Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Bota e Sportit | Futbolli

Futbollistet Shqipetar jashte vendit!

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #36  
Te vjeter 28-09-2003, 03:01
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Futbollistėt shqiptarė nė Evropė
Gjermani
Ēipi, shqiptari i vetėm pėr Frankfurtin
Sot, nė pėrballjen me Shalke 04-n, vetėm Geri Ēipi duket se do tė jetė nė lojė qė nga minuta e parė nga kolonia e vogėl shqiptare e Eintrahtit tė Frankfurtit. Kjo sepse Ervin Skela do t'i mungojė Eintrahtit tė Frankfurtit 4 javė, pėr kartonin e kuq qė shqiptari mori nė ndeshjen e fundit me Kaizersauternin. Ēipi ėshtė renditur nga revista sportive "Kicker" nė 11-shen qė do tė zbresė nė fushėn e lojės sot nė orėn 17.30. Nė pankinė nuk figuron kosovari Mehmet Dragusha, qė prej disa ditėsh ėshtė i dėmtuar. Gjithsesi, shpresat pėr kėtė futbollist pėr tė qenė i gatshėm pėr ndeshjen me Shalken janė tė mėdha, ndėrkohė qė i sigurt ėshtė vetėm Ēipi.
Lala, gati pėr Portugalinė
Duket se mesfushori i kombėtares shqiptare do tė jetė i gatshem pėr ndeshjen me Portugalinė. Futbollisti kuqezi ėshtė pėrfshirė nė listėn e lojtarėve, tė cilėt Brigeli ka ndėr mend t'i grumbullojė pėr miqėsoren e 11 tetorit.
Rraklli, futbollisti stabėl pėr Regenzburgun
Duket se sulmuesi i kombėtares shqiptare Altin Rraklli ka zėnė njė vend si titullar te ekipi i tij i ri Regenzburgu. Sulmuesi veteran kuqezi i ka mbushur mendjen me lojėn e tij trajnerit tė ekipit ta aktivizojė edhe nė ndeshjen e radhės tė Bundesligės 2. Kėshtu, Rraklli do tė jetė nė lojė qė nga minuta e parė. Skuadra e Rrakllit, Regenzburgu, do tė luajė sot nė mesditė, me ish-ekipin e Dragushės sezonin qė kaloi, Eintrahti i Tririt.
Rikthehet Vata kundėr Burghauzenit
Fatmir Vata me tė gjitha gjasat do tė jetė nė fushėn e lojės qė nga minuta e parė nė ndeshjen Bielefeld-Burghauzen. Mesfushori i Arminias sė Bielefeldit nuk ka luajtur javėn e fundit tė Bundesligės 2 pasi ka qenė i dėmtuar nė kėmbė dhe kėshtu trajneri Molham ka preferuar tė mos e aktivizojė asnjė minutė shqiptarin Vata. Duke parė qė ai ėshtė riaftėsuar dhe pasi ka marrė dhe lejen e mjekėve, trajneri i Arminias e ka rreshtuar Vatėn te futbollistėt qė do tė luajnė sot pasdite kundėr Burghauzenit.
Aliaj sėrish nga minuta e parė
Mbrojtėsi i kombėtares shqiptare Ardian Aliaj sėrish do tė luajė qė nga minuta e parė ndeshjet e kėsaj jave tė Bundesligės 2. Skuadra e vlonjatit Oberhauzeni kėtė javė do tė ketė pėrballė Aue-n. Si edhe nė tė gjitha takimet e tjera, trajneri i Oberhauzenit ka preferuar nė krahun e majtė tė mbrojtjes Aliajn. Ky i fundit ėshtė njė nga futbollistėt shqiptarė qė ka paraqitur njė lojė stabėl nė tė gjitha ndeshjet e tij nė Bundesligėn 2. Madje, nė javėn e fundit, shqiptari ka merituar njė vend nė 11-shen mė tė mirė tė Bundesligės 2.
Belgjikė
Shkėlqen sėrish Besnik Hasi
Vazhdon seria pozitive e ndeshjeve pėr Besnik Hasin. Kosovari qė luan me Anderlehtin edhe nė ndeshjen me Zolderin, ka luajtur 90 minuta. Skuadra e Anderlehtit ka fituar 4-2 me Zolderin, ndėrkohė qė njė nga futbollistėt mė tė mirė tė skuadrės ka qenė Besnik Hasi, i cili prej shumė ndeshjes nuk ka lėvizur nga formacioni bazė. Madje, trajneri Bros e konsideron shqiptarin si liderin e mesfushės.
Itali
Tare, debutimi me Modenėn
Duket se sulmuesi Igli Tare do tė debutojė me fanellėn e Bolonjės nė Modena. Trajneri Macone duket se ka preferuar shqiptarin ndryshe nga javėt e shkuara. Madje nė njė miqėsore qė skuadra e Bolonjės ka zhvilluar para dy ditėsh ka shėnuar dy gola dhe ėshtė aktivizuar me formacionin e parė tė kuqebluve. Njė nga faqet sportive nė internet e rendit Taren nė stolin e rezervave, ndėrkohė qė nė faqen zyrtare tė Bolonjės shqiptari jepet nė balotazh me Rosinin pėr ndeshjen e sotme.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #37  
Te vjeter 29-09-2003, 15:41
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Futbollistėt shqiptarė nė Evropė

Gjermani
Ēipi, shqiptari i vetėm pėr Frankfurtin
Geri Ēipi ka qenė futbollisti i vetėm nga treshja e shqiptarėve tė Eintrahtit tė Frankfurtit, qė ka luajtur kundėr Shalkes. Vlonjati ka qenė njė nga mė tė mirėt nė fushė pėr ekipin e tij, qė ka barazuar nė fushėn e vėshtirė tė Shalke 04-s, 1-1. Veē mbrojtėsit kuqezi, asnjė nga futbollistėt e tjerė shqiptarė, tė cilėt veshin fanellėn e Frankfurtit, nuk ka luajtur dje kundėr Shalkes. Ervin Skela ėshtė i pezulluar 4 javė nga komisioni i disiplinės i Bundesligės pėr sjellje antisportive ndaj futbollistit Ridėll. Nuk ėshtė aktivizuar asnjė minutė edhe Dragusha, i cili prej javėsh nuk luan si titullar, ndėrkohė qė kosovari javėn e kaluar ka qenė i dėmtuar.
Vata, 70 minuta kundėr Burghauzenit
Fatmir Vata ka qenė njė nga futbollistėt, tė cilėt kanė kontribuar mė shumė nė fitoren e Arminias sė Bielefeldit me Burghauzenin. Ekipi i Vatės ka fituar 3-1 nė fushėn e tij, ndėrkohė qė shqiptari nuk ėshtė aktivizuar nė tė gjithė ndeshjen. Trajneri Molham, duke parė qė Vata vinte nga njė dėmtim, e ka zėvendėsuar atė nė minutėn e 70-tė tė takimit, kur skuadra ishte nė epėrsi 3-1. Loja e Vatės ka qenė shumė e mirė, ēka ka ndikuar edhe tek ekipi i tij, qė kėshtu ngjit shumė shkallė nė klasifikimin e Bundesligės 2. Gjatė ndeshjes, Vata ėshtė ndėshkuar edhe me njė karton tė verdhė.
Rraklli nuk shėnon, por ndihmon nė golin e parė
Altin Rraklli duket se ka fituar njė vend titullari tek ekipi i tij i ri, Regenzburgu. Kjo skuadėr ka fituar dje 2-1 me Eintrahtin e Tririt, duke marrė 3 pikė tė vlefshme pėr klasifikimin. Rraklli ka luajtur 90 minuta dhe nė rastin e golit tė parė tė ndeshjes ka qenė iniciatori i sulmit. Kjo ėshtė java e dytė rresht qė Rraklli aktivizohet gjatė gjithė ndeshjes.
Aliaj, sėrish mė i miri i Oberhauzenit
Edhe Ardian Aliaj ka luajtur 90 minuta nė ndeshjen qė ka pėrfunduar nė barazim 1-1, AUE-Oberhauzen. Mbrojtėsi i kombėtares shqiptare, edhe kėtė ndeshje, ka qenė mė i miri pėr skuadrėn e tij. Madje disa herė ka shpėtuar skuadrėn e tij nga situata shumė tė vėshtira. Aliaj vjen pas njė ndeshjeje shumė tė mirė nė Bundesligėn 2, me Oberhauzenin. Specialistėt e futbollit gjerman e kanė rreshtuar shqiptarin nė 11-shen mė tė mirė tė Bundesligės 2.
Bullgari
Haxhi titullar, por CSKA humbet
Altin Haxhi, edhe kėtė javė, ka luajtur 90 minuta me skuadrėn e tij, CSKA e Sofjes. Por ndryshe nga herėt e tjera, ekipi i shqiptarit ėshtė mundur 3-1 nė trasfertė me Botevin. Haxhi ka luajtur nė pėrgjithėsi mirė, edhe pse ekipi i CSKA-sė nuk ka mundur ta shmangė humbjen e parė nė kampionat. Gjithsesi, CSKA-ja vazhdon tė jetė ekipi kryesues i kampionatit bullgar tė futbollit.
Belgjikė
Shkėlqen Hasi
Vazhdon seria pozitive e ndeshjeve pėr Besnik Hasin. Kosovari qė luan me Anderlehtin edhe nė ndeshjen me Zolderin, ka luajtur 90 minuta. Skuadra e Anderlehtit ka fituar 4-2 me Zolderin, ndėrkohė qė njė nga futbollistėt mė tė mirė tė skuadrės ka qenė Besnik Hasi, i cili, prej shumė ndeshjes, nuk ka lėvizur nga formacioni bazė. Madje trajneri Bros e konsideron shqiptarin lider tė mesfushės.
Itali
Tare, debutim me humbje
Nuk ka qenė njė nga debutimet mė tė mira pėr Igli Taren me fanellėn e Bolonjės. Sulmuesi kuqezi ka luajtur 34 minuta me Bolonjėn nė ndeshjen qė skuadra e tij ka humbur me Modenėn. Trajneri Macone ka vendosur ta aktivizojė shqiptarin nė pjesėn e dytė, nė vend tė Rosinit, me tė cilin Tare ka qenė nė "balotazh" pėr njė vend titullari. Tare ka luajtur shumė mirė nė sulm pėrkrah Sinjorit dhe ėshtė vlerėsuar me 6 nga specialistėt sportivė italianė.
Myrtaj, kėtė herė pa gol
Futbollisti i kombėtares shqiptare Florian Myrtaj, kėtė fundjavė, nuk ka mundur tė shėnojė sėrish pėr ekipin e tij, Veronėn. Kjo skuadėr, tė shtunėn nė mbrėmje, ka mundur nė trasfertė Viēencėn 2-1. Myrtaj nuk ka shėnuar, por ka luajtur 90 minuta pėrballė skuadrės qė drejtohet nga ish-trajneri i tij, Iakini. Ndeshja e ka qenė e bukur, por shqiptari nuk ka pasur shumė raste pėr tė shėnuar sėrish gol. Kujtojmė qė nė dy ndeshjet e fundit Myrtaj ka shėnuar 3 gola me fanellėn e Veronės.
Bogdani, vazhdon ankthi i golit
Edhe nė ndeshjen e fundit tė Serisė B, Livorno-Salernitana, Erion Bogdani nuk ka mundur tė shėnojė dot. Madje skuadra e tij ėshtė mundur nga livornezėt me rezultatin e pastėr 2-0. Bogdani ėshtė aktivizuar nga trajneri i Salernitanės vetėm 45 minutat e para tė takimit. Nė pjesėn e dytė, Bogdani nuk ka dalė nga dhomat e zhveshjes, pasi ka qenė i dėmtuar lehtė, kėshtu qė stafi mjekėsor i Salernitanės nuk ka rrezikuar pėr tė. Gjithsesi, sulmuesi i kombėtares nuk ka shėnuar ende me skuadrėn e tij tė re, ēka po e vuan nė ēdo ndeshje.
Francė
Halilhodxhiēi i beson sėrish Canės
Duket se fati ėshtė rikthyer nga mesfushori kosovar Lorik Cana. Edhe nė ndeshjen e fundit qė Paris SG-ja ka fituar 1-0 me Okserin, Cana ka luajtur 90 minuta, duke zhvilluar ndeshjen e dytė rresht si titullar nė kampionatin francez. Ashtu si nė javėn e shkuar, Cana ka luajtur shumė mirė nė mesfushė, duke qenė njė nga futbollistėt kyē tė ekipit. Pėr kėtė lojė tė mirė nė ndeshjen e fundit me Okserin, Cana ėshtė vlerėsuar me notėn 6 nga specialistėt e gazetės sė njohur sportive "L'Equipe".
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #38  
Te vjeter 29-09-2003, 16:28
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Shėnojnė Roland Zajmi dhe Milaim Rama

Shumė nga legjionarėt tanė kanė zhvilluar dje ndeshjet e radhės me skuadrat respektive, por vetėm dy kanė arritur qė tė gjejnė rrugėn e golit. Nė kampionatin grek, Roland Zajmi ka arritur qė tė shėnojė golin e dytė nė kėtė sezon. Prodeftiki i tij ka barazuar 1-1 me Aktratikos dhe goli i vetėm pėr vendasit ėshtė shėnuar nga sulmuesi shqiptar. 2 javė mė parė, ai shėnoi golin e fitores 1-0, kundra tė "mėdhenjve" tė Olimpiakosit. Ka shėnuar, gjithashtu, dhe shqiptaro-zviceriani, Milaim Rama nė kampionatin zvicerian. Thun ka fituar 3-2, nga Vil dhe Rama ka shėnuar golin e tretė pėr skuadrėn e tij dhe tė katėrtin personal nė kėtė sezon.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #39  
Te vjeter 29-09-2003, 16:34
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Sulmuesi i Kombėtares shqiptare, Igli Tare, ka debutuar dje me ngjyrat e Bolonjės nė njė ndeshje qė skuadra e tij ka humbur kundra Modenės, 2-0.

Shtatlarti ėshtė futur nė lojė nė minutėn e 12-tė tė pjesės sė dytė dhe ka zhvilluar njė ndeshje tė pėlqyeshme, ndonėse skuadra e tij ka dalė e humbur nga Modena. Trajneri Macone e ka aktivizuar kur bolonjezėt ishin nė disavantazh tė dy golave dhe ky rezultat ka mbetur i pandryshuar deri nė fund tė takimit. Sapo ka vėnė kėmbėt nė fushė, Tare ka patur njė top pėr gol, por gjuajtja e tij e menjėherėshme ėshtė pritur me mjeshtėri nga portieri vendas, Balota. Nė minutėn e 87-tė, sulmuesi ynė nuk shfrytėzon siē duhet njė pasim tė Beluēit. Nė minutėn e fundit tė kohės sė rregullt, Tare depėrton bukur brenda zonės, por mbrojtėsi Mayer e ndėrpret galopimin e tij, duke shuar shpresat e Bolonjės pėr njė shkurtim tė rezultatit. Nė minutėn e tretė shtesė, shtatlarti ka njė mundėsi tė artė pėr tė shėnuar golin e tij tė parė me skuadrėn e Bolonjės, por gjuajtja me kokė pėrfundon ngjitur me traun e portės. Pėrfundon kėshtu debutimi i parė i Tares me bolonjezėt, ku duhet theksuar njė lojė e mirė, por qė ka munguar ai qė ndez shpirtin, goli. Pas ndeshjes, Macone ka kritikuar lojtarėt e tij pėr kėtė humbje. Trajneri ka dhėnė njė intervistė nė uebsaitin zyrtar tė Bolonjės. I pyetur se a e ka pėrmirėsuar sulmin hyrja e Tares, Macone ėshtė pėrgjigjur: "Pashė qė Rossini ishte tepėr i lodhur dhe m'u duk e drejtė qė tė aktivizoja njė sulmues mė tė freskėt dhe qė krijon volum mė tė madh tė lojės".
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #40  
Te vjeter 29-09-2003, 16:34
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Frakfurt barazon pa Skelėn

Eintrakti i Frankfurtit ka marrė dje njė barazim mjaft tė vlefshėm, nė shifrat 1-1, nė fushėn e vėshtirė tė Shalke 04. Nė radhėt e Frankfurtit ėshtė aktivizuar vetėm Geri Ēipi, i cili, sipas shtypit gjerman, ka zhvilluar njė lojė tė kėnaqshme. Dragusha nuk ėshtė parė as nė stolin e rezervave, ndėrsa Skela, siē dihet, do tė rikthehet mė 25 tetor, pėr shkak tė pezullimit. Ndėrkohė, nė Bundesligėn 2, Fatmir Vata ka kaluar dėmtim nė muskujt e barkut dhe dje ėshtė aktivizuar me Arminian e tij kundra Burghausen. Mesfushori ka qėndruar nė fushė pėr 90 minuta, nė njė ndeshje qė skuadra e tij ka fituar 3-1. Pėr t'u shėnuar ėshtė dhe njė karton i verdhė, i marrė nga mirditori.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #41  
Te vjeter 29-09-2003, 16:51
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Rraklli, asist nė golin e Regensburgut kundėr Eintracht Trier. Tare debuton me humbje nė radhėt e Bolonjės. Ēipi, i vetmi shqiptar i aktivizuar nė Bundesliga

Ja si luajtėn “legjionarėt” nė fundjavė

L’Arena: “Myrtaj ėshtė njė lojtar i madh, edhe kur nuk shėnon, i garanton kualitet skuadrės sė Veronės. Bėn presing nė gjithė fushėn, lufton pėr ēdo top”

Njė fundjavė e mirė pėr futbollistėt shqiptarė qė luajnė nė Gjermani dhe Itali, megjithėse nuk ka asnjė gol pėr t’u pėrmenduar. Ndėrkohė qė shikohen paraqitje tė mira tė Tares (seria A), Myrtajt (seria B), Ēipit (Bundesliga) Rrakllit e Aliajt (Bundesliga 2). Tė tėrheq vėmendjen paraqitja jo e mirė e Erjon Bogdanit, i cili, pas kalimit nga Rexhina te Salernitana nė fillim tė kėtij sezoni me formulė e huazim, po has nė vėshtirėsi pėrsa i pėrket integrimit tė tij nė serinė B. Nė katėr ndeshjet e para zyrtare tė zhvilluara me kėtė skuadėr ai nuk ka mundur tė gjejė golin, qė do ta ēlironte disi nga kjo situatė jo e mirė qė po kalon. Nė ndeshjen e fundit tė luajtur nė transfertė kundėr Livornos, Salernitana ėshtė mundur me rezultatin 2-0, ku sulmuesi shqiptar ka luajtur vetėm 45 minuta si titullar. Pikėrisht nė kėtė minutė ai ėshtė zėvendėsuar nga trajneri Pioli, pasi sikurse kanė bėrė tė ditur gazetat italiane tė ditės sė djeshme, Bogdani ka pėsuar njė dėmtim dhe ka kėrkuar vetė tė lėrė fushė. Shqiptari ka humbur njė rast mė mirė pėr tė barazuar rezultatin nė 1-1 reth minutės sė 22-tė kėtij takimi. Ndėrkohė qė mė nė fund ka ardhur dhe debutimi i Tares me bluzėn e Bolonjės. Megjithse skuadra e tij ėshtė mundur 2-0 nė derbin me Modenėn (nė shtėpinė e kėsaj tė fundit), ish-sulmuesi i Breshias, i futur nė minutėn e 56 nė vend tė Rosinit, ka bėrė njė paraqitje tė mirė. Nė fund tė ndeshjes ai ėshtė vlerėsuar me notėn 6 nga specialistėt. Njė tjetėr paraqitje e mirė e shqiptarėve nė Itali vjen nga seria B. Bėhet fjalė pėr Florian Myrtaj, i cili edhe pse nuk ka mundur tė gjejė golin, ka qenė protagonist nė njė fitore tė rėndėsishme tė Veronės nė transfertė kundėr Viēensės. Sulmuesi i kombėtares sonė, i cilinė nė dy ndeshjet e mėparėshme ka shėnuar 3 gola (1 me 11-metėrsh), ėshtė vlerėsuar me notėn 6.5. “Njė lojtar i madh, edhe kur nuk shėnon, i garanton skuadrės kualitet. Nuk ka rėndėsi me kė luan nė krah, Mihalēean apo Papa Vaigo. Bėn presing nė gjithė fushėn, lufton pėr ēdo top”, shkruante dje gazeta “L’Arena” pėr tė. Ndėrkohė qė nė Bundesliga, nga katėr shqiptarėt, ėshtė aktivizuar kėtė javė vetėm Ēipi, i cili ka bėrė njė paraqitja tė mirė nė ndeshjen Shalke-Eintracht (1-1). Lala dhe Dragusha vazhdojnė tė jenė tė dėmtuar ndėrkohė qė Skela ėshtė pezulluar pėr 4 javė pėr sjellje antisportive. Ndėrsa nė Bundesliga 2, Vata ka luajtur 70 minuta me Arminian. Aliaj ka konfirmuar edhe njėherė formėn e tij tė mirė me Oberhausenin, ndėrkohė qė Rraklli ka qenė protagonisėt me njė asist nė njė nga golat e shėnuar nga skuadra e tij Regensburg ndaj Eintracht Trier (2-1).

Altin Manallari 'Shekulli'
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #42  
Te vjeter 30-09-2003, 02:45
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Lorik Cana, ndeshje e plote per Paris SG

Vazhdon ta binde trajnerin e tij, Vahid Halilhic, Lorik Cana. Ne fitoren e te shtunes ne darke, te Paris SG, 1-0 ndaj Auxerre, mesfushori i kombetares shqiptare ka qene per 90 minuta ne fushen e lojes, duke dhene ndihmesen e tij ne suksesin e te tijve. Cana ka luajtur ne mesfushe, te pakten sipas rreshtimit taktik qe jepte adresa zyrtare e klubit francez ne internet. Goli i vetem i takimit u shenua ne minuten e 9-te nga Pauletta. 39.777 spektatore kishin blere bileta per kete ndeshje ne Parc de Princes.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #43  
Te vjeter 30-09-2003, 02:46
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Altin Rraklli, note pozitive, ne suksesin e Regensburg

Regensburg ka fituar 2-1 ne fushen e vet ndaj Trier ne Bundesligen e dyte gjermane dhe Altin Rraklli ka marre noten 3.5 nga Kicker. Nje vleresim, si shumica e skuadres, qe shenoi ne 22 (1-0) me ane te Straube dhe 53 (2-1) me ane te Toelcseres. Miqte barazuan perkohesisht ne 40 me golin e Pekovic. Rraklli ishte pjesemarres ne aksionin e golit te pare, dhe topi nga ai kaloi te Straube qe shenoi brenda zones. As Zani dhe as Devoli nuk luajten ne kete takim per Jahn Regensburg.

Skerdi Curri ka marre nje note shume te mire ne barazimin 1-1 te ekipit te tij Erzgebirge Aue, ndaj Oberhausen. Curri mori noten 3, duke qene nder me te miret ne fushe, ndersa mbrojtesi i kombetares, Ervin Fakaj mori vetem noten 4. Golat u shenuan nga Simioni (0-1 ne 39) dhe Berger (1-1 ne 45+1) ne prani te 8.100 tifozeve.

Gjithnje ne kategorine e dyte gjermane, Harun Isa luajti vetem pak minuta per Osnabrueck qe ishte mike ne shtepine e Greuther Fuerth. Ne barazimin 1-1 (gola te Schied per 0-1 ne 55 e Inceman per 1-1 ne 72), Isa hyri ne loje ne minuten e 87-te, ne vend te Micevskit.

Ne kategorine e pare, Geri Cipi u vleresua vetem me noten 4, pra te dobet, ne Schalke-Frankfurt (1-1), por edhe koleget e tij te mbrojtjes nuk ishin me mire. Puljiz e Tsoumou-Madza, gjithashtu moren noten 4. Golat u shenuan nga Rodriguez ne 30 per vendasit dhe Chris ne 37 per miqte. Gjyqtari Kircher gaboi ne 50, duke mos dhene nje penallti per Schalke ne 50, pasi Tsoumou-Madza nderhyri keq ndaj Poulsen ne zonen e rreptesise.

'Korrieri'
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #44  
Te vjeter 30-09-2003, 02:46
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Tare, debutim pozitiv per Bolognen

La Gazzetta dello Sport: Perpjekjet e Bolognas perfunduan ne 60, kur Tare e detyroi portierin Ballotta te bente nje nderhyrje te veshtire.

La Repubblica: Locatelli dhe Tare zgjuan sulmin e Bolognas, Guly pagoi borxhin (e Udineses)

Giornale di Brescia: Mazzone deshi te rregullonte dicka duke hedhur ne fushe Locatelli, Bellucci dhe Tare, por ndryshimi i vetem nga pjesa e pare ishte se Bologna pati ndonje rast goli me shume sesa ne 45-minutat e para.

Brescia Oggi: Pjesa e dyte hapet me nje Bologna qe rritet. Deri ne minuten e 75 eshte vetem ajo qe luan dhe Rossini, Tare e Signori kane nga nje rast goli, duke e detyruar portierin Ballotta te nderhyre tri here me radhe.

Il Mattino: Ballotta eshte i zoti te largoje nje gjuajtje te Tares. Mazzone duhej te kishte guxuar pak me shume qe nga fillimi.

Il Nuovo: Per 15-20 minuta, Ballotta (portieri i Modenas) duhet te beje gjera te jashtezakonshme. Brenda pak minutash, fillimisht Signori, me pas Dalla Bona dhe Tare, nuk gjejne shenjestren.

Corriere della Sera i jep noten 6 Tares, po kaq edhe Il Nuovo, e vlereson Iglin me 6. Jo keq.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #45  
Te vjeter 30-09-2003, 02:47
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Bogdani, demtimi nuk e pengon kunder Fiorentines

Erion Bogdani do te jete ne fushe te shtunen e ardhshme, ndaj Fiorentines, per Salernitanen. Sulmuesi shqiptar, i demtuar ne humbjen e pesuar nga skuadra e tij te shtunen e kaluar, 0-2 ndaj Livornos. Por Bogdani nuk do mund te luaje sot ne 20.30 ne ndeshjen e Kupes se Italise, ndaj Reggines, ish-skuadres se tij.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #46  
Te vjeter 01-10-2003, 00:41
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Sulmuesi shqiptar i Prodheftiqisė ka shėnuar nė barazimin 1-1 ndaj Akratitosit

Zajmi, goli i 20-tė nė kampionatin grek

Nuk kishte "derbi" java e 5-tė e kampionatit grek tė futbollit, por kishte gola, plot 40 tė tillė nė tė dyja kategoritė. E midis tyre, pa dyshim, spikat ai i shėnuar nga futbollisti shqiptar Roland Zajmi. Goli i Zajmit ishte i 20-ti i shėnuar prej tij nė ndeshjet qė ka luajtur nė kategorinė A.
Roland Zajmi lartėson Prodheftiqinė
Vishnjėt kanė filluar ta humbasin ngjyrėn e tyre karakteristike. Fanellat e reja me ngjyrė gri duket se i kanė sjellė fat skuadrės sė Koridalos. Pas dy sensasioneve tė mėdha, fitores ndaj kampionėve tė Olimpiakosit, 1-0, dhe barazimit nė Selanik, me skuadrėn e fortė Paok, Prodheftiqia ėshtė kthyer nė Koridalo pėr tė pritur Akratitosin. Gjithēka nisi me njė lloj frike, pasi skuadrat menduan mė shumė pėr mbrojtjet sesa pėr sulmin e tyre. Ata qė e braktisin tė parėt kėtė lloj loje janė vendėsit. Shpėrthimi i tyre ėshtė galopant, madje i njė stili tė njė ekipi tė madh. Topi krosohet nga e djathta nė tė majtė e, qė andej, topi i rikthyer gjen kėmbėn e Zajmit, qė nuk fal, por shėnon. Goli i futbollistit tonė ėshtė i dyti nė kėto 5 javė tė kampionatit grek. Njėkohėsisht ai ėshtė edhe njė gol jubilar, sepse ėshtė i 20-ti i shėnuar prej tij nė kategorinė A tė kampionatit helen. E ndėrsa vendėsit po i gėzoheshin fitores, pikėrisht nė sekondat e fundit tė ndeshjes, njė top i grushtuar nga portieri i Prodheftiqisė kthehet fluturimthi nga sulmuesi kundėrshtar, duke shuar kėsisoj buzėqeshjen e minutės sė 29-tė. Akratitosi barazon 1-1 nė Koridalo dhe kthehet nė Ano Liosja me buzėqeshjen e ekipit modest, ku edhe barazimi quhet fitore.
Ndėshkimi i vonė i Arian Beqajt
Tension i madh nė Leoforos. Pėr 82 minuta, Panathinaikosi nuk arrin dot tė shėnojė ndaj njė ekipi mdest, siē ėshtė Jonikosi, portėn e tė cilit e mbron portieri ynė, Arian Beqaj. Panathinaikosi nuk ka arritur tė shėnojė, edhe pse nė favor tė tyre ėshtė dhėnė njė penallti. Por kur takimi po shkonte drejt barazimit pa gola, shfaqet futbollisti rumun, Sanmartean, i cili, me klasin e tij, entuziazmon njė stadium tė tėrė. Beqaj, edhe pse i sigurt, fillon tė ndiejė ethet e golit, qė nuk vonon. Pikėrisht nė minutėn e 83-tė, shėnon futbollisti "i harruar" Vllaoviē, ndėrsa 3 minuta mė vonė qiprioti Kostandinu.
Kapiteni Kola, frymėzuesi i Apollonit
Megjithėse stadiumi i Rizupulit e ka ndėrruar tėrėsisht pamjen e tij, gjithsesi mbetet nostalgjik pėr ne, shqiptarėt. Pikėrisht kėtu, pra nė Rizupuli, ku ka "selinė" Apolloni i vjetėr, kanė luajtur mjaft emra tė njohur tė futbollit tonė. Sportdashėsit grekė e mbajnė mend mirė Ylli Shehun, Bledar Kolėn, Arian Bellajn, Alban Bushin, Ilir Shulkun, Indrit Fortuzin, Edmond Dalipin e tani sė fundi pėrsėri Kolėn, tė rikthyer pas 7 vjetėsh, veēse tashmė si kapiten i kėtij ekipi. Eshtė i njėjti president qė i ka shoqėruar tė gjithė futbollistėt tanė, Kostas Alamano. Kureshtja pėr tė parė Bledar Kolėn nuk ishte vetėm imja, por edhe e mjaft tė tjerėve, tė cilėt, ndonėse larg, kanė jetuar nga afėr me peripecitė dhe ankthin e futbollistit tonė, qė ka bėrė emėr nė kampionatin grek. Ndaj, midis tifozėve vendės, nė Rizupuli, kishte edhe mjaft shqiptarė. Dhe Kola nuk i zhgėnjeu. Futbollisti ynė luajti mjaft mirė. Ai vuri nė lėvizje njė ekip tė tėrė, duke e ēuar drejt njė fitoreje tė madhe, 3-1, ndaj Panahaiqisė sė Patrės. Bledar Kola na kujtoi ditėt e tij mė tė mira. Ai djersiti shumė, kėmba e tij shkeli nė tė gjitha skajet e fushės dhe, mbi tė gjitha, pasimet e tij ishin "llokum" pėr tė tjerėt.
Bellaj mban Korfuzin nė vende nderi
Futbollisti ynė ka qenė pa dyshim lojtari mė i mirė i skuadrės sė drejtuar nga Nikos Anastopulos. Korfuzi luajti nė Patra, por nuk shkoi mė larg se barazimi i bardhė. Pėrpjekjet e Bellajt pėr ta ndryshuar rezultatin ishin tė shumta, por, siē thotė populli, pa bereqet. Nė minutėn e 85-tė, futbollisti ynė me numėr 8 desh e ēoi nė rrjetė topin e gjuajtur prej tij, por ai u devijua jashtė. Korfuzi luajti mirė, por mori pak. Megjithatė, edhe barazimi e mbajti nė vendin e 3-tė.
Elton Koēa, pa gol nė derbi
E vetmja ndeshje e ashtuquajtura derbi u luajt nė Livadhja, midis dy skuadrave qė kryesojnė tani kategorinė B tė Greqisė, Livadhjakosit dhe Apollon Kallamarjas. Barazimi 1-1 i la tė dy ekipet nė pozicionet ku ishin. Elton Koēa, megjithėse luajti mjaft mirė pėr 90 minuta, nuk arriti deri te goli. Futbollisti ynė, qė mė parė ka ndėshkuar edhe ekipe tė tilla si Olimpiakosi, nuk pati shansin e duhur pėr ta ngjitur ekipin e tij nė krye, aty ku ishte vetėm nė dy javėt e para.
Billa, ndėshkim qė nė fillim tė ndeshjes
Ka qenė drithėrues fillimi i takimit me Fostirėn pėr Atromitosin e Athinės. Portieri ynė, Billa, ėshtė ndėshkuar me gol qė nė minutėn e parė tė lojės. Pastaj, 19 minuta mė vonė, ka pėsuar edhe golin e dytė. Dhe kur tė gjithė prisnin qė Fostira tė shkonte drejt njė fitoreje tė thellė, ka ndodhur e kundėrta. Portieri shqiptar i ka vėnė "drynin" portės sė tij, ndėrsa sulmuesit kanė shėnuar dy gola, duke e mbyllur kėtė takim nė barazim.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #