| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Lajme , rezultate , histori etj nga kombetarja e Shqiperise. Gjithcka mbi kuqezinjte tane! Modifikuar per here te fundit nga AlbShkodra : 09-10-2003 ne 01:15. |
|
#2
| ||||
| ||||
| EURO 2004 : Rezultatet e grupit tone ne rrugen shume te veshtire drejte Euro 2004 Rruge e cila mbetet enderr qe te kthehet ne realitet nese arrihet kualifikimi per kupen e botes 2006 Te shpresojme ............ 07/09/2002 RUSI-IRLANDE 4-2 07/09/2002 ZVICER-GJEORGJI 4-1 12/10/2002 SHQIPERI-ZVICER 1-1 16/10/2002 IRLANDE-ZVICER 1-2 1 16/10/2002 RUSI-SHQIPERI 4-1 5 11 29/03/2003 GJEORGJI-IRLANDE 1-2 29/03/2003 SHQIPERI-RUSI 3-1 02/04/2003 GJEORGJI-ZVICER 0-0 02/04/2003 SHQIPERI-IRLANDE 0-0 30/04/2003 GJEORGJI-RUSI 1-0 07/06/2003 ZVICER-RUSI 2-2 07/06/2003 IRLANDE-SHQIPERI 2-1 11/06/2003 IRLANDE-GJEORGJI 2-0 11/06/2003 ZVICER-SHQIPERI 3-2 06/09/2003 IRLANDE-RUSI 1-1 06/09/2003 GJEORGJI-SHQIPERI 3-0 10/09/2003 RUSI-ZVICER 4-1 10/09/2003 SHQIPERI-GJEORGJI 3-1 11/10/2003 RUSI-GJEORGJI - 11/10/2003 ZVICER-IRLANDE - Renditja : 1.ZVICRA 12 Pike 2.RUSIA 11 ' ' ' ' 3.IRLANDA 11 ' ' ' ' 4.SHQIPERIA 8 ' ' ' ' 5.GJEORGJIA 7 ' ' ' '
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#3
| ||||
| ||||
| KOMBETARJA : Drama tronditėse nė dy akte e Kombėtares Endrra e shuar e njė mbrėmjeje tė pranverės... * Kur Kombėtares i mungojnė pesė titullarė: Tare, Lala, Beqiri, Rraklli e K. Duro! * Dhe jo vetėm kėta! Ka qenė si njė prelud simfonie. Ka qenė njė mbrėmje e pranverės. 29 mars 2003. Nė Shkodėr. Vepra e fundit e presidentit tė vrarė tė Vllaznisė, Myftar Ēela, njeriu qė e thirri Kombėtaren e Shqipėrisė pėr tė triumfuar mbi njė prej mė tė mėdhenjve tė Evropės, Rusisė gjigante. Ishte 3-1 pėr Shqipėrinė e vogėl. Mbrėmja fantastike e Stadiumit "Loro Boriēi". Endrra e njė mbrėmjeje tė pranverės. Mandej, kur ka ra nata ēuditėrisht e gjatė e atij marsi mbi Qytetin e Veriut qė festoi gati deri nė mėngjez, mbėrriti dita e kthjellėt dhe realiteti i mveshur gjithnjė me ekstazėn e njė ėndrre, qė nuk u bė kurr realitet. Pesha e atij 29 marsi 2003 nė tė vėrtetė u ndie edhe dy herė tė tjera mbi supet hijerandė tė dy stadiumeve modernė tė Evropės, atij "Landsdowne Road" tė Dublinit dhe atij "Stade de Genéve" tė Gjenevės. Ajo desh tė shndėrrohej nė realitet. Thuajse ia arriti teksa tronditi pėr 90 minuta krenarėt e Evropės pranėbritanike dhe asaj alpine zvicerane. Prej Shqipėrisė sė vogėl. Pėr tė cilėn fati mbeti po i vogėl. Qenė dy humbje magjithate, dy dėnime tė pamėshirshme dhe ndoshta jo aq tė drejta. U duk sikur ėndrra dhe realiteti po mplekseshin midis vedi nė njė luftė dinake, tė fshehtė, enigmatike. Ndėrkaq, nė mbrėmjen e sė shtunės tė 6 shtatorit 2003, nė Stadiumin "sovjetik" tė Gjeorgjisė, papritmas lufta mbaroi. Triumfoi ėndrra qė nuk u bė njė realitet. Dhe? "Lufta pėr vendin e fundit!" Titulli im i vjetėr, i konsumuar, tė cilin jam i detyruar ta nxjerr nga arkivi. Pėr Kombėtaren e Shqipėrisė nuk ka njė simfoni. Ka vetėm dramė. Kėsaj radhe me dy akte. Njėri u luajt nė Stadiumin "sovjetik" "Paichadze" tė Tbilisit. Akti tjetėr do tė luhet nesėr nė atė "Qemal Stafa" tė Tiranės. Do t'i ndjekim hap pas hapi zhvillimet e kėsaj drame pėrmes ngjarjeve tė kėtyre dy akteve. Akti i parė: nė Tbilis, Gjeorgjia - Shqipėria 3-0! Nuk ėshtė hera e parė qė Shqipėria kalamendet nė ėndrra tė bukura futbolli. Mė 1965 ajo ka barazuar 1-1 me Irlandėn e Veriut tė George Best tė 'Manchester United'. Dhe mandej ka shkuar dhe ėshtė shkatėrruar 6-0 nė Gjermani. Mė 1967 ka barazuar 0-0 me Gjermaninė e Helmut Shenit dhe mandej pėr tre vjet rresht shteti i vet nuk e ka lėnė as tė luajė dhe as tė ėndėrrojė. Mė 1971 ka fituar 3-0 me Turqinė, po pas saj ka humbur 4 herė rresht. Kur ka filluar mė 1980 me fitoren 2-0 kundėr Finlandės, mandej ka humbur 9 herė rrjesht! Mė 1985 pasi ka barazuar 2-2 me Poloninė e Bonjekut dhe ka fituar 2-0 me Belgjikėn e Schifos, flatrat e saj janė shpalosė nė ėndrrėn mė tė bukur tė futbollit, ēka mund ta ēonte deri nė finalet e Meksikės. Por mbas saj ka shkuar dhe ėshtė shkėrmoqur 2-0 nė "Olimpikun" e Athinės. Qysh atė ditė, pėr njė kohė tė gjatė, Shqipėria nuk ka pasė mė ėndrra. Derisa te e vona shfaqen si me magji ajo e Hannoverit 3-4 me Gjermaninė mė 1997 dhe ėndrra nordike e Norvegjisė, 2-2 mė Oslo mė 1998, me golat vrasės tė minutave 90 apo 88! Dhe pas pesė vjetėve nė njė realitet tė ftohtė akull, vjen ėndrra e fundit, ajo e 29 marsit 2003 nė Shkodėr e cila i blatoi Kombėtares stadiumin dhe publikun fantastik qė i mungonte. Dhe Shqipėria - Rusia 3-1 nėn interpretimin teutonik tė njė gjermani me vėshtrimin si tė personazheve tė dramave "tragjike" tė lashtėsisė: Hans Peter Briegel! Dhe vetėm kaq deri tė shtunėn e 6 shtatorit 2003, kur Gjeorgjia, e cila ka fituar 5 herė ndėr 6 ndeshje me Shqipėrinė, shkatėrron ėndrrėn dhe i rikthen shqiptarėt nė realitetin e tyre: 0-3! Shqipėria ka humbur 37 herė me 3-0 e pėrtej! Ky ėshtė akti i parė i dramės mė tė fundit tė Kombėtares shqiptare. Zhvillimet dramatike tė saj qenė tejet tė shpejta dhe konflikti u zhvillua menjėherė, brenda 40 minutash: nga minuta 9 te ajo e 42-tė. Kėtij akti nuk mundi t'i bėnte ballė asnjė personazh i Kombėtares Shqiptare. Ngaqė pėrveē tė tjerave, dramės iu mungonin jo pak por plot pesė personazhe tė ėndrrės sė Shkodrės: Tare, Lala, Beqiri, Rraklli e K. Duron! Dhe ndoshta ajo ēka po shihej nė skenėn e ftohtė, thuajse me njė dekor vetėm bardhezi tė Tbilisit, nuk dukej tė ishte mė njė konflikt. Ishte njė lloj dorėzimi spektakolar pėrballė kushteve qė i vinin pėrpara pa mėshirė personazhet kundėrshtarė tė Gjeorgjisė. Ndonėse Shqipėria kishte nė stadium futbollistė profesionistė tė Evropės, tė cilėt nuk ishte hera e parė qė papritmas shndėrroheshin nė amatorė tė Shqipėrisė. Nuk mund tė harroj diēka qė kam parė nė mjedisin e Hotelit "Movenpick" tė Gjenevės para ndeshjes me helvetikėt. Njė zhurmė dhe eufori e paparė, njė lėvizje e marramendje, njė mpleksje me tifozė, lojtarė, trajnerė, zyrtarė. Njė zhurmė e panevojshme dhe shpengim tipik ballkanik. Nė fund tė hollit trajneri Briegel dhe ndihmėsi i tij Roos tė ulur, disi tė vetmuar, disi tė pafuqishėm. Kam ikur shpejt, i vetėm, dhe kam gjetur njė restorant tė qetė nė njė vilė ēuditėrisht modeste, por plot gjelbėrim tė rrethinave tė Gjenevės. Skuadra vinte nga ndeshja e mrekullueshme e Irlandės. Qė nė fund tė fundit, kishte qenė njė humbje. Dhe shkonte tek ajo po aq e mrekullueshme e Zvicrės, qė po ashtu kishte qenė njė humbje. Nga ēka vinte ky mjedis i zhurmshėm para ndeshjes? Prej euforisė? Prej vetėkėnaqėsisė? Dhe mandej ndeshja e madhe e "Stade de Genéve". Dhe humbja thuajse e pamerituar. Prej fatit? Prej ligjit tė mė fortit? Dhe prej kėtej drejtpėrsėdrejti te melodramat e Bullgarisė (0-2) dhe asaj tė Maqedonisė (1-3) pėr tė mbėrritur te drama e pamėshirshme e Tbilisit. Kurrsesi njė profesionist nuk mund tė sillet asisoji, siē u sollėn me radhė nė Tbilis protagonistėt tonė, prej njė Geri Ēipi e deri te njė Ervin Skela e Alban Bushi. Dhe 3-0 prej Gjeorgjisė, e cila nė renditjen e FIFA-s zė vendin e 91-tė, pra 2 shkallė mė poshtė se Shqipėria! Kjo ėshtė drama mbi rezultatin e sė cilės mė fort se asgjė, mė duket se qėndron shkėrmoqja e Kombėtares, mungesa e reagimit, nė mos gabofsha, deri edhe "indiferentizmi" ndaj njė detyre qė papritmas tė duket se nuk ėshtė e jotja. Ky qe akti i parė i dramės mė tė fundit shqiptare tė Kombėtares sė futbollit, qė e ēoi ate menjėherė nė vendin e fundit nė Grupin 10 tė EURO 2004, ndonėse deri nė orėn 20.00 tė mbrėmjes sė Tbilisit, tė paktėn teorikisht, ende ishte pretendente pėr vendin e dytė nė grup, arritje qė do tė mund ta ēonte deri nė Play - off, ndonėse kishte zhvilluar ndeshje tė shkėlqyera, ndonėse Portugalia e fuqishme e kishte thirrur pėr njė ndeshje miqėsore, ndonėse kjo ishte skuadra kombėtare mė e fortė nė barazpeshėn e saj tekniko-fiziko-taktike, qė Shqipėria kishte patur ndonjėherė. Ishte Shqipėria e parė, e cila nė ndeshjet kualifikuese tė njė Evropiani e Botėrori u drejtua nga dy trajnerė tė huaj qė vinin nga shkollat mė tė pėrparuara evropiane, siē janė ajo italiane dhe gjermane. Dhe qė pėrfundon me dramėn e kėtyre dy akteve tė funndit qė japin verdikte tė pamėshirshme. Dhe pyetjet qė vėrshojnė: - Pse nuk desh tė luante Shqipėria nė Gjeorgji? - A e shkatėrruam ne Briegelin e Gjermanisė apo na shkatėrroi ne Briegeli i Gjermanisė? - Mos e kanė fajin paratė? - Kur humb 5 herė rresht, ēfarė ka? - Ēka na e prishi mė fort kėte Kombėtare tė bukur qė patėm? - A do ta kemi pėrsėri? Dhe... "Lufta pėr vendin e fundit?" Shumė konkluzione do tė mund tė nxirren vetėm pas ndeshjes sė nesėrme, pasi tė marrim vesh nėse do tė jemi tė fundit apo tė parafundit, nėse do tė zhvillojmė njė ndeshje spektakolare apo drama me aktin e saj tė dytė do tė jetė po aq e pamėshirshme edhe mbrenda nė Tiranė. Dhe vetėm mandej do tė mund tė flasim plotėsisht qartė, do tė mund tė konkludojmė se pėrse nė ndeshjen me Gjeorgjinė nuk patėm pesė titullarė tė famshėm tė ndeshjes me Rusinė, mungesa e tė cilėve doemos qė ka qenė vendimtare: Lala, Beqiri, Duro, Tare dhe Rraklli! Futbolli gjithmonė ėshtė i varur prej tė imtave tė tij. Dhe e them plot forcė konkluzionin e parė teknik: mungesa e kėtyre pesė titullarėve qe pėrcaktuese, jo thjesht nė humbjen dramatike me Gjeorgjinė, por mbi tė gjitha, nė vetė shkėrmoqjen e ėndrrės sė pranverės sė Shkodrės. Shqipėria ėshtė shumė e vogėl pėr tė rezistuar edhe me mungesa kėsisoji. Dhe pesė titullarėt e sensacionit me Rusinė, nuk munguan papritmas, por mospraninė e tyre e sollėn sa rastėsitė po aq dhe miqėsoret qė gjithmonė e shkatėrrojnė Shqipėrinė, duke ia humbur pėrherė bashkėsinė e mendimit dhe qėndrueshmėrinė e 11-shit titullar para ndeshjeve tė mėdha kualifikuese. Mėnjanimi i Shqipėrisė nga ėndrra e njė kualifikimi tė mundshėm evropian, u realizua thuajse identik me ate tė 20 vjetėve mė parė nga mbrėmja vrasėse e Athinės. Kėsaj here qe mbrėmja shkatėrruese e Tblisit tė Gjeorgjisė. Atėbotė, teksa kam qenė i pranishėm nė Stadiumin Olimpik tė Athinės, gjej me kėte tė Tbilisit - ku nuk isha, por qė e pashė nė njė transmetim tejet amator nė TV - shumė gjėra tė pėrbashkėta: eufori, amatorizėm dhe pėr ēudi pak mendjemadhėsi, mandej frikė dhe pasiguri e gati indiferencė sė bashku. Madje qysh nga minuta e parė e deri nė fund. Dy ngjarjet nuk mė ngjasojnė vetėm nė njė dukuri: ata tė vitit 1985, ishin amatorėt profesionistė tė Tiranės, ndėrsa kėta tė 2003-shit janė profesionistėt amatorė tė Evropės, tė cilėt interpretuan mė keq se amatorėt e Tiranės. Nė aktin e parė tė dramės sė tyre ata nuk qenė personazhe, por figurantė. Nuk e marrim mė mend se ēka do tė jetė akti i dytė i dramės sė tyre qė luhet nesėr mbrėma nė Tiranė. Vetėm mbasi tė marrim vesh pėrfundimet, zhvillimet apo verdiktet e tij, do tė mund tė gjykojmė mė nė imtėsi pėr gjithēka. Tash pėr tash vetėm pėr njė gjė jemi tė sigurt: pėr shuarjen e ėndrrės sė njė mbrėmjeje tė pranverės, asaj tė 29 marsit 2003, vepra e fundit qė na la presidenti i paharrueshėm Myftar Ēela i Vllaznisė, njeriu qė e thirri Kombėtaren e Shqipėrisė pėr tė triumfuar mbi njė prej mė tė mėdhenjve tė Evropės, Rusisė sė dy kontinenteve...
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#4
| ||||
| ||||
| HISTORI : Kėqyrje historike Trajneri mė rezultativ i Kombėtares nė Kampionatet Botėrore dhe Evropiane * Edhe pas dy humbjeve me Irlandėn dhe Zvicrėn -Briegel mbetet gjithnjė mė i suksesėshmi! Nga BESNIK DIZDARI Eshtė edicioni i tretė i Kėqyrjes historike tė Futbollit Shqiptar-Magazine (Shih FSH-Magazine Nr. 114, 6 dhjetor 2002 dhe Nr. 118, 11 prill 2003). Dhe pėrsėri Briegel mbetet mė i suksėsėshmi, pra edhe pas humbjes me Irlandėn dhe Zvicrėn. Kjo nga qė ai ėshtė i pari nė 1 tregues (Golaverazhi mė i mirė: 1. Hans Peter BRIEGEL 6-6), por ėshtė i dyti nė 4 tregues tė tjerė. Dhe kjo ia rrit pikėzimin. Renditja jonė siē dihet del duke marrė nė konsideratė 8 tregues statistikorė, objektivė, dhe vetėm njė tregues subjektiv, ate tė ndeshjeve tė rralla qė patjetėr e kanė brėnda edhe pozitiven e rezultatit, pra qė tė mos kenė qenė humbje. Pėr secilin bėhet renditje nga 1 deri te 13, sepse kaq janė trajnerėt qė e kanė drejtuar Shqipėrinė nė Kampionatet Evropiane dhe Botėrore deri tani. Nė fund mblidhen pikėt, duke konsideruar pikė numrin e renditjes sė tyre nė secilėn prej 8 renditjeve. Kėshtu qė, trajneri mė rezultativ ėshtė ai qė ka shifrėn mė tė vogėl pėrmbledhėse nė renditjen pėrfundimtare tė 8 treguesve. Dhe pėrfundimet e Edicionit 3 tė Kėqyrjes sonė historike ruajnė gjithnjė Brigelin si mė I suksesėshmi trajner I Shqipėrisė pėr ndeshjet e KE dhe KB Renditjet tani pėr Edcionin 3 kanė kėto pamje: I.Mezatarja e renditjeve nė turnetė kualifikues 1. Zyber KONĒI 3.00 (2 3 4) 2. Loro Boriēi 3.66 (3 4 4) 3. Myslym ALLA 4.00 (3 4 4) Ilia SHUKE 4.00 (4) Shyqyri RRELI 4.00 (5 4 3 4) Agron SULAJ 4.00 (4 5 - 3) 7. Medin ZHEGA 5.00 (5) Sulejman DEMOLLARI 5 (5) 9. Astrit HAFIZI 5.50 (5 6) 10.Bejkush BIRĒE 6.00 (5 7) Neptun BAJKO 6.00 (5 7) * (Shifrat nė kllapa tregojnė vėndet qė ka zėnė Shqipėria nė pėrfundim tė ndeshjeve nė grup. Ato mblidhen dhe pjestohen pėr sa turne e ka drejtuar Kombėtaren trajneri nė fjalė. P.SH.: Konēi. Nėn drejtimin e tij Shqipėria ėshtė renditur njė herė e 2-ta, njė herė e 3-ta dhe njė herė e 4-ta, ēfarė duke i mbledhur dhe duke i pjestuar pėr 3 del mesatarja 3 e renditjeve nėn drejtimin e tij. Kur trajnerėt zėvėndėsohen gjatė zhvillimit tė turneut, pėr secilin qė ka qenė nė krye tė Kombėtares qoftė edhe 1 ndeshje tė vetme, merret nė konsideratė renditja pėrfundimtare. P.SH. Dossena, i cili e drejtoi Kombėtaren nė vetėm 2 ndeshje dhe Briegeli mungojnė kėtu sepse duhet pritur pėrfundimi i tė gjitha ndeshjeve nė grup pėr tė dalė renditja pėrfundimtare qė do tiu jipet edhe atyre). II. Ndeshjet e rralla 1. Loro BORIĒI 3 (1965 Shqipėria Irlanda e Veriut 1-1, 1967 Shqipėria RFGJ 0-0, 1971 Shqipėria Turqia 3-0) 2. Shyqyri RRELI 2 (1984 Polonia Shqipėpria 2-2, Shqipėria Belgjika 2-0) Neptun BAJKO 2 (1995 Moldavia Shqipėria 2-3, Shqipėria Bullgaria 1-1) Astrit HAFIZI 2 (1997 Shqipėria Irlanda e Veriut 1-0, 1998 Norvegjia Shqipėria 2-2) Hans Peter BRIEGEL 2 (2003 Shqipėria Rusia 3-1, Shqipėria Irlanda 0-0) 6. Medin ZHEGA 1 (2000 Shqipėria Greqia 2-0). 7. Z.Konēi, M.Alla, I.Shuke, A.Sulaj, S.Demollari, B.Birēe, G.Dossena (nuk kanė asnjė ndeshje tė rrallė). * (Trajnerėt e tjerė renditen nė vendin e 7-tė, sepse nuk kanė asnjė ndeshje tė rrallė. Pra nė renditje rėndohen me 7 pikė secili.) III. Pėrqindja e suksesit pėr tė gjitha ndeshjet 1. Ilia SHUKE 50.00 % 2. Han Peter BRIEGEL 37.51 % 3. Neptun BAJKO 27.27 % 4. Giuseppe DOSSENA 25.00 % 5. Astrit HAFIZI 23.68 % 6. Zyber KONĒI 20.00 % 7. Bejkush BIRĒE 17.64 % 8 Medin ZHEGA 16.66 % 9. Loro BORIĒI 14.70 % 10. Shyqyri RRELI 13.15 % 11.Agron SULAJ 5.55 % 12.Myslym ALLA 0.00 % Sulejman DEMOLLARI 0.00 %` IV. Mezatarja e pikėve pėr ndeshje 1. Ilia SHUKE 1.00 pikė 2. Hans Peter BRIEGEL 0.75 pikė 3. Neptun BAJKO 0.54 pikė 4. Giuseppe DOSSENA 0.50 pikė 5. Astrit HAFIZI 0.47 pikė 6. Zyber KONĒI 0.40 pikė 7. Bejkush BIRĒE 0.35 pikė 8. Medin ZHEGA 0.33 pikė 9. Loro BORIĒI 0.29 pikė 10. Shyqyri RRELI 0.26 pikė 11.Agron SULAJ 0.11 pikė 12.Myslym ALLA 0.00 pikė Sulejman DEMOLLARI 0.00 pikė * (Pėr qėllim kushtesh tė barabarta ėshtė marrė sistemi 2 pikė pėr fitoren, 1 pikė pėr barazimin). V. Numri i fitoreve tė arritura 1. Zyber KONĒI 2 fitore Bejkush BIRĒE 2 fitore Neptun BAJKO 2 fitore Astrit HAFIZI 2 fitore 5. Loro BORIĒI 1 fitore Ilia SHUKE 1 fitore Shyqyri RRELI 1 fitore Medin ZHEGA 1 fitore Hans Peter BRIEGEL 1 fitore 10. Myslym Alla 0 fitore Agron SULAJ 0 fitore Sulejman DEMOLLARI 0 fitore Giuseppe DOSSENA 0 fitore VI. Golaverazhi mė i mirė 1. Hans Peter BRIEGEL 6-6 2. Ilia SHUKE 2-4 3. Giuseppe DOSSENA 2-5 4. Sulejman DEMOLLARI 0-4 5. Medin ZHEGA 5-10 6. Myslym ALLA 1-8 7. Neptun BAJKO 10-19 8. Zyber KONĒI 5-19 9. Astrit HAFIZI 15-31 10.Agron SULAJ 3-28 Shyqyri RRELI 12-37 12.Bejkush BIRĒE 8-37 13.Loro BORIĒI 7-41 *(Eshtė marrė nė konsideratė diferenca e golave tė shėnuar me ato tė pėsuar). VII.Pėrqindja e fitoreve 1. Ilia SHUKE 50.00 % 2. Hans Peter BRIEGEL 25 % 3. Zyber KONĒI 20.00 % 4. Neptun BAJKO 18.00 % 5. Medin ZHEGA 16.66 % 6. Bejkush BIRĒE 11.76 % 7. Astrit HAFIZI 10.52 % 8. Loro BORIĒI 5.88 % 9. Shyqyri RRELI 5.26 % 10.Myslym ALLA 0.00 % Agron SULAJ 0.00 % Sulejman DEMOLLARI 0.00 % Giuseppe DOSSENA 0.00 % VIII. Rezistenca si trajner 1. Shyqyri RRELI 19 ndeshje Astrit HAFIZI 19 ndeshje 3. Loro BORIĒI 17 ndeshje Bejkush BIRĒE 17 ndeshje 5. Neptun BAJKO 11 ndeshje 6. Zyber KONĒI 10 ndeshje 7. Agron SULAJ 9 ndeshje 8. Medin ZHEGA 6 ndeshje 9. Hans Peter BRIEGEL 4 ndeshje 10. Myslym ALLA 3 ndeshje 11.Ilia SHUKE 2 ndeshje Sulejman DEMOLLARI 2 ndeshje Giuseppe DOSSENA 2 ndeshje Renditja e pėrkohėshme e 8 treguesve tė Trajnerit mė rezultativ: 1. Hans Peter BRIEGEL 23 2. Ilia SHUKE 31 3. Neptun BAJKO 35 4. Zyber KONĒI 38 5. Astrit HAFIZI 39 6. Giuseppe DOSSENA 49 7. Loro BORIĒI 50 8.Shyqyri RRELI 50 9. Medin ZHEGA 52 10.Bejkush BIRĒE 53 11.Agron SULAJ 69 12.Myslym ALLA 70 13.Sulejman DEMOLLARI 73 Marrė nga Futbolli Shqiptar MAGAZINE Nr. 121-122, 6 gusht 2003
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#5
| ||||
| ||||
| LISTA E PLOTE E LOJTAREVE TE KOMBETARES QE LUAJNE AKTUALISHT PER SHQIPERINE : 1 Foto STRAKOSHA : Portier -Kalithea - GRE 2 ILION LIKA : Portier - Dinamo-Alb 3 Elvin BEQIRI : Mbrojtės - Metalurg Donetsk-Ukr 4 Geri ĒIPI : Mbrojtės - F.C Eintracht -Ger 5 REZAR DABULLA : Mbrojtes - FK Tirana Alb 6 NEVIL DEDE : Mbrojtės - FK TIRANA 7 Arjan BELLAI : Mesfushor - Apollon Korfu - GRE 8 Klodian DURO : Mesfushor - Partizani - Alb 9 BLENDI SHKEMBI : Mesfushor - RIJEKA-KRO 10 Adrian ALIAJ : Mesfushor - Oberhauzen -Ger 11 Besnik HASI : Mesfushor - Anderlecht - BEL 12 Mehmet DRAGUSHA : Mesfushor - F.C Eintracht - GER 13 Ervin SKELA : Mesfushor - F.C. Eintracht - GER 14 DEVI MUKA : Sulmues - FK TIRANA 15 Edvin MURATI : Mesfushor - F.C. Iraklis - GRE 16 Igli TARE : Sulmues- Bolonja - ITA 17 Alban BUSHI : Sulmues - Trabsonspor - TUR 18 Florian MYRTAJ : Sulmues - Verona- ITA 20 LORIK CANA : Mesfushor - PSG -Fra 21 ALTIN RRAKLLI : Sulmues - Regensburg - Ger STAFI : Trainer: Hans Peter BRIEGEL Zv. Trainer: Axel ROOS Zv. Trainer: Vladimir AJAZI Mjek:Lluka HEQIMI Masazhator: Ylli MIHALI Asllan KASA Hakim BULINGER
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#6
| ||||
| ||||
| FITORET ME TE THELLA TE KOMBETARES : Shqiperi-Turqi 3-0 Tirane, 14.11.1971 Shqiperi-Algjeri 3-0 Tirane, 10.10.1976 Shqiperi-Moldavi 3-0 Tirane, 29.03.1995 Turqi-Shqiperi 1-4 Antalia, 21.01.1998 Shqiperi-Andora 3-0 Malte, 06.02.2000 Shqiperi-Malte 3-0 Tirane, 14.12.2000 Shqiperi-Vietnam 5-0 Norcia, 12.02.2003 Shqiperi-Rusi 3-1 Shkoder, 29.03.2003 Shqiperi-Gjeogji 3-1 10/09/2003 Humbja me e thelle: Hungari-Shqiperi 12-0 Budapest, 24.09.1950 Karriera me e gjate: Rudi VATA me 59 ndeshje nderkombetare Golashenuesi me i mire: Sokol KUSHTA ,Altin Rraklli,Alban Bushaj 10 gola Arritjet me te medha: Kampione e Ballkanit ne 1946 Fituese e Turneut Nderkombetar ROTHMANS ne 2000
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#7
| ||||
| ||||
| Drama tronditėse nė dy akte e Kombėtares nė njė analizė historike Endrra e shuar e njė mbrėmbjeje tė pranverės... * Hans Peter Briegel i Gjermanisė - trajneri mė rezultativ nė pjesėmarrjet e Kombėtares sė Shqipėrisė. * Dhe futbolli si "metaforė e jetės" dhe jo "politikė e moskuptimit", si njė "roman popullor" dhe "forcė morale" e pashkatėrrueshme. Ato ishin 10 "rekordet" e kėsaj Kombėtareje, tė cilėt e bėjnė tė pangjashme pjesėmarrjen e saj tė 17-tė pėr turnetė kualifikues nė Kupėn e Evropės dhe tė Botės. Por rekordi i rekordeve ėshtė futbolli i njė cilėsie mė tė lartė, ēka kaq i qėndrueshėm nuk qe parė mbase as mė 1984-85, kur Shqipėria barazonte 2-2 me Poloninė e Bonjekut dhe fitonte 2-0 me Belgjikėn e Schifos. Siē kam pėrmendur mė sipėr, ndėr 8, plot 6 ndeshje qenė tė shkėlqyera. Kujtoni barazimin 1-1 me Zvicrėn nėn drejtimin e Dossenės. Shkoni te fitorja 3-1 me Rusinė qė befasoi mjedisin evropian tė futbollit. Kthejuni menjėherė te barazimi dramatik 0-0 me Irlandėn nė Tiranė. Udhėtoni pėr te 2-1-shi i Dublinit po me Irlandėn, njė ndeshje e madhe e krejt Kupės sė Evropės me gjithė fatalitetin e minutave tė fundit. Zbrisni poshtė nė Gjenevė dhe kujtojeni paksa 3-2-ish e "Stade de Genéve" para gati 10.000 shqiptarėve tė Kosovės ku u pėrurua treshja simbolike e Kosovės, ajo Hasi-Dragusha-Cana. Dhe qėndroni nė mbrėmbjen e Stadiumit Kombėtar "Qemal Stafa" te 3-1-shi gjeorgjian, pėrcaktues pėr njė rritje. Tė gjitha kėto sė bashku i vėjnė vulėn historike kėsaj pjesėmarrjeje, sė cilės gjermani ynė Hans Peter Briegel, njeriu qė solli Kosovėn nė Kombėtaren tashmą Mbarėshqiptare, qė i dha shtytjen pėrtėritėse asaj, qė i skicoi njė fytyrė mė moderne asaj, mė sulmese se asnjėherė, mė elastike se kurr mė parė, ėshtė padyshim protagonisti, i besueshmi me plot tė drejtė jo vetėm i atyre qė me mirėsi njohin llogjikėn e gjėrave, po dhe i Presidentit kėmbėngulės tė FSHF, Armand Duka, njeriu i cili mė fort se askush, pa u ndikuar nga pėshpėrimat e koridoreve, tė kafeneve, tė loterive, tė skutave tė TV-ve, tė pėrēmimeve e mėndjemadhėsive, tė boshėsive, tė shpifėsve, tė pseudogazetarisė, tė nėpunėsive tė dyshimta, tė tregėtarėve tė sportit e tė sportistėve, tė pseudoshoqėrive, tė pseudokulturės, tė posteve tė zėnė pa meritė, tė pronarėve qė nuk dijnė se ē'kulturė e mendim tė dyshimtė prodhon ndėrmarrja e tyre pėr opinionin publik, tė pagesave tė larta pėr punė mediokre, ky president besoi pra, te trajnerėt e shkollave tė huaja mė tė pėrparuara tė Evropės, e pse jo edhe tė Botės. Dhe pėr fat, prap kemi ēka tė kujtojmė mė tej. Do tė kujtojmė edhe dy humbjet e rėnda,ato 1-4 nė Vollgograd me Rusinė dhe ate 0-3 nė Tbilis me Gjeorgjinė, qė prishėn ėndrrėn e mbrėmbjes sė paharrueshme tė Myftar Ēelės tė Stadiumit "Loro Boriēi" tė 23 marsit 2003, duke na lėnė pėr fatin tonė tė vogėl, tejet tė vogėl, nė vendin e 4-t, ndonėse nė njė grup tė hekurt, mė tė barazpeshuarin nė tė gjithė EURO 2004 ku pėr herė tė parė nė historinė e saj, Shqipėria iu mori pikė tė gjithė skuadrave dhe ndikoi aq fort nė forcėn e njė gare qė do tė mbetet dramatike deri nė ndeshjet e 11 tetorit pėr tė pėrcaktuar tė kualifikuarin pėr fundoret e EURO 2004! E pra, a nuk u prishėn ose rrezikohen tė prishen pas ngjarjeve tė sė mėrkurės sė 10 shtatorit, edhe ėndrrat mė tė bukura, madje tė njė Holande, tė njė Austrie, tė njė Hungarie, tė njė Polonie, tė njė Skocie, tė njė Ukraine, tė njė Kroacie, tė njė Belgjike dhe tė njė ish Jugosllavie? Dhe a megjithė mėnd ka naivė qė mendojnė se Shqipėria ėshtė mbi kėta? Edhe pėr kėsisoj, Kombėtarja e Republikės sė Shqipėrisė, nuk ka arsye ta ulė kryet. Ndonėse do t'i duhet tė guxojė mė fort nė edicionet e ardhshme. Besojmė ende nė te! Ashtu siē beson edhe Hans Peter Brigel, i cili nė bisedimin e pėrvetėm qė pata me te nė mbrėmjen e asaj tė mėrkure, sa qe indiferent ndaj mungesės sė mikpritjes shqiptare tek ndonjė individ i papeshė, po aq ēmonte mikpritjen mbarėshqiptare, prej sė cilės e ka tė vėshtirė tė harrojė dhe tė shkėputet. Elvin Beqiri, Adrian Aliaj, Ervin Skela, Lorik Cana, Mehmet Dragusha ėshtė rinia e sjellur prej tij nė Kombėtare. Bie fjala, kėto dit nė bllokun e tij, ai mund tė shėnojė edhe njė tjetėr tė ri me emrin Jurgen Xhasula i Freiburgut, i cili mbush 18 vjetėt mė 5 dhjetor 2003, mesfushor shtatlartė 1.86 cm. - i pėrzgjedhur si njė nga 50 talentet e Bundesligės. Me siguri dhe jo vetėm ky. Kjo emblemė rinore, e pėrkujtuar nga Hans Peter Briegel, ėshtė mbase arritja mė e madhe e Shqipėrisė, e cila sapo ka nisur pėrtėritjen. Por pa hequr dorė nga "veteranėt" ende tė freskėt. Ky po, ėshtė njė stil i njohur gjerman, qė nuk e mat aftėsinė thjesht me vitet qė ke, por nė forcėn qė zotėron, ēka e di mė sė miri edhe Hans Peter Briegel, i cili ka ende rrugė pėr tė bėrė me Shqipėrinė. Trajnerėt e menēėm shqiptarė, prej tė cilėve pėr fat, sot pėr sot, asnjeri nuk po ia arrin qė tė paktėn fizikisht tė pėrgatisė njė klub shqiptar pėrsėmbari, qoftė pėr kampionatin kombėtar, qė ende nuk vrapon por ecė nė ndeshjet e tij tė pėrgjumura, e kuptojnė se ende nuk mund tė pretendojnė pėr tė rrėmbyer skeptrin e Trajnerit tė Kombėtares, pėrderisa nuk po japin prova qoftė dhe modeste me klubet e tyre. Ma merr mėndja se e kuptojnė qė kanė ende nevojė pėr pėrvojėn e Evropės Perėndimore, tė cilėn jo pėr fajin e tyre, nuk e kanė mbėrritur. Tash e mbrapa edhe nė Shqipėri, me sa duket po ia mbėrrijmė qė askush nuk do tė mund tė emėrojė mė trajnerė tė Kombėtares pse don njė shok a mik i Partisė, pse kemi vendosur ne tė "klanit" nė kafe, se tė ka mik njė shtetar, se dikush tė bėn ty publicitet nė gazetė, se ti ke qenė edhe mė parė, se klubi yt ėshtė i pari apo i dyti i Shqipėrisė apo se "e kemi nė dorė ne kėte punė". "Fenomeni Briegel" apo dhe "Dossena" janė diēka e re nė historinė e pjesėmarrjes sė Shqipėrisė nė Kupėn e Evropės dhe tė Botės. Eshtė themelimi i Institucionit tė Rėndėsishėm tė Trajnerit Modern tė Kombėtares pėr garat e mėdha, guri i parė i tė cilit nga FSHF dhe Presidenti i saj Duka, sapo u vu. Duan apo s'duan "shakllabanllėqet" e futbollit a tė sportit nė Shqipėrinė thuajse krejtėsisht tė loterizuar nė sportin mė popullor. (Pėr kulturė "shkallabąn", sipas orientalistit tė madh Tahir Dizdari, fjalori unikal i tė cilit sė shpejti publikohet, do tė thotė: "Njeri qė s'i prįnė goja kurr, fjalaman, llomotitės; nė Berat i thonė sdėrranuk; nė italisht "ciarlone", "chiachierone"; kėshtu edhe nė fjalorėt e Kristoforidhit, tė "Bashkimit", Busettit, Cordignanos, Leottit, Gazullit; nė turqisht prej nga vjen ėshtė "saklabąn"). Fjalėt e pakta e mendt nė krye, "fenomeni Briegel" apo dhe "Dossena" sapo ka sjellė edhe nė Shqipėri pėrvojėn e re, tė panjohur madje, pėr emėrimin e njė trajneri pėr Kombėtaren. Tash e mbrapa mendja tė thotė se do tė ketė parametra tė tjerė, ku natyrisht i pari do tė jenė rezultatet e arritura. Pėr kėte besoj se do tė ketė mirėkuptim edhe me trajnerėt shqiptarė, tė cilėt sido qė tė vijnė punėt, nė kohėn dhe vendin e duhur, pikėrisht ata do tė mund tė jenė trajnerė tė Kombėtares. Le tė presin edhe pak. Durim. Do tė vijė edhe radha e tyre. Me ndershmėri ne nuk e kemi nė dorė ta largojmė trajnerin evropianoperėndimor, nė kėte rast Hans Peter Briegel, trajnerin mė tė suksesshėm prej tė 13-tėve tė deritanishėm tė Shqipėrisė tash 40 vjet nė turnetė kualifikues tė Kupės sė Evropės dhe asaj tė Botės. Ai vazhdon tė qėndrojė nė krye nė renditjen tonė tė suksesit, sipas 8 treguesve statistikorė tė arritjeve tė njohura tashmą te Kėqyrja e "Futbolli Shqiptar -MAGAZINE". Midis kėtyre 8 treguesve, Hans Peter Briegel fiton vendin e parė nė Treguesin Nr. VI, ate tė golaverazhit mė tė mirė (9-10), ēka pėr njė trajner qė e ka drejtuar Kombėtaren nė 6 ndeshje e lart, pėrbėn njė ndėr arritjet mė absolute nė historinė e Kombėtares, pra me vetėm -1 gol pėsues. I afrohet disi vetėm golaverazhi i Zhegės (5-10), ndėrsa trajnerėt e tjerė tė mbi 6 ndeshjeve tė drejtuara, janė tepėr larg. Kjo barazpeshė e gjermanit midis shėnimit dhe pėsimit tė golave, nuk ėshtė parė asnjėherė nė historinė e Kombėtares dhe ai qė e di se thelbi i futbolli nė fund tė fundit, ėshtė raporti i golave tė shėnuar me ato tė pėsuar, e kupton mė sė miri rritjen. Briegel ėshtė njė prej fituesve tė vendit tė parė edhe nė Treguesin V, atė tė fitoreve tė arritura (2). Por ai ėshtė i dytė nė 4 tregues: nė Treguesin II (ndeshjet e rralla), nė Treguesin III (pėrqindja e suksesit), nė Treguesin IV (mesatarja e pikėve pėr ndeshje), nė Treguesin VII (pėrqindja e fitoreve) - ēka i jep njė epėrsi tė dukshme pėrballė 12 trajnerėve tė tjerė, tė cilėt nuk ia arrijnė tė kenė barazpeshėn e kryesimeve tė larta nė tė 8 treguesit, siē e ka Briegel. Kjo i jep gjermanit vendin e parė, nė Renditjen e Pėrgjithshme tė Kėqyrjes sonė Historike, duke e bėrė tė jetė deri mė sot, Trajneri mė Rezultativ i Kombėtares sė Shqipėrisė. Tek janė pra, tė 13-tėt, sipas asaj ēka kanė arritur nė 40 vjet pjesėmarrje tė Shqipėrisė nė Evropė dhe Botė, nė renditjen e 8 treguesve tė "Trajnerit mė rezultativ": 1. Hans Peter BRIEGEL 21 2. Ilia SHUKE 31 3. Neptun BAJKO 35 4. Zyber KONĒI 37 5. Astrit HAFIZI 39 7. Loro BORIĒI 49 Shyqyri RRELI 49 9. Medin ZHEGA 52 Giuseppe DOSSENA 52 10.Bejkush BIRĒE 53 11.Agron SULAJ 69 12.Myslym ALLA 70 13.Sulejman DEMOLLARI 73 Atėherė? Pėr fat, nė Shqipėri pėr shkak tė loterizimit dhe shpesh tė mungesės sė qytetarisė, ende rrezikon tė humbasė kuptimi i lartė sportiv, pra edhe i tė vėrtetave tė sportit mė popullor, futbollit. Do ta mbyll me thėnien emblematike tė njė kritiku, Francesco Merlo: "Njerėzit besojnė te sporti si njė metaforė e jetės, sepse sporti ėshtė lufta pėr jetėn me armė tė tjera, dhe tė flasėsh pėr sportin ėshtė si tė tregosh pėr jetėn, qė nuk ėshtė politika e moskuptimit, as kultura e tė privilegjuarve. Sporti mplekset me fatet e vėrteta, ėshtė materia e thjeshtė dhe e vėshtirė njėkohėsisht, ėshtė forcė morale, njė roman popullor, ėshtė bota e ndjenjave, njė botė qė ndėrtohet dhe qė kurr nuk shkatėrrohet, as dhe prej vdekjes". Nė kėte sport qė Kombėtarja e Shqipėrisė kėrkoi tė hyjė mė fort se asnjėherė tjetėr, shpresojmė dhe besojmė ne. Besnik DIZDARI .
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#8
| ||||
| ||||
| Mblidhet Ekzekutivi. Anėtarėt janė dakord qė tė vazhdojnė me gjermanin nė Kombėtare Komiteti jep "OK" pėr Brigelin Afati i federimeve do vazhdojė deri nė 10 tetor Komiteti Ekzekutiv ka zhvilluar dje, nė ambientet e Federatės Shqiptare tė Futbollit mbledhjes e saj tė radhės, ku janė marrė njė sėrė vendimesh tė rė-ndėsishme pėr ecurinė e kampionatit dhe tė ekipeve kombėtare.Ajo qė bie nė sy nė katėr vendimet e marra dje nė mesditė, ka qenė rėnia dakord e tė gjithė anėtarėve, ndonėse parimisht, pėr tė zgjatur kontratėn me trajnerin aktual tė Kombėtares, Hans Peter Brigel. Kontrata e gjermanit, qė skadon nė fund tė tetorit, duket se do tė rinovohet, por pėr tė mėsuar diēka mė shumė nė lidhje me kėtė duhen pritur ditėt e para tė muajit tė ardhshėm, atėherė kur kreu i pankinės do tė vijė nė Tiranė. Brigel mendohet tė jetė nė kryeqytet nė fillim tė tetorit, disa ditė pėrpara ndeshjes miqėsore me Portugalinė, nė program pėr datėn 11 tetor. Gjatė qėndrimit nė Shqipėri, Brigel do tė ndjekė disa ndeshje tė kampionatit tonė dhe, me shumė gjasa, nė kėto momenete do tė bėhet dhe oferta e rinovimit. Pėr shifra qė mund t'i propozohen gjermanit as qė mund tė bėhet fjalė, por pritet qė tė jetė diēka mė shumė se kontrata aktuale, qė rrotullohet nė shifrat e 150 mijė eurove. Vetė Brigel, pas ndeshjes me Gjeorgjinė, nė Tiranė, ka shprehur dėshirėn pėr tė vazhduar aventurėn e tij shqiptare dhe gjithė kėto pista tė ēojnė nė njė rinovim tė mundshėm, qė shumė shpejt mund tė kthehet nė realitet.Duke iu rikthyer mbledhjes, Komiteti Ekzekutiv ėshtė mbledhur dje me dyer tė mbyllura dhe menjėherė pas dy orėve bisede, ka dalė dhe "rezoluta" e asaj ēka u diskutua. Zėdhėnėsi i FSHF-sė, Lysjen Nurishmi, pasi ka lexuar tre vendimet e Ekzekutivit, ka shtuar dhe atė tė rėnies parimisht dakord tė rinovimit tė kontratės FSHF-Brigel. Nurishmi nuk ka konfirmuar datėn e saktė tė ardhjes sė kreut tė pankinės kuqezi, por ka theksuar faktin se brenda javės sė ardhshme, Brigel do jetė nė Tiranė.Federimet, "topi" i kalon sektorit tė garaveNė lidhje me federimet e disa lojtarėve, qė janė afruar ditėt e fundit nė skuadrat e grupit A1, Komiteti Ekzekutiv ka rėnė dakord qė merkato tė rihapet. Qė nga dita e sotme, ēdo klub qė kėrkon tė federojė njė lojtar, mund tė paraqesė dokumentacionin e kėrkuar nė Sektorin e Garave dhe lojtari do tė federohet. Pėr lojtarė qė kanė ardhur nė kampionatin tonė nga skuadra tė huaja, do tė nevojitet dhe kartela ndėrkombėtare e federimit, qė lojtari ka patur nė klubin e mėparshėm. Nė kėtė grup bėjnė pjesė dy lojtarėt e Partizanit, Duro e Fakaj, si edhe ai i Dinamos, Erion Rizvanolli. Nė kėtė mėnyrė, cilado skuadėr qė e ndien veten tė aftė pėr tė blerė lojtarė, apo huazuar, mund ta bėjė deri nė datėn 10 tetor.Vendimet e Komitetit Ekzekutiv· Tė federohen tė gjithė lojtarėt qė kanė mbetur pa federuar nga data 26.09.03 deri nė datėn 10.10.03. Sektori i garave duhet tė zbatojė kėtė vendim, pra lojtarėt qė kanė kartėn ndėrkombėtare tė federimit mund tė luajnė nė kampionatin tonė. · Miratohet procesverbali i mbledhjes sė fundit. · Krijohet njė administratė e veēantė pėr projektin "GOAL", qė po pėrfundon nė Kamėz dhe do tė drejtohet nga Genc Xhafa. · Miratohet nė parim dhe zgjatja e kontratės me trajnerin Brigel.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#9
| ||||
| ||||
| Kualifikimi i trajnereve, nje leksion nga Ishujt Faroe Nga Bledar KUKA 'Korrieri' Ne Shqiperine e futbollit, ndoshta shume kush nuk e di, por ia vlen ta mesoje, qe Ishujt Faroe modeste mund ti japin nje leksion bijve te shqipeve ne nje sport ku, kemi qene gjithnje me me shume tradite sesa ata. Nese shikon ne adresen e UEFA-s ne internet, apo ne adresa te tjera futbollistike, veren se Faroet kane plotesuar kriteret per te qene pjesetare te programit te UEFA-s mbi kualifkimin e trajnereve, ne nivelin B, qe eshte edhe niveli me i ulet. Ky vend ka tani 9 trajnere me kete licence te UEFA-s, ndersa eshte duke u bere gati per te hyre ne nivelin A, e me pas, tek Pro, si niveli me i larte. Shqiperia, ende nuk eshte pranuar si pjesetare e projektit te UEFA-s mbi edukimin e trajnereve, pra as ne nivelin B, por ka synim qe shpejt te jete ne ate faze. Per momentin, jemi prapa Ishujve Faroe, te cilet dukshem i nenvleftesojme, pa marre mundimin te dime se cfare bejne. Mund te shtohet se Faroet kane instruktore britanike dhe po perpiqen te ngrene nivelin e trajnereve, ndonese vendi ka mundesi te vogla persa i perket futbollit. Duke lene pas Faroet, le te ndjekim zhvillimin e nje vendi ne lufte e ne krize, si fqinji yne, ish-RFJ e Maqedonise, e cila e ka kaluar anetaresimin ne nivelin B dhe po synon drejt A-se, pa permendur Kroacine, qe ka kaluar te dy nivelet e pare, B dhe A, ndersa po aplikon per te qene anetare me te drejta te plota ne projektin europian, duke plotesuar edhe kushtin Pro. Ndersa si nje shembull qe shkelqen dhe qe mund te jete si udherrefyes per FSHF-ne, eshte Hungaria, qe e ka nisur punen mbi unifikimin e licencave te trajnereve sipas programeve te UEFA-s, qe ne vitin 1995. Duke kaluar mes shume veshtiresish, ky vend ka sot 17 trajnere te nivelit Pro dhe eshte anetar me antaresi te plote ne projektin europian te kualifkimit te trajnereve. Nderkaq, po te kthehesh pak ne realitetin shqiptar, veren reagime te shumta dhe shpesh kundershtuese, mbi projektin e FSHF-se, per testimin e trajnereve dhe pajisjen e tyre me licenca te UEFA-s. Por, te gjithe duhet ta kene te qarte se kjo eshte nje rruge qe nuk ka kthim prapa, dhe kundershtite e xhelozite, vetem do ta vonojne procesin. Federata Hungareze ka shkruar ne relacionin e saj per UEFA-n: Programi i UEFA-s per licencimin e trajnereve SHPETOI futbollin hungarez. Ia vlen ta besojme. FSHF ka per detyre te kualifikoje trajneret e te gjitha niveleve ne Shqiperi, duke ftuar te bashkepunojne trajneret me te mire shqiptare.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#10
| ||||
| ||||
| Portugali-Shqiperi, grumbullimi me 8 tetor Do te mblidhen me 8 tetor ne Portugali, lojtaret e kombetares shqiptare, qe do te luajne miqesoren aty, me 11 tetor. Kete e beri te ditur dje zedhenesi i Federates Shqiptare te Futbollit, Nurishmi. Ekipi kombetar do mblidhet me 8 tetor ne Portugali, - tha ai, - pra te merkuren, ndersa ndeshja luhet me 11 tetor, te shtunen.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#11
|
| |