Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Bota e Sportit | Futbolli

F. C. Internazionale Milano 1908

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #281  
Te vjeter 02-08-2004, 21:42
Minifotoja e anetarit Christian
Moderator/e
 
Reg: 09-04-04
Lokalizimi: Tiranė
Postime: 307
Images: 1
Prezantohen perpara shtypit dy blerjet e reja Mihajlovic & Ze' Maria

U prezantuan zyrtarisht perpara shtypit dy blerjet e reja te zikalterve, Sinisa Mihajlovic dhe Ze' Maria.

__________________________________________________ _______________________________
Ne foto:
Majtas - Sinisa Mihajlovic dhe presidenti Facchetti ne prezantimin perpara shtypit te serbit;
Djathtas - Ze' Maria dhe presidenti Facchetti ne prezantimin perpara shtypit te brazilianit.
__________________
I LOVE INTER
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #282  
Te vjeter 03-08-2004, 21:52
Minifotoja e anetarit Christian
Moderator/e
 
Reg: 09-04-04
Lokalizimi: Tiranė
Postime: 307
Images: 1
Te rejat e fundit perpara fillimit te Trofeut "Birra Moretti"

Percaktohen arbitrat qe do te gjykojne sfidat e Trofeut "Birra Moretti", ne program per t'u zhvilluar sot ne mbremje ne stadiumin "San Nicola" te Bari-t, ku do te marrin pjese INTER, Juventus e Palermo. Ndeshjen e pare INTER-Juventus qe fillon ne oren 21 do ta gjykoje Nicola Ayroldi, ate mes humbeses se sfides se pare dhe Palermo-s do ta drejtoje Gianluca Paparesta, ndersa Tiziano Pieri u caktua per ndeshjen e trete mes fitueses se sfides se pare dhe Palermo-s.

Ja edhe lista e 23 lojtareve te grumbulluar nga traineri Mancini per sfidat e sotme:

Portiere: Francesco Toldo e Alberto Fontana;

Mbrojtesa: Francesco Coco, Ivan Ramiro Cordoba, Giuseppe Favalli, Marco Materazzi, Sinisa Mihajlovic, Giovanni Pasquale, Gonzalo Sorondo, Javier Zanetti, Zč Maria;

Mesfushore: Esteban Cambiasso, Edgar Davids, Emre Belozoglu, Javier Francisco Farinos, Georgios Karagounis, Andy Van der Meyde, Juan Sebastian Veron, Ianis Zicu;

Sulmues: Adriano, Alvaro Recoba, Julio Ricardo Cruz, Nicola Ventola.

F O R Z A - I N T E R ! ! !
__________________
I LOVE INTER
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #283  
Te vjeter 05-08-2004, 01:34
Minifotoja e anetarit Christian
Moderator/e
 
Reg: 09-04-04
Lokalizimi: Tiranė
Postime: 307
Images: 1
Kryesore Te rejat me te fundit nga INTER-i

INTER humbet te dyja sfidat prej 45 minutash ne edicionin e 8-te te Trofeut "Birra Moretti", zhvilluar mbreme ne "San Nicola" te Bari-t. Ne fakt, pas humbjes 0-1 me Juventus-in, erdhi edhe ajo 1-2 me Palermo-n. Golin e vetem per zikaltrit e shenoi Nicola Ventola ne minuten e 46-te te sfides se dyte. Me pas, bardhezinjte munden skuadren e Guidolin 2-1 me shot-out, pas barazimit pa gola gjate kohes se rregullt. Ashtu sic u shpreh edhe Mancini, askujt nuk i pelqen te humbase, por ne kete pike te sezonit eshte normale nje renie e tille fizike. Keto ndeshje sherbejne vetem per te pergatitur sa me mire ndeshjen shume te rendesishme te javes se ardhshme te turit te trete paraeliminator te Champions League, perballe zvicerianeve te Basel. Ne fushe u pane gjera te mira dhe gjera jo te kendshme, te cilat Mancio shpreson t'i rregulloje perpara sfides decizive.
Pas perfundimit te ketij turneu miqesor, zikaltrit u lane te lire per dy dite, ne te cilat nuk do te zhvillojne stervitje. Grupi do te bashkohet serish te premten, ne qendren stervitore "Angelo Moratti" ne Appiano Gentile per te rifilluar stervitjen normalisht.

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne familjen e "bomberit" interist, Adriano. Ne Rio de Janeiro, pas nje semundjeje te papritur, humbi jeten i ati i lojtarit, 44 vjecari Almir Leite Ribeiro. I shoqeruar nga nje drejtues zikalter dhe nga prokuratori i tij Gilmar Rinaldi, Adriano do te niset drejt Brazil-it. Nje goditje e rende kjo per sulmuesin e INTER-it, ne nje moment shume delikat Shpresojme ta marri veten sa me shpejt...
__________________
I LOVE INTER
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #284  
Te vjeter 05-08-2004, 17:37
Minifotoja e anetarit Christian
Moderator/e
 
Reg: 09-04-04
Lokalizimi: Tiranė
Postime: 307
Images: 1
Kryesore

Probleme me sulmin e zikalterve.
Shpresojme qe Adriano ta kaloje kete moment shume te veshtire, dhe te jete ne forme perballe zvicerianeve.
Vieri eshte duke u rikuperuar, ne ndeshjen e kthimit ne Milano duhet te jete gati.
Per Oba Oba-n u konfirmua se do te duhet plot nje muaj qe te riaftesohet...
Per sa i perket Choutos, pritet te jepet hua ne nje klub tjeter, pasi ai as nuk eshte prezantuar me fanellen zikalter si te gjitha blerjet e tjera ne konferencat e shtypit, kjo do te thote se nuk do te qendroje.
Kam besim te Adriano, do ta kaloje kete moment dhe do ta udheheqi INTER-in drejt kualifikimit. Gjithashtu Recoba & Cruz pritet ta arrijne formen e tyre optimale dhe te jene me se te gatshem per javen e ardhshme.
Ore decizive edhe per brazilianin Cesar, i cili pritet t'i bashkohet Mancio-s te zikaltrit sa me shpejt.
Grupi do te grumbullohet serish neser, ne oren 18 do te rifilloje stervitjen normalisht.
__________________
I LOVE INTER
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #285  
Te vjeter 05-08-2004, 19:21
Minifotoja e anetarit Christian
Moderator/e
 
Reg: 09-04-04
Lokalizimi: Tiranė
Postime: 307
Images: 1
Kryesore

Interistet Kily Gonzalez dhe Nicolas Andres Burdisso jane nisur me kombetaren e tyre drejt Athines, ku do te perfaqesojne Argjentinen ne Lojerat Olimpike. Ndeshjen e pare e kane me 11 gusht perballe Serbise, tjetren me date 14 perballe Tunizise, dhe te fundit me date 17 perballe Australise. Menjehere pas perfundimit te ketyre ndeshjeve ata do t'i bashkohen shokeve tek INTER-i per te qene te gatshem per ndeshjen e kthimit te turit te trete paraeliminator te Champions League, me date 24 gusht ne Milano.
__________________
I LOVE INTER
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #286  
Te vjeter 06-08-2004, 00:03
Minifotoja e anetarit Christian
Moderator/e
 
Reg: 09-04-04
Lokalizimi: Tiranė
Postime: 307
Images: 1
Prezantohet lista e lojtareve qe do te perfaqesojne zikaltrit perballe zvicerianeve

Sot u mbyll afati per prezantimin e listave te lojtareve te cilet do te perfaqesojne ekipet e tyre ne ndeshjet e turit te trete paraeliminator te Champions League. INTER i dergoi UEFA-s listen e 25 lojtareve per dy sfidat perballe zvicerianeve te Basel. Sic parashikohet ne rregullore, u dergua edhe lista "B" e te rinjve (lojtaret e lindur pas 1 janarit 1983, te federuar rregullisht prej dy sezonesh sportive me zikaltrit, pasi mbushen 15 vjec). Po ne kete liste eshte edhe Obafemi Martins, lindur me 28 tetor 1984.

Ja lista e lojtareve:

1 Toldo Francesco
12 Fontana Alberto
87 Bindi Giacomo
2 Cordoba Ivan Ramiro
4 Zanetti Javier
11 Mihajlovic Sinisa
13 Ferreira Josč Marcelo Zé Maria
16 Favalli Giuseppe
17 Cannavaro Fabio
23 Materazzi Marco
26 Pasquale Giovanni
5 Emre Belozoglu
6 Zanetti Cristianoistiano
7 van der Meyde Andy
8 Davids Edgar
14 Veron Juan Sebastian
19 Cambiasso Esteban
21 Karagounis Giorgos
25 Stankovic Dejan
9 Cruz Julio Ricardo
10 Adriano Leite Ribeiro
20 Recoba Alvaro
22 Ventola Nicola
32 Vieri Christian
83 Zicu Ianis Alin

Lista "B"

35 Impagnatiello Moreno (portier)
36 Bonfiglio Luca (portier)
37 Tornaghi Paolo (portier)
38 Dellafiore Paolo Hernan (mbrojtes)
39 Fautario Simone (mbrojtes)
40 Giani Nicolas (mbrojtes)
41 Visconti Flavio (mbrojtes)
42 Semenzato Daniele (mbrojtes)
43 Adeshokan Saidi Oluseyi (mesfushor)
44 Laribi Omar (mesfushor)
30 Martins Obafemi (sulmues)
45 Bilardo Francesco (sulmues)
46 Carboni Yrius Francesco (sulmues).
__________________
I LOVE INTER

Modifikuar per here te fundit nga Christian : 06-08-2004 ne 00:12
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #287  
Te vjeter 06-08-2004, 04:58
Minifotoja e anetarit black&blue4ever
Anetare Nderi
 
Reg: 04-11-03
Lokalizimi: USA
Postime: 886
Kryesore

Pershendetje Christian!
Uroj qe te jesh mire.
E kam ndjekur Interin por nuk kam pas mundesi te futem ne internet.
Shpresoj se do te kthehem brenda 1 muaji dhe pastaj do jem aktive si me pare.
Te gjitha te mirat.

FORZA INTER
__________________
If a tear fell from my eyes each time I thought of YOU, I would have a puddle of fallen wishes......~ crazy in ~
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #288  
Te vjeter 06-08-2004, 20:09
Minifotoja e anetarit Christian
Moderator/e
 
Reg: 09-04-04
Lokalizimi: Tiranė
Postime: 307
Images: 1

Gezohem qe u takuam serish dhe se me ne fund u bere e gjalle Duke shpresuar qe t'i zgjidhesh sa me shpejt problemet me internetin, te mirepresim te kthehesh serish si me pare e te kemi mundesine te diskutojme se bashku per INTER-in. Kalofsh sa me mire!

Sot grupi do te grumbullohet serish ne qendren sportive "Angelo Moratti" ne Appiano Gentile, ku ne oren 18 do te rifilloje stervitja normalisht.

Ne baze te deklaratave te dhena dje nga Jaap Stam ne prezantimin e tij me Milan-in, traineri zikalter Roberto Mancini u shpreh si me poshte:
“E’ vero che, durante la scorsa stagione, ho parlato con il calciatore di un suo eventuale trasferimento all’Inter. A prescindere da quello che poteva essere il mio futuro professionale, l’eventualitą mi sembrava favorevole per quanto riguarda le contropartite tecniche che il club nerazzurro avrebbe potuto offrire alla Lazio. E di questo erano informati gli stessi dirigenti del club biancoceleste. L’argomento, comunque, alla fine era diventato soprattutto un modo per scherzare fra di noi”.

Sot ne mbremje, ne oren 19:30, rivalja e ardhshme e INTER-it, Basel, do te prese ne stadiumin e saj ekipin e Zurich per javen e 4-t te Kampionatit zvicerian. Te dyja skuadrat ndodhen ne krye te klasifikimit me 7 pike. Kjo do te jete ndeshja e fundit e zvicerianeve perpara se te perballen me zikaltrit te merkuren e ardhshme, me date 11 gusht (ora 20:45), per ndeshjen e pare te turit te trete paraeliminator te Champions League.

Pas kesaj ndeshjeje, INTER do te vazhdoje pergatitjen ne kuader te sfides se dyte. Vetem 3 dite me vone, me date 14 gusht do te zhvillohet Trofeu SKY, ne stadiumin "Arena Garibaldi - Romeo Anconetani" te Pisa-s, ku perballe ekipit te Mancio-s do te jene greket e AEK Athine.
__________________
I LOVE INTER

Modifikuar per here te fundit nga Christian : 06-08-2004 ne 20:13
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #289  
Te vjeter 07-08-2004, 02:16
Minifotoja e anetarit Christian
Moderator/e
 
Reg: 09-04-04
Lokalizimi: Tiranė
Postime: 307
Images: 1
Kryesore

Para pak minutash u mbyll stervitja e zikalterve. Te rrethuar nga mijera tifoze te lumtur e optimiste, ekipi i Mancio-s e mbylli seancen e sotme me nje ndeshje "ne familje". Neser paradite rifillon stervitja, konkretisht rreth ores 10.
__________________
I LOVE INTER
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #290  
Te vjeter 07-08-2004, 20:35
Minifotoja e anetarit Christian
Moderator/e
 
Reg: 09-04-04
Lokalizimi: Tiranė
Postime: 307
Images: 1
Kryesore

Skuadra zhvilloi rregullisht edhe sot stervitjen nen drejtimin e trainerit Mancini, i cili i ndau zikaltrit ne dy grupe. Ne oren 18 skuadra do te vazhdoje punen, me seancen e dyte qe eshte programuar per diten e sotme.

Nderkohe rivalja e ardhshme e zikalterve, Basel, fitoi mbreme ne stadiumin e saj 2-1 perballe Zurich, ndeshje kjo e vlefshme per javen e 4-t te kampionatit zvicerian. Tashme ata ndodhen te vetem ne krye te klasifikimit me 10 pike. Kjo ishte ndeshja e tyre e fundit perpara se te perballen me INTER-in per sfiden e pare te turit te trete paraeliminator te Champions League, te merkuren e ardhshme, me date 11 gusht (ora 20:45).
__________________
I LOVE INTER
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #291  
Te vjeter 08-08-2004, 02:22
Minifotoja e anetarit Christian
Moderator/e
 
Reg: 09-04-04
Lokalizimi: Tiranė
Postime: 307
Images: 1
Kryesore

Para pak minutash skuadra perfundoi edhe seancen e dyte stervitore te parashikuar per diten e sotme. Neser grupi do te lihet pushim dhe nuk do te zhvillohet asnje seance. Stervitja do te rifilloje te henen, me date 9 gusht ne qendren sportive "Angelo Moratti" ne Appiano Gentile, ne oren 17:30.
__________________
I LOVE INTER
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #292  
Te vjeter 09-08-2004, 02:19
Minifotoja e anetarit Christian
Moderator/e
 
Reg: 09-04-04
Lokalizimi: Tiranė
Postime: 307
Images: 1
Kryesore

Kur kane mbetur vetem 3 dite nga ndeshja e pare zyrtare, ajo perballe Basel per turin e trete paraeliminator te Champions League, zikaltrit ndihen me se te gatshem dhe te optimiste per arritjen e nje rezultati pozitiv. Megjithe vdekjen e papritur e te dhimbshme te te atit, Adriano do te kthehet ne Milano te henen pasdite, per te qene ne dispozicion te trainerit Mancini perballe zvicerianeve. "El Chino" Recoba eshte shprehur i lumtur qe ne ndeshjen e te merkures do te jete edhe braziliani, me te cilin eshte i bindur se mund te formojne nje cift te forte e frutdhenes. Gjithashtu uruguaiani ka pergezuar klubin per merkaton shume te mire te zhvilluar gjate kesaj vere. Serbi Dejan Stankovic ka deklaruar se skuadra duhet te luaje ne Zvicer lirshem e pa "llogari" te shumta. Pra, INTER eshte gati per sfiden thelbesore perballe Basel, e cila do te ndikoje ne nisjen sa me te mire te sezonit, ne pritje per te fituar trofete e shumepritur.

Pas nje dite te lene pushim nga drejtuesit e skuadres, neser grupi do te grumbullohet serish ne qendren sportive "Angelo Moratti" ne Appiano Gentile, ku rreth ores 17:30 do te rifilloje stervitjen rregullisht.
__________________
I LOVE INTER
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #293  
Te vjeter 09-08-2004, 22:30
Minifotoja e anetarit Christian
Moderator/e
 
Reg: 09-04-04
Lokalizimi: Tiranė
Postime: 307
Images: 1
Kryesore

UEFA percaktoi arbitrat qe do te drejtojne ndeshjen e se merkures ne mbremje Basel-INTER, e vlefshme per turin e trete paraeliminator te Champions League. Arbiter kryesor do te jete anglezi Graham Poll, asistente te tij Kevin Pike e Anthony Green. Gjyqtari i katert do te jete Paul Andrew D'Urso.
Ndeshja e fundit dhe e vetme ne te cilen zikaltrit jane gjykuar nga arbitri Poll eshte luajtur mė 21 Shkurt 2002, INTER - AEK Athine 3-1, (7' Zagorakis, 14' Javier Zanetti, 37' Kallon, 56' Ventola).

Nderkohe Adriano Leite Ribeiro u rikthye ne Itali. Sulmuesi zikalter, qe u nis drejt Brazilit perpara pak ditesh per t'i qendruar prane familjes pas vdekjes se te atit, mberriti sot ne mengjes ne Milano se bashku me Stefano Filucchi-n, drejtuesin zikalter qe e shoqeroi per ne Rio de Janeiro. "Bomberi" brazilian pushoi gjate paradites, me vone do t'i bashkohet shokeve per te zhvilluar stervitjen e parashikuar per sot pasdite, ne oren 17:30.

Veē Nicolas Andrčs Burdisso e Kily Gonzalez qe do te perfaqesojne Argjentinen ne Lojerat Olimpike te Athines, te padisponueshem per sfiden perballe zvicerianeve do te jene edhe Coco, Cannavaro, Cristiano Zanetti, Vieri e Martins.

Gjithcka gati per sfiden perballe zvicerianeve, e para mes dy klubeve gjate gjithe historise se tyre. INTER nuk eshte mundur asnjehere ne Zvicer, me nje bilanc prej 2 fitoresh e 3 barazimesh. Qe prej 17 shtatorit 2003 zikaltrit nuk kane arritur te fitojne ne nje transferte europiane, kur munden Arsenal-in ne Londer 0-3. Qysh atehere, bilanci per "transfertat europiane" eshte i perbere nga 3 barazime e 2 humbje. Nje kuriozitet: Traineri i zikalterve Roberto Mancini, perpara 10 vjetesh kur luante me Sampdoria-n, ka arritur te eliminoje nga Kupa e Kupave ekipin zvicerian te Grasshopers, i drejtuar ne ato kohe nga traineri aktual i Basel, Christian Gross. Megjithese vete nuk arriti te luante asnje minute ne kete perballje, Mancini dhe skuadra e tij u kualifikuan per me tej.
F O R Z A - I N T E R ! ! !
__________________
I LOVE INTER