Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Bota e Sportit | Futbolli

Ekipi Kombėtar

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #456  
Te vjeter 30-03-2006, 17:31
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Gjeorgjia, prova e kombėtares nė rinovim

Gjeorgjia, prova e kombėtares nė rinovim
Alfred LLESHI

Barazimi 0-0 nė miqėsoren e mbrėmshme mes Shqipėrisė dhe Gjeorgjisė duket se i ka lėnė tė kėnaqura tė dyja skuadrat, ashtu sikurse edhe trajnerėt respektivė, qė nuk e donin kurrsesi rezultatin negativ. Aq mė tepėr Brigeli, i cili donte tė rregullonte sadopak imazhin e asaj humbjeje me Lituaninė nė miqėsoren paraardhėse. Nė fakt, duket se 90-minutėshi i mbrėmshėm u ka shėrbyer tė dy trajnerėve pėr tė eksperimentuar dhe provuar lojtarėt e rinj, kandidatė pėr nė kombėtare, pasi cilėsia e lojės ka lėnė pėr tė dėshiruar. Madje, prania e paktė e tifozėve nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa" tregonte qartė se kjo miqėsore nuk kishte ndonjė interes kush e di se ēfarė.

Sidoqoftė, duhet pranuar se kundėrshtari ka qenė mė lart se ne, sidomos nė aspektin fizik, ku ka bėrė dukshėm diferencėn. Futbollistėt gjeorgjianė kanė fituar pothuajse tė gjitha dyluftimet e shpejtėsisė me kuqezinjtė tanė, sidomos nė mesfushė, dhe kanė qenė mė kėrkues pėr golin. Nga ana tjetėr, kuqezinjtė janė treguar disi tė mpirė, pa njė organizim tė qartė loje dhe me njė mungesė koordinimi mes reparteve. Veēanėrisht sulmi, me Bogdanin dhe Kastratin nė pjesėn e parė, e ka parė veten tė izoluar nga pjesa tjetėr e skuadrės, pasi mesfusha nuk i ka furnizuar si duhet me topa. Po ta marrėsh nė total ndeshjen e mbrėmshme, mund tė thuash se ka rezultuar mė shumė se njė ndeshje miqėsore, pasi dy portierėt respektivė kanė qenė thuajse nė rolin e spektatorit. Konkretisht, skuadra jonė kuqezi ka goditur katėr herė nė kuadratin e portierit mik, ndėrsa miqtė janė kundėrpėrgjigjur diēka mė shumė nė portėn e Likės. Ēka tregon se loja ėshtė zhvilluar mė shumė nė mesfushė, ku binte nė sy konfuzioni i lojtarėve dhe mungesa e orientimit drejt portave kundėrshtare. Duhet theksuar se loja e futbollistėve gjeorgjianė ka qenė disi e ashpėr, madje nė disa raste edhe e rrezikshme ndaj kuqezinjve tanė. Pėr pasojė, ata janė ndėshkuar edhe mė njė karton tė kuq nga gjyqtari i ndeshjes, Dondarini. Kjo, pėr sa i takon analizės sė pėrgjithshme tė miqėsores sė mbrėmshme, Shqipėri-Gjeorgji. Ndėrsa, duke u futur mė nė detaje pėr lojėn e skuadrės sonė kombėtare, duhet thėnė qė nė fillim se la pėr tė dėshiruar. Mbase kjo ka ardhur edhe si rezultat i praktikės sė pakėt tė lojės sė kuqezinjve qė u aktivizuan mbrėmė, qė pasqyrohej nė moskoordinimin e duhur tė reparteve tė lojės, por edhe tė emocioneve qė fal fanella e rėndė e kombėtares te debutuesit.

Miqėsorja e mbrėmshme, pėr sa u takon kandidatėve pėr njė fanellė kuqezi nė ndeshjet zyrtare, mund tė themi se ka konfirmuar paraqitjen konstante tė Endri Vrapit nė mbrojtje. Admir Teli ėshtė dukur "i vogėl" pėr rolin qė i ishte ngarkuar. Eshtė evidentuar qartazi Debatik Curri nė mesfushė, si njė lojtar me personalitet dhe vizion, me aftėsi mjaft tė mira organizative dhe mbrojtėse. Kemi parė njė Kastrat, qė mbase nuk e tregoi dot veten nė 45 minuta lojė. Tė tjerėt, qė u aktivizuan nė pjesėn e dytė nga Brigeli, nuk i shpėtuan dot lojės konfuze dhe pa koncept tė qartė tė skuadrės nė tėrėsi. Kėtu nuk mund tė bėhet ndonjė vlerėsim tė saktė pėr Ansi Agollin dhe Hamdi Salihin, tė cilėt ēuditėrisht u aktivizuan me mjaft vonesė nga Brigeli. Nėse i referohemi modulit tė lojės, me tė cilin u paraqit nė miqėsoren ndaj Gjeorgjisė kombėtarja jonė, duhet thėnė se pamė dy skema loje. Pjesa e parė u luajt pastėr me skemėn 3-5-2, ku nė qendėr tė mbrojtjes pozicionohej Teli, Vrapi nga e majta dhe Dallku nga e djathta. Nė mesfushė, nė qendėr tė saj, si zakonisht rolin e organizatorit e kryente Skela, ndėrsa Lala atė tė shkatėrruesit. Nė tė majtė u aktivizua Haxhi, ndėrsa nė tė djathtė Jupi. Sulmi kuqezi iu besua dyshes Bogdani-Kastrati nė pjesėn e parė. Me fillimin e pjesės sė dytė, si rezultat edhe i zėvendėsimeve tė bėra, Brigeli ndėrthuri modulin 4-4-2 nė fazėn mbrojtėse dhe 3-5-2 nė fazėn sulmuese. Tashmė vendin e organizatorit e ka marrė Klodian Duro, qė zėvendėsoi Skelėn, ndėrkohė qė pėrkrah Bogdanit nė sulm luan Kapllani.

Teli ia ka lėnė vendin E.Xhafės, ndėrsa Debatik Curri ėshtė zėvendėsuar nga Ardit Beqiri. Gjithsesi, edhe kėto zėvendėsime, ashtu sikurse edhe futja e Agollit dhe e Salihit nė fundin e ndeshjes, nuk kanė ndryshuar asgjė nė lojėn e kuqezinjve tanė, tė cilėt vuajnė shumė nė dyluftimet nė mesfushė me gjeorgjianėt dhe nė organizim. Ata e kanė mjaft tė vėshtirė tė dalin rrjedhshėm e qartė nė sulm, pasi repartet e lojės vazhdojnė tė jenė tė shkėputura nga njėri-tjetri. Pėr pasojė, porta kundėrshtare duket e paarritshme, me pėrjashtim tė njė goditjeje nga larg tė Klodian Duros dhe njė rasti tė favorshėm pėr gol tė Lalės, pas njė goditjeje kėndi. Nga ana e tyre, gjeorgjianėt tregojnė kėmbėngulje dhe freski fizike, duke bėrė diferencėn nė kėtė drejtim, edhe pse nuk e kanė vėnė seriozisht nė rrezik portėn e Likės, i cili nuk pati rast tė tregojė aftėsitė e veta. Kėshtu, mbyllet nė paqe kjo miqėsore e kuqezinjve tanė, qė synojnė rinovimin, edhe pse kandidatėt pėr ta materializuar kėtė gjė nuk duken tė tillė, qė t'i "shqyejnė" dyert e kombėtares, duke zėvendėsuar tė ashtuquajturit tė vjetėr. Gjithsesi, konstatimet mė mirė se kushdo le t'i bėjė trajneri Brigel. Ajo e mbrėmshmja ishte njė provė e kombėtares kuqezi nė rinovim...
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #457  
Te vjeter 30-03-2006, 17:32
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Shqipėri-Gjeorgji, miqėsorja e debutuesve

Shqipėri-Gjeorgji, miqėsorja e debutuesve
Adi Metaliu

Shqipėri - Gjeorgji 0-0
Shqipėria: Lika, Teli (E.Xhafa 46'), Vrapi, Dallku, Haxhi (Agolli 75'), Curri (A.Beqiri 46'), Lala, Jupi, Skela (Duro 46'), Kastrati (Kapllani 46'), Bogdani (Salihi 82'). Trajner: H.P.Brigel.
Gjeorgjia: Lomaia, Magraxe, Gvinianixe, Shashiashvili, Eliava, Gogua, Kankava, Menteshashvili (Ganugrava 30'), Gigiaxe, Jakobia, Aladashvili (Saturixe 88'). Trajner: K.Topmėler.
Gjyqtarė: P.Dondarini, K. Kopeli, M. Rosi (Itali).
K.Verdhė: Gogua, Ganugrava.
K.Kuq: Gogua.
"Radiografia"
6'- Bogdani insiston nė zonė pas pasimit tė Skelės, por mbrojtja gjeorgjiane mbyll me shpejtėsi aksionin.
13'- Kastrati shpėrthen nga e majta, kroson nė zonė pėr Bogdanin, i cili nuk arrin ta mbrojė topi, duke u dhėnė mundėsi gjeorgjianėve tė mbyllin hapėsirat.
16'- Vrapi dhe Lika nuk kuptohen mirė me njėri-tjetrin dhe u japin mundėsi miqve tė rrezikojnė.
19'- Gjeorgjianėt provojnė tė gjejnė portėn me anė tė njė goditjeje dėnimi, por zihen nė pozicion jashtė loje.
21'- Dallku devijon goditjen e dėnimit tė ekzekutuar nga Gogua.
23'- Dy goditje tė njėpasnjėshme kėndi tė gjeorgjianėve, nė fund Lika pret i sigurt topin.
26'- Jupi pason pėr Bogdanin nė hyrje tė zonės sė rreptėsisė, por mė parė sulmuesi shtatlartė zihet nė pozicion jashtė loje.
35'- Sėrish dy goditje tė njėpasnjėshme tė kėndit nga ana e gjeorgjianėve dhe mbrojtja kuqezi ėshtė nė gatishmėri pėr tė larguar rrezikun.
39'- Bogdani dhe Lala kombinojnė bukur me njėri-tjetrin, por fitojnė vetėm njė goditje kėndi. Kroson Skela dhe pret pa problemeLomaia.
41'- Eliava fiton njė goditje dėnimi nė tė majtė tė sulmit, ekzekuton Gogua, por Dallku largon me kokė. Vazhdon sulmi i gjeorgjianėve, Alatashvili i vetėm pėrballė Likės, gabon rėndė duke gjuajtur jashtė.
45'- Lala vonohet nė gjuajtje nė hyrje tė zonės, duke i dhėnė mundėsi Shashiashvilit tė largojė menjėherė rrezikun para portės.
48'- Erion Xhafa, i porsafutur, largon me shpejtėsi njė top qė po i drejtohej Goguas, duke e mbyllur mirė aksionin e miqve.
56'- Jupi i jep njė dorė edhe mbrojtjes, teksa i heq topin nga kėmba Magraxes, i cili po bėhej gati tė godiste portėn.
60'- Duro kėrkon Bogdanin nė zonė, por sulmuesi i Sienės ėshtė njė hap larg.
64'- Duro ekzekuton njė goditje dėnimi nė tė majtė tė sulmit, mbrojtja gjeorgjiane mbulon ashpėr Bogdanin, duke mos i dhėnė mundėsi ta godasė topin.
72'- Duro ekzekuton sėrish njė goditje dėnimi nga 40 metra, portieri mik nė vėshtirėsi largon topin jashtė vijave. Kroson Duro nga goditje dėnimi, pas njė rrėmuje nė zonė, Bogdani nuk shėnjestron si duhet.
78'- Eliava gjuan drejt portės, pas njė goditjeje dėnimi, topi kalon afėr portės sė mbrojtur nga Lika.
84'- Duro kėrkon portėn nga 30 metra, pret nė dy kohė Lomaia, duke u mbyllur edhe njė mundėsi kuqezinjve pėr tė shėnuar gol.
Flasin protagonistėt kuqezinj

Ansi Agolli: Luajta shumė pak minuta, prandaj nuk mund tė jap njė vlerėsim konkret. Repartet kanė nevojė pėr rifreskim, kėshtu qė ėshtė mirė tė zhvillohen sa mė shumė ndeshje tė tilla, ku tė shihen shumė lojtarė.

Erion Bogdani: Ishte njė miqėsore dhe, mė shumė se rezultati, kishte vlerė loja e tė rinjve. Pėr kėtė arsye, duke parė se futbollistėt luajtėn pėr herė tė parė me njėri-tjetrin, nuk zhvilluam ndonjė lojė tė bukur. Megjithatė, duhet vlerėsuar pozitivisht.

Endri Vrapi: Ishte ndeshja ime e dytė me kombėtaren, por duhet ende kohė pėr tė zėnė njė vend si titullar. Unė jam munduar tė jap maksimumin, por vlerėsimin mė tė saktė e jep trajneri. Shpresoj tė grumbullohem pėrsėri me kombėtaren.

Bekim Kastrati: Kjo ishte ndeshja ime e parė me kombėtaren dhe dua tė them se kam provuar njė ndjenjė tė mrekullueshme. Nė fakt, dėshiroja fitoren nė premierėn time, por nuk ndodhi kėshtu. Shpresoj ta vazhdoj punėn qė kam nisur me klubin tim dhe me kombėtaren e Shqipėrisė.

Ardit Beqiri: Gjeorgjia kishte ardhur pėr fitore nė Tiranė, madje ata ishin tepėr tė motivuar pasi drejtoheshin nga njė trajner gjerman. Pėr kėtė arsye ata luajtėn fort, madje duke e tepruar disi. Dėshira ime si ēdo futbollist tjetėr ėshtė tė vazhdoj tė jem pjesė e kombėtares edhe nė tė ardhmen.

Klodian Duro: Ishte njė miqėsore, e cila mendoj se i ka shėrbyer deri diku ekipit tonė pėrfaqėsues, pasi rezultati nuk ishte shumė i rėndėsishėm. Gjithsesi, ne edhe mund ta kishim fituar ndeshjen. Sigurisht, ka vend pėr mė mirė, por pozitive ishte hapėsirat qė iu krijuan elementėve tė rinj.

Hamdi Salihi: U aktivizova shumė pak nė fund dhe pata shumė pak mundėsi tė tregoja veten time. Megjithatė, jam i kėnaqur qė m'u dha si fillim mundėsia tė luaj me ekipin pėrfaqėsues, sepse pėr ēdo futbollist pėrfaqėsimi me kombėtaren ėshtė njė arritje e veēantė.

Redi Jupi: Shqipėria mund ta kishte fituar ndeshjen nėse do tė kishte pasur pak mė tepėr fat, sepse nė krahasim me kundėrshtarin ne krijuam mė shumė raste. Megjithatė, luanim me njė kundėrshtare si Gjeorgjia, kėshtu qė loja ishte mė e rėndėsishme se rezultati nė fund tė fundit.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #458  
Te vjeter 30-03-2006, 17:33
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Brigel: Fitova shumė njohuri pėr kandidatėt

Brigel: Fitova shumė njohuri pėr kandidatėt
Eduard Ilnica

"Pėr herė tė parė, kombėtarja luajti jo me formacionin e zakonshėm, sepse, siē e dini, donim tė shihnim disa nga pretendentėt pėr tė luajtur nė tė ardhmen. Fitova shumė njohuri pėr sa u pėrket kandidatėve tė rinj. Nuk mund t'i vlerėsosh me njė ndeshje tė pėrzgjedhurit, pasi ata do tė kenė shanse tė tjera." Kėshtu e ka nisur konferencėn pėr shtyp pas ndeshjes trajneri i kombėtares shqiptare, Hans Peter Brigel, i cili, ndryshe nga herėt e tjera, ka ftuar kolegun e tij, njėkohėsisht edhe mikun, trajnerin Klaus Topmėler, qė tė dilnin sė bashku nė konferencėn pėr shtyp.

Tė dy trajnerėt gjermanė e kanė vėnė theksin nė terrenin e vėshtirė, ēka ndikoi edhe nė rezultat, duke mos shėnuar dot nga fusha e keqe. Ndėrsa pėr ekipin, Brigeli u shpreh: "Mbrojtja mund tė them se ishte pjesė e kombėtares sė parė, duke i zbatuar detyrat dhe duke mos bėrė shumė gabime. Por dua tė vė nė dukje disa futbollistė qė nuk ishin tė stėrvitur mirė nė skuadrat ku militojnė. Mė ka pėlqyer loja e Xhafės, Currit dhe e Dallkut. Vijės sė sulmit nuk mund t'i vė shumė faj, sepse mesfusha u ndėrrua gati e gjitha nė pjesėn e dytė dhe nuk mundi tė harmonizohej ashtu si duhet. Ndikoi shumė terreni i keq i fushės, pasi gjendja ishte akoma mė e mjerueshme se nė ndeshjen me Lituaninė. Ekipi ynė luan me pasime tė shkurtra, gjė qė ky terren e pengoi shumė." Nė lidhje me sulmuesin kosovar Bekim Kastrati, trajneri i kombėtares pohoi: "Kastrati luajti mirė. Ishte shansi i parė pėr tė, tė cilin e justifikoi. Jo vetėm ai, por tė gjithė do tė kenė shanse tė tjera." Pyetjes sė fundit mbi lojėn e rėndė tė gjeorgjianėve, trajneri gjerman i kuqezinjve iu pėrgjigj me diplomaci: "Vėrtet ishte njė ndeshje miqėsore, por shumė tė rinj kėrkojnė tė fitojnė formacionin, prandaj dhe luajnė fort. Kjo ishte edhe pėr kandidatėt tanė. Mund tė them se gjeorgjianėt dhanė 100% tė mundėsive tė tyre, ndėrsa ne vetėm 80%."

Topmėler: Barazimi, rezultat i drejtė
Ndryshe nga kolegu dhe patrioti i tij gjerman Brigel, trajneri i Gjeorgjisė, Klaus Topmėler, u mor mė shumė me rezultatin, tė cilin e quajti tė drejtė dhe tė merituar pėr tė dy ekipet. Por Topmėleri, ashtu si dhe Brigeli, theksuan fushėn e keqe tė "Qemal Stafės", qė sipas tyre, ndikoi nė lojė. "Terreni ishte shumė i rėnduar dhe nuk arritėm tė dilnim nė lojėn tonė. Mendoj se rezultati ishte i merituar dhe i drejtė pėr tė dy ekipet pėr nga mėnyra si luajtėn skuadrat. Pata dy mbrojtės tė rinj, tė cilėt e justifikuan plotėsisht besimin tim. Testova shumė lojtarė dhe do tė vazhdoj ta bėj kėtė edhe nė tė ardhmen, pasi kjo nuk ishte Gjeorgjia mė e mirė," - ėshtė shprehur ndėr tė tjera trajneri gjerman i kombėtares sė Gjeorgjisė, Klaus Topmėler.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #459  
Te vjeter 30-03-2006, 17:35
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Brigeli: Botėrorin mund ta fitojė Holanda

Brigeli: Botėrorin mund ta fitojė Holanda
Olsi Avdiaj

Gjatė njė interviste tė dhėnė tė hėnėn e kaluar, trajneri i kombėtares shqiptare, Hans Peter Brigel, ka dhėnė mendimin e tij pėr botėrorin e Gjermanisė, i cili do tė nisė nė qershor. Si njė lojtar qė dy herė ka provuar se ēfarė ėshtė ėshtė finalja e botėrorit, Brigeli ka folur gjatė pėr Gjermaninė e tij, objektivat qė mund tė arrijė ekipi i Klinsmanit dhe shumė gjėra tė tjera qė kanė tė bėjnė me futbollin. "Po, e di qė Brajtneri e ka sulmuar shumė ashpėr Bekenbauerin kėto ditė pėr punėn e botėrorit. Unė ju them qė lufta do tė ashpėrsohet shumė deri nė fillim tė kampionatit botėror," ėshtė shprehur trajneri Brigel.

Gjermani, nga ana tjetėr, ka pranuar qė tė japė mendimin e tij se cilat ekipe mund tė jenė kandidate kryesore pėr tė fituar kupėn e botės. Sipas Brigelit, Brazili nuk ėshtė ekipi favorit pėr kėtė botėror. "Brazilianėt asnjėherė nuk e kanė fituar kupėn e botės nė Europė kėto 50 vjet. Kėshtu, mendoj se edhe nė kėtė botėror do tė jetė njė ekip tjetėr dhe jo Brazili," ėshtė shprehur Brigeli. Gjermani i kombėtares shqiptare gjithsesi ėshtė i mendimit se Gjermania nuk ėshtė nė njė gjendje tė keqe, siē trumbetohet nga shtypi. Sipas tij, humbja katastrofike me Italinė ishte vetėm njė episod qė nuk do tė ndikojė nė finalet e botėrorit. Pėr tė tjerat Brigeli ėshtė i mendimit se Italia dhe Argjentina kanė disa probleme. Italianėt janė tė dobėt nė mbrojtje. "Mos i shihni kėto ndeshje.

Gjermania do tė shkojė deri nė gjysmėfinale dhe pėr kėtė tė jeni tė sigurt. Shikoni takimin Bajern Milan. Bavarezėt e shkatėrruan Milanin nė ndeshjen e parė, por italianėt nė ndeshjen e dytė ishin nė qiell. Kėshtu do tė ndodhė edhe nė botėror. Pra, gjithēka do tė varet nga forma e ekipeve. Surpriza mendoj se do tė jetė Ukraina, nėse luan mirė nė mbrojtje, ashtu siē ka bėrė nė kėto eliminatore. Po luajti nė sulm, do tė ketė shumė probleme. Pėr shembull, ndaj nesh Ukraina luajti nė sulm dhe vuajti. Pėr tė mėdhatė e tjera mund tė them Argjentina dhe Italia nuk janė favorite. Italianėt nuk kanė mbrojtje kėtė vit. Holanda po, mund tė jetė kampionia e botės, pasi ka njė superskuadėr," thotė Brigeli, qė e di mirė se ēfarė ėshtė njė finale e kupės sė botės.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #460  
Te vjeter 12-04-2006, 10:47
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Shqiperia, te tjere menaxhere gati?

Shqipėria, tė tjerė menaxherė gati?
Olsi Avdiaj

Nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit dje nuk ėshtė organizuar vetėm shorti i gjyqtarėve. Njė komision i pėrbėrė prej disa anėtarėsh, me nė krye Kreshnik Agollin, Hito Hitajn dhe Medi Bushatin, kanė marrė nė pyetje 5 kandidatė tė rinj pėr tė marrė titullin menaxher tė FIFA s. Kėshtu, nė bankėn e provimit, dje kanė qenė emra tė njohur tė futbollit shqiptar. Nė radhė tė parė, ish lojtari i kombėtares shqiptare Altin Rraklli, qė aktualisht luan nė kampionatin tonė me ekipin e Besės. Alfred Bode, ish anėtari i komitetit ekzkutiv, qė nuk fitoi nė zgjedhjet e fundit dhe qė, siē duket, qėllim ka pasur pėr tė marrė licensėn e menaxherit tė FIFA s. Gjithashtu, tre kandidatėt e tjerė ishin Sokol Haxhia, Vasil Toēi dhe Alfred Mane. Tė pesė kėta kandidatė pėr gati dy orė rresht kanė zhvilluar njė provim, ku u janė pėrgjigjur pyetjeve qė kanė qenė tė mbyllura nė 5 zarfe. Sipas shefit tė sektorit tė licensimeve, Kreshnik Agolli, qė ėshtė pėrgjegjės pėr promovimin pėr menaxher tė FIFA s, gjithēka ka shkuar nė rregull. "Kanė qenė 5 kandidatė, tė cilėt kanė zhvilluar provimin nė fjalė.

Ata ishin Sokol Haxhia, Alfred Mane, Altin Rraklli, Alfred Bode dhe Vasil Toēi. Tė tėrė e kanė zhvilluar provimin, por nuk do tė thotė se mund tė quhen menaxherė tė FIFA s. Vetėm kur tė vijnė pėrgjigjet atėherė do tė shohim se cili e ka marrė licensėn," ėshtė shprehur dje Agolli. Nga ana tjetėr, duke parė me kujdes kėtė dyndje tė madhe pėr tė marrė njė licensė menaxheri, tė lind natyrshėm pyetja: Po ēfarė lojtarėsh do tė ēojnė jashtė kėta menaxherė? Nėse edhe kandidatėt e fundit e marrin licensėn, atėherė Shqipėria mund tė ketė rreth 13 menaxherė tė FIFA s, qė ndoshta nuk kanė kė lojtar tė ēojnė jashtė vendit. Tregu ynė ėshtė shumė i varfėr me lojtarė cilėsorė, tė cilėt mund tė luajnė nė kampionatet e huaja. Madje kjo duket qartė nga lėvizjet qė menaxherėt e FIFA s kanė bėrė gjatė viteve tė fundit.

Pra, shihet dhe kuptohet mjaft mirė qė njė lumė licensash pėr menaxherė tė FIFA s janė vetėm pėr tė pasuruar CV nė e personave qė i mbajnė ato tituj. Futbollit ndoshta shumė pak i shėrbejnė, pasi kėta menaxherė prej shumė kohėsh nuk kanė sjellė ndonjė risi tė madhe nė eksportin e lojtarėve shqiptarė jashtė vendit tonė.

Kuqezinjtė, miqėsoret ende pa emėr
Edhe pse ekipi kombėtar ka zhvilluar dy ndeshje miqėsore gjatė muajit mars, nga ana e federatės po punohet qė sėrish kuqezinjtė tė zhvillojnė njė ndeshje miqėsore. Tė paktėn kėshtu shprehet zėdhėnėsi i shtypit nė federatė. Sipas kėtij tė fundit, federata jonė ka nisur njė sėrė ftesash pėr njė ndeshje miqėsore nė javėt nė vazhdim. "Kemi nisur njė sėrė ftesash pėr miqėsore. Deri tani nuk kemi asnjė pėrgjigje. Gjithsesi, ne vazhdojmė punėn dhe shumė shpejt do tė kemi njė miqėsore pėr ekipin tonė kombėtar," ėshtė shprehur zėdhėnėsi i shtypit. Pra, kombėtarja ėshtė nė kėrkim tė kundėrshtarėve pėr datėn e lirė tė majit. Nė federatė nuk i kanė bėrė tė ditur emrat e kujt ekipeve ua kemi dėrguar ftesat. Ndonjėherė kjo lloj mėnyre fsheh edhe mosdėrgimin fare tė ftesave pėr ndeshje miqėsore. Dy data tė lira tė UEFA s janė ato mė 19 maj dhe mė 16 gusht.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #461  
Te vjeter 12-04-2006, 10:48
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Nje rol i ri per Ervin Skelen

Njė rol i ri pėr Ervin Skelėn
Driten Vishe

Ēfarė nuk shkon me Ervin Skelėn? Mesfushorit tė kombėtares shqiptare i ėshtė dhėnė njė rol i ri nga trajneri i Kaizerslauternit, Volfgang Volf. Drejtuesi i skuadrės gjermane e vlerėson shumė figurėn e Skelės si futbollist dhe ka gjetur pėr numrin "7" njė rol tė ri. "Skela ėshtė njė lojtar me shumė vlera dhe ne duhet qė kėto vlera t'ia nxjerrim nė pah," tha trajneri i Kaizerslauternit nė konferencėn pėr shtyp. Nė tė ardhmen do t'i jap edhe detyra mbrojtėse nė mesin e fushės. Por ai do tė jetė i vetmi nė kėtė repart, i cili do tė ketė detyrėn qė tė mbulojė veprimet mbrojtėse tė skuadrės nė mesin e fushės. Skela ėshtė autor i njė goli pėrrallor me Borusia M'Gladbahun, mirėpo kaq nuk mjafton pėr Volfin, i cili kujton edhe sezonin e zhvilluar prej tij mė 2003 2004, prandaj ai kėrkon t'i ngarkojė shqiptarit detyra tė tjera nė ndihmė tė skuadrės.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #462  
Te vjeter 02-05-2006, 13:58
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Duka-Brigel, sot takimi per kontraten

Duka-Brigel, sot takimi pėr kontratėn
Olsi Avdiaj

Trajneri i kombėtares shqiptare, Hans Peter Brigel, ka mbėrritur nė Tiranė, por nuk ka pranuar tė flasė pėr mediat shqiptare. Gjermani ka mbėrritur nė Rinas rreth orės 12.30 dhe menjėherė ėshtė parė nė shkallėt e stadiumit "Selman Stėrmasi" pėr tė ndjekur derbin mes Tiranės dhe Dinamos. Sė bashkun me trajnerin Brigel, i pranishėm nė stadium ka qenė edhe avokati i tij personal, i cili gjithmonė udhėton drejt Shqipėrisė sa herė qė gjermani ka ndėr mend tė bisedojė pėr probleme kontraktuale. Edhe herėn e parė kur ka ardhur nė Shqipėri ka qenė i shoqėruar pikėrisht nga avokati i tij. Gjithsesi, ardhja e trajnerit Brigel nė stadium ėshtė ndjekur me interes nga media. Turmės sė madhe tė gazetarėve tė interesuar pėr tė takuar gjermanin, Brigeli i ėshtė pėrgjigjur shumė ftohtė. Ai ėshtė shprehur se nuk ka ndėr mend qė tė flasė pėr median, duke zhgėnjyer njė turmė tė madhe gazetarėsh, tė cilėt ardhjen e gjermanit e kanė pasur nė qendėr tė vėmendjes. Zyrtarisht ėshtė mėsuar se trajneri Brigel do tė flasė vetėm pas takimit me presidentin e FSHF sė, Armand Duka.

Pra, gjermani u ėshtė shmangur komenteve, duke thėnė se fjalėn e tij do ta thotė pas takimit zyrtar me federatėn. Menjėherė nė fund tė ndeshjes gjermani ėshtė larguar duke refuzuar tė flasė sėrish pėr median. Ndėrkohė duket se shenjat pėr njė rinovim tė kontratės sė gjermanit ekzistojnė prej kohėsh. Jo vetėm kaq, por mbėrritja e Brigelit nė mėnyrė tė befasishme nė Tiranė, i shoqėruar nga avokati, tregojnė edhe njė herė se marrėveshja mes federatės dhe Brigelit ėshtė shumė afėr.

Gjithsesi, edhe presidenti i federatės, Armand Duka, ka pohuar dje se gjithēka do tė merret vesh vetėm pas takimit me trajnerin Brigel. Takimi do tė zhvillohet sot, nė orėn 11.00, dhe me tė gjitha gjasat ai do tė jetė nė Tiranė, ndonėse asnjė nė federatė nuk mund tė dijė me saktėsi se nė ē'vend do tė takohen palėt. Pra, duket se fati i Brigelit, nėse do tė jetė mė trajner i kombėtares shqiptare, do tė vendoset kėto 12 orė, edhe pse ka nga ata qė thonė se tashmė gjėrat kanė pėrfunduar dhe Brigeli edhe pėr eliminatoret e europianit do tė jetė trajneri i kuqezinjve.

Fusha minifutbolli pėr fituesit e kampionatit dhe tė kupės
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur qė fituesve tė kampionatit dhe tė Kupės sė Shqipėrisė t'u dhurojė nga dy fusha minifutbolli.

Ka qenė zėdhėnėsi i shtypit nė federatė ai qė e ka pohuar dje njė fakt tė tillė. Kėshtu, fituesit e dy kompeticioneve mė tė mėdha nė Shqipėri do tė pėrfitojnė dy fusha minifutbolli nga projekti i federatės pėr bashkitė e Shqipėrisė.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #463  
Te vjeter 02-05-2006, 14:00
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Brigeli, perkedhelet apo kercenon?

Brigeli, pėrkėdhelet apo kėrcėnon?
Olsi Avdiaj

Takimi mes drejtuesve tė lartė tė FSHF sė dhe trajnerit tė kombėtares, Hans Peter Brigel, i zhvilluar dje, nuk ka sjellė asgjė gjė tė re pėr t'u shėnuar, duke i lėnė tė hapura bisedimet nė lidhje me kontratėn mes palėve. Nė orėn 11.00 tė ditės sė djeshme, gjermani i kuqezinjve ka hyrė nė FSHF i shoqėruar nga avokati i tij dhe pėrkthyesi shqiptar Ajet Xeka. Nė zyrėn e presidentit Armand Duka sė bashku me njėshin e FSHF sė kanė qenė edhe dy zėvendėspresidentėt, Lutfi Nuri dhe Bujar Kasmi. Takimi ka nisur rreth orės 11.00 dhe ka pėrfunduar pas 2 orė e 30 minutash. Burime konfidenciale pranė takimit kanė informuar se gjithēka ka qenė miqėsore dhe palėt kanė parashtruar tė gjitha mendimet e tyre nė lidhje me rinovimin e kontratės. Ndėrkohė, nė ambientet e FSHF sė, njė turmė e madhe gazetarėsh priste tė rejat e takimit, qė gjithsesi nė fund tė tij duket se nuk ka sjellė asgjė tė re. Gjithēka ėshtė lėnė e hapur dhe tė dyja palėt do tė reflektojnė gjatė kėtyre dy javėve pėr tė vendosur pėrfundimisht se ēfarė do tė bėhet, nėse do tė ketė rinovim apo jo tė kontratės mes FSHF sė dhe trajnerit Hans Peter Brigel. Tė dyja palėt, nė intervistat pas takimit, kanė qenė tė rezervuara.

Pala brigeliane ka qenė disi mė e ngurtė ndaj gazetarėve. Brigeli ėshtė shprehur se vazhdon tė mendojė pėr Shqipėrinė, por ende nuk e di se ēfarė do tė ndodhė kėto dy javė. Ndėrkohė, presidenti i FSHF sė, Armand Duka, ka pohuar se palėt kanė diskutuar nė lidhje me kontratėn e re. FSHF, sipas Dukės, i ka ofruar gjermanit tė njėjtat kushte si nė kontratat e mėparshme. Nga ana tjetėr, gjermani ka kėrkuar rritje rroge si dhe disa kėrkesa tė ndryshme teknike. Palėt kanė lėnė gjithēka tė hapur pėr ta diskutuar dhe vendosur nė tė ardhmen. Gjithsesi, duke lėnė pas takimin zyrtar, mėsohet se Brigeli ka kėrkuar rreth 30 40 pėr qind rritje rroge. Gjithashtu, ai ka kėrkuar edhe njė rrogė pėr asistentėt e tij, Ros dhe Bulinger. Nga ana tjetėr, burime shumė konfidenciale pohojnė se gjermani kėrkon njė klauzolė qė tė largohet nė momentin kur ai mendon, duke mos paguar asnjė dėmshpėrblim. Por tė gjitha kėto janė vetėm lajme tė pakonfirmuara plotėsisht. Vetėm koha do tė provojė nėse do tė ketė apo jo marrėveshje mes palėve. Edhe nėse bėhet, kontrata mbetet pėr t'u zbardhur.

Brigel: Pėrgjigjja, pas dy javėsh
Pas takimit, trajneri gjerman ka dhėnė mendimin e tij pėr median. Brigeli ka pohuar se ėshtė diskutuar, por nuk ėshtė arritur aktualisht asgjė. "Nuk kam pėr tė thėnė shumė gjėra. Biseduam dy orė e gjysmė njėri me tjetrin si edhe para ndeshjes sė fundit miqėsore. Ramė dakord qė dy javė tė mendohemi. Do tė vendosim nė fillim tė majit se ēfarė do tė bėhet. Nuk mund tė them shumė gjėra hapur. Ndryshe do t'ju kishim ftuar juve nė takim. Gjatė bisedės dolėm nė konkluzionin se 3 vitet e kaluara ishin tė suksesshme. E kam thėnė edhe njė herė se ne duam ta ēojmė pėrpara futbollin tuaj. Nuk kam ardhur kėtu pėr tė bėrė refuzime, sepse refuzimet mund t'i bėja nė telefon," ėshtė shprehur nė fund tė takimit Hans Peter Brigel.

Duka: Synojmė njė pikė tė pėrbashkėt
Presidenti i FSHF sė, Armand Duka, ka folur mė nė detaje pėr takimin mes tij dhe gjermanit. Duka ka pohuar se trajneri gjerman ka bėrė disa kėrkesa specifike. Sipas Dukės, kėto kėrkesa do tė diskutohen dhe mė pas do t'i kthehet pėrgjigje trajnerit Hans Peter Brigel. "I kemi parashtruar kėrkesat si dy palė nė bisedime dhe pas kėsaj ėshtė kėrkuar njė kohė dyjavore pėr tė vazhduar negociatat dhe pėr tė reflektuar nėse do tė biem dakord apo jo pėr kėto kushte. Federata ka kushte pothuajse tė njėjta si nė kontratėn e parė, si nė edicionin e kaluar. Trajneri ka disa kėrkesa tė vetat, tė cilat do t'i shqyrtojmė nė komitet, do tė reflektojmė si ne dhe ai gjatė kėsaj jave dhe do tė vendosim pėrfundimisht. Ka kėrkesa financiare teknike. Tė realizieshme? Besoj se do tė arrijmė nė njė pikė tė pėrbashkėt," ka pėrfunduar Duka.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #464  
Te vjeter 02-05-2006, 14:01
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Brigeli, 25.000 euro per tri dite ne Shqiperi

Brigeli, 25.000 euro pėr tri ditė nė Shqipėri
Olsi Avdiaj

Mbledhja e djeshme e komitetit ekzekutiv, veē problemeve tė federatės, ka pasur nė plan tė parė ēėshtjen e rinovimit tė kontratės sė trajnerit gjerman tė kuqezinjve, Hans Peter Brigel. Presidenti i FSHF sė, Armand Duka, si dhe dy zėvendėsit e tij, Lutfi Nuri dhe Bujar Kasmi, i kanė referuar komitetit ekzekutiv tė gjitha kėrkesat e Brigelit njė pėr njė nė takimin e sė enjtes. Njė burim shumė konfidencial brenda mbledhjes sė djeshme tė komitetit ekzekutiv ka bėrė tė ditur tė gjitha detajet e takimit FSHF Brigel. I njėjti burim ėshtė shprehur se shifrat qė trajneri Brigel kėrkon janė marramendėse nė krahasim me atė ēfarė ka marrė mė parė. Kėshtu mėsohet se Brigeli dhe avokati i rij pėr rinovimin e kontratės me Shqipėrinė dhe FSHF nė kanė kėrkuar 25.000 euro nė muaj pėr 18 muaj punė. Nė kėtė kontratė kushtet janė tė mėparshmet, pra Brigeli do tė vijė nė Shqipėri kur tė ketė ndeshje ekipi kombėtar. Gjithashtu, nė kėtė shumė nuk pėrfshihen as dietat e premiot e ndryshme. Me njė llogari tė thjeshtė, pėr njė vit e gjysmė gjermani kėrkon 450.000 euro. Pra, shihet qartė se Brigeli e ka ngritur shumė pazarin nė krahasim me kontratėn e mėparshme, duke kėrkur mė tepėr para.

Brigeli gjithashtu ėshtė shprehur nė takim se nėse federata kėrkon qė ai tė qėndrojė nė Shqipėri tė gjithė kohėn, ai duhet tė paguhet me 50.000 euro nė muaj, ēka do tė thotė njė ēmenduri pėr financat e federatės, pasi kėsaj tė fundit i duhet tė paguajė 900.000 euro. Gjithsesi, komiteti ka diskutuar gjatė nė lidhje me kėtė ēėshtje. Tė 11 anėtarėt e komitetit kanė qenė tė mendimit se negociatat duhet tė vazhdojnė me trajnerin Hans Peter Brigel, derisa oferta e tij tė vijė nė parametrat e kėrkuara nga pala shqiptare. Duket se me 25.000 euro federata nuk ka ndėr ment qė tė firmosė me Brigelin, ndonėse ky i fundit ėshtė mė i liri nė qarkullim. Pra, shihet qartė se "telenovela" mes palėve do tė vazhdojė deri nė fillim tė majit, kur palėt mendojnė qė tė bėjnė edhe marrėveshjen ose ndarjen pėrfundimtare tė tyre. Deri atėherė tė presim, edhe pse pėr tė dyja palėt rruga hapet vetėm nga ngjyra jeshile, ajo e parave.

Bushati, grumbullim me ekipin U-21
Ditėn e hėnė dhe tė martė, trajneri i ekipit U 21, Artan Bushati, do tė zhvillojė njė grumbullim me tė gjithė lojtarėt qė aspirojnė pėr tė veshur fanellėn e kėtij ekipi. Bushati pritet tė testojė njė pjesė tė lojtarėve qė mund tė luajnė me 21 vjeēarėt dhe qė mund tė jenė tė vlefshėm pėr eliminatoret e shtatorit.
Ja lojtarėt e thirrur: Olsi Bishani (Vllaznia), Parid Berdufi (Elbasani), Adis Seferi (AC Loanese Itali ), Andi Lila (Besa),
Erjon Dushku (Kastrioti), Emiljano Veliaj (Besa), Ledi Hyso (AEK Greqi), Gilman Lika (Vllaznia), Reztajld Agolli (Skėnderbeu),
Bledar Hodo (Teuta), Denis Mema (Apolonia), Bledi Korra (Asteras Kabalas Greqi), Fajked Liēaj (Flamurtari), Alsid Tafili (Vllaznia), Rigers Hysko (Tomori), Julian Gėrēo (Apolonia), Aleksandėr Guri (SV Geinoord), Oriad Abazaj (Shkumbini), Eleandro Pema (Dinamo), Elis Bakaj (Partizani), Ervis Fusha (Polisportiva Salabolognese Itali),
Besion Ēeliku (Tirana), Bledion Guga (Flamurtari), Renato Arapi (Besa), Leonidha Kovaēi (AEK Greqi)
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #465  
Te vjeter 02-05-2006, 14:03
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Duka: Po bisedojme vetem me Brigelin

Duka: Po bisedojmė vetėm me Brigelin
Olsi Avdiaj

"Federata Shqiptare e Futbollit ėshtė nė bisedime vetėm me Hans Peter Brigelin dhe asnjė tjetėr kandidat pėr trajner tė kombėtares." Kėshtu ėshtė shprehur dje presidenti i FSHF sė, Armand Duka, nė lidhje me bisedimet mes institucionit tė futbollit dhe trajnerit aktual tė kombėtares, Hans Peter Brigel. Njėshi i federatės, i kontaktuar nėpėrmjet telefonit, ka hedhur poshtė gjithashtu tė gjitha spekulimet e fundit nė shtyp nė lidhje me emra tė ndryshėm trajnerėsh qė duket se kanė dalė nė skenė kėto kohėt e fundit pėr stolin e kuqezinjve. "Pėr sa u pėrket bisedimeve pėr trajnerin e kombėtares, ato vazhdojnė vetėm me Hans Peter Brigelin. Ai mbetet objektivi dhe zgjedhja jonė e parė pėr ta drejtuar kombėtaren nė eliminatoret e kampionatit europian tė radhės. Veē atyre qė kemi deklaruar pas takimit tė pėrbashkėt me Brigelin nė FSHF nuk ka asgjė tė re. Megjithatė, ne po diskutojmė pėrditė pėr kėtė problem me Brigelin dhe me askėnd tjetėr. Siē e dini, para disa ditėsh zhvilluam takimin me Brigelin nė federatė, ku parashtruam kėrkesat tona, ashtu siē bėri edhe trajneri aktual i kuqezinjve.

Personalisht edhe dje kam folur nė telefon me trajnerin Brigel pėr kėtė problem. Pėr momentin nuk mund tė them ndonjė gjė konkrete nė lidhje me bisedimet, pasi thjesht po negociojmė pėr problemet financiare tė kontratės. Dihet qė gjėrat janė bllokuar tek problemet financiare dhe pėr kėtė po vazhdojmė bisedimet, nė pėrpjekje pėr tė gjetur njė emėrues tė pėrbashkėt dhe pėr ta vijuar mė tej bashkėpunimin me gjermanin," ėshtė shprehur presidenti i FSHF sė, Armand Duka. Ky i fundit ka shtuar se ēdo gjė do tė vendoset kėto dy javė, qė ėshtė lėnė si kohė mes palėve pėr tė reflektuar mbi vendimet qė do tė merren pėrfundimisht. Madje njėshi i federatės ėshtė shprehur se institucioni i futbollit nuk do tė diskutojė me asnjė trajner tjetėr pėr postin e trajnerit tė kombėtares, derisa gjėrat tė mbyllen me gjermanin. "Federata do t'u shkojė deri nė fund bisedimeve me trajnerin Brigel. Pėr kėtė nuk ka asnjė lloj dyshimi. Do tė mbyllim kėto bisedime dhe mė pas do tė flasim. Gjithashtu nuk e di se ēfarė do tė bėhet nėse trajneri Brigel nuk do tė ulet nė kėrkesat e tij financiare. Pėr kėtė nuk mund tė them asgjė nė kėtė moment," ka pohuar Duka. Sipas tij, kėto vendime merren nė mėnyrė kolegjiale me komitetin.

Ndėrkohė, presidenti i federatės ka hedhur poshtė tė gjithė zėrat qė flasin pėr alternativa dhe emra nė stolin e kombėtares shqiptare si dhe pėr pėrfundimin e tratativave negativisht me Hans Peter Brigelin. "Asgjė e shkruar kėto ditė nėpėr media, se Brigeli po pėrgatit lamtumirėn, se unė paskam kontaktuar me trajnerė tė tjerė, apo se do t'i rikthehemi trajnerit shqiptar pėr kombėtaren, nuk ėshtė e vėrtetė. Jua thashė edhe mė sipėr dhe po e pėrsėris qė Brigeli mbetet zgjedhja jonė e parė dhe pėr momentin po negociojmė vetėm me atė. Pa i mbyllur hesapet me Brigelin, nuk kemi ndėrmend tė bisedojmė me kandidatė tė tjerė. Dua tė saktėsoj nė lidhje me fjalėt qė qarkullojnė lart e poshtė nėpėr media se ato janė veēse imagjinata dhe nė to nuk ka asgjė tė vėrtetė," ka komentuar Duka.

Pra, shihet qartė se Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon tė bisedojė vetėm me Brigelin. Pėr krerėt e futbollit shqiptar zgjidhja e parė pėr trajner tė kombėtares nė vazhdim mbetet gjermani. Tashmė gjithēka varet nga kėrkesa dhe oferta mes palėve brenda kėtyre dy javėve bisedime. Tė tjerat Duka i quajti imagjinata, pasi me tė vėrtetė komiteti ka zgjedhur rrugėn e negociatave me gjermanin Hans Peter Brigel prej 3 vitesh trajner i kombėtares shqiptare.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!