Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Filozofia

Mendim filozofik rreth njerzimit dhe per njerzimin

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 16-04-2006, 22:20
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Mendim filozofik rreth njerzimit dhe per njerzimin

Njerėzit e vėrtetė, aktet e pėrbashkėta me kafshėt, vazhdimin e llojit dhe brezit, i kryejnė dhe plotėsojnė me vetėdijen e detyrės dhe brenda kufijve tė domosdoshmėrisė. Kurse ata qė jepen pa masė pas kėnaqėsive trupore, e ngushtojnė distancėn mes tyre e qenieve tė tjera dhe i cėnojnė kufijtė njerėzorė!

Kafsha, pasi vdes, harrohet dhe gropa i humbet. Por njeriu s’ėshtė kėshtu... Kombet qė nuk i mbrojnė kujtimet dhe varret e etėrve, s’e di, a janė tė vetėdijshėm se i zbresin ata nė nivel tė kafshėve? Nė tė vėrtetė, respekti ndaj tė vdekurve ėshtė njė garanci e dhėnė tė gjallėve pėr tė ardhmen..

Eshtė e vėrtetė se njeriu nė vetvete ėshtė njė qenie e dobėt, por ėshtė gjithashtu e vėrtetė se, nė saje tė mbėshtetjes te Fuqia e Pafundme, zotėron njė pushtet tė jashtėzakonshėm. Sigurisht, ėshtė nė saje tė kėsaj mbėshtetjeje qė njeriu ėshtė njė pikė uji e bėhet pėrrua, ėshtė njė molekulė e bėhet diell, ėshtė njė lypės e bėhet mbret!

Nė atė masė qė njeriu tė bėhet i afėrt me ekzistencėn dhe librin e ndodhive e tė njėsohet me ta, nė atė masė shfaqen nė botėn e tij tė brendshme vezullimet e urtėsisė. Pėr rrjedhojė, ai njeh esencėn e vet, arrin aftėsinė pėr ta njohur dhe ndjerė Zotin e, mė tej, shkon e bashkohet me Tė! Mjafton qė kjo ecuri e ky udhėtim qė kėrkohet tė realizohet nė planin ideor, tė mos jetė i varur nga mohimi dhe ateizmi!

Detyra e parė dhe numėr njė e ēdo njeriu ėshtė ta zbulojė dhe njohė veten dhe, nė saje tė kėtij zhvillimi cilėsor, tė orientohet kah Zoti i vet. Fatkeqėt qė nuk e njohin veten, pra, s’e dinė se ē’janė, pėr ēka edhe nuk munden tė krijojnė lidhje me Krijuesin e Lartė, jetojnė si hamallėt qė bartin, por nuk e dinė se ē’bartin dhe, po ashtu si ata, ikin nga kjo botė pa kuptuar gjė!

Njeriu mė fatbardhė e i lumtur ėshtė njeriu me ndėrgjegjen gjithėnjė tė dehur me dėshirėn dhe ashkun pėr pėrtej. Ata qė e kalojnė jetėn nė errėsirėn e kufizuar, tė ngushtė e mbytėse tė trupit, edhe nėse ndodhen nė saraje, nė fakt janė nė errėsirė.

Njerėzorja te njeriu duhet kėrkuar jo nė trupin e tij shtazor e tė vdekshėm, por nė shpirtin e tij tė shtėnė e tė pasionuar pas tė pėrjetshmes. Prandaj ka ndodhur qė, kur njeriu ėshtė trajtuar vetėm si trup duke iu mohuar ana shpirtėrore, assesi nuk ka arritur tė ngjitet nė pikėn e ngopjes dhe kurrė nuk ka mundur tė kėnaqet.

Njeriu ėshtė njė qenie e pajisur me ndjenja tė larta, e aftė pėr virtyt, e shtėnė pas pėrjetėsisė. Edhe nė shpirtin e njė njeriu nė dukje si mė i mjeri, madje, ėshtė e pranishme njė klimė si ylber e formėsuar prej idesė sė pavdekėsisė, pasionit pėr tė bukurėn dhe ndjenjės sė virtytit, prandaj edhe lartėsimi i tij gjer nė arritjen e pavdekėsisė varet prej zhvillimit dhe daljes nė shesh tė kėtyre dhuntive nė natyrėn e tij.
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! Muslimani Teologjia 12 25-05-2008 20:39
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Dyzet hadithe mbi personalitetin Islamik SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 27-06-2006 10:08
Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur! informuesi Politika shqiptare 2 14-03-2006 14:41


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 22:48.




Parajsa Shqiptare