 2:0 Besiana Drita 2:0 T A B E L A 1. Prishtina 4 3 1 0 9:3 10 2. Getoari 4 2 1 1 6:3 7 3. Besa 4 2 1 1 7:4 7 4. Drenica 4 2 1 1 6:4 7 5. Besiana 4 2 1 1 3:1 7 6. Ferizaji 4 1 3 0 6:5 6 7. Kosova - (V)4 2 0 2 5:5 6 8. Kosova - 4 2 0 2 4:4 69. Drita 4 1 2 1 5:5 5 10.KEK-u 4 1 2 1 5:5 5 11.Vėllaznimi4 1 1 2 5:7 4 12.Trepēa 89 4 1 0 3 4:8 3 13.Flamurtari 4 0 2 2 4:7 2 14.Gjilani 4 0 1 3 2:9 1
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#5
| ||||
| ||||
| Java 5 : Drenica dhe Getoari mbajnė hapin me Prishtinėn Java e pestė nė elitėn e futbollit kosovar ka sjellė tri fitore tė skuadrave vendase dhe madje katėr barazime, ndėrkohė qė efikasiteti i futbollistėve ka qenė dukshėm mė i dobėt se sa nė javėt e kaluara. Derbi i javės u zhvillua nė Mitrovicė ndėrmjet kampionit nė fuqi Dritės dhe kryesuesit tė renditjes Prishtinės. Megjithėse loja e paraqitur nga kėto dy skuadra nuk ishte e nivelit tė lartė, rivaliteti dhe emocionet nuk munguan, por munguan golat. Mė shumė raste pėr shėnim patėn prishtinasit, tė cilėt madje njė herė qėlluan edhe tėrthorėsen me gjuajtjen e Kollarit, por nė fund tė dyja skuadrat u detyruan tė kėnaqen me nga njė pikė. Pa mėdyshje pėr prishtinasit kjo ėshtė njė pikė e mirėseardhur, meqė falė kėsaj pike ata ruajtėn pozitėn e parė nė renditje dhe njėherit mbetėn skuadra e vetme e pamposhtur pas pesė javėve. Ndeshje tjetėr ku munguan golat ishte ajo nė Gjakovė, ndėrmjet Vėllaznimit dhe KEK-ut. Gjakovarėt gjatė gjithė ndeshjes kėrkuan me ngulm qė nė kėtė takim tė arkėtojnė tri pike, pėr tė pėrmirėsuar pozitėn e tyre nė renditje, madje nė sekondat e fundit ishin shumė afėr shėnimit tė golit, por portieri i KEK-ut, Valmir Bytyēi kishte fat dhe porta e tij mbeti e patundur. Skuadra e Drenicės nė kėtė javė ka realizuar fitoren e tretė nė kėtė edicion, duke bėrė me dije se nė kėtė kampionat synon pozitat e kreut tė renditjes. Kėsaj radhe para dranicasve nė Skėnderaj u gjunjėzuan futbollistėt e Flamurtarit, tė cilėt pėsuan madje tre gola. Serinė e golave pėr Drenicėn e hapi Domniku nė minutėn e 14-tė nga penalltia. Epėrsinė nė 2:0 e shtoi Geci, nė minutėn e 29-tė, kurse rezultatin pėrfundimtar tė kėtij dueli e vendosi, Vojvoda, nė minutėn e 75-tė. Pas kėsaj fitoreje skuadra e Drenicės renditet nė pozitėn e dytė, me pikė tė njėjta me Getoarin, kurse kuqezinjtė e kryeqytetit, tė cilėt para fillimit tė kampionatit vlerėsoheshin ndėr favoritėt kryesorė pėr titull kampioni, edhe mė tej qėndrojnė nė pozitėn e parafundit, duke u futur nė njė krizė rezultatesh. Skuadra e Getoarit ka vazhduar me lojėra tė mira nė elitė. Kėsaj radhe skuadra prizrenase para adhuruesve tė vet ka ngadhėnjyer ndaj ish-kampiones, Besianės, me rezultat 2:0, duke iu falenderuar Florim Veselit, i cili realizoi tė dyja golat. Njė ndeshje mjaft interesante u zhvillua edhe nė Ferizaj, ku skuadra vendase ndau pikėt me Besėn e Pejės, duke luajtur baras 1:1. Tė parėt nė epėrsi kaluan pejanėt, me golin e Dreshajt, nė minutėn e 10-tė, por ferizajasit nga humbja i shpėtoi Sherif Topalli, me njė gol tė shkėlqyeshėm nė minutėn e 69-tė. Pa fitues pėrfundoi edhe ballafaqimi nė kryeqytet ndėrmjet Kosovės dhe Gjilanit. Prishtinasit ishin afėr realizimit tė fitores sė tretė, pasi nė minutėn e 74-tė, Nura shėnoi golin e epėrsisė, por vetėm tetė minuta mė vonė ishte Ramushi, ai i cili ia siguroi pikėn e dytė nė kėtė kampionat skuadrės gjilanase. Trepēa 89 pas humbjes sė thellė njė javė mė parė nga Prishtina, e riktheu vetėbesimin me fitore ndaj Kosovės sė Vushtrrisė, me rezultat 2:0. Xehetarėt e siguruan fitoren nė pjesėlojėn e parė, me golat e shėnuar nga Gėrxhaliu nė minutėn e 27-tė dhe Lushtaku, nė minutėn e 37-tė. Ndėrkaq golin e nderit pėr vushtrriasit e shėnoi Salihi, nė minutėn e 80-tė. Rezultatet : Trepēa 89 Kosova (V) 2:1 Drita Prishtina 0:0 Getoari Besiana 2:0 Ferizaji Besa 1:1 Drenica Flamurtari 3:0 Kosova Gjilani 1:1 Vėllaznimi KEK-u 0:0 Renditja : 1.Prishtina 5 3 2 0 9:3 11 2.Drenica 5 3 1 1 9:4 10 3.Getoari 5 3 1 1 8:3 10 4.Besa 5 2 2 1 8:5 8 5.Ferizaji 5 1 4 0 7:6 7 6.Kosova 5 2 1 2 5:5 77.Besiana 5 2 1 2 3:3 7 8.Drita 5 1 3 1 5:5 6 9.KEK-u 5 1 3 1 5:5 6 10.Kosova (V) 5 2 0 3 6:7 6 11.Trepēa89 5 2 0 3 6:9 6 12.Vėllaznimi 5 1 2 2 5:7 5 13.Flamurtari 5 0 2 3 4:10 2 14.Gjilani 5 0 2 3 3:10 2
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#6
| ||||
| ||||
| Kampionati i Kosoves. Java 6. Besa ndjek hap pas hapi Prishtinėn Ne kampionatin e Kosoves ne futboll, jane zhvilluar ndeshjet e javes se 6-te. Kryesuesja e renditjes, Prishtina, ka shenuar fitore te veshtire ndaj Getoarit, me rezultat 1:0, me golin e shenuar nga Bashkim Patoku, nga penalltia. Nderkohe, futbollistėt e Besės sė Pejės kanė realizuar fitoren mė bindėse nė kuadėr tė javės sė 6-tė tė Ligės sė parė tė Kosovės, duke e mposhtur skuadrėn e Drenicės, me rezultat 4:0. Falė kėsaj fitoreje pejanėt tashmė e pėrcjellin hap pas hapi Prishtinėn, megjithėse kanė tre pikė mė pak. Qė nė minutėn e 8-tė, Haxhi Zeka tundi rrjetėn e drenicasve, duke ua bėrė me dije atyre se kėsaj radhe humbja do tė jetė e pashmangshme. Epėrsinė nė 2:0 e shtoi Nallbani, nė minutėn e 32-tė, kurse vetėm 6 minuta mė vonė nė listėn e golashėnuesve u regjistrua sėrish Haxhi Zeka, ndėrkohė qė rezultatin pėrfundimtar e vuri, Vokshi nė finish tė takimit. Kampionia nė fuqi, Drita pėsoi humbjen e dytė. Kėsaj radhe gjilanasit u dorėzuan nė Mitrovicė, nė duel me Trepēėn 89, ndonėse dy herė ishin nė epėrsi dhe tashmė renditen vetėm nė pozitėn e 12-tė, me gjasa tė vogla qė nė kėtė edicion tė luftojnė pėr titullin e kampionit. Fillimisht Berisha e kaloi Dritėn nė epėrsi, nė minutėn e 15-tė, pėr ta barazuar mė pas rezultatin Osmani, nė minutėn e 33-tė. Epėrsinė e gjilanasve e ktheu V. Sermaxhaj, nė minutėn e 62-tė, por vetėm 6 minuta mė vonė, Elvis Osmani realizoi golin e dytė pėr xehetarėt, duke ia rikthyer gėzimin tifozėve vendės. Pas kėtij goli trysnia e vendasve drejt portės sė gjilanasve ishte edhe me e madhe dhe si rezultat I njė loje tė tillė futbollistėt e Trepēės89 realizuan edhe golin e tretė, nėpėrmjet Sylės, nė minutėn e 77-tė, qė ishte edhe goli I fitores. Njė fitore shumė tė vlefshme e realizoi Vėllaznimi dhe atė si mysafir ndaj Gjilanit. Fituesin e kėsaj ndeshje e pėrcaktoi Jasiqi, me golin e shėnuar nė minutėn e 43-tė. Derisa kjo fitore gjakovarėt I ngjiti nė pozitėn e 8-tė tė renditjes, gjilanasit me kėtė humbje sikur janė dorėzuar para kohe nė kėtė kampionat, meqė janė skuadra e vetme, e cila ende nuk e ka shijuar fitoren. Rezultatet Kosova (V)KEK-u 2:2 Gjilani Vėllaznimi 0:1 FlamurtariKosova 3:0Besa Drenica 4:0 Prishtina Getoari 1:0 Trepēa 89 Drita 3:2 Besiana Ferizaji 0:0 Renditja 1.Prishtina 6 4 2 0 10:3 14 2.Besa 6 3 2 1 12:5 11 3.Getoari 6 3 1 2 8:4 10 4.Drenica 6 3 1 2 9:8 10 5.Trepēa 89 6 3 0 3 9:11 9 6.Ferizaji 6 1 5 0 7:6 8 7.Besiana 6 2 2 2 3:3 8 8.Vėllaznimi 6 2 2 2 5:8 8 9.KEK-u 6 1 4 1 7:7 7 10.Kosova(V)6 2 1 3 8:9 7 11.Kosova 6 2 1 3 5:8 712.Drita 6 1 3 2 7:8 6 13.Flamurtari 6 1 2 3 7:10 5 14.Gjilani 6 0 2 4 3:11 2 B. HALIMI 'Futbolli.com'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#7
| ||||
| ||||
| Ferizaji mbetet skuadra e vetme e pamposhtur Futbollistėt e Ferizajit kanė ngadhėnjyer nė pėrballjen e tė pamposhturve nė kuadėr tė javės sė 7-tė (tė pakompletuar) tė Ligės sė parė tė Kosovės, duke e mposhtur kryesuesen e renditjes, Prishtinėn, me rezultat 1:0. Pikėrisht ballafaqimi ndėrmjet kėtyre dy skuadrave zgjoi interesimin mė tė madh tė adhuruesve nė kėtė javė, ku pėrkundėr reshjeve tė shiut, rreth 2.500 adhurues tė flaktė krijuan njė atmosfere madhėshtore. Ndonėse u shėnua vetėm njė gol, dueli i kėtyre dy skuadrave ishte shumė interesant dhe me rivalitet tė theksuar. Goli i fitores u shėnua nė minutėn e 12-tė, kur Tėrshana, arriti ta dėrgojė topin nė rrjetėn e portės sė Beselicės. Pėrkundėr pėrpjekjeve tė mėdha tė prishtinasve nė vazhdim tė ndeshjes qė ta barazojnė rezultatin, kjo nuk u arrit, meqė mbrojtja e ferizajasve ishte e vėmendshme. Nė kėtė mėnyrė skuadra e Ferizajit mbetet skuadra e vetme e pamposhtur pas shtatė javėsh dhe tashmė me dy fitore e pesė barazime, renditet nė pozitėn e 5-tė. Nė anėn tjetėr, skuadra e Prishtinės, pas humbjes sė parė nė kėtė edicion, tash ka pikė tė barabarta me skuadrėn e Besės, por pejanėt kanė goldallim mė tė mirė. Se mė tė vėrtetė skuadra e drejtuar nga Genc Hoxha nė kėtė kampionat ėshtė nė formė tė shkėlqyeshme, u dėshmua edhe nė pėrballjen ndaj Kosovės , ku ajo arriti qė si mysafirė tė arkėtojė tri pikė, me golat e D. Gashit (51), Halitit (63) dhe Zekės (78), ndėrkohė qė golat pėr vendasit i shėnuan Munishi (60) dhe Leci (64). Pėrveē fitores, pejanėt nė kryeqytet fituan edhe pak dajak. Nė fakt pas pėrfundimit tė ndeshjes u krijua njė rrėmujė te zhveshtoret e skuadrave, me ērast disa tė vetėquajtur dashamirė tė futbollit sulmuan skuadrėn pejane, por pėr fat tė mirė ata shpėtuan nga ndonjė lėndim i rėndė falė intervenimit tė pjesėtarėve tė SHPK-sė. Formė tė mirė treguan edhe futbollistėt e Drenicės, tė cilėt pas humbjes ndaj Besės, njė javė mė parė, me rezultat 4:0, iu hakmorėn Besianės, pikėrisht me tė njėjtin rezultat, duke vėrtetuar faktin se megjithatė sivjet janė tė gatshėm pėr befasi. Protagonist i kėtij takimi ishte Vojvoda, me tre gola tė shėnuar. Njė ndeshje tjetėr intersante u zhvillua nė Gjakovė, ku u ballafaquan dy skuadrat kuqezi, Vėllaznimi-Flamurtari. Tė parėt nė epėrsi kaluan gjakovarėt, me golin e Zhubit, nė minutėn e 42-tė. Shpresat e futbollistėve tė Flamurtarit pėr njė rezultat pozitiv i riktheu Rama, me golin e shėnuar nė minutėn e 60-tė, por fitoren e Vėllaznimit e siguroi zėvendėsuesi, Lleshi, me golin e shėnuar nė minutėn e 89-tė. Pikėrisht ky gol bėri qė futbollistėt e Flamurtarit tė reagojnė ashpėr ndaj gjyqtarit anėsor Mehedin Ferati. Fitore tė vlefshme si mysafire realizoi Trepēa89, duke e mposhtur Getoarin, me golat e Onbashit dhe Misinit, derisa golin e nderit pėr mysafirėt e realizoi Bekteshi. Kampionia nė fuqi, Drita, si duket ėshtė zgjuar nga gjumi. Nė kuadėr tė kėsaj jave, gjilanasit shėnuan fitore bindėse nė duel me Kosovėn e Vushtrrisė, me rezultat 6:2, ku spikati Selman Berisha, me tre gola. Blerim HALIMI [www.futbolli.com] Liga e parė Drita Kosova (V) 6:2 Getoari Trepēa 89 1:2 Ferizaji Prishtina 1:0 Drenica Besiana 4:0 Kosova Besa 2:3VėllaznimiFlamurtari 2:1 KEK-u Gjilani, tė mėrkurėn Tabela 1.Besa 7 4 2 1 15:7 14 2.Prishtina 7 4 2 1 10:4 14 3.Drenica 7 4 1 2 13:8 13 4.Trepēa 89 7 4 0 3 11:12 12 5.Ferizaji 7 2 5 0 8:6 11 6.Vėllaznimi 7 3 2 2 7:9 11 7.Getoari 7 3 1 3 9:6 10 8.Drita 7 2 3 2 13:10 9 9.Besiana 7 2 2 3 3:7 8 10.KEK-u 6 1 4 1 7:7 7 11.Kosova 7 2 1 4 7:11 712.Kosova(V) 7 2 1 4 10:15 7 13.Flamurtari 7 1 2 4 8:12 5 14.Gjilani 6 0 2 4 3:11 2 Nė javėn e 8-tė, mė 11 e 12 tetor takohen: Kosova (V) Gjilani Flamurtari KEK-u Besa Vėllaznimi Besiana Kosova ![]() Prishtina Drenica, Trepēa 89 Ferizaji Drita Getoari
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#8
| ||||
| ||||
| Kampionati Kosovar : Java 8. Besa e pamėshirshme edhe ndaj Vėllaznimit Se me tė vėrtetė skuadra e Besės sė Pejės nė kampionatin e sivjetshėm ka ambicie tė larta dhe ėshtė e pėrgatitur pėr tė hedhur kandidaturėn serioze pėr titull kampioni, dėshmoi edhe fitorja e saj nė derbin e Rrafshit tė Dukagjinit, kundėr Vėllaznimit, nė tė cilin takim realizoi fitoren mė thellė nė kėtė javė, me rezultat 4:0. Ka qene ky takim me nje atmosfere madheshtore, ne te cilin kane qene te pranishem mbi 5.000 adhurues te futbollit. Edhe nė kėtė ndeshje protagonist i fitores sė Besės ishte sulmuesi i spikatur, Haxhi Zeka, i cili realizoi dy golat e parė, nė minutat 18-tė e 68-tė. Ndėrkohė pėr fitoren mė bindėse tė vendasve dhe pėr kėnaqėsinė e rreth 5.000 adhuruesve tė futbollit sa ishin tė pranishėm nė kėtė duel, dy golat e tjerė i shėnuan Krenar Vokshi dhe Ilir Nallbani, nė minutat e fundit tė ndeshjes. Me kėtė fitore pejanėt edhe pas javės sė 8-tė mbesin nė kreun e renditjes, por tė pėrcjellur kėmba-kėmbės nga Prishtina, e cila nė kuadėr tė kėsaj jave shėnoi njė fitore tė vėshtirė, por shumė tė vlefshme nė duel me Drenicėn. Tė parėt nė epėrsi kaluan drenicasit, me golin e Vojvodės, por Patoku dhe Llumnica, me golat e tyre bėnė qė tre pikėt e kėtij takimi tė mbesin nė Prishtinė. Fitoren e vetme si mysafire kėtė javė e realizoi skuadra e Kosovės sė Prishtinės nė ballafaqim me Besianėn, me golat e shėnuar nga Enis Fetahu (40) dhe Kushtrim Munishi (64), ndėrkaq golin e nderit pėr llapjanėt e realizoi Rrahmani, nėpėrmjet njė penalltie tė dyshimtė nė minutėn e 74-tė. Duhet theksuar se pas pėrfundimit tė kėsaj ndeshjeje disa persona tė pandėrgjegjshėm dhe tė cilėt nuk e kanė vendin nė arenat sportive, u pėrpoqėn ti sulmojnė gjyqtarėt e ndeshjes, por falė intervenimit tė kryesisė sė KF Besiana, u evitua mė e keqja. Skuadra kampione nė fuqi, Drita, nė paraqitjen e parė nė stadiumin e vet nė kėtė edicion, realizoi fitore minimale, por shumė me vlerė nė pėrballje me Getoarin, me golin e Sunaj Keēit, nė minutėn e 69-tė. Nė anėn tjetėr, futbollistėt e Trepēės 89 ia shkaktuan humbjen e parė nė kėtė kampionat skuadrės sė Ferizajit. Mjaftoi goli i Selimit nė minutėn 55-tė, qė xehetarėt ti gėzohen fitores dhe nė kėtė mėnyrė tė ngjiten nė pozitėn e tretė nė renditje. Njė ndeshje interesante nė kuadėr tė kėsaj jave ishte edhe ballafaqimi ndėrmjet Flamurtarit dhe KEK-ut, nė tė cilin takim fitore realizuan kuqezinjtė e kryeqytetit, me rezultat 2:1. Pa mėdyshje se njėri ndėr mė tė merituarit pėr fitoren e Flamurtarit ishte lojtari i rikthyer nga Bashkimi i Kumanovės, Arsim Plepolli, i cili realizoi edhe golin e fitores, nė minutėn e 74-tė, ndėrkaq golin e parė pėr kuqezinjtė e realizoi Enver Prapashtica, nė minutėn e 4-tė nga penalltia, kurse golin e vetėm pėr KEK-un, e realizoi Faruk Statovci, nė minutėn e 69-tė. Krejt nė fund, skuadra e Gjilanit pėsoi edhe humbjen e gjashtė, kėsaj radhe ndaj Kosovės nė Vushtrri. Golin e fitores pėr vendasit e shėnoi Veton Munishi, nė minutėn e 38-tė. Rezultatet : Besiana Kosova 1:2 Prishtina Drenica 2:1 Kosova (V)Gjilani 1:0 Trepēa 89 Ferizaji 1:0 Drita Getoari 1:0 Flamurtari KEK-u 2:1 BesaVėllaznimi 4:0 Renditja : 1.Besa 8 N 5 F 2 B 1 H 19:7 G 17 Pike 2.Prishtina 8 5 2 1 12:5 17 3.Trepēa 89 8 5 0 3 12:12 15 4.Drenica 8 4 1 3 14:9 13 5.Drita 8 3 3 2 14:10 12 6.Ferizaji 8 2 5 1 8:7 11 7.Vėllaznimi 8 3 2 3 7:13 11 8.KEK-u 8 2 4 2 18:9 10 9.Getoari 8 3 1 4 9:7 10 10.Kosova 8 3 1 4 9:12 1011.Kosova(V) 8 3 1 4 11:15 10 12.Flamurtari 8 2 2 4 10:13 8 13.Besiana 8 2 2 4 4:9 8 14.Gjilani 8 0 2 6 3:22 2 Nė javėn e 9-tė, mė 18 e 19 tetor takohen: Getoari Kosova (V) Ferizaji Drita Drenica Trepēa 89 Kosova Prishtina Vėllaznimi Besiana KEK-u-Besa Gjilani Flamurtari. Blerim HALIMI ''www.futbolli.com''
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. Modifikuar per here te fundit nga AlbShkodra : 13-10-2003 ne 13:12. |
|
#9
| ||||
| ||||
| Golashėnuesit mė tė mirė: 9 gola - Aliu (KEK) 8 gola - Zeka (Besa) 7 gola - Vojvoda (Drenica) 5 gola - Berisha (Drita), Patoku (Prishtina), Nallbani (Besa) 4 gola - Hasani (Drita)
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#10
| ||||
| ||||
| Kampionati Kosovar : Java 9. Nė ndeshjen derbi tė zhvilluar nė stadiumin Agron Rama nė Kastriot, futbollistėt e KEK-ut kanė shėnuar fitore tė thellė kundėr Besės sė Pejės, nė njė ndeshje tė cilėsisė sė lartė, nė tė cilėn kastriotasit u treguan shumė tė suksesshėm nė fazėn e sulmit, duke shėnuar madje 5 gola... Nė ndeshjen kryesore tė javės, KEK-u ka mundur Besėn e Pejės me rezultat 5:1, ndėrsa pas fitores kundėr Kosovės sė Prishtinės renditjes tash i prin Prishtina, me tri pikė mė shumė se pėrcjellėsja e saj e parė, Besa e Pejės. Tė shtunėn dhe tė dielen janė zhvilluar ndeshjet e javės sė 9-tė tė Kampionatit tė Kosovės nė futboll, nė tė cilat edhe pse nė kushte tė vėshtira atmosferike, ėshtė treguar futboll i cilėsisė sė mirė. Nė ndeshjen derbi tė zhvilluar nė stadiumin Agron Rama nė Kastriot, futbollistėt e KEK-ut kanė shėnuar fitore tė thellė kundėr Besės sė Pejės, nė njė ndeshje tė cilėsisė sė lartė, nė tė cilėn kastriotasit u treguan shumė tė suksesshėm nė fazėn e sulmit, duke shėnuar madje 5 gola, derisa pejanėt pėrkundėr dėshirės sė madhe nuk arritėn tu bėnin ballė futbollistėve vendės. Prishtina nė ndeshjen e sė shtunės ka mundur rivalin e saj lokal, Kosovėn e Prishtinės (me golat e Jusufit dhe Demollit), duke rimarrė kėshtu prapė kryesimin nė renditje pėr tė qenė mėtuesi kryesor i titullit tė kampionit vjeshtor. Njė ndeshje interesante u zhvillua nė stadiumin Ismet Shabani nė Ferizaj, ku u takuan Ferizaji vendės dhe kampioni aktual i Kosovės, Drita e Gjilanit. Pas njė loje shumė tė mirė dhe para sė gjithash korrekte e nė prani tė mė se 2.000 shikuesve ndeshja pėrfundoi me rezultat tė barabartė. Tė dyja skuadrat i kishin rastet e tyre pėr tė shėnuar fitore, por nė mosrealizimiun e tyre ndikoi edhe terreni mjaft i vėshtirė pėr lojė, por edhe portierėt e tė dyja skuadrave, Marevci i Ferizajit dhe Ajdini i Dritės. Karakteristika kryesore e kėsaj jave ėshtė fitorja e parė e Gjilanit, skuadėr kjo e cila para shikuesve tė vet mundi Flamurtarin e Prishtinės me rezultat 2:1. Kjo fitore me siguri se pėr djelmoshat e trajnerit Muharrem Sahiti do tė jetė motiv shtesė pėr vazhdimin e kampionatit. Me tė njėjtin rezultat Vėllaznimi i Gjakovės mundi Besianėn, e cila pas kėsaj humbjeje edhe mė tej gjendet nė pozitėn e parafundit, pozitė kjo e cila nuk pėrkon me renomenė qė ka kjo skuadėr. Befasia mė e madhe, kuptohet pėr tė mirė, e kėtij kampionati Drenica e Skėnderajt ka shėnuar njė fitore shumė tė vlefshme nė ballafaqim me skuadrėn shumė cilėsore tė Trepēės 89, me golin e vetėm tė shėnuar nga mbrojtėsi Sami Geci. Edhe pas kėsaj jave Drenica mban pozitėn e tretė nė tabelė me vėtėm 4 pikė mė pak se kryesuesi, Prishtina. Anėtari i ri i shoqėrisė elite, Getoari i Prizrenit ka shėnuar fitore me rezultat 2:0 kundėr Kosovės sė Vushtrrisė, duke u ruajtur kėshtu pozitėn nė mesin e tabelės. LIGA E PARĖ Rezultatet Getoari Kosova(V) 2:0 Ferizaji Drita 1:1 Drenica Trepēa 89 1:0 Kosova Prishtina 0:2Vėllaznimi Besiana 2:1 KEK-u - Besa 5:1 Gjilani Flamurtari 2:1 T A B E L A 1. Prishtina 9 6 2 1 14:5 20 2. Besa 9 5 2 2 20:12 17 3. Drenica 9 5 1 3 15:9 16 4. Trepēa 89 9 5 0 4 12:13 15 5. Vėllaznimi 9 4 2 3 9:14 14 6. KEK-u 9 3 4 2 23:10 13 7. Drita 9 3 4 2 15:11 13 8. Getoari 9 4 1 4 11:7 13 9. Ferizaji 9 2 6 1 9:8 12 10. Kosova 9 3 1 5 9:14 1011. Kosova(V) 9 3 1 5 11:17 10 12. Flamurtari 9 2 2 5 11:15 8 13. Besiana 9 2 2 5 5:11 8 14. Gjilani 9 1 2 6 5:23 5 Nė javėn e 10-tė, mė 25 e 26 tetor takohen: Kosova(V) Flamurtari, Besa Gjilani, Besiana KEK-u, Prishtina Vėllaznimi, Trepēa 89 Kosova , Drita Drenica, Getoari Ferizaji. |
|
#11
| |
| |