| Cfare ju duhet te dini? |
|
#141
| ||||
| ||||
| BERNAR, Silvestris BERNAR, Silvestris (BERNARD Silvestris), pėrkatėsisht Bernari nga Turi, filozof franc. (rreth 1150). E identifikon nusin me logosin e krishterė, me shpirtin botėror dhe shpirtin e shenjtė. Idetė qė gjenden nė mendje janė formae exemplares tė universalieve, dhe njėkohėsisht edhe themelet e para dhe shkaqet e realitetit. Gjithė natyra, madje edhe njeriu janė krijuar nėpėrmjet veprimit tė nusit. Disa hulumtues pohojnė se ėshtė autor i studimit «De mundi universitate sive Megacosmus et Microcosmus», kurse disa tė tjerė ia atribuojnė Bernarit nga Shartrėzi.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#142
| ||||
| ||||
| BERNSHTAJN, Eduard BERNSHTAJN, Eduard (BERNSTE-IN, Eduard), politikan dhe teoricien gjerm. (1850-1932). Teoricien socialdemokrat revizionist i njohur, i cili nė filozofi ishte eklektik. U pėrpoq, pa ndonjė sukses tė veēantė, tė «pajton-te» marksizmin dhe Kantin dhe theksonte veēanėrisht nevojėn e heqjes sė dialektikės nga filozofia marksiste, ngase ėshtė iluzion themelor dhe «i kobshėm» i Marksit meqė nuk mundi tė lirohej deri nė fund nga «mbeturina e kundėrthėnies diatektike tė Hegelit». (Premisat e socializmit...) Tezat e tij dhe sidomos qendrimet reformiste mbi kalimin e qetė nė socializėm i kri-tikuan ashpėr V. I. Lenini, G. V. Ple-hanovi dhe R. Luksemburgu. Veprat kryesore: Ferdinand Lasa-lle (1891); Die Voraussetzungen des Sozialismus und die Aufgaben der So-zialdemokratie (1899); Pretpostavke socijalizma i zadaci socialdemokracije (1958); Zur Geschichte und Theorie des Sozialismus (1901).
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#143
| ||||
| ||||
| BERTRAM, Ernst BERTRAM, Ernst ( BERTRAM, Er nst), filozof gjerm. (1884-1957). Profesor i filozofisė nė Kėln. Stefan Georgi ndikoi shumė nė paraqitjen e tij tė «tablove shpirtėrore». Ėshtė mė i njohur si interpetues i Niēes. Ky dėshiron tė verė nė dukje kundėrthėniet e sistemit tė Niēes kėshtu qė pėr tė flet si pėr «dėshpruesin e besueshėm», «blasfemuesin e kėrkuar nga perėndia», me synim tė pėrhershėm «nga afetarizmi nė perėndi». Duke treguar pėr Niēen si pėr legjendėn, simbolin, shenjėn, me anėn e analogjive dhe epigrameve, B. (ndonėse e vlerėson lartė Niēen) nuk i shquan tiparet karakteristike tė kėtij filozofi, por e mbulon me mitologjinė e vet patetike disproporciona-le. Veprat kryesore: Nietzsche Ver-such eine Mythologie (1918); Deut-sche Gestalten (1934).
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#144
| ||||
| ||||
| BESARION, Ivan Bazilus BESARION, Ivan Bazilus (BESSARION, Ivan Basilius), humanist bizantin (1403-1472). Nė vitin 1436 bėhet kryepeshkop i Nikejės, kalon nė katolicizėm dhe bėhet kardinal. Ishte ithtar i pajtimit dhe i bashkimit tė kishės lindore dhe perėndimore, kontribuoi shumė pėr studimin e filozofisė greke nė Itali (pėrveē tė tjerave pėrktheu edhe Metafizikėn e Aristotelit). Ishte nxėnės i Georgi Genistes Pletonit, kurse nė veprat filozofike tė tij mbrojti kryesisht doktrinėn e Platonit. Veprat kryesore: Adversus calumniatorem Platonis ( 1469); Nė botim tė Migne-s (Paris) Patrol. graec, 161, (Opera omnia) - nuk janė shtypur tė gjitha veprat e botuara tė Besarionit.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#145
| ||||
| ||||
| BET, Evert BET, Evert (BETH, Evert), logjicist dhe filozof holan. (1908-1964). Profesor nė Amsterdam. Nė disertacionin e doktoratės e ndriēoi nė mėnyrė kritike kuptimin e Kantit' tė hapėsirės dhe tė kohės nga pikėpamja e gjeometrisė neeuklidiane. Mė vonė bėhet njė nga pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė logjikės bashkėkohėse matematike. Nė kėtė drejtim ai vėrtetoi disa teorema tė logjikės matematike (njė nga kėto mban emrin e tij), pastaj dha njė kontribut origjinal pėr konstruksionin semantik tė logjikės intuicioniste (edhe kėtu njė lloj i modelit mban emrin e tij), provoi aspektin e plotė tė llogarisė sė predikateve me metoda to-pologjike, punoi nė zbatimin e kėtyre metodave etj. U mor edhe me kritikėn filozofike tė drejtimeve tė ndryshme nė hulumtimin e themelit tė matematikės dhe sidomos tė intuicionizmit. U mor edhe me filozofinė e shkencės, ndėrsa nė filozofi ka orientim racionalist, duke pėrvetėsuar gjithashtu tezat themelore tė empirizmit bashkėko-hor. Veprat kryesore: Uvod u filozofiju matematike (1940); Les fondements logique des mathematiques (1950); The foundations of Mathematics (1959); Formal Methods, in Introduction to Symbolic Logic and to the Study of Effecitive Operations in Arithmetic and Logic (1962); Ma-thematical Thought (posth. 1965).
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#146
| ||||
| ||||
| BERGJAJEV, Nikolaj Aleksandroviē BERGJAJEV, Nikolaj Aleksandroviē (BERDJAJEV, Nikolaj Aleksandro-viē), filozof rus (1874 - 1948). Me origjinė aristokrat, vijojė mėsimet nė shumė shkolla ushtarake, pastaj botoi revistat («Ēėshtje tė jetės»), themeloi nė Petrograd «Shoqatėn filozofike religjioze», u burgos dhe u pėrsekutua nė kohėn e Rusisė cariste, kurse nė vitin 1922 emigroi nė Paris. Me gjithė predikimin e vet tė mesianizmit dhe mallkimin e pushtetit sovjetik si «demoniak», prapėseprapė nuk u organizua nė grupet e emigracionit tė bardhė dhe nuk u kushtoi gati kurrfarė rėndėsie eksponimeve dhe kombinimeve politike tė tij. Nėn ndikimin e konsiderueshėm tė mendimtarėve mistikė (Bėme, Gregori nga Nisa), pastaj tė Kantit dhe si domos tė mesianizmit rus (Solovjovi dhe tė tjerėt), B. thuri njė sistem filozofik origjinal, tė cilin shumė interpretatorė e konsiderojnė njė lloj tė veēantė tė ekzistencializmit. Kthimin kah kisha dhe kah ajo botė e krishterė qė ishte «strehim i ligjėsisė dhe i moralit», B. e konsideronte imperativ qė del nga forca rrėnuese e racionalizmit tė qytetėrimit modern. Sipas Bergjajevit, sundimi i teknikės dhe i makinės karakterizohet «me kalimin nga jeta organike nė jetėn e organizuar, nga tė rriturit nė konstruktivitet». Fryma prometeniane e njeriut nuk ėshtė nė gjendje ta sundojė teknikėn qė ka krijuar, sepse, teknika, duke zėvendėsuar organikėn dhe racionalen me organizativen dhe racionalen, krijon rezultate tė reja irracionale nė jetėn sociale (si ėshtė pėr shembull papunėsia). Makina e zėvendėson punėn njerėzore dhe «kjo ėshtė fitore pozitive e cila do tė duhej ta shkatėrronte skllavėrinė dhe varfėrinė e njeriut. Mirėpo, makina assesi nuk i nėnshtrohet faktit qė prej saj kėrkon njeriu dhe ia imponon ligjet e tij» («Njeriu dhe makina»). B. megjithatė konsideronte se nuk ėshtė vetėm makina, por njeriu ėshtė fajtor kryesor i keqpėrdorimit tė makinės, sepse makina mund tė bėhet mjet i fuqishėm pėr fitoren e njeriut mbi natyrėn, mirėpo pėr kėtė njeriu duhet tė jetė shpirt i lirė. Por me gjithė disa mendimeve lucide te B. mbisundojnė projeksione tė vjetruara, ortodokse religjioze dhe pėrfundime iluzioniste. Aristokratizimi i shpirtit tė cilin e kėrkoi, e ēoi nė providenca dhe profeci mesianike (ardhja e dytė e Krishtit), kurse filozofia e tij mbeti strehė e tendencave tė shumta shoqėrore-regresive dhe mistiko-mesjetare nė konceptet bashkėkohore ideologjike dhe filozo-fike. Veprat kryesore: Stnisl tvoriestva (1916); Kuptimi i historisė (1923); Novo srednjovjekovlje (1940); Le Marxisme el la Religion (1931); Sud-bina iovjeka (1934); Esprit et rėalitė (1943).
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#147
| ||||
| ||||
| BĖME, Jakob BĖME, Jakob (BOHME Jakob), filozof gjerm. (1575-1624). Autodidakt qė studio Kopernikun, Paracelsusin, Vajgelin dhe Biblėn. Mėnyra e tij fantastike-metaforike e tė shprehurit ėshtė vazhdim edhe i mistikės sė Ekartit, por nė filozofinė e tij janė tė prani-shme edhe elementet tipike renesansiane tė mospranimit tė autoritetit dhe tė shtruarjes sė problemit tė njeriut si ēėshtje kryesore e problematikės filozofike. Mirėpo, gati tėrėsisht e krijuar brenda bindjes filozofike mistike dhe emanacioniste, vepra e Bėmes ka mė shumė karakter tė epit sesa tė njė koncepti sistematik filozofik tė formuar. Perėndia, sipas Bėmes, ėshtė bazė e parė e cila ėshtė lartėsuar mbi tė gjitha kundėrshtitė, ndėrsa tėrė ekzistenca ėshtė vetėshprehje e hyjnisė. Shpirti njerėzor pėrmban nė mėnyrė imanen-te tė gjitha kundėrshtitė, nė tė vazhdimisht luftojnė e mira dhe e keqja, kėshtu qė njeriu nė vete pėrmban edhe qiellin edhe ferrin. E mira dhe e keqja vazhdimisht konfrontohen reciprokisht, kurse vetė jeta ėshtė rezultat i kėsaj lufte dhe nė kėtė dialektikė «tė natyrės sė amshueshme» qėndron shkaku i ēdo gjėje ekzistuese. Sipas Bėmes nga baza e parė (e meskinitetit) nė vullnetin e shfaqur «pėr diēka» sė pari lind perėndia dhe pastaj natyra e amshueshme, bota shpirtėrore dhe nė fund natyra e dukshme. B. pėr vete thotė se ėshtė sikurse tė gjithė stėrgjyshėrit, profetėt, apostujt, tė cilėt tė gjithė ishin «tė varfėr, peshkatar tė pėrbuzur, fshatar», vetėm «njeri i thjeshtė» dhe veē kėsaj edhe «mėkatar i mjerė». Tė gjitha veprat e Bėmes (tė cilat i shkroi nė gjuhėn gjermane dhe jo latinisht si ishte atėherė e zakonshme) shpeshherė pėrshkohen nga njė aspekt jologjik, nga tabllot inkorente tė imagjinatės, nga metaforat e pakuptu-eshme, paraqitjet teozofike dhe pohi-met kontradiktore, por edhe nga njė entuziazėm i veēantė optimist i cili ndikoi shumė nė autorėt e mėvonshėm tė veprave filozofike, sidomos nė Shelingun dhe Hegelin. Mendje e lirė e pėrsekutuar nga kryeparėt zyrtar tė kishės, e pėrqeshur dhe e pėrbu-zur nga shumė bashkėkohės tė vet «tė ditur» si «kėpucėbėrės antikrishterė, B. pėr atė kohė konsideronte me guxim pikėrisht njeriun si qenie nė tė cilėn gjenden dhe nė tė cilėn bashkohen edhe qielli edhe toka, kėshtu qė pėr tė njohja e botės mund tė lexohet vetėm nė librin i cili quhet njeriu vetė. «Nuk kam nė diturinė time asnjė fjalė tė marrė nga librat e ndryshme, por kėto fjalė i nxjerr nga vetvetja» ky ėshtė konstatimi i Bėmes, karakteristik pėr kėtė mendimtar me vetėkoshi-encė dhe origjinal i cili - pavarėsisht nga tė gjitha elementet mistike teozofike dhe ditirambet religjioze entuziaste ishte nė realitet mohues i pasionuar i skolastikės shterpė dhe i tė menduarit dogmatik nė pėrgjithėsi. Veprat kryesore: Aurora oder Morgenrote im Aufgang (1610); Stu-dimet: De signatura rerum (1622); Mysterium magnum (1623) janė tė njohura me titujt latinė tė pėrkthimit. Veprat e Bėmes ndėr tė tjerė i ka botuar edhe H. Kajzeri, Lajpcig, 1923.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#148
| ||||
| ||||
| BĖRLI, Valter BĖRLI, Valter (BURLAEUS ose BURLEIGH Walter), filozof angl. (1275- rreth 1357). Interesimi i tij pėr histori tė filozofisė ka tė bėjė para sė gjithash me periudhėn nga Talesi deri te Seneka; vepra kryesore nga kjo fushė u krijua duke pėrpunuar dhe kompiluar pėrkthimin latin tė biografive tė filozofėve tė Diogjen Laertit dhe tė veprave tė Ciceronit. Shkroi koraentime pėr veprat etike dhe fizike tė Aristotelit, ndėrsa me tezat e veta tė pėrgjithshme filozofike ishte i afėrt tne shumė teza tė Duns Skotit. Kryevepra: De vitis et moribus philosophorum (1472).
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#149
| ||||
| ||||
| BĖSTREM, Kristofer Jakob BĖSTREM, Kristofer Jakob (BOSTREM, Christopher Jekob), filozof suedez (1797-1866). Profesor nė Upsalė. Ithtar radikal i idealizmit racionalist i cili, sipas tij, ėsjitė formė e filozofisė qė absolutėn e kupton si ide, domethėnė si shpirtėrore nė formėn mė tė lartė tė saj, si vetė shpirtin. Pėr Bėstremin «tė gjithė idealistėt modernė, duke pėrfshirė edhe Shelingun dhe Hegelin, janė vetėm idealistė relativė». Gjithė njėmendėsia pėr B. ėshtė spirituale ndėrsa ideal ėshtė shteti i monarkisė konstitucionale. Veprat kryesore: De notionibus re-ligionis, sapientiae et virtutis aerum-que inter se nexu (1831); Satze iiber Gesetz und Gesetzgebung ( 1845)
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#150
| ||||
| ||||
| BIMEL, Valter BIMEL, Valter (BIEMEL Walter), filozof gjerm. (1918-). Nė Bukuresht studioi filozofinė, socilogjinė, psikologjinė dhe historinė e artit. Mė vonė njė kohė tė caktuar punoi nė Frajburg (te M. Hajdegeri) dhe nė arkivin e Huserlit. Nga viti 1962 ėshtė ordinarius pėr filozofi nė Ahen, kurse mė vo-nė ligjėroi estetikėn nė Akademinė e njohur tė arteve figurative nė Dyseldorf. Me njė kulturė tė pėrgjithshme shumė tė gjerė B. punimet mė tė rėndėsisme i shkroi nga fusha e filozofisė sė artit. Mė kėtė rast, ai konsideron se estetika «ka arritur te fundi» ngase nė tė mė nuk mund tė «reduktohet feno-meni i artit». Pikėrisht nė ēastin kur me seriozitet tė plotė i pėrkushtohemi shqyrtimit tė artit arrijmė deri te predominimi i kuptimit estetik tė artit, sepse nė tė e shohim tė sendėrtuar atė gjuhė me tė cilėn «nuk mund tė emėrtohen nė mėnyrė tė thjeshtė sendet dhe situatat». Veprat kryesore: L'ironie romantique et la philosophie de l'idealisme allemand (1963); Die Bedeutung von Kants Begrundung der Asthetik fiir die Philosophie der Kunst (1959): Pla-ton und die Sophisten (1963); Philosophische analysen zur Kunst der Cegemvart ( 1968); Heidegger ( 973).
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#151
| ||||
| ||||
| BINSVANGER, Ludvig BFNSVANGER, Ludvig (BINSWANGER, Ludwig), psikiatėr zvic. (1881-1966). Iniciator i shkollės psikiatrike tė anaiizės ekzistencialiste (Daseinsanalise), e cila paraqet njė pėrpjekje tė zbatimit tė koncepcioneve filozofike tė Huserlit dhe tė Hajdegerit nė fushėn e psikiatrisė. Veprat kryesore: Uber Ideenflucht (1933); Einfiihrung in die Probleme der allgemeinen Psychologie (1924); Grundformen und Erkenntnis menschlichen Daseins (1942); Drei Formen missgliickten Daseins (1956); Schizophrenie (1957); Melancholie und Manie (1960).
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#152
| ||||
| ||||
| BIRNBAUM, Norman BIRNBAUM, Norman (1913-), socio-log dhe filozof amer. Profesor nė NjuJork. Ėshtė marksist dhe autor i punimeve tė njohura nga fusha e sociologjisė sė njohjes. B. konsideron se «ndarja e punės intelektuale, e cila e ndan sociologjinė nga historia dhe filozofia, bėri nga tradita sociologjike nė formėn bashkėkohėse tė saj njė karikaturė tė origjinės vetjake tė saj». Veprat kryesore: The Sociological Study of Ideology ( 1940-60); The Cri-sis of fndustrials Soc/efy (1969); Soci-ology and Religion (1968).
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |