Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Filozofia

Nota Apelimi

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 05-01-2004, 22:39
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,966
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Nota Apelimi

Dua te jem nje tjeter njeri, qe ecen i pergjakur mes jetes dhe vdekjes, lutet dhe pergjerohet per te qene dikush qe deri me sot i eshte harruar emri, rruga e te cilit eshte harruar dhe maskuar nen petkun e politikes, neologjizmave, dhe ideve te mbushura plot vrer dhe emocione negative. Percjellja e te cilave mbyllin porten e arte dhe plot drite te nje shprese qe evoloi me aq mund dhe pasion deri ne ditet tona, lutem per diten ne te cilen njerezit do te kuptojne se vertet ai per te cilin flasin te gjithe, ai per te cilin mendojne te gjithe, ai per te cilin ndjejne te gjithe, shume shpejt do te ngreje zerin dhe do te rishfaqet ne koshiencen njerezore, dhe me nje ton te bute dhe teper njerezor do te thote: Jeni akoma ne kohe per te ndryshuar, per te gjetur ate unin, te cilin e besoni, te cilin e nderoni, te cilin e tradhetoni, te cilin e dashuroni dhe me te njejten force e urreni.

Jam i ulur ne kete toke, e cila vjell vrer dhe nxjerr vetem mekate nga thellesia e zemres se saj, ulur mes buzeve te dashurise qe hapet si gonxhe ne dimrin e acarte, ulur mes jetes, qe mundohet dhe perpelitet nen kthetrat e shoqerise qe duan ta dhunojne moralisht, shpirterisht dhe emocionalisht, ulur ne gjunje perpara idese, se dite me te mira do te vine, emocione me te forta do te lindin, ndjenja me brishta do te shperthejne dhe do ta thyejne akullin e monotonise se nje endrre te damkosur me vulen e injorances, paditurise, menefregizmit dhe pandershemerise; ulur mes dy brigjeve te lumit te jetes, qe vazhdon te perpije edhe ate pak sinqeritet dhe embelsi te shpirtit dhe zemres njerezore, ulur perpara portes se shpirtrave duke komunikuar dhe lundruar ne lotet e derdhur te shpresave te humbura dhe te shuara te nje gjenerate te tere.

Jemi ne shekullin e nje revolucioni te ri, ku thika, shpata, arma dhe cinizmi mbizoterojne mbi zemren, ku endrrat thyhen dhe shkelen nga kemba e atyre, mendja e te cileve eshte e krijuar dhe kompozuar vetem nga nota djallezie, hipokrizie, mendjemadhesie dhe indiferentizmi. Mendoj, deshiroj, shpresoj, enderroj qe keto te jene vetem nje e kaluar e hidhur, plururi i te ciles te jete shkundur dhe dliresia e zemres dhe e shpirtit njerezor te triumfoi dhe te jetoje perseri ne shoqerine tone. Zemra therret dhe digjet nen afshin e flakte dhe te zjarrte te dashurise, por valle do te ishte e mjaftueshme kjo per te ngrohur dhe shkrire ate ngrice te akullt qe ka pushtuar gjithe specien njerezore.

Ekziston valle ajo fryma e dashurise, mirekuptimit, sinqeritetit, embelsise, shpirtmadhesise dhe dhembshurise, ne te cilen eshte krijuar, rritur dhe edukuar shpirti i njeriut? Uroj qe po, shpresoj qe po, deshiroj qe po, mendoj qe po. Jane nota pesimizmi keto qe mbulojne kete shkrim? Mendoj qe jo, jane nota te fuqishme optimiste dhe apelimi per te gjithe ju.

Jeta eshte e shkurter, jetojeni ate si duhet, forcojeni moton tuaj per te arritur ate qe vertet deshironi te arrini ne jete. Mos lejoni qe te tjeret tju behen pengese, luftoni dhe do te fitoni. Guximi, kurajoja, vullneti dhe kureshtja nuk ju mungon, sepse jeni njerez dhe si te tille e keni te trashiguar dhe te ngjizur mire ne gjakun dhe mendjen tuaj, ndaj tentoni te beni mire, se pari ndaj vetes dhe se dyti ndaj shoqerise.

Lini dhe ju vulen e origjinalitetit dhe vepres suaj nen hapat e nje jete te ndertuar nga fantazia qe rritet dhe zhvillohet ne zemren dhe shpirtin tuaj.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 11-03-2004, 20:07
Minifotoja e anetarit ilda
I/e Sapoardhur
 
Reg: 07-10-02
Postime: 6
Kryesore

If I could,I would stay with you not till the end of time,but in eternity.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Pr/ligji per tatimet, apelimi jo me ne Min.e Financave informuesi Shtypi i dites 0 22-09-2007 05:09
Pranimet, renditjen do ta bejne universitetet Administratori Shtypi i dites 0 19-07-2006 12:55
Origjina e Himnit te Flamurit Administratori Muzika 0 14-06-2006 20:40
Nota Fest 2004 Administratori Muzika 7 19-02-2005 20:56
Barsaleta me nota fetare Engel Qeshni dhe ju 2 11-01-2005 20:01


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 23:14.




Parajsa Shqiptare