Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Bota e Sportit | Futbolli

Ekipi Kombėtar

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #421  
Te vjeter 11-02-2005, 19:57
Minifotoja e anetarit Christian
Moderator/e
 
Reg: 09-04-04
Lokalizimi: Tiranė
Postime: 307
Images: 1
Kryesore

Vertete per te ardhur keq. Episodet vendosen fatin e kesaj ndeshjeje, 2 gabime te pafalshme ne mbrojtje sollen humbjen ndoshta te pamerituar ndaj nje Ukraine jo edhe aq ne forme. Gjithsesi le te shpresojme per ndeshjet e ardhshme, vendi i dyte ne grup eshte ende i arritshem, megjithese kemi disa transferta te veshtira...

Renditja e Grupit 2
1. Ukraine, 6 ndeshje - 14 pike
2. Greqi, 5 ndeshje - 8 pike
3. Danimarke, 5 ndeshje - 6 pike
4. Turqi, 5 ndeshje - 6 pike
5. SHQIPERI, 5 ndeshje - 6 pike
6. Gjeorgji, 4 ndeshje - 5 pike
7. Kazakistan, 4 ndeshje - 0 pike.

*26.03.2005 - Turqi Vs. Shqiperi
30.03.2005 - Greqi Vs. Shqiperi
__________________
I LOVE INTER
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #422  
Te vjeter 12-02-2005, 13:47
Minifotoja e anetarit drago
Veteran/e
 
Reg: 10-11-03
Lokalizimi: itali
Postime: 585
Dergoni nje mesazh nepermjet ICQ tek drago Dergoni nje mesazh nepermjet AIM tek drago Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek drago
Kryesore w

me vjen keq per shqiperin , jam nje tifoz ultras dhe nuk kam mudesin te shikoj ndeshjet si me pare. por shikoj qe grupi jone shikohet me shume prestigj nga televizionet italiane me greqin, turqin, danimarken , ukrainen, por shqiperi spo ben nje figure te mire dhe po na deluzon perseri. forca shqiperia.
__________________
brus lee
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #423  
Te vjeter 10-03-2005, 01:38
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Pas skandalit tė hedhjes sė sendeve tė forta nė fushė gjatė ndeshjes Shqipėri - Ukrainė

FIFA dėnon stadiumin "Qemal Stafa"
Ndeshjet me Gjeorgjinė e Kazakistanin pa tifozė
TIRANE
Federata Ndėrkombėtare e Futbollit (FIFA) ka dėnuar krejt papritur Federatėn Shqiptare tė Futbollit. Ekipi kombėtar shqiptar do tė detyrohet tė luajė dy ndeshjet e ardhshme nė fushėn tonė pa praninė e tifozerisė kuq e zi, ndėrsa federata ėshtė gjobitur me 40 000 franga zvicerane. Dėnimi do tė lėrė pa tifozė stadiumin "Qemal Stafa" nė ndeshjen me Gjeorgjinė, qė luhet nė Tiranė mė 4 qershor 2005, dhe nė atė me Kazakistanin, qė luhet mė 3 shtator 2005. Vendimi u mor nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s mė datėn 4 mars dhe i ėshtė komunikuar Federatės sonė mė datėn 8 mars. FIFA i vendosi kėto sanksione pas incidenteve gjatė ndeshjes me Ukrainėn, e vlefshme pėr eliminatoret e botėrorit "Gjermani 2004", qė u luajt nė stadiumin "Qemal Stafa" mė 9 shkurt. Sipas argumentimit tė FIFA, gjatė kėsaj ndeshjeje nė stadium ishin hedhur nga tifozėt sende tė rrezikshme pėr lojtarėt dhe drejtuesit e ndeshjes. Menjėherė pas kėtij vendimi ka reaguar Federata e Futbollit Shqiptar. Kryetari i kėsaj federate Armando Duka, deklaroi pėr NEWS 24 se Federata Shqiptare e Futbollit ka kėrkuar menjėherė apelim tė vendimit pranė Komisionit tė Apelit tė FIFA-s. Duka pranoi se gjatė ndeshjes janė hedhur objekte tė forta nė fushė, por kėrkoi qė FIFA tė ishte mė e butė nė sanksionet e saj. Ndėrkohė, sipas raporteve tė publikuara nga gjyqtari i ndeshjes dhe vėzhguesi i FIFA-s, gjatė ndeshjes Shqipėri-Ukrainė tifozeria shqiptare ka hedhur objekte tė ndryshme nė fushė, si shishe uji, ēakmakė, monedha e sende tė tjera. Gjithashtu, gjatė ndeshjes janė hedhur shumė fishekzjarre, ndėrsa nė pėrfundim tė saj tifozeria hyri furishėm nė fushė. Sipas FIFA-s, edhe stafi i sigurisė nuk arriti tė mbante situatėn nė kontroll. Ky nuk ėshtė dėnimi i parė qė merr Federata Shqiptare e Futbollit. Mė 26 tetor 2004, Komiteti Disiplinor i FIFA-s gjobiti e federatėn tonė me 14 000 franga zvicerane pėr tė njėjtat shkelje dhe paralajmėroi pėr sanksione mė tė ashpra nėse kėto akte tė dhunshme pėrsėriteshin. FIFA ka penalizuar edhe Kosta-Rikėn pėr tė njėjtėn arsye, por vetėm me njė ndeshje dhe me 20 000 franga zvicerane gjobė. Nė rast tė mosndryshimit tė kėtij vendimi tė FIFA-s, kombėtarja ėshtė e detyruar tė luajė dy ndeshje pa tifozerinė e saj tashmė shumė determinante nė fatin e lojės. Vetėm pak javė mė parė ylli i futbollit botėror Andrij Shevēenko, deklaroi se skuadra shqiptare ishte shumė e fortė nė fushėn e saj falė tifozerisė sė zjarrtė, dhe kjo nuk ėshtė vetėm bindja e njė tė huaji. Gjithsesi pritet qė tė ketė njė apelim pėr kėtė vendim tė FIFA-s. Tė shpresojmė qė nė ndeshjet e radhės nė stadiumin "Qemal Stafa" shkallėt do tė jenė sėrish tė mbushura me sportdashėsit e veshur kuq e zi.

Reagimi i Presidentit tė federatės
Duka: Objekte janė hedhur, do apelojmė
Menjėherė pas mėsimit tė lajmit pėr dėnimin e fushės "Qemal Stafa" pėr dy ndeshjet e ardhme tė ekpit kombėtar shqiptar me ekipin kombėtar tė Gjeorgjisė dhe atė tė Kazakistanit, ka reaguar Federata e Futbollit Shqiptar. Presidenti i kėsaj federate Armando Duka, deklaroi pėr televizionin NEWS 24 se Federata Shqiptare e Futbollit, me tė mėsuar pėr vendimin e FIFA-s, ka kėrkuar menjėherė apelim tė vendimit pranė Komisionit tė Apelit tė Federatės Ndėrkombėtare tė Futbollit. Presidenti Armando Duka me sinqeritet pranoi se gjatė ndeshjes janė hedhur objekte tė forta nė fushė, por kėrkoi qė FIFA tė ishte mė e butė nė sanksionet e saj, pasi nga objektet e padėmshme nuk ishte rrezikuar askush. Gjithsesi gjoba e FIFA-s pėrbėn njė goditje tė rėndė pėr futbollin shqiptar nė rast se do tė akordohet pėrfundimisht.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #424  
Te vjeter 12-02-2006, 11:08
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Kosta Rika rezulton "ėndėrr mashtruese"

Kosta Rika rezulton "ėndėrr mashtruese"
Driton Latifi

Dėshton sėrish Federata Shqiptare e Futbollit pėr tė siguruar dhe pėr tė luajtur njė miqėsore nė datėn e lirė tė FIFA-as nė muajin mars. Kjo, pasi Kosta Rika, e trumbetuar nga zyrtarėt e FSHF-sė, ka vendosur tė luajė me Iranin dhe jo me kombėtaren tonė. Kėsisoj, edhe kjo miqėsore ka rezultuar njė "ėndėrr mashtruese", ashtu si edhe Bosnjė Hercegovina. Skuadra nga Amerika Qendrore ka gjetur njė kundėrshtar tjetėr pėr miqėsoren e 1 marsit, kur do tė pėrballet me skuadrėn e Iranit nė Teheran, siē shkruhet edhe nė faqen e FIFA s pėr ndeshjet miqėsore. Pra, bie poshtė hipoteza e zbarkimit nė Tiranė tė njė skuadre qė ėshtė pjesėmarrėse nė kampionatin botėror "Gjermania 2006". I pyetur pėr kėtė problem, zėdhėnėsi i FSHF-sė, Nurishmi u shpreh: "Ne nuk kemi informacion pėr njė gjė tė tillė. Nuk na ka ardhur akoma asnjė konfirmim nga federata e Kosta Rikės pėr kėtė ēėshtje. Gjithsesi, ne do tė arrijmė tė sigurojmė njė miqėsore pėr datėn 1 mars. Jemi nė kontakt edhe me vende tė tjera."

Me njė fjalė, vazhdon refuzimi i shumė kundėrshtarėve, tė cilėve u ka drejtuar ftesa FSHF-ja pėr tė zhvilluar miqėsore me kuqezinjtė tanė. Pėr momentin mbetet nė lojė vetėm miqėsorja me Gjeorgjinė, qė thuhet se do tė luhet nė "Qemal Stafa" mė 22 mars, ndėrkohė qė data e lirė zyrtare e FIFA-s pėr ndeshje tė kėtij lloji, 1 marsi, mbetet bosh pėr momentin pėr kombėtaren tonė. Sikurse dihet, kombėtarja e Shqipėrisė e ka zhvilluar miqėsoren e fundit mė datėn 17 gusht tė vitit 2005, kundėr Azerbajxhanit. Gjithsesi, gjetja e kundėrshtarėve pėr ndeshje miqėsore duhet shndėrruar nė objektiv primar pėr FSHF-nė, sepse skuadra kombėtare ka nevojė tė kolaudohet, pse jo edhe tė rinovohet, para se tė fillojnė ndeshjet eliminatore tė Europianit 2008. Dhe nėse nuk sigurohen dot miqėsoret, trajneri Brigel nuk ka rast tjetėr pėr t'i vėnė pikat mbi "i", ndėrkohė qė futbollistėve kuqezinj do t'u mungojė shumė praktika e lojės me njėri-tjetrin, ēka mund tė ndikojė negativisht nė paraqitjet e tyre nė fushatėn kualifikuese tė europianit tė radhės, ku do tė ndeshen me skuadra tė forta si Holanda, Rumania, Bullgaria, Bosnja, Bjellorusia, shto kėtu edhe modestėt e Luksemburgut.

Ja rivalėt e kombėtares B nė Norēia
Mė sė fundi, organizatorėt e "Norēia footboll winter cup" nė Itali kanė pėrvijuar edhe kalendarin e ndeshjeve, qė do tė zhvillohen mes skuadrave pjesėmarrėse nė kėtė turne. Sa i takon kombėtares sonė B, e drejtuar nga Brigeli, kundėrshtarėt e saj janė katėr skuadra: Universitatea e Krajovės, Politeknika, FC Uta Arad dhe Juventus Zyrih. Ndėrkohė, tė enjten, kombėtarja jonė B ka zhvilluar miqėsoren e parė nė kėtė turne, kundėr vendėsve modestė tė Norēias, ku ka fituar thellėsisht 6-0. Sikurse dihet, tė thirrurit e Brigelit nė kėtė turne gjenden nė Norēia qė nė fund tė muajit tė kaluar dhe do tė qėndrojnė atje deri nga 12 shkurti.

Futbollistėt nė dispozicion tė trajnerit tonė tė kombėtares, qė marrin pjesė nė turneun e Norēias, janė si mė poshtė: Ilion Lika, Isli Hidi, Endri Vrapi, Erion Xhafa, Ardit Beqiri, Arjan Pisha, Elvis Sina, Igli Allmuēa, Ervin Bulku, Elvis Kraja, Emiliano Veliaj, Gjergji Muzaka, Dorian Bylykbashi, Hamdi Salihi, Admir Teli, Rezart Dabulla, Klodian Duro, Genc Mehmeti, Henri Shiba.

Bogdani "ok", i bashkohet grupit
Erion Bogdani, sulmuesi shqiptar i Sienės, qė luan nė Serinė A, i ėshtė bashkuar dje grupit tė skuadrės sė tij nė stėrvitje. "Bomberi" kuqezi i Sienės ėshtė vėnė nėn urdhėrat e teknikut De Kanio, pasi ka lėnė pas problemet shėndetsore qė shfaqi pas ndeshjes sė fundit nė Serinė A. Dhimbjet shqetėsuese tė mesit nuk e kanė shqetėsuar mė Bogdanin, kėshtu qė mjekėt e skuadrės italiane, ku aktivizohet, i kanė hapur atij "dritėn jeshile" tė pėrfshirjes nė stėrvitje me grupin. Trajneri De Kanio shpreson ta ketė nė fushė sulmuesin tonė kuqezi nė ndeshjen e radhės me Askolin, duke e konsideruar forcėn kryesore nė sulm, krahas Kiezės.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #425  
Te vjeter 12-02-2006, 11:10
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Rudi Vata: Shpejt, unė trajner i kombėtares

Rudi Vata: Shpejt, unė trajner i kombėtares
Ramadan Bigza

"Pasaporta" e Rudi Vatės
Emri: Rudi
Mbiemri: Vata
Datėlindja: 13.2.1969
Vendlindja: Shkodėr
Gjendja civile: I martuar, me dy fėmijė
Gjatėsia: 184 cm
Pesha: 80 kg
Ndeshje me kombėtaren: 59
Gola tė shėnuar me kombėtaren: 5
Ekipet qė ka luajtur: Vllaznia, Dinamo, FC Much 74, Le Mans, Sėlltik, Apollon Limasol, Energie Cotbus, Lr Ahler, Tirana, Jakohoma.
Puna qė bėn: Menaxher i FIFA s
Endrra e tij: Tė bėhet trajner i kombėtares sė Shqipėrisė.
Motoja e jetės: Puna, ajo qė tė sjell suksesin, qetėsinė, sigurinė dhe sadisfaksionin.


E ka ndjekur me interes shortin pėr Euro 2008-ėn. Edhe pse nga Skocia e largėt, tejet e ftohtė nė kėto ditė dimri, zėri i tij ėshtė i ngrohtė. Rudi pėrmend saktėsisht tė gjithė kundėrshtarėt e grupit tonė. Njė nga emrat mė tė mėdhej tė futbollit tonė, Rudi Vata, shfaq edhe mendimin e vet pėr kėtė short. Ai flet pėr secilin kundėrshtar tė kombėtares sonė. Por ish-kapiteni mė "jetėgjatė" i kėsaj kombėtareje flet mė gjatė se kaq. Duke u prononcuar pėr zgjedhjet e ardhshme nė FSHF, ai thotė se "futbollin duhet ta drejtojnė njerėzit e futbollit". Rudi Vata thotė se nuk do tė kandidojė pėr president, shkak i sė cilės janė arsyet familjare dhe personale, por thotė se do tė kandidojė pėr njė vend nė KE-nė e FSHF-sė. Ai nuk e fsheh qėllimin e tij dhe thotė i bindur se sė shpejti do tė jetė ai trajner i kombėtares sė Shqipėrisė.
- Rudi, a jeni njohur me kundėrshtarėt e kombėtares sonė pėr Euro 2008-ėn?
- Po, shortin e kam ndjekur drejtpėrsėdrejti nėpėrmjet mediave britanike me njė emocion tė veēantė. Hedhja e shortit ėshtė njė moment qė tė mban gjithnjė nė tension.

- Cili ėshtė mendimi juaj pėr tė?
- Ēfarė tė them? Gjithēka mund tė ndodhė nė grupin tonė, ose thėnė mė qartė, tė gjitha letrat janė nė tavolinė. Mendoj se, pėrveē Holandės, ekipet e tjera do tė luftojnė pėr tė zėnė njė vend tė dytė.
- A mund tė flisni mė konkretisht?
- Dua tė them se Bullgaria e sotme nuk ėshtė ajo e Stojēkovit. Rumania e sotme nuk ėshtė ajo e Haxhit. As Sllovenia e sotme nuk ėshtė ajo e Zahoviēit, por edhe vetė Holanda e sotme nuk ėshtė ajo e Van Bastenit. Pėr sa i takon Bjellorusisė, them se ėshtė njė ekip qė nuk duhet nėnvleftėsuar. E kam ndjekur nė njė ndeshje me Skocinė dhe mė ka pėlqyer. Ka disa kualitete qė duhen respekuar. Pėr sa i takon Luksemburgut, ne kemi luajtur njė herė me tė nė Luksemburg dhe kemi barazuar. Megjithatė, asnjė ekip nuk duhet mbivlerėsuar apo nėnvlerėsuar. Sigurisht, Holanda ėshtė favorite nė grupin tonė, por paraqitja e saj nė europian varet shumė nga paraqitja e saj nė botėror.

- Folėt pėr tė tjerėt, po pėr ekipin tonė cili ėshtė mendimi juaj?
- Unė dua qė ekipi ynė tė dalė i pari. Por tjetėr ėshtė dėshira dhe tjetėr mundėsia. Duhet pranuar se ekipi ynė nuk ėshtė ai qė duhet tė jetė.
- Flisni kėshtu ngaqė keni parasysh faktin se FSHF-ja ėshtė nė prag tė zgjedhjeve. Pėr ēfarė e keni fjalėn?
- Koha ka treguar se shumė duan tė pėrfitojnė nga futbolli, qoftė duke thurur apo realizuar skenarė tė ndryshėm. Nuk dua tė zgjatem, sepse tė gjithė e dimė se ēfarė ka ngjarė me futbollistė tė ndryshėm tė kombėtares sonė, ku jo rrallė ėshtė vlerėsuar miqėsia dhe jo forma aktuale e futbollistit, gjė qė ka rėnduar gjendjen e kėsaj kombėtareje. Kujtoni vetėm rastin Bogdani, pėr tė mos thėnė tė tjerėt. Unė nuk jam pjesė e kėtyre skenarėve. Unė jam pjesė e punės pėr t'i dhėnė futbollit atė ēfarė i mungon. Dua t'i shėrbej futbollit, sepse futbollit ėshtė jeta ime.

- A mund tė argumentoni disa nga arsyet qė ju kanė ēuar nė kėtė konkluzion?
- Arsyet janė tė shumta, por unė do tė ndalem nė disa prej tyre. Qė futbolli nuk ėshtė nė gjendjen qė e duam, kėtė e dinė tė gjithė. Jemi ndoshta e vetmja federatė nė botė qė punojmė pa objektiva. Kjo do tė thotė qė drejtuesit e federatės dhe vetė presidenti ynė nuk e njohin realitetin. Flitet vetėm pėr arritje dhe asnjėherė pėr dobėsi, ndėrkohė qė arritjet i kemi tė pakta dhe mangėsitė i kemi tė shumta. Kur fitojmė themi se jemi mė tė mirėt, ndėrsa kur humbasim thuhet se kaq janė mundėsitė. Kujtoni kur fituam me Greqinė. Atėherė u tha se do tė shkojmė nė botėror dhe, kur vazhduan tė humbasin, thanė se kaq i kemi mundėsitė. Shqipėria nuk afron mundėsi tė tjera, nuk kemi kėtė e nuk kemi atė. Kėsaj mendėsie i ka shėrbyer edhe mungesa e analizave. Mė ėshtė dukur absurditet njė mendim i zv.presidenti tė federatės, Bujar Kasmi, i cili nė njė prononcim pėr mediat mundohej tė justifikonte pikėrisht mungesėn e kėtyre analizave me faktin qė nuk qenka traditė. Kjo tregon se nė federatė sundon mentaliteti i vjetėr, ku tė gjithė flasin me njė zė, me atė tė njėshit dhe tė atij njėshi qė nuk di asgjė nga futbolli. Kjo mė duket tepėr e ēuditshme dhe tregon se komitetit i ka munguar opozita, ose guximi pėr tė thėnė mendimin ndryshe.

- Thuhet se Brigeli pret pikėrisht zgjedhjet nė federatė pėr tė vendosur mė pas nėse do tė qėndrojė apo jo trajner i kombėtares sė Shqipėrisė. Cili ėshtė mendimi juaj?
- Nuk kam asnjė mendim tjetėr pėrveē logjikės sė drejtė. Brigeli duhet tė ikė, sepse ai nuk i ka sjellė asgjė kombėtares sonė, nuk i ka sjellė asgjė futbollit tonė. Kishte 4 vjet kohė dhe nuk bėri asgjė. Gjatė kėsaj kohe ai ka punuar vetėm pėr llogari tė vet dhe aspak pėr Shqipėrinė e kombėtaren tonė. E pra, atij iu dha shansi mė shumė se asnjė trajneri tjetėr pėr tė punuar, por kėtė nuk e bėri. Brigeli nuk ka bėrė asnjė analizė, nuk ka bėrė asnjė seminar, ku tė kenė marrin pjesė specialistė shqiptarė. Nuk i ka mbledhur njė herė ata tė paktėn pėr t'u kėrkuar njė mendim, duke shprehur qartė ndjenja mendjemadhėsie. Ai i ka nėnvleftėsuar hapur ata. E pra, shumė prej tyre qėndrojnė shumė mė lart se Brigeli. Specialistėt shqiptarė ishin trajnerėt tanė: tė mirė, tė dashur, korrektė. Ata kanė pa dyshim rolin e vet qė ne arritėm tė luanim me sukses nė Europė. Kėsaj aventure brigeliane i ka ndenjur gati njė federatė, qė ishte vėnė nėn pushtetin e Brigelit, gjė qė nuk ndodh askund. Futbolli ėshtė i thjeshtė pėr t'u parė, por ėshtė shumė i vėshtirė pėr t'u luajtur dhe po aq i vėshtirė pėr t'u drejtuar.

- Pra, ju nuk jeni qė Brigeli tė jetė pėrsėri nė krye tė kombėtares sonė?
- Absolutisht jo. 4 vite ikėn kot. Tė ikin edhe 4 vite tė tjera kot, nuk ia vlen mė. Duke pasur Brigelin nė krye, ėshtė krim. Ai mori njė kombėtare tė organizuar dhe na la njė kombėtare tė plakur, qė vėshtirė se mund t'i ngjitė maloret e europianit. Bota ecėn shpejt dhe, nėse nuk ecėn edhe ti me kėtė hap, mbetesh mbrapa, siē kemi mbetur. Mė vjen keq kur lexoj ende ndonjė shkrim qė flet pėr arritjet e kombėtares sonė e tė Brigelit. Tė gjitha kėto janė njė ngopje me lugė bosh. Kėta qė shkruajnė kėshtu duhet ta dinė se Greqia nuk ka fituar kurrė nė Shqipėri. Kurse pa Brigelin, ne e kemi mundur mė thellė Greqinė nė Tiranė me Zhegėn, madje e kemi mundur edhe nė Athinė me Birēen. Unė nuk shoh, pra, ndonjė arritje. Nė qoftė se mund tė quhet arritje grumbullimi i 13 pikėve, ai ėshtė bėrė i mundur se nė grup kanė qenė 7 skuadra dhe, sa pėr dijeni, Gjeorgjinė e kemi pas lėnė gjithmonė mbrapa, ndėrsa Kazakistani ishte sa pėr numėr. Pra, 6 pikėt ndaj Kazakistanit nuk duhet t'i llogarisim te 13 pikėt e Brigelit. Sigurisht qė do tė dėshiroja tė kishte arritje kombėtarja jonė, por arritje do tė ishte tė lije mbrapa Turqinė, Greqinė, Danimarkėn, apo ndonjė ekip tjetėr.

- Keni thėnė se nuk do tė kandidoni pėr president tė FSHF sė. A ėshtė e vėrtetė dhe, nėse po, pėrse nuk do tė kandidoni?
- Po, kėshtu ėshtė. Nuk do tė kandidoj pėr president tė FSHF sė. Pėr momentin kam disa arsye familjare dhe personale qė mė pengojnė realisht tė kthehem nė atdhe pėr t'iu pėrkushtuar tėrėsisht detyrės sė presidentit. Por kjo nuk do tė thotė se nuk mund ta bėj kėtė punė. E bėj, madje e bėj shumė mirė. Nuk mė mungon emri. Nuk mė mungon njohja. Nuk mė mungojnė gjuhėt e huaja qė di. Pesė gjuhė tė huaja qė flas (anglisht, frėngjisht, italisht, gjermanisht dhe serbo-kroatisht) nuk janė pak pėr njė drejtues shteti, jo mė pėr njė drejtues federate futbolli.

Pėrveē kėsaj, unė kam shumė miq nė federatat e ndryshme dhe nuk mė mungon vizioni perėndimor i drejtimit tė punėve. Kam 15 vjet qė luaj dhe jetoj jashtė vendit. Tė gjitha kėto do tė mė ndihmonin pėr ta kryer mė mirė se ndonjė tjetėr detyrėn e presidentit tė federatės. Do tė mė ndihmonte pėr tė organizuar sa mė shumė ndeshje miqėsore pėr kombėtaren, qė drejtuesit aktualė nuk po e bėjnė dot. Pėr ta bėrė njė gjė tė tillė duhet punė, njohje e tė gjitha ato qė thashė mė lart. Miqėsorja nuk sigurohet, siē bėjnė sot, drejtuesit e federatės sonė, duke ia lėnė gjithēka punės me fakse. Gjithēka planifikohet mė parė. Federata duhet tė ketė strategjitė e veta, sepse punėt nuk bėhen sot pėr sot. Nisur nga kjo qė thashė, besoj se kandidimi im pėr anėtar i komitetit ekzekutiv tė federatės ėshtė plotėsisht i justifikuar.

- A i qėndroni mendimit se njė ditė do tė bėheni trajner i kombėtares sė Shqipėrisė?
- Po. Qėllimi im ėshtė qė nė njė kohė sa mė tė afėrt tė jem trajner i ekipit kombėtar. Sot pėr sot, kombėtarja jonė ėshtė ēorganizuar nga drejtimi i papėrgjegjshėm i trajnerit qė kemi sot, i cili jo vetėm nuk e ndjek kampionatin shqiptar, nuk bėn analiza e seminare, por pėrton tė ndjekė edhe talentet shqiptare qė janė jashtė Shqipėrisė. Nėn pushtetin e kėtij njeriu tė huaj ka rėnė edhe federata jonė e futbollit. Puna me kombėtaren duhet filluar menjėherė. Duhen lėnė kafetė e tė tjera gjėra e tė fillohet shpejt nga puna, koha nuk pret. Vetėm puna ta zbardh faqen. Por kjo gjė bėhet kur nė krye tė Federatės sė Futbollit tė vihen njerėzit e futbollit, qė e duan dhe mendojnė vetėm pėr tė. Shqipėrisė nuk i kanė munguar kurrė njerėzit cilėsorė tė futbollit.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #426  
Te vjeter 12-02-2006, 11:11
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Kombėtarja B mund 3-0 rumunėt e Politeknikas

Kombėtarja B mund 3-0 rumunėt e Politeknikas

Kombėtarja jobė B, qė ndodhet nė Norēia prej datės 30 janar, ka zhvilluar dje ndeshjen e parė zyrtare nė kėtė turne. Pėrballė kuqezinjve tanė kanė qenė rumunėt e Politeknikas, tė cilėt janė mundur pastėr 3-0 nga tė besuarit e Brigelit. Ndeshja ėshtė dominuar gjatė gjithė kohės nga kombėtarja jonė B, e cila e ka gjetur golin e avantazhit nė minutėn e 20-tė, me anė tė Dorian Bylykbashit. Ky i fundit ka kthyer nė gol njė faull pėr tanėt. Nuk do tė kalonte shumė, por nė minutėn e 30-tė, pas njė kombinimi tė bukur mes kapitenit kuqezi, Klodian Duro dhe Bylykbashit, ky i fundit ta dyfishonte rezultatin. Pas kėtij momenti, loja ashpėrsohet disi, pasi rumunėt e Politeknikas nuk pajtohen me rezultatin, duke i tejkaluar caqet e fait-play-it. Sidoqoftė, kuqezinjtė tanė kanė ditur tė ruajnė gjakftohtėsinė dhe ta trefishojnė rezultatin sėrish me anė tė Bylykbashit, nė minutėn e 70-tė. Ndeshja ėshtė ndjekur nga njė numėr i konsiderueshėm shqiptarėsh, qė punojnė e jetojnė nė Itali. Mė shumė nė sy ka rėnė dyshja elbasanase, K.Duro-Bylykbashi, tė cilėt kanė zhvilluar njė ndeshje mjaft cilėsore.

Kombėtarja jonė B e ka filluar ndeshjen me kėtė formacion: Lika, Pisha, E.Xhafa, Sina, Teli, Vrapi, Mehmeti, E.Bulku, K.Duro, Bylykbashi dhe Abilaliaj. Me fillimin e pjesės sė dytė, Salihi ka zėnė vendin e Abilaliajt dhe A.Beqiri vendin e Sinės, ndėrkohė qė nė minutėn e 85-tė, Veliaj ka zėvendėsuar autorin e 3 golave, Bylykbashin, ndėrsa Dabulla ka zėvendėsuar Vrapin. Ndeshja e radhės pėr kuqezinjtė tanė do tė jetė mė 8 shkurt, ndaj Juventus Zyrih. Kujtojmė se nė grupin e kombėtares sonė B janė dy skuadrat rumune, FC Uta Arad dhe Politeknika, skuadra zvicerane, Juventus Zyrih, dhe skuadra spanjolle EFU Fuertas Ventura.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #427  
Te vjeter 12-02-2006, 11:12
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
K. Duro - Salihi, dyshja fituese e kombėtares B

K. Duro - Salihi, dyshja fituese e kombėtares B

Kombėtarja B - Juventus Zyrih 2-0
Shėnues: K.Duro 55, Salihi 76
Kombėtarja B: Hidi, Teli, E.Xhafa, Dabulla, Muzaka (Beqiri 46'), Mehmeti, E.Bulku (Sina 75'), K.Duro, Bylykbashi, Shiba (Salihi 46) Trajner: H.P.Brigel

Kuqezinjtė e kombėtares B e kanė fituar edhe ndeshjen e dytė nė turneun e Norēias. Kundėrshtarėt e radhės pėr ta, dje, kanė qenė zviceranėt e Juventusit tė Zyrihut, tė cilėt nuk kanė qenė nė gjendje tė pėrballojnė vrullin e kuqezinjve tanė, qė kanė arritur edhe fitoren e pastėr 2-0, me gola tė shėnuar nga kapiteni Klodian Duro dhe sulmuesi Hamdi Salihi. Sipas informacioneve qė ka redaksia, ndryshe nga ndeshja e parė ndaj rumunėve tė Politeknikas, trajneri Brigel nė ndeshjen ndaj zviceranėve tė Juventusit paraqiti nė fushėn e lojės njė formacion tė ndryshėm. Kėshtu, nė portė ai vendosi Hidin nė vend tė Likės, ndėrsa Teli zėvendėsoi Pishėn, i cili po kalon njė gjendje tė lehtė gripale. Emra tė rinj nė 11-shin kuqezi tė kėsaj ndeshjeje ishin edhe Dabulla, Muzaka, Veliaj dhe Shiba. 45 minutat e para tė kėtij takimi, ndonėse kuqezinjtė krijuan disa raste, u mbyll pa gola.

Pjesa e dytė nisi krejt ndryshe pėr futbollistėt tanė. Ngulmimi i tyre pėr tė shėnuar ishte mė i madh. Kapiteni Klodian Duro merr nė duar frenat e lojės dhe i krijon ekipit mė tepėr lirshmėri e frymėmarrje. Madje, ishte po Duro, i cili, pas njė aksioni personal, nė kufijtė e 16-20 metrave, pėrballė portės zvicerane, gjuan rreptė, topi pėrplaset nė shtyllėn pingule dhe pėrfundon nė rrjetė. Goli i shėnuar i jep ngjyra tė tjera dhe mė tė bukura kėsaj ndeshjeje, ku kuqezinjtė tanė ishin padronė tė saj. Dhe si pėr koiēidencė, do tė ishte njė tjetėr futbollist qė luan nė radhėt e bardhebluve, golashėnuesi Hamdi Salihi, qė do tė shėnonte golin e dytė dhe do tė fiksonte fitoren 2-0 tė kuqezinjve tanė. Ai, pas njė aksioni tė bukur, ka dalė pėrballė portierin kundėrshtar dhe pasi e ka dribluar atė, e ka shtyrė topin nė portėn e boshatisur.

Pas kėsaj ndeshjeje, trajneri i kombėtares, Brigel, ėshtė shprehur mjaft i kėnaqur me lojėn e tė pėrzgjedhurve tė tij, tė cilėt nė njė kohė kaq tė shkurtėr ia kanė arritur tė krijojnė grupin dhe tė luajnė mjaft mirė taktikisht. Ndeshjen e tretė tė turneut kuqezinjtė tanė do ta luajnė tė premten, ku do tė kenė pėrballė rumunėt e Gazmetanit.
Pas kėtij takimi, kuqezinjtė e kombėtares sonė B udhėheqin grupin me 6 pikė tė grumbulluara nė 2 ndeshje.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #428  
Te vjeter 12-02-2006, 11:13
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Miqėsorja me Lituaninė, po apo jo?

Miqėsorja me Lituaninė, po apo jo?
Olsi Avdiaj

Do tė jetė Lituania apo jo ekipi kundėrshtar i kuqezinjve nė miqėsoren e 1 marsit? Nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit ende nuk janė tė qartė nėse pikėrisht Lituania do tė jetė ekipi qė do tė zbresė nė "Qemal Stafa" mė 1 mars. Dje jemi interesuar nėse me tė vėrtetė kuqezinjtė pas shumė kohėsh kanė gjetur njė miqėsore pėr 2006 ėn. Gjithsesi, edhe dje, deri nė orėn 16.00, nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit nuk kishte mbėrritur asnjė pėrgjigje nga ana lituaneze qė tė konfirmonte miqėsoren mes Shqipėrisė dhe Lituanisė mė 1 mars. Kėtė fakt e ka bėrė tė ditur zyrtarisht dje edhe zėdhėnėsi i shtypit i federatės, Lysien Nurishmi, qė i pyetur pikėrisht pėr kėtė problem, nuk ka ditur tė japė asnjė pėrgjigje. "Ashtu siē ėshtė publikuar edhe nė shtyp, ne si federatė i kemi dėrguar njė faks federatės lituaneze pėr tė konfirmuar miqėsoren nė fjalė.

Deri tani ata nuk na kanė sjellė asnjė pėrgjigje, ndonėse ndeshja mendohet se do tė luhet nė Tiranė," ėshtė shprehur dje Nurishmi. Ky i fundit ka shtuar se nuk di asnjė hollėsi nė lidhje me miqėsoren e 1 marsit. Nė fakt, pala lituaneze, nė faqen elektronike tė UEFA s pohon se mė 1 mars kombėtarja e tyre do tė zhvillojė njė ndeshje miqėsore nė Tiranė, nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa" kundėr Shqipėrisė. Sipas tyre, mbeten pėr t'u pėrcaktuar vetėm detajet e vogla tė ndeshjes, pasi palėt kanė rėnė parimisht dakord. Ndėrkohė, nė FSHF, tė gjithė ngrenė supet dhe nuk dinė tė thonė nėse kjo miqėsore do tė zhvillohet. Madje ka nga ata qė thonė se pikėrisht ėshtė federata ajo qė nuk e dėshiron kėtė miqėsore, sepse ajo zhvillohet pikėrisht 2 ditė pas zgjedhjeve pėr president tė federatės.

Nė kėto kushte, asnjė prej punonjėsve dhe drejtuesve tė kėtij institucioni nuk do ta kishte mendjen tek miqėsorja, por tek zgjedhjet. Gjithsesi, duke lėnė pas edhe kėtė hamendje sėrish tė shpon njė tjetėr fakt. Nga njėra anė, UEFA konfirmon njė miqėsore Shqipėri Lituani, ndėrsa nga ana tjetėr FIFA nė faqen e saj elektronike pohon gjėra tė tjera. Nė fillim, FIFA konfirmon nė faqen e saj se mė 1 mars kuqezinjtė do tė luajnė njė miqėsore me Bosnjėn dhe mė 22 mars njė miqėsore me Austrinė. Por nė fakt deri tani tė dyja kėto skuadra nuk kanė pranuar tė luajnė me kuqezinjtė dhe kanė zgjedhur kundėrshtarė tė tjerė. Edhe Kosta Rika ishte njė tjetėr skuadėr qė nuk pranoi tė luante me Shqipėrinė mė 1 mars dhe nė fund zgjodhi njė fat tjetėr. Aktualisht vetėm Gjeorgjia do tė luajė me kuqezinjtė mė 22 mars dhe kjo ėshtė miqėsore e konfirmuar. Ndėrkohė nėse konfirmohet Lituania pėr kuqezinjtė, lituanezėt do tė ishin kundėrshtarėt e parė pėr kėtė vit nė njė miqėsore.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #429  
Te vjeter 12-02-2006, 11:15
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Zyrtare, mė 1 mars miqėsore me Lituaninė

Zyrtare, mė 1 mars miqėsore me Lituaninė
Olsi Avdiaj

Eshtė pėrfundimtare. Kombėtarja shqiptare, mė 1 mars, do tė ketė pėrballė nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa" ekipin pėrfaqėsues tė Lituanisė. Lajmi ėshtė konfirmuar mė nė fund dje nga Federata Shqiptare e Futbollit. Kėshtu, sipas zėdhėnėsit pėr shtyp nė FSHF mėsohet se tashmė mund tė konsiderohet zyrtare miqėsorja mes Shqipėrisė dhe Lituanisė. Kjo ndeshje do tė luhet nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa" mė 1 mars. "Po, sot mund tė themi pėrfundimisht se kombėtarja shqiptare do tė luajė miqėsoren e parė pėr vitin 2006 kundėr Lituanisė. Kemi komunikuar me federatėn lituaneze dhe pėrfundimisht kemi rėnė dakord pėr kėtė miqėsore," ėshtė shprehur dje zėdhėnėsi i shtypit, Lysien Nurishmi.

Nė bazė tė informacioneve zyrtare nė federatė, ende nuk ėshtė pėrcaktuar se nė cilėn orė do tė zhvillohet takimi. I sigurt ėshtė fakti qė ndeshja do tė luhet nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa". Skuadra lituaneze pritet qė tė vijė nė Tiranė pikėrisht mė 27 shkurt, ditėn qė do tė zhvillohet edhe asambleja zgjedhore e FSHF sė.

Sipas informacioneve, ata do tė akomodohen nė hotelin "Sheraton". Ndėrkohė, Lituania me tė vėrtetė mund tė jetė njė kundėrshtar i mirė pėr kuqezinjtė, qė nė muajt e ardhshėm pėr eliminatoret pėr Euro 2008-ėn do tė pėrballen me Bjellorusinė, njė tjetėr skuadėr e ngjashme me Lituaninė. Pėr skuadrėn tonė, kjo ėshtė miqėsorja e parė pas shumė kohėsh pushim. Kujtojmė qė kuqezinjtė nė nėntorin e kaluar nuk arritėn tė zhvillonin asnjė miqėsore. Ndėrsa kėta muaj kuqezinjtė kanė parė se si Austria, Bosnja, Kosta Rika i kanė thėnė "jo" Shqipėrisė pėr miqėsore. Vetėm Gjeorgjia deri tani ka thėnė "po" pėr njė miqėsore mė 22 mars tė kėtij viti.

Bogdani, njė muaj jashtė fushės
Futbollisti i kombėtares shqiptare Erion Bogdani nuk do tė jetė i gatshėm pėr ekipin e Sienės pėr 30 ditėt e ardhshme. "Bomberi" kuqezi ėshtė dėmtuar nė ndeshjen e sė mėrkurės me Mesinėn dhe ka dalė para kohe jashtė fushės sė lojės. Dje janė zhvilluar vizitat mjekėsore, tė cilat kanė pėrcaktuar se Bogdani do t'i mungojė Sienės rreth 30 ditė. Kėtė lajm e ka bėrė tė ditur dje shtypi italian, sipas tė cilit Bogdani ka njė tėrheqje muskulare dhe pėr riaftėsimin e saj duhen tė paktėn 30 ditė. Ndėrkohė, presidenti i Sienės, De Luka, ėshtė shprehur se Bogdani ėshtė njė humbje e madhe pėr ekipin e tij, qė duket se i ka varur shpresat kryesisht tek sulmuesi i kuqezinjve, i cili vetėm nė kėtė sezon ka kaluar nė Serinė A.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #430  
Te vjeter 12-02-2006, 11:18
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,061
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Kombėtarja B mbyll me fitore turneun e Norēias

Kombėtarja B mbyll me fitore turneun e Norēias
Olsi Avdiaj

Shqipėria B Gaz Metan Media 1 0
Shėnues: Kraja 20'
Shqipėria: Lika, Dabulla (Kote), Beqiri, Kraja, Sina, Allmuēa, Bulku, Vrapi, Veliaj, Abilaliaj, Shiba. Trajner: H.P.Brigel

Kombėtarja B e Shqipėrisė fiton edhe nė ndeshjen e tretė nė turneun e Norēias.
Kuqezinjtė, tė cilėt prej datės 31 janar ndodhen nė Itali pėr tė marrė pjesė nė turneun e Norēias, dje kanė arritur fitoren e 3 tė brenda 6 ditėve. Pėrballė dje lojtarėt e kampionatit shqiptar, qė aspirojnė njė vend nė kombėtare, kanė pasur skuadrėn e kategorisė sė dytė rumune, Gaz Metan Media, tė cilėn e kanė mundur me rezultatin e ngushtė 1 0. Golin pėr kuqezinjtė e ka shėnuar nė pjesėn e parė mbrojtėsi shkodran i Besės, Kraja, nė minutėn e 20 tė, pas njė rrėmuje nė zonė, me kokė, duke arritur tė shėnojė golin e vetėm tė takimit. Ndeshja nė pjesėn e parė ka qenė e mirė, ku Brigeli ka hedhur nė fushėn e lojės skuadrėn mė tė mirė. Nė pjesėn e dytė, gjermani ka bėrė shumė ndryshime, duke zėvendėsuar tė gjithė lojtarėt. Gjithsesi, loja nė 45-minutėshin e dytė nuk ka qenė e kėnaqshme. Skuadra ka ndier lodhje, kjo edhe prej erės shumė tė fortė qė ka shoqėruar gjithė takimin. Nė fund tė 90-minutėshit, kuqezinjtė kanė mundur tė fitojnė pėr herė tė tretė nė turneun e Norēias me rezultatin 1 0 kundrejt Gaz Metanit. Me fitoren e djeshme, kuqezinjtė largohen nga Norēia tė pamposhtur si asnjėherė tjetėr. Nė dy ndeshjet e mėparshme, kuqezinjtė kanė fituar 3 0 me Politehnikėn e Iashit dhe 2 0 me Juventusin e Zyrihut. Nė tri takime, skuadra e Brigelit ka shėnuar 6 gola dhe nuk ka pėsuar asnjė. Kujtojmė qė kjo e sivjetmja ėshtė paraqitja mė e mirė e kuqezinjve nė turneun e Norēias. Mė parė, skuadra jonė kombėtare ėshtė mundur nga ekipe tė dobėta tė kampionatit rumun apo edhe hungarez.

Kombėtarja B kthehet sot nė Tiranė
Kombėtarja B e Shqipėrisė, e cila ndodhet nė Itali pėr tė marrė pjesė nė turneun e Norēias, ēuditėrisht do tė mbėrrijė sot nė Tiranė. Lajmi ėshtė bėrė i ditur dje nė federatė. Kėshtu, zyrtarisht, tė gjithė gazetarėve nė federatė, zėdhėnėsi i shtypit u ka thėnė se kombėtarja B, qė merr pjesė nė turneun e Norēias, do tė mbėrrijė ditėn e shtunė paradite, ndryshe nga ē'ishte parashikuar nė fillim tė turneut. "Nga kontaktet qė kemi pasur kėto ditė me drejtuesit e kombėtares nė Norēia, mund tė them se ekipi, ndryshe nga ēfarė ishte parashikuar, do tė jetė qė sot nė Tiranė.

Sipas informacioneve, kuqezinjtė do tė jenė nė Shqipėri qė sot dhe jo tė hėnėn, sepse nė Norēia tashmė nuk ka ngelur asnjė ekip. Tė gjitha skuadrat e tjera kanė ikur, ose do tė ikin, kėshtu qė ekipi kombėtar B nuk ka ēfarė bėn vetėm nė Norēia. Nė kėto kushte, drejtuesit vendosėn qė ta kthejnė skuadrėn nė Tiranė, pasi nuk ka kuptim qė tė vazhdohet tė qėndrohet deri tė hėnėn nė Norēia," ėshtė shprehur Nurishmi. Gjithsesi, fjalėt e zėdhėnėsit tė shtypit nė FSHF janė shumė pak bindėse.

Vetėm drejtuesit e lartė tė federatės e dinė pėrse kuqezinjtė kanė braktisur turneun e Norēias para kohe. Themi kėshtu sepse, pas disa kontakteve qė kemi pasur ne si gazetė me futbollistėt qė janė nė Norēia, ėshtė konfirmuar se vetėm kombėtarja B e Shqipėrisė e ka braktisur turneun. Ekipet e tjera qė marrin pjesė nė kėtė turne do tė vazhdojnė deri mė 14 shkurt ndeshjet me njėra tjetrėn. Pra, nuk ėshtė e vėrtetė qė ekipet e tjera janė larguar nga Norēia. Por duket se ky turne pėr kuqezinjtė u bitis ashtu siē nisi, rrėmujė, duke konfirmuar edhe njė herė se pjesėmarrja nė Winter Cup ishte vetėm njė kapriēio e kotė e FSHF sė.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #431  
Te vjeter 12-02-2006, 11:19