Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Bota e Sportit | Futbolli

K.F. Vllaznia - Djepi i futbollit shqiptar

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #71  
Te vjeter 21-11-2003, 15:55
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Malazezi i kuqebluve u tėrheq vėmendjen tė tijve pėr ndeshjen e radhės me Elbasanin
"Deda": Djema, harrojeni Amerikėn!

Trajneri i Vllaznisė, Dervish Haxhiosmanoviē, apo "Deda" siē e thėrrasin shkurt, u ka bėrė dje thirrje futbollistėve tė tij qė ta heqin mendja nga Amerika, sepse i pret Elbasani. Ai ka dashur t'u tėrheqė vėmendjen kuqebluve pėr t'iu pėrveshur stėrvitjes dhe pėr t'u ballafaquar denjėsisht nė sfidėn e radhės nė kampionat. Kėshtu, pasditen e djeshme, shkodranėt, pas plot njė jave tė ndarė mė dysh, janė stėrvitur tė gjithė bashkė. Nė orėn 15.00, kuqeblutė kanė zhvilluar seancėn e radhės, e cila ka konsistuar nė njė ndeshje kontrolli, e programuar pėr t'u luajtur nė "Loro Boriēi". Pėr ta ndjekur ka qenė presidenti Ēela dhe zv.presidenti Amuli, pėrfshi kėtu edhe anėtarin e kryesisė, Hoxha. Gjithashtu, nė shkallėt e stadiumit ka pasur mjaft tifozė, tė cilėt duket se i kishte marrė malli pėr skuadrėn. Nė fillim tė seancės, Haxhiosmanoviēi u ka folur shkurt lojtarėve pėr punėn qė i pret, ndėrkohė qė "uikendi" amerikan duhet fshirė nga mendja. Gjatė atyre minutave tė ndeshjes sė kontrollit ėshtė parė qė tė besuarit e malazezit pėr ndeshjen me Elbasanin do tė jenė pothuajse po ata, qė kanė luajtur nė takimet e fundit. Nė portė mbetet titullar Grima, ndėrkohė qė para tij janė rreshtuar Osja, Zmijani, Belisha dhe Doēi. Nė mesfushė kanė luajtur Xhahysa, Salihi, Cungu dhe Ahi, ndėrsa dyshja Sinani Martini ka qenė nė sulm. Po ashtu, dje ka rėnė nė sy edhe prania e futbollistit shkodran Alban Hasani, i larguar sė fundi nga Laēi, i cili ka filluar stėrvitjen me kuqeblutė. Nė stadium ėshtė parė edhe lezhjani Alket Kruja, i cili, me sa duket, do tė provohet pėr tė zėnė vend te Vllaznia.

Gjergj Kola ''Sporti Shqiptar''
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #72  
Te vjeter 21-11-2003, 16:09
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Rakiqi: "Vetėm pėr fitore ndaj Elbasanit"

Pas kthimit nga SHBA, skuadra shkodrane po pėrgatitet pėr ndeshjen e radhės ndaj Elbasanit, qė do tė luhet tė shtunėn nė stadiumin "Ruzhdi Bizhuta". Zėvendėstrajneri i ekipit kuqeblu, Esat Rakiqi, thotė se "tė shtunėn do tė kemi njė ndeshje tė vėshtirė me Elbasanin, por pėr kėtė jemi tė pėrgatitur nga tė gjitha aspektet. Ne e kemi vlerėsuar mjaft kėtė ndeshje, ndėrkohė qė tė gjithė futbollistėt gėzojnė njė formė shumė tė mirė sportive. Kjo na bėn optimistė se do tė jemi fitues tė kėtij takimi". Sipas tij, Vllaznia shkon nė kėtė pėrballje pas disa ndeshjeve mjaft tė mira si, ndaj Teutes, Partizanit etj. "E dime se do tė jetė njė ndeshje e vėshtirė pėr ne, pasi Elbasani ka pėsuar tė mėrkurėn njė humbje nė Peqin, ndaj do tė pėrpiqet qė t'i rikthehet fitores para tifozėve tė vet, thotė Rakiqi. Por, ne do tė dimė t'i pėrgjigjemi lojės sė tyre me lojė tė fortė, tė bukur dhe rezultative". "Jam i bindur se me lojtarė tė tillė si, Sinani, Martini, Salihi etj, do tė shpalosim vlerat mė tė mira tė futbollit shkodran. Ne i kemi tė gjitha mundėsitė pėr ta kaluar me sukses kėtė sfidė tė rėndėsishme, pasi njė fitore do tė na afronte mė shumė me kreun e klasifikimit",- thekson tekniku shkodran. Kėtu zėvendėstrajneri i shkodranėve merr parashysh dhe zhvillimet e fundit nė kapionatin tonė tė futbollit, ku Tirana ėshtė rithyer nė krye, pas humbjes sė Teutės pėrballė Partizanit mė “Qemal Stafa”. Ndėrkohė qė kuqeblutė vijnė pas njė fitoreje tė bujshme nė ndeshjen miqėsore tė zhvilluar nė SHBA me skuadrėn shqiptare tė Detroidit 3-1.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #73  
Te vjeter 24-11-2003, 17:32
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Zėvendėstrajneri kuqeblu u kujton tė tijve qė njė ndeshje futbolli luhet 90 minuta

Rakiqi: Na iku fitorja nga duart

Vllaznia, tė shtunėn la dy pikė tė tjera tepėr tė vlefshme nė kėtė kampionat. Ashtu si ndaj Teutės, dy javė mė parė, edhe kėtė herė, pėrballė portokallinjve, kuqeblutė kanė shpėrdorur mjaft raste, duke u dhėnė mundėsi vendėsve tė barazojnė nė tė dyja rastet kur janė gjendur nė epėrsi tė pėrkohshme. Kjo do tė thotė se shkodranėt janė 4 pikė mė pak, nė njė kohė qė me to Vllaznia duhej tė ishte shumė pranė kreut, pa llogaritur kėtu ndeshjen e prapambetur me Dinamon. Nė "Ruzhdi Bizhuta", Vllaznia ka zhvilluar njė ndeshje shumė tė mirė dhe ndoshta, sikurse shprehen edhe vetė kuqeblutė, ishte mėkat qė u larguan nga Elbasani pa i marrė tri pikėt e mundshme. Por, me sa duket, futbollistėt shkodranė harruan qė njė ndeshje futbolli luhet deri nė vėrshėllimėn e fundit tė gjyqtarit. Pikėrisht te mosvlerėsimi i kėtij faktori, Esat Rakiqi, zėvendėstrajneri i kėtij ekipi, gjen edhe arsyet kryesore tė mosmarrjes sė 3 pikėve me portokallinjtė. "Luajtėm mirė dhe duhej tė kishim fituar. Zhvilluam njė ndeshje tė pėlqyeshme, nga e cila duhej tė ishim larguar kryelartė, por futbollistėt tanė duket se harruan qė njė ndeshje futbolli luhet 90 minuta. Me sa kuptova unė qė nga stoli, edhe pse bėra ēmos t'i mbaja nė tonus deri nė fund, ata e konsideruan punė tė kryer fitoren me Elbasanin. Por pikėrisht prej kėsaj e pėsuam dhe u ndėshkuam nga goli i barazimit nė minutėn e fundit tė ndeshjes," - thotė Rakiqi, njeriu i stolit kuqeblu, i cili e drejtoi Vllazninė pėr tė dytėn herė radhazi, ngaqė Haxhiosmanoviēi ishte dėnuar nga disiplina.
Njė arsye tjetėr, tė cilėn shkodranėt e rendisin si shkak tė barazimit me Elbasanin, ėshtė gjykimi i ndeshjes, qė, sipas kuqebluve, ishte i njėanshėm. Rasti mė fatal ka qenė pikėrisht ai i golit tė dytė tė vendėsve, shėnuar nė ēastet e fundit tė ndeshjes, qė solli edhe barazimin. Sipas drejtuesve tė Vllaznisė, ka qenė njė aksion i nisur nga gjysmėfusha e tyre, pasi i ėshtė marrė njė top Ahut me anė tė njė ndėrhyrjeje tė dukshme tė gabuar, i cili ėshtė kthyer nė gol. Megjithatė, gjyqtari i ndeshjes ka vazhduar lojėn, ēka solli edhe golin e barazimit tė shėnuar nga Stojku. Njėkohėsisht, kuqeblutė ankohen edhe pėr 2 3 raste tė tjera, sepse, sipas tyre, janė ndalur nė mėnyrė tė padrejtė nga anėsorėt nė kundėrsulmet e tyre. Sidoqoftė, duke i konsideruar kėto veprime si gabimet e radhės ndaj tyre, drejtuesit e Vllaznisė kanė vendosur tė merren me veten e tyre, duke i hedhur sytė te sfida e radhės. Njė gjė e tillė ėshtė e detyrueshme, aq mė tepėr qė bėhet fjalė pėr njė ballafaqim tė vėshtirė me Tiranėn kryesuese. Njė fitore ndaj bardhebluve do tė bėnte tė harroheshin keqardhjet e barazimeve me Teutėn dhe Elbasanin. "Ta harrojmė Elbasanin. Tani duhet tė fillojmė tė mendojmė pėr Tiranėn. Na pret njė ndeshje e vėshtirė, nė tė cilėn do tė synojmė njė gjė tė vetme, fitoren. Vetėm kjo e fundit do t'i shlyente disi gabimet qė kemi bėrė nė dy ndeshjet e fundit," - ka deklaruar Rakiqi.

Gjergj Kola ''Sporti Shqiptar''

ELBASANI - VLLAZNIA 2-2
Sinani 13' , Ablade 16' , Salihi 57' , Stojku 89'

Rezultatet tjera
Dinamo - Partizani 0-2
Tirana - Shkumbini 5-2
Flamurtari - Besa 1-0
Lushnja - Teuta 0-1

Renditja

1.Tirana 13 N 9 F 2 B 2 H 35-15 G 29 Pike
2.Teuta 13 8 4 1 20-9 28
3.Partizani 13 8 3 2 23-9 27
4.Dinamo 12 6 4 2 17-8 22
5.Vllaznia 12 5 2 5 19-19 17
6.Elbasani 13 3 5 5 17-14 14
7.Lushnja 13 4 3 6 10-19 14
8.Besa 13 3 3 6 9-20 12
9.Flamurtari 13 2 2 9 11-25 8
10.Shkumbini 13 1 3 9 7-29 6

Goleshenuesit
8 gola: Mukaj (Tirana)
7 gola: Qorri (Dinamo), Fortuzi (Tirana)
6 gola: Martini (Vllaznia), Abilio (Partizani), Stojku (Elbasani)
5 gola: Salihi (Vllaznia) Begeja (Teuta),
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #74  
Te vjeter 25-11-2003, 14:03
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Elvin Beqiri bashkohet me Vllazninė

Futbollisti i spikatur i pėrfaqėsueses sonė dhe aktualisht pjestar i skuadrės ukrainase tė Metalug Donets, prej ditėsh ėshtė vėnė nėn urdhėrat e trajnerit, qė e zbuloi talentin e tij, malazezi Dervish Haxhiosmanoviē. Ndonėse gjithkush do tė kishte dėshiruar qė mbrojtėsi i talentuar tė kontribuonte sėrish pėr Vllazninė, njė gjė e tillė ėshtė e pamundur pėr shkak tė lidhjes kontraktuale me klubin ukrainas. Pėrfundimi i fazės sė parė nė kampionatin e kėtij vendi ka sjellė edhe periudhėn e gjatė tė pushimeve tė cilat Beqiri do t’i kalojė nė qytetin e tij tė lindjes. Kėrkesės pėr t’u stėrvitur me kuqeblutė i ėshtė dhėnė njė pėrgjigje pozitive. Emocionet dhe nostaligjitė trasmetohen qartėsisht nga talenti i pėrfaqėsueses sonė.Ėshtė i kėnaqur me prezantimin e tij nė fazėn e parė nė kampionatin ukrainas. Skuadra ku ai militon Metalurg Donets ėshtė renditur nė vendin e katėrt nė kuotėn e 26 pikė, dhjetė pikė e distancuar nga kryesuesit e Dinamos sė Kievit dhe Shaktar Donets dhe vetėm katėr pikė nga skuadra e vendit tė tretė Dniepro, pozicion qė shpreson tė pėrmisohet nė fazėn e dytė, qė do tė nisė nė muajin Mars. Megjithatė planet e objektivat e Beqirit nuk pėrfundojnė me kėtė ekesperiencė
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #75  
Te vjeter 25-11-2003, 14:38
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Mesfushori kuqeblu nuk ėshtė i kėnaqur me trajtimin qė po i bėjnė drejtuesit teknikė tė Vllaznisė
Cungu: Trajnerėt gabuan qė mė zėvendėsuan

Zėvendėsimi i mesfushorit tė Vllaznisė, Armando Cungu, nė ndeshjen e fundit me Elbasanin, ka sjellė reagimin e kėtij tė fundit. "Mendimi im ėshtė qė nuk duhej tė isha unė ai qė duhej tė zėnvendėsohej. Personalisht po luaja mirė dhe, nėse kundėrshtari po dominonte nė mesfushė, ky nuk ishte faji im. Vetė rreshtimi ynė nė fushė u jepte mundėsi portokallinjve tė zotėronin mė shumė terren nė kėtė sektor tė fushės. Prandaj, pėr kėtė, faji nuk duhej gjetur te Cungu. Jam larguar shumė i mėrzitur nga fusha e lojės kur jam zėvendėsuar dhe vazhdoj tė jem i tillė, sepse mė duket se po luhet me mua," - ka thėnė shumė i mėrzitur 30-vjeēari shkodran. Pėr tė, largimi nga fusha e lojės nė ndeshjen me portokallinjtė nuk ka asnjė shpjegim taktik, sepse nė lojė ėshtė futur njė mbrojtės, nė njė kohė qė Vllaznia kishte shkuar pėr tė fituar nė Elbasan. "Nė momentin kur stafi drejtues vendosi tė mė largonte nga fusha, nė vendin tim hyri njė mbrojtės, Zmijani. Unė nuk e kuptoj se pėrse u veprua kėshtu, kur tė gjithė kishin deklaruar se do tė hynim nė kėtė ndeshje pėr 3 pikė. Nė momentin e zėvendėsimit, rezultati ishte 1?1 dhe, nė njėfarė mėnyrė, Vllaznia po kėrkonte ta mbronte barazimin. Tė paktėn me logjikė kėshtu i bie, sepse pėr tė kėrkuar fitoren duhej futur nė lojė njė mesfushor, ose sulmues. Pra, ajo qė dua tė theksoj unė ėshtė se, nė zėvendėsimin tim, trajnerėt gabuan, prandaj jam edhe i mėrzitur," - ka vijuar mė tej organizatori i kuqebluve, Armando Cungu, nė deklarimin e tij tė djeshėm, ku ka zbuluar edhe gjėra tė tjera, pėr sa i takon stafit drejtues tė skuadrės. Sipas tij, drejtuesit teknikė tė Vllaznisė kanė ndikuar ndoshta nė atė qė ai tė mos japė rendimentin e duhur nė rolin e organizatorit: "Kur thashė qė mė duket se po luhet me mua, pėr kėtė u nisa nga disa arsye. Mė kryesorja ėshtė ajo qė, prej javėsh, unė nuk po luaj nė rolin tim tė zakonshėm, atė tė organizatorit. Trajneri mė ngarkon me detyrėn e markimit tė lojtarėve kryesorė tė ekipeve kundėrshtare, ēka ka sjellė vendosjen time para mbrojtėsve, duke lėnė boshllėk nė organizimin e lojės. Edhe kėtė rol e kam pranuar, ashtu siē pranova largimin nga fusha nė Elbasan, pasi nuk e kam pėr detyrė tė replikoj vendimet e trjanerit, edhe tė padrejta qofshin ato. Por tė tilla gjėra me kanė bėrė tė ndihem keq dhe, nėse do tė zhvillohet analiza e ndeshjes sė fundit me Elbasanin, natyrisht do tė kėrkoj arsyet e zėvendėsimit tim. Megjithatė, cilatdo qofshin ato, sėrish nuk bindem se duhej tė zėvendėsohesha pikėrisht nė kėtė takim,"- e pėrfundon fjalėn e tij Armando Cungu.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #76  
Te vjeter 25-11-2003, 14:41
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Salihi, shqetėsimi i vetėm pėr kuqeblutė

Futbollisti i talentuar kuqeblu, Hamdi Salihi, ėshtė i vetmi problem pėr infermierinė e Vllaznisė. Njė pėrplasje me njė nga futbollistėt elbasanas, tė shunėn e kaluar, i ka shkaktuar atij dhimbje nė pjesėn e djathtė tė fytyrės. Pėr kėtė qėllim, dje paradreke, autori i golit tė dytė pėr Vllazninė nė Elbasan, ka bėrė radiografinė e pjesės sė dėmtuar, i shoqėruar edhe nga mjeku i ekipit, Zyhdi Ēoba. Nė fund ka rezultuar se bėhet fjalė pėr njė plasaritje tė vogėl tė kockės nė nofullėn e djathtė, nga e cila vijnė edhe dhimbjet. Pikėrisht pėr kėtė qėllim, 19-vjeēari i talentuar, dje pasdreke ka zhvilluar stėrvitje tė diferencuar. Ai, sipas kėshillave tė mjekut, ka bėrė vetėm vrapime tė lehta rreth fushės sė stėrvitjes. Pavarėsisht nga ky dėmtim, autori i 5 golave nė kėtė kampionat pėr Vllazninė pritet tė jetė nė fushė ditėn e shtunė, nė takimin e shumėpritur me Tiranėn.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #77  
Te vjeter 09-12-2003, 17:04
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Java 14.

Tirana - Vllaznia 1-3

Java 15

Flamurtari - Vlaznia 1-2

Rezultatet tjera
Lushnja 0-1 Dinamo
Elbasani 1-1 Teuta
Tirana 1-0 Partizani
Besa 1-0 Shkumbini

Renditja

1 Tirana 15 N 11 F 2 B 2 H 39-16 35 Pike
2 Partizani 15 9 3 3 27 12 30
3 Teuta 15 8 5 2 24 14 29
4 Dinamo Tirana 14 8 4 2 22 11 28
5 Vllaznia 14 6 2 6 22 23 20
6 Lushnja 15 5 2 8 11 20 17
7 Elbasani 15 3 6 6 20 19 15
8 Besa 15 4 3 8 11 23 15
9 Shkumbini 15 2 3 10 9 31 9
10 Flamurtari 15 2 2 11 13 29 8
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #78  
Te vjeter 09-12-2003, 17:06
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Flamurtari - Vllaznia 1-2

Ne Vlore, Vllaznia ishte e vendosur per te fituar dhe realizoi ne pjesen e pare nje gol shume te bukur me autor Martinin. Ky depertoi ne zone dhe mposhti portierin Dine me nje gjuajtje nga 15 metra, paksa diagonal. Serjani gezoi vendasit me barazimin pas 6-minutash, por talenti i ri, Hamdi Salihi ishte vendimtar per skuadren e Dervish Haxhiosmanovicit.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #79  
Te vjeter 09-12-2003, 17:08
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Salihi: Kombėtarja, nė momentin e duhur

Lojtari i momentit pėr Vllazninė ėshtė pa dyshim Hamdi Salihi. Golat e tij janė tė njė klasi tė veēantė dhe, pėr mė tepėr, shumė tė rėndėsishėm pėr skuadrėn ku aktivizohet. Tashmė nuk ka asnjė dyshim qė Salihi ėshtė bėrė epiqendra e komenteve tė shumė gazetarėve dhe specialistėve, aq sa tė gjithė e shohin shumė shpejt nė kombėtaren e Brigelit. Por Andushi, siē thėrritet ndoshta me pėrkėdheli 19?vjeēari shkodran, kėrkon tė qėndrojė me kėmbė nė tokė. "Kombėtarja do tė vijė nė momentin e duhur," - thotė Salihi nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar".
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #80  
Te vjeter 09-12-2003, 17:13
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Kuqeblutė kėrkojnė me ēdo kusht rezultatin pozitiv nė ballafaqimin e nesėrm me blutė kryeqytetas

Fushaj: Fitorja me Dinamon, thjesht detyrė

Tri pikėt e marra nė Vlorė e kanė rikthyer nė njėfarė mėnyre buzėqeshjen te kuqeblutė. Megjithatė, humbja me Tiranėn nuk ėshtė harruar ende, ndonėse nė prag ėshtė ndeshja me Dinamon. Pikėrisht pėr kėtė tė fundit, Vllaznia ėshtė totalisht e interesuar, sepse kėrkon me ēdo kusht fitoren. Tripikėshi nė ballafaqimin me Dinamon ėshtė njė kusht qė u ėshtė vėnė kuqebluve nga presidenca e klubit. Kėtė e bėn tė ditur pėr "Sportin shqiptar" edhe nr.2 i klubit, zv.presidenti i Vllaznisė, Valter Fushaj, kur thotė: "Takimi me Dinamon ėshtė vlerėsuar maksimalisht nga ana jonė, prandaj fitoren e konsideroj detyrim pėr sportdashėsit dhe pėr ne. Luajmė nė Shkodėr, para publikut tonė, prandaj duhet tė mendojmė edhe pėr ata. Sportdashėsit shkodranė nuk na e falin humbjen me Tiranėn, prandaj, pas fitores nė Vlorė, duhet t'i kėnaqim me njė tjetėr ndaj dinamovitėve. Vllaznia vėrtet humbi me Tiranėn, por kjo nuk do tė thotė se u gjunjėzua para kampionėve. Pėr mendimin tim, ajo humbje ishte mė tepėr aksidentale, ose ia dhuruam vetė kundėrshtarit, sepse Tirana nuk dominoi nė lojė. Pėr t'i larė apo harruar tė gjitha kėto, duhet tė fitojmė medoemos ndaj Dinamos."
Tė shtunėn qė kaloi, shkodranėt fituan me Flamurtarin brenda nė Vlorė, nė njė takim shumė tė vėshtirė. "Takimi me Flamurtarin ishte shumė i vėshtirė pėr ne, ngaqė vlonjatėt ishin mobilizuar nė maksimum pėr tė fituar. Dhe nėse kjo na buzėqeshi ne, e them me plot gojėn se fituam vetėm prej lojės sė shkėlqyer qė zhvilloi portieri Ndoja. Ndonėse ishte takimi i parė i tij si titullar, Ndoja luajti shumė mirė. Madje po ju them se po tė mos ishte ai nė portė, nė Vlorė nuk do tė shkonim mė larg se barazimi. Kjo ishte njė provė e mirė edhe pėr tė. Nėse vazhdon kėshtu, nuk kemi pse tė kėrkojmė portier tjetėr nė janar," - ėshtė shprehur Fushaj. Gjithsesi, pavarėsisht suksesit tė arritur nė Vlorė, sytė e shkodranėve tashmė janė drejtuar te takimi i nesėrm, pėrballė djemve tė Demollarit. Pėr sa i takon formacionit shkodran, konfirmohet gatishmėria e Bokatolės pėr tė luajtur, ēka i shton edhe mundėsitė e pėrzgjedhjes sė trajnerit Haxhiosmanoviē pėr tė ndėrtuar formacionin e duhur. Ndėrkohė, gjithnjė nė lidhje me kėtė takim, zv.presidenti Fushaj kėrkon edhe mbėshtetjen e tifozerisė shkodrane: "Jam i bindur se nė stadium do tė ketė sėrish shumė tifozė. I siguroj ata se kėsaj here nuk kemi pėr t'i zhgėnjyer."
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #81  
Te vjeter 10-12-2003, 18:20
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Sinani: Jo gabimeve ndaj Dinamos

Takimi i prapambetur mes Vllaznisė dhe Dinamos, qė do tė luhet sot nė stadiumin "Loro Boriēi" tė qytetit tė Shkodrės, ka njė rėndėsi tė madhe pėr ekipin kuqeblu. Kapiteni i shkodranėve, Vioresin Sinani, thotė se "kjo ndeshje ka vlera tė veēanta pėr ne, pasi na duhet patjetėr fitorja. Na duhet tė mos gabojmė me Dinamon, ashtu siē ndodhi me Tiranėn". "Kėtė ndeshje e kemi vlerėsuar maksimalisht duke ditur se Dinamo ėshtė njė ndėr ekipet mė tė mira tė vendit, thekson ai. Duke parė edhe ecurinė e ekipit dinamovit gjatė javėve tė fundit, them se kjo skuadėr ėshtė pėr t'u patur frikė. Por, edhe ne jemi nė gjendje tė mirė, pasi vijmė pas njė fitoreje tė rėndėsishme tė arritur tė shtunėn ndaj Flamurtarit. Unė jam i bindur se me formėn e mirė qė gėzon ekipi ynė, ne do ta fitojmė kėtė sfidė qė pėr ne do tė thotė shumė". Sipas tij, njė fitore e shkodranėve do t'i afronte ata mė shumė me kreun e klasifikimit tė kampionatit. "Nė kėtė ndeshje do tė kemi disa mungesa, por qė nuk do tė ndikojnė nė lojėn tonė, pasi futbollistėt e rinj qė po aktivizohen po tregojnė njė pėrgatitje mjaft tė mirė nė tė gjitha aspektet e lojės, thekson kapiteni shkodran. Lojtarė tė tille si, Ahu, Kraja, Belisha, Mashi, Salihi etj, po integrohen mjaft mirė me pjesėn tjetėr tė ekipit, ēka tregon se Vllaznia ėshtė njė fidanishte e futbollistėve qė po nderojnė ngjyrat e klubit kuqeblu". Nė Federaten shqiptare tė Futbollit (FSHF) u hodh dje shorti i gjyqtarit qė do tė drejtojė takimin e prapambetur tė javės sė 12-tė tė kampionatit kombėtar, grupi A1, mes Vllaznisė dhe Dinamos. Nė bazė tė shortit tė hedhur, ky takim, qė do tė luhet sot nė stadiumin "Loro Boriēi" tė qytetit tė Shkodrės, do tė drejtohet nga A.Likja i kolegjumit tė Lushnjės. Ndeshja e fazės sė parė Dinamo-Vllaznia, e luajtur nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa", ėshtė fituar nga Dinamo me rezultatin 3-0, me gola tė shėnuar nga Ziambo (2) dhe Rigels Qosa.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #82  
Te vjeter 10-12-2003, 18:22
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Vllaznia: Tifozė, ejani, nuk ju zhgėnjejmė!

Stadiumi "Loro Boriēi" do tė pėrcjellė sot njė sfidė mjaft interesante, qė do tė ketė "aktorė" tė saj Vllazninė vendėse dhe Dinamon e kryeqytetit. Dhjetė ditė pas atij takimi zhgėnjyes me Tiranėn, kuqeblutė rikthehen nė "folenė" e tyre, pėr tė synuar fitoren ndaj bluve, duke dashur tė bėjnė kėsisoj njė lloj autokritike para sportdashėsit shkodran. Nė pėrballjen e sotme, me interes pritet tė vėrtetohen dy gjėra. E para ka tė bėjė me vėrtetimin e besnikėrisė sė tifozerisė shkodrane ndaj skuadrės sė saj tė zemrės dhe, e dyta, do tė jepen prova se ēfarė ėshtė nė gjendje tė bėjė formacioni kuqeblu. Vllaznisė nuk i lejohet mė asnjė gabim tjetėr, sepse javėt e kampionatit po kalojnė. Pėr sa i takon mbėshtetjes qė pritet t'i bėjė Vllaznisė tifozeria e saj, ėshtė e dukshme se ajo do tė jetė e madhe. Me gjithė zhgėnjimin qė pėsuan pas ndeshjes me Tiranėn, sot parashikohet qė nė "Loro Boriēi" tė ketė shumė njerėz, tė cilėt nuk dėshirojnė nė asnjė mėnyrė tė largohen prej andej sėrish tė zhgėnjyer. Kėtė pikėsynim, mbi tė gjitha, duket se e ka vetė skuadra e drejtuar nga trajneri Dervish Haxhiosmanoviē. Ky i fundit, nė ēdo deklaratė tė tij, nuk ka lėnė pa e pėrmendur objektivin e Vllaznisė ndaj Dinamos, fitorja. "Kemi humbur krejt rastėsisht me Tiranėn dy javė mė parė dhe nuk dėshirojmė aspak qė kjo histori tė pėrsėritet. Jemi tė vendosur pėr ta fituar me ēdo kusht kėtė ndeshje, megjithėse e dimė qė nuk do ta kemi tė lehtė. Dinamoja ėshtė njė ekip i vėshtirė pėr t'u mundur, por ne do tė bėjmė ēmos tė marrim tripikėshin," - ka thėnė malazezi.
Ndėrkohė, Vllaznia, nė takimin e sotėm, do tė vuajė mungesėn e disa lojtarėve tė penalizuar me kartonė dhe tė mbetur jashtė formacionit kuqeblu nga dėmtimet. Doēi ėshtė i dėmtuar nė kavilje dhe mungesa e tij ka shkaktuar jo pak probleme pėr ndėrtimin e formacionit. Mospasja e asnjė lojtari tjetėr pėr ta vendosur nė krahun e majtė tė mbrojtjes e ka detyruar "Dedėn" t'ia besojė kėtė vend, me sa duket, tė riut Edi Luka. Po ashtu, do tė mungojnė edhe Zmijani me Dibrėn, tė penalizuar me kartonė, shto kėtu edhe Cungun, qė vuan javėn e fundit tė pezullimit, dhėnė nga kryesia e klubit. Megjithatė, i gatshėm duket se do tė jetė kongolezi Bokatola, i cili pritet tė aktivizohet nė qendėr tė mesfushės. Atmosfera nė kampin shkodran duket shumė pozitive, ndėrkohė qė pas largimit tė Krujės dhe nigerianit Olusegum, njė tjetėr futbollist ka ardhur pėr provė te kuqeblutė. Bėhet fjalė pėr njė 20-vjeēar malazez me origjinė shqiptare, i cili pritet tė testohet ditėt e ardhshme te Vllaznia.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!<