Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Bota e Sportit | Futbolli

K.F. Vllaznia - Djepi i futbollit shqiptar

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #176  
Te vjeter 04-06-2004, 03:36
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Disa klube greke kėrkojnė tė bėjnė tė tyrin autorin e 36 golave nė kampionatin shqiptar
Sinani, golat nė Shqipėri-jehona nė Greqi

Ka qenė imponues titulli "U propozua edhe njė sulmues shqiptar", botuar nė gazetėn e pėrditshme sportive greke "Athletiki Ixo". Natyrisht, nuk mund tė mos impresionoheshe, kur nė tė bėhej fjalė pėr golashėnuesin mė tė mirė tė kampionatit shqiptar, Vioresin Sinanin. Sulmuesi shkodran, me 36 golat e shėnuar nė sezonin qė sapo u mbyll, pėrbėn njė rekord jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr Greqinė. Aq mė domethėnės bėhet ky fakt kur mendon se golashėnuesi mė i mirė i kampionatit grek ishte braziliani Xhovani, i cili shėnoi 21 gola. Nė kėtė mėnyrė, ėshtė mė se i pėrligjur interesimi i ēdo klubi pėr ta pasur nė gjirin e tij sulmuesin shqiptar. Duket se mė shpejt pėr kėtė ka menduar trajneri i njohur i Halkidhonės dhe njė nga specialistėt mė tė mirė tė kampionatit vendės, Jorgos Paraskos. Paraskos ka arritur ta sjellė Halkidhonėn nga kategoria e dytė, duke e ngjitur nė vendin e 7-tė tė kategorisė sė parė. Skuadra e veshur me tė verdha ka grumbulluar 45 pikė, 3 pikė mė shumė sesa Iraklisi, dhe ka arritur 13 fitore, 6 barazime dhe 11 humbje. Sulmuesi mė i mirė i kėsaj skuadre ėshtė Zaharopulos, i cili ka shėnuar 13 gola, duke qenė i 5-ti nė listėn e golashėnuesve mė tė mirė tė kampionatit grek. Duke e ndier se me 40 golat e shėnuar nga skuadra e tij Halkidhona nuk ka qenė aq efikase nė ndėshkimin e kundėrshtarėve, Paraskos ka preferuar tė shohė edhe kasetėn me golat e shėnuar nga "snajperi" shqiptar. Pikėrisht kėtij fakti i ėshtė referuar gazeta e njohur greke, kur shkruan: "Ndėrmjet tė huajve, qė i janė propozuar trajnerit 52-vjeēar Jorgos Paraskos, ėshtė edhe sulmuesi shqiptar Vioresin Sinani. Bėhet fjalė pėr njė sulmues tė Vllaznisė sė Shkodrės, i cili ėshtė 27 vjeē dhe ka rezultate tė mira, pasi ka shėnuar 36 gola nė kampionatin e sivjetėm tė kategorisė A tė vendit tė tij. Ky ėshtė njė nga rastet qė bisedohet te Halkidhona..." shkruan gazeta greke "Athletiki Ixo". Nuk dihet nėse vėrtet futbollisti shkodran do tė bėhet pronė e ekipit grek, qė sivjet ėndėrron tė ngjitet drejt majave tė kampionatit. Po tė ndodhė kjo, golashėnuesi i shquar do tė ndjekė rrugėn e sulmuesve tė tjerė, qė kanė luajtur ndėr vite nė "sallonet" greke. Ai do tė vazhdojė kėshtu rrugėn e Sokol Kushtės, Ylli Shehut, Indrit Fortuzit, Roland Zajmit, por edhe mė tė riut qė luan nė kėtė skuadėr, 20-vjeēarit Andrea Drenova. Nėse Sinani vesh fanellėn e verdhė, ai do tė jetė futbollisti i 6-tė shkodran, qė luan nė klubet greke, pas Lulėzim Bėrshenit, Adrian Barbullushit, Arvit Hoxhės, Armando Cungut dhe Armir Grimės. Kėto janė supozime, por edhe dėshira tė mbėshtetura nė fakte. Ndoshta Sinani mund tė gjejė ndonjė klub mė tė mirė, por jo gjithmonė ato ēfarė shkruhen bėhen realitet. Gjithsesi, ne urojmė qė sulmuesi shkodran tė bėjė dhe tė gjejė mė tė mirėn. Golat e tij tė shumtė flasin vetė. Ato nuk kanė nevojė pėr koment. Sinani ėshtė njė prej fidaneve tė shumta qė ka nxjerrė "toka" pjellore e Shkodrės. Ai vjen nga njė prej klubeve mė me emėr tė Shqipėrisė, siē ėshtė Vllaznia, emri i sė cilės ėshtė bėrė i njohur me kohė edhe nė Greqi.

Ne foto: "Kėpuca e artė" e Shqipėrisė, Vioresin Sinani, duke gėzuar shėnimin e njė goli ndaj Dinamos
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg vioresin sinani.jpg (27.3 KB, 18 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #177  
Te vjeter 04-06-2004, 03:40
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Vllaznia, stėrvitja nis me mungesa

Vllaznia ka nisur pardje pėrgatitjet e saj pėr Kupėn Intertoto. Nė orėn 17.00 tė sė martės, ashtu siē ishte planifikuar, kuqeblutė kanė zhvilluar tė parėn seancė stėrvitore pas mbylljes sė kampionatit. Ajo qė ka rėnė nė sy nė kėtė seancė ka qenė mosprania e disa prej titullarėve tė skuadrės shkodrane. Dhe nuk bėhet fjalė pėr lojtarė dosido, por pėr emrat mė tė spikatur tė formacionit si Sinani, Salihi, Belisha e Teli. Ndėr ta, vetėm Salihi e kishte tė justifikuar mungesėn, nisur nga fakti qė ai ndodhet i grumbulluar me ekipin Shpresa pėr miqėsoren me Maqedoninė. Tre titullarėt e tjerė nuk kishin bėrė asnjė njoftim dhe pėr kėtė drejtuesit e skuadrės kanė ngritur supet. Me tė vėrtetė, trajneri i ekipit, Haxhiosmanoviē, prej kohėsh e ka ngritur kėtė problem, duke e parandier idenė e largimit tė disa prej titullarėve tė tij. Sidoqoftė, pėrpara fillimit tė stėrvitjes, sekretari i klubit ka lajmėruar futbollistėt se duhet tė bėjnė gati pasaportat, ngaqė nė fillim tė javės sė ardhshme Vllaznia do tė udhėtojė drejt Malit tė Zi. Kuqeblutė, pėr 10 ditė do tė pėrgatiten nė Ulqin, deri nė prag tė ndeshjes sė parė tė Intertotos, qė do tė luhet mė 19 ose 20 qershor.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #178  
Te vjeter 04-06-2004, 03:41
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Vllaznia, vijnė Ziambo dhe Brahja

Situata nė kampin shkodran duket se ka filluar tė lėvizė pėr mbarė. Dje pasdite, me skuadrėn nė stėrvitje janė bashkuar edhe dy blerjet e para tė kuqebluve. Bėhet fjalė pėr ish-lojtarin e Dinamos, Ziambo, dhe mbrojtėsin e Elbasanit, Brahja. Por ndėrkohė, qė kanė filluar pėrforcimet nė skuadėr, gjatė dy ditėve tė fundit qė ka filluar stėrvitja nuk janė parė fare Sinani dhe Teli. Tė gjithė i dinė pretendimet e tyre pėr t'u larguar nė drejtim tė njė oferte mė tė mirė, por drejtuesit e klubit tė Vllaznisė ngrenė supet nė lidhje me kėtė problem. Megjithatė, e rėndėsishme ėshtė qė shkodranėt duket se do tė jenė befasia e merkatos sė sivjetme. Sipas presidentit Agron Ēela, janė plot 13 lojtarė qė u janė sugjeruar nga menaxherė tė ndryshėm dhe prej tyre do tė pėrzgjidhen ata qė do tė nevojiten. "Nuk mund tė them me saktėsi numrin sesa lojtarė do tė vijnė, pasi pėr kėtė do tė vendosė trajneri. E rėndėsishme ėshtė qė do tė kemi njė ekip tė kompletuar pėr sezonin e ri. Ziambo dhe Brahja janė vetėm tė parėt nė kėtė fushatė blerjesh tė kuqebluve," - pohon Ēela. Vetė lojtarėt, para seancės sė djeshme, janė shprehur se ende nuk kanė hedhur firmė, pasi pėr kėtė duhet biseda pėrfundimtare me drejtuesit e klubit shkodran. Kėta tė fundit kanė deklaruar se ēdo gjė ėshtė mbyllur, teksa ka mbetur vetėm firmosja e kontratave. "Si me Ziambon, ashtu edhe me Brahjen, kemi pėrfunduar thuajse ēdo gjė. Kontratat do tė jenė 1+1 dhe ne jemi tė kėnaqur qė kėta lojtarė kanė pranuar tė veshin fanellėn kuqeblu," - ka shtuar presidenti i Vllaznisė. Dje, nė Shkodėr ka qenė edhe braziliani i Partizanit, Abilio, i cili ka biseduar gjatė me presidentin Ēela. Ky i fundit e pranoi bisedėn me tė dhe shton se tė hėnėn do tė jepet pėrgjigjja pėrfundimtare. "Me Abilion kemi biseduar dhe praktikisht ai ėshtė dakord tė vijė tė luajė pėr ne. Nuk ka asnjė pengesė pėr sa i takon anės financiare, por na takon neve tani tė vendosim se ē'do tė bėjmė. E kemi lėnė qė pėrgjigjen pėrfundimtare ta japim tė hėnėn," - shton bosi i kuqebluve.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #179  
Te vjeter 05-06-2004, 09:38
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Sinani: Kontrata, jam i lirė nga Vllaznia

Lideri i kuqebluve ėshtė tashmė i lirė nga detyrimet me kėtė skuadėr. Vetė Sinani pohon se ai ka mbyllur ēdo gjė me Vllazninė dhe ėshtė nė pritje tė ofertave pėr tė mėsuar se ku do ta ketė fatin ta vazhdojė karrierėn e tij. "Kontrata me Vllazninė ka pėrfunduar tashmė dhe mua mė mbetet tė studioj ofertat qė do mė vijnė. Nuk mė intereson shumė nėse do tė jetė nga skuadra brenda kampionatit tonė apo jashtė. Ajo qė dėshiroj unė ėshtė njė kontratė e mirė financiare", ? thotė Viori. Ndėrkohė, ndonėse nuk ka dėshirė tė japė emrat e skuadrave qė janė interesuar pėr tė, duket qartė qė ai ėshtė nė njė "udhėkryq" tė vėrtetė. Ndoshta asnjėherė mė parė gjatė karrierės sė tij numri 9 i Vllaznisė nuk ka qenė para njė dileme tė tillė. E vetmja gjė e deklaruar publikisht duket se ėshtė interesimi i Tiranės, ekipit kampion tė vendit, pėr ta bėrė tė vetin golashėnuesin mė tė mirė tė kampionatit. Presidenti i saj El Sajed edhe kohė mė parė ka shprehur dėshirėn qė sulmuesi i njohur shkodran tė jetė nė radhėt e skuadrės qė ai sponsorizon. Madje mund tė thuhet se Sinani ėshtė i vetmi futbollist i kampionatit tonė qė nuk ėshtė "tunduar" nga ofertat e egjiptianit. Kėtė herė nėse pėrsėritet kjo gjė, ende nuk dihet pėrgjigjja qė do tė japė autori i 36 golave nė kampionatin e fundit. Megjithatė, vetė lojtari kuqeblu lė ēdo gjė tė hapur, prandaj dhe thotė: "Me saktėsi nuk e di se ēfarė do tė ndodhė. Pėr mua tani ėshtė ana financiare ajo qė vendos. Megjithatė, ėshtė herėt pėr tė folur pėr kėtė gjė. Nuk pėrjashtohet mundėsia tė qėndroj edhe nė kampionatin shqiptar. Logjika ime ėshtė mė mirė tė luash nė njė skuadėr tė njohur nė Shqipėri, sesa me njė skuadėr mediokėr jashtė". Vllaznia ndėrkohė nė fillim tė javės sė ardhshme do tė fillojė pėrgatitjet pėr pjesėmarrjen nė Kupėn Intertoto. Megjithatė, lajmi i keq pėr momentin pėr tė duhet tė jetė ai i mossigurisė sė aktivizimit tė kapitenit tė saj nė kėto ndeshje. Sinani ėshtė nė pritje tė disa ofertave nga skuadra tė huaja dhe nga dita nė ditė mund tė lėvizė.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #180  
Te vjeter 11-06-2004, 01:24
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

GOLEADORI KUQEBLU LARGOHET NGA VLLAZNIA.

Ne nje interviste dhene me ane te telefonit per ''Sportin Shqiptar'', Vioresin Sinani thote qe ka nenshkruar nje kontrate 1 vjecare me ''Erciespori'' i kategorise se pare Turke.
Per tifozat Shkodrane dhe ekipin e Vllaznise eshte humbje mjaft e madhe, duke marre parasysh golat ''me shumice'' qe shenoi Sinani sezonin e kaluar, plot 36 vetem ne kampionat dhe ishte kapiteni/organizatori i skuadres.
Per Sinanin shpresojme dhe urojme te jete me mire, dhe te perfaqesohet sa me mire ne menyre qe tranierit te kombetares sone, ''Briegel'' ''t'i hapen syte'' dhe t'i jape Sinanit mundesi te tregoje se eshte i afte te shenoje dhe te beje spektakel dhe per ngjyrat kuqezi.
Sinani iken dhe ka te drejte, ne kampionatin tone sado te shkelqesh nuk merr ate qe meriton ''ne te gjitha drejtimet'' dhe te vjen keq qe nje lojtar i tille iken por eshte e vetmja zgjidhje per te sepse dhe po te shenonte 100 gola dyert e kombetares do qendronin mbyllur sepse tashme eshte bere ''publike'' qe nese nuk luan jashte Shqiperise nuk ke vend ne kombetare!

FALEMINDERIT VIORESIN, FORCA VLLAZNIA.


Ne foto, Sinani duke firmosur kontraten.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg sinani-iku.jpg (25.4 KB, 13 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #181  
Te vjeter 13-06-2004, 19:19
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Vllaznia, nesėr njė vit pa Myftar Ēelėn

Data 14 qershor e njė viti mė parė do tė jetė njė nga ditėt mė tė zeza, jo vetėm tė familjes Ēela (Selgjekaj), por edhe pėr futbollin shkodran. Njė dorė vrastare ka qėlluar pėr vdekje presidentin e Vllaznisė, Myftar Ēela. Ka ndodhur ajo qė nuk e mendonte askush. Kemi humbur njė njeri qė bėri shumė pėr Shkodrėn, futbollin shkodran, por edhe atė shqiptar nė tėrėsi. Myftari ishte kthyer nė njeriun simbol qė nuk kurseu asgjė pėr tė ēuar nė nivelet mė tė larta Vllazninė e tij tė dashur. Nesėr me rastin e njėvjetorit tė vdekjes sė tij, familja Ēela (Selgjekaj) do tė hapė dyert pėr tė gjithė miqtė, shokėt dhe tė gjithė ata qė janė pikėlluar nga humbja e djalit tė tyre. Nesėr me siguri qė rruga Shkodėr?Bajzė do tė jetė aksi rrugor mė i trafikuar nė vendin tonė. Autokolonat e makinave do tė krijojnė njė karvan tė gjatė, duke pasur tė gjitha njė destinacion: familjen Ēela. Pjesėtarėt e saj, ndonėse do tė presin miq e dashamirės nga e gjithė Shqipėria, sėrish do tė ndihen tė pikėlluar. Ai nuk ėshtė mė mes tyre, ashtu siē nuk ėshtė mė as pjesė e futbollit shkodran. Dy muaj mė parė nė Shkodėr u organizua njė kupė e emėrtuar me emrin e tij. U shfaq njė film dokumentar pėr jetėn e tij dhe po ashtu u dhanė edhe dy dekorata nga Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe Bashkia e Shkodrės. Tė gjithė ata qė ishin prezent atė ditė nė kėto aktivitete thanė tė njėjtėn gjė: Myftar Ēela i mungon shumė futbollit shqiptar. Ai ishte "dekani" i presidentėve tė klubeve shqiptare, qė nuk u lodh kurrė pėr Vllazninė e tij tė zemrės. Ishte njeriu qė u lidh aq shumė me kėtė emėr, saqė jeta e tij nuk kishte kuptim pa ngjyrat kuqeblu. Nesėr mbushet njė vit qė Myftar Ēela na mungon. Roli dhe kontributi i tij tek ekipi shkodran ėshtė i papėrsėritshėm. Nė shtatė vitet e drejtimit tė tij nė kėtė klub Vllaznia fitoi dy tituj kampion, dy superkupa dhe bėri paraqitje tė shkėlqyera nė Kupat e Evropės. 14 qershori i vitit 2003 do tė mbetet njė ditė e zezė nė historinė e klubit Vllaznia. Tani pas njė viti nuk na mbetet gjė tjetėr veēse tė themi: "I pėrjetshėm qoftė kujtimi i tij!" Kėto fjalė natyrisht nuk mjaftojnė, por janė gjithsesi respekt pėr atė ēfarė Myftar Ēela bėri pėr Shkodrėn dhe futbollin shkodran, janė mirėnjohje pėr punėn dhe veprėn e tij, ashtu siē do jetė pėr tė gjithė ata qė do tė bėjnė diēka tė mirė pėr kėtė vend.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #182  
Te vjeter 10-08-2004, 02:31
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore



“Unė, tifozja qė kam ndjekur Vllazninė pėr 23 vjet”

RITVAN DIBRA

SHKODER

Futbollistėt e dikurshėm tė ekipit “Vllaznia” nuk e kanė harruar ende tifozen legjendare, Jolanda Gurashin, e cila pėr 23 vjet me radhė ka qenė adhuruesja fanatike e tyre.

Ka qenė vetėm 17 vjeēe, pikėrisht nė vitin 1952, kur ka shkelur pėr herė tė parė nė nė stadium, e shoqėruar nga vėllai i saj, piktori i njohur Ferdinand Paci. Vetė ai kishte qenė portier nė vitet `50, me ekipin e tė rinjve, por mėsuesit e pikturės e detyruan ta braktiste hobin e tij pėr t“iu kushtuar plotėsisht pikturės. Bashkė me tė, Jolanda, (tė cilėn e thėrrasin shkurt Landi), tregon se nuk ka humbur asnjė ndeshje tė skuadrės sė zemrės. Pėr 23 vjet me radhė ajo ka qėndruar nė tė njėjtin vend, duke bėrė tifo pėr ekipin e Vllaznisė. Derisa nė vitin 1975, vdekja aksidentale e Ferdinandit bėri qė ajo tė braktisė shkallėt e stadiumit. Nė njė intervistė pėr “Panoramėn”, gruaja tashmė 69-vjeēare tregon tė gjithė historinė e jetės sė saj si tifoze e ekipit tė vendlindjes, tė cilin e ka ndjekur jo vetėm nė Shkodėr, por dhe nė Tiranė, Durrės dhe Kavajė.

Cila ka qenė ndeshja e parė qė keni ndjekur nga stadiumi dhe ēfarė kujtoni prej saj?
Ndeshja e parė mė kujtohet qė ka qenė Vllaznia-Dinamo nė vitin 1952, e cila u zhvillua te fusha e vjetėr. Si e veēantė tė asaj ndeshjeje mė kujtohet njė gjest i pahijshėm i numrit 8 tė “Dinamos”,(emri i lojtarit nuk mė kujtohet), ku pasi bėn njė gjuajtje tė bukur, portieri i “Vllaznisė” i asaj kohe, Met Metani, ia pret topin. Atėherė lojtari dinamovit afrohet dhe e godet portjerin me kokė nė fytyrė, duke e gjakosur. Ky gjest shkaktoi zmėrimin e tė gjithė publikut, por jo tė gjyqtarit, i cili nuk mori asnjė masė ndaj tij.

Keni munguar ndonjėherė nė ndeshjet e “Vllaznisė”?
Gjatė 23 viteve nuk kam munguar asnjėherė nė ndeshjet e “Vllaznisė”, si nė ato tė zhvilluara nė Shkodėr, ashtu edhe nė ato tė zhvilluara nė Tiranė, Durrės si dhe nė Kavajė. Megjithėse mjetet e komunikimit nuk janė kėto tė sotmet, me sakrifica tė mėdha, por edhe pėr ato jashtė rrethit ishte gjetur zgjidhja. Kjo dhe falė ndėrmarrjeve ku kam punuar, si nė bankėn e qytetit, ashtu edhe nė ndėrmarrjen e tisazhit. Kur kishte ndeshje Vllaznia jashta rrethit, unė “abuzoja” me mjetet e ndėrmarrjes. Madje kur punoja nė ndėrmarrjen e tisazhit nė bazė tė kalendarit tė ndeshjeve, llogarisja vajtjen e makinave pėr tė marrė furnizim apo pėr tė shpėrndarė materialet. Njė gjė tė tillė e dinin tė gjithė drejtuesit e ndėrrmarrjes, por nuk ma prishnin.

Si e keni ndjerė veten nė atė periudhė si tifoze?
Nė stadium e kam ndjerė veten shumė ngrohtė. Si puna ime kanė shkuar shumė femra, por asnjėherė nuk kemi patur probleme. Mbaj mend qė stadiumit nuk i jam ndarė as nė ditėt e ftohta tė dimrit, madje kam shkuar edhe me borsė uji tė ngrohtė. Akoma edhe sot e ruaj si relike tė asaj kohe dėrrasėn, nė tė cilėn jam ulur nė shkallėt e ngurta tė stadiumit.

Kujtoni ndonjė detaj nga ajo kohė?
Ka qenė viti 1972, ndeshja e dytė finale e kupės sė Republikės Vllaznia-Besa. Ndeshjen e parė e kishim humbur nė Kavajė 2-0. Shkodra njė javė para ziente nga ethet e kėsaj ndeshjeje. Po kėshtu edhe unė. Ditėn e ndeshjes mė kishin kapur emocione tė forta, njė numėr i madh tifozėsh nga Kavaja kishin ardhur pėr tė ndjekur ekipin e tyre. Po haja bukė para ndeshjes, por duart mė dridheshin aq sa nuk isha nė gjendje tė mbaja nė dorė lugėn. Kur mė sheh Ndoci, im shoq, nė kėtė gjendje mė thotė se nuk duhej tė shkoja nė stadium, sidoqė tė ishte ndeshja. Jo se ishte konservator, por nga frika e ndonjė infarkti qė mund tė mė shkaktohej. Si t’ia bėja? Meqenėse burrin nuk e kisha tifoz prita sa e zuri gjumi i drekės dhe sė bashku me nipat e burrit u nisėm nė stadim. Pasi mbaroi ndeshja e rregullt 2-0 pėr Vllazninė u vjen rradha gjuajtjes sė penalltive. Kur lojtari kavajas po bėhej gati tė gjuante penalltinė e tretė u them atyre qė kisha afėr se Paulini (Ndoja) do ta presė topin. Portieri ynė e pret topin dhe fitojmė, ndėrsa tifozėt mė hidhen nė qafė. Futbolli i periudhės 1952-1975 ka qenė bota pėr mua, aq sa nipit tė burrit nė vitin 1967 i vura emrin Franc, si Bekenbauri se isha tifoze e gjermanėve.

Po pėr bileta si ia bėnit?
Kėsaj pune ia kishim gjetur dermanin. Njė shok i yni na bėnte bileta false, tė cilat nuk dalloheshin fare nga ato origjinalet. Kur hynim nė stadium, biletat i mbaja unė nė dorė pėr tė gjithė, pasi policėt nuk mund ta mendonin qė njė femėr nė vitet “70, tė mbante bileta false pėr tė hyrė nė stadium.



Opinionet e Landit
  • Pėr Ramazan Rragamin
    Nga ekipi i Vllaznisė ajo e kujton si futbollistin mė tė mirė tė asaj kohe. “Kur ka qenė nė formė ai, ka shkuar mirė i gjithė ekipi. Nuk ka patur ekip qė i ka dalė para Vllaznisė”, thotė Jolanda.
  • Pėr Loro Boriēin
    “Ai ka qenė njė lojtar tepėr cilėsor me njė pėrdorim topi tė shkėlqyer. Kėmba e tij i thithte topat sikur tė kishte magnet”.
  • Pėr Panajot Panon
    “Ai ka qenė futbollisti mė i mirė i ekipit tė Partizanit qė luante nė atė periudhė”.
  • Pėr Preng Gjeloshin
    Jepte maksimumin e tij nė fushėn e lojės, ndonėse ushqehej me bukė e ujė, si familje
  • Pėr Ali Memėn
    Ishte njė lojtar me shumė sedėr, pasi kur ishte ushtar nė Shkodėr dhe luante me Vllaznin, nuk pranonte tė luante kundėr “17 Nėntorit”

Flet bashkėshorti i tifozes
Ndoci: Nė stadium vetėm prej gruas
SHKODER – Por, nėse Jolanda nuk e ka humbur dėshirėn e saj pėr tė ndjekur ndeshjet e futbollit, i shoqi i saj, Ndoci, nuk ka qenė asnjėherė tifoz i kėtij sporti. “Nė takimin e parė tė fejesės me Landin, ajo mė thotė qė e pėlqen shumė futbollin. Ndėrsa unė i them qė futbolli nuk mė pėlqen fare, por mė pėlqen noti. “Si do t“ia bėjmė?”, i them. Ajo mė thotė: “ti hajde ndiq futbollin, ndėrsa unė po mėsoj notin”. Ndoci thotė se nė tė vėrtetė futbolli s“e ka tėrhequr asnjėherė. “Edhe atėherė kur shkoja pėr tė shoqėruar gruan nė stadium, unė e prisja jashtė tij gjersa mbaronte ndeshja, pastaj ktheheshim sė bashku”, kujton ai. Por, episodet me gruan qė lidheshin me futbollin, Ndoci ende nuk i ka harruar. “Kur luante Vllaznia nė Tiranė ne me Landin kishim shkuar njė natė para. Ishim nė shtėpinė e motrės sime dhe kur ngrihemi nė mėngjes herėt, Landi kėmbėngul qė tė dalim herėt, pa ngrėnė mėngjes, qė tė shėtisim pak gjoja. Sapo dalim nga shtėpia e motrės sime Landi mė thotė, se i vinte zor qė tė hanim edhe mėngjesin nė shtėpi, ndaj po e hamė jashtė. Pak e nga pak i drejtohemi bar “Sahatit”. Kur aty shikoj futbollistėt e “Vllaznisė”, tė cilėt po hanin mėngjes. U afrohemi atyre dhe Landi fillon t’i pyesė ata pėr formacionin e ndeshjes. Aty e kuptova pse Landi kėmbėngulte pėr tė ngrėnė mėngjesin jashtė”. Por, Ndoci thotė se dhe nė rastet kur ka tentuar qė tė interesohet pėr futbollin ka qenė e kotė. “Njė herė po kalonim rrugės kur takojmė dy futbollistė tė “Vllaznisė”, portierin Paulin Ndoja dhe mbrojtėsin, Frederik Ēapaliku. Meqenėse me Ēapalikun ishim fqinjė i drejtohem: Ēapalik, na e bėj njė gol kėtė tė dielė? Por, ai mė thotė: Ēfarė goli, mor zotni Ndoc, por unė jam mbrojtės?! Mirė i thatė, ta bėjė ky shoku tjetėr, pėr Ndojėn. Dhe ai m’u pėrgjigj: “Unė vetėm nė bėfsha autogol, se jam portier!”



''Pamorama''
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #183  
Te vjeter 23-08-2004, 02:44
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Java e pare e kampionatit te futbollit per sezonin 2004/05.

Vllaznia shkelqen!
Vllaznia e nis kampionatin me nje fitore te thelle (6-1) kunder Teutes.


Shkodranėt tė pamėshirshėm, shėnojnė 6 gola nė portėn durrsake.

Vllaznia e ka nisur kampionatin ndryshe nga ē'e kishte menduar, me njė fitore shumė tė thellė ndaj njė Teute inekzistente nė fushė. Takimi ka nisur me njė dėshirė mė tė madhe tė shkodranėve, tė cilėt kėrkojnė t'u imponohen me lojėn e tyre kundėrshtarit. Por pavarėsisht nga dėshira, ajo qė ka treguar Vllaznia nė minutat e para ka lėnė shumė pėr tė dėshiruar. Mbase ndikon fakti qė disa prej lojtarėve tė saj janė tė rinj. Nga kjo pėrfiton Teuta, e cila nė 2?3 raste edhe mund tė kihste kaluar nė avantazh, nėse Bėrzezi dhe D.Xhafaj do tė ishin treguar mė tė saktė. Shkodranėt zgjohen me vonesė dhe zbritja e tyre e parė nė portėn durrsake shėnohet nė minutėn e 28?tė, kur Abilio godet shtyllėn. Mė pas do tė vijė goli i Salihit, qė prish barazpeshėn nė fushėn e lojės, ndėrkohė qė goli i Licit, nė limitin e pjesės sė parė, e fundos pėrfundimisht Teutėn. Trajneri Zalla mundohet qė me dy ndėrrime tė pėrmirėsojė diēka nė pjesėn e dytė, por nuk ia arrin. Vllaznia tashmė ka dalė nė lojėn e saj dhe nuk e ka tė vėshtirė ta ēajė mbrojtjen mike. Tre golat e tjerė tė shėnuar shpejt i kanė shtangur miqtė, tė cilėt e kanė tė vėshtirė tė reagojnė. Minutat e mbetura tė ndeshjes janė veē pėr kronikė, teksa regjistrohet edhe goli i vetėm i Teutės. Kjo e fundit e pati shumė tė vėshtirė tė pėrballonte Vllazninė, aq mė tepėr qė nė 40 minutat e fundit tė ndeshjes luajti me 10 futbollistė, si pasojė e largimit me karton tė kuq tė Lorjes. Pėrfundimisht Vllaznia fiton thellė 6?1, njė rezultat ky qė nuk duhet t'i kėnaq shumė ata, pasi kampionati ėshtė i gjatė dhe duhet shumė pėr tė bėrė. Ndėrkohė Teuta, me djemtė e rinj tė saj, vėrtetoi se mungesa e pėrvojės shpeshherė tė ndėshkon.

Vasil Bici, trajner i Vllaznisė:
"Eshtė njė fitore qė na kėnaq, pėr mė tepėr qė ėshtė rezultat i thellė. Por mė duhet tė pranoj se nė 25 minutat e para, Teuta, nė 2?3 raste, mund tė na kishte ndėshkuar. Shpėtuam falė Shehit. Pas kėtij ngėrēi, dolėm nė lojėn tonė dhe mė pas gjithēka ishte nėn kontroll. Kjo fitore ishte shumė e domosdoshme, ėshtė njė sinjal i mirė pėr tė ardhmen, por jo gjithēka. Na duhen edhe disa elementė tė tjerė, pėr tė shtuar konkurrencėn. Megjithatė synimi i Vllaznisė mbetet i njėjti: vetėm pėr vendet e para."

Tė veēanta:
-Topin e parė nga qendra e ka shkelmuar legjenda e portės shkodrane dhe asaj shqiptare, Paulin Ndoja.
-Para fillimit tė ndeshjes, futbollistėt i kanė takuar e pėrshėndetur edhe kryetari i bashkisė Shkodėr, Artan Haxhi, si dhe presidenca e tė dy klubeve.
-Trajneri Zalla nė njė moment tė pjesės sė dytė e ka humbur toruan me futbollistėt e tij, duke hyrė vetvetiu nė fushėn e lojės, ndėrsa ndeshja vazhdonte tė luhej.
-Rreth 5000 tifozė e kanė ndjekur takimin e djeshėm tė Vllaznisė.

Fushaj:
Katėr brazilianė brenda javės Fitorja e thellė e Vllaznisė ndaj Teutės nuk i ka ēuar nė ekstazė drejtuesit e Vllaznisė, madje ata duken shumė tė pėrqėndruar nė kompletimin e ekipit me lojtarė tė tjerė. Valter Fushaj, zėvendėspresidenti i Vllaznisė ka bėrė tė ditur se brenda javės sė ardhshme te Vllaznia do tė vijnė 4 futbollistė brazilianė.
"Ne vėrtet fituam 6?1 ndaj Teutės, por kjo nuk na kėnaq. E dimė qė skuadra ka ende pėr tė bėrė dhe pėr kėtė jemi duke punuar pėr plotėsimin e saj me lojtarė tė tjerė cilėsorė. Mund tė konfirmoj se dy brazilianėt qė kanė luajtur me Dinamon, Rodrigo dhe Leonardo, sot ose nesėr do tė jenė nė Shkodėr. Po ashtu brenda javės tjetėr do vijnė edhe dy futbollistė tė tjerė brazilianė," - ka thėnė Fushaj.




Vllaznia - Teuta 6-1
1-0 Salihi 32'

2-0 Lici 45'+1
3-0 Salihi 52'
4-0 Ziambo 60'
5-0 Egerci 62'
5-1 Xhafaj 82'
6-1 Abilio 86' (p)

Renditja:
Skuadra N F B H Gol P
1.Vllaznia 1 1 0 0 6-1 3
2.Partizani 1 1 0 0 3-0 3
3.Elbasani 1 1 0 0 2-0 3
4.Tirana 1 1 0 0 1-0 3
5.Dinamo 0 0 0 0 0-0 0
6.Egnatia 1 0 0 0 0-0 0
7.Shkumbini 1 0 0 1 0-1 0
8.Laci 1 0 0 1 0-2 0
9.Lushnja 1 0 0 1 0-3 0
10.Teuta 1 0 0 1 1-6 0





__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #184  
Te vjeter 24-08-2004, 08:17
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Trajneri i kuqebluve pohon se duhet tė rritet konkurrenca nė ekip 23-08-2004
Bici: Vllaznia mbetet pretendente
Gjergj Kola


Nisja e kampionatit me fitore, madje me njė tė thellė nė shifra, nuk ka sesi tė mos e ketė gėzuar trajnerin e Vllaznisė, Vasil Bici. Pasi ka lėnė Dinamon me njė paraqitje shumė tė suksesshme sezonin e kaluar, lezhjani i mirėnjohur i stolave vjen te kuqeblutė me objektiva tė qarta. Tifozeria e zjarrtė e kėsaj skuadre, presidenca, pėr tė mos thėnė e gjithė Shkodra, pret shumė nga ata 11 lojtarė qė zbresin nė fushė. Duke mos u justifikuar me emrat qė pėrfaqėsojnė kėtė skuadėr, ata duan gjithnjė fitoren. Nė kėtė kontekst, kur kuqeblutė paraqitnin nė fushė njė formacion tė rinuar, Bici e ka parandier vėshtirėsinė qė do tė paraqiste ky takim i hapjes sė kampionatit. "Ishte njė fitore shumė e rėndėsishme dhe njėkohėsisht e domosdoshme pėr kėtė grup lojtarėsh tė rinj, sepse u jep moral, u jep zemėr pėr vazhdimin e mėtejshėm tė kampionatit. Me kėtė fitore kemi dhėnė njė sinjal tė mirė edhe pėr vazhdimėsinė dhe shpresoj tė vazhdojmė kėshtu," ? shprehet Bici. Por njė fitore, pavarėsisht me shifrat 6?1, nuk duhet t'i gėzojė shumė shkodranėt. Kampionati sapo ka startuar dhe rruga deri nė fundin e tij do tė jetė e gjatė dhe me tė papritura. Kėtė ka parasysh edhe numri njė i stolit shkodran, kur shton: "Natyrisht, kjo fitore nuk do tė na vėrė tė flemė mbi dafina. Pėrpara janė ndeshje shumė mė tė vėshtira, te tė cilat duhet bėrė shumė kujdes. Mund tė na rastisė qė me ato gabime qė bėmė ndaj Teutės nė ndeshjen e parė, ta pėsojmė nė ndeshjet e tjera, prandaj duhet tė korrigjohemi nė tė gjitha drejtimet." Sulmi ndėrkohė ėshtė evidentuar edhe njėherė si reparti mė i fortė i kuqebluve. Pesė nga gjashtė golat e ndeshjes kundėr durrsakėve janė shėnuar nga lojtarėt e vijės sė parė, Abilio, Ziambo, Salihi dhe Egerēi. Ajo qė mbetet pėr tė rregulluar kuptohet qė janė repartet e tjera dhe pėr kėtė qėllim Bici ka konsideruar pikėn mė tė dobėt tė skuadrės sė tij mungesėn e konkurrencės. "Pėrgjithėsisht, lojtarėt qė luajnė aktualisht nė formacion e kanė njėfarė pėrvoje, pėrjashto dy futbollistė qė e kanė kampionatin e tyre tė parė nė skuadėr. Tė tjerėt, ata qė janė nė stol, kanė shumė diferencė me ta dhe kjo ėshtė dhe pika jonė mė e dobėt. Mungon konkurrenca dhe duhet tė bėjmė ēmos qė ajo tė ekzistojė nė skuadėr. Presidenca e klubit ėshtė duke marrė tė gjitha masat qė javėn e ardhshme tė sjellė nė skuadėr disa lojtarė dhe kjo padyshim qė ėshtė gjė pozitive," ? ka vazhduar mė tej tekniku lezhjan, i rikthyer pas 5 vjetėsh te Vllaznia. Njė rikthim me tė njėjtin synim: skuadra duhet tė jetė sėrish pretendente. Bici e thotė me optimizėm kėtė gjė nė fund, kur e mbyll, duke thėnė: "Synimet e kėtij ekipi kanė qenė gjithmonė tė qarta: Vllaznia ėshtė pretendente. Kėshtu do tė jetė edhe sivjet, kur objektivi ynė ėshtė tė kapim Kupėn UEFA dhe pastaj tė synojmė edhe vendet e para. Nuk ka pse tė mos jetė kėshtu pėr kėtė ekip, qė ka edhe njė mbėshtetje tė mrekullueshme tė spektatorit shkodran."


Salihi: Dy gola! Eshtė vetėm fillimi
Gjergj Kola


Ajo qė shfaqi tė shtunėn ndaj Teutės ėshtė njė pjesė e "repertorit" tė Hamdi Salihit. Dy gola, njė lojė e shkėlqyer, ndonėse vetėm 60 minuta aktivizim dhe talenti i kampionatit tė kaluar ka fituar duartrokitjet e 5000 tifozėve tė pranishėm nė stadium. Tė gjithė ata kanė thirrur nė kor emrin e tij, kur ai i ka lėnė vendin nė fushė tė riut tjetėr, Taulant Egerēi. Kaq ka mjaftuar pėr tė treguar se Hamdi Salihi nuk ka shkuar te Tirana pėr arsyen e vetme se nuk mund tė bėjė pa tifozerinė kuqeblu. Tė shtunėn, 20-vjeēari ka shėnuar dy herė dhe nė tė dy rastet me kokė, pėr tė treguar se jo vetėm e djathta ėshtė pika e tij mė e fortė. Lojtari, qė tė mėrkurėn luajti edhe nė Qipro me Shpresėn, ėshtė i kėnaqur me mėnyrėn si e nisi kėtė sezon. Prandaj ai thotė: "Pėr mua, e rėndėsishme ėshtė qė e fillova mbarė. Kėta dy gola do tė mė ndihmojnė tė vazhdoj kėshtu, ndonėse e di qė nuk jam nė formėn mė tė mirė. Shpresoj qė trajneri Bici dhe shokėt e ekipit tė mė ndihmojnė ta kaloj shpejt kėtė deficit qė kam nė pėrgatitjen fizike, pėr tė qenė i gatshėm ta ndihmoj ekipin nė ēdo rast." Kampionatin e kaluar "Andushi" (kėshtu e thėrrasin tė gjithė nė ekip) arriti tė shėnojė 14 gola nė kampionat, ndonėse ishte njė lojtar pa emėr. Kėtė sezon ai mendon se objektivi do tė jetė pėr tė shėnuar mė shumė gola, por njėkohėisht pėr tė do tė rritet edhe pėrgjegjėsia. "Unė e kuptoj qė mbi mua sivjet bie njė pėrgjegjėsi mė e madhe, sepse pjesa mė e madhe e ekipit janė lojtarė tė rinj. Pavarėsisht nga kjo, shpresoj qė gjithēka tė mė ecė mbarė. Tė paktėn kėshtu e kam nisur, kur shėnova 2 gola qė nė ndeshjen e parė. Mendoj se ky ėshtė vetėm fillimi, sepse nė vazhdim kam pėr tė bėrė gjėra edhe mė tė mira," ? vazhdon numri 14 i kuqebluve. Shansi i kėtij futbollisti duket se ėshtė nipi i tij i vogėl, i cili e shoqėron atė nė ēdo ndeshje nė stadium. Pėr kėtė qėllim, edhe dy golat ndaj durrsakėve mesfushori?sulmues i kuqebluve ia kushton pikėrisht atij. Salihi shpreson shumė qė sivjet ekipi i tij tė bėjė njė paraqitje dinjitoze, pse jo tė synojė edhe fitimin e trofeve, sepse mundėsitė pėr kėtė gjė janė. "Njė fitore nuk ėshtė asgjė, por njėkohėsisht ėshtė njė moral mė tepėr pėr tė gjithė ne, pėr tė na treguar se mund tė pretendojmė pėr tė marrė trofe kėtė sezon. Kjo gjė, natyrisht, do tė jetė e vėshtirė, por nuk ka pse tė mos pretendojmė deri nė fund," ? e pėrfundon fjalėn e tij Salihi, njėri nga pikat mė tė forta tė Vllaznisė sė sivjetme.

''Sporti Shqiptar''
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #185  
Te vjeter 29-08-2004, 00:40
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Kampionati: Java e dyte.