| Cfare ju duhet te dini? |
|
#106
| ||||
| ||||
| Inzagi: Kujdes kundėrsulmet e Ēelsit! Lacio ėshtė e detyruar tė bėjė disa ndryshime nė repartin mbrojtės, pasi portieri Anxhelo Peruci dhe mbrojtėsit Jap Stam e Masimo Odo do tė mungojnė nė takimin e sotėm. I dėmtuari Peruci do tė zėvendėsohet nga Mateo Sereni. Stami ka pėsuar njė dėmtim muskular, ndėrsa Odo ėshtė i pezulluar, pasi mori karton tė verdhė nė takimin e parė ndaj Ēelsit. Mbrojtėsi portugez Fernando Kouto do tė zėvendėsojė Stamin, ndėrsa Luēiano Zauri do tė luajė nė vendin e Odos. Lacio, qė ka fituar katėr pikė nė tri ndeshjet e para, po kalon njė formė tė mirė nė sulm, pasi Simone Inzagi dhe Bernardo Korradi e gjetėn tė dy rrugėn e rrjetės nė fitoren 2?1 ndaj Udinezes nė Serinė A. "Duhet tė tregohemi tė kujdesshėm ndaj kundėrsulmeve tė Ēelsit, sepse janė shumė tė rrezikshme, - tha sulmuesi i Lacios, Simone Inzagi. - Edhe po tė barazojmė, nuk do tė ishte ndonjė gabim i madh, sepse mund tė fitojmė dy ndeshjet e ardhshme." Argjentinasit Huan Sebastian Veron dhe Hernan Krespo shpresojnė tė pėrballen me ish-klubin e tyre, por sulmuesi duhet tė tregojė se ėshtė nė formė, para se tė zėvendėsojė Xhimi Flojd Haselbainkun. Mesfushori francez Emanuel Pėti mbetet i dėmtuar, ndėrsa Ēelestin Babajaro dhe Mario Staniē nuk kanė udhėtuar pėr nė Romė. Qendėrmbrojtėsi Marsel Desai ka pėsuar njė dėmtim nė shpinė dhe ėshtė nė dyshim. |
|
#107
| ||||
| ||||
| Sparta me probleme nė sulm Sulmuesi i Beshiktashit, Ilhan Mansiz, duhet tė rikthehet nė skuadrėn e Stambollit, pasi mungoi nė humbjen 2?1 ndaj Spartės pėr shkak pezullimi. Trajneri Mirēea Luēesku shpreson qė organizatori Sergen Jalcin dhe mbrojtėsi Zago tė jenė nė dispozicion, pasi munguan nė barazimin 0-0 ndaj Gallatasarait pėr shkak dėmtimesh. Portieri kolumbian Oskar Kordoba ka pėsuar njė dėmtim tė vogėl, por ėshtė stėrvitur rregullisht me pjesėn tjetėr tė skuadrės. Sparta, qė renditet e dyta nė grupin G, me katėr pikė, pėsoi njė humbje turpėruese ndaj Zlinit nė kampionatin ēek. Problemet e Spartės qėndrojnė nė sulm, pasi Marek Kinēl, Tomas Jun dhe Igor Glusēeviē nuk kanė shėnuar asnjė gol nė katėr javėt e fundit. Trajneri Jirzhi Kotrba duhet t'u besojė pėrsėri skemave tė tij, duke luajtur vetėm me njė sulmues. Megjithėse sulmuesit nuk janė treguar tė saktė nė ndeshjet e fundit, mesfusha ka dhėnė njė ndihmė shumė tė madhe nė kėto ndeshje dhe kapiteni Karel Poborski ėshtė golashėnuesi mė i mirė evropian i skuadrės aktuale. Tė dyja kėto skuadra kanė pak shanse pėr t'u kualifikuar, pasi nė grupin G ndodhen edhe Ēelsi e Lacio. Por lufta ėshtė ende e hapur, sepse tė katėrta skuadrat ndahen vetėm me tri pikė. |
|
#108
| ||||
| ||||
| Milani, nė Bryzh pėr hakmarrje Bryzhi, qė mundi Milanin 1?0 nė "San Siro" para dy javėsh, ka probleme me formėn e portierit Deni Verlinden dhe atė tė mesfushorit Filip Klement. Njė dėmtim e detyroi Verlindenin tė mungonte nė humbjen 2?0 ndaj Lokerenit nė kampionatin belg dhe Tomislav Butina ose Stijn Stinjen do ta zėvendėsojnė, nėse nuk do tė jetė gati. Klementi ka pėsuar njė dėmtim nė kėmbė dhe duhet tė zėvendėsohet nga ukrainasi Sergei Serebrenjikov. Milani ka shkuar nė Belgjikė pėr t'u hakmarrė pėr humbjen e ndeshjes sė parė, por do tė mungojnė sulmuesi Filipo Inzagi dhe mesfushori Serzhinjo. Sulmuesi danez Jon Dahl Tomason, i cili shėnoi nė barazimin 1?1 ndaj Juventusit, do tė zėrė vendin e Inzagit, pėrkrah Andrei Shevēenkos. Nė mesfushė, Xhenaro Gatuzo do tė kthehet pas pezullimit, ndėrsa braziliani 21?vjeēar Kaka do tė luajė pas dy sulmuesve. Kampionėt e Evropės kanė besim se do tė arrijnė ta mbrojnė titullin dhe janė gati pėr pėrballjen me Bryzhin. |
|
#109
| ||||
| ||||
| Selta: Fitore ose eliminim Selta Vigo do tė mirėpresė nė skuadėr mbrojtėsin Huanfran, i cili e ka lėnė pas dėmtimin nė gju. Nėse do tė jetė gati, ka shumė mundėsi qė tė luajė nė mesfushė e jo nė mbrojtje, ndėrsa Gustavo Lopezi nuk e ka gjetur ende formėn mė tė mirė. Trajneri Miguel Angel Lotina ka probleme tė tjera me dėmtimet, pasi Eduardo Berizo ka marrė njė goditje nė kavilje, ndėrsa Hoze Injasio do tė mungojė pėrsėri nė mesfushė, pasi ėshtė i pezulluar tri ndeshje. Selta ka hasur shumė probleme nė kampionatin spanjoll dhe aktualisht renditet nė vendin e 16-tė. "Eshtė e vėrtetė qė po kalojmė njė moment nė vėshtirė nė kampionat, por Liga e Kampioneve ėshtė veprimtari tjetėr, - tha mbrojtėsi spanjoll Serxhio Fernandez. - Ndaj Ajaksit duhet tė fitojmė, sepse pėrndryshe do tė skualifikohemi dhe do tė marrim njė goditje tė rėndė." Trajneri i Ajaksit, Ronald Kuman, mendon se tri fitore nė tri ndeshjet e fundit do t'i mjaftojnė skuadrės sė tij tė sigurojė kualifikimin. Holandezėt kryesojnė renditjen e grupit H me gjashtė pikė. Kumani ka disa probleme me dėmtimet, pasi Jele van Dam, Stiven Pienar, Xhohn O'Brajen dhe Hatem Trabelsi nuk do tė jenė nė dispozicion pėr takimin e sotėm. Kapiteni Rafael van der Vart, i cili ėshtė i pezulluar pėr tri ndeshje nė kampionatin holandez, ėshtė nė dispozicion tė trajnerit. |
|
#110
| ||||
| ||||
| Champions League: Sot 04.11.2003 Grupi E Manēester Junajtid - Rejnxhėrs Panathinaikos - Shtutgard Grupi F Partizani i Beogradit - Real Madrid Porto - Olimpik Marsejė Grupi G Beshiktash - Sparta Pragė Lacio - Ēelsi Grupi H Celta Vigo - Ajaks Amsterdam Bryzh - Milan Nesėr 05.11.2003 Grupi A Bajern Mynih - Lion Sėlltik Gllazgou - Anderleht Grupi B Arsenal - Dinamo Kiev Inter - Lokomotiva Moskė Grupi C Monako - Deportivo la Coruna PSV Eindhoven - AEK Athinė Grupi D Olimpiakos - Gallatasaraj Real Sociedat - Juventus |
|
#111
| ||||
| ||||
| UEFA CHAMPIONS LEAGUE Grupi E Rezultatet Panathinaikos - Stuttgart 1 - 3 60'Konstantinou 67'Fyssas (o.g.) 75'Kuranyi 77'Hinkel Man. United - Rangers 3 - 0 6'Forlįn 43', 60'Van Nistelrooij Renditja Stuttgart 4 Ndeshje 9 Pike Man. United 4 '' 9 '' Rangers 4 '' 4 '' Panathinaikos 4 '' 1 '' |
|
#112
| ||||
| ||||
| UEFA CHAMPIONS LEAGUE Grupi F Rezultatet Partizan - Real Madrid 0 - 0 Porto - Marseille 1 - 0 21'McCarthy Renditja Real Madrid 4 Ndeshje 10 Pike Porto 4 '' 7 '' Marseille 4 '' 3 '' Partizan 4 '' 2 '' |
|
#113
| ||||
| ||||
| UEFA CHAMPIONS LEAGUE Grupi G Rezultatet Besiktas - Sparta 1 - 0 82'Ronaldo Guiaro Lazio - Chelsea 0 - 4 15'Crespo 70'Gudjohnsen 75'Duff 80'Lampard Renditja Chelsea 4 Ndeshje 9 Pike Besiktas 4 '' 6 '' Sparta 4 '' 4 '' Lazio 4 '' 4 '' |
|
#114
| ||||
| ||||
| UEFA CHAMPIONS LEAGUE Grupi H Rezultatet Club Brugge - Milan 0 - 1 86'Kaka Celta - Ajax 3 - 2 25'Luccin (pen) 39'Milosevic 53'Sonck 63'Vagner 82'Van der Vaart Renditja Milan 4 Ndeshje 7 Pike Ajax 4 '' 6 '' Celta 4 '' 5 '' Club Brugge 4 '' 4 '' |
|
#115
| ||||
| ||||
| CHAMPIONS LEAGUE Grupi D Sociedad - Juventus Formacionet e mundshme: Real Sociedad: 25-Vesterveld; 14-Rekarte, 7-Hauregi, 6-Shurrer, 3-Aranzabal; 4-Alonso, 18-Alkiza, 21-De Paula, 10-De Pedro; 9-Kovaēeviē, 15-Kahveēi. Juventus: 1-Bufon; 15-Birindeli, 23-Legrotalie, 4-Montero, 7-Pesoto; 16-Kamoranezi, 26-Davids, 3-Takinardi, 11-Nedved; 9-Mikoli, 20-Di Vaio. Juventusi, njė hap larg kualifikimit Juventusi, skuadra kampione nė fuqi e Italisė, do tė pėrpiqet tė sigurojė njė vend nė 16-she nė takimin e sotėm ndaj Sociedadit. Dy javė pas humbjeve me rezultatin 4-2 ndaj Juventusit nė Ligėn e Kampioneve dhe 4-0 ndaj Atletikos sė Madridit nė kampionatin spanjoll, Sociedadi rifitoi pak nga morali i humbur pas barazimit 3-3 ndaj Bacelonės nė fundjavė. Gjasat janė qė trajneri Reinald Denua tė ketė nė dispozicion pjesėn mė tė mirė tė skuadrės sė tij pėr ndeshjen e kthimit ndaj Juventusit, edhe pse pjesėmarrja e sulmuesit serb Darko Kovaēeviē ėshtė vėnė nė dyshim pėr shkak tė njė gripi. Kovaēeviēi, njė ish-lojtar i Juventusit, gjithsesi shpreson tė pėrballet me kampionėt e Italisė nė kėtė takim tė rėndėsishėm. Trajneri i Juventusit, Marēelo Lipi, mund tė mbajė nė stol disa prej lojtarėve tė tij mė tė rėndėsishėm, ndėr tė cilėt janė Devid Trezege, Lilian Turam dhe Xhanluka Zambrota. Lipi ka pėrdorur gjatė kėtij sezoni sistemin e rotacionit, por zakonisht ka aktivizuar formacionin e tij mė tė mirė pėr ndeshjet e nivelit evropian, duke i dhėnė mundėsi "Juventusit B" tė luajė nė Serinė A. Nė njė kohė kur Alesandro Del Piero ėshtė ende i dėmtuar, Marko Di Vajo, shėnuesi i njė goli tė shkėlqyer nė barazimin 1-1 ndaj Milanit nė ndeshjen e sė shtunės sė kaluar, do tė luajė pėrkrah Fabricio Mikolit nė sulm. Alesandro Birindeli, Xhanluka Pesoto, Edgar Davids dhe Antonio Konte janė tė gjithė nė garė pėr njė vend nė formacionin bazė. |
|
#116
| ||||
| ||||
| CHAMPIONS LEAGUE Grupi D Olimpiakos - Gallatasarai Olimpiakosi, pothuaj i pashpresė nė Ligėn e Kampioneve, do tė pėrballet sot me Gallatasarain, qė shpreson nė njė fitore tė Juventusit ndaj Sociedadit. Skuadra greke do tė ketė sot nė dispozicion sulmuesin e ri Neri Kastijo, por mund ta humbasė atė nė ndeshjet e ardhshme, pasi adoleshenti do tė shkojė nė Amerikėn Latine pėr tė luajtur me skuadrėn e tij pėrfaqėsuese, Uruguain. Zėvendėsuesi i tij i zakonshėm, Alekos Tacis, ka pėsuar njė dėmtim tė lehtė dhe mund tė mos jetė nė gjendje tė luajė sot. Nėse nuk do tė ndodhė gjė pėrpara takimit tė sotėm ndaj Gallatasarait, trajneri i grekėve, Oleg Protasov, nuk do tė ketė probleme tė tjera me skuadrėn e tij. Kundėrshtari i tij, Fatih Terim, pritet t'i bėjė pak ndryshime ekipit tė tij, qė barazoi 0-0 me Beshiktashin tė premten nė kampionatin turk. "Njė fitore ėshtė jetike pėr ne,- tha Terimi.- Ne do tė luajmė nė njė terren ku atmosfera do tė jetė shumė armiqėsore dhe njėkohėsisht do tė shpresojmė nė njė fitore tė Juventusit." Sulmuesit rumun tė Gallatasarait, Florin Bratus, nuk i lejohet tė luajė nė Evropė dhe do tė zėvendėsohet nga Hasan Shash, i cili do tė mbėshtetet nga golashėnuesi turk Hakan Shukur, i cili do tė luajė, edhe pse ka pėsuar njė dėmtim tė lehtė. Sulmuesi Umit Karan dhe mesfushori Volkan Arslan janė nė listėn e lojtarėve tė dėmtuar. |
|
#117
| ||||
| ||||
| Kahn: Duhet fitore, jo fjalė Bajerni ka disa probleme me dėmtimet dhe mesfushori Sebastian Daizler ka shumė pak shanse qė tė luajė. "Daizleri do tė luajė vetėm po tė ndodhė njė mrekulli," - tha trajneri Otmar Hitcfeld. Mesfushori anglez Ouen Hargrivs do tė mungojė pėrsėri, ndėrsa mbrojtėsi francez Uilli Sanjol, i cili ėshtė operuar nė gju gjashtė javė mė parė, luajti me skuadrėn e amatorėve nė fundjavė. Trajneri Hitcfeld ka thėnė se Sanjoli nuk ka ndier dhimbje dhe mund tė luajė ndaj Lionit. Bajerni po kalon njė moment shumė tė vėshtirė, sepse ėshtė mundur 2-0 nga Shalke 0-4 nė Bundesligė dhe fitoi vetėm me penallti ndaj Nurembergut nė Kupėn e Gjermanisė. Sipas kapitenit Oliver Kahn, Bajernit nuk i duhen fjalėt, por fitorja nė takimin e sotėm. "Fjalė ka gjithmonė, por ne nuk jemi shoqėri debatuese, jemi njė skuadėr futbolli, - tha portieri i Gjermanisė. - Nė tė shkuarėn kemi treguar se kishim dėshirė pėr tė fituar. Duhet ta rigjejmė atė dėshirė." Sulmuesi i Lionit, Sidni Govu, ka pak shanse qė tė luajė, pasi mori njė goditje tė rėndė nė fitoren e thellė 5-0 ndaj Nisės nė kampionatin francez. Mbrojtėsi Erik Deflandre dhe sulmuesi Julien Viale janė tė dėmtuar, ndėrsa mbrojtėsi brazilian Klaudi Kakapa ėshtė rikthyer nė skuadėr pas pesė javėsh mungese pėr shkak dėmtimi. |
|
#118
| ||||
| ||||
| Sėlltik - Anderleht Trajnerit tė Sėlltikut, Martin O'Nill, i mungojnė mesfushorėt Alan Tompson dhe Pol Lambert, por ai ka mundėsi qė tė hedhė nė fushė njė formacion tė fortė. Mesfushori irlandez Liam Miler, i cili shėnoi njė gol nė fitoren 2-0 ndaj Lionit, ėshtė nė dispozicion, megjithėse u dėmtua lehtė nė fitoren 5-0 ndaj Kilmarnokut nė kampionatin skocez. O'Nilli mendon se takimi i sotėm ndaj Anderlehtit do tė jetė shumė i rėndėsishėm pėr shanset e skuadrės sė tij pėr t'u kualifikuar. "Duhet tė fitojmė, edhe pse barazimi nuk do tė ishte tragjik, - tha trajneri i Sėlltikut. - Nėse humbasim, shanset tona pėr t'u kualifikuar do tė jenė shumė tė vogla. Duhet tė fitojmė, megjithėse grupi ėshtė ende i hapur, dhe duhet tė luajmė mirė, si nė ndeshjen ndaj Lionit. Ne nuk kemi arritur tė fitojmė ngaqė kemi luajtur dobėt, gjė qė skuadrat e mėdha e bėjnė shpesh. Ndaj Anderlehtit humbėm, sepse nuk luajtėm mirė." Anderlehtit, qė kryeson me tetė pikė epėrsi nė renditjen e kampionatit belg, do t'i mungojė mbrojtėsi Glen De Buk, i cili ėshtė i pezulluar pas kartonit tė kuq tė marrė nė takimin e parė ndaj Sėlltikut. Finlandezi Hanu Tihinen duhet ta fitojė garėn me Aleksander Iliēin pėr njė vend nė mbrojtje. |
|
#119
| ||||
| ||||
| Arsenal - Dinamo Kiev Arsenalit do t'i mungojė kapiteni Patrik Viera pėr shkak tė njė problemi muskular, ndėrsa mbrojtėsi Martin Kiun ka njė problem nė pulpėn e kėmbės. Denis Bergkamp, i cili mungoi nė ndeshjen e parė, pasi ka frikė nga udhėtimet me aeroplan, do tė jetė nė duel me Silvain Viltordin pėr njė vend nė formacion. Trajneri Arsen Venger ka paralajmėruar skuadrėn e tij qė tė mos bjerė pre e nervave nė pėrballjen me Dinamon e Kievit. Arsenalit i duhet tė fitojė nė "Highbury" pėr tė mbajtur gjallė shpresat pėr kualifikim, sepse aktualisht renditet i fundit, me njė pikė. Edhe pse vetė Vengeri ėshtė i qetė, ai e di mirė trysninė qė ushtrohet ndaj skuadrės sė tij, qė ka fituar vetėm njė herė nė 12 ndeshjet e fundit tė Ligės sė Kampioneve. "Eshtė shumė e rėndėsishme qė tė mos biem pre e nervave dhe tė mos ndihemi nėn trysni, - tha Vengeri. - Duhet tė pėrqendrohemi te cilėsia e paraqitjeve tona. Nuk ka rėndėsi sesa e rėndėsishme ėshtė ndeshja e sotme, e rėndėsishme ėshtė tė luajmė mirė." Trajneri francez ėshtė i shqetėsuar nga forma e skuadrės sė tij nė Evropės, sepse "topēinjtė" kryesojnė renditjen nė Premier Ligė. "Mendoj se kemi qenė tė pafatė nė shumicėn e ndeshjeve tė Ligės sė Kampioneve, - tha Vengeri. - Na takon neve tė jemi tė qėndrueshėm dhe tė pėrmbysim gjithēka." Dinamoja shkon nė Londėr pas pesė fitoresh radhazi. Skuadrės ukrainase do t'i mungojė mbrojtėsi Juri Dmitrulin, ndėrsa Andrei Nesmaēni ėshtė nė dispozicion tė trajnerit. |