| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
|
#1
| ||||
| ||||
| Informacione dhe diskutime ''mbi futbollistet Shqiptar jashte vendit'' |
|
#2
| ||||
| ||||
| ITALI : Sulmuesi shqiptar ka arritur tė shėnojė dygolėsh nė Serinė B "Florian Myrtaj si Bepe Sinjori" Florian Myrtaj ėshtė ka pothuajse tė njėjtėn histori me atė tė Bepe sinjorit, sulmuesit tė Bolonjės. Tė dy lojtarėt kanė pothuajse tė njėjtėn strukturė dhe tė njėjtat karrakteristika. Tė dy trajnerėt, si Salvioni ashtu dhe Zeman (ish trajner i Sinjorit) mbėshteteshin, mbi tė gjithė nė lojėn e kolektivit. Nuk ėshtė se kanė njė lojtar tek i cili varin shpresat, dhe nė grup ka emrat pak tė njohur. Dy skuadra qė janė ndėrtuar duke "peshkuar" edhe nė kategoritė e mėposhtme. Shembulli mė i mirė do tė ishte historia e bomberit mė tė famshėm tė Foxhias sė asaj kohe, Bepe Sinjori. Njė histori e tillė ėshtė pothuasje e njėjtė me atė tė sulmuesit shqiptar tė Veronės sė Salvionit, Florian Myrtaj. Sinjori kishte cilėsi tė rėndėsishme, por kishte pėrfunduar te skuadra e serisė C2, Trento. Zeman e zbuloi atė, e grumbulloi nė skuadėr dhe e mė pas rezultatet i dhėnė tė drejtė. Myrtaj ka ardhur nė Verona pas njė kalvari tė gjatė nė seritė e mėposhtme. Por ekzekutimi fantastik i asaj goditje dėnimi, pėr golin e dhe goli tipik i sumuesit tė racės, i cili i ka dhuruar Veronės fitoren e madhe, kanė demostruar tashmė kualitetin e tij.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#3
| ||||
| ||||
| ITALI : Tulli sposton Bogdanin drejt stolit tė Salernitanės Revolucioni nė skuadrėn e Salernitanės ėshtė tashmė gati, dhe mes emrave qė do tė preken nga njė lėvizje e tillė, figuron dhe ai i Erjon Bogdanit, sulmuesit shqiptar qė iu bashkua kėsaj Salernitanės vetėm nė fillim tė kėtij sezoni. Lajmi ėshtė bėrė i ditur dje nė njė tė pėrditshme italiane, sipas tė cilės trajneri Pioli, pėr ndeshjen e javės sė ardhshme kundėr Palermos, do tė ndryshojė gjysmėn e Salernitanės. Tė paktėn katėr do tė jenė tė rejat e 11-shes bazė nė krahasim me skuadrėn qė u mund nga Katania. Nuk do tė jetė Lai, Pierotti Gioacchini dhe Bogdani. Pra trajneri i Salernitanės do tė zėvendėsojė katėr futbollistė tė cilėt nuk e kanė bindur atė nė humbjen e tė shtunės nė mbrėmje. Me gjithė kėto ndėrhyrje, ka reparte qė mbeten akoma tė zbuluar. Nė njė farė mėnyrė, po ta analizojmė skuadrėn qė ka zbritur nė fushė nė kėto tre ndeshjet e para, vėrejmė se vetėm Bogdani ka qenė e reja qė ka hedhur nė fushė Pioli nė krahasim me skuadrėn e sezonit tė kaluar. Sulmuesi shqiptar, i ardhur nga Rexhina ka demonstruar se ka disa vėshtirėsi pėr t pėrshtatur nė kėtė realitet tė njė kategorie inferiore. Sikurse ėshtė bėrė e ditur sulmit kundėr Palermos do ti mungojė Bogdani, ndėrkohė qė nė vendin e tij do tė luajė Tulli (zėvendėsuesi i tij, autori i golit tė vetėm kundėr Katanias). Nė kėto momente ai ka treguar se ėshtė nė formė tė mirė dhe se meriton tė luajė nga minuta e parė. 'Shekulli'
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#4
| ||||
| ||||
| GJERMANI : Trajneri gjerman: Ēipi ka kryer mė sė miri punė e tij, me pėrjashtim tė njė gabimi tė vogėl. Skela nuk ka qenė nė nivelin e duhur, ndėrkohė qė Dragusha ishte i sėmurė Brigel: Ēipi, mė i mirė pėr Frankfurtin Notat mė tė mira tė shqiptarėve qė luajnė nė Bundeliga 2 i pėrkasin Currit (2) dhe Aliajt (2.5), dy futbollistėve qė po konfirmojnė veten nga ndeshja nė ndeshje Shekulli Njė paraqitje shumė e mirė e Geri Ēipit nė ndeshjen qė Eintrachti i Frankfrutit ka luajtur tė dielėn nė mbrėmje kundėr Kaiserlauternit. Kėto kanė qenė fjalėt e trajnerit gjerman tė kombėtares sonė dhe njėkohėsisht anėtar i bordit drejtues tė Kaiserlauternit, Hans Peter Brigel, i cili ka qenė i pranishėm nė shkallėt e stadiumit pėr kėtė sfidė krejtėsisht tė veēantė pėr tė. Ēipi ka kryer mė sė miri punė e tij, ėshtė shprehur Brigel nė njė telefonatė tė tij me Kreshnik Agollin, njeriun mė tė afėrt tė tij shqiptar nė aventurėn 9- mujore nė krye tė kombėtares shqiptare. Mbrojtėsi shqiptar, ka bėrė vetėm njė gabim, ndėrsa pėr pjesėn tjetėr tė lojės mund tė them se ka qenė mė i miri nė fushė pėr Eintrachtin. Njė vlerėsim tė tillė e ka mbėshtetur dhe vlerėsimi i dhėnė nga gazeta Frankfurter Rundschau. Ndėrkohė qė revista gjermane Kicker i ka dhėnė notėn 4.5 qendėrmbrojtėsit tė Frankfurtit dhe tė Kombėtares shqiptare. Pėrsa i pėrket shqiptarit tjetėr tė Eintrachtit, trajneri i Kombėtares ka rezervuar vetėm kritikė: Edhe pse ka gjuajtur dy goditje dėnimi tė shkėlqyeshme, Skela ka nxjerrė nė pah njė paraqitje jo tė mirė. Ai nuk ka qenė nė formė nė kėtė takim, ku pritej mė shumė prej tij,- ka nėnvizuar Brigeli. Notė jo e mirė pėr Skelėn, i cili nuk ka qenė nė nivelin e tij tė zakonshėm, megjithėse edhe ajo ka bėrė pjesė te lojtarėt qė kanė luajur mirė, edhe pse Frankfurti ėshtė mundur. Kicker ka vlerėsuar shqiptarin me notėn 5. Skela ka shėnuar dy nga rastet e pakta tė skuadrės sė tij nė kėtė takim, duke rrezikuar portėn kundėrshtare nga goditjet e dėnimit, ndėrkohė qė ka patur mangėsi nė aspektin e organismit tė lojės. Nė minutat e fundit tė takimit, pikėrisht nė minutėn e 90, ėshtė ndėshkuar me karton tė kuq, pėr sjellje antisportive kundrejt Thomas Riedl, nė njė moment kur nė fushė ekzistonte njė gjendje e acaruar. Mungesa e tij nė ndeshjen e radhės do tė jetė njė problem pėr trajnerin Reiman. Ndėrkohė qė e pėrditshmja gjermane Sportbild e ka futur atė mes lojtarėve mė tė mirė nė fushė nė kėtė ndeshje sė bashku me njė gol tė skuadrės dhe dy kundėrshtarė. Pėrsa i pėrket mos aktivizimit tė Dragushės nga trajneri Reiman, Brigel ka bėrė tė ditur se, ai ka qenė i sėmurė gjatė kėsaj jave dhe nuk ishte nė gjendje pėr tė luajtur. Por tė reja interesante ka sjellė java e fundit e Bundesligės 2 pėr shqiptarėt. Curri e Aliaj vazhdojnė tė jenė konstantė nė paraqitjet e tyre tė mira nė ndeshje e fundit. Revista prestigjoze gjermane Kicker i ka vlerėsuar ata me notat mė tė mira: Curri 2 dhe Aliaj 2.5. Ndėrkohė qė 4.5 ka qenė nota e marrė nga Rraklli e Devolli.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#5
| ||||
| ||||
| Belgjikė Hasi, 90 minuta kundėr Gent Kosovari Besnik Hasi ka luajtur 90 minuta kundėr ish-skuadrės sė Geri Ēipit, Gent. Futbollisti kuqezi sėrish ka qenė njė nga mė tė mirėt nė fushėn e lojės, duke mos u zėvendėsuar nga trajneri Bros. Por, edhe si nė ndeshjen e Ligės sė Kampioneve, kosovari ėshtė ndėshkuar me karton tė verdhė, nė minutat e para tė pjesės sė parė. Skuadra e Hasit, Anderlehti, ka fituar 3-1 me Gent, duke siguruar vendin e parė nė tabelėn e klasifikimit tė kampionatit belg. Francė Cana, larg fushės Edhe kėtė javė, futbollisti kosovar Lorik Cana nuk ėshtė aktivizuar asnjė minutė nė ndeshjen qė skuadra e tij, Paris SG, e ka fituar me Metz 1-0. Kosovari ka qenė nė stol dhe, ndryshe nga java e parė e kampionatit francez, nuk ka luajtur asnjė minutė. Trajneri boshnjak Halilhodxhiē duket se e ka klasifikuar Canėn jashtė planeve tė tij pėr kėtė sezon dhe kėtė gjė ia ka bėrė tė qartė edhe futbollistit tė kombėtares shqiptare, qė para ndeshjes sė parė. Itali Bogdani pėlqehet nga Mesina Skuadra e Mesinės ėshtė e interesuar pėr futbollistin shqiptar Erion Bogdani. Lajmi ėshtė publikuar nga vetė drejtuesit e skuadrės sė Rexhinės, qė shtojnė se operacioni mund tė pėrfundojė brenda pak orėve. Rexhina, sipas drejtorit sportiv Martino, ka ndėrmend ta huazojė te Mesina shqiptarin, i cili kėrkohet nga shumė skuadra tė tjera italiane tė Serisė A dhe B.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#6
| ||||
| ||||
| GJERMANI : Futbolistėt e refuzuar nga gjermani shėnojnė tre gola Vata e Nushi, shuplaka pėr Brigelin Kanė shėnuar tė dy-tre gola nė ndeshjet e fundit tė kampionateve respektive, duke i treguar Brigelit se vazhdon tė gabojė. Fatmir Vata dhe Kristian Nushi duket se akuzojnė trajnerin Brigel pėr mos grumbullimin, pasi kėtė javė nė Bundesligėn 2 dhe Ligėn e parė zviceriane kanė qenė mė tė mirėt nė fushėn e lojės. Vata ka shėnuar, madje dy herė kundėr Ahlen-it, duke ndėrprerė njė "agjėrim" tė gjatė mė shumė se njėvjeēar. Ndėrkohė, i riu Nushi i ka ēuar sinjalin e parė gjermanit, i cili pak ditė mė parė, edhe pse asnjėri nuk e shpreh haptazi, e "ka mbetur nė klasė". Skuadra e Vatės, Arminia e Bielefeldi, ka pasur pėrballė skuadrėn e Alhen-it, tė cilėn e ka mundur 3-0. Vata ėshtė cilėsuar heroi i ndeshjes, pasi nė minutat 35 dhe 40 tė ndeshjes ka kaluar skuadrėn e tij nė avantazh. Mė parė shqiptari, nė minutėn 24, kishte humbur edhe njė penallti, tė cilėn ia kishte pritur portieri Meier. Goli parė i Vatės ka ardhur nė minutėn e 35-tė tė ndeshjes, pas njė goditjeje mjeshtėrore nga jashtė zonės. Vetėm 5 minuta mė vonė dhe shqiptari ka pėrsėritur tė njėjtėn goditje, duke treguar se ėshtė akoma nė ditėt e tij mė tė mira. Dy gola dhe njė mesazh pėr Brigelin, para ndeshjes me Maqedoninėnė tė kombėtares, nė tė cilėn Vata ėshtė konsideruar prej kohėsh "non grata". Mesfushori kuqezi ėshtė shpallur futbollisti mė i mirė i ndeshjes, nė fitoren e parė sezonale tė Bielefeldit. Gjithsesi, Vata kėtė fundjavė ka treguar se ėshtė njė futbollist qė mund t'i japė akoma kombėtares kuqezi. Nga ana tjetėr, edhe i riu kosovar Kristian Nushi, ka shėnuar njė gol pėr skuadrėn e tij Vil, e cila ka barazuar nė ndeshjen e radhės sė kampionatit zvicerian me Neushatelin 1-1. Futbollisti me origjinė kosovare, qė aspiron tė marrė pasaportė shqiptare, ka shėnuar nė minutėn e 82-tė tė lojės, edhe pse kėtė gjė duhet ta kishte bėrė njė javė mė parė, kur nė stadium pėr ta vėzhguar ka qenė ndihmėsi i Brigelit, Aksel Rosi. Ky i fundit i kishte komunikuar "bosit" se Nushi ėshtė ende i ri dhe do kohė tė bėhet pėr kombėtaren kuqezi.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#7
| ||||
| ||||
| FINLAND : Njėri vėlla pėr Finlandėn, tjetri pėr Shqipėrinė Njazi Kuqi: Dua tė luaj pėr Shqipėrinė Ndryshe nga vėllai i tij, Shefkiu, Njazi Kuqi kėrkon tė mbrojė ngjyrat e kombėtares sė Shqipėrisė. Bėhet fjalė pėr dy vėllezėr, njėri prej tė cilėve, Shefkiu, sikurse dihet, ka luajtur 31 ndeshje me fanellėn kombėtare tė Finlandės dhe ka shėnuar 3 gola, Njė tė tillė Shefkiu e ka shėnuar kundėr Shqipėrisė. Mirėpo, vėllai i tij i vogėl, Njaziu, ėndėrron tė shėnojė gola vetėm pėr Shqipėrinė dhe jo me kombėtaren e ndonjė vendi tjetėr. Megjithėse ėshtė ftuar nė ekipin Shpresa tė Finlandės, pėr ndeshjen miqėsore tė 19 gushtit kundėr Danimarkės, Njazi Kuqi ka vetėm njė gjė nė mendje, tė veshė fanellėn kuqezi, atė tė Kombėtares sė Shqipėrisė. Vėllai i vogėl i yllit kosovar, me pasaportė finlandeze, Shefki Kuqi, ėshtė i vendosur tė bėjė zgjedhje tjetėr nga ajo e "bacit". Vetė Shefkiu ishte ftuar spontanisht nė kombėtaren e Shqipėrisė, kur ajo udhėhiqej nga Astrit Hafizi, pas viteve '90. Mirėpo,mirėpo ēdo gjė kishte mbetur vetėm me kaq. Sulmuesi i fuqishėm pranoi tė veshė fanellėn bardhekaltėr tė Finlandės dhe, nė njėrin nga pėrfaqėsimet me kėtė skuadėr, shėnoi edhe kundėr Shqipėrisė. Ai ka debutuar nė kombėtaren finlandeze nė ndeshjen kundėr Belgjikės, nė vitin 1999. Ditė mė parė, Kuqi i ri, Njaziu, ėshtė ftuar nga trajneri i ekipit Shpresa tė Finlandės, Kari Ukonen, pėr t'u vėnė nėn urdhrat e tij. Kėtė ftesė, Njaziu nuk e pranoi, me bindjen se herėn tjetėr do tė marrė njė ftesė nga drejtuesit e kombėtares sė dheut amė, Shqipėrisė, do tė veshė fanellėn kuqezi. Fillimi, nė krah tė vėllait Nė kohėn kur Shefkiu kishte filluar tė bėnte emėr nė futbolin finlandez, Njaziu krenohej me emrin e tė vėllait nė stėrvitje. Madje, i gjendej atij pėrherė pranė, duke i mbajtur ēantėn apo duke e ndihmuar nė shumė gjėra. Mirėpo tani gjėrat kanė ndryshuar. Peshėn e famės si futbollist po e shijon edhe Njaziu nė futbollin finlandez. Vitin e kaluar ai ka debutuar nė ekipin e parė tė FC Lahti, ku ka shėnuar 5 gola. Po kaq gola ka shėnuar edhe nė kampionatin e sivjetėm, nė 16 ndeshjet e zhvilluara deri tani. Vitin e kaluar ai ishte pajisur edhe me shtetėsi finlandeze. Nė fillim tė kėtij viti, Kuqi ėshtė vėzhguar, nė finalen e Kupės sė Finlandės, nga trajneri i Manēester Sitit, Kevin Kiganit. Ditėt e fundit, nė drejtim tė tij kanė vėrshuar edhe disa oferta, mes tė cilave veēohet ajo e CSKA-sė sė Moskės. Kuqi: Nė dhe tė huaj, mbetesh i huaj Vendimi i Kuqit tė ri ėshtė mbėshtetur nė eksperiencat qė ka pasur i vėllai, Shefkiu, me kombėtaren finlandeze. "Nuk kam dėshirė tė mbetem me kėta finlandezėt. Nuk e di se si mė ngjet, por nuk mund t'i kuptoj",- thotė Njaziu, duke shtuar: "Gjithashtu, kam marrė shumė mėsime nga vėllai se si e thėrrisnin, kur kishin shumė nevojė, pastaj nuk e thėrrisnin fare. Nė dhe tė huaj, mbetesh i huaj",- gjykon Kuqi i ri, pa marrė parasysh se ka marrė shtetėsinė e atij vendi. "Pėrherė, edhe nėse ndokush ėshtė mė i dobėt se ti, do tė angazhohet mė pėrpara. Mė mirė kėtė tė na e bėjnė tanėt se sa tė huajt",- fliste tė dielėn pasdite nėpėrmjet celularit tė tij, Njazi Kuqi. Sulmuesi shtatlartė dhe teknik ėshtė i bindur se mė mirė do tė luante me ekipin pėrfaqėsues tė Shqipėrisė se sa me ndonjė kombėtare tjetėr. Ai shprehet i gatshėm tė provohet nga specialistėt shqiptarė tė futbollit, duke filluar qė nė ekipin Shpresa. "Jam i vetėdijshėm se diku duhet filluar. Nėse mė thėrrasin drejtuesit e futbollit nė Shqipėri, do tė jem i gatshėm." Kosova, dashuria e madhe e Njaziut Njaziu ėshtė lindur nė rrethinėn e Vushtrisė. Ai ka 8 vjet e gjysmė qė nuk e ka vizituar vendlindjen dhe theksoi se, sikur pėrfaqėsuesja e Kosovės tė luante ndeshje ndėrkombėtare, problemi i tij do tė thjeshtėsohej. "Unė veten e ndiej kosovar dhe do tė kisha shumė dėshirė tė luaja pėr Kosovėn, por tani pėr tani kjo nuk ėshtė e mundur." Pėr ofertat qė ka marrė momentalisht Njaziu nuk flet me emra konkretė ekipesh. Mirėpo, nė bazė tė faqeve tė internetit tė futbollit finlandez, ai ėshtė njėri ndėr "mallrat" mė tė kėrkuar. "Ka ekipe qė janė interesuar pėr mua. Ka mjaft menaxherė qė interesohen, por unė kam kontratė edhe pėr dy vite me skuadrėn ku luaj",- pėrfundon Kuqi. Sipas njė sondazhi tė bėrė nė internet, Njaziu ėshtė favoriti kryesor pėr tė qenė golashėnuesi i parė i ekipit tė tij dhe ndėr kryesorėt nė kampionatin finlandez. FC Lahti aktualisht zė vendin e 6-tė nė kampionatin finlandez. Pėrveē Njaziut, nė kampionatin finlandez, nė radhėt e HJK Helsinki, luan edhe kosovari tjetėr, Ridvan Zeneli. Kush ėshtė Njazi Kuqi? Ditėlindja: 25.03.1983 Gjatėsi: 193 cm Pesha: 85 kg Klubi aktual: Lahti Ish-klubet e tij: Jokrut, FC Jokerit, FinnPa, PK-35, MP, KaPa-51 Ėshtė i kėrkuar nga disa klube tė huaj, si Manēester Siti dhe CSKA-ja e Moskės.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#8
| ||||
| ||||
| GJERMANI : Skela, pezullimi qė dėmton Frankfurtin Ervin Skela do ti mungojė Frankfurtit, pėr tė paktėn njė javė skuadrės sė Eintraktit, pėr shkak tė kartonit tė kuq tė marrė nė ndeshjen e sė dielės kundra Klauternit, takim i pėrfunduar me fitoren e miqve, 1-3. Shqiptari ka pėshtyr njė lojtar kundėshtar nė minutėn e 89-tė tė takimit dhe nė mesjavė do tė presė dhe vendimin e komisionit tė disiplinėds, qė do tė vendosė se pėr sa ndeshje do tė pezullohet Skela. Vlonjati rrezikon minimalisht 1 javė pezullim, ndėrsa maksimalja e mosaktivizimit nė Bundesligė shkon deri nė 3 javė. Me njė fytyrė tė vrejtur ėshtė parė dhe trajneri i Frankfurtit, Vili Reiman, i cili ka deklaruar pas ndeshjes: Unė jam plotėsisht i zgjėnjyer nga djemtė e ekipit tim dhe do bisedoj seriozisht me ta. Ndėrkohė, tė pėrdishmet gjermane kanė shkruar dje nė mėnyrė jo tė njėllojtė nė lidhje me ndeshjen e Skelės. Sipas tė pėrditshmes Kicker, trekuartisti ka qenė njė nga lojtarėt mė tė dobėt tė skuadrės dhe ėshtė vlerėsuar me notėn 5. Kujtojmė qė vlerėsimi mė i mirė nė kėtė gazetė nis nga 1 e mbaron te 5. Nė tė njėjtat ujėra dhe Geri Ēipi, qė ėshtė vlerėsuar me notėn 4.5. Kicker shkruan se tė gjithė lojtarėt kanė qenė nė njė formė shumė tė dobėt dhe pėr kėtė humbje nuk mund ti vihet gishti asnjėrit. Ka qenė njė Frankfurt i shpėrfytyruar ditėn e diel, qė ka zhėnjyer nė tė gjitha drejtimet dhe pėr ti vėnė kapakun njė dite tė keqe ka menduar fantazisti Skela, qė ndėshkohet me karton tė kuq, pak pėrpara mbarimit, shkruan gazeta nė fjalė. Me ngjyra tė tjera e ka komentuar aktivizimin e dy shqiptarėve, uebsajti gjerman, Bundes-liga.de. Sipas kėsaj agjencie informacioni, Skela dhe Aleksandėr Shur kanė qenė lojtarėt mė tė mirė nė fushė pėr Frankfurtin. Dhe kjo, jo pėr faktin se shqiptari ka kryer njė gjest antisportiv, porse ka qenė mė i rrezikshmi pėr vendasit. Dy rastet e vetme pėr Eintraktin, pėrjashto golin me penallti nė minutėn e 90-tė, kanė qenė dy goditje dėnimi tė Skelės nė minutėn e 35-tė dhe 45-tė tė pjesės sė parė. Ndėrkohė, asnjė koment nuk ėshtė bėrė pėr mosaktivizimin e kosovarit Dragusha, si edhe lojtarėve tė tjerė shqiptarė qė luajtėn tė dielėn nė Bundesligėn 2, Adrian Aliajt dhe Skerdilajd Currit.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#9
| ||||
| ||||
| GJERMANI : Ditė e zezė dje pėr kuqezinjtė e Eintrahtit tė Frankfurtit Njė ditė vetėm e zezė dje pėr kuqezinjtė e Eintrahtit tė Frankfurtit, tė mundur 3-1 nė fushėn e tyre nga Kaizerslautern. Skuadra e tre shqiptarėve tė kombėtares nuk ka arritur ende tė fitojė para tifozėve tė saj dhe suksesin e vetėm e ka arritur javėn e kaluar, kundėr Borusia Mėnshengldadbah. Nė fushėn e lojės dje u panė vetėm Geri Ēipi dhe Ervin Skela, ndėrkohė qė Mehmet Dragusha qėndroi gjatė gjithė kohės nė stol. Por miqtė nga Kaizerslauterni morėn shumė shpejt fatin e lojės nė duart e tyre, me golin e shėnuar qė nė minutėn e pestė. Goli i shėnuar nė bullgari Hristov u pasua me dy tė tjerė sapo filloi pjesa e dytė, duke hipotekuar humbjen e Frankfurtit. Por ishte njė ditė negative edhe nė planin personal pėr mesfushorin e Shqipėrisė, Ervin Skela. Lojtari i kombėtares nuk arriti tė kontrollonte nervat dhe nė minutėn e 89-tė u ndėshkua me karton tė kuq nga gjyqtari, pėr sjellje josportive. Pėr Skelėn ky ėshtė kartoni i parė i kuq nė Bundesligėn e parė gjermane, ndėrkohė qė nė javėt e mėparshme ėshtė ndėshkuar edhe me dy kartonė tė verdhė. Kartoni i kuq i marrė dje mund ti kushtojė Skelės disa javė pezullim nga komisioni disiplinor i federatės gjermane.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#10
| ||||
| ||||
| GREQI : Ja si u paraqitėn futbollistėt shqiptarė nė kampionatin grek Beqaj provon ndėshkimin polak Plot 89 minuta, portieri Arian Beqaj ka qenė spektator i ndeshjes. Por, sikurse thotė edhe populli, "ēka sjell dekiku, nuk e sjell as moti", e ka provuar mė sė miri edhe Beqaj. Kėshtu ngjau tė dielėn qė shkoi nė Nikia. Futbollistėt vendės, tė veshur me njė uniformė tė re kėsaj here, siē duket, pėr tė festuar gėzimin e fitores sė parė, fatkeqėsisht nuk e shijuan dot atė. Minuta e 23-tė ka qenė minuta ters, qė ua prishi ėndrrėn jonianėve. I ndodhur paksa prirėt me portėn kundėrshtare, polaku Miecel gjuan fort. Beqaj e pengon topin, por nuk arrin ta mbėrthejė, ndėrkohė, qė ndėrhyn njė tjetėr polak, Kiharsi, i cili e dėrgon topin nė rrjetė. Iraklisi, sėrish pa Muratin Iraklisi, skuadra ku luan edhe mesfushori i kombėtares sonė, Edvin Murati, ka fituar nė javėn e fundit tė kampionatit grek. Kėsisoj, selanikasit kanė marrė njė fitore shumė tė rėndėsishme, sepse kanė luajtur pa dy futbollistėt e saj mė tė mirė, Maklasin dhe Muratin. Bardheblutė e Selanikut nuk e prishėn traditėn e fitoreve nė Nikia. Pikėrisht kėtu, ndaj Jonikosit, ata kishin fituar edhe njė vit mė parė, 4-2. Zajmi, emri qė "tmerron" kundėrshtarėt Skuadra modeste e Prodheftiqisė ka udhėtuar drejt Selanikut si njė skuadėr e madhe. Fitorja e tyre e njė javė mė parė, ndaj kampionėve tė Olimpiakosit, kishte zgjuar njė interes tė jashtėzakonshėm. Ndaj, nė "Tumba", tifozėt ishin tė shumtė. Trajneri i njohur i Paok-ut, Anastasiadhis, kishte marrė masa pėr mbulimin e "tė rrezikshmit" Zajmi. Ndėrkohė qė Leonidhas Vokolos, ish-futbollist i Panathinaikosit, ishte "polici" qė qe ngarkuar tė ruante rreptėsisht sulmuesin shqiptar, i cili lėvizi shumė, por pa arritur tė shėnojė si njė javė mė parė. Bellaj, frymėzuesi i feakėve Vendėsve, tė cilėt e kishin mbushur plot e pėrplot stadiumin e ri tė Korfuzit, u ngriu buzėqeshja nė buzė nė kohėn kur miqtė nga Seresi shėnuan golin e parė. Sytė kaluan vetėtimthi te lojtarėt e blerė, qė shihen si shpresa e tifozėrisė vendėse. Midis kėtyre tė fundit bėn pjesė edhe futbollisti ynė, Arian Bellaj. Ėshtė pikėrisht Bellaj qė, nė kėtė situatė, merr nė dorė "frenat" e lojės pėr Korfuzin. Pasimet e tij janė tė shkėlqyera, janė "llokume" pėr sulmuesit e tij, tė cilėt, nė dy raste, i shfrytėzojnė mjaft mirė ato, duke bėrė qė gėzimi nė ishullin e bukur tė Korfuzit tė arrijė kulmin. Koēa, jo pėrballė Billės Fusha e vėshtirė e Megarės nuk ka qenė si njė javė mė parė, e suksesshme pėr skuadrėn e Atromitos tė Athinės. Ēuditėrisht, portėn e skuadrės sė Peristerit, kėsaj here, nuk e mbronte portieri ynė, Billa. Ndėrkohė, nė fushėn e Megarės nuk munguan shqiptarėt. Elton Koēa ishte futbollisti i Levadhiakosit, qė edhe nė kėtė ndeshje luajti mjaft mirė. Edhe pse nuk shėnoi, sulmuesi durrsak me numėr 20 ishte ndėr mė tė mirėt e skuadrės qė arriti njė sukses, fitoi 1-0 jashtė fushės sė vet. Arian Xhumba, dobėt me Janinėn Mė shumė sesa stilin tėrheqės tė futbollit nordik, Peterson, trajneri suedez i Pas Janinės, ka sjellė nė qytetin verior grek "tė ftohtin" karakteristik tė vendi tė tij. Janina ėshtė mundur edhe kėsaj here. Dy golat e pėsuar nga vendėsit kanė qenė tepėr dėshpėrues pėr tifozėt e zjarrtė tė tyre. Pjesėtar i kėtij formacioni tė dobėt ishte edhe futbollisti ynė, Arian Xhumba. Kola, i vetmi trim nė "luftė" Kėshtu shkruan shtypi vendės pėr ndeshjen ErgotelisApollon i Athinės. Vendėsit ishin skuadėr e kompletuar, ndėrsa Apolloni, pėr ngjyrat e sė cilės luajti edhe futbollisti ynė, Bledar Kola, ishte skuadra e pėrgjysmuar nga mungesat e shumta. Kola luajti mjaft mirė, por vetėm kaq. Kėtė herė, shprehja "me njė lule s'vjen pranvera" u materializua mė sė miri nė kėtė ndeshje. Strakosha nė lartėsinė e duhur "Tė fitojmė..." Ky ishte sllogani i javės pėr vendėsit nė ndeshjen e Kesarianisė. Fitorja e Etnikos Asterės ndaj Patraikosit konsiderohej njė formalitet, qė do tė "nėnshkruhej" nė fushėn e lojės. Por dėshira dhe mundėsitė nuk janė gjithnjė nė sinkron me njėra-tjetrėn. Nė fushėn e bukur tė Kesarianisė ndodhi pikėrisht kjo. Vendėsit iu gėzuan shumė golit tė parė, por mė vonė vuajtėn presionin e vazhdueshėm tė miqve. Pritjet e Strakoshės ishin tė vėshtira dhe tė bukura. Ai bėri gjithēka pėr ta ruajtur tė paprekur portėn e tij, por u ndėshkua nė njė rast. Barazimi 1-1 tregoi se kaq janė mundėsitė e Ethnikosit.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#11
| ||||
| ||||
| SUEDI : Bashkim Sopi, ne mbikqyrje si lojtar i kombetares Quhet Bashkim Sopi, eshte 31 vjec, mbrojtes dhe shtatlarte (1.87 metra). Burime ne Fderaten Shqiptare te Futbollit bejne te ditur se ky lojtar eshte piketuar si nje pjesetar i mundshem i ekipit kombetar shqiptar, drejtuar nga Hans-Peter Briegel. Bashkim Sopi, futbollist i Enkoping (kategoria e pare suedeze, Allsvenskan). I ardhur nga IFK Malmo e kategorise se dyte, ne vere te 2002. Sopi luan si mbrojtes dhe eshte me pasaporte te ish-RFJ te Maqedonise. I lindur me 24 nentor 1972, 1.87 metra shtatlarte dhe 81 kg i rende. Sopi luan me fanellen me numer 2. Por ai nuk e ka pare me sy formacionin e pare te Enkoping, qe nga 3 gushti i ketij viti, ne ndeshjen Enkoping-Orgryte (1-3), ku mori noten mesatare 2.25 nga 4 media suedeze (EP, UNT, Aftonbladet, Expressen), si nje nga me te miret per ekipin e tij. Qe nga ajo date, Enkoping ka luajtur edhe 6 ndeshje te tjera dhe Sopi nuk eshte aktivizuar, ndersa nuk dihet saktesisht se perse. Interesant eshte fakti se Sopi ka qene rregullisht pjesetar formacioni (me shume pak perjashtime) qe nga 8 shkurti i ketij viti deri ne 3 gusht, date qe e permendem me lart. Madje, ai eshte zevendesuar shume, shume rralle.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#12
| ||||
| ||||
| |