| Cfare ju duhet te dini? |
|
#106
| ||||
| ||||
| Fitorja e tretė radhazi pėr Vllazninė Fitorja e tretė radhazi pėr Vllazninė, megjithėse kjo ndaj Lushnjės nuk bindi. Takimi ka filluar i qetė, me ngacmime tė herėpashershme nė tė dyja portat. Skuadra shkodrane kėrkon me ngulm tė shėnojė golin e parė tė kėtij takimi, por lushnjarėt mbrohen mjaft mirė. Skuadra e Agim Canajt luan me kujdes nė prapavijė, duke mos harruar tė kundėrsulmojė herė pas herė me veprimet e shpejta tė Kadiut, Norės dhe Boriēit. Kuqeblutė, nga ana e tyre, kanė vijuar tė luajnė me 4 mbrojtės nė vijė tė drejtė, ndėrkohė qė ėshtė rikthyer nė formacion kėtė herė i mirėnjohuri Edi Martini. Megjithatė, loja e vendėsve, me pėrjashtim tė 5 minutave tė fundit tė pjesės sė parė, nuk u ngjit nė nivelin e duhur. Vetė mėnyra sesi e kėrkonin golin futbollistėt e Vllaznisė ka lėnė shumė pėr tė dėshiruar. Me fillimin e pjesės sė dytė pritej qė trajnerėt e ekipit shkodran tė bėnin ndonjė zėvendėsim apo lėvizje taktike, por asgjė. Megjithatė, goli i Sinanit do tė krijonte njėfarė qetėsie te shkodranėt, tė cilėt, nga ana tjetėr, nuk rregullojnė asgjė nė lojėn e tyre. Lushnjarėt, pėrkundrazi, duke mos u pajtuar me disavantazhin, hedhin nė fushė edhe dy sulmuesit e tjerė, Byzhytin dhe bullgarin Mindev. Pėr pasojė, duhet pranuar qė djemtė e Canajt e rritėn shumė lojėn e tyre, aq sa nuk dolėn me pikė nga Loro Boriēi. Vllaznia ka fituar, por ishte njė fitore e kontestuar gjatė nga tifozėt e saj.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#107
| ||||
| ||||
| Esat Rakiqi, zv.trajner i Vllaznisė: "Ishte njė ndeshje e vėshtirė pėr ne, ashtu si gjitha ndeshjet e fundit qė kemi zhvilluar nė Shkodėr. Tiofozėt tanė, ndoshta me tė drejtė, nuk ishin tė kėnaqur me lojėn qė zhvilluam, por edhe ekipi nuk ka kaluar momente tė mira. Megjithatė, po e mbyllim kėtė vit nė njė vend disi komod, duke pasur parasysh vėshtirėsitė qė kaluam nė fillim tė sezonit."
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#108
| ||||
| ||||
| Tė veēanta - Shumė pak tifozė nė stadium, rreth 1500 veta, por edhe ata e kanė kontestuar gjatė lojėn e Vllaznisė, duke replikuar herė pas here edhe me stolin e saj. - 45 minuta ka qėndruar nė nxehje Bokatola, ndėrkohė qė Haxhiosmanoviēi nuk vendosi pėr ta aktivizuar nė fushė. Njė vendim tė tillė e mori vetėm nė minutat shtesė tė ndeshjes, por atėherė ishte afrikani qė e refuzoi. - I pranishėm nė ndeshje ka qenė edhe ish?futbollisti i Vllaznisė, gjirokastriti Bledar Devolli. Vetė ai nuk e ka fshehur dėshirėn pėr t'u kthyer sėrish nė Shkdoėr.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#109
| ||||
| ||||
| Kuqeblutė nuk janė bėrė bashkė qė nga ndeshja me Lushnjėn. Asnjė njoftim zyrtar se kur duhet tė mblidhen Vllaznia, 2003-shi mbyllet pa analizė Ekipi shkodran ka marrė pushimet dimėrore. Qė prej sė mėrkurės, kur luajtėn ndaj Lushnjės, kuqeblutė nuk janė stėrvitur, por po mendojnė pėr festat e fundvitit. Pushimi pėr ta do tė vazhdojė deri nė ditėt e para tė janarit, kur do tė fillojnė pėrgatitjet pėr pjesėn e dytė tė sezonit. Nė fakt, kuqeblutė nuk kanė marrė ndonjė njoftim se kur do tė grumbullohen sėrish pėr t'i vijuar stėrvitjet dimėrore. Sipas vetė atyre, skuadra ėshtė nė pritje tė njoftimit apo telefonatės sė drejtuesve tė klubit pėr tė bėrė takimin e parė pėr sezonin tjetėr. Kėsisoj, gjėrat mbesin vetėm nė kuadrin e deklaratės sė presidentit Agron Ēela, i cili pak ditė mė parė dha disa hollėsi mbi vendin dhe datat e zhvillimit tė pėrgatitjeve dimėrore. Siē dihet, Vllaznia ka zgjedhur qytetin e Ulqinit pėr tė zhvilluar pėrgatitjet dimėrore pėr dy fazat e mbetura tė kampionatit, stėrvitje kjo e planifikuar pėr t'u zhvilluar nga data 5 deri mė 18 janar. Por nė kėto ditė pushimi, ajo qė pritej dhe qė duhej tė ndodhte ishte njė analizė e hollėsishme e dy fazave tė para tė kampionatit, pėr tė evidentuar tė metat dhe dobėsitė e vėrejtura. Kėto 4 muaj punė, normalisht kėrkojnė edhe njė bilanc nga ana e sponsorėve tė ekipit, tė atyre qė kanė meritėn e afrimit pranė Vllaznisė dhe moslėnien e rrėshqitjes sė saj drejt greminės. Ēela & Co kanė bėrė njė punė pėr t'u pasur zili, ndonėse pėrvoja e tyre nė kėtė fushė ka qenė e pakėt, pėr tė mos thėnė qė nuk ka ekzistuar. Megjithatė, edhe vetė ata, nė momente tė veēanta mund tė kenė gabuar nė pėrzgjedhjen e elementit tė ekipit apo tė disiplinės sė tij, nė kompetencat e dhėna trajnerit apo dhe nė masat ndėshkuese ndaj futbollistėve tė veēantė, qė shpeshherė kanė tentuar tė ngrenė krye. Viti 2003 po mbyllet pa asnjė lloj analize, e cila do t'i shėrbente shumė Vllaznisė pėr ta filluar mbarė 2004-n. Mė 5 janar, kur tė grumbullohet skuadra, nuk do tė jetė e saktėsuar ndoshta lista e lojtarėve qė Haxhiosmanoviēi dėshiron tė ketė nė dispozicion. Nė tė, sipas vetė deklaratės sė "Dedės", mund tė ketė edhe lojtarė qė do tė largohen nga Vllaznia. Por a do tė jetė dakord me kėtė presidenca e klubit, pasi kontratat me futbollistėt i kanė nėnshkruar nė fillim tė sezonit? Sidoqoftė, mė 5 janar, kuqeblutė duhet tė jenė tė grumbulluar nė hotelin "Olimpik" tė Ulqinit, me shpresėn qė tė jenė tė kompletuar edhe me lojtarėt qė dėshirojnė drejtuesit teknikė tė tyre.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#110
| ||||
| ||||
| Kuqeblutė, merkatoja fokuson lojtarėt vendės Periudha e ndėrprerjes sė kampionatit do tė jetė e shoqėruar edhe me lėvizjet e shumta tė skuadrave nė merkato. Secila prej tyre do tė mundohet tė marrė ata lojtarė qė dėshirojnė trajnerėt e tyre. Kėta tė fundit, tė ndėrruar tė gjithė nė kėto 18 javė kampionat, normalisht qė dėshirojnė lojtarė tė tjerė, ngaqė vetė nuk kanė qenė nė stolat e kėtyre ekipeve kur ka filluar kampionati. Kėshtu i ka ndodhur edhe malazezit tė Vllaznisė, Dervish Haxhiosmanoviē. Nga ēfarė ka rezultuar mė vonė, ėshtė parė qartė se ai nuk do tė dėshironte tė kishte nė ekip disa lojtarė, ashtu siē do tė dėshironte tė kishte disa tė tjerė. Tani kur mundėsia pėr tė ndėrhyrė nė merkato ekziston, "Deda" ka dhėnė preferencėn e tij: "Do tė dėshiroja qė planet tona tė merkatos tė drejtoheshin drejt kampionatit shqiptar. Aty ka mjaft lojtarė cilėsorė, qė do tė na bėnin shumė punė, pa pasur nevojė tė testojmė afrikanė, apo ku di unė ēfarė tjetėr,"- ka deklaruar ai. Njė pohim i tillė ka ardhur ndoshta nisur nga mėrzia qė krijoi te shkodranėt testimi i kongolezėve tė shumtė. Malazezi i stolit kuqeblu ka dhėnė edhe mendimin e tij sesi duhet operuar nė merkato. "E mira do ishte qė lojtarėt t'i blinim pasi t'i kisha parė unė mė parė,"- ka thėnė ai. Pavarėsisht nga kjo, Haxhiosmanoviēi duket se nuk e fsheh dėshirėn pėr tė sjellė nė Shkodėr edhe dy-tre futbollistė malazezė, qė ai e njeh mjaft mirė. Bėhet fjalė pėr mesfushorin Valento Canaj, qė ka luajtur edhe me parė me Vllazninė, dhe pėr sulmuesin Vukoviē. Tė dy kėta lojtarė po luajnė me mjaft sukses nė radhėt e ekipit Com tė Podgoricės, qė militon nė kategorinė e parė tė futbollit serbo?malazez. Ndėrkohė, emrat e Resulit, Brahjes, Perloshit, Karapicit dhe Devollit tashmė janė bėrė tė njohur si kandidatė seriozė pėr t'u veshur kuqeblu nė pjesėn e mbetur tė kampionatit.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#111
| ||||
| ||||
| Ndoja: Nuk jam rezervė e askujt Portieri qė mbrojti portėn e Vllaznisė nė 5 javėt e fundit tė fazės sė dytė tė kampionatit, Gaspėr Ndoja, nuk e konsideron veten inferior nė skuadėr, pas rikthimit nė radhėt e kuqebluve tė Arjon Mustafės. Nė njė deklarim tė tij pėr "Sportin shqiptar", ai ka bėrė tė ditur se do tė luftojė pėr tė qenė titullar nė formacionin e trajnerit Haxhiosmanoviē. "Unė mendoj se me ardhjen e Mustafės nė ekip, porta e Vllaznisė ėshtė garantuar mė tepėr, por kjo nuk do tė thotė se tashmė e shoh veten inferior. Ambiciet e mia janė tė tilla qė tė punoj edhe mė tepėr, pėr tė fituar njė vend titullari nė formacion,"- thotė 22-vjeēari. Nė fakt, karriera e tij sportive ėshtė pėr t'u marrė nė konsideratė, sepse u pėrket tė gjitha ekipeve kombėtare tė moshave. I dalė nga duart e xhaxhait tė tij, tė madhit Paulin Ndoja, Gaspėr Ndoja ėshtė pjekur gradualisht, derisa ka ardhur kėtu ku ėshtė sot. Largimi i Grimės i hapi vendin e titullarit te Vllaznia, duke iu krijuar mundėsia tė tregojė aftėsitė e vėrteta. Nė 5 ndeshje qė ai e ka mbrojtur portėn kuqeblu, Gaspėr Ndoja ka bėrė njė figurė shumė tė mirė sportive. Madje ėshtė konsideruar njeriu i fitoreve tė Vllaznisė nė takimet me Flamurtarin, Shkumbinin dhe Lushnjėn. Pritjet e tij kanė qenė vendimtare, aq sa te presidenca e klubit u krijua mendimi se Vllaznia nuk do tė shikonte nga merkatoja pėr portier. Megjithatė, rikthimi i Mustafės nė "origjinė" ėshtė njė tregues pozitiv, aq mė tepėr qė rivaliteti pėr tė zėnė vend mes katėrkėndorit kuqeblu tashmė ėshtė rritur. Gaspėr Ndoja e sheh shumė tė rėndėsishme stėrvitjen qė do tė zhvillojė Vllaznia nė Mal tė Zi, pas sė cilės do tė kenė marrė rrugė edhe disa pikėpyetje, pėr sa i takon veshjes sė fanellės me numrin 1 te Vllaznia. "Ėshtė diēka pozitive qė do tė zhvillojmė kėtė fazė pėrgatitore, nė prag tė nisjes sė fazės sė tretė. Do tė jetė njė mundėsi e mirė pėr tė treguar gjithsecili vlerat e veta, nė mėnyrė qė kur tė fillojnė ndeshjet zyrtare, nė fushė tė luajtė mė i miri. Ai qė do tė tregojė formė tė mirė sportive, le ta mbrojė edhe portėn e Vllaznisė. Unė do tė punoj me ngulm qė ta bind trajneri Haxhiosmanoviē se e meritoj tė qenit nė formacion,"- ka vijuar mė tej Gaspri. Kėto fjalė nuk duken pjesė e ndonjė ambicieje tė tepėrt tė tij, por e sinqeritetit pėr tė punuar me dėshirė, nė mėnyrė qė t'i bindė tė gjithė se familja Ndoja ka nxjerrė edhe njė tjetėr portier tė talentuar. Po ashtu, nė deklaratėn e tij, kupton qartė se, mė tepėr se dėshira pėr tė luajtur vetė, ėshtė dhėnia e garancisė pėr ruajtjen e portės shkodrane. "Unė vėrtet pretendoj tė jem portier i parė i Vllaznisė, por mė e rėndėsishme ėshtė qė sė bashku me Mustafėn ta garantojmė ruajtjen e saj. Sa pėr vete, them se ajo ēka tregova nė 5 ndeshjet e fundit ėshtė vetėm njė pjesė e asaj ēfarė di tė bėj dhe qė do tė kem mundėsi ta demonstroj nė ndeshjet e ardhshme," - thotė nė fund 22-vjeēari i talentuar i portės shkodrane, Gaspėr Ndoja.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#112
| ||||
| ||||
| Vllaznia, lamtumirė pushimeve Skuadra shkodrane u ka dhėnė fund ditėve tė saj tė pushimit, pėr tė nisur kėsisoj stėrvitjen dimėrore. Vllaznia ka lėnė dje Shkodrėn, pėr t'u nisur drejt Ulqinit, vend ku do tė qėndrojė dy javė me radhė. Nė orėn 15.00, tė gjithė futbollistėt e njoftuar nga zėvendėstrajneri Rakiqi janė mbledhur nė ambientet pranė stadiumit "Loro Boriēi". Ka qenė i pranishėm i gjithė kontigjenti i futbollistėve, pjesė e skuadrės kuqeblu deri nė fund tė vitit 2003, duke u shtuar atyre edhe tri blerjet e fundit, Mustafėn, Karapicin dhe Resulin. Autobusi i Vllaznisė ka kaluar nė pikėn doganore rreth njė orė mė vonė, ndėrkohė qė nė ambientet e hotelit "Olimpik" nė Ulqin ka mbėrritur rreth orės 16.30. Sipas bisedės telefonike, merret vesh qė nė orėt e para tė darkės, me skuadrėn shkodrane ėshtė bashkuar edhe trajneri i saj, Dervish Haxhiosmanoviē. Ky i fundit ka udhėtuar veēmas nga Podgorica, qyteti i tij i lindjes, drejt Ulqinit, pėr t'u vėnė nė krye tė kuqebluve. Natėn e mbrėmshme shkodranėt e kanė kaluar nė qetėsi, pėr tė vijuar sot paradite me stėrvitjen. Siē dihet, nė varėsi tė stėrvitjeve tė mėparshme, kuqeblutė i pret njė "dajak" i fortė. Haxhiosmanoviēi nuk mund tė pranojė tė kėtė nė skuadrėn e tij lojtarė qė nuk mund tė vrapojnė, nuk mund tė pranojė tė drejtojė futbollistė qė nuk janė nė gjendje tė pėrballojnė si duhet njė 90-minutėsh. I vetmi qė nuk ka mundur tė kapėrcejė dot kufirin shqiptaro?malazez ka qenė kongolezi Bokatola. Ai ka qenė i pranishėm dje nė momentet e nisjes sė ekipit drejt Ulqinit, por nuk ka udhėtuar me tė, pėr shkak tė mungesės sė vizės pėrkatėse. Pritet qė afrikani tė pajiset me njė vizė tė tillė kėto 2?3 ditė, pėr t'iu bashkuar mė pas nė stėrvitje Vllaznisė.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#113
| ||||
| ||||
| 2003: nė 10-vjetorin e Referendumit "Sportklubi i Vitit" Befasia "Vllaznia" dhe mendėsia e prapambetur e shoqėrisė sportive shqiptare * Klubi sportiv i Shkodrės ėshtė "Sportklubi i Vitit 2003" Ndoshta befasia mė e madhe e vitit sportiv 2003 qė tejkaluam para gjashtė ditėve, ėshtė fitimi pėr herė tė parė prej Vllaznisė sė Shkodrės, i titullit tė "Sportklubit mė tė mirė tė Vitit" nė Shqipėri. Eshtė njė befasi, sepse klubi sportiv shkodran, mė i vjetri dhe mė nobėl i Shqipėrisė, prej tė cilit pėrveē tė tjerave, kanė ardhur tek ne mbi 90 pėrqind tė sporteve, duke filluar nga futbolli e duke mbaruar me atletikėn e ēiklizmin, pėrjeton situatėn e rėndė qė pėrjeton vetė Shkodra e braktisur. Vllaznia e Shkodrės sapo rimėkėmbi stadiumin e saj ende gjysmė tė ndėrtuar dhe ka pak vite qė asaj i funksionon njė palestėr e mbyllur sportive. Por Shkodra nuk ka pistė atletike, nuk ka rrugė pėr ēiklizėm, nuk ka pishinė noti, nuk ka salla stėrvitjeje, nuk ka bazė minimale materiale, nuk ka financė sado pak shtytėse. E pėr ēudi ka sport. Le ta spjegojmė mė sė pari se ēka pėrfaqėson ky sukses i Vllaznisė. Referendumi "Sportklubi i Vitit" ėshtė themeluar nga autori i kėtyre rradhėve mė 1993 kur ai ishte kryeredaktor i gazetės "Sporti Shqiptar" tė risjellė prej tij; dhe ka vazhduar tė organizohet nė "Futbolli Shqiptar -MAGAZINE" duke u komentuar pėr tė dytin vit me rradhė gjerėsisht nė tė pėrditshmen "TemA". Qėllimi i kėtij Referendumi ka qenė qė nė fund tė vitit tė dalė njė matės-renditje deri diku objektive, pėr gjithė klubet e Shqipėrisė, tė cilėt i'a arrijnė tė fitojnė sado pak veprimtari, tituj, medalje, arritje ndėrkombėtare brenda 365 ditėve. I matur pėrmes njė pikėzimi (3 pikė pėr njė titull kampion, 2 pėr fitues i Kupės Kombėtare, 3 pėr rekord kombėtar, 10 pėr Kampion i Evropės, 5 pėr Kampion i Ballkanit, 15 pėr rekord olimpik, botėror a evropian, 7 pėr medalje ari nė turne ndėrkombėtarė, 4 pėr fitues tė njė ndeshje tė KB, KE, Kupės sė Evropės e tjerė), Referendumi ka aftėsinė tė rendisė (klasifikojė) klubet sportive nė arritjet e tyre tė vitit dhe tė japė nė masėn mbi 80 pėrqind saktėsi, tė vlerave tė tyre tė njė viti sportiv. Referendumi dhe Renditja e tij tė japin mundėsinė tė vėshtrosh, e mandej tė analizosh, mbi ecurinė e klubeve sportive, gjėndjen dhe fortėsinė e tyre, brishtėsinė dhe ēformimin e tyre, hopin dhe rėnien e tyre. Midis kėtij formimi dhe ēformimi, midis kėtij negativiteti dhe pozitiviteti, pėrfundimet e Referendumit gjithmonė ngjallin diskutime dhe befasojnė. Sivjet befasia e ka emrin Vllaznia e Shkodrės, ajo e cila nuk kishte fituar asnjėherė vendin e parė gjatė 10 edicioneve tė parė tė Referendumit qysh nga vitit 1993, kur ai u organizua pėr herė tė parė, fituesit e tė cilit, tash duke pėrfshirė edhe 2003-shin, janė kėta: 1993 Partizani 1994 Partizani 1995 SK Tirana 1996 SK Tirana 1997 Partizani 1998 Partizani 1999 SK Tirana 2000 SK Tirana 2001 Partizani 2002 SK Tirana 2003 Vllaznia Shihet qė nė 10 edicionet e parė ka sunduar kryeqyteti dhe vetėm dy klubet e mėdhenj tė tij, Partizani e SK Tirana, me nga 5 fitore secili. Dhe kur pritej kalimi nė krye i njerit prej tyre, papritmas shfaqet Vllaznia e Shkodrės, duke fituar pėr herė tė parė. Madje njė nga fitoret mė tė bujėshme, sepse largėsia e saj 55 pikė mbi rivalin mė tė afėrt, klubin Dinamo, ėshtė ndėr mė tė thellat nė kėte histori 11-vjeēare. Kėshtu, renditja e Referendumit 2003 "Sportklubi i Vitit", sipas pikėzimit tonė, duke gabuar nė tė mundshmen mė tė pakėt, ėshtė kjo: 1. VLLAZNIA / Shkodėr 157 2. DINAMO / Tiranė 102 3. SK TIRANA / Tiranė 98 4. PARTIZANI / Tiranė 83 5. STUDENTI / Tiranė 63 6. KS ELBASANI / Elbasan 60 7. TEUTA / Durrės 35 8. FLAMURTARI / Vlorė 32 SKENDEREBEU / Korēė 32 10.BUTRINTI / Sarandė 29 11.LUFTETARI / Gjirokastėr 21 TIRANA - HEIM / Tiranė 21 13.SHTERMENI / Shtėrmen 18 14.POGRADECI / Pogradec 17 15.KLAJD KLUB / Tiranė 14 16.TOMORI / Berat 9 17.APOLONIA / Fier 7 18.ADA / Tiranė 6 SHKUMBINI / Peqin 6 20.VALBONA / Tropojė 5 21.BESELIDHJA / Lezhė 4 22.ALBPETROL / Patos 3 23.Mj.SPORTIVE / Tiranė 2 Ku u mbėshtet ose prej ku lindi fitorja befasuese e Vllaznisė? Tre janė sportet ku Vllaznia ka spikatur gjatė vitit: atletika, boksi dhe peshėngritja. Epėrsia e saj ndaj klubeve tė tjerė nė kėto sporte nuk ka qėndruar thjesht te titujt e shumtė tė kampionit kombėtar nė disiplinat e kėtyre sporteve, por edhe nė takimet ndėrkombėtare dhe rekordet. Dhe gjithēka ka qenė nė vazhdimėsi. Futbolli natyrisht mbeti pėrsėri i fortė (Vllaznia qe nėnkampione gjatė vitit), por kjo nuk ēon fort peshė, sepse nisur nga skema e vlerėsimit nė Lojėrat Olimpike - njė displinė sportive ėshtė e barazvlerėsuar (pra, bie fjala nė pikėzimin tonė, kampioni kombėtar i 100 metrave nė atletikė merr po 3 pikė sa dhe skuadra kampione kombėtare nė futboll). Kėsisoj, disiplinat e shumta nė atletikė, peshėngritje dhe boks kanė krijuar epėrsinė e Vllaznisė, siē ngjet nė rastin e Lojėrave Olimpike me renditjen sipas numrit tė medaljeve tė arta. Nė gjithė kėtė pamje, arritjet e klubit tė Shkodrės nė atletikė janė vėrtet unikale, kur mendon se Shkodra nuk ka njė pistė atletike. Eshtė vėrtet fantastike tė gjesh se ku dhe si i pėrgatit atletėt Vllaznia. Merret me mend se ata pėrgatiten nė copėza pistash e pedanash tė sajuara, jashtė ēdo standarti, dhe ėshtė po kaq e ēuditėshme dhe e papranueshme ndėrkaq, se si mund tė lihet pa pistė atletike Shkodra, e cila i ka dhėnė Shqipėrisė garėn e parė atletike zyrtare qysh mė 1920. Pėrsa i pėrket boksit dhe peshėngritjes kėtu ėshtė diēka tjetėr, sepse tashmė palestra apo Pallati i Sportit "Qazim Dervishi", ashtu modest dhe i vogėl, kryen punė jo tė vogla. Ndonėse nė tėrėsi, njė bazė materiale mė masive e pėrhapur nė qytet, shkolla apo pika banimi, mund tė themi se mungon krejtėsisht. Shkodra ka pėsuar njė rėnie tė dukshme nė basketboll, ndėrsa gjėndja e saj nė volejboll ėshtė gati e mjerueshme, si pėr femra ashtu dhe pėr meshkuj. E megjithatė, Vllaznia e Shkodrės ėshtė Sportklubi mė i mirė shqiptar i Vitit pėr 2003! Fakt qė tregon se pasioni i vjetėr dhe tradicional sportiv shkodran qėndron edhe nė kushte tejet tė vėshtira. Kemi tė bėjmė me njė rini tė talentuar, ushtruese, sa spontane e sporteve aq dhe e gatshme pėr t'u disiplinuar nė stėrvitje tė rregullta. Mėkat qė mungon ajo forcė shtytėse, mbi tė gjitha financa, infrastruktura dhe mbarėshtrimi (menazhimi), ēka do t'a udhėzonte pėrsėmbari Shkodrėn sportive drejt njė rruge mė tė kohės nė zhvillimin e sporteve. Sporti shkodran ashtu si nė gjithė vėndin, nuk tėrheq vėmėndjen megjithatė, dhe spektatorėt janė tepėr larg tij, gjė qė po kaq larg e ēon vetė rėndėsinė dhe respektin pėr tė. Ky ėshtė njė problem i mprehtė i sportit tė sotėm shqiptar, i cili me mostėrheqjen e vėmėndjes si njė dukuri e rėndėsishme sociale, rrezikon tė shkasė mė tej nė ēformimin e tij. Le ta vėmė tash Vllazninė fitimtare, pėrballė klubeve tė tjerė. Dhe ēka del? Vėshtroni Renditjen dhe do tė kuptoni shumėēka. Ajo qė thashė mė sipėr: epėrsia e thellė prej 55 pikėsh me rivalin mė tė afėrt tė saj, klubin sportiv Dinamo, ėshtė pak pėr t'u bindur pėr shkarjen e madhe. Rėnia e dukshme kėte vit e SK Tiranės dhe e Partizanit, tė cilėt prej 10 vjetėsh kanė shkėmbyer fitimet nė kėtė Referendum, ėshtė befasia e kundėrt ndaj asaj sė parės, fitores sė bujshme tė Vllaznisė. Dy klubet e shquara tė Shqipėrisė kanė pėrjetuar njė vit sportiv jo tė mirė, duke mbetur dukshėm pas, ndėrkohė qė Dinamo nga vendi i pestė i vitit tė shkuar, ngjitet nė tė dytin, ēka tregon se klubi pesėdhjetė e sa vjeēar, dikur i Ministrisė sė Punėve tė Mbrendėshme tė regjimit komunist, madje deri sot nė varėsinė e asaj tė Rendit tė sistemit demokratik (!?), pa njė tė kaluar tė pasur popullariteti, ia arrin tė ruajė famėn dhe emrin. Them se kjo enigėm pėrbėn njė meritė dhe Dinamo e Tiranės pėr habinė kundėrshtuese tė njė aktualiteti, nuk tradhton famėn e njė origjine ashtu si dhe Dinamot e tjera lindore tė mbetura, tė cilat prapė rezistojnė nė bashkėsinė e sotme dinamase tė Evropės Lindore. Plot 11 Dinamo kam arritur tė zbuloj unė sot, e ndoshta ka dhe tė tjera. Tek janė: Dinamo e Kievit, Dinamo e Zagrebit, Dinamo e Bukureshtit, Dinamo e Moskės, Dinamo e Tbilisit, Dinamo e Minskut, Dinamo e Batumit, Dinamo e Tiranės, Dinamo e Brestit, Dinamo e Bakusė, Dinamo e Erevenit! Siē shihet, nė kėtė familje puro "sovjetike" (8 nga 11 qė janė) dikur komuniste shumėkaratėshe, nuk ndahet edhe Dinamo e jonė, e rishndėrruar nga Olimpik nė Dinamo prej nostalgjikėve, por ende tejet e fortė nė sportet olimpike, sidomos gjatė vitit 2003, pa harruar kurrsesi fortėsinė e saj tė paluajtėshme nė futboll dhe volejboll. Nuk merret vesht nėse e mban kėsisoji pasioni i kuadrove tė saj, statusi ende i qėndrueshėm shtetėroro - sponsorizues, apo vetė tėrheqja magnetike e emrit, fanelės, flamurit tė saj tė bardhė, asnjėherė si shéj "dorėzimi pakushte". Nė tė vėrtetė, ėshtė i vetmi klub, me njė qendėr tė tij sportive unike, ndonėse e drobitur edhe ajo, statusi i sė cilės ka ngjallur dhe ka shuar polemika... Duke shkuar mė poshtė renditjes, vėren se ende ia arrin tė qėndrojė midis mė tė mirėve, Klubi Sportiv Studenti, pėr tė cilin mė fort se lėvizja studentore sportive, duket se edhe ate e mban struktura shtetėrore qė ne ende kemi nė klubet. Ka njė rritje tė KS Elbasanit falė hopit nė peshėngritje, ka rėnė Skenderbeu i Korēės, ndėrkohė qė Teuta e Durrėsit dhe Flamurtari i Vlorės - pėrfaqėsues krenarė tė dy prej qyteteve sportive mė tradicionalė tė Shqipėrisė - prej vitesh nuk mbajnė peshė tė rėndė sportive nė vėnd. Kjo ėshtė rėnia e sportit tė qyteteve, ēka thellohet kur vėren se Luftėtari i Gjirokastrės, Tomori i Beratit, Apolonia e Fierit gjithashtu nuk ēojnė peshė mė nė sportin kombėtar, megjithė befasinė e suksesit tė basketbollit gjirokastrit. Pa shkuar mandej, te qytetet e vegjėl pėr tė cilėt pėrfaqėsimi sportiv duket krejt spontan dhe i papėrfillshėm nė peshėn specifike tė sportit kombėtar. Kur klubet e Sarandės dhe tė Pogradecit ende mbeten tė pėrmendur, falė notit, pėr tė cilėn Shqipėria pak do t'ia dijė, ndonėse ka zhvilluar kampionat kombėtar, madje me praninė e bujėshme tė Mbretit Zog, qysh nė vitet '30! Gjėndja ishte kjo pra. Dhe ajo ēka del mė tej nga Referendumi, ėshtė vetė njė vendnumuro i qartė, nė mos vazhdimi i rėnies pėr sportet nė Shqipėri. Duket si befasuese ndėrkaq, dukja nė renditjen e Referendumit "Sportklubi i Vitit" tė emrave tė rinj si Shtėrmeni dhe Klajd Klub. Kėta janė krijimet e reja tė sportit shqiptar, drita tė zbehta (por prap se prap njė dritė), klubet sportive qė nuk kanė tė bėjnė me shtetin, njė organizim privat i cili pėrmes dy sporteve, peshėngritjes i pari dhe boksit i dyti, befasojnė vėrtet, duke dhėnė njė shembull se si diēka e re mund tė krijohet megjithate. Rasti i Shtėrmenit nė peshėngritje, tash pėr tash, mbetet unikal (i vetėm). Rasti i themelimit tė basketbollit nga Valbona e Tropojės - Kampione dhe fituese e Kupės sė Shqipėrisė nė basketboll - gjithashtu mbetet rast i vetėm pėr krijime tė reja, prej tė cilėve duhet tė lindė pėrmbysja e madhe nė sportin kombėtar, pėrmbysja pėr tė mirė, natyrisht. Klubi sportiv dihet, ėshtė themeli i zhvillimit tė sporteve. Po pėr vite ai nuk lėviz. I mpakur prej varėsisė shtetėrore dhe asaj tė paktė private pėrmes vetėm sponsorizimeve, i kapur pak prej mundėsive tė Ligjit tė Sportit, ēuditėrisht ai nuk lėviz. I braktisur prej shtetit thuajse, i lidhur pas tij, si pėr kafshatėn e gojės, i drejtuar nga sponsori i mundshėm spontan, shpesh gati si njė lypsar, nuk mund tė thuhet se sporti i Klubit Sportiv 2003 i dha njė hov mė tepėr zhvillimit sportiv nė Shqipėri. Mungesa e inisiativave tė tipit Shtėrmen, Klajd Klub apo dhe tė klubeve tė notit Tirana -Heim e Ada, mungesa e guximit pėr shkėputje tė pėrgjithėshme nga shteti, qoftė edhe tė njė klubi tė vetėm tradicional, ka shkaktuar bllokimin sportiv nė klubet shqiptare. 13 vjet pluralizėm po tė analizohen me mėnd nė krye e me drejtėsi, del se pėr sportet ato nuk mbėrritėn nė frytin e tyre tė pjekur. Eshtė interesant ndėrkaq, shembulli i klubeve tė futbollit, tė cilėt ndonėse ligjėrisht, infrastrukturisht, financiarisht vazhdojnė tė varen prej shtetit, madje janė pronė e shtetit, shkalla e rritjes sė sponsorizimeve, kryesisht prej firmave prodhuese tė disa presidentėve tė klubeve, jep njė nxitje mė ndryshe nga klubet sportive shumėsportėshe, qoftė edhe njė pavarėsi disi tjetėr, ndonėse jo fort konform Ligjit ekzistues tė Sportit. Kur merret me mėnd se edhe kėtu as qė synohet pėr shkėputje tė pėrgjithėshme nga "vargojt" shtetėrorė, me gjithė rastin e veēuar e tė deridikueshėm tė Partizanit nė futboll. Nė sportet e tjerė edhe ky shembull i zbehtė thuajse mungon. E pra, a nuk e shihni se ndodhemi para njė ndalese tė pakapėrcyeshme? Klube shtetėrore, stadiume e palestra shtetėrore, strukturė shtetėrore, punonjės shtetėrorė, bazė materiale shtetėrore, sponsorizime me pikatore dhe vetėm kaq. Atėherė, ēka e mban peng sportin shqiptar? Me sa duket, gjėndja, statusi i Klubit Sportiv Shqiptar qė ėshtė themeli, ai qė duhet shndėrruar nė Shoqėri Sportive si dikur nė themelim tė tij: Shoqėria Sportive Vllaznia, Shoqėria Sportive Bashkimi Elbasanas, Shoqėria Sportive Teuta, Shoqėria Sportive Shqiponja, Shoqėria Sportive Skenderbeu, Shoqėria Sportive Ismail Qemali, Shoqėria Sportive Tomori. Madje ka patur edhe Shoqėria Sportive Sportklub Tirana! Nuk ėshtė thjesht pėr emblemė tradicionale! Ndoshta vitin 2004 do tė kemi pėrfundimet e Referendumit tė "Shoqėrisė Sportive tė Vitit". Duke nėnkuptuar me kėte, shndėrrimin e Klubit Sportiv nė Shoqėrinė Sportive tė mendėsisė sė re, tė pėrparuar nė Shqipėri. Urime "Vllaznisė 2003" megjithate! Besnik DIZDARI ''Gazeta Tema'' |
|
#114
| ||||
| ||||
| Qė nga e hėna, me kuqeblutė po stėrviten edhe dy bashkėkombas tė trajnerit Haxhiosmanoviē Vllaznia, nė provė edhe dy malazezė Me skuadrėn shkodrane janė bashkuar nė pėrgatitoren dimėrore edhe dy futbollistė nga Mali i Zi. Kjo ka ndodhur qė prej sė hėnės, ditė kur Vllaznia ka filluar stėrvitjen nė qytetin e Ulqinit. Njė gjė e tillė bėhet e ditur nga pjesėtarė tė kėsaj skuadre, pėrmes linjės telefonike. Dy tė sapoardhurit janė rreshtuar pėrkrah kuqebluve tė tjerė, duke iu nėnshtruar tė njėjtit program stėrvitor me ta. Nuk mėsohen ende emrat e dy lojtarėve me kombėsi malazeze, por ajo ēfarė bėhet e ditur ėshtė se mosha e tyre ėshtė e re, rreth tė 20?tave. Nga ana tjetėr, thuhet se janė lojtarė tė mesfushės dhe tė repartit tė sulmit. Megjithatė, pavarėsisht nga kėto tė dhėna tė para qė vijnė pėrtej kufirit, mund tė thuhet se tė dy malazezėt janė nė provė te Vllaznia. Mbi talentin dhe aftėsitė e tyre, askush nuk di gjė tjetėr, me pėrjashtim tė trajnerit Haxhiosmanoviē. Ky i fundit, me dėshirėn pėr tė pasur nė skuadrėn e tij edhe bashkėkombas, duket se u ka bėrė ofertė atyre, pėr t'u provuar te Vllaznia. Provė kjo qė do tė zgjasė plot dy javė, deri nė ditėn e rikthimit tė kuqebluve nė Shkodėr. Nėse testi i tyre do tė rezultojė pozitiv, ata do tė udhėtojnė bashkė me ekipin kuqeblu drejt Shkodrės nga Ulqini, pėr tė qenė pjesė e Vllaznisė nė pjesėn e mbetur tė sezonit. E pėrgjithshmja e gjithė kėsaj ėshtė se shkodranėt e paskan shumė tė vėshtirė kėto kohėt e fundit tė bėjnė pa malazezėt. Qė prej sezonit 1999?2000, kur nė krye tė skuadrės u ul pėr herė tė parė "Deda", te Vllaznia kanė luajtur, janė provuar dhe kanė ikur me dhjetėra futbollistė nga vendi fqinj. Pėrgjithėsisht, ata kanė lėnė shije tė mirė, por edhe tė hidhur, pėr sa i takon talentit tė tyre. Drejtuesit e Vllaznisė shpresojnė qė kėta dy tė fundit tė jenė tė dobishėm pėr skuadrėn e tyre. Nga ana tjetėr, testimi i tyre konfirmon atė qė Vllaznia nuk ka hequr ende dorė nga merkatoja. Pas Mustafės, Karapicit dhe Resulit, gjasat janė qė edhe tė tjerė lojtarė tė vishen kuqeblu. Edhe pse Vllaznia, qė prej dy ditėsh, ka nisur stėrvitjen e saj nė Ulqin tė Malit tė Zi, ende nuk ka planifikuar asnjė miqėsore pėr ta zhvilluar atje. Mungesa e kundėrshtarėve pėr t'u ndeshur me ta ėshtė shkaku i vetėm qė e vėshtirėson njė gjė tė tillė. Nė qendrėn turistike "Olimpik", ku janė sistemuar shkodranėt, ēdo vit ka pasur shumė ekipe malazeze dhe shqiptare, pėr tė zhvilluar aty fazėn pėrgatitore. Me to janė zhvilluar edhe takimet miqėsore, tė cilat i kanė ndihmuar drejtuesit kuqeblu tė kolaudojnė si duhet skuadrėn nė prag tė ballafaqimeve zyrtare. Por kėtė radhė gjėrat duken ndryshe. Nė "Olimpik", pėrveē Vllaznisė, nuk ka asnjė ekip tjetėr shqiptar dhe malazez. Megjithatė, drejtuesit kuqeblu, pėrmes trajnerit malazez Haxhiosmanoviē, janė duke bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė zhvilluar ndonjė miqėsore nė Ulqin. Nga java tjetėr mund tė organizohet ndonjė miqėsore me ekipe tė tilla, si Zela, Mlladost, Otranto etj., ekipe kėto tė Malit tė Zi. Ndėrkohė, sipas bisedės telefonike, mėsohet se gjatė kėtyre ditėve e deri nė fundjavė, kuqeblutė do tė stėrviten me nga dy seanca nė ditė. (Gjergj Kola ''Sporti Shqiptar) |
|
#115
| ||||
| ||||
| Kėrcėnimet e malazezit pėr largimin e disa kuqebluve nuk gjejnė pėrkrahjen e presidencės Haxhiosmanoviēi, sėrish "prapa-kthehu" Nga skuadra shkodrane nuk do tė ketė asnjė tė larguar, me gjithė deklaratat e trajnerit Haxhiosmanoviē nė pėrfundim tė fazės sė dytė tė kėtij kampionati. Malazezi, nė ditėt e fundit tė vitit tė kaluar pati deklaruar se nga skuadra do tė iknin tė tepėrtit. Ai pati lėnė tė kuptohej se nė listėn qė do tė shpallej nė prag tė fillimit tė pėrgatitjeve dimėrore, do tė kishte edhe surpriza. Por ka ndodhur ndryshe, teksa nė Ulqin janė duke u stėrvitur tė gjithė futbollistėt qė e mbyllėn 2003?shin tė veshur kuqeblu, me pėrjashtim tė kongolezit Bokatola, qė ėshtė larguar prej dy ditėsh dhe ende nuk dihet nėse do tė kthehet. Afrikani, me sa duket, nuk e ka duruar dot gjobėn qė i kishin vėnė drejtuesit e klubit pas pėrfundimit tė ndeshjes sė fundit tė fazės sė dytė, prandaj ka ikur. Kėtu mbase ka nxjerrė krye edhe njėfarė ēarje qė ka ekzistuar nė skuadėr mes futbollistėve, kuptohet njė pjesė e tyre, dhe trajnerit Haxhiosmanoviē. Nė ecurinė e Vllaznisė nė kampionat, nga java nė javė u shfaqėn probleme tė tilla, si refuzimi pėr t'u aktivizuar, dėshira pėr tė luajtur aty ku u pėlqente lojtarėve dhe jo ku i vendoste trajneri apo edhe hedhja e fanellės drejt stolit teknik tė skuadrės. Shembujt nuk kanė qenė tė paktė dhe kėtu mund tė pėrmenden emrat e Martinit, Cungut, Zmijanit, Dibrės, Bokatolės dhe Belishės, ēka solli edhe njėfarė "krisjeje" mes dy palėve, aq sa futbollistėt guxuan tė deklaronin publikisht se pėr ndonjė rezultat negativ kishte pjesėn e tij tė fajit edhe trajneri Haxhiosmanoviē dhe stafi i tij. Por kėto deklarata nuk u kapėrdinė dot nga "Deda", i cili nė ditėt e fundit tė vitit tė kaluar qe bėrė si i tėrbuar. Ai u shfaq edhe para mediave i nervozuar, duke deklaruar fillimisht rrezikun e rėnies nga kategoria tė Vllaznisė dhe mė pas paralajmėrimin pėr tė larguar nga skuadra kundėrshtarėt e tij. Dhėnia e besimit tė plotė nė adresė tė tij nga presidenca e klubit linte tė kuptonte se ai do ta bėnte tė vetėn. "Nė listėn qė do tė publikohet do tė mėsoni edhe emrat e atyre qė do tė largohen nga skuadra. Kuptohet, do tė jenė ata lojtarė qė nuk kanė dėshirė tė stėrviten dhe ata qė mė mirė preferojnė tė flasin nėpėr gazeta, sesa tė luajnė nė fushė," - pati thėnė atėherė Haxhiosmanoviēi. Mirėpo lista ėshtė publikuar dhe tė larguar nuk ka asnjė. Kjo gjė, natyrisht, shton edhe pikėpyetjet. Mbase Haxhiosmanoviēi nuk ka pasur forcė ta bindė presidencėn pėr tė bėrė largime, ose ekziston edhe mundėsia tjetėr, qė Vllaznia, po t'i largonte ata lojtarė qė mendonte trajneri, mund tė gjendej zbuluar pėr sa i takon numrit tė lojtarėve cilėsorė nė radhėt e saj. Kjo, ngaqė merkatoja e dimrit nuk eci ashtu siē e kishin planifikuar krerėt e klubit. Megjithatė, deri nė momentin e mbylljes sė merkatos ka ende kohė dhe nuk i dihet se ēfarė do tė ndodhė. Ajo qė mund tė thuhet tani ėshtė se Haxhiosmanoviēi bėri njė tjetėr "prapa?kthehu".
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |