| Cfare ju duhet te dini? |
|
#281
| ||||
| ||||
| Ej AlbShkodra ! Hallall ta beft zoti per informacionet e shumta qe jep... Sidomos ato per kombetaren e per kampionatin shqiptar.. por edhe per cdo lloj sporti tjeter... ndersa per futbollin te kam kundershtar...megjithate edhe nje here RROFSH... p.s me thuj ndonje fjale si ti nis fotot , se po e provoj po nuk mi merr... |
|
#282
| ||||
| ||||
| Pershendetje Inter_Forever Mbas 1 jave do behesh kundershtar me i madh sepse do ju mundim me keq se vitin e kaluar. Faleminderit per fjalet e mira. Fotot postohen ne kete menyre 1.Ne fillim merr foton (save as) dhe kjo foto shkon aty ku ke faqen e fotove qe ke ne kompjuter. 2.Kur do te postosh foton duhet qe te shtypesh (kliko) Pergjigje dhe te del fusha ku mund te shkrush ndonje fjale (tekstin) Pak me poshte shiko se shkruan Browse kliko dhe te dalin te gjitha fotot qe ke dhe zgjidh ate te cilen do te postosh , ne ate foto kliko 2 here dhe mbetet vetem te klikosh mbi Postojeni Pergjigjen dhe gjithcka ne rregull. Per c'do paqartesi mund te shkruash perseri. Shendet... |
|
#283
| ||||
| ||||
| Kupa e botes : Eleminiatoret e ''Gjermani 2006'' Shqiperia ne nje grup me ballkanaset Greqine dhe Turqine Pas shortiti te hedhur ne Frankfurt te Gjermanise per ndeshjet eleminatore te Kupes se Botes 2006 Shqiperia ben pjese ne Grupin 2 grup ky i perbere nga 7 skuadra.Ky grup mund te quhet ndryshe edhe derbi ballkanas pasi ne te bejne pjese Greqia dhe Turqia.Kundershtari me i veshtire per skaudren tone kombetare mund te cilesohet Danimarka ekip qe eshte kualifikuar per ne Europianin 2004.Nje tjeter kundershtar i forte eshte edhe Ukraina e Andi Shevcenkos,ne kete menyre anullohet automatikisht ndeshaj miqesore e parashikuar me kete perfaqsuese ne muajin shkurt.Serisht perballe do te kemi Gjeorgjine pas ndeshjeve kualifikuese te Euro 2004.Ndersa per here te p[are do te ndeshemi me ekipin me te ri Euripian Kazakistainin.Duhet permendur fakti se me 5 nga keto perfaqsuese Shqiperia eshte perballur dhe me pare bile duke arritur edhe rezultate pozitive.Trainer Brigel pas shortit eshte shprehur se Shqiperia ka mundesi per te bere hapa perpara per te grumbulluar sa me shume pike duke pare kundershtaret. Keto jane edhe 8 grupet e zones Europiane Group 1 Czech Republic Netherlands Romania Finland F.Y.R. Macedonia Armenia Andorra Group 2 Denmark Turkey Greece Ukraine Georgia Albania Kazakhstan Group 3 Portugal Russia Slovakia Latvia Estonia Liechtenstein Luxembourg Group 4 France Republic of Ireland Switzerland Israel Cyprus Faroe Islands Group 5 Italy Slovenia Scotland Norway Belarus Moldova Group 6 England Poland Austria Wales Northern Ireland Azerbaijan Group 7 Spain Belgium Serbia and Montenegro Bosnia-Herzegovina Lithuania San Marino Group 8 Sweden Croatia Bulgaria Iceland Hungary Malta |
|
#284
| ||||
| ||||
| Ngjarja e Javės: Shorti i Kupės sė Botės 2006 Shqipėria midis Ballkanit dhe Bashkimit Sovjetik Kujdes Kazakistanin! Fati i Shqipėrisė mund tė vendoset nė Alma Ata! 1. Mė mbeti mendja te Kazakistani, me ardhjen ndėr ne tė tė cilit pėr Kupėn e Botės 2006, u plotėsua njė gjeopolitikė e pangjashme e futbollit. Kėshtu, pas Shortit tė hedhur tė premten nė Frankfurt, Shqipėria ėshtė nė Grupin 2 prej shtatė skuadrash, e ndarė nė mėnyrė kapriēioze midis Ballkanit dhe Bashkimit Sovjetik. Zona duket tejet hapėsinore. Nis nga brigjet e Adriatikut, pėrshkohet nė ato tė Egjeut, mbėrrin nė Bosfor dhe pasi pėrshkohet pėrmes bregut tė Dnjeprit nė Ukrainė, vazhdon pėrmes Gjeorgjisė nė Transkaukazi dhe degdiset nė brigjet e Kaspikut deri nė kufi me Kinėn, e gati me Mongolinė! Ky ishte fati mė i fundit fantazmagorik i Shqipėrisė sė futbollit, e cila pėr herė tė dytė nė histori bėhet pjesė e njė grupi prej 7 skuadrash nė njė turne pėr kualifikimet botėrore ose evropiane. (Kupa e Botės, Edicioni 1993-94). Thashė, mė mbeti mėndja te Kazakistani, sepse mė duket se ai vetvetiu bėhet emblemė e kėsaj gjeopolitike tė re tė futbollit. Ajo gjen strehė te ky Grup 2 ku ėshtė Shqipėria, e cila papritmas, na lidh me njė tė kaluar e tė tashme vėrtet tė ēuditėshme. Kazakistani ndėrkaq, duket tė jetė po aq njė fakt i ēuditshėm. Nuk merret vesh pėrse ėshtė futur nė UEFA-n e Evropės, kur mbi 80-90 pėrqind bėn pjesė nė tokėn e Azisė. Ne nė Shqipėri e mbajmė mend filmin sovjetik Kozakėt e Kubanit, qė i ēon ngjarjet diku aty afėr Krasnodarit, kushtuar kazakve tė Rusisė, ndonėse nė Kazakistan ata pėrbėjnė shumicėn. Janė 6.4 milion. Por kazakė ka edhe nė Uzbekistan, Turkmeni, Kirgizi, Ukrainė, Taxhikistan, Afganistan, bile edhe nė Turqi e deri nė Kinė e Mongoli! Njė botė po aq fantazmagorike qė hynte nė mendjen tonė po prej kėtyre filmave sovjetikė tė viteve 50. I ndarė midis 43 pėrqind tė popullsisė kazake dhe bukur 35 pėrqind tė asaj ruse, njė barazpeshė thuajse midis besimit mysliman (47 pėrqind) dhe atij ortodoks rus (44 pėrqind), ky vend i pamatė euroaziatik qė zotėron 5420 milion fuēi me naftė, ėshtė pėr ne vėrtet emblema e njė grupi kualifikues tė Kupės sė Botės 2006. Dhe fati i Shqipėrisė mund tė vendoset mijėra kilometra larg prej nesh, nė Alma Ata. Atėherė mjerė ne? Nė Lojėrat e fundit Olimpike, ato tė Sidneit, njė boksier kazakistanas i quajtur Bekzat Starkhanov u mbulua i gjithi nė ar si kampion olimpik nė peshėn 54 kg. Bashkėatdhetari i tij Yermakan Ibraimov, i peshės 67 kg, po ashtu ar: kampion olimpik edhe ai. Bulat Jumadinov i peshės 48 kg rrėmbeu medaljen e argjėndtė si dhe Mukhtarkhan Dildabekov (+91 kg) po ashtu, qė tė dy nėnkampionė olimpikė. Islam Bairamukov qe nėnkampion olimpik nė 97 kg tė mundjes sė lirė. Nė ēiklizėm Kazakistani ėshtė fuqia e 10-12 e botės, sipas Renditjes sė UĒI-t. Alexandre Vinokourov fitoi nė Sidnei medaljen e argjėndtė nė garėn e rrugės pas Jan Ulrihut tė famshėm. Sė bashku me Andrei Kivililev, ata i pėrkasin skuadrave tė dėgjuara tė ēiklizmit, Telekom dhe Cofidis, duke qenė kėshtu, ndėr profesionistėt mė tė fortė tė botės. Nė Kampionatin Botėror tė Atletikės tė vitit 2003, dhjetgaristi kazakistanas Dimtry Karpov fitoi medaljen e bronztė me 8374 pikė. Nuk po shkojmė te Olimpiada Dimėrore kur dihet qė sportistė tė shkėlqyer formohen tash mbi 30 vjet nė Qendrėn Sportive Medeo tė Alma Ata-s, ndėr mė piktoresket dhe modernet nė botė Kemi tė bėjmė kėsisoj, me njė ish sovjetik tejet sportiv, qė qėndron mbi Shqipėrinė. Mirėpo, ne nuk do tė ndeshemi me Kazakistanin as nė boks, dhe as nė ēiklizėm, mundje apo atletikė; e aq mė pak nė patinazh. Por nė futboll, nė tė cilin FIFA e vendos Kazakistanin nė vendin e 135-tė nė botė, gati 50 vėnde poshtė Shqipėrisė. Ndonėse nuk duhet harruar se kultura dhe dija sportive nė tanėsi, edhe pse nuk arrin tė pėrēohet e njėjtė nė shumė sporte, prap ndėrhyn. Kazakistani, pėr ēudinė tonė, e ka themeluar Federatėn e tij tė Futbollit 16 vjet para Shqipėrisė, mė 1914. Ndėr themeluesit ka qenė futbollisti Myhtar Auezov (1897-1961), mė pas shkrimtari mė i madh i vendit, i pėrkthyer nė 40 gjuhė tė botės. Klubi mė popullor ėshtė Kairat i Alma Ata-s, i cili njė herė (1986) ka arritur deri nė 7 skuadrat mė tė mira tė kampionatit tė parė tė Bashkimit Sovjetik. Me emrin e mesfushorit Evgenij Jakovenko, Kazakistani ka sot e kėsaj dite njė Kampion Olimpik edhe nė futboll, natyrisht nėn fanelėn e BRSS: nė Olimpiadėn e Seulit kur skuadra sovjetike pas 120 minutave mposhti 2-1 nė fundoren dramatike pėr medaljen e artė, as mė pak e as mė shumė, por shģ 11-shin e Brazilit ku ishin edhe Tafareli, Romario dhe Bebeto! Si i pavarur (1991), Kazakistani ka fituar 9 ndeshje nė pjesėmarrjet e tij tė pakta nė Kupėn e Botės edhe nė futboll, pėrballė vetėm 5 tė Shqipėrisė e cila nė tėrėsi ka njė bilanc negativ, ndėrsa kazakėt e Alma Ata-s pėr ēudi e kanė pozitiv! Ndeshjet e tij mė tė mėdha nė kėtė histori evropiane qė sapo fillon, janė vetėm tri: 0-3 me Poloninė, 0-1 me Portugalinė dhe 2-2 me Maltėn. 2. Dhe FIFA qė e vendosi tė fundit nė Grupin 2 tė kualifikimeve tė Kupės sė Botės, ku i parafundit ėshtė Shqipėria jonė, e cila nė edicionin kualifikues tė EURO 2004, qė sapo shkoi, bėri njė hap tė bukur para: la prapa njė shtet, zhvilloi ndeshje tė shkėlqyera tė paktėn 4-5 herė, me bujė mposhti 3-1 Rusinė dhe tani kėrkon tė kalojė Kazakistanin, Gjeorgjinė, Greqinė, Ukrainėn, Turqinė Danimarkėn. Trajneri Hans Peter Briegel ka thėnė nėn zė se duhet tė synojmė kualifikimin. Dhe ky i Kupės sė Botės 2006, tė shfaqet si grupi mė i mundėshėm pėr tia arritur njė herė edhe Shqipėria e vogėl. Kazakistani i njė sporti disa herė mė tė zhvilluar se Shqipėria, e qė nė futboll ėshtė i 135-ti i botės, ta do mėndja tė jetė viktima mė e sigurtė e jona. Mandej Gjeorgjia tė cilėn sapo e lėmė pas. Mandej Turqia, e vetmja e sapo kurorėzuar si njė ndėr mė tė mėdhenjtė e Botės, me tė cilėn kemi njė bilanc pozitiv: 3 fitore pėr ne, 2 pėr tė, 2 barazime, golat 11-5 pėr ne. Pėr herė tė parė nė histori Shqipėria ndodhet nė njė grup, shumicėn e pjestarėve tė tė cilit, herė pas here i ka mundė. Historia na tregon se Shqipėria e ka mundur 2 herė Gjeorgjinė, 3 herė Turqinė, 3 herė Greqinė, madje 40 vjet mė parė, mė 1963, ka mundur 1 herė edhe Danimarkėn. Rradhazi kėto fitore qė janė 9 dhe qė nisin nga thellėsia e vitit 1964, shprehen nė kėte kadencė: 1-0 Danimarkės, 3-0 Turqisė, 2-0 Greqisė, 1-0 Greqisė, 4-1 Turqisė, 2-1 Gjeorgjisė, 2-0 Greqisė, 2-0 Turqisė, 3-1 Gjeorgjisė! Prej shqiptarėve nuk ėshtė mundur asnjėherė Ukraina dhe me ta nuk ka patur asnjė ndeshje deri tani Kazakistani. Dhe papritmas ta shtije frikėn bash ky, Kazakistani, tė cilit ia kushtova kėtė shkrim, sepse nė Shqipėri nuk e njohin. Por dhe pse vėrtet qė ai ėshtė emblema thirrėse e kėtij grupi. E ndarė kėsaj rradhe midis Ballkanit dhe Bashkimit Sovjetik, vėrehet se Shqipėria ėshtė humbėse megjithate. Ndonėse dy herė kohėt e fundit, Gjeorgjinė ajo e ka lėnė pas nė grupet pėr KE 2000 dhe pėr KE 2004. Duke iu kthyer Ballkanit ėshtė vėrtet interesante tė nėnvizohet qė edhe Greqinė, Shqipėria e ka lėnė pas po dy herė: pėr KE 1964 ngaqė ajo nuk pranoi tė ndeshej pėr shkak tė ligjit tė luftės, ēka falė 3-0 nė tryezė Shqipėria shkoi nė 16-she tė Evropės pėr herė tė parė dhe tė fundit nė histori. E ka lėnė pas edhe pėr KB 1986. Ndėrsa Turqinė asnjėherė deri mė sot, ndonėse mė 1971, ndėrmes bilancit pozitiv nė tanėsi, Shqipėria e ka shkatėrruar ate 3-0 nė Tiranė me Kombėtaren e Loro Boriēit pėr KE 1972. Asnjėherė nė historinė e 17 pjesėmarrjeve tė saj, Shqipėria nuk ka kaq shumė kujtime tė mira me kundėrshtarėt e saj, sa kėsaj here. Duket se euforia ka pushtuar Tiranėn. Grup i lehtė, po thuhet. Dhe natyrisht gjithė kjo statistikė historike optimiste e sė kaluarės sė afėrt e tė largėt ndaj kundėrshtarėve tė herės, e nxit ate. Dhe prap Kazakistani. Ai qė duhet ta lemė pas plot siguri, shto dhe Gjeorgjinė qė e kemi lėnė mbrapa dy herė rrjesht pėr KE. Mandej, kur kthehemi nė Ballkan, sė bashku me Turqinė e Greqinė, formojmė treshen gadishullore, pjesė e historisė tė sė cilės jemi edhe ne. Mirėpo ky nuk ėshtė Ballkani i njė kohe. Turqia qe e treta e Botės. Greqia sapo ka hyrė nė fundoret e Portugali 2004. Asnjė shkak pėr tė qenė optimistė! Ukrainės deri mė sot Shqipėria nuk ka mundur ti bėjė asgjė. Danimarka na ka mbytur nė gola. Por ata nuk janė Angli, Francė, Hollandė, Spanjė, Gjermani, tė cilave Shqipėria iu ka marrė vetėm 1 barazim nė histori: 1967, Shqipėria - RF Gjermane 0-0. Shqipėria e vogėl, rėndom iu ėshtė nėnshtruar tė vegjėlve dhe u ka nxjerrė gjoksin pėr ndeshje dinjitoze ndaj tė mėdhenjve tė vėrtetė. Duket si pompozitet ballkanik. Ja pėrse kėsaj rradhe fati i saj mund tė pėrcaktohet nė Alma Ata. E madhe me tė mėdhenjtė, e vogėl me tė vegjėlit, ėshtė sentenca ime e vjetėr. Kėsaj rradhe ėshtė njė grup me 7 skuadra tė vogla tė gjitha. Ose tė vegjėl tė mėdhenj. 3. Hans Peter Briegel ka thėnė nėn zė se mund tė synohet njė herė kualifikimi. Edicionin qė shkoi Shqipėria nuk humbi asnjė ndeshje nė tokėn e vet. Kėsaj rradhe kėrkon tė fitojė diēka edhe jashtė. Pėrshembull, nė Alma Ata, para syve tė kazakėve tė Kazakistanit. Ndoshta edhe nė Turqi ku kemi ftuar dy miqėsore historike 4-1 dhe 2-0. Ndoshta edhe nė Athinė ku kemi fituar njė herė 2-0. Ballkani ėshtė toka jonė. Dhe mandej drejt e te ish sovjetikėt, tė cilėt tash janė plot tre: Ukraina, Gjeorgjia, Kazakistani, bri njeri tjetrit. Ky ėshtė njė grup nė tė cilin me sa duket, ka rėndėsi vetėm kualifikimi pėr fundoret e Gjermani 2006. Ēdo vend tjetėr, nga 3 deri 7, tė duket i pavlerė. Ai do tė jetė edhe njė duel i mprehtė gjerman, dueli i armiqve Hans Peter Briegel tė Shqipėrisė dhe i Otto Rehnagel tė Greqisė, tė cilėt nuk i flasin njeri tjetrit me gojė dhe mbajnė prapa shpine gjithė ambicjet ndėrluftuese tė tyre te Kaiserslautern. Nuk i dhanė dorėn njeri tjetrit nė Shortin e Frankfurtit. Edhe ky ėshtė njė tregues mė tepėr pėr ti shndėrruar tė paktėn takimet Shqipėri Greqi, nė duele tė pamshirshėm gjermane. Shqipėria ka fituar vetėm pesė ndeshje pėr Kupėn e Botės, qysh nga KB 1966 kur mori pjesė pėr herė tė parė: 1-0 dhe 2-0 ndaj Finlandės, 1-0 Lituanisė, 2-0 Greqisė dhe 2-0 Belgjikės. Nė 8 pjesėmarrje pėr Kupėn e Botės. 6 herė ka dalė e fundit nė grup dhe vetėm dy herė e parafundit: KB 1982 dhe KB 1986, duke lėnė pas Finlandėn dhe Greqinė, dhe vetėm pėr golaverazh! Nuk ka ku shkon mė pak! Me njė bilanc kėsisoji, nuk ke gojė me folė dhe ndoshta as tė shkruash gjatė. E pėrcaktuar papritmas nė njė hapsirė euroaziatike, midis Ballkanit (Greqia, Turqia, Shqipėria) dhe Bashkimit Sovjetik (Ukraina, Gjeorgjia, Kazakistani), Shqipėria gjermanike e Hans Peter Briegelit ka shumė arėsye pėr ta quajtur kėte Short tė pafat, kur kujton se i duhet tė pėrpiqet tė mos humbė Nordin e Evropės, Danimarkėn. Ka ndėrkaq edhe njė arsye tė fortė pėr ta quajtur edhe fatlum kėte Short. Eshtė njė Shqipėri qė ndodhet nė ēastin e rritjes sė saj, kur ka njė pasuri tė bukur futbollistike, me tė cilėn sapo ka shkelė Shekullin 20 tė njė mendėsie tjetėr: mendėsisė sė fitores, mendėsisė sė largimit prej vėndeve tė fundit nė renditje, mendėsisė sė modernizimit, ēka nuk ėshtė e thėnė se mund tė pėrftohet pėrherė vetėm duke sfiduar pėrmes zhurmave fryrėse, tė mėdhenjtė e tė mėdhenjve, por mė fort mbase duke mposhtur tė vegjėlit e mėdhenj, ose tė mėdhenjtė e rinj. Kėshtu vetvetiu, mbėrrijmė pėrsėri tek emblema thirrėse e kėtij shkrimi: Kujdes Kazakistanin! Fati i Shqipėrisė vėrtet qė mund tė vendoset nė Alma Ata! Besnik DIZDARI ''Gazeta Tema'' |
|
#285
| ||||
| ||||
| Thane pas shortit Briegel "Grupi eshte i forte. Turqia e Danimarka luajne futboll te nivelit shume te larte, Ukraina e Greqia synojne te jene sa me lart. Ne jemi autsajder, por mund te fitojme ne fushen tone me te gjithe". Duka "Ne mund te luajme me te gjithe keto ekipe. Me mire qe nuk na ra ne grup me Francen dhe Cekine. Ne kete grup mund te rivalizojme shume mire. Synojme kualifikimin, ndonese kjo nuk do te thote se do te kualifikohemi patjeter". Hafizi ''Presidenti Duka thote se pretendohet kualifikimi per ne finalet e Boterorit 2006. Ky objektiv kerkon vemendjen maksimale. Me rezultatet e kaluara ne fushen tone, jemi bere me te forte dhe askush nga kundershtaret e forte nuk do te doje qe ndeshjen e fundit ta kete, me Shqiperine ne Tirane. Duhet qe ekipi kombetar te kete me shume lojtare, sepse do te kemi me shume ndeshje. Vendi i 4-t ne grup do te ishte arritje" Bajko "Ne kete grup ka ekipe qe luajne futboll te ndryshem, prandaj edhe pergatitja per keto ndeshje duhet te jete e ndryshme. Duhet te kemi shume kujdes nga Ukraina. Ajo ka rastin te synoje te ngjitet ne krye te grupit, duke mos pasur perballe kundershtare teper, teper te forte". |
|
#286
| ||||
| ||||
| Brigel-Ros, dyshja gjermane me sytė nga 2006-ta Hans Peter Brigel tashmė ėshtė trajneri i Shqipėrisė. Gjermani, qė dikur ka luajtur nė Bundesligė me Kaizerslauternin, tani shpreson qė ekipi i tij, Shqipėria, do tė kualifikohet pėr nė fazėn finale tė botėrorit tė 2006-s. "Duke qenė gjerman, shpresoj nė njė kualifikim pėr nė botėror," - ėshtė shprehur Brigeli menjėherė pas shortit nė Frankfurt. Gjermani i drejton kuqezinjtė e Shqipėrisė sė bashku me ndihmėsin dhe shokun e tij, Aksel Ros, qė prej dhjetorit tė vitit tė shkuar. "Qėllimi ynė kryesor ėshtė rritja profesionale e ekipit," - shprehet Rosi. Ish-futbollisti gjerman ka braktisur studimet pėr ekonomi pėr tė ndihmuar shokun e tij, Hans-Peter, nė detyrėn si trajner i kombėtares shqiptare. Objektivi i dy gjermanėve ishte kualifikimi pėr nė Evropian, qė pėr pak u arrit. Gjithsesi, skuadra e tyre, Shqipėria, nuk ėshtė mundur asnjėherė nė Tiranė, kjo edhe pėr meritė tė dy gjermanėve. Nė fillim tė tetorit, dyshja gjermane nėnshkroi njė tjetėr kontratė me presidentin e Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armand Duka. Pra, deri nė 2006-n, Brigel-Ros do tė jenė trajnerėt e Shqipėrisė. E gjithė skuadra shqiptare luan jashtė vendit, madje 5 lojtarė aktivizohen nė Bundesligėn 1 dhe 2. "Siē e prisnim, kushtet e Shqipėrisė janė plotėsisht tė kundėrta me ato nė Gjermani," - shprehet Rosi. - Nė atė vend ka njerėz tė pasur, por edhe tė varfėr, ēka tregon pėr kontrastin e madh shoqėror," - shprehet ndihmėsi i Brigelit. Pėr sa i pėrket pjesės profesionale futbollit, Rosi shprehet se Shqipėria ka bėrė shumė pėrparime nė njė kohė tė shkurtėr. "Fituam me Rusinė 3-1 dhe njerėzit kėrcenin nėpėr rrugė," - kujton Akseli. Gjermani thotė se kjo ndodh vetėm kur njė skuadėr e Bundesligės fiton kampionatin nė vendin e tij. Gjithsesi, dy gjermanėt do tė bėjnė tė pamundurėn pėr t'i prerė Shqipėrisė njė "biletė" pėr nė Gjermani 2006. Kėtė e pėrforcon edhe fjala e Rosit: "Kujdes! Mund tė jemi surpriza e radhės," - pėrfundon Aksel Rosi. marrė nga www.FIFAworldcup.com |
|
#287
| ||||
| ||||
| Brigeli, tė hėnėn nė Tiranė pėr "zborin" nr.2 Trajneri i kombėtares, Hans Peter Brigel, do tė jetė tė hėnėn nė mesditė nė Tiranė pėr "zborin" nr.2. Kanė qenė burime nga sektori i ekipeve kombėtare, tė cilat e kanė konfirmuar njė fakt tė tillė. Kėshtu, gjermani, sė bashku me ndihmėsin e tij, Ros, nė orėn 12.30 do tė mbėrrrijė nė Rinas. Trajneri i kuqezinjve, menjėherė do tė akomodohet nė Linzė, ku do tė bėhet grumbullimi i tė gjithė "zboristėve". Tė gjithė sė bashku, mė pas do tė udhėtojnė drejt Kamzės, pėr stėrvitjen e parė me futbollistėt e kampionatit shqiptar tė futbollit. Mėsohet se lista e futbollistėve do tė ketė shumė pak ndryshime nga ajo e muajit tė kaluar. Me shumė gjasa, Brigeli, sipas burimeve tė besueshme nė FSHF, do tė shohė kėtė radhė edhe disa futbollistė mbrojtės tė kampionatit shqiptar. Nuk pėrjashtohen emra tė njohur tė kampioantit shqiptar, si Behari dhe ndonjė tjetėr. Gjithsesi, nė FSHF, tė komunikojnė se lista e "zboristėve" do tė publikohet vetėm atė ditė kur Brigeli tė jetė nė Tiranė. "Zbori" do tė zgjatė vetėm 3 ditė. |
|
#288
| ||||
| ||||
| Brigel largohet nga Kaizerslauterni Hans Peter Brigel, anėtari i komitetit drejtues tė Kaizerslauternit, njė ditė para asamblesė sė kėtij klubi ka dhėnė dorėheqjen nga funksionet e tij. Lajmi nuk ėshtė i ri, pasi largimi i Brigelit nga strukturat drejtuese tė klubit tė Kaizerslauternit ishte paralajmėruar qė mė 24 nėntor nga vetė trajneri i Shqipėrisė. Shkaku i largimit tė trajnerit tė kombėtares shqiptare nga kryesia e klubit tė Kaizerslauternit janė bėrė mosmarrėveshjet e tij me presidentin Rene Jagi. |
|
#289
| ||||
| ||||
| Kėshilltarėt e Brigelit vėzhgojnė futbollistėt Hans Peter Brigel nuk e ka vendosur ende numrin dhe emrat e lojtarėve tė kampionatit shqiptar qė do tė thėrrasė pėr grumbullimin e dytė stėrvitor. Ndonėse kanė mbetur vetėm dy ditė nga grumbullimi, gjermani dhe bashkėpunėtorėt e tij nė FSHF-ja, nuk janė bindur ende se kush do tė jenė futbollistėt, me tė cilėt do tė punojė pėr tre ditė me radhė trajneri i pėrfaqėsueses. Megjithėse pranohet se grupi do tė jetė thuajse i njėjtė, Brigel dėshiron tė presė fundjavėn para se tė vendosė. Nė fakt, gjermani nuk do tė jetė i pranishėm nė Tiranė deri tė hėnėn. Dhe mė shumė se vendime tė tij bėhet fjalė pėr kėshilla tė bashkėpunėtorėve nė FSHF, tė cilėt do tė shpėrndahen sot nė takimet e javės sė 16-tė. Nga burime pranė kėtyre kėshilltarėve mėsohet se vėmendja do tė jetė e pėrqendruar tek takimi mes Vllaznisė dhe Besės. Nė qendėr tė vėmendjes do tė jenė disa tė rinj tė kėtyre dy skuadrave dhe sidomos tė skuadrės shkodrane. Tashmė nuk ėshtė mė njė gjė e fshehtė fakti se bėmat e dyshes sė mbrojtjes shkodrane Belisha-Teli kanė mbėrritur deri tek veshėt e trajnerit Brigel. Kjo dyshe sė bashku me tė riun tjetėr Ahi, po tė Vllaznisė, do tė jenė nėn vėzhgim. Po kėshtu nuk pėrjashtohet edhe ndonjė surprizė tjetėr. ėshtė thuajse e pranuar se lojtarėt e grumbullimit tė parė, do tė jenė thuajse tė gjithė, megjithėse burime tė sigurta thonė se Brigel ka bėrė disa pėrjashtime. Gjermani nga Rinasi do tė paraqitet direkt nė qendrėn stėrvitore tė Kamzės ditėn e hėnė pėr tė testuar tė grumbulluarit e kampionatit tonė. Nga grumbullimi i parė i realizuar para disa javėsh Brigel ka pėrzgjedhur menjėherė tre futbollistė tė cilėt janė pėrfshirė nė radhėt e kuqezinjve nė miqėsoren me Estoninė tė zhvilluar nė Qemal Stafa. |
|
#290
| ||||
| ||||
| besoj se kampionati shqipetre ka shume talente por keto duhet te testohen ne ndeshje miqesore per ti marre frytet qe te nxjerre emra te medhenj si beqaj aliaj etj
__________________ brus lee |
|
#291
| ||||
| ||||
| Citim:
Dhe nga kjo arsye shume talente merren per kombetaren pas nje moshe realitivisht te vjeter ose nuk merren kurre. |
|
#292
| ||||
| ||||
| Trajneri gjerman do tė jetė pjesėtar i jurisė nė Festivalin e 42-tė tė Kėngės nė RTSH Brigeli, pas kombėtares edhe festivalin Trajneri i kombėtares shqiptare, gjermani Hans Peter Brigel, pėrveēse tė pėrzgjedhė elementėt cilėsorė kuqezinj pėr skuadrėn qė drejton, do tė ketė rastin tė tregojė se ka edhe vesh muzike. Nuk ėshtė fjala pėr t'i mėsuar melodinė apo tekstin e himnit tonė kombėtar, tė cilin kuqezinjtė qė drejton, por edhe tė gjithė futbolldashėsit shqiptarė nė stadiume e mbajnė nė gojė para dhe gjatė zhvillimit tė ndeshjeve tė kombėtares, por pėr diēka tjetėr. Pasi do tė zhvillojė seancat e "zborit" me tė pėrzgjedhurit e kampionatit shqiptar pėr 3 ditė nė kompleksin e ekipeve kombėtare nė Kamėz, trajneri ynė kuqezi do tė provojė njė eksperiencė krejtėsisht tė re. Nuk mund tė thuash me saktėsi sesa lidhje ka pėr gjermanin sporti, nė rastin konkret futbolli, me muzikėn, por Brigelit do t'i duhet tė demonstrojė se ėshtė profesionist edhe nė kėtė gjininė e fundit. Tė enjten, tė premten dhe tė shtunėn e kėsaj jave, Brigeli do tė jetė i ftuar nė Festivalin e 42-tė tė Kėngės nė RTSH. Madje jo vetėm kaq, sepse gjermani nuk do tė jetė thjesht spektator. Me ftesė tė regjisorit tė kėtij spektakli tradicional tė kėngės sonė, Pali Kukes, njeriu i stolit kuqezi do tė bėjė pjesė nė jurinė e festivalit. Ka qenė kjo zgjedhja e drejtuesve tė kėsaj veprimtarie, e cila ka gjetur edhe mirėkuptimin dhe pėlqimin e Brigelit. Kėsisoj, gjermanit do t'i duhet tė japė votėn e tij edhe pėr kėngėn mė tė mirė, apo kėngėtarin mė tė mirė, nė pėrqasje me ēmimet qė do tė shpėrndajnė drejtuesit e festivalit. ''Sporti Shqiptar'' |
|
#293
| ||
| |