Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Bota e Sportit | Futbolli

Ekipi Kombėtar

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #36  
Te vjeter 10-10-2003, 16:26
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Federata shkarkon mjekun e kombėtares, Heqimi

Lluka Heqimi nuk do tė jetė kėtej e tutje mjeku i kombėtares shqiptare. Lajmin e ka bėrė tė ditur vetė ish-mjeku i kombėtares. Sipas Heqimit, shefi i sektorit tė ekipeve kombėtare, Besnik Ēela, e ka thirrur nė Federatė dhe i ka komunikuar zyrtarisht se, me urdhėr tė presidentit Duka, nuk do tė jetė mė mjeku i ekipit kombėtar kėtej e tutje. Kėshtu, edhe Lluka Heqimi nuk ėshtė nisur pėr nė Lisbonė.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #37  
Te vjeter 10-10-2003, 16:27
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Pėrsėri Shkėmbi, peng i vizės

Edhe Blendi Shkėmbi nuk ka mbėrritur ende nė Lisbonė pėr t'u bashkuar me ekipin kombėtar shqiptar. Sėrish pengesė pėr kėtė futbollist ėshtė bėrė viza. Nė fakt, njė nga shkaktarėt e mospajisjes nė kohė me vizė tė kėtij futbollisti ėshtė bėrė klubi i Rijekės. Ky i fundit vetėm dje i ka dorėzuar shqiptarit faksin e FSHF-sė, kėshtu qė pėr Shkėmbin nuk mjafton koha qė tė pajiset me vizė dhe me tė gjitha gjasat nuk do tė marrė pjesė nė miqėsoren me Portugalinė.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #38  
Te vjeter 10-10-2003, 16:28
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Trajneri i Portugalisė, braziliani i Seleēaos, vlerėson ndeshjen miqėsore ndaj kuqezinjve

Skolari: Shqipėria, test pėr finalet e Evropianit

Trajneri i Portugalisė, Luis Felipe Skolari, e ka cilėsuar miqėsoren e 11 tetorit me Portugalinė njė nga ndeshjet mė rėndėsishme nė pėrgatitjet pėr Evropianin e 2004-s. Trajneri i portugezėve, i cili vitin qė kaloi ėshtė shpallur kampion bote me Brazilin, ėshtė shprehur me superlativa pėr ekipin e Shqipėrisė. "Eshtė njė ekip shumė i mirė dhe shumė i fortė. Tė drejtuar nga trajneri i tyre, Brigeli, ekipi shqiptar, prej disa kohėsh zhvillon lojėra shumė tė mira. Do tė jetė njė ndeshje mjaft e mirė, ku tė gjithė do tė dalin tė kėnaqur pas 90 minutave tė sė shtunės. Pėr sa i pėrket skuadrės qė unė drejtoj, ndeshjen me Shqipėrinė ne e konsiderojmė njė nga takimet mė vlefshme pėr finalet e Evropianit, qė do tė zhvillohet kėtu nė vendin tonė," - ėshtė shprehur Skolari. Sipas tij, ndeshja miqėsore me Shqipėrinė ka njė vlerė shumė tė madhe, pasi nė Evropian skuadra e tij do tė ndeshet me ekipe si Shqipėria, tė cilat luajnė njė futboll tė ngjashėm me lojėn e kuqezinjve. "Duke luajtur me kundėrshtarė si Shqipėria, ne arrijmė tė kuptojmė mė mirė lojėn e kėtyre ekipeve, tė cilat, nėse kalojnė nė avantazh, janė shumė tė rrezikshme dhe mund tė na kushtojnė shtrenjtė," - ka pėrfunduar Skolari. Trajneri i Portugalisė, prej dy ditėsh, ka filluar grumbullimin pėr ndeshjen me Shqipėrinė dhe menjėherė ėshtė ndeshur me disa dėmtime te futbollistėt e ekipit. Kėshtu, me tė gjitha gjasat, nuk do tė jetė i gatshėm pėr Skolarin Deko, por nė dyshim janė edhe disa lojtarė tė tjerė. Gjithsesi, nė kampin portugez, pėr ndeshjen me Shqipėrinė, flitet vetėm njė gjuhė: fitorja.

Sporti Shqiptar
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #39  
Te vjeter 10-10-2003, 17:30
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Portugalia: Hugo Viana, titullar ndaj Shqiperise

Trajneri Luiz Felipe ka vendosur qe Hugo Viana te jete titullar ne ndeshjen miqesore ndaj Shqiperise, neser ne Lisbone. Mesfushori do te jete e reja me e madhe sipas gazetes "A bola". Scolari kishte ne mbrojtje Miguel, Fernando Couto, Jorge Andrade dhe Miguel, ne mesin e fushes ishin Costinha, Hugo Viana e Rui Costa, ndersa ne sulm Figo, Boa Morte dhe Pauleta si qendersulmues.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #40  
Te vjeter 10-10-2003, 17:39
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Vėshtirėsia e Netzer, Shqipėria e '67

Njė nga revistat mė prestigjioze gjermane "Spiegel" nė nėnrubrikėn e saj tė sportit, tė titulluar si "Citati i Ditės" i referohet polemikave tė fundit midis trajnerit tė Kombėtares gjermane, Rudi Fėler dhe ish-lojtarit tė Kombėtares gjermane, qė tashmė ėshtė njė nga komentatorėt mė nė zė, nė rrjetet televizive gjermane, Gynter Netzer, i cili kujton "dushin me ujė tė ftohtė" qė morėn dikur nė Shqipėrinė e 1967.Pas ndeshjes kundėr Islandės 0:0 e vlefshme pėr eliminatoret e Evropianit 2004, komentatorėt e Televizionit shtetėror gjerman, Gerhard Delling dhe Günter Netzer tė bėheshin objektivi i inatit tė papėrmbajtur tė trajnerit tė Kombėtares gjermane, Rudi Völler. Netzer duket se nuk i kanė bėrė shumė pėrshtypje sulmet kundėr tij. Nė njė nga ndeshjet e tij tė zhvilluara me Kombėtaren, kur ai ishte pjesėtar i saj, kanė qenė po ekspertėt qė e kanė kritikuar me tone tė larta e madje e kanė sharė. "Askush nuk ndodhej nė aeroport pėr tė na pritur - pėrvec personelit tė aeroportit. Madje, edhe prej tyre ne u shamė. "Ish-lojtari i Kombėtares gjermane dhe tashmė komentator nė rrjetet shtetėrore televizive, Günter Netzer, 59 vjeē, kujton pra nė kėtė mėnyrė kthimin e tij pėr nė atdhe, pas barazimit tė hidhur shqiptar mė 17 dhjetor 1967, nė Tiranė. Kombėtarja gjermane luajti asokohe kundėr ekipit shqiptar dhe nuk arriti dot tė marrė veēse njė 0:0. Netzer, qė ka qenė edhe kampion i Evropės mė 1972 dhe gjithashtu kampion bote mė 1974, e pėrshkruan remi-nė e marrė nė Shqipėri "njė pikė kulmore". Nėpėrmjet ndarjes sė pikėve me ekipin shqiptar, Gjermania humbi kualifikimin pėr nė Europianin e vitit 1968, gjė e cila pėrbėnte "njė mėkat" tė madh pėr Kombėtaren e famshme gjermane tė asaj kohe.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #41  
Te vjeter 10-10-2003, 17:59
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Kuqezinjtė e kampionatit, nė dispozicion tė Brigelit

Trajneri gjerman i Kombėtares shqiptare, Hans Peter Brigel, ka pasur nė mbrėmjen e djeshme tė gjithė futbollistėt e thirrur pėr sfidėn miqėsore kundėr Portugalisė qė do tė zhvillohet nesėr mė mbrėmje nė stadiumin e Lisbonės. Dje i janė bashkuar pjesės tjetėr nė kampin kuqezi nė hotelin lluksoz ”Marriott” edhe pjesa tjetėr e ekipit. Futbollistėt e kampionatit shqiptar tė cilėt kishin marrė ftesat e trajnerit gjerman, por qė kanė qenė tė impenjuar nė ndeshjet e javės sė shtatė tė kampionatit shqiptar tė futbollit janė nisur dje pėr nė Lisbonė sė bashku me njė pjesė tė delegacionit shqiptar. Lika, Muka, Dabulla, Duro e Ndreka janė vėnė nė dispocicion tė Brigelit qė ka kompletuar kėshtu grupin e 20 lojtarėve qė kishte parashikuar pėr kėtė miqėsore. Kombėtarja do tė zhvillojė edhe sot pasdite njė seancė stėrvitore, pėr tė pritur mė pas sfidėn prestigjoze tė tė shtunės nė mbrėmje me ekipin e futbollit evropian, Luais Figo, Rui Costa.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #42  
Te vjeter 11-10-2003, 01:05
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Vleresim nga kundershtari

Gazeta "A Bola", futbolli shqiptar ne syte e portugezeve

Thellesisht e ndikuar nga vitet e gjate te izolimit, kombetarja shqiptare po tregon shenja ringjalljeje. Kjo kombetare e re shqiptare, sidomos ne ndeshjen ne fushen e vet, ka treguar nje nivel cilesor dhe kulture loje te papritur, duke pasur parasysh te kaluaren e afert nderkombetare te saj. Po te shikosh ndeshjet me te mira te shqiptareve (kunder Rusise 3-1 dhe Irlandes 0-0) veren se niveli teknik i lojtareve eshte shume i mire dhe se preferohet futbolli me pasim te shkurter. Sipas stilit te lojes, ne thelb te tij, ky eshte ekip shume teknik, thuajse latin, me tentativen per te luajtur futboll harmonik.

Pika e forte e Shqiperise eshte mesi i fushes ku dallohen 5 figura: Skela, nje lojtar qe mund te luaje ne te dy krahet e fushes dhe qe ka epoke te gjate ne futbollin gjerman (Erzgebirge, Manheim, Frankfurt), Hasi me shume pervoje qe ka bere karriere ne Belgjike (aktualisht te Anderlecht), Duro qe eshte i vetmi element qe luan ne Shqiperi me Partizanin, Murati nje talent jo i rregullt qe luan ne Greqi me Iraklis, ndersa si yll suprem i konstelacionit shqiptar, Altin Lala, shtylle e Hannover 96 gjerman, motori dhe organizatori qe rregullon gjithe lojen e ekipit. Ne kete pesheshe me nivel te shkelqyer, shtohet premtimi i madh 20-vjecar, Cana, qe vleresohet nga Halilhoxhic te Paris SG. Ne sulm ka nje dyshe interesante, qe me karakteristikat e krejt te ndryshme qe ka, pershtatet per mrekulli: gjigandi Tare dhe i shkathti Rraklli, nje veteran 34 vjec, shume i afte ne levizje dhe qe ka 11 vjet ne Gjermani.

Skeda e mundshme

Sot, ora 22.15, ne O'Porto

Portugali-Shqiperi

Portugalia: Ricardo, Miguel, Fernando Couto, Jorge Andrade, Rui Jorge, Cotinha, Hugo

Viana, Rui Costa, Figo, Boa Morte, Pauletta

Shqiperia: Strakosha, Beqiri, Aliaj, Cipi, Hasi, Cana, Skela, Duro, Murati (Haxhi), Tare, Rraklli.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

Modifikuar per here te fundit nga AlbShkodra : 11-10-2003 ne 01:09.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #43  
Te vjeter 11-10-2003, 01:10
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Briegel: "I kenaqur edhe me humbje 1-3"

Hans-Peter Briegel eshte nga 1 janari i ketij viti, trajneri i kombetares se Shqiperise, duke zevendesuar ne kete detyre italianin Giuseppe Dossena. Lojtar shembullor, (nje karriere e shkelqyer), ai u zgjodh Futbollist i Vitit me 1985 dhe ka qene 72 here me kombetaren e Gjermanise, duke dale kampion i Europes me 1980, dhe kampion i Italise me 1984/85, me pelo Veronen (luajti 27 nga 30 ndeshjet e Serise A dhe shenoi 9 gola). Ne Bundeslige, luajti 240 ndeshje dhe shenoi 47 gola, arriti dy here ne podium ne 1979 e 1980, duke dale ne vend te trete me Kaiserslautern, klubi i tij i perhershem ne te cilin ishte edhe zv.president i Keshillit Administrator, duke luajtur dy here ne finalen e Kupes se Gjermanise (1976 e 1981).Modest ne karrieren e tij si trajner. Federata Shqiptare e Futbollit i ka mbeshtetur te gjitha shpresat te gjermani. Per te ndryshuar kursin e historise dhe per te bere te mundur ne keta dy vjet kontrate qe kombetarja shqiptare te arrije ne finalet e Boterorit 2006, pasi deshtoi per te arritur ne finalet e Euro 2004. Per ndeshjen e sotme, premton ekip te motivuar, por thote se do te ishte i kenaqur edhe me nje humbje 3-1. Duke thene se shenimi i golit ne Portugali do te jete nje arritje. Hans-Peter Briegel eshte 48 vjec e 9 dite. Ja nje interviste per gazeten portugeze, "A bola":

-Me cfare motivi vini te luani ne Portugali. Si e prisni kete ndeshje?

"Me kenaqesi. Jemi te lumtur qe do te mund te luajme ndaj Portugalise, nje kombetare qe ben pjese ne eliten e ngushte te fituesve te mundshem te Euro 2004. Lojtaret e Shqiperise mund te perfitojne shumet sepse pervoja nderkombetare eshte e domosdoshme per te gjithe lojtaret, ndersa per Shqiperine eshte edhe me shume e nevojshme".

-Por shumica e lojtareve shqiptare luajne jashte vendit ...

"Eshte e vertete, e di se ka nder ata qe luajne me ekipet e tyre ne Kupen UEFA dhe ne Ligen e Kampioneve. Ne Greqi, per shembull luajne ne ekipe te liges se pare, por edhe ne ata te liges se dyte. Te tjere luajne ne Itali, por jo te gjithe jane titullare. Tani jane 3 lojtare te Eintracht Frankfurt, por ekipi luan qe te mos bjere nga kategoria. Pak lojtare kane pervoje nderkombetare dhe kjo, eshte e qarte, qe eshte nje dizavantazh".

-Fakti qe Shqiperia ka qene nje vend i izoluar nga bota per shume e shume vjet, a i krijon problem psikologjik futbollisteve tuaj?

"Sot, jo. Sic e thashe, shumica e tyre luajne jashte dhe po mesohen me jeten jashte vendit. Por eshte e nevojshme pervoja dhe udhetimi jashte vendit per ata lojtare qe luajne ende ne Shqiperi. Jane vetem 3 ose 4 ne kete kombetare, por eshte e nevojshme qe te rrisim kete numer dhe t'i pergatisim per te luajtur jashte vendit. Jemi duke shtuar punen me kombetaren B, per kete qellim dhe lumturisht pas Portugalise do te luajme ne nje turne ne mes te shkurtit, ne Itali. Kjo pervoje nderkombetare do na vleje dhe nuk ka rendesi nese do humbim apo jo".

-Kete te shtune, a do jene nervoze lojtaret tuaj dhe a do i kerkojne nje autograph Figos ...

"(Briegel leshon nje te qeshur para se te jape pergjigje) Shpresoj qe jo. Do te flas me lojtaret e mi qe te luajne si duhet".

-Cfare Shqiperie do jete perballe Portugalise sot?

"Une po punoj me 16-17 lojtare, por nuk mund te them se cilet do te jene 11 lojtaret qe do te luajne. Kjo eshte ende nje problem. Nese dikush demtohet apo pezullohet, gjithnje eshte nje problem. Lala, per shembull qe luan ne Hannover, eshte shume i rendesishem per ne. Vlen ne mbulim te kundershtarit dhe ne organizimin e lojes, por eshte i demtuar... Eshte e veshtire ta zevendesoj, ndonese kemi disa lojtare ne dispozicion".

-Cfare motivacioni kishit kur pranuat detyren e trajnerit te kombetares? Nuk ishit mire si zv.president i Keshillit Administrativ te Kaiserslautern?

"Shqiperia ka pasur gjithnje emer te mire ne Gjermani. Shqiptaret gjithnje ia kane bere jeten te veshtire kombetares gjermane. Nje here dolem 0-0 (me 1967 dhe kjo quhet "Turpi i Tiranes") dhe nuk arritem te kualifikoheshim per ne finalet e Europianit. Ne ndeshjet e tjera kemi fituar me rezultat shume te ngushte, disa here me golin e fitores te shenuar ne minutat e fundit, tip 2-1, 4-3, 3-2. Hera e fundit qe kemi fituar me thelle ka qene 2-0. Ne anen tjeter, te stervitesh nje perfaqesuese kombetare eshte shume interesante dhe nje pervoje motivuese. Kam pranuar te zgjas kontraten deri ne vitin 2006".

-A jane shqiptaret te kenaqur me punen tuaj?

"Per Shqiperine kam punuar me kenaqesi. Me mua kombetarja luajti 6 ndeshje dhe fitoi 7 pike. Barazuam me Zvicren (1-1), mundem Rusine Rśsine (3-1) dhe Gjeorgjine (3-1). Ishte shume e rendesishme per shqiptaret qe fituan dy ndeshje dhe qe premton per me tej. Per kete jam i kenaqur dhe prandaj e kam zgjatur kontraten".

-Futbolli ne Shqiperi eshte sic shkruante nje gazete gjermane, "nje mjet kunder halleve te perditshme dhe per te cilin flasin te medhenj e te vegjel".

-Cdo fitore eshte nje gezim i madh. Barazimi ne shtepi me Irlanden u cilesua si shume eksitues! Eshte shume me rendesi te vazhdojme t'i motivojme keta lojtare, t'i bejme te besojne se mund te mposhtin edhe ekipet me te forte te kontinentit. Ky eshte mentaliteti".

-Nje ceshtje motivimi ...

"Dhe mentalitet i duhur. Eshte e veshtire te behet motivimi kur kundershtari eshte pak i forte. Eshte nje problem i shumices se lojtareve shqiptare qe ndjehen te motivuar vetem kur luajne perballe te medhenjve".

-Pra, ndaj Portugalise, duhet te jene shume te motivuar ...

"Motivimi eshte i madh, por jo aq sa duhet. Ka lojtare qe vazhdojne te mendojne per klubet ku luajne. 15 vjet me pare ishte ndryshe. Atehere shqiptaret luanin ndryshe. E di se do kem nje ekip te motivuar kete te shtune, por jam i qarte se do ta kemi jeten te veshtire. Nje rezultat i mire do te ishte edhe nje humbje 1-3, per shembull. Por t'i shenojme nje gol Portugalise do te jete shume e rendesishme. Do te jete nje sukses".

''KORRIERI''
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

Modifikuar per here te fundit nga AlbShkodra : 11-10-2003 ne 01:17.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #44  
Te vjeter 11-10-2003, 14:18
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Trajneri i Portugalisė bėn gati skuadrėn pėr ndeshjen e sotme miqėsore me kuqezinjtė tanė

Skolari, edhe Viana nė 11-shen anti-Shqipėri

Hugo Viana do tė jetė sot nė ndeshjen kundėr Shqipėrisė e reja mė e madhe e trajnerit. Drejtuesi i Portugalisė ka zhvilluar dje njė stėrvitje, nė bazėn e sė cilės ka qenė shpejtėsia nė sulm dhe nga krahėt. Luis Felipe Skolari duket i qetė, pasi tashmė e ka zgjidhur taktikėn qė do tė pėrdorė kundėr kombėtares shqiptare. Vetėm me njė sulmues tė deklaruar (Pauleta), Felipe ėshtė pėrpjekur tė ndėrtojė njė ekip, i cili armėn mė tė fortė e ka te krahėt. Trajneri brazilian ka nė dispozicion dy futbollistė me tipare sulmuese, plus dhe futbollistin e Paris SG-it. Trajneri i Portugalisė ka dėshirė tė luajė kundėr kombėtares shqiptare me njė skemė 4-3-3, ku mendohet tė ketė disa surpriza nė mes tė fushės. Kostinja do tė jetė njė mbėshtetės i Rui Kostės dhe i Hugo Vianės dhe kėshtu, sipas trajnerit tė Portugalisė, skuadra do tė jetė e ekuilibruar. Pas njė periudhe si futbollist i 21-vjeēarėve, Viana, futbollisti i Njukasėllit, do tė luajė titullar nė ekipin e parė, pikėrisht nė ndeshjen me Shqipėrinė. Tė pakėn ky vendim i marrė nga Skolari ėshtė kuptuar nga stėrvitjet e fundit, qė kombėtarja portugeze ka zhvilluar nė Lisbonė. Skolari u ka kėrkuar sulmuesve dhe mesfushorėve tė luajnė mė shumė nga krahėt. "I rėndėsishėm ėshtė goli i parė. Nėse arrijmė tė shėnojmė, do tė jetė shumė e lehtė. Por nėse kundėrshtarėt shėnojnė dhe kthehen nė mbrojtje, do tė jetė shumė e vėshtirė, - ėshtė shprehur Skolari. - Ndeshjen mė tė mirė duhet ta nxjerrim sot kundėr Shqipėrisė," - ka pėrfunduar trajneri i Portugalisė. Pėr sa i pėrket 11-shes, skuadra do tė jetė e njėjtė si nė ndeshjen me Norvegjinė. Vetėm Fresheja do tė qėndrojė nė stol dhe do tė zėvendėsohet nga Viana. Nė portė, Rikardoja ėshtė titullar, ndėrkohė qė nė mbrojtje do tė luajnė Migueli, Fernando Kouto, Jorge Andrade dhe Rui Jorge. Mesfusha do tė jetė e pėrbėrė prej Kostinės, Hugo Vianės dhe Rui Kostės. Nė sulm do tė jenė Figo, Luis Morte dhe Pauleta.

Ja formacioni i Portugalisė
Rikardo, Miguel, Kouto, Andrade, Rui Zhorzh, Kostinja, Viana, Rui Kosta, Luis Figo, Luis Morte, Pauleta
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #45  
Te vjeter 11-10-2003, 14:19
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Shtypi sportiv vendės ka analizuar kombėtaren shqiptare dhe ecurinė e saj nė Euro 2004

Shqipėria nė sytė e portugezėve

Historikisht, kombėtarja shqiptare konsiderohet nga portugezėt njė nga ekipet mė tė dobėta tė Evropės. Pėr herė tė parė nė gjithė historinė e saj, skuadra shqiptare ka qenė nė luftė pėr t'u kualifikuar nė finalet e njė Evropiani, si edhe nė kėtė sezon. Madje kėtė herė, kjo kombėtare nuk ėshtė mundur asnjėherė nė shtėpinė e saj nė kėto eliminatore, duke e lėnė vendin e fundit tė grupit 10. Ambicia pėr njė kualifikim pėr Euro 2004-n nuk ėshtė se u shua dhe 11 tė besuarit e Brigelit kanė hyrė nė njė etapė tjetėr, duke mos e shuar ėndrrėn e tyre pėr lavdi nė tė gjithė botėn. Edhe trajneri gjerman ėshtė i bindur se kėtė herė ekipi i tij nuk do tė dėshtojė.
Ndonėse prej kohėsh njė vend i izoluar nga tė gjitha gjėrat, pėrfshi edhe futbollin, Shqipėria ka filluar tė japė shenjat e para tė rilindjes dhe tė njė epoke tė re. Pėrmirėsimet nė jetėn sociale tė njerėzve kanė ndikuar edhe te futbolli, i cili prej kohėsh ka filluar njė ngritje cilėsore. Tashmė ish-futbollistėt mė tė mirė tė kampionatit shqiptar nė kohėt e vjetra i kanė zėvendėsuar lojtarėt qė luajnė nėpėr Evropė. Gjithsesi, skuadra shqiptare luan njė futboll tė bukur dhe gjithmonė pėrdor njė rreshtim 3-5-2, qė gjatė ndeshjes tė duket mė shumė se njė 3-4-1-2. Kjo kombėtare, sidomos me kėtė sistem loje, ka qenė njė nga ekipet mė tė forta evropiane dhe gjatė eliminatoreve pėr Evropianin nuk ka humbur asnjėherė nė fushėn e saj. Ndeshjen mė tė mirė kjo kombėtare e ka zhvilluar kundėr Rusisė, me tė cilėn para disa muajsh ka fituar 3-1. Por njė meritė tė madhe ka pasur edhe trajneri i kombėtares, Hans Peter Brigel, si dhe futbollistėt e skuadrės, tė cilėt, duke u aktivizuar nė skuadrat evropiane, kanė mėsuar tė luajnė futboll modern. Mesfusha e ekipit shqiptar ėshtė shumė e fortė dhe di tė luajė shumė mirė me topin. Nė kėtė sektor tė fushės, pra nė mesfushė, luajnė 5 futbollistė shumė cilėsorė si Skela. Ky fundit luan nė tė gjithė fushėn dhe ėshtė njė nga futbollistėt mė tė mirė nga ana teknike. Veē Skelės ėshtė edhe Hasi, njė shkatėrrues, i cili aktivizohet me Anderlehtin, futbollist shumė i fortė, krijues dhe njė prej titullarėve tė ekipit. Lala dhe Murati, dy futbollistė shumė tė mirė, tė cilėt janė mbėshtetėsit e sulmit kuqezi, konsiderohen lojtarėt mė tė mirė tė skuadrės. Lala, veē tė qenit lider te Hanoveri, ėshtė i tillė edhe nė kombėtaren shqiptare. Por nė kėtė ndeshje Lala nuk do tė jetė dhe kėshtu vendin e tij do ta zėrė njė nga talentet e mėdha tė kombėtares shqiptare, Lorik Cana, aktualisht futbollist i Paris SG-it. Nė sulm, kombėtarja shqiptare ka dy futbollistė shumė interesantė, shumė tė ndryshėm nga njėri-tjetri. Bėhet fjalė pėr veteranin Altin Rraklli, shumė i rrezikshėm dhe i shpejtė. Ky i fundit sė bashku me gjigantin Tare, njė sulmues shumė i fortė dhe mjaft i rrezikshėm nė lojėn nė ajėr, janė dyshja e sulmit kuqezi.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #46  
Te vjeter 11-10-2003, 14:20
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Futbollisti portugez flet pėr ndeshjen e sotme me Shqipėrinė
Freshe: Tė mos gėnjehemi nga kundėrshtari

"Edhe pse kundėrshtari i sotėm i Portugalisė ėshtė modest, pėrqendrimi dhe motivimi pėr fitore duhet tė jetė i lartė." Kėshtu ėshtė shprehur njė nga futbollistėt e Portugalisė, Freshe, njė ditė para ndeshjes me Shqipėrinė. Futbollisti i Boavistės, gjatė njė interviste pėr shtypin portugez, ėshtė shprehur se ekipi i Portugalisė duhet tė mendojė seriozisht pėr ndeshjen dhe jo tė shohė emrin e kundėrshtarit dhe tė mos pėrkushtohet. "Shqipėria, me sa mė kanė thėnė, ėshtė njė ekip shumė i fortė, ndaj pėr tė arritur fitoren do tė jetė shumė e vėshtirė," - ėshtė shprehur portugezi. Por futbollisti i Boavistės ka zbuluar edhe njė sekret. Skolari, nė stėrvitjen e djeshme, u ka kėrkuar futbollistėve tė luajnė sa mė lirshėm dhe tė mos kenė mėshirė pėr Shqipėrinė sot nė Lisbonė.
Edhe pse Fresheja nuk ėshtė njė nga zgjedhjet e para tė Skolarit pėr ndeshjen e sotme, ai ėshtė i gatshėm tė zbatojė urdhrat e trajnerit. "Kundėrshtari ėshtė modest, ndėrsa ekipi ynė ėshtė nė momentin e tij mė tė mirė. Duke u bazuar te fjalėt e Skolarit, ndeshja e sotme duhet tė fitohet me ēdo kusht,"- ka vijuar mė tej Fresheja. Sipas kėtij tė fundit, kombėtarja e Shqipėrisė ėshtė ekipi ideal pėr tė treguar vlerat, edhe pse ndeshja duhet tė merret me seriozitet nga futbollistėt portugezė. Gjithsesi, sipas Freshesė, skuadra e tij, Portugalia, do ta ketė shumė tė lehtė tė fitojė kundėr Shqipėrisė sot nė mbrėmje nė "Stadio do Restelo".
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #47  
Te vjeter 11-10-2003, 14:21
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Flet pėr "Sportin shqiptar" portieri legjendar kuqezi, Foto Strakosha

Portugalia, pėr dinjitetin e kombėtares

Nga Athina, Ramadan BIGZA

Nuk ėshtė rastėsi zgjedhja e Portugalisė pėr tė luajtur me Shqipėrinė. Ky ėshtė dhe mendimi i numrit 1 tė portės shqiptare: "Jo, nuk besoj se jemi zgjedhur rastėsisht pėr tė luajtur me portugezėt. Ekipi ynė ka zhvilluar ndeshja mjaft tė mira." Kėshtu tha pėr "Sportin shqiptar" Strakosha. Nė fjalėt e tij shihej qartė njėfarė gėzimi, njėfarė entuziazmi, njėfarė optimizmi. Mė shumė sesa pėr vete, pėr kombėtaren. Nė kėtė rast, gjithēka ėshtė e ligjshme. Organizatorja e kampionatit tė ardhshėm europian ėshtė kundėrshtarja mė e fortė qė ka ndeshur ndonjėherė Shqipėria nė tė ashtuquajturat ndeshje miqėsore. Portugezėt nuk i kanė quajtur kot "brazilianėt e Evropės".
Biseda me Strakoshėn nuk kishte objekt kampionatin vendės, por pragndeshjen Portugali-Shqipėri. Shqetėsimi ėshtė i ligjshėm. Kombėtarja ka rėndėsinė e vet dhe tė bėn tė mendosh pėr tė, edhe pse je shumė kilometra larg vendit. Shqetėsimin e ndien edhe te njė njeri si Strakosha, i cili, ndonėse ka njė pėrvojė tė madhe, aq sa mund tė ketė krijuar imunitet ndaj emocioneve tė tilla, mendon shumė pėr ndeshjen e 11 tetorit. Portieri ynė i ka zhvilluar tė plota ndeshjet e kampionatit grek, duke luajtur nė 5 javė 450 minuta. Jo vetėm kaq, por ai ka zhvilluar ndeshje tė shkėlqyera, duke treguar formėn e tij tė mirė qė gėzon. Foto Strakosha, i cili i kaluar tashmė 38 vjetėt, thotė se ndeshja me Portugalinė ėshtė shumė e vėshtirė. Por ai ka njė optimizėm tė madh, kur thotė se, nė qoftė se ekipi ynė do tė jetė nė ditė tė mirė, mund tė bėjė ndonjė surprizė. Portieri shqiptar ka besim tek ekipi dhe nuk lėkundet, edhe pse i kujton humbjen e shpresave pėr tė shkuar nė Lisbonė si protagonist i finaleve tė Evropianit. "Megjithatė,- thotė Strakosha,- unė kam besim tek ekipi. Ne e kemi provuar veten edhe nė ndeshje shumė tė vėshtira. Kur kemi luajtur fort, kemi bėrė edhe mrekullinė."
Por portieri ynė ngulmon nė atė se nuk ka skuadra tė dobėta. Dhe pėr kėtė kujton fitoret e ekipit tonė kombėtar nė miqėsoret me Turqinė. "Kur luan kombėtarja,- thotė ai,- gjithkush kėrkon tė japė diēka mė shumė, pavarėsisht se kjo ndeshje ėshtė miqėsore apo pėr diēka tjetėr. Nė kėto raste pėrgjegjėsia duhet tė jetė vėrtet e madhe,"- shton portieri, i cili ka 13 vjet qė ėshtė larguar nga Shqipėria.
Por njeriu qė e ka mbrojtur mė shumė se askush portėn e kombėtares sė Shqipėrisė, thotė se ndeshja, edhe pse miqėsore me Portugalinė, ėshtė njė ngjarje qė duhet vlerėsuar shumė. Portieri ynė, qė ėshtė kthyer tashmė nė njė legjendė tė portės shqiptare, pėr arsye tė rekordeve qė ka kapėrcyer, siē ėshtė mosha 38 vjeē dhe 62 ndeshjet me fanellėn kuqezi, thotė pėr miqėsoren e sotme: "Portugalia do tė jetė ndeshje dinjiteti pėr kombėtaren tonė. Ne do tė luajmė ndaj njė ekipi tepėr tė fortė, tė vlerėsuar mjaft nga tė huajt, qė ka nė gjirin e vet lojtarė klasi, si Figo, Rui Kosta etj., por mbi tė gjitha qė ka njė trajner tė madh, si Skolari, i cili ka arritur ta nxjerrė Brazilin edhe kampion bote. Vetėm mendimi se do tė luajmė me kėtė ekip tė jep kėnaqėsi, jo mė tė arrish ndonjė rezultat tė kėnaqshėm." Kėtu e pėrfundon bisedėn e tij pėr "Sportin shqiptar" Foto Strakosha.

Olsi AVDIAJ 'Sporti Shqiptar'
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!