Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Bota e Sportit | Futbolli

Ekipi Kombėtar

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #351  
Te vjeter 30-04-2004, 07:36
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Kombėtarja kalon klasėn nė Talin

Kombėtarja shqiptare ndoshta ka marrė njė barazim mė me vlera nė ndeshjet miqėsore qė ka zhvilluar ndonjėherė. Kjo nisur nga fakti i numrit tė vogėl tė futbollistėve qė kishte nė dispozicion trajneri Brigel. Po ēfarė kishte pozitive ndeshja miqėsore e luajtur mbrėmė kundėr Estonisė? Sė pari, morėm njė barazim ndaj njė kundėrshtari qė ėshtė mė lart se ne (nisur nga renditja e FIFA?s). Madje ky barazim u arrit nė trasfertė, edhe pse me pak kujdes mund tė ishte fituar. Sė dyti, kombėtarja shqiptare po fiton nga ndeshja nė ndeshje talente tė reja. Pėrsėri janė parė nė fushėn e lojės (ashtu si nė ndeshjen miqėsore kundėr Islandės) shumė lojtarė nga kampionati shqiptar. Ilion Lika e fillon lojėn si titullar. Kjo do tė thotė shumė pėr numrin dy tė portės shqiptare. Janė aktivizuar katėr lojtarė nga kampionati kombėtar (vetėm Ndreka mbeti nė stol), por po tė kishte qenė dhe Devi Muka, me siguri do tė ishte nė fushė. Sė treti, pėr herė tė parė kombėtarja shqiptare ka mirorganizuar njė pjesė loje (tė parėn), duke e dominuar nė tė gjitha aspektet. Futbollistėt tanė ndiheshin liderė nė fushėn e lojės, duke e qarkulluar topin nė mėnyrė perfekte. Ndėrsa kundėrshtari mė shumė mundohej tė pėrfintonte nga ndonjė gabim yni (ndonjėherė dhe ia doli mbanė) sesa tė sulmonte. Tė mos harrojmė qė ndeshja luhej nė Estoni dhe ne bėmė njė pjesė tė parė loje sikur ndeshja luhej nė fushėn tonė. Sė fundi, kėsaj radhe shėnojmė tė parėt dhe mundohemi tė miradministrojmė rezultatin (do tė jetė vendimtare nė ndeshjet eliminatore tė botėrorit), pavarėsisht se nuk ia dolėm mbanė. Nga kjo pikėpamje, ne duhet tė ishim treguar mė tė shpejtė nė kundėrsulm, duke shėnuar edhe njė gol, i cili do tė ishte i sigurisė. Estonezėt, duke parė ndoshta dhe presionin e publikut (nuk ishte si yni), e kanė rritur forcėn sulmuese gjatė pjesės sė dytė. Duhet ta pranojmė se kundėr Estonisė kemi qenė edhe me fat, pasi vetėm traversa na ka shpėtuar nė dy raste. Kuptohet qė fati ėshtė pjesė e lojės. Mbase fati ėshtė me ne kur luajmė mirė? Gjithsesi, ai i mbrėmshmi duhet konsideruar njė barazim me vlera, pasi loja nuk i pėrgjigjet rezultatit. Ndoshta kombėtarja e Brigelit do tė kishte dalė e fituar nga stadiumi kombėtar i Estonisė, nėse do t'i kishte nė pėrbėrje tė gjithė "legjionarėt" kuqezinj. Megjithatė, me atė kontigjent qė kishte, Brigeli mori njė barazim qė duhet pėrgėzuar. Estonezėt nuk arritėn dot tė hakmerreshin pėr rezultatin e ndeshjes sė parė, zhvilluar nė Tiranė mė 15 nėntor 2003, ndėrsa ne vazhdojmė tė jemi tė pathyeshėm pėr vitin 2004, duke marrė dy fitore dhe njė barazim, madje me kundėrshtarė mė tė fortė. Nė kėto kushte lind pyetja: A do t'i pėrballojė kjo kombėtare rivalėt nė ndeshjet eliminatore tė botėrorit 2006? Pėrgjigjja i takon sė ardhmes, ndonėse diēka mund tė hamendėsohet pėr mirė. Duke u pėrballur denjėsisht me kundėrshtarė si Estonia, Suedia, Islanda apo dhe Portugalia (pavarėsisht nga humbja), nuk kemi pse tė kemi frikė nga disa rivalė tė grupit tonė, tė paktėn nga Gjeorgjia dhe Ukraina, por edhe nga Greqia dhe Turqia.
Eduard Ilnica


Kuqezinjtė, pas 4 fitoresh radhazi nė shtėpi, barazojnė 1-1 nė trasfertė me estonezėt
Kombėtarja: Barazimi, buzėqeshja e ngrirė nė Talin
Estoni - Shqipėri 1-1

Estonia
1 ? Poom
2 ? Jaager
3 ? Stepanov
4 ? Piiroja
5 ? Klavan
6 ? Rahn
7 ? Rooba (14?Smironov 73')
8 ? Reim
9 ? Viikmae
10 ? Oper
11 ? Lindpere (19?Kink 80')

Shqipėria:
12 ? Lika (1?Strakosha 46')
2 ? A.Beqiri
4 ? Dede
21 ? E.Beqiri
11 ? Aliaj
6 ? Hasi
14 ? Lala (16?Haxhi 46')
7 ? Murati (13?Skela 46')
18? K.Duro
8 ? Bushi (23?Kapllani 67')
17 ? Tare (9?Myrtaj 89')
Shėnues: Aliaj 51', Viikmae 80'
Gjyqtar: Andrejs Sipailo (Letoni)
Kartonė tė verdhė: Tare, Hasi, Skela.

"Radiografia"
5'- Sulmuesi i Estonisė, Oper, ka njė rast tė pastėr pėr shėnim. Pėrballė Likės, ai gjuan jashtė, por mė parė ėshtė sinjalizuar njė pozicion jashtė loje.
10'- Aliaj kroson bukur nga e majta pėr Taren brenda zonės, por ndėrhyn me shpejtėsi mbrojtėsi Piroja, duke larguar topin nė goditje kėndi para se ai tė mbėrrijė te koka e shtatlartit kuqezi.
14'- Dede kthen njė top tė rrezikshėm prapa. Korrigjon gabimin e shokut tė tij E.Beqiri, i cili e largon topin para se sulmuesi estonez tė kėrcėnojo portėn e Shqipėrisė.
19'- Goditje dėnimi nė favor tė estonezėve, e cila ekzekutohet nga Lindpere. Gjuan me kokė Ran, por pa problem pėr Likėn.
22'- Reim ekzekuton njė goditje nga kėndi. Grushton topin portieri Lika, duke larguar rrezikun nga zona e rreptėsisė.
23'- Murati kroson njė top nė zonė, pas njė goditjeje dėnimi, por Bushi nuk arrin tė gjuajė me kokė drejt portės kundėrshtare.
26'- Lala gjuan fort me tė djathtėn nė njė pozicion ballor, por pret i sigurt portieri Poom.
27'- Lala provon sėrish nga distanca, por gjen tė gatshėm portierin e Estonisė, i cili kontrollon topin.
28'- Oper gjuan nga njė pozicion diagonal, por topi pėrfundon jashtė kuadratit tė portės sė mbrojtur nga Lika.
35'- Njė tjetėr kthim i gabuar i topit prapa i Dedes dhe Estonia ka mundėsi tė shėnojė me anė tė sulmuesit Vikmae. Del nė mėnyrė tė gabuar edhe portieri Lika, por korrigjon mė pas Dede, duke bllokuar gjuajtjen e kundėrshtarit nė momentin final.
40'- Kundėrsulm i shpejtė i Estonisė pas njė gabimi tė Lalės nė mesfushė. Krosim i rrezikshėm nė zonė nga e majta, por spastron zonėn Elvin Beqiri.
43'- Duro harkon topin nė zonė nga njė goditje dėnimi, por nuk gjen asnjė nga shokėt e tij, pasi ndėrhyn saktė mbrojtja estoneze.
49'- Krosim i rrezikshėm i estonezėve nė zonė, por grushton topin Strakosha, duke e larguar nė goditje kėndi.
50'- Skela, i futur nė lojė nė pjesėn e dytė tė takimit, provon me njė gjuajtje jashtė zonės. Pret me qetėsi portieri Poom.
53'- Aliaj kalon Shqipėrinė nė avantazh. Vlonjati merr njė top tė saktė brenda zonės nga Hasi, gjuan me qetėsi dhe topi pėrfundon nė rrjetė. Shqipėria udhėheq 1-0.
55'- Oper gjen hapėsirė nė afėrsi tė zonės dhe gjuan menjėherė, por topi nuk gjen dot kuadratin e portės.
56'- Estonia pranė golit tė barazimit. Piroja gjuan bukur me kokė, por ėshtė shtylla traversale ajo qė i vjen nė ndihmė portierit Strakosha.
59'- Porta e Shqipėrisė shpėton pėr mrekulli. Sėrish me fat portieri Strakosha, pasi edhe njėherė topi pėrplaset nė traun e portės. Ka qenė sėrish mbrojtėsi Piroja ai qė ka goditur bukur me kokė.
63'- Estonezėt kanė njė mundėsi mjaft tė mirė pėr tė shėnuar, por E.Beqiri bllokon topin e gjuajtur nga sulmuesit kundėrshtarė nė momentin e fundit.
66'- Estonezėt i afrohen sėrish golit tė barazimit. Krosim i rrezikshėm tokazi nga e majta, por ndėrhyn saktė E.Beqiri, duke larguar topin.
70'- Jager provon me njė gjuajtje tė fortė nga distanca, por nė mėnyrė krejtėsisht tė gabuar.
71'- E.Beqiri largon topin nga kėmbėt e sulmuesit Vikmae nė momentin kur ky i fundit kishte dalė pėrballė Strakoshės dhe do tė gjuante drejt portės.
73'- Oper gjuan jashtė zonės me tė djathtėn, por pa gjetur kuadratin e portės sė Strakoshės.
75'- Duro kėrkon tė japė njė top pėr Skelėn brenda zonės, por janė tė kujdesshėm mbrojtėsit estonezė, tė cilėt largojnė rrezikun.
78'- Duro fiton njė goditje dėnimi nė afėrsi tė zonės sė rreptėsisė. Ekzekuton Aliaj me tė majtėn dhe portieri Poom ėshtė i detyruar ta largojė topin nė goditje kėndi.
81'- Vikmae arrin ta barazojė rezultatin. Sulmuesi estonez merr njė top brenda zonės, rrotullohet dhe gjuan menjėhere nė drejtim tė portės. Topi pėrplaset nė shtyllėn e djathtė pingule dhe mė pas pėrfundon nė rrjetė. Barazim 1-1.
87'- Skela nuk arrin tė gjuajė drejt kuadratit, pasi bllokohet nė momentin e fundit nga mbrojtja kundėrshtare.
88'- Vikmae fiton njė dyluftim me Duron dhe hyn nė zonėn e rreptėsisė, por bllokohet nga Aliaj pėrpara se tė gjuajė.
90'- Goditje dėnimi pėr Estoninė nė kufijtė e zonės sė rreptėsisė. Gjuan Reim, por largon topin mbrojtja jonė.



Vlerėsimet e protagonistėve kuqezinj
Ilion Lika
Portieri i bluve tė Dinamos ka shfaqur njė lojė relativisht tė mirė, ndonėse duhet thėnė se nė 45 minutat nė tė cilat u aktivizua nuk pati shumė punė. Megjithatė, Lika dje ėshtė shfaqur i sigurt nė daljet nga porta, duke qenė i lėkundur vetėm nė njė rast. Duket se do tė jetė pikėrisht ai post-Strakosha nė kombėtare.

Elvin Beqiri
Gabimi nė pėsimin e golit tė barazimit e zbeh fare pak ndeshjen e tij. Beqiri ėshtė rikthyer si qendėrmbrojtės pikėrisht dje dhe ka zhvilluar njė lojė tė pėlqyeshme dhe mjaft efikase. Shkodrani tashmė ėshtė njė element i palėvizshėm nė formacionin e Brigelit.

Nevil Dede
Njė lojė e relativisht pėlqyeshme, por qė gjithsesi pati oshilacione tė vogla. Njė gabim nė kthimin e topit mund t'i kishte kushtuar rėndė ekipit, megjithatė, nė tėrėsi, Dede ka bėrė jė paraqitje pozitive nė miqėsoren e djeshme.

Ardit Beqiri
Njė tjetėr lojtar i kampionatit tonė, qė starton takimin si titullar. Pjesa e parė nuk do t'i hapė shumė telashe mesfushorit tė Partizanit, por nė tė dytėn pėrgjegjėsia rritet sė tepėrmi. Mund tė ishte shfaqur mė ngulmues nė ēaste tė caktuara.

Ardian Aliaj
Ėshtė pa dyshim idhulli i ri i tifozerisė kuqezi. Aliaj ka shėnuar sėrish dje, duke pasur mesataren mė tė mirė ndeshje-gol, mbase nė tėrė historinė e kombėtares sonė. Gjashtė ndeshje dhe gjashtė gola tė shėnuar flasin vetė. Pėr sa i pėrket aspektit taktik tė lojės, roli i ri qė duhej tė mbulonte mbase nuk ka qenė mė i pėrshtatshmi pėr tė. Megjithatė, dje ka qenė mė i miri nė fushė pėr kuqezinjtė.

Edvin Murati
Njė pjesė e parė jo fort e kėnaqshme. Ka luajtur mė i tėrhequr se zakonisht, duke mos dhėnė rendimentin e zakonshėm. Dalje jo tė shpejta dhe njė mosorientim me mbrojtjen nuk e kanė bėrė mbrėmjen e djeshme mjaft tė mirė pėr mesfushorin e Iraklisit.

Besnik Hasi
Kapiteni i kuqezinjve ka qenė njė ndėr mė tė lėvizshmit dhe mė tė saktit nė ndėrhyrje pėr tanėt. Aktivizimi i tij pėr 90 minuta tregon edhe njėherė vlerėn dhe domosdoshmėrinė e tij nė kombėtare. Pjesa e dytė ka qenė mė e lodhshme pėr tė, megjithatė ai ka ditur ta pėrballojė situatėn. Mjaft deciziv nė dhėnien e asistit pėr Aliajn.

Altin Lala
"Zotėria 100%" nuk ishte nė maksimumin e tij. U pėrpoq qė tė ndihmonte sulmin e skuadrės gjatė aktivizimit tė tij, por nuk ka mundur t'i konkretizojė ashtu siē duhet aksionet. Nė pjesėn e parė ka qenė i vetmi qė ka tentuar tė godasė portėn kundėrshtare nga distanca.

Klodian Duro
Nuk ka qenė roli mė i pėrshtatshėm ai i fillimit tė ndeshjes pėr elbasanasin. Nuk ėshtė pėrshtatur siē duhet me pjesėn tjetėr tė skuadrės nė pjesėn e parė. Pjesa e dytė e ka gjetur Duron nė pozicionin e tij natyral nė kombėtare dhe rendimenti ėshtė ngritur ndjeshėm. Megjithatė, dje nuk ka qenė nė njė ditė tė mirė.

Igli Tare
Mbase nuk ka qenė moduli mė i pėrshtatshėm pėr t'i shėrbyer shtatlartit kuqezi. Nė pjesėn e parė ishte thuajse inekzistent, pasi nuk ėshtė shėrbyer shumė nga pjesa tjetėr e ekipit. Nė tė dytėn ėshtė pėrpjekur qė tė bėjė diēka mė shumė, por nuk ka mundur tė realizojė njė lojė tė bukur.

Alban Bushi
Nuk ka treguar thuajse asgjė gjatė gjithė aktivizimit tė tij. Ėshtė shfaqur mjaft individualist dhe nuk ka vepruar si duhet pėrpara nė ndihmė tė Tares. Nė 45 minutat e dyta ka kėrkuar qė tė japė diēka mė tepėr, por nuk ka mundur qė tė hyjė nė lojė. Mbase duhej tė ishte ndėrruar mė shpejt.

Foto Strakosha
I pafaj nė rastin e pėsimit tė golit. Nuk ka pasur asnjė pėrgjegjėsi nė rreziqet qė kalonte porta jonė. Vazhdon tė jetė konstant nė paraqitjet e tij, ndonėse dje u aktivizua vetėm 45 minuta.

Altin Haxhi
I jep mė shumė ritėm krahut tė majtė tė mesfushės sonė, por nuk ka arritur tė punojė siē duhet nė fazėn mbrojtėse. Ėshtė pėrpjekur tė luajė pėr skuadrėn gjatė aktivizimit tė tij, por ka shfaqur njė pasiguri tė theksuar nė shėrbimet pėr shokėt.

Ervin Skela
Hyrja e tij nė lojė ishte faktori kryesor i shėnimit tė golit. Fantazia e tij i dha mė tepėr vizion lojės sulmuese dhe aksionet u bėnė mė tė rrjedhshme. Nuk ka pasur mbėshtetjen totale tė skuadrės gjatė pjesės sė dytė, nė minutat nė tė cilat u aktivizua.

Etmond Kapllani
Pritej mė shumė prej tij, por nuk arriti tė bėnte tė njėjtėn paraqitje si ndaj Suedisė nė "Qemal Stafa". Pak topa tė luajtur dhe njė dobėsi e theksuar nė shkėputjet nga krahėt.

Florian Myrtaj
Nuk luajti thuajse fare. Minutat nė tė cilat u aktivizua nuk ishin tė mjaftueshme pėr tė pasqyruar realisht formėn e tij.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg aliaj-suedinnnnnnnnnnnn,h.jpg (33.0 KB, 12 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #352  
Te vjeter 01-05-2004, 22:54
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Trajneri i kombėtares shqiptare ėshtė i kėnaqur nga barazimi i marrė nė ndeshjen miqėsore kundėr Estonisė

"Nga mėnyra sesi vajtėn gjėrat nė Estoni, nuk ka pse mos tė jem i kėnaqur me rezultatin e ndeshjes. Njė barazim jashtė fushės sonė nė ato rrethana, them se ėshtė shumė pozitiv," - mėsohet tė ketė qenė vlerėsimi i trajnerit tė kombėtares shqiptare, Hans Peter Brigel, pėr ndeshjen e fundit miqėsore qė Shqipėria zhvilloi nė Talin kundėr Estonisė. Trajneri gjerman ka treguar edhe vėshtirėsitė qė pati kjo ndeshje miqėsore, ndryshe nga tė tjerat: "Numri i vogėl i lojtarėve qė kam pasur nė dispozicion nuk ma dha mundėsinė e zėvendėsimeve tė "luksit". Sikur tė mos mjaftonte kjo, kam pasur mjaft ndėrhyrje nga klubet ku luajnė "legjionarėt" shqiptarė pėr tė mos i aktivizuar mė shumė se 45 minuta."

Numri njė i kombėtares shqiptare ka pėrmendur edhe emrat e disa klubeve, tė cilėt i kanė kėrkuar tė mos i aktivizojė shumė minuta lojtarėt e kombėtares qė bėn pjesė nė ekipet e tyre. Kėshtu, Hanoveri i Lalės, Frankfurti i Skelės, Verona e Myrtajt i kanė kėrkuar trajnerit gjerman (kuptohet miqėsisht) qė futbollisti i tyre tė mos luajė mė shumė se njė pjesė loje. Dhe nė fakt ashtu ka ndodhur. Lala dhe Skela janė aktivizuar jo mė shumė se 45 minuta, kurse Myrtaj vetėm sa vrapoi nė fushė. Ndėrsa Iraklisi i Muratit vazhdon me kapriēiot e tij ndaj grumbullimit tė mesfushorit shqiptar me kuqezinjtė. Klubi grek sėrish nuk ka dashur ta lėrė tė grumbullohet me ekipin kombėtar Edvin Muratin. Pra, me atė kontigjent lojtarėsh nė dispozicion, ku aktivizimi i shumicės prej tyre kushtėzohej nga skuadrat e tyre, mund tė thuhet se Brigeli i kishte duart "tė lidhura" nga klubet dhe se ai ka plotėsisht tė drejtė tė jetė i kėnaqur pėr rezultatin qė mori nė Estoni. Gjermani ka vlerėsuar edhe lojėn e disa lojtarėve tė rinj tė kombėtares, tė cilėt aktivizohen nė kampionatin kombėtar. Vlerėsimet kėsaj here kanė qenė pėr Ardit Beqirin e Partizanit dhe portierin Ilion Lika tė Dinamos. Kėta, sipas Brigelit kanė qenė nė lartėsinė e duhur, pavarėsisht nga emocionet qė shfaqėn. Lojtari mė i mirė nė fushė, sipas Brigelit, ka qenė Elvin Beqiri, i cili ka bėrė njė ndeshje perfekte, duke bėrė tė mos ndihet mungesa e mbrojtėsit Geri Ēipi. Tė mos harrojmė qė Elvin Beqiri ėshtė ndjekur nė atė ndeshje nga njė trajner i madh gjerman, si Klaus Topmėler, ish-trajner i Leverkusenit, tani trajner i Hamburgut. Topmėleri ėshtė takuar edhe me Brigelin, por mė gjatė ka folur me Aksel Rosin, zėvendėstrajnerin e kombėtares shqiptare. Tema e bisedės ka qenė ndjekja e disa lojtarėve shqiptarė, tė cilėt mendohet tė kalojnė sė shpejti nė Bundesligė, madje jo mė kot Topmėleri ka udhėtuar nė Estoni. Pėrveē Elvin Beqirit, mendohet tė jetė ndjekur edhe Edmond Kapllani, lojtar qė aktivizohet nė radhėt e Besės.

Hans Peter Brigel do tė rikthehet mė 5 maj nė Shqipėri. Ai do t'i grumbullojė sėrish mė tė mirėt e kampionatit kombėtar. Do tė jetė "zbori" i katėrt qė trajneri gjerman do tė zhvillojė brenda kėtij sezoni me kandidatėt pėr nė kombėtare. Mė 8 maj, ai do tė ndjekė njė ndeshje tė kampionatit shqiptar. Kėsaj here mendohet tė jetė ndeshja mes Besės dhe Shkumbinit, qė do tė ndiqet nga trajneri i kombėtares. Eshtė pėrzgjedhur kjo ndeshje, pasi tė dyja skuadrat do tė luajnė fort pėr mbijetesėn nė A1.

Sporti Shqiptar
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #353  
Te vjeter 08-05-2004, 09:55
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Kombėtarja, nė sfond miqėsorja me Japoninė?

Kombėtarja shqiptare mund tė luajė njė ndeshje miqėsore nė muajin maj me ekipin pėrfaqėsues tė Japonisė. Kanė qenė burime shumė tė sigurta qė e kanė bėrė tė ditur njė fakt tė tillė. Ka qenė kompania qė ka blerė tė drejtėn televizive tė kuqezinjve, "Sport Five", ajo qė ka ndėrmjetėsuar pėr kėtė ndeshje miqėsore. Japonezėt, siē flitet, e kanė pranuar kėtė kėrkesė edhe pėr faktin se ekipi i tyre gjatė muajit maj do tė zhvillojė njė turne miqėsor nėpėr Evropė, ndaj njė miqėsore me Shqipėrinė pėr ta do tė ishte shumė e volitshme. Gjithsesi, kjo ende nuk ėshtė mbyllur pėrfundimisht dhe nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit pritet njė faks konfirmues nga japonezėt.
Edhe pse burimet nė federatė e pohojnė zhvillimin e kėsaj miqėsoreje, pėr datėn e ndeshjes tė gjithė japin pėrgjigje evazive. Mendohet qė takimi Shqipėri?Japoni tė luhet mė 28 maj nė Tiranė, ndryshe nga ē'ishte menduar pas ndeshjes me Islandėn, kur trajneri Brigel kishte pohuar se do tė bėnte tė pamundurėn qė kuqezinjtė tė zhvillonin njė miqėsore, qoftė edhe me ndonjė klub gjerman mė 22 maj. Gjithsesi, nėse gjithēka konfirmohet, pra Shqipėri?Japoni do tė luhet mė 28 maj, kuqezinjtė do tė zhvillojnė miqėsoren e 4?t nė 2004-n. Me pėrfaqėsuesen e Japonisė, Shqipėria nė historinė e saj futbollistike nuk ėshtė ndeshur asnjėherė. Takimi i majit mund tė jetė pėrballja e parė mes kombėtares sonė dhe asaj japoneze. Sikurse dihet, nė stolin e kombėtares japoneze ėshtė ulur i mirėnjohuri Ziko, ish?futbollisti legjendar i kombėtares braziliane. Kombėtarja japoneze aktualisht ndodhet nė vendin e 26?tė renditjes sė FIFA?s dhe ėshtė njė nga kombėtaret mė tė mira tė futbollit nė Azi, sė bashku me Korenė e Jugut.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #354  
Te vjeter 08-05-2004, 09:56
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Grekėt inspektojnė "Qemal Stafėn"

Punonjės tė Federatės Greke tė Futbollit prej dy ditėsh ndodhen nė Shqipėri pėr tė parė nga afėr kushtet qė afron vendi ynė nė prag tė ndeshjes sė parė pėr eliminatoret e Botėrorit tė 2006?s. Ky fakt ėshtė bėrė i ditur dje nė FSHF. Sipas burimeve pranė zyrės sė shtypit tė Federatės sė Futbollit, nė Tiranė prej dy ditėsh ėshtė akomoduar shefi i sektorit tė ekipeve kombėtare greke. Ky i fundit, sipas informacioneve, gjatė qėndrimit nė Tiranė ka vizituar stadiumin kombėtar "Qemal Stafa" si dhe stadiumin "Selman Stėrmasi". Ndėrkohė, shefi i sektorti tė ekipeve kombėtare greke ka vizituar tė gjitha hotelet e Tiranės. Sipas zėdhėnėsit tė shtypit nė federatė, Nurishmi, shefi i ekipeve kombėtare greke ka zhvilluar njė inspektim pėr t'u njohur me gjendjen e ambienteve nė prag tė takimit Shqipėri?Greqi, qė do tė zhvillohet mė 4 shtator nė Tiranė. Ndėrkohė, nė FSHF tė bėjnė tė ditur se sė shpejti edhe Federata Shqiptare e Futbollit do tė dėrgojė nė Greqi njė punonjės tė saj pėr tė parė nga afėr vendin se ku do tė akomodohet dhe ku do ta luajė Shqipėria ndeshjen me Greqinė.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #355  
Te vjeter 08-05-2004, 23:02
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Bie miqėsorja Shqipėri-Japoni. Aziatikėt zgjedhin njė tjetėr kundėrshtar pėr mė 28 maj
Japonia, "jo" Shqipėrisė pėr miqėsore

Federata Japoneze e Futbollit e ka hedhur nė erė idenė e pėrhapur para pak ditėsh rreth njė miqėsoreje mes Shqipėrisė dhe ekipit kombėtar nga Azia. Dje, drejtues tė FSHF-sė kanė paraqitur njė faks tė mbėrritur nga Federata Japoneze e Futbollit, qė i kthente pėrgjigje negative ftesės sė Federatės Shqiptare tė Futbollit, rreth kėrkesės sė kėsaj tė fundit pėr njė ndeshje miqėsore mes dy kombėtareve.

Nė faksin e mbėrritur nė FSHF, sekretari i pėrgjithshėm i federatės japoneze falėnderonte palėn shqiptare pėr ftesėn, por nga ana tjetėr shkruante se miqėsorja e projektuar pėr t'u luajtur mes Shqipėrisė dhe Japonisė nuk mund tė zhvillohet nė muajin maj. Sipas palės japoneze, skuadra e tyre kombėtare qė aktualisht po zhvillon njė turne nė Evropė, pėr datėn e lirė tė muajit maj e ka gjetur njė kundėrshtar dhe kėshtu nuk mund tė luajė me Shqipėrisė, siē ishte pėrfolur njė ditė mė parė. Ndėrkohė, nė FSHF konfirmojnė se pala japoneze e ka lėnė tė hapur shtegun pėr njė miqėsore mes tyre. Nė faksin e dėrguar nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit shkruhej se federata japoneze ėshtė e gatshme qė nė njė tė ardhme tė afėrt tė organizojė njė ndeshje miqėsore mes dy shteteve. Kėshtu, pas kėtij lajmi kombėtarja shqiptare sėrish ėshtė nė kėrkim tė njė kundėrshtari pėr njė miqėsore nė muajin maj. Pėr kuqezinjtė, sėrish mbetet karta "Brigel". Gjermani i kombėtares shqiptare, qė prej ndeshjes me Islandėn, u kishte premtuar zyrtarėve tė FSHF-sė se do tė bėnte tė pamundurėn pėr tė gjetur njė kundėrshtar pėr kuqezinjtė, qė kėrkojnė tė luajnė njė miqėsore nė fund tė majit.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #356  
Te vjeter 31-07-2004, 02:10
Minifotoja e anetarit Christian
Moderator/e
 
Reg: 09-04-04
Lokalizimi: Tiranė
Postime: 307
Images: 1
Kryesore

Traineri gjerman i kuqezinjve, Hans Peter Briegel, ka menduar te zhvilloje "zborin" e rradhes ne muajin gusht. Eshte menduar nje grumbullim tre-ditor me datat 9, 10 e 11 te ketij muaji ne kompleksin e Kamzes. Tani per tani ky eshte vetem nje planifikim, pasi per te realizuar kete "zbor" do te duhet edhe leja e klubeve per lojtaret e tyre. Sipas drejtuesve te FSHF-se, deri tani skuadra e Tiranes eshte treguar e gatshme. Nese gjithcka shkon sic duhet, atehere traineri Briegel do te mberrije ne Shqiperi me date 8 gusht. Te tilla "zbore" ishin bere thuajse te permuajshme nga ana e gjermanit, por ne kohet e fundit kishte rene qetesia pasi lojtaret ishin te angazhuar ne kompeticionet europiane me skuadrat e tyre, sic ndodhi me Teuten, Vllaznine e Dinamon, kurse per Tiranen e Partizanin "rruga" europiane vazhdon ende.
Ju ftojme te jepni mendimet tuaja per lojtaret, ndeshjet dhe gjithcka ndodh rreth ekipit tone kombetar. Ju faleminderit!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #357  
Te vjeter 02-08-2004, 00:27
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Vetėm 18 ditė na ndajnė nga miqėsorja me Qipron. Ē'bėhet me kuqezinjtė?

"Letargjia" e frikshme e kombėtares

U bė gati njė muaj qė FSHF ja po merret me ankandin e shitjes sė tė drejtės televizive tė ndeshjeve tė kombėtares. Po kėshtu, burime nė FSHF konfirmojnė edhe interesimin e drejtuesve tė kėtij institucioni pėr tė gjetur njė firmė tė specializuar, e cila do tė shtypė biletat e ndeshjes sė 4 shtatorit me Greqinė, tė tilla qė tė mos falsifikohen dot nga askush. Pra nuk ėshtė se nuk po merren njerėzit e futbollit me pėrgatitjen e ndeshjes sė shumėpritur me kampionėt e rinj tė Evropės. Megjithatė, edhe pse flitet pėr tė drejtėn televizive tė kombėtares, apo pėr detaje tė tjera tė kėtij lloji, njė gjė nuk po kuptohet ende. Ku ėshtė kombėtarja e Shqipėrisė, mos ndoshta ajo ekziston vetėm nė letėr? Ku janė sistemuar dhe a po stėrviten kuqezinjtė e saj? Po trajneri Brigel ē'po bėn, etj, etj? Tė tilla pyetjeve nuk kanė qenė nė gjendje t'u japin pėrgjigje as zyrtarėt e FSHF-sė. Prej kėtej natyrshėm lind pyetja: Ē'do tė shohin sportdashėsit e shumtė kuqezinj mė 4 shtator, kur nė "Qemal Stafa" tė zbresė Greqia, kampionia e Evropės? Pėrgjigjja e supozuar tė lė tė nėnkuptosh se drejtuesit e FSHF-sė, por edhe trajneri Brigel, mendojnė se kuqezinjtė janė mė tė fortė se kurrė, pasi vijnė pas nė kėtė ballafaqim pas njė serie rezultatesh pozitive. Ndoshta ėshtė edhe kėshtu. Gjithsesi, kombėtarja jonė aktualisht ekziston vetėm si emėr nė letėr, pasi gjendja e saj ėshtė njė ekuacion me shumė tė panjohura pėr FSHF nė. Duke e lėnė mėnjanė trajnerin Brigel, i cili duket se edhe "zboret" kėrkon t'i zhvillojė nė atdheun e tij, pasi ėshtė mė komode pėr tė, federata nuk duhet tė ketė pushim nė kėtė muaj. Ndeshja e 4 shtatorit ėshtė te dera, prandaj koha nuk pret. Por mė mirė tė mos e hedhim vėshtrimin aq larg, pasi "paradhoma" e Greqisė ėshtė Qiproja. Edhe pėr kėtė miqėsore, qė do tė zhvillohet mė 18 gusht, pothuajse asgjė nuk ėshtė bėrė. Absurde kjo, kur nga tė gjithė kjo miqėsore konsiderohet si testi gjeneral para "provės sė zjarrit" me Greqinė. Edhe pse na ndajnė 18 ditė nga ndeshja miqėsore qipriote, na duket se trajneri i kombėtares nuk e ka vėnė "ujin nė zjarr" pėr tė. Ai nuk duket nė Tiranė qysh prej qershorit dhe vetėm nė fund tė gushtit do ta prekė tokėn shqiptare. Trajneri Brigel, skuadrėn kuqezi do ta presė nė kryeqytetin qipriot (?!) Normalisht ai duhet tė ishte qė tani nė zyrėn e tij nė FSHF, ku tė kontaktonte me tė gjithė kuqezinjtė dhe tė dinte se ē'bėhet me ta. Jo vetėm qė nuk do tė ishte keq, por mendojmė se duhet tė jetė detyrė funksionale e tij, tė vinte dhe tė shikonte ndeshjet "evropiane" tė skuadrave tona, Tirana, Partizani dhe Dinamo. Tė paktėn pėr formalizėm dhe justifikuar fjalėt e tij se ngjyrat nė gjirin e tyre ka kuqezinj-kandidatė dhe tė afirmuar. Justifikimi i gjermanit, se paska shkuar nė Portugali dhe ka studiuar kundėrshtarin, ėshtė pak. Sepse "zhbirimi" i kundėrshtarit nuk ka fare vlerė, nėse nuk di gjė pėr grupin qė drejton. Kjo ėshtė pika mė e errėt e pėrgatitjeve pėr ndeshjen me Greqinė. Trembesh kur mėson qė grekėt kėrkojnė informacione nga mė tė imėta pėr ndeshjen e 4 shtatorit. Gjithsesi, mbetemi me shpresė qė tė paktėn trajnerit dhe FSHF sė t'u ketė dalė gjumi. Nė tė kundėrt "kali i Trojės" dhe "miku" i Brigelit, Rehageli, do tė bėjė kėrdinė nė "Qemal Stafa". Shpresojmė tė mos ndodhė kėshtu. Veē tė mos harrojmė, se mė 4 shtator, nė "Qemal Stafa" nuk do tė luajnė as tifozėt, as emigrantėt, por kuqezinjtė.

''Sporti Shqiptar''
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg 01082004_brigeli1.jpg (23.9 KB, 3 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #358  
Te vjeter 04-08-2004, 05:22
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Hans Peter Brigel teston kombėtaren B

Shekulli

TIRANĖ- Sektori i Ekipeve Kombėtare nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit (FSHF) po vazhdon pėrgatitjet pėr organizimin e stazhit stėrvitor tė kombėtares B, nėn drejtimin e trajnerit tė ekipit kombetar, Hans Peter Brigel. Shefi i ketij Sektori, Besnik Ēela, tha dje se “trajneri i kombėtares, gjermani Hans Peter Brigel, do tė zhvillojė nga data 9 deri mė 11 gusht njė stazh treditor stėrvitor me futbollistėt qė luajnė nė kampionatin shqiptar tė futbollit.". Sipas tij, ky ėshtė stazhi i katėrt stėrvitor pėr ekipin kombėtar B, me kėta futbollistė. Trajneri i ekipit kombėtar synon tė testojė formėn fizike tė futbollistėve qė luajnė nė kampionatin tonė si dhe tė zbulojė ndonjė element tė vlefshėm. Mosha e madhe e disa prej lojtarėve bazė tė Kombėtares e ka detyruar Brigelin qė tė hedhė sytė e tė kėrkojė elementė tė rinj nė kampionatin tonė. Stėrvitjet e teknikut Brigel do tė zhvillohen nė kompleksin e ekipeve kombėtare nė Kamėz, ndersa akomodimi do tė bėhet nė hotel "Tirana International". Sipas Ēelės, lista e Kombėtares qė do tė grumbullohet nga tekniku Brigel do tė publikohet brenda javės.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #359  
Te vjeter 04-08-2004, 18:54
Minifotoja e anetarit SKIFTERI-ZI
I/e Sapoardhur
 
Reg: 04-08-04
Postime: 1
Kryesore

A eshte kush ne dijeni se cila eshte 11 mbdhjeēja e ekipit tone per momentin, dhe a eshte e vertete se Brigeli ka deklaruar se nuk do te marre asnje lojtare qe luan ne Kampionati Shqiptar???

Faleminderit.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #360  
Te vjeter 05-08-2004, 01:00
Minifotoja e anetarit Christian
Moderator/e
 
Reg: 09-04-04
Lokalizimi: Tiranė
Postime: 307
Images: 1
Kryesore

Se shpejti do te grumbullohen lojtaret nga traineri gjerman. Ne fakt klubet shqiptare lejuan lojtaret e tyre qe te marrin pjese ne "zborin" e rradhes ne kompleksin e Kamzes, pervec Partizanit, i cili do te vazhdoje aventuren e tij ne Kupen UEFA.
__________________
I LOVE INTER
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #361  
Te vjeter 06-08-2004, 20:26
Minifotoja e anetarit Christian
Moderator/e
 
Reg: 09-04-04
Lokalizimi: Tiranė
Postime: 307
Images: 1
Kryesore

Behet e ditur se fantazisti shqiptar Ervin Skela, ka arritur nje marreveshje me drejtuesit e skuadres se sapongjitur ne Bundesligen e pare gjermane, Arminia Bielefeld. Ne kete skuader ai do te gjeje bashkekombasit e tij, Fatmir Vaten dhe Klodian Duron. Tashme kalimi i ish-lojtarit te Eintraht Frankfurt te skuadra e Bielefeld eshte zyrtar. Ai do te perfitoje 20 000 euro ne muaj, pa llogaritur te ardhurat qe do te vijne nga premiot.

Nderkohe presidenti i Vllaznise, Agron Cela i ka kerkuar FSHF-se qe dy prej ndeshjeve eliminatore te Boterorit 2006 te kombetares kuqezi te zhvillohen ne stadiumin e Shkodres "Loro Borici", perballe nje publiku te zjarrte e te apasionuar pas futbollit. Konkretisht behet fjale per ndeshjen e 9 shkurtit 2005 perballe Ukraines dhe per sfiden qe do te mbylli fushaten e eliminatoreve te kuqezinjve, ate perballe Turqise me 12 tetor 2005. Pritet qe kerkesa e presidentit te kuqebluve shkodrane te plotesohet nga drejtuesit e FSHF-se.
__________________
I LOVE INTER
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim