| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Citim:
__________________ “ALBANIAN ATTITUDE” Modifikuar per here te fundit nga nikas : 13-03-2004 ne 14:22. |
|
#2
| ||||
| ||||
| e gabuar apo e drejte? eshte e veshtire qe ti perkufizosh duke qene se njerezit kane opinione te ndyshme dhe kendveshtrime te ndryshem atehere per mendimin tim nuk ka veprime te gabuara apo te drejta. Ato ndodhin dhe kaq Cfaredolloj gjykimi nuk mund ta ribeje ate veprim
__________________ Librat dhe kujtimet hidhen ne leter per te mbrojtur njerezit qe deshem ne jete, nga armiku i tmershem me emrin dyfish: kalbezim dhe harrese. |
|
#3
| ||||
| ||||
| Citim:
__________________ “ALBANIAN ATTITUDE” |
|
#4
| ||||
| ||||
| Citim:
__________________ “ALBANIAN ATTITUDE” |
|
#5
| ||||
| ||||
| atehere duke iu referuar percaktimit te meparshem zgjuarsia eshte aftesia e dikujt per te parashikuar reagimin e njerezve ndaj nje veprimi dhe gjuthashtu per te vepruar ne menyre te tille qe ti shmange apo minimizoje reagimet negative
__________________ Librat dhe kujtimet hidhen ne leter per te mbrojtur njerezit qe deshem ne jete, nga armiku i tmershem me emrin dyfish: kalbezim dhe harrese. |
|
#6
| ||||
| ||||
| Citim:
__________________ “ALBANIAN ATTITUDE” |
|
#7
| ||||
| ||||
| do mundohem te jem e sakte ne percaktim aftesite jane ato karakteristika qe lindin tek njeriu apo fitohen me kaklimin e kohes qe e ndihmojen te jete elokuent perpara cfaredolloj problemi ky eshte nje koncept i njeanshem pasi kjo fjale ka nje shtrirje shume te gjere
__________________ Librat dhe kujtimet hidhen ne leter per te mbrojtur njerezit qe deshem ne jete, nga armiku i tmershem me emrin dyfish: kalbezim dhe harrese. |
|
#8
| ||||
| ||||
| Pershendetje Nikas, Citim:
Citim:
Citim:
Persa i perket konceptit per te bere keq kundrejt dikujt tjetri, ajo nuk mund te konceptohet si gabim, pasi personi i cili e realizon ate, e ben me ndergjejgje te plote. Por personi ne fjale nuk mund te konsiderohet person i pjekur llogjikisht ne kendveshtrim me shoqerine ne te cilin jeton. Nese dikush i ben keq dikujt tjetri, apo i merr jeten atij personi, atehere kjo gje ka ardhur ose pershkak te paaftesise mendore te personit ne fjale, ose per te arritur mbijetesen ne nje bote te eger, ku toleranca ekonomike, politike, shoqerore dhe sociale eshte pothuajse zero. Njeriu lind, me dy ndjesi ne brendesi te unit te tij, dhe secila prejt tyre emeton impulse negative dhe pozitive respektivisht ne baze te kohes, situates dhe ambjentit ne te cilin pozicionohet uniciteti i species njerezore. Te quash dike te paditur, ndersa i ben keq dikujt, pa piken e meshires, atehere ajo shoqeri qe ushqen idera dhe mendime te tilla, duhet te kerkoje nje kure intensive psikoemocionale. Nje person i tille, quhet kriminel, lindur, rritur, ushqyer dhe edukuar me ndjenje e se keqes, me emocione dhe impulse negative.
__________________ Ti Shqiperi me jep nder, me jep emrin shqipetar, zemren ti ma gatove, plot me deshire dhe me zjarr! |
|
#9
| ||||
| ||||
| te pergezoj kureshtari , ke dhene nje mendim qe edhe vete sokrati ,po te kishte mundesi par ta lexuar , nuk do te hidhte poshte asnje argument , por , me siguri qe do te ngelte i habitur. te lummmmmmmmmttttttttttttttteeeeeeeeeee , nuk ka ku te shkoje me bukur
__________________ Kush mundohet qe t'i beje gropen tjetrit, te ktheje koken njehere pas dhe te shikoje qe gropa e vet ,ka kohe qe eshte e hapur. |
|
#10
| ||||
| ||||
| Te pergezoj per pergjigjen e sakte dhe totale qe i ke dhene Nikas me vjen mire qe kjo teme eshte rikthyer serish dhe do doja qe te diskutohej me gjere ne te. Shpresoj ne nje pjesemarrje me te madhe ne kete diskutim interesant. Pershendetje Lostparadise
__________________ Librat dhe kujtimet hidhen ne leter per te mbrojtur njerezit qe deshem ne jete, nga armiku i tmershem me emrin dyfish: kalbezim dhe harrese. |
|
#11
| ||||
| ||||
| Mbase Sokrati s'ka se çfare te hedhi poshte po une s'po shoh ndonje argument qe ja vlen ne ate lloj shkrimi qe ngjan me shume me nje faqe ditari te rendit shoqeror qe bejme pjese,se sa nje lloj argumentimi mbi natyren njerezore.kureshtari thote se njeriu lind me nje lloj mbeshtjellje informacionesh qe e ben te dalloje te miren nga e keqja,kjo eshte shprehja me e pabazuar qe kam degjuar ndonje here.Bebja kur lind ma ka trunin plloç e s'ka asnje informacion perveç atyre qe i jepen nga instiktet si psh:te njohi te emen e te ushqehet.E as qe ja ka haberin se çfare eshte mire e çfare eshte keq. Me vone merr sjelljen e rendit ku jeton duke filluar prej familjes deri tek populli qe ben pjese. Psh sakrificat njerezore benin pjese ne detyrat hyjnore te nje popullsie te caktuar dhe askush prej pjestareve s'mendonte se ishte nje veprim i gabuar. Lista e shembujve eshte shume e gjate dhe vazhdon me kanibalet,kamikazet me femijetushtare,shkaterrimin e organeve seksuale(tek vajzat ne Afrike),apo tek ne gjakmarrja. Rasti i ndergjegjies eshte specifik e nuk ka shkencetar,filozof apo psikolog ne bote qe mund ta vertetoje origjinen me anen e provave te pakundershtueshme sepse kjo do te thote te shpjegosh natyren e qenies njerezore,rolin e tij dhe arsyen e ekzistences se tij gje qe s'mund te arrihet me llogaritje e me meditime. Jam kureshtar te di si do ti mbrosh tezat e tua mor kureshtar apo kushdoqofte tjeter Zgjuarsia apo budallalleku jane thjeshte dege te çeshtjes se mesiperme prandaj s'qendrova mbi to. |
|
#12
| ||||
| ||||
| hi daniel00 qe te analizosh ose te perkufizosh gabimet qe bejne njerezit e zgjuar,se pari ; duhet te jesh me i zgjuar se ato. se dyti; sa per mendimin e dhene nga kureshtari ne lidhje me temen , une mendoj se ai mendim nuk ka asnje lidhje me nje ditar, sepse ne ditar nuk hidhen mendime filozofike por ne ditar hidhen gjera te tjera. po te krahasoj mendimin tend filozofik me postimin tuaj ne nje teme tjeter , do te mendoja se ju nuk jeni i afte te perkufizoni mendimet e te tjereve, dhe t'i quani ato absurde, prandaj zoti daniel00 mundohuni qe t'u jepni pergjigje temave sipas menyres tende filozofike , por ,pa u munduar qe mendimet e te tjereve t'i hidhni poshte apo te mos i perfillni . prandaj dhe tema e hapur ben fjale "per njerezit e zgjuar qe bejne gabime" dhe perse njerez te tille bejne gabime ?????
__________________ Kush mundohet qe t'i beje gropen tjetrit, te ktheje koken njehere pas dhe te shikoje qe gropa e vet ,ka kohe qe eshte e hapur. |
|
#13
| ||||
| ||||
| O Skiftero,s'ma ka qejfi me u zgjat shume me shpjegime. Perderisa arrij te kuptoj se çfare thone te tjeret e quaj veten te denje te jap mendimin tim me gjakftohtesi(e jo si ne rastin tend). Falemnderit qe shqetesohesh per aftesite e mia te te kuptuarit,po jam ne gjendje te te perkufizoj nje mendim me nje fjale te vetme. Neqoftese te duken pa vend mendimet e mia,urdhero e lexo paragrafin e fundit te kureshtarit. Per mua nje mendim nuk eshte i plote derisa i mbeten pikpyetje mbrapa. Po ta lexosh shkrimin e kureshtarit,nuk ka ne asnje rast qe permend,bazim ne shembuj,fakte apo dukuri. S'po grijme qep ketu me i hedh mendimet si perralla me mbret. Eshte e vertete se te njejtin mendim e kam dhene edhe diku tjeter e u detyrova ta perseris(gje qe se kam qejf) sepse asnjeri s'me doli ne shteg per ta vazhduar. Neqoftese do t'i kundervihesh mendimeve qe kam dhene,do te lutesha ta beje me llogjike,arsye dhe prova. Krahasimin me nje flete ditari te shoqerise e bera sepse s'ka asgje individuale por gjera qe çdokush mund ti thote(mos u bazo ne paraqitjen,por ne idete). |