| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
| Shikoni rezultatet e sondazhit: Fituesja Euro 2004? | |||
| Italia | | 3 | 33.33% |
| Franca | | 1 | 11.11% |
| Portugalia | | 0 | 0% |
| Republika Ēeke | | 0 | 0% |
| Hollanda | | 1 | 11.11% |
| Gjermania | | 1 | 11.11% |
| Spanja | | 0 | 0% |
| Anglia | | 2 | 22.22% |
| Bullgaria | | 0 | 0% |
| Danimarka | | 0 | 0% |
| Greqia | | 1 | 11.11% |
| Kroacia | | 0 | 0% |
| Rusia | | 0 | 0% |
| Suedia | | 0 | 0% |
| Zvicra | | 0 | 0% |
| Latvia | | 0 | 0% |
| Votues: 9. Ky sondazh eshte i mbyllur | |||
![]() |
| | LinkBack | Alternativa Teme | Vleresoni Temen |
|
#71
| ||||
| ||||
| Citim:
Eshte e vertete qe Italia eshte ekipi me i kompletuar kete vit dhe uroj me te vertete qe te fitojme.....ndersa voten e dhashe qe ne minuten e pare qe u hap kjo teme.
__________________ If a tear fell from my eyes each time I thought of YOU, I would have a puddle of fallen wishes......~ crazy in ~ |
|
#72
| ||||
| ||||
| Italia eshte pretendente por eshte ekip qe shfaq probleme momentin e fundit. Sa per gjermanine do te doja tju kujtoja europianin e 1996. Nese gjermania kalon grupin them se do jete ne finale.
__________________ editorial |
|
#73
| ||||
| ||||
| hollanda
__________________ brus lee |
|
#74
| ||||
| ||||
| EURO 2004: Shkurt... Terri, jashtė ndaj Francės Mbrojtėsi i Anglisė Xhon Terri nuk do tė luajė nė ndeshjen e sė dielės ndaj Francės, sipas trajnerit Sven Goran Erikson. Lojtari i Ēelsit nuk ka arritur ta marrė veten plotėsisht pas njė dėmtimi dhe nuk do tė rrezikohet nė ndeshjen e parė tė grupit B. "Ai ėshtė stėrvitur pak sot dhe shpresojmė tė bashkohet me pjesėn tjetėr tė skuadrės tė shtunėn,- tha trajneri suedez.- Por nuk duam tė rrezikojmė me tė, pasi i duhet mė tepėr kohė. Anglia "rrezikon" me Xherrardin dhe Lampardin Anglia ėshtė gati tė rrezikojė me aktivizimin e dyshes sė mesfushės Stivėn Xherrard e Frenk Lampard nė ndeshjen ndaj Francės. Qė tė dy kėta lojtarė kanė qenė nė formė tė mirė nė sezonin e kaluar tė Premier Ligės, me Xherrardin qė mbėshteste sulmin e Liverpulit dhe Lampardin qė krijonte raste dhe shėnonte gola pėr Ēelsin. Por rreziku mė i madh qė i kanoset trajnerit Sven Goran Erikson ėshtė se tė dy lojtarėt qė kanė shumė dėshirė tė sulmojnė mund t'i krijojė hapėsira nė mesfushė sulmit tė frikshėm tė kampionėve tė Evropės. Lizarazu: Mbrojtja ka nevojė pėr tė qenė fikse Ēėshtja e egos dhe e vetėvendosjes nuk ėshtė mė seriozja, sidomos kur bėhet fjalė pėr zgjedhjet e komponentėve qė do tė zbresin nė fushėn e lojės. Dy ditė pėrpara sfidės Francė-Angli, janė tre ata, tė cilėt luten qė era tė ndryshojė "drejtim". Dezai, qė nuk e ndryshon kurrė mėnyrėn e komunikimit me shokėt, Sanjoli i bindur se ėshtė numri dy i mbrojtjes nė tė djathtė, sikurse dhe Galasi ėshtė i bindur se ėshtė njė mbrojtės qendre tėrhequr. "Unė i marr gjėrat ashtu siē mė vijnė,"- thotė Lizarazuja, i cili mund tė jetė i katėrti nė listė. Mbrojtja, aty ku "ēalon" Franca Ekipi i Francės mund ta startojė Euron-n pa njė vijė mbrojtėse fikse, edhe pse ka njė efikasitet mahnitės, sepse nuk pėson gol prej 1040 minutash. Zhak Santini e bazon mbrojtjen e tij nė njė konkurrencė permanente, njė lloj polivalence qė i jep prioritet absolut ndėrthurjes sė formės fizike dhe eksperiencės, larg prej skemave tradicionale qė e cilėson prapavijėn repartin mė stabėl tė njė ekipi. Santini: Nuk ka turn-over tė fiksuar Njė trajner e fillon punėn duke u kujdesur pėr tė. "Shėndeti" i saj i mirė ndikon nė tė gjithė ekipin, duke i dhėnė besim dhe efikasitet. Loskov: Jam gati pėr Spanjėn Mesfushori Dmitri Loskov po pret me padurim tė pėrballet me Spanjėn nė ndeshjen e sotme tė grupit A, pasi ka lėnė pas njė dėmtim. Loskovi ka pėsuar njė goditje nė stėrvitje, por thekson se tani ėshtė nė gjendje tė mirė fizike dhe ėshtė gati ta ndihmojė skuadrėn e tij nė ndeshjen e parė ndaj Spanjės dhe mė pas ndaj Portugalisė dhe Greqisė. Rauli me sytė nga tifozeria Rauli beson se Spanja do tė pėrfitojė nga ngrohtėsia e tifozerisė dhe nga rrezet e diellit, kur tė pėrballet me Rusinė nė ndeshjen e parė tė Euro 2004-s. Stadiumi "Algarve" ėshtė vetėm 40 minuta larg me makinė nga kufiri me Spanjėn dhe mė se 15 mijė tifozė spanjollė pritet tė jenė nė ndeshjen e sotme. "Mendoj se do tė kemi njė mbėshtetje shumė tė madhe nga tifozėt,- tha Rauli.- Po pres me padurim ta shoh stadiumin tė mbushur plot me tifozė spanjollė." Figo: Tė nderojmė Portugalinė Luis Figo ka thėnė se Portugalia synon ta bėjė vendin krenar nė Euro 2004. "Dėshirojmė tė bėjmė njė paraqitje dinjitoze pėr vendin tonė, - tha Figo para ndeshjes sė parė tė evropianit. - Sipas mendimit tim, nuk duhet tė kėrkojmė me ēdo kusht qė tė fitojmė njė titull apo t'u tregojmė tė tjerėve se cilėt jemi." 31-vjeēari Figo ka qenė titullar i skuadrės sė Portugalisė nė shumė veprimtari tė mėdha, megjithėse ka dalė gjithnjė i zhgėnjyer. "Nuk jam i vetmi lojtar qė nuk ka fituar asgjė nė nivel ndėrkombėtar," - tha ai. Helveg dhe Sand: Nuk i druhemi Italisė Pėr Tomas Helvegun, ndeshja e sė hėnės mes Italisė dhe Danimarkės do tė jetė rasti pėr t'u rigjendur pėrballė disa shokėve tė skuadrės. Por mbrojtėsi i Interit ėshtė i sigurt se kombėtarja e tij do t'u krijojė jo pak probleme "axurrėve": "Pavarėsisht nga mungesat kemi njė skuadėr tė shkėlqyer, - ka deklaruar "xholi" zikaltėr, - dhe mendoj se kėtė Italia e di. Italianėt nuk e durojnė dot mbulimin e ashpėr, ndaj ne do t'u ngjitemi nga pas si pulla." Me pak fjalė, danezėt po e pėrgatitin takimin me shumė vendosmėri. Edhe pėrse nuk shquhen pėr ndonjė "bunker" tė pashkatėrrueshėm mbrojtės, me siguri do tė tregohen shumė tė vėmendshėm pėr tė mos lėnė hapėsira pėr sulmuesit e famshėm tė Italisė.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#75
| ||||
| ||||
| Euro 2004: Grupi A. Greqia shkelqen! Greqia mund Portugaline 2-1 ne ndeshjen e pare te kampionatit Europian me golat e lojtarit te Interit ''Karagounis'' ne minuten e 7 dhe ''Basinas'' ne minuten 51-te. Per skuadren Portugeze shkurtoi diferencen e golave ''Ronaldo'' ne minuten e 93-te. Ishte nje ndeshje e hapur dhe filloi me nje epersi te lehte te Grekeve dhe pas shenimit te golit krijuan disa gjysem shanse brenda pjeses se pare. Portugalia dukej se do te ndryshonte dicka ne lojen e saj me fillimin e pjeses se dyte kur nxjerri ''Rui Costa-n'' duke e zevendesuar me 'Deco-n'', po ashtu ne loje hyri dhe ''Ronaldo'', por per Portugezet do te shkonte keq e me keq kur Ranoldo pengoi sulmuesin Grek brenda zones dhe arbitri ''Collina'' me te drejte jep penallti e cila shnderrohet mjeshtrisht ne gol. Pas 2 golash avantazh, Greket ndryshojne sistemin e lojes duke u kthyer me shume ne mbrojtje dhe duke zbatuar kundersulmin i cili hera heres ishte i rrezikshem. Portugalia beri presion te vazhdueshem gjate gjithe pjeses se dyte por pa arritur te shenoje deri pas minutes se trete shtese, dhe atehere ishte shume vone. Spanja mund Rusine. Ndeshja filloi me nje dominim te theksuar nga Spanjollet dhe krjuan disa mundesi shenimi gjate pjeses se pare e cila u mbyll pa gola. Gjate 30 minutave te pjeses se pare Ruset e kishin te veshtire te hynin ne zonen e Spanjolleve, ne minutat e fundit te arriten te krijonin 1 ose 2 gjysem shanse. Pjesa e dyte filloi si e para, Spanja duke kontrolluar lojen dhe ne minuten e 60 eshte Valeron pas 35 sekondash ne fushe shenon golin e fitores. Ruset moren dhe nje mori kartonash, 5 te verdhe dhe nje i kuq, ndersa Spanjollet 3 te verdhe. Spanja mori nje 3 pikesh me vlere dhe te merituar, Rusia u paraqit dobet dhe eshte pretendentja kryesore per tu eleminuar ne kete grup. Grupi A: Rezultatet. PORTUGALI - GREQI 1-2 Karagounis 7' Basinas 51' Ronaldo 93' SPANJE RUSI 1-0 Valeron 60' Renditja. 1.Greqia 3 Pike 2.Spanje 3'' 3.Portugali 0'' 4.Rusi 0''
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#76
| ||||
| ||||
| EURO 2004: Grupi B. Kryendeshja Angli - France mbyllet me nje fund dramtik. 2 golat e Zinedine Zidane ne fund te ndeshjes i japin fitores Frances. Nje fitore e pabesueshme kunder Anglise, ne minuten 90 ndeshja ishte 1-0 per Anglezet dhe brenda 2 minutash, perkatesisht ne minuten e 91 te ndeshjes Francezet fitojne nje goditje te lire prane zonese e cila kthehet ne gol pas nje gjuajtje e shkelqyer te Zidanit. Nje minute me vone Henry merr nje penallti pas nderhyrjes se parregullt te portierit Anglez James dhe cila kthehet mjeshterisht ne gol nga Zidane. Anglezet kalojne ne avantazh ne minuten 38 te pjeses se pare me nje goditje te sakte me Koke nga Lampard pas nje goditje te lire te ekzekutuar nga Beckham. Pjesa e dyte nisi e shpejte dhe Francezet sulmuan qe nga fillimi por mbrotja Angleze ishte mjaft e sakte ne te shumten e rasteve. Anglezet pas 15-20 ne pjesen e dyte dukeshin te lodhur dhe si pasoje nuk e kalonin mesfushen dhe kjo i hapte rruge Frances qe te sulmonte vazhdimisht. Anglia kishte te gjitha mundesite ta perfundonte ndeshjen ne minuten 70 pas nje pas nje zbritje vetjake te Rooney-t i cili pengohet ne zone ne menyre te parregullt dhe arbitri me te drejte jep penallti te cilen e humbet Beckham. Ndeshja tjeter e grupit B, ndermejt Kroacise dhe Zvicres perfundoi pa gola. Ishte nje ndeshje pa shume emocione. Kroacia kishte nje dominim te lehte dhe disa mundesi shenimi te cilat nuk u konktretizuan. Edhe Zvicera kishe ndonje shans por faktori sulm ishte ne gjume! Grupi B Rezultatet: ANGLI - FRANCE 1-2 Lampard 38' Zidane 91' Zidane 93' KROACI - ZVICER 0-0 Renditja: FRANCE 3 Pike KROACI 1'' ZVICER 1'' ANGLI 0''
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#77
| ||||
| ||||
| franca kampione !nuk na ndal askush pershendetje te gjitheve
__________________ 100% shqiptar |
|
#78
| ||||
| ||||
| EURO 2004: Grupi C. DANIMARKA E BARABARTE ME ITALINE Mbyllet ne barazim pa gola sfida mes Danimarkės dhe Italisė, e vlefshme pėr Grupin C nė Euro 2004. 90 minuta spektakolare, tė papara deri tani nė kompeticionin portugez. Dy formacione qė kanė dhėnė leksione futbolli si pėr njėr-tjetrin por edhe pėr ata qė do vijnė mė pas. Claus Jensen, Sand Tomason apo dhe Jorgensen kanė pasur mundėsi tė mira pėr Danimarkėn, ashtu si Del Piero, Cassano, Vieri apo dhe Totti pėr Italinė. Megjithatė, rrjetat kanė mebtur tė paprekura, pasi Sorensen dhe Buffon kanė qėnė nė lartėsinė e duhur. Kanė zmbrapsur aksionet e kundėrtarėve dhe iu lejuan shokėve pėrpara, tė kėrkonin rezultatin pozitiv. E duket se nuk ishte e thėnė qė skuadrat tė shėnonin, ndėrsa janė kėnaqur me barazimin, pas njė futbolli tė bukur nė qytetin e Gimaraesh. SUEDIA NXJERR DHEMBET Ljungberg nė pjesėn e parė, dy herė Larsson, Ibrahimovic dhe Allback nė fundin e kohės sė rregullt nė pjesėn e dytė, mjaftojnė qė Suedia tė shkatėrrojė Bullgarinė dhe tė nxjerrė dhėmbėt nė Grupin C, pėrballė Danimarkės dhe Italisė. Njė ndeshje pa histori qė konfirmoi vendimin e drejtė tė suedezėve pėr rikthimin e veteranit Larsson. 90 minuta gjatė tė cilave, Berbatov e Hristov tentojnė tė shpėtojnė skuadrėn e tyre, por me atė qė shfaqėn nė nė fushė, ballkanasit e Markov, shumė shpejt do ti thonė lamtumirė kompeticionit. Rezultatet: DANIMARKE - ITALI 0-0 SUEDI - BULLGARI 5-0 32' Ljungberg - 57', 58' Larsson - 78'(pen) Ibrahimovic - 90'+ 1' Allbäck Renditja: 1. SUEDIA 3 Pike 2. ITALIA 1'' 3. DANIMARKA 1'' 4. BULLGARIA 0''
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#79
| ||||
| ||||
| EURO 2004: Grupi D. GJIGANDET MIQ Njė gol nė ēdo pjesė iu jep nga njė pikė gjigandėve miq, Holandės dhe Gjermanisė. 90 minuta qė mbyllin xhiron e parė nė grupe, kishin protagonistė Torsten Frings dhe Ruud van Nistelrooy. Mesfushori i Dortmund shėnoi pas njė goditje dėnimi qė niset dhe nuk devijohet deri nė rrjetė. Kaq pėr pjesėn e parė, nė tė dytėn tulipanėt dominojnė panzer-ėt qė shpesh gabojnė edhe nė mbrojtje. Nė njė prej kėtyre gabimeve, van Der Meyde kalon nė djathtė dhe shėrben pėr Ruud qė tregon klasin e tij duke mposhtur Kahn. Pėrfundimisht 1-1 dhe fjala kalon nė xhiron e dytė. LETONIA I AFROHET SURPRIZES Letonia shumė pranė befasisė sė rradhės nėse, portieri Kolinko nuk do kishte gabuar dy herė, pikėrisht nė momentet e golave pėr Republikėn Ēeke. Gjithshka ndodhi nė 90e ndeshjes sė hapjes nė Grupin D, e funditnė xhiron e parė. Letonia qė ka realizuar objektivin kryesor me ardhjen nė fazėn finale, ndėshkon ish kampionėt e Angli 96, nė fundin e pjesės sė parė me Verpakovskis. Aksion i shpejtė nga rradhėt e mbrojtjes dhe kundėrsulmi realizohet me sulmuesin kryesor leton. Nė pjesėn e dytė, njerėzit e Bruckner, nuk mund tė pajtohen dhe ushtrojnė njė presion tė lartė. Rezultatet vijnė nė 73m kur dalja e gabuar e Kolinko-s, e lė topin nė qėndėr nė zonės sė rreptėsisė, nė kėmbėt e Milan Baros, 1-1. Kur duheshin edhe 5 nga fundi vjen goli i dytė, sėrish njė dalje e gabuar e portierit leton qė lė portėn vetėm dhe kur kthehet aty, nxjerr topin e goditur nė trekėndėshim e majtė nga Marek Heinz, qė u fut si zėvėndėsues Grygera-s. Kjo ndeshje u ndoq nė Aveiro Municipal nga 31.498 shikues nėn gjykimin e francezit Gilles, Veissiere. Rezultatet: GJERMANI - HOLLAND 1-1 30' Frings 81' Van Nistelrooij REP CEKE - LETONIA 2-1 45'+ 1' Verpakovskis 73' Baro 85' Heinz Renditja: 1. REP CEKE 3 Pike 2. GJERMANI 1'' 3. HOLLAND 1'' 4. LETONIA 0''
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#80
| ||||
| ||||
| Euro 2004: Grupi A. CHARISTEAS DHE ENDERRA VAZHDON Nė Oporto, Spanjė-Greqi 1-1, nė ndeshjen e parė tė vlefshme pėr ditėn e dytė tė ndeshjeve nė grupe, nė Euro 2004, grupi A. Nė gol Morientes e Charisteas. Pas fitores me Portugalinė, njerėzit e Rehagel vazhdojnė tė ėndėrrojnė dhe tani kanė katėr pikė nė kreun e grupit tė parė bashkė me Spanjėn. Furie Rosse kalojnė nė avantazh nė 29' me Morientes qė shfrytėzon njė gabim tė mbrojtjes helene. Nė pjesėn e dytė Spanja sulmon, humbet raste tė shumta dhe befasohet nė 66' nga goli i Charisteas qė ashtu si Morientes shfrytėzon gabimin nė rrjeshtim tė iberikėve, duke barazuar llogaritė. ELEMINOHET RUSIA Rusia ėshtė skuadra e parė qė i jep lamtumirėn Euro 2004 nė Portugali. Kjo pas fitores sė parė tė vėndasve nė ditėn e dytė. Mjaftoi njė gol i Maniche dhe kartoni i kuq i portierit rus, Ovchinikov nė pjesėn e parė, shoqėruar nga Rui Costa qė Portugalia shterpė pėr shumė minuta dhe me njė futbollist mė pak te kundėrshtarėt, tė marrė tre pikėt e para. Njė fitore e rėndėsishme qė ndihmon formacionin e Scolari-t tė ridimensionojė anėn morale, pėrpara ndeshjes sė fundit nė grup, pėrballė Spanjės. Decisive kjo pėr kualifikimin nė ¼ finale. Rezultatet: SPANJE - GREQI 1-1 RUSI - PORTUGALI 0-2 Renditja: 1.Greqia 4 Pike 2.Spanja 4'' 3.Portugalia 3'' 4.Rusia 0''
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#81
| ||||
| ||||
| EURO 2004: Grupi B. Anglia mund Zvicren 3-0 me golat e Rooney-t ne minutat 23 dhe 75 Gerrard ne 82'. Pas humbjes se ndeshjes se pare Anglezet marrin piket e para kunder Zvicres ''modeste''. Ndoshta rezultati 3-0 nuk i pershtatet lojes sepse Anglia nuk ishte e shkelqyer por fitoren e meritoi. Rooney eshte lojtari me i ri qe shenon ne finalet e kampionatit Europian, 18 vjec e 7 muaj dhe 24 dite. Rekordi mbahej nga Dragan Stojkovic i Jugosllavise i cili ishte rreth 8 muaj me i vjeter. Franca nuk arrin me shume se barazimin kunder Kroacise. Francezet kaluan ne avantazh me auto-golin e Tudor-it ne min 22, per Kroatet barazon me penallti Rapaic ne min e 48 dhe Prso shenon golin e avantazhit ne min 52. Trezeguet perfiton nga gabimi i mbrojtesit Kroat dhe e barazon rezultatin ne min 64. Ne min e trete shtese Mornar i Kroacise kishte nje rast te shkelqyer nga fare prane portes gjuan jashte. Rezultatet: Angli - Zvicer 3-0 Kroaci - France 2-2 Renditja: 1.Franca 4 Pike 2.Anglia 3'' 3.Kroacia 2'' 4.Zvicra 1''
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |