Total: (110,051) Pershendetje Vizitor | | Ndihme | Na Shkruani
Parajsa.com Forumi
... komuniteti i shqiptareve

Kendi i Reklamave


Faqja 2 nga 3 E ParaE Para 123 E FunditE Fundit
Tregoni rezultatet 36 ne 70 nga 75
  1. #36
    Minifotoja e anetarit pulcina
    pulcina eshte Jashte Linje Moderator/e
    Reg
    02-06-07
    Postime
    110

    Kryesore per Dasein

    Per DASEIN
    Shume pesimizem paska ne pergjigjen tende!!Eshte e vertet qe jeta ka veshtiresi,por jo detyrimisht te gjitha lidhen me vdekjen..Veshtiresi eshte edhe fakti kur te ndodh te keqkuptohesh me nje shok dhe kerkon ti japesh nje zgjidhje situates pa e cuar ne ekstreme..Pse duhet te hyj me se s'ben vdekja ne mes?! Ti thua:"Kjo pafuqi e jetes karshi vdekjes trasmetohet ne ankth..."etj etj..Jeta eshte gjithmone me e fort se vdekja dhe e mposht vdekjen.Vdekja e mund jeten kur jeta i qendron pasive,por vete fjala "JETE" do te thote:gjalleri,dashuri,larmishmeri...Dhe e di kush e ndjen me afer "Ankthin e vdekjes"?!-Ata qe mbushin jeten me dite dhe jo diten me jete. Gjithsesi kendveshtrimet jane te ndryshme dhe kjo i ben njerezit te vecant nga njeri-tjetri...

  2. #37
    Minifotoja e anetarit suzi00
    suzi00 eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    01-04-07
    Postime
    98
    Images
    1

    Kryesore

    eshte e vertete ka momente te veshtira ne jete, por duhet te kemi force te perballemi me to. Duke i luftuar veshtiresite, patjeter do arrijme dhe te bukuren e saj...

  3. #38
    Minifotoja e anetarit ZEMERGJERSIJA
    ZEMERGJERSIJA eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    26-05-07
    Postime
    2

    Kryesore

    E bukur jeta, por e veshtir te jetohet!

    Ne mes jetes dhe vdekjes egziston nje bot tjeter, bota e endrrave-fantazive... bote qe nuk deshirojm te futemi asnjeri, pa dashje shpesh gjendemi ne kete mes. Ne boten e fantazive futem ateher kur JETEN e mendojmi te veshtir, te pa kalueshme. Pajtohem me parafolsit se JETA eshte ma e forte se VDEKJA, Te jetosh ne boten e sprovave nuk eshte e leht, prandaj ne duhemi te jetojm perta shijuar gjerat e rregulluar nga natyra dhe mbrenda saj te gjejmi te bukuren e fjales dhe nderit.

  4. #39
    Minifotoja e anetarit gjegji
    gjegji eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    09-08-07
    Postime
    10

    Kryesore

    Jeta nuk eshte e veshtire por njerezit e bejne te tille. Kur te gjithe do kontribonim nga pak do te kishim jeten me te lehte.

  5. #40
    Minifotoja e anetarit konica
    konica eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    30-05-03
    Lokalizimi
    tiran
    Postime
    178

    Kryesore

    Jeta dhe vdekja jane komplementare te njera tjetres keshtuqe nuk eshte se ka nevoje te ndervaren nderthuren ose nderlidhen ato jane te lidhura ne menyren me natyrale.
    editorial

  6. #41
    Minifotoja e anetarit dasein
    dasein eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    28-05-07
    Lokalizimi
    Tirane
    Postime
    51

    Kryesore

    Me rrenjet e saj lndim ne s nje frut i harruar ne meshire te fatit dhe fati me shumen e vet na harron dhe rrjedhen e vet ndjek,ne mbetemi qenie vetmitare te prapambetura ne kohe dhe ne harrese.Jeta qe se ndjen mungesen tone,vazhdon te shpalos vetveten me nje performance per tu admirur,ndersa ne rrime ne stacion ku treni nuk vjen kurre...?

  7. #42
    Minifotoja e anetarit pulcina
    pulcina eshte Jashte Linje Moderator/e
    Reg
    02-06-07
    Postime
    110

    Kryesore

    Citim Origjinali i Postuar nga dasein Shikoni Postimin
    ...ne mbetemi qenie vetmitare te prapambetura ne kohe dhe ne harrese.Jeta qe se ndjen mungesen tone,vazhdon te shpalos vetveten me nje performance per tu admirur,ndersa ne rrime ne stacion ku treni nuk vjen kurre...?
    KUSH JE TI?!?! Dhe CFARE ESHTE JETA?!CFARE RELACIONI KE TI ME JETEN "DASEIN"?!CFARE JU LIDH?! E KUJT ESHTE JETA QE PO JETON TI?!KUJT IA KE MARR HUA!!!

    Flet per mendimin tim sikur ti ta shikoje nga jashte jeten tende;ti qendron i ulur diku dhe e shikon jeten qe te kalon para syve,por qe ti s'e ndalon dot!!!!Mi shpjego njecik ato pyetje qe te bera!Kane vetem

  8. #43
    Minifotoja e anetarit pulcina
    pulcina eshte Jashte Linje Moderator/e
    Reg
    02-06-07
    Postime
    110

    Kryesore

    (Po vazhdoj mendimin qe kisha lene pergjysem...)Po te thosha qe kane vetem nje pergjigje pyetjet e mija!Fakti qe ti mundohesh ti japesh nje perkufizim sa e sa me shume filozofik jetes derisa arrin dhe humbet sensin e realitetit...Po flet sikur te ishe qenie jashte tokesore qe shikon ne distance dhe i shkeputur jeten qe "jetojne"njerezit..."Jeta shpalos vetveten[...]ne rrime ne stacion ku treni nuk vjen kurre"-Fjalet e tua keto..Ca treni pret ti,qe s'po mbrrine kurre ky tren tek ty?!Ca e mendon ti jeten?!Jeta i dashuri im,eshte ajo qe kalon...nderkohe qe ti humbet kohe duke e kerkuar kuptimin e saj...Ja ca eshte jeta...DASEIN

  9. #44
    Minifotoja e anetarit konica
    konica eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    30-05-03
    Lokalizimi
    tiran
    Postime
    178

    Kryesore

    Kam pershtypjen se Dasein ka dale ti hipi trenit te milotit dhe po e pret nderkohe qe kjo linje nisi si hekurudhe por nuk perfundoi dot.
    Me falni per shakan por me duket si pesimizem adoleshentesh....
    Po skerkove vet vendin , mjetin me se do udhe tosh dhe me pas do gjesh stacionin dhe gjimone ne dinamike, jo statike.
    editorial

  10. #45
    Minifotoja e anetarit dasein
    dasein eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    28-05-07
    Lokalizimi
    Tirane
    Postime
    51

    Kryesore

    Duke menduar qe njeriu seshte gje tjeter vecse nje pesh e caktuar ne peshoren e vet-egzistences,ne mbetemi qenie qe marim vlere na pesha shuma e kesaj peshe!
    Me genjeshtren naive kemi themelet e jetes dhe me mashtrimin e madh ndertojme godinen e saj,sna mbetet gje tjeter vecse te behemi ikes nga kjo ndertes?

    Me ndjenjen kultivojme emocionin,me emocionin rrisim fiktivitetin,me fiktivitetin ndertojme godinen e imagjinates tone absurde,me iagjinaten tone absurde genjejme veten per nje jete me te bukur...?

  11. #46
    Minifotoja e anetarit pulcina
    pulcina eshte Jashte Linje Moderator/e
    Reg
    02-06-07
    Postime
    110

    Kryesore

    Citim Origjinali i Postuar nga dasein Shikoni Postimin
    Duke menduar qe njeriu seshte gje tjeter vecse nje pesh e caktuar ne peshoren e vet-egzistences,ne mbetemi qenie qe marim vlere na pesha shuma e kesaj peshe!
    Me genjeshtren naive kemi themelet e jetes dhe me mashtrimin e madh ndertojme godinen e saj,sna mbetet gje tjeter vecse te behemi ikes nga kjo ndertes?

    Me ndjenjen kultivojme emocionin,me emocionin rrisim fiktivitetin,me fiktivitetin ndertojme godinen e imagjinates tone absurde,me iagjinaten tone absurde genjejme veten per nje jete me te bukur...?
    ...Dhe prap nuk iu pergjigjeve pyetjeve te mia!Flet dot me me thjeshtesi ashtu sic i ka hije nje cuni ne moshten tende?!Nga kjo qe thua une kuptova dy gjera:1-qe ne jemi krejt loder e fatit;qe i nenshtohemi jetes dhe 2-qe ti refuzon te jetosh,se jeta na qenka mashtruese dhe genjeshtare dhe nuk ia vlen sipas teje te krijosh ekzistencen mbi baza te pasigurta,sepse lendohesh apo vritesh!!!Kete do te thuash?!Cili eshte filozofi qe ke me perzemer?!Te pakten kesaj pyetjeje mund ti pergjigjesh?!!!!!Te pyes sepse kur njeriu arrine dhe kupton shume te tjeret,rezikon te humbas vetveten...dhe ti je i shkrire i gjithi ne filozofine pesimiste te dikujt...dhe po humbet veten tende!!!E kupton dot gjuhen qe flas une?!apo flas shume thjesht per gustot e tua?!Pse refuzon te me pergjigjesh?!Te kam dedikuar aq shume postime vetem ty dhe ti ben indiferentin..Pse me eviton?!

  12. #47
    Minifotoja e anetarit dasein
    dasein eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    28-05-07
    Lokalizimi
    Tirane
    Postime
    51

    Kryesore

    Nuk mendoj se ne jemi lodra fati,as nuk mendoj se ne jemi pre i mashtrimit dhe i nenshtrohemi jetes gjithashtu nuk e refuzoj jetesen,por jam i mendimit se qenia njerzore eshte ajo qe i jep kuptim jetes,se jeta nuk do kishte kuptim pa ne si qenie!Pavaresisht faktit qe ne jemi qenie te hedhura ne qenie por kjo sdo te thote qe ne te mos shpalosim vetveten ne kete jete sepse vetem keshtu mund te leme ndonje gjurme ne kete jete kalimtare.Jeta eshte si nje petk qe na mbeshtjelle por ca japim ne mbi kete jete eshte ajo qe ne na jep vlere...!Sa per filozofin tim te preferuar jam ndikuar nga Hegeli,Kanti,Hajdegeri si dhe nga filozofia antike etj.

  13. #48
    Minifotoja e anetarit polat
    polat eshte Jashte Linje Anetar/e Wheel of Fortune Champion, Virus 2 Champion, Valentine Surprizes Champion, Twelve Swap Champion, Square Assemble Champion, Smaugs Treasure Champion, Shape Game Champion, Rotamania Champion, Queens Jewels Champion, Penguin Pass Champion, Navy Battles Champion, Tritryst Champion, Memory Champion, Map Test Champion, Mahjong Connect Champion, Lawn Pac Champion, Key Ball Champion, Jukebox Hero Champion, Jigsaw Puzzle Champion, Festive Fallout Champion, Eyeball Champion, Crazy Block Breaker Champion, Chroma Blast Champion, Christmas Tetris Champion, Bunch Champion, Bubble Popper Champion, Bubbels Champion, Bookworm Champion, Sky Blocks Champion, Beach Party Slots Champion
    Reg
    14-09-06
    Lokalizimi
    Turqi
    Postime
    16

    Kryesore

    pershendetje,
    gjithmone thoni qe jeten e ben njeriu. Une nga kjo nxjerr qe fajtor eshte njeriu. mire por nje gje s'kuptoj perse njerezit nuk e duan njerezimin? e di ndonjeri pergjigjen e kesaj pyetjeje? une mendoj qe s'e dime po kam nje ide po te regojme se perse nuk i duam ca njerez ndoshta dhe mund te gjejme pergjigjen.
    KUJDESSSSS: duhet te tregojme perse s'i duam njerezit dhe perse u bejme gje te keqe atyre pa te drejte jo kur keni te drejte.

  14. #49
    Minifotoja e anetarit dasein
    dasein eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    28-05-07
    Lokalizimi
    Tirane
    Postime
    51

    Kryesore

    Jeta nuk ka qellim tjeter pervecse qenies njerzore(ne kuptimin qe qenia jone i jep forme jetes si subjekt i ndervarur) brenda saj ne jemi qellimi jetes dhe jo jeta qellimi jone,te pakten hera-heres mua keshtu me pelqen ta shikoj dinamiken qe lind nga bashkeveprimi qenie-jete!
    Normalisht qe smund te them qe qenia njerzore smund te shpalosej ne kete forme n.q.s jeta nuk do te ishte fusha ku qenia eshte lojtari kryesor,ku vazhdon dhe performon vetveten gjate gjithe udhetimit te saj ne jete.
    Vet koncepti lindje dhe vdekje ka lindur nga egzistenca e qenies njerzore sepse jeta per mendimin tim nuk njeh as vdekje dhe as lindje ajo thjeshte eshte...
    Do me pelqente te debatoja mbi keto koncepte nese per ndonjerin prej jush u duken interesante?

  15. #50
    Minifotoja e anetarit pulcina
    pulcina eshte Jashte Linje Moderator/e
    Reg
    02-06-07
    Postime
    110

    Kryesore

    Citim Origjinali i Postuar nga dasein Shikoni Postimin
    Nuk mendoj se ne jemi lodra fati,as nuk mendoj se ne jemi pre i mashtrimit dhe i nenshtrohemi jetes gjithashtu nuk e refuzoj jetesen,por jam i mendimit se qenia njerzore eshte ajo qe i jep kuptim jetes,se jeta nuk do kishte kuptim pa ne si qenie!Pavaresisht faktit qe ne jemi qenie te hedhura ne qenie por kjo sdo te thote qe ne te mos shpalosim vetveten ne kete jete sepse vetem keshtu mund te leme ndonje gjurme ne kete jete kalimtare.Jeta eshte si nje petk qe na mbeshtjelle por ca japim ne mbi kete jete eshte ajo qe ne na jep vlere...!Sa per filozofin tim te preferuar jam ndikuar nga Hegeli,Kanti,Hajdegeri si dhe nga filozofia antike etj.
    Ketu me ke pelqyer!Fakti qe "jeta eshte petk qe na mbeshtjelle,por ca japim ne mbi kete jete eshte ajo qe ne na jep vlere" eshte shume e vertet dhe shume e drejte...Eshte mbi kete fakt qe une i perqendrova postimet qe te kisha bere dhe qe gjithmone e me shume insistoja per te te thene qe nuk e ben jeta njeriun,por eshte njeriu qe me forcen e tij i jep formen qe deshiron jetes..Kishte shume pesimizem nga ana jote ne postimet precedente dhe ajo qe lije te kuptonim ishte qe "njeriu eshte pre' e lojes mashtruese te jetes dhe nuk i shpeton dot kthetrave te saj"..Nderkohe qe jemi vet ne qe e menaxhojme jeten ne varesi te interesave,pasioneve dhe vlerave qe kemi...
    Gjith te mirat

  16. #51
    Minifotoja e anetarit antivirusi
    antivirusi eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    04-07-07
    Lokalizimi
    tiran
    Postime
    124

    Kryesore

    Jeta eshte nje ze qe gulecon,nje zemer qe renkon,edhe nje tru qe punon,edhe te treja jan ne nje ekujliber te persosur qe na bejm te ecim perpara ???


  17. #52
    Minifotoja e anetarit dasein
    dasein eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    28-05-07
    Lokalizimi
    Tirane
    Postime
    51

    Kryesore

    Ndjenja:emocion vetvrases qe sa me shume te ndjesh aq me shume e shikon veten drejt gremines se erresires.
    Erresira eshte ajo qe me jep ndjesin e territ,farin tim te dikurshem dallget e zhduken...?
    Si i ndeshperuar vendosa qe kur te zhdukesha vendosa qe larg te ikja,por dhe e largeta nuk ishte zgjidhje,venndosa mbas te kthehesha,por ja ku jam diku ne mes te rruges per ne kthim por e bukura eshteb se kanm humbyur rugen

  18. #53
    Minifotoja e anetarit pulcina
    pulcina eshte Jashte Linje Moderator/e
    Reg
    02-06-07
    Postime
    110

    Kryesore

    Citim Origjinali i Postuar nga dasein Shikoni Postimin
    Ndjenja:emocion vetvrases qe sa me shume te ndjesh aq me shume e shikon veten drejt gremines se erresires.
    ah ah ti qenke keq fare o cun!!!Atehere me shpjego dicka ti qe beson ne Zot dhe qe mendon se jeten ia kemi borxh atij:-"Pse mendon se Zoti krijoi te parin Njeriun dhe jo Robotin?!"-Ndoshta qe kur njeriu te "lexonte" veprat e Zotit te ndihej borxhli ndaj tij dhe te joshej aq shume sa te humbiste identitetin e tij!Ato ndjenjat per te cilat flet ti jane pjese e cdo hapi te jetes,qofte dhe dashuria per nenen,apo ndjenja me te cilen bekon e vlereson buken qe ha etj etj..."Ndjenja" nuk eshte absolutisht "emocion" vetevrases,por perkundrazi eshte aftesia e vetme qe kane jerezit dhe qe i ben te dallueshem nga robotet..aftesia ndjesore!Dhe ndjenja nuk eshte emocion(sa per dijenine tende),por eshte njohja e afektiviteteve,i botes emotive,nga ana e ndergjegjes.Ndoshta ajo qe ti ngaterron eshte dallimi mes ndjenjes dhe passionit.Etiologjia e fjales "PASION"nga greqishtja do te thote "Pathos"=dhimbje,vdekje.Dhe eshte gabimi me i madh qe mund te shkruaj nje person qe:ndjenja qenka emocion vetevrases..Ndjenja eshte ajo qe te mban gjalle akoma..dhe je gjalle sepse te vjen keq te vdesesh dhe kjo rrejdhim sepse e do veten..Kujdes kur shkruan sepse je shume i gabuar ne aryetime.Heshtja ndonjehere eshte gjeja me e mire....

  19. #54
    Minifotoja e anetarit butterfly88
    butterfly88 eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    14-04-07
    Lokalizimi
    Itali
    Postime
    98

    Kryesore

    Une Kam Gjithmon Ne Mendje Nje Shprehje:

    Jeta Nuk Te Kerkon Asgje Me Shume Nga Cka Nuk Mund Ta Perballosh !

    Ose Me Thjesht: Jeta Te Kerkon Vetem Ate Qe Mund Te Perballosh ! Dhe Kjo Shprehje Me Vjen Ndermend Ne Momentet E Veshtira Dhe Me Ndihmon Te Ngrihem Perseri Ne Kembe Atehere Kur Rrezohem Dhe Tja Nis Nga E Para.
    don't worry about the people in your past: there is a reason they didn't make it to your future

  20. #55
    Minifotoja e anetarit dasein
    dasein eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    28-05-07
    Lokalizimi
    Tirane
    Postime
    51

    Kryesore

    Ndjenja eshte nje emocion vetvrates ne momentin kur ajo humbet lidhjen me subjektin dhe kthehet ne qenie melankolike!
    Dhe sa me shume te ndjesh per gjerat qe tashme si ke me por thjesht te mungojne aq me shume njeriu humbet nga vetja dhe shkon drejt gremines?

  21. #56
    Minifotoja e anetarit konica
    konica eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    30-05-03
    Lokalizimi
    tiran
    Postime
    178

    Kryesore

    Dasein me fal per ironin qe tregova me pare por qenke djale i thelle..
    editorial

  22. #57
    Minifotoja e anetarit dasein
    dasein eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    28-05-07
    Lokalizimi
    Tirane
    Postime
    51

    Kryesore

    Ne dramen e jetes mbetemi aktore me skenar dhe regji te gatshme.
    Ku skena tashme eshte qenia jone ndersa publiku performanca,ne vazhdojme ne detyren tone egzistenciale vazhdojme te improvizojme ne qenien tone aktoreske...

  23. #58
    Minifotoja e anetarit donjeta
    donjeta eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    31-10-07
    Postime
    3
    Faqe ne Ditar
    3

    Kryesore

    jeta sdo e meritonte emrin e saj po te ishte nje ledin njengjyrshe dhe pa pangesa...te jetosh do te thot ta zgjidhesh rrugen qe eshte percaktuar vetem per ty .ne kete rruge mund te pengohesh ne nje gure ,por mos lejo te behet mur mund te arrijsh shume mund te perkulesh mund te lendohesh e gezohesh ...te gjitha kto gjera dhe ngritja e vazhdimi i kesaj rruge e ben jeten kjo qe eshte e veshtir por e embel me ngjyra mashtruse por lakmuese si thon kot ahh jete o jete...

  24. #59
    Minifotoja e anetarit berki
    berki eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    25-11-07
    Postime
    2

    Kryesore

    Sepse njerezit ne kete bote jetojne nje jete te perkohshme, dhe keshtu qe kjo eshte nje sprove per njeriun, eshte thjeshte nje sfide qe te jesh apo te mos jesh.

  25. #60
    Minifotoja e anetarit brioni
    brioni eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    12-08-06
    Postime
    196

    Kryesore

    Jeta eshte nje sprove dhe asgje me shume.pra a jemi ne falenderus ndaj Krijusit per te mirat qe na ka dhen ose jemi mohues?
    Dhe normalisht per falenderusit jeta eshte e bukur,e qete edhe kur kane ndonje sprove e kalojne me durim dhe falenderim ndaj Krijusit.
    Kurse mohuesit kane disa kenaqsi te pakta por ne pergjithsij jetojne ne ferr,por ferri ne boten tjeter do tjet per ta edhe me i rende.

  26. #61
    Minifotoja e anetarit modesti
    modesti eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    19-05-07
    Postime
    51
    Faqe ne Ditar
    12

    Kryesore

    Pulcina,lexova komentet mbi jeten me thene te drejten diskutimet tende qendrojne shume me lart , nga ana filozofike.Por une dua ti shtoj disa rjeshta keti diskutimi,jeta nuk varet gjithmone nga ne pse
    te denuarit te pushkatuarit ne sistemin komunist a nuk kishin jeten endrat si gjithe njerzit e tjere po jeten e familjarve te ketyre njerzve kush e kish ne dore.

    Po diskutoj vetem luften e dyte boterore 22,000,000 ruse te vrare 11,000,000 gjermane 6,000,000 cifyte 3,000,000 polake tjr. Ne komunizem cdo vit beheshin organikat per administraten dhe punonjesit,jeta kalonte ne duart e tjera, une nuk e di se cfare moshe ke.Po diskutoj dhe dicka lidhur me vendin tone sot te gjithe punonjesit e shteti dhe privatit jetojne me friken punes,mos i heqin ju e dini se privati do moshen e re per pune pse per ju no koment<intelekti juaj nuk ka nevoje>dhe ketu ne amerike ku jetoj ...prandaj them qe jeta nuk varet gjithmone nga njeriu. DO me folesh per fjalite e shkeputura dhe ndonje gabim ortografik si emigrante qe jemi.

    te pershendes modesti

  27. #62
    Minifotoja e anetarit rina_
    rina_ eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    13-11-06
    Lokalizimi
    tetova
    Postime
    17

    Kryesore

    Jeta..eshte jete perderisa jetojm duhet te perballemi me realitetin....veshtiresite vin nga vet njerezimi...jeta eshte e bukur por njerzit e bejne te tille..te veshtire....

  28. #63
    Minifotoja e anetarit Pretty Witch
    Pretty Witch eshte Jashte Linje Super Moderator/e
    Reg
    15-04-07
    Lokalizimi
    Tirane, Shqiper
    Postime
    249
    Faqe ne Ditar
    18

    Kryesore

    Sepse kjo eshte eshte edhe e vecanta e jetes, qe e ben ate te mos jete monotone.
    A do te ishte jete sikur gjithcka te shkonte vaj? Jo se besoj.

  29. #64
    Minifotoja e anetarit e_trishtuara
    e_trishtuara eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    04-04-07
    Postime
    33
    Faqe ne Ditar
    1

    Kryesore

    e cfare vlere do kishte pastaj n.q.se nuk do ishtepak e veshtire
    e trishtuara

  30. #65
    Minifotoja e anetarit timetraveler
    timetraveler eshte Jashte Linje Moderator/e
    Reg
    08-01-08
    Lokalizimi
    Tokë
    Postime
    227
    Images
    2

    Kryesore

    S.m.t Njeriu lind 100% perfekt. Keshtu qe ai do perjetoje shume gjera ne jete dhe jeta do e sfidoje ne shume menyra. Keshtu ai do behet pjese e realtetit dhe do i perjetoje veshtiresite e kesaj jete
    "If we don`t end the war the war will end us"-H.G.Hells
    "Believe in god believe in Allah"-Timetraveler

  31. #66
    Minifotoja e anetarit MELiSA
    MELiSA eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    24-03-08
    Lokalizimi
    ne kete bote
    Postime
    206
    Faqe ne Ditar
    3
    Images
    3

    Icon24

    SHumica e antareve shkruajne se vet njerzit e bejne jeten te veshtir dhe kjo eshte e vertet ,ka njerez me te vertet shume inatci p.sh po marre si shembull gjen me te thjesht berjen e nje emblsire qe ka bere dikush e pyet se si e bere nuk ta thote dhe leri gjerat e tjera pastaj.pra ne jemi njerzit e kesaj jete le ta ndihmojme njeri tjetrin qe ta bejme jeten sa me te lehte .

  32. #67
    Minifotoja e anetarit shiu
    shiu eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    11-05-07
    Lokalizimi
    berlin
    Postime
    174
    Faqe ne Ditar
    2

    Kryesore

    jeta nuk eshte e veshtire ,por ne me pamundesine tone per tu pershtatur rregullave qe ofron ajo e bejme te veshtire.
    Jam mes jush dhe larg jush...

  33. #68
    Minifotoja e anetarit dasein
    dasein eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    28-05-07
    Lokalizimi
    Tirane
    Postime
    51

    Kryesore

    Jeta:
    Flasim per jeten sikur ne jemi ne nje godine tjeter dhe jeta ndodhet jashte kesaj godine ku ne sbejme gje tjeter thjesht e vizitojme ate si vizitore?
    Por jo,une mendoj se jeta eshte pikerisht ajo cka ne jemi rregullat e saj formojne qenien tone dhe ska te beje fare pershtatja ose mospershtatja me te.Rastis qe dikush eshte i lumtur ne kete jet dikush i trishtuar,dikush i dashuruar dhe dikush jo!Por kjo ska te beje me pershtatjen ose jo me rregullat e jetes,sepse rregullat e jetes te jane te barabarta dhe unike per kedo pavaresisht se si e konsumojme ne jetesen tone.................

  34. #69
    Minifotoja e anetarit TinaHG08
    TinaHG08 eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    01-05-08
    Lokalizimi
    Lipjan,Dobrajë
    Postime
    148

    Kryesore

    po jeta eshte e veshtire sepse eshte jete...
    Që jeta të jua ndriqoj zemrën edhe në momentet më me errësirë.

  35. #70
    Minifotoja e anetarit dasein
    dasein eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    28-05-07
    Lokalizimi
    Tirane
    Postime
    51

    Kryesore

    Ecajak mbetemi ne kerkim te hapave galant,fushen e veprimit kemi aty ku vullneti mungon.Diten e kthejeme ne nate sepse ndoshtra i trembemi drites.Te strukur qendrojme ne fasitetin tone me ndjenjen e klaposjes.Veten kemi zot dhe zotit vazhdojme ti lutemi,por jo me kot.Krahapur kemi mbetur duke u perqfuar me definacionin........

LinkBacks (?)


Tema te ngjashme

  1. Valle a eshte jeta?!
    By Administratori in forum Filozofia
    Pergjigje: 44
    Postimi i Fundit: 07-09-2009, 14:34
  2. A eshte e veshtire te ruash sekretin???
    By shiu in forum Psikologjia
    Pergjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-12-2007, 13:42
  3. Pergjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-11-2006, 09:53
  4. Dashuria Eshte Vet Jeta!
    By lulegjaku in forum Dashuria
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2004, 10:57
  5. Perse E Ardhmja Eshte Frika E Dashurise?
    By ariel in forum Dashuria
    Pergjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-05-2004, 21:48

Tags for this Thread

مواقع النشر (المفضلة)

مواقع النشر (المفضلة)

Rregullore Postimi

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

  • English
  • Shqip
  • Italiano
  • Deutsch
  • Français
  • Español
  • Hrvatski
  • Svenska
  • Russian
  • Nederlands
  • Arabic
  • Türkçe
  • 简体中文
Rreth nesh | Ndihme | Reklama | Sherbime | Kushtet e Perdorimit | Politika e Privatesise | Rss
Copyright © 2001- Parajsa.com All rights reserved.