| Cfare ju duhet te dini? |
|
#491
| ||||
| ||||
| Bariē: Premtoj njė kombėtare moderne Jeton SELIMI Ashtu siē ishte parashikuar, trajneri kroat i kombėtares shqiptare, Oto Bariē, ka dalė nė njė konferencė pėr shtyp, menjėherė pas pėrfundimit tė takimit mes pėrfaqėsuesve tė federatės. Ai iu pėrgjigj pyetjeve tė shumta tė gazetarėve dhe ndonjėherė pati edhe "fėrkim" mes pėrfaqėsuesve (Mici, Ēela, Bariē, Nurishmi) dhe medias, ku ndonjė pyetje shkaktonte mėrmėritje mes tė pranishmėve. E megjithatė, Bariēi dje ka folur hapur pėrpara mediave, ndonėse disa detaje iu lanė kohės, tė paktėn ashtu siē deklaroi vetė kroati. Takimi pėr stafin, gjithēka nė rregull Takimi i djeshėm mes sekretarit Mici, Ēelės dhe trajnerit Bariē ka sjellė edhe vėnien e piketave tė para tė punės sė kroatit. Kėshtu, sipas asaj qė konfirmoi vetė trajneri dhe sekretari Mici, dje janė zhvilluar bisedimet e para rreth krijimit tė stafit, bisedime qė do marrin trajtė tė plotė nė ditėt nė vijim, nė mbledhjen e radhės tė komitetit ekzekutiv. "Ju gazetarėt kėrkoni tė dini gjithēka menjėherė. U zhvillua njė bisedė normale qė ka pasur si epiqendėr zhvillimet pėr muajin e ardhshėm tė skuadrės kombėtare. Kėto bisedime pėrfshijnė gjėra tė ndryshme, si akomodimi i lojtarėve, vendi ku do tė grumbullohet skuadra e tė tjera si kėto." Por, ndryshe nga trajneri Bariē, nė pėrfundim tė konferencės sekretari Mici ka saktėsuar se takimi ka pasur tė bėjė edhe me pagesat e pjesėtarėve tė stafit, sidomos tė zėvendėstrajnerit: "Mund t'ju konfirmoj se kemi biseduar edhe pėr detajet ekonomike tė ndihmėsit tė Bariēit. Pėr pagesėn e vetė trajnerit kemi rėnė dakord me kohė dhe ky ėshtė njė kapitull i mbyllur. Sot biseduam vetėm pėr ndihmėsin e tij." Miqėsorja e gushtit, del nė skenė Uruguaji Njė tjetėr temė e nxehtė ėshtė edhe miqėsorja e datės 16 gusht. Nga ajo qė dihet deri mė tani, kundėrshtari i vetėm i kombėtares sonė do tė jetė kombėtarja B, por trajneri Bariē ka konfirmuar dje se po vijojnė kėrkimet pėr njė pėrballje tė nivelit tė duhur: "Federata po kėrkon njė kundėrshtar tė fortė. Deri mė tani nuk e kemi, por shumė shpejt do ta kemi, sepse po zhvillohen bisedimet. Unė pres qė brenda javės tė mėsojmė emrin e kundėrshtarit tė kombėtares sonė." Ndėrsa nga ana tjetėr, sekretari Mici ka deklaruar se dje ka mbėrritur njė faks nga federata e Uruguajit, sė cilės i ėshtė kthyer pėrgjigje pozitive. Tani mbeten pėr t'u pėrcaktuar detajet dhe vendi i zhvillimit tė saj, nėse bien dakord tė dyja palėt. "Federata ka marrė njė ftesė nga homologia e saj uruguajane, e cila ėshtė shprehur e gatshme pėr njė takim miqėsor me Shqipėrinė. Ka mbetur pėr t'u pėrcaktuar vetėm vendi i zhvillimit tė takimit si dhe disa detaje tė tjera." Rinovimi i kombėtares, sot takim me Bushatin Duke qenė se rinovimi i kombėtares sonė ėshtė dhe pikėsynimi kryesor i federatės (kualifikimi pėr nė europian ėshtė harruar), kroati Bariē do tė zhvillojė sot njė takim me trajnerin e Shpresės kuqezi, Artan Bushatin, me tė cilin do tė diskutojė pikėrisht pėr kėtė ēėshtje dhe pėr elementėt mė me perspektivė. "Kombėtarja kuqezi ka nevojė pėr lojtarė tė rinj. Unė kam pėrmendur disa emra, duke i cilėsuar tė domosdoshėm, por kemi shumė nevojė pėr frymė tė re. Nesėr (sot) kam njė takim me trajnerin e kombėtares U-21, Artan Bushatin, me tė cilin do tė diskutojmė pėr lojtarėt mė tė mirė tė rinj qė militojnė nė vend, por edhe pėr ata qė luajnė jashtė. Ne do tė bėjmė atė qė duhet nė kėtė drejtim dhe pėr kėtė jam i vendosur." Lufta MTKRS-FSHF, Bariēi ngre supet I pyetur rreth pozicionit tė tij nė kombėtaren shqiptare nė njė kohė kur federata ėshtė pėrfshirė nė njė "luftė" gjyqėsore me MTKRS-nė, ku kjo e fundit deklaron paligjshmėrinė e FSHF-sė, Bariēi thotė se nuk ėshtė nė dijeni tė kėsaj, por ka shtuar se ka besim te ajo qė ka biseduar me zyrtarėt e federatės. Madje, edhe kur mėson se shteti ynė ka kontaktuar me ambasadat e Austrisė dhe tė Kroacisė nė vendin tonė, pėr ta njoftuar Bariēin se po nėnshkruan njė kontratė tė paligjshme me njė institucion tė paligjshėm, qė nuk njihet nga shteti, trajneri kroat u ka dhėnė njė "grusht tė fortė" deklaratave tė mėparshme tė drejtorit Spahiu pėr kėtė problem. "Unė besoj te njerėzit. Nėse ka diēka qė ėshtė e jashtėligjshme, ne do tė ulemi dhe do ta sqarojmė problemin. Por, nėse ėshtė ashtu siē mė thoni ju, mua nuk mė ka njoftuar njeri pėr diēka tė tillė, madje as ambasadat austriake e kroate kėtu nė Tiranė, ku kam miq e shokė. Madje, jo mė larg se pak ditė mė parė, mė uroi vetė ambasadori kroat nė Shqipėri pėr emėrimin tim si trajner i kombėtares shqiptare. E kemi lėnė qė tė darkojmė sė bashku tani afėr." Njohja, kasetat e edicionit tė fundit 10 ndeshje tė zhvilluara nga kombėtarja jonė nė eliminatoret e fundit kanė qenė nėn vėzhgim tė rreptė nga trajneri, i cili deklaron se, nėpėrmjet asaj qė ka parė, ka arritur tė mėsojė sesi funksionon kombėtarja jonė. Madje, ai ka premtuar se do tė rrisė nivelin e lojės sonė dhe se do tė punojė shumė fort. "Kam parė 10 kaseta tė takimeve tė Shqipėrisė nė eliminatoret e Botėrorit Gjermani 2006, dhe praktikisht i bie qė tė kem parė pjesėn dėrrmuese tė takimeve tė luajtura. Kam parė sesi funksionon kjo skuadėr dhe, duke i marrė parasysh tė gjitha, mėnyrėn e lojės dhe kohėn nė dispozicion, them se do tė pėrmirėsojmė mjaft gjėra. Unė dua qė tė bėj ndryshime dhe loja e pėrfaqėsueses shqiptare tė arrijė nivele europiane, tė bėhet mė moderne." Kuqezinjtė, Bariēi mendon "gjakun e ri" "Lojtarėt aktualė tė kombėtares shqiptare janė lojtarė shumė tė mirė. Unė kam pėrmendur disa emra, si Skela, Lika, Bogdani e tė tjerė, por kjo nuk do tė thotė se lojtarėt e tjerė janė tė kėqinj." Kėshtu e nis Oto Bariē pėrgjigjen pėr pyetjen mė delikate dhe qė ka krijuar jo pak reaksion nė mediat sportive ditėt e fundit. Gjithashtu, ai mendon se do tė arrijė t'i shfrytėzojė tė gjitha potencialet qė do tė ketė nė dispozicion. "Kohėn do ta shfrytėzojmė nė maksimum dhe, pėrveē kėsaj, do tė shfrytėzojmė ēdo element tjetėr pozitiv. Unė kam njė vizion tė qartė dhe e di se ēfarė kėrkoj. Kombėtarja shqiptare nuk do tė varet nga njė futbollist, pasi do tė bėjmė ēmos tė kemi tė paktėn nga dy lojtarė tė denjė pėr ēdo rol. Ne do tė arrijmė tė mundim njė nga skuadrat e forta. Kėtė do ta bėjmė." Kroati: Kualifikimi? Premtoj qė do tė punoj E ndėrsa dihet qė kundėrshtari mė i fortė i pėrfaqėsueses sonė ėshtė natyrisht dhe pretendenti kryesor pėr tė dalė nga grupi, Holanda, trajneri Bariē i ka idetė tė qarta nė kėtė pikė. Ai nuk kėrkon tė lėshojė "bomba" rreth kualifikimit, teksa shikon si mė jetike zgjidhjen e problemeve tė tjera. "Unė jam i ri kėtu dhe dua kohė. Do ta shfrytėzoj nė maksimum kėtė kohė. Unė premtoj qė do tė punoj. Nuk mund tė premtoj gjėra tė tjera. Do tė ishte e pabazė pėr shembull qė tė deklaroja se do tė mundnim Holandėn. Ne nuk jemi tė shkėlqyer, por do tė pėrmirėsohemi,"- deklaron Oto Bariē, trajneri i kombėtares shqiptare. Ngatėrresa, Shqipėria nė vendin e 85-tė! Nė deklaratė e sipėr, trajneri Bariē harron se kombėtarja shqiptare ėshtė pėrmirėsuar me 20 vende pa zhvilluar asnjė takim dhe mban mend renditjen e vjetėr, kur kuqezinjtė pozicionoheshin nė vend tė 85-tė nė renditjen botėrore tė FIFA-s. "Si mund tė jetė e lehtė rruga kur Shqipėria pozicionohet e 85-ta nė listė?" Mė pas, pas ndėrhyrjes sė gazetarėve dhe drejtuesve tė federatės, trajnerit i ėshtė bėrė e qartė situata dhe ai mė pas ka shtuar: "Ajo qė di unė ėshtė se do tė godasim. Do tė mundim njė nga rivalėt tanė." Avantazhi, gjuha gjermane dhe serbo-kroate Ndėrsa numėronte punėn dhe vėshtirėsitė qė prisnin skuadrėn kuqezi dhe atė si trajner, Bariēi ka deklaruar se kombėtarja ka njė avantazh tė madh dhe ajo ėshtė gjuha. Duke qenė se shumė lojtarė kuqezinj kanė milituar apo militojnė nė Gjermani dhe disa janė kosovarė, Bariēi ka vėnė nė dukje se kėto dy gjuhė do tė pėrbėjnė njė armė mė shumė pėr kombėtaren tonė. "Ne e kemi njė avantazh dhe kjo ėshtė gjuha. Shumė lojtarė dinė gjermanisht dhe serbo-kroatisht, ndaj besoj se nuk do tė kemi vėshtirėsi nė komunikim."
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#492
| ||||
| ||||
| Bariē: Shqipėria s'ka as lojtarė, as lojė Driton Latifi Trajneri kroato-austriak i kombėtares shqiptare nė futboll, Oto Bariē, duket se nuk ėshtė mė aq entuziast sa nė fillimet e punės sė tij, kur deklaronte pėr "revolucion" kuqezi, nė tė gjitha aspektet, tė rinovimit tė ekipit dhe tė arritjeve tė rezultateve pozitive. Tashmė ai nuk e merr guximin tė flasė pėr asnjėrėn nga kėto tė dyja, as pėr kuotė pikėsh nė fund tė eliminatoreve nė grup pėr Euro 2008-n. Duket qartė se ndeshja miqėsore e Shkodrės me Maqedoninė, luajtur mė 7 shkurt dhe e fituar nga fqinjėt tanė juglindorė, ia ka prishur humorin trajnerit Bariē. Madje e ka vėnė nė pozitė tė vėshtirė. Numri njė i stolit kuqezi, Oto Bariē, nė deklarimin e tij pėr "Sportin shqiptar", ka hedhur nė skenė mungesėn e dy komponentėve kryesorė tė kuqezinjve, pėr tė arritur deri te fitoret. Ndonėse direkt pas ndeshjes miqėsore me Maqedoninė i ka pėrmbajtur nervat, duke u shprehur diplomatik, se terreni ka qenė i vėshtirė, trajneri i kuqezinjve, Oto Bariē, ka pranuar se kombėtares shqiptare i mungojnė lojtarėt cilėsorė dhe loja e duhur, qė tifozėria t'u gėzohet fitoreve. Po kėshtu, gjashtė muaj pas marrjes sė detyrės sė trajnerit tė kuqezinjve, kroato‑austriaku ka arritur nė pėrfundim se ndryshimet nė kampin kuqezi nuk janė tė lehta, por shumė tė vėshtira. Me gjithė zėvendėsimin e Tares, qė ėshtė konsideruar pikė referuese e sulmit tė kombėtares shqiptare, kombėtarja kuqezi nuk ka mundur tė gjejė zgjidhjet e sulmit me kombinime ndaj Maqedonisė, por ka vijuar tė luajė vetėm me topa tė thellė, qė nuk ėshtė lojė e preferuar e sulmuesve tė tjerė, tė sprovuar, si Kapllani, Bogdani dhe Berisha. "Pėr tė arritur deri te fitoret dhe suksesi i dėshiruar nga tifozėt, njė kombėtareje i duhet fondi i mjaftueshėm i lojtarėve cilėsorė, si dhe loja qė do ta bėnin ata, me tė cilėn do tė identifikohej edhe vetė kombėtarja," - thotė shkurt trajneri Bariē, duke lėnė qartė tė kuptohet se kėto dy komponentė i mungojnė ekipit qė drejton. Pas insistimit tonė disa herė, se a do tė thotė kjo se ky pėrcaktim i tij profesional ngėrthen vetėm ndeshjen miqėsore me Maqedoninė, apo shtrihet mė tej, kroati pranon nė fund: "Kėtu flas pėr ēka kam parė nė kėto 6 muaj qė e drejtoj kombėtaren shqiptare. E vėrteta ėshtė se nuk kemi as lojė dhe as lojtarė, por, mė besoni, unė nuk dorėzohem kollaj. Do tė bėj ēmos qė t'i gjejmė qė tė dyja." Sa i takon miqėsores sė 7 shkurtit me Maqedoninė, tė cilėn ai e kishte paracaktuar si njė test gjeneral tė kuqezinjve para Sllovenisė, trajneri Oto Bariē nuk kėrkon tė ndalet shumė tek gjėrat negative, por mundohet t'i japė nota optimizmi vetes dhe ekipit qė udhėheq. Ai insiston se, pavarėsisht zhgėnjimit qė pėsoi nga ekipi nė kėtė ndeshje, ka patur edhe elementė pozitivė nė pėrballjen e humbur tė 7 shkurtit me maqedonasit. "Nė ndeshjen me Maqedoninė ishte nė nivelin e duhur i riu Hyka. Berishės i duhet edhe pak kohė, por unė dua tė bėj ndryshime, qė nuk janė aspak tė lehta. Drejtuesve tė federatės u kam kėrkuar edhe Rrustemin pėr ndeshjen me Slloveninė. Shpresoj qė ai tė pajiset me nėnshtetėsi shqiptare, qė ta kemi tė gatshėm pėr ndeshjen e 24 marsit, por edhe pėr sfidėn pasuese me Bullgarinė e nė vazhdim," - tha Bariē. I pyetur mbi "revolucionin" kuqezi nė kombėtare, i trumbetuar disa herė prej tij, por i kėrkuar disi me ngulm edhe nga media sportive shqiptare, duke parė moshėn mesatare tė formacionit titullar, Oto Bariē konfirmon edhe njė herė se nuk ėshtė kundėr lojtarėve tė vjetėr, por shton se duhet t'u jepet rasti tė rinjve, qė ekipi tė ketė mė shumė zgjedhje nė tė ardhmen. "Nuk jam kundėr tė vjetėrve, sepse pėrherė ndryshimet nė ekip duhet tė bėhen fazė pas faze, pra ngadalė. Unė, para se tė bėj ndryshime, dua tė jem plotėsisht i bindur se lojtarėt qė zėvendėsohen, largohen pėr zgjedhje mė tė mirė. Pra, njė futbollist e gjykoj nga forma sportive dhe vlerat qė paraqet nė stėrvitje dhe nė ndeshje, jo nga mosha. Kjo e fundit nuk pėrbėn kriter parėsor pėr mua dhe besoj pėr ēdo trajner tjetėr," - nėnvizon kroati. Po a mund tė merret ky pėrcaktim i Bariēit, se kombėtarja shqiptare nuk ka lojtarė, as lojė, si "flamur i bardhė" para ndeshjes sė radhės zyrtare me Slloveninė. Trajneri kroat nuk e pranon njė gjė tė tillė, teksa shpreson se pėr ndeshjen me Slloveninė gjėrat do tė shkojnė mė mirė. "Shpresoj qė nė ndeshjen me Slloveninė do tė na ndjekė fati i motit mė tė mirė dhe forma mė e mirė e lojtarėve, sidomos nė ekipet e tyre, ku ata luajnė. Deri atėherė do ta ndjek me shumė kujdes formėn e lojtarėve dhe aktivizimin e tyre nė klube, pėr tė bėrė zgjedhjet mė tė mira tė mundshme," - pėrfundon "Oto Maximale", qė deri tani, nė krye tė kuqezinjve, nuk e ka materializuar aspak kėtė vetėpėrcaktim.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#493
| ||||
| ||||
| Shume mire ke bere qe ke postuar foto te kombtares kuq e zi te lumte duhet te krenehohemi me ta |
|
#496
| ||||
| ||||
| Luksemburg - SHQIPERI Tjeter fitore per kuqezinjte e Bariē, te cilet fale golave te Skeles dhe Kapllanit(2) u marrin nje tjeter 3-pikesh modesteve te Luksemburgut ne fushen e tyre. Nje fitore e paster dhe plotesisht e merituar qe e ngjit Shqiperine ne vendin e 4-t ne kuoten e 9 pikeve ne Grupin G, pas Hollandes, Rumanise dhe Bullgarise, duke lene pas vetes Bjellorusine, Sllovenine dhe Luksemburgun. Ndeshjet e ardhshme do te jene me 8 dhe 12 shtator.
__________________ I LOVE INTER |
|
#502
| ||||
| ||||
| SHQIPERI - Luksemburg 2-0 (3 pike) Luksemburg - SHQIPERI 0-3 (3 pike) TOTALI: 9 PIKE - 2 FITORE, 3 BARAZIME, 2 HUMBJE Ndeshjet e ardhshme per Eliminatoret e Euro 2008 me 8 dhe 12 Shtator.
__________________ I LOVE INTER |
|
#503
| ||||
| ||||
| cila do te jet loja tjeter e radhes? |