Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Bota e Sportit | Futbolli

Champions League

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #176  
Te vjeter 11-12-2003, 19:06
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

S. Inzagi: Pėrgjegjėsia, e tė gjithėve

Simone Inzagi s'ėshtė dakord. Nė fund tė ndeshjes sė Pragės, qė u ka kushtuar bardhekaltėrve eliminimin nga Evropa, Roberto Manēini ka nxjerrė dufin, duke thėnė se ishte tepėr i mėrzitur me atė qė hyri nė pjesėn e dytė." Por qendėrsulmuesi s'dėshiron tė vihet nė bankėn e tė akuzuarve. "S'jam dakort me atė qė ka thėnė trajneri, - shpjegoi ai, - mė vjen keq pėr eliminimin, qė peshon shumė, por pėrgjegjėsia ėshtė e tė gjithėve dhe jo vetėm e atyre qė hynė nė pjesėn e dytė." Fajtor pėr humbjen? As qė bėhet fjalė. Simone Inzagi s'arrin t'i pranojė akuzat e vėrshuara drejt tij nga trajneri bardheklatėr qė, edhe pse nuk e ka cituar personalisht, ka folur me tone tė ashpra dhe kritike pėr lojtarėt qė u aktivizuan nė pjesėn e dytė tė ndeshjes sė Ligės sė Kampioneve nė Ēeki. "Kam ardhur kėtu pėr tė sqaruar qėndrimin tim, - ka deklaruar lojtari gjatė njė konference pėr shtyp, - duke qenė se mes tė tjerash ajo qė ju interson tė dini ėshtė opinioni im pėr atė qė ndodhi ndaj Spartės sė Pragės. Por, e theksoj edhe njė herė, se para sė gjithash mė vjen mė tepėr keq pėr eliminimin. Mė vjen keq pėr klubin, pėr tė gjithė ne dhe pėr tė gjithė tifozėt. Por s'kisha si tė mos i lexoja kėto dy-tre rreshta. Edhe pse mė vjen keq pėr eliminimin, s'jam dakord me atė ē'ka thėnė trajneri."
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #177  
Te vjeter 11-12-2003, 19:08
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Luēesku: Faji ėshtė imi

Trajneri i Ēelsit Klaudio Ranieri tha se fitorja e skuadrės sė tij me rezultatin 2-0 ndaj Beshiktashit ishte njė provė e vėshtirė karakteri pėrballė nje tifozerie jo mikpritėse. "Doja qė tė tregonim karakter,- tha italiani.- Kėrkova qė ta dominonim lojėn sepse tė fitosh kur ke 50 mijė tifozė kundėr nuk ėshtė aspak e lehtė. Megjithatė atmosfera e krijuar nė ekipin tim ishte shumė e mirė, gjiashtu edhe rezultati." I gjithė stadiumi, pėrveē 400 tifozėve tė Ēelsit qė ishin tė pranishėm nė "AufSchalke", mbėshtesnin skuadrėn turke pasi dihet qė nė Gjermani ka njė komunitet tė madh tė pėrbėrė nga shtetas me kombėsi turke. Ndeshja luhej nė fushė asnjėanėse pėr shkak tė mungesės sė sigurisė nė Turqi, pas incidenteve tė fundit me bombė. Trajneri i Beshiktashit Mirēea Luēesku fajėsoi veten e tij pėr humbjen ndaj anglezėve. "Dėshiroja ta fitoja kėtė ndeshje por nuk ishim nė gjėndje ta bėnim njė gjė tė tillė pavarėsisht nga ndryshimet taktime, pra faji ėshtė imi,- tha rumuni.- Ne nuk kishim forcėn e duhur pėr tė shėnuar ndaj njė skuadre qė ka njė mbrojtje shumė tė mirė."
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #178  
Te vjeter 11-12-2003, 19:09
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Shtypi belg, kundėr Milanit

Dyshimet e holandezėve u shndėrruan nė inatin e belgėve. Siē ishte parashikuar, gazetat belge sulmojnė Milanin, qė luajti tė martėn me njė formacion "provincialėsh", duke i hapur rrugėn Selta Vigos tė kualifikohet nė raundin e dytė tė Ligės sė Kampioneve. Po, sepse fitorja e spanjollėve nė "San Siro" ishte vendimtare pėr tė skualifikuar Bryzhin, qė fitoi ndaj Ajaksit nė derbin "flamand". "Ishte shumė e padrejtė", - ishte titulli i faqes sė parė tė gazetės "La Derniere Heure". "Bryzhi meritonte mė shumė. Mungesa e dėshirės sė Milanit u ndaloi zikaltėrve ecurinė nė Ligėn e Kampioneve", - shkruanin gazetat e tjera tė Belgjikės, qė gjithsesi ishin tė gėzuara pėr kualifikimin nė Kupėn UEFA tė Verlindenit me shokė. Njė gazetė tjetėr shkruante: "Bryzhi, viktimė e Kupės Interkontinentale".
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #179  
Te vjeter 11-12-2003, 19:10
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Stankoviē: Nuk largohem nė janar

Dejan Stankoviēi pėrgėnjeshtron largimin e tij tė menjėhershėm nga Lacio. Mesfushori serb siguron se nuk do tė largohet nė merkaton e janarit. "Do tė qėndroj deri nė qershor,"- tha Stankoviēi, menjėherė pas humbjes me Spartėn e Pragės nė Ligėn e Kampioneve. Megjithatė, nuk ėshtė thėnė fjala e fundit. Skuadra qė duket mė afėr mesfushorit ėshtė Interi.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #180  
Te vjeter 11-12-2003, 19:11
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

UEFA heton Beshiktash-Ēelsi

Zyrtarėt e UEFA-s tė mėrkurėn thanė se ishin nė pritje tė njė raporti nė lidhje me ndėrprerjen e ndeshjes Beshiktash-Ēelsi pėr shkak tė trazirave tė shkaktuara nga tifozėt. Megjithatė njė zėdhėnės tha se nuk do tė merreshim masa deri nė muajin shkurt. Pjesa e dytė e ndeshjes sė fituar 2-0 nga Ēelsi, u ndėrpre pėr afro 6 minuta pasi tifozėt turq e mbushėn fushėn me letra higjenike dhe sende tė tjera. "UEFA ėshtė nė pritje tė njė raporti nga ana e gjyqtarit tė takimit dhe tė delegatėve,- tha zėdhėnėsi.- Mė pas do tė vendosim nėse do tė marrim masa."
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #181  
Te vjeter 11-12-2003, 19:16
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

LIGA E KAMPIONEVE

Evropa ka mėsuar dje tė 16 skuadrat qė janė kualifikuar pėr nė 1/8. Largohet Interi ndėrsa Bajern ka vuajtur deri nė fund pėr tė kapur trenin e fundit. Zikaltėrit dhe Dinamo e Kievit kanė vrarė klualifikimin e njėri-tjetrit duke barazuar 1-1 ndėrmjet tyre. Njė gol i Adanit nė minutėn e 68-tė dhe njė lojė perfekte kanė dhėnė pėrshtypjen se italinėt e kishin prerė biletėn pėr nė 1/8 por ka menduar Rinkon pėr tė prishur ėndrrat e skuadrės sė Zak qė tashmė duhet tė ngushėllohet me njė vend nė Kupėn UEFA. Barazimi i Kievit i ka shėrbyer Lokomotivės sė Moskės qė e favorizuar nga takimet e drejtėpėrdrejta me Interin ka festuar kualifikimin nė “Hajbėri” sėbashku me Arsenal. Topēinjtė qė nė pėrfundim tė ndeshjeve tė para cilėsoheshin si tė eleminuar kanė treguar se janė tė denjė pėr famėn qė gėzojnė duke arritur tre fitore rresht dhe siguruar vendin e parė nė grup. Bajerni ka derdhur shumė djersė pėr tė marrė kualifikimin nė “Olimpiashtadion”. Njė gol i Makajit nga pika e bardhė i ka mjaftuar bavarezėve pėr tė siguruar vendin e dytė nė grup. Lion ka vuajtur deri nė fėrshėllimėn e fundit tė gjyqtarit pėr tė siguruar kualifikimin. Francezėt janė gjendur dy herė nė avantazh dhe po kaq herė janė arritur nga skocezėt dhe nė fund ėshtė dashur njė gol i Zhuninjos pėr tė mbyllur pėrfundimisht kapitullin 1/8. Nė grupin C Monako e kualifikuar i ka lejuar vetes luksin e njė barazimi 0-0 nė Greqi pėrballė Aekut duke ruajtur tė paprekur vendin e parė. Ndėrkohė qė PSV ka qėnė vetėm njė hap larg 1/8 ku ka arritur tė kryesojė deri nė 2-0, por mė pas spanjollėt janė zgjuar dhe kanė fundosur shpresat e holandezėve me anė tė Luke dhe Pandianit. Ndėrkohė qė goli i De Jong nė fundin e takimit ka pasur vetėm vlera statistikore. Nė Grupin D Real Sociedad i bashkohet Juventusit nė turin pasardhės. Skuadra nga San Sebastian ka frenuar nė barazim 1-1 Gallatasarajin duke siguruar njė vend nė 16 mė tė mirat e Evropės. Ndėrkohė qė Juventus ka luajtur regbi me Olimpiakos duke shėnuar plot 7 gola nė portėn e grekėve duke e kthyer kėtė ndeshje nė 90 minuta kontrolli.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: gif a_chapionleagu.gif (5.9 KB, 95 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #182  
Te vjeter 11-12-2003, 19:54
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

INTER , lamtumirė Champions League

Skualifikohet Inter nga Champions League. Nė grupin B janė kualifikuar Arsenal (i pari me 10 pikė) dhe Lokomotiva e Moskės (e dyta me 8 pikė). Njė befasi pėr skuadrėn italiane, e cila nė fillim tė kėtij edicione ishte rradhitur mes pretendetėve pėr tė fituar titullin e kampionit tė Europės. Skuadra e Zakeronin nuk ka mundur tė qėndrojė nė Champions League. Barazimi i arritur nė Kiev vlen vetėm pėr pjesėmarrjen e tyre nė Kupėn UEFA, pasi nė tė njėjtėn kohė fitonte Arsenali nė Moskė pėrballė Lokomotivės me rezultatin 2-0. Ajo kundėr Dinamos ka qenė njė ndeshje dramatike pėr sa i pėrket anės sportive, me njė Inter krenar, i mbushur me karakter, qė dukej se kishte goditur pikėrisht nė momentin e duhur (nė mesin e pjesė sė dytė) kundėrshtarėt me njė goditje tė bukur me kokė tė mbrojtėsit Adani. Por pėr fat tė keq, me kualifikimin nė xhep dhe me armėn e kundėrsulmit nė dispozicion, zikaltrit nuk kanė mundur ta mbyllin me sukses, duke gabuar shumė (Martins egoist) dhe duke pėsuar njė barazim nė dukje i rastėsishėm: goli i vendasve ka ardhur pas njė rrėmuje nė zonė pesė minuta para fundit. Minuta e mbetuar kanė pėrcjellė emocione tė mrekullueshme falė rasteve tė shumta, por rezultati nuk ndryshonte mė.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #183  
Te vjeter 12-12-2003, 17:48
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Ndeshja e prapambetur e kupes Uefa

M. Haifa 0-4 Valencia
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #184  
Te vjeter 12-12-2003, 18:00
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

World Soccer magazine tabs Nedved Player of the Year

Lexuesit e revistes se njohur ''World Soccer '' ne anketen e zhvilluar kane votuar mesfushorin Juventin si lojtari me i mire i botes se vitit 2003.

Pas Nedvedit vinin ''Van Nisterloi'' (man utd) dhe ''Raul'' (real)

Milani eshte votuar si ''skuadra e vitit'' si dhe tranieri milanist ''Karlo Anceloti'' si tranieri i vitit.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #185  
Te vjeter 12-12-2003, 18:04
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Shorti !

Stuttgart v Chelsea
FC Porto v Manchester United
Real Sociedad v Lyon
Celta de Vigo v Arsenal
Bayern Munich v Real Madrid
Sparta Praha v Milan
Deportivo La Coruna v Juventus
Lokomotiv Moskva v Monaco

(Ndeshjet e para do te zhvillohen me daten 24-25 Shkurt dhe te kthimit me daten 9-10 Mars)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #186  
Te vjeter 12-12-2003, 18:09
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Shori i kupes Uefa

Brondby (Denmark) v Barcelona (Spain)
Parma (Italy) v Genclerbirligi (Turkey)
Benfica (Portugal) v Rosenborg Trondheim (Norway)
Marseille (France) v Dnipro Dnipropetrovsk (Ukraine)
Celtic (Scotland) v Teplice (Czech Republic)
Perugia (Italy) v PSV Eindhoven (Netherlands)
Groclin Grodzisk (Poland) v Bordeaux (France)
Valencia (Spain) v Besiktas (Turkey)
Galatasaray (Turkey) v Villarreal (Spain)
Club Bruges (Belgium) v Debrecen (Hungary)
Sochaux (France) v Inter (Italy)
Liverpool (England) v Levski Sofia (Bulgaria)
Spartak Moscow (Russia) v Real Mallorca (Spain)
Gaziantepspor (Turkey) v Roma (Italy)
Auxerre (France) v Panathinaikos (Greece)
Valerenga (Norway) v Newcastle United (England)

Ndeshjet e para do te zhvillohen me daten 26 Shkurt dhe te kthimit me daten 3 Mars.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #187  
Te vjeter 13-12-2003, 17:11
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Inter, keqardhje pėr eliminimin nga Champions

Nuk vonoi tė vinte dhe eliminimi i katėrt radhazi nė Champion League dhe pėr Alberto Zakeronin, nuk vjen kėnaqėsia nė kompeticionin evropian. Pas dy eliminimesh nė turin e parė dhe njė nė tė dytin, tė mėrkurėn nė mbrėmje nė Kiev, vjen dhe zhgėnjimi tjetėr pėr trajnerin romanjol. Nė kėtė mėnyrė ėshtė ndėrprerė progresi i Interit. Dhe gjithēka u pėrcaktua nga njė barazim rokambolesk dhe i papritur me Dinamon e Kievit. Megjithatė Zakeroni bėri vetėm vlerėsime pėr skuadrėn e tij, qė dominoi nė kėtė stadium, si pak skuadra tė tjera. Por ai shtoi me keqardhje se "kushtėzoi gabimi i bėrė nė dy ndeshjet e mėparshme". Zakeroni shpjegoi se kupa e UEFA-s, "do tė respektohet si tė gjitha kompeticionet". Megjithatė nuk ishte e vėshtirė tė kuptoje deziluzionin qė liga e kampioneve u mbyll qysh nė dhjetor Pėr Zakeronin nė ndeshjen e tė mėrkurės nė Kiev, pėrcaktuan dhe shumė shanse pėr gol, qė nuk u finalizuan nga futbollistėt e tij. "Disa pėr egoizėm, disa pėr mospėrqendrim, disa pėr altruizėm. Dhe ėshtė e vėshtirė tė pranosh kėtė eliminim kur shikon kėtė skuadėr, nė kėtė klimė, qė dominon nga minuta e parė deri te e fundit". Fabio Kanavaro shpjegon: "Objektivat pėr sezonin mbeten, por dhe keqardhja nuk mund tė fshihet nga njė eliminim i tij. Mėsuam dhe njė herė se nė ligėn e kampioneve nuk duhet tė gabosh se ndėshkohesh".
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #188  
Te vjeter 13-12-2003, 17:12
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Champions League

Bajerni Mynihut do tė pėrballet pėr tė katėrtėn herė nė pesė sezonet e fundit me Realin e Madridit, nė turin e dytė tė Champion League (me sistem nokaut). Eshtė projektuar kėshtu sfida e pafundme qė do tė shkruajė njė tjetėr kapitull.. Kjo ishte njė nga pikat kulmore tė shortit tė hedhur dje nė mesditė, pėr turin e dytė tė Champions League. Skuadra madrilene e prognozuar pėr tė fituar kėtė kompeticion, duke arritur shifrėn e 10-tė trofeve nė Champions League do tė udhėtojė drejt Mynihut mė 24 ose 25 shkurt 2004, pėr tė pritur bavarezėt nė Bernabeu mė 9 ose 10 mars 2004. Kėto dy skuadra do tė takohen midis tyre pėr tė katėrtėn herė nė pesė sezonet e fundit, ēka pėrbėn njė pėrballje gjigantėsh, qė kanė fituar sė bashku 13 herė trofenė e kampionit tė Evropės. Real Madrid ka avantazhin se ka fituar ballafaqimin e fundit me shifrat 3:2 nė ēerekfinalet e sezonit 2001-2002 tė Champions League, pėrpara se tė arrinte te fitorja e finales, 2:1 me Bajer Leverkusen. Por Bajern Mynih ka avantazhin se nė tetė ndeshjet me Realin e Madridit, duke filluar nga shkurti i vitit 2000, ka fituar gjashtė herė. Spanjollėt teknikisht superiorė dhe favoritė, por Bajerni lojtarėt e duhur dhe karakterin pėr tė krijuar surprizėn. Ka qenė njė short i favorshėm pėr skuadrat italiane tė impenjuara nė tetėshen e finaleve tė Champions League. Kur e imagjinon qė skuadrat italiane mund tė hasnin dhe nė njė kondėrshtar mė tė fortė, gjėrat duket se janė lehtėsuar nga hedhja e djeshme e shortit. Kampioni nė fuqi i Evropės, Milani, do tė pėrballet me Sparta tė Pragės, ndėrsa Juventus finalist i sezonit tė kaluar do tė ndeshet me Deportivo La Koruna. Kėto dy skuadra u ndeshėn dhe vjet midis tyre nė turin e dytė tė Champions League (ndeshjet nė grupe), ku nė Riazor rezultati ishte i barabartė 2:2, ndėrsa nė Torino fitoi Juventus 3:2. Dhe Manēester Junajtid ka njė test tė vėshtirė me kampionin portugez, Porto. Pėr herė tė fundit, dy skuadrat janė ndeshur nė sezonin 1996-1997, nė ēerekfinale ku Manēester Junajtid ka fituar me rezultatin e pėrgjithshėm, 4:0. Lideri i ligės sė parė angleze, Ēelsi, do tė luajė me liderin e Bundesligės, Shtutgard. Eshtė e thėnė qė Monaco e ish-juventinit Deshamp nis kėtė tur si favorite pėrballė Lokomotivės sė Moskės qė ėshtė nė delir pas kalimit tė turit, duke lėnė pas Interin. Ndėrkohė qė Arsenali nuk ėshtė shumė i favorizuar nga ky short, pasi pėrballė tij do tė vihen spanjollėt Ēelta de Vigo. Ndėrsa pėr ta mbyllur ngelet tė flasim pėr Real Sociedad. Spanjollėt do tė ndeshen me francezėt e Lionit. Kjo do tė jetė njė ndeshje e cilėsuar si njė sfidė klasike dhe tepėr e ekuilibruar, ku nuk mund tė thuash nė asnjė moment se cili do tė jetė favoriti pėr tė vazhduar mė tej.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #189  
Te vjeter 15-12-2003, 16:50
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Milan humb Kupėn Ndėrkontinentale

“Djall” i mallkuar pėr skuadrėn e Milanit. Kėtė herė kanė qenė pikėrisht penalltitė ata qė e kanė dėnuar. Milani ka humbur Kupėn Ndėrkontinentale vetėm pas penalltive, “llotaria” klasike qė nė 28 maj u kishte dhuruar kuqezinjtė nė finalen e Champions League kundėr juventusit. Ka fituar Boka Juniors, skuadra qė ndoshta e ka merituar mė shumė po tė shikojmė zhvillimet gjatė 120 minutave lojė shumė luftarake. Kėtė herė Anēeloti ėshtė tradhtuar nga penalltitė e Pirlos (ai qė nuk ‘gabonte’ kurrė), Seedorf e Costacurta, por edhe trajneri kuqezi ka fajet e tij. Ndoshta hedhja nė fushė e njė njeriu tjetėr qė nuk gabon kurrė nga pika e 11-metėrshit si Serginho, nė minutat e fundit, do tė kishte krijuar njė situatė mė tė rehatshme. Nuk ka qenė shkruar tė ndodhė kėshtu dhe ėshtė Boka Juniors, skuadra qė ėshtė ngjitur tashmė nė “ēatinė” e Botės, duke i hequr kėshtu Milanit mundėsinė pėr t’u bėrė skuadra me mė shumė tituj (16 trofe) nė botė. Nuk ka qenė njė Milan i mrekullueshėm, por pėrballė kishte dhe njė Boka tepėr tė fortė, taktikisht perfekte dhe me shumė kualitete nė fushė, mbi tė gjitha kur Bianki ka zbritur nė fushė Tevez. Ndėrrimet e Anēelotit (Inzaghi pėr Tomasson dhe Rui Costa pėr Kaką), nuk kanė prodhuaragjė tė mirė. Ndeshjen e kafituar pikėrisht Bianki, icili arrin dhe titullin e tij tė tretė “Kupa Ndėrkontinentale” dhe hakmarrjen e parė pėrballė futbollit italian, qė kur ai kishte qėndruar nė pankinėn e Romės. Golat u shėnuan nė minutat 24 (Tomasson) dhe 29 (Donnet). Dhe nė funnd tė ndeshjes shpėrthen edhe polemikat. Ka sulmuar Seedorf: “Disa nga lojtarėt e skuadrės sonė kanė refuzuar gjuajtjen e penalltive. Ndėrsa unė vetė do tė preferoja mė mirė tė vdisja se sa tė mos gjuaja atė 11-metėrsh. Ndihesha i lodhur por nuk u tėrhoqa”. Ndėrsa Anēeloti e komenton kėshtu deklaratėn e Seedorf: Asnjė nuk ka thėnė jo, jam unė ai qė i pėrcaktuar lojtarėt, nė bazė tė vlerėsimeve tė momentit.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit!