| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Filozofia e Aristotelit Megjithese nxenes dhe pasues i Platonit, Aristoteli (shek IV para l.k.) nuk u bashkua me idene e Platonit per rolin e pervojes shqisore ne njohje. Ai e mbeshteste idene e Platonit qe shkenca duhet te shkeputet nga pervoja shqisore, por nuk i shikonte idete si realitete te ndara nga bota. Duke kritikuar platonizmin, Aristoteli shpallet ne favor te shkencave, te cilat merren me thelbet e gjerave, duke i fiksuar ne idete e pergjithshme. Per kete arsye ai u dal ne arsyetimin qe perdorin shkencat, duke dhene jne ndihmese te madhe ne logjike. Prandaj, nje pjese e madhe e veprave te Aristotelit u kushtohen kategorive te diskutimit per te arritur te verteten. Sipas Aristotelit, studimi shkencor behet i mundur sapo perpunohen kushtet e arsyetimit demostrativ.Keshtu , studimi i trupave ne levizje dhe ne pushim eshte objekt i fizikes. Bota qe ne vezhgojme, perbehet nga dy njesi te fundme dhe eshte e ndare ne dy zona: Toka dhe Qiejt. Hena perben kufirin e ketyre boteve. Prandaj kemi boten mbihenore dhe boten nenhenore, qe eshte bota jone, ku mbreterojne te gjitha llojet e levizjeve, si lindja dhe vdekja, shtimi dhe pakesimi i etj. Bota nenhenore eshte objekt i fizikes aristoteliane. Bota tjeter, mbihenore, qielli, popullohet nga qenie jomateriale dhe hyjnore. Aristoteli mendonte se analiza e levizjes se trupave tokesore duhet te bazohet ne tri parime 1. Ne dy te kundertat, qe jane pika e nisjes dhe te mberritjes se levizjes. 2. Ne subjektin ose substraktin, qe eshte baze e ndryshimit dhe mbetet i pandryshuar.3. Ne cdo substance qe eshte nje subjekt i perbere nga materia dhe forma, qe jane ne raport si forca me veprimin. Duke parashtruar ne cdo substance eshte subjekt qe perbehet nga materia dhe forma, te cilat jane ne raportet e forces me veprimin, Aristoteli ben shpjegimin e levizjes se cdo gjeje. Dhe ai percakton kater shkaqe te levizjes: shkakun material, shkakun normal, shkakun levizes dhe shkakun final. Permes ketyre shkaqeve levizja mund te studiohet me termat e forces dhe te veprimit. Krahas studimeve per natyren inorganike, aistoteli ka bere edhe studime ne fushen e qenieve te gjalla dhe konsiderohet si natyralisti me i madh te antikitetit. Por , para se gjithash, Aristoteli eshte filozofi me i madh i antikitetit. qe sundoi me idete e veta thuajse gjithe mendimin filozofik mesjetar. Per Aristotelin, filozof eshte ai qe njeh me tej se sendet. Sipas tij, filozofi eshte ne gjendje qe te sintetizoje te gjitha rastet e vecanta dhe te kape universalet, domethene konceptet e pergjithshme dhe, se fundi, filozofi arrin te njohe me te fshehtat dhe me te veshtirat nga ato qe mund te njihen, qe jane parimet dhe shkaqet e para te objekteve. Pervec shkencave teorike, Aristoteli ka dhene ndihmese edhe ne ashtuquajturat shkenca praktike, ku nje vend te vecant ze pokitika, etika dhe arti. Sipas tij, e mira e shtetit eshte me e vlefshme se e mira individuale, kurse politika eshte veprimtaria njerezore qe realizon qellimet me te larta te qenies njerezore. Ai e percakton njeriun si nje "kafshe politike" te pajisur me fjalen dhe qe eshte ne gjendje te komunikoje me tjetrin per te ndertuar marredhenie te dobishme dhe te drejta. Qellimi i individit nuk eshte vetem qe te jetoje, por qe te jetoje ne harmoni me tjetrin, ose, e thene ndryshe, te jetoje mire. Te jetosh mire, per etiken e Aristotelit, dote thote qe te jetosh ne lumturi dhe ne virtyt. Meqe njeriu eshte nje qenie e paisur me virtyt dhe me fjalen, atehere e mire per njeriun qendron ne perputhje e veprimtarise se shpirtit me virtytin. Aristoteli u perpoq qe ta zbulonte te verteten te vete bota. Ne nje kuptim te pergjithshem, aristotelizmi eshte nje projekt i madh shkencor dhe filozofik, qe u perpoq te kuptonte ter realitetin, si ate natyror, ashtu edhe ate njerezor, si ate kuptimor, ashtu edhe ate shqisor. Me Aristotelin filozofia arriti te beje nje nga sintezat me te medha ideore per gjithesine, qe ka njohur mendimi njerezor. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Lidhja e Bibles ne jeten e perditshme | predikuesi | Bibla dhe Jeta | 63 | 16-06-2008 12:40 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Ligji i Legalizimeve - Si do plotësohen deklarimet e vjetra? | Administratori | Shtypi i dites | 1 | 01-09-2006 08:40 |
| Itali, lehtesohet legalizimi per emigrantet | Administratori | Emigracioni | 0 | 14-07-2006 13:26 |